Edukat fizike 3

Page 1

Majlinda Leka

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI

Lejohet për botim teksti shkollor për klasën e tretë, me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nr. 01B/183, të datës 13.08.2021.

Librin për mësuesin mund ta shkarkoni në linkun: https://www.botimepegi.al/

3

Msc. Majlinda Leka

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Për klasën e 3-të të arsimit fillor

Prishtinë, 2021

Drejtoi botimin: Arlinda RRUSHI Recensentë të MASHTI-t: Prof. Drita Nishevci, Florije Krasniqi, Taibe Morina Berisha Redaktore letrare: Brunilda MENO Korrektor letrar: Arlon LIKO

ISBN 978-9951-786-23-2

Botime Pegi: tel: +355/ 042 468 833; cel: +355/ 069 40 075 02; e-mail: Sektori i shpërndarjes: cel: +355/ 069 20 267 73; 069 60 778 14; e-mail: Shtypshkronja Pegi: cel: +355/ 069 40 075 01; e-mail:

PËRMBAJTJE TEMA 1: RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISË Mësimi 1: Rregullat dhe respekti gjatë lojës .................................................................................6 Mësimi 2: Ndihmojmë njëri-tjetrin ........................................................................................................8 Mësimi 3: Të drejtat dhe detyrat e mia ...........................................................................................10 Mësimi 4: Teknikat për uljen e stresit ...............................................................................................12 TEMA 2: KUJDESI DHE REAGIMI NË SITUATA RREZIKU Mësimi 1: Loja dhe stërvitja mbajnë larg sëmundjet ............................................................16 Mësimi 2: Mbilodhja dhe pushimi gjatë lojës..............................................................................18 Mësimi 3: Përballimi i rreziqeve natyrore ......................................................................................20 Mësimi 4: Siguria gjatë veprimtarive fizike .................................................................................22 TEMA 3: ELEMENTET THEMELORE TË GJIMNASTIKËS, ATLETIKËS Mësimi 1: Cilësitë fizike që duhet të zhvillojmë ........................................................................26 Mësimi 2: Ecim, vrapojmë, kërcejmë .................................................................................................28 Mësimi 3: Gjimnastika, atletika dhe cirkuiti ................................................................................30 Mësimi 4: Lëvizje me trup të lirë dhe me mjete të ndryshme .....................................32 TEMA 4: LOJËRAT ELEMENTARE Mësimi 1: Loja “Rrethi kërcimtar”..........................................................................................................36 Mësimi 2: Loja “Pasqyra” ..............................................................................................................................38 Mësimi 3: Loja “Gjuaj topin me sytë mbyllur” ...........................................................................40 Mësimi 4: Loja “Imitoj lëvizjet e kafshëve” ...................................................................................42 Mësimi 5: Loja “Gjuajtja e birilave” ......................................................................................................................44 Mësimi 6: Loja “Rrathët me ngjyra” ..................................................................................................46 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3 3
TEMA 5: MËNYRA E JETESËS, SHPREHITË DHE ORARI DITOR Mësimi 1: Rëndësia e ujit për trupin tonë ..................................................................................... 50 Mësimi 2: Të ushqehemi shëndetshëm ............................................................................................52 TEMA 6: SHËNDETI DHE KUJDESI NË PËRDORIMIN E BARNAVE Mësimi 1: Rreziku nga sëmundjet ........................................................................................................56 Mësimi 2: Përdorimi me kujdes i barnave .....................................................................................58 Mësimi 3: Ndikimi i duhanit dhe alkoolit në aktivitetet fizike ....................................60 Mësimi 4: Vishemi sipas stinës ................................................................................................................62 TEMA 7: MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETI Mësimi 1: Mjedisi rreth nesh .....................................................................................................................66 Mësimi 2: Kujdesi im për mjedisin .......................................................................................................68 Mësimi 3: Loja “Semafori” ...........................................................................................................................70 Mësimi 4: Loja “Mal-Fushë!” ......................................................................................................................72 Mësimi 5: Loja “Letra në postë” .............................................................................................................74 Mësimi 6: Stafeta e kërcimit me litar ...............................................................................................76 Mësimi 7: Loja “Rrëmbimi i shamisë”.................................................................................................78 Mësimi 8: Luajmë “Kush kërcen më lart” ......................................................................................80 Mësimi 9: Qarkullojmë topin .................................................................................................................82 Mësimi 10: Loja “Në mes dy zjarreve” ................................................................................................84 PËRMBA JTJE 4
MIRËQENIA E PLOTË FIZIKE, PSIKIKE, EMOCIONALE DHE SOCIALE RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISË Në shoqërinë ku jetojmë, secili prej nesh ka të drejta, por edhe përgjegjësi. Zbatimi i rregullave, respekti për njëri-tjetrin, ndihma ose mbështetja që mund të japim në çdo rast nevoje, janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e jetës sonë. TEMA 1

Mësimi 1

Rregullat dhe respekti gjatë lojës

Nëse duam që të tjerët të na respektojnë, atëherë duhet t’i respektojmë edhe ne. Këtë duhet të kemi parasysh edhe kur luajmë me shokët e shoqet. Në sport ka rregulla, të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë. Respektimi dhe zbatimi i tyre e bëjnë lojën më të bukur. Krahas lojtarëve, arbitrit dhe trajnerit, rregullat duhen zbatuar edhe nga tifozët në stadium. Edhe në palestrën e shkollës apo në mjedise të tjera sportive, veprohet në bazë të rregullave.

Fjalë kyçe: rregulla, emocion, bashkëveprim, arbitër, pozitiv, trajner, respekt.

Rregullat e lojës:

Gjatë lojës apo garës nuk përdoren fjalë fyese. Prisni me durim radhën tuaj dhe mos u ndikoni nga emocionet. Mos e shtyni shokun/shoqen. Vlerësoni lojtarët e tjerë të skuadrës për cilësitë e tyre. Respektoni kundërshtarin. Zbatoni me korrektësi çdo udhëzim. Mbani pastër ambientin dhe mjetet e lojës. Dëgjoni me vëmendje këshillat e mësuesit/es dhe të prindërve.

RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISËTEMA 1 6

Përmes lojës, fëmijët krijojnë miqësi mes tyre, respektojnë njëri-tjetrin dhe përfshihen të gjithë, në mënyrë të barabartë. Loja është burim lumturie.

Në një lojë, të gjithë janë fitues, ndaj duhet ta respektojmë njëritjetrin dhe të bashkëveprojmë në një frymë pozitive.

Provo veten

1. Rendit disa rregulla që i zbaton kur je në orën e Edukatës fizike.

2. Po jashtë shkollës, cilat janë disa nga rregullat që zbaton?

7 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Ndihmojmë njëri-tjetrinMësimi 2

Në mjedisin ku jetojmë, secili prej nesh duhet të japë ndihmën e vet. Kjo mund të bëhet në shumë forma, për shembull, nëpërmjet vullnetarizmit.

Fjalë kyçe: ndihmoj, vullnetarizëm, me aftësi të veçanta.

Vullnetarizëm do të thotë të ndihmosh në bazë të mundësive që ke. Edhe ne mund të bëhemi vullnetarë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë ose kafshët e pambrojtura. Kështu, në raste fatkeqësish natyrore, shumë fëmijë mund të kenë nevojë për ushqime dhe veshmbathje. Ndihma që mund t’u japim atyre, vërtet do të jetë e vogël, por me shumë vlerë. Po ti, çfarë do t’i jepje një moshatari në nevojë?

Ndihma ime do të jetë:

Besa po luan për skuadrën tonë. Mësuesi/mësuesja na këshillon që t’i falim sa më shumë dashuri, ta ndihmojmë dhe ta respektojmë.

RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISËTEMA 1 8

Edhe anëtarët e një skuadre, që të arrijnë rezultate të larta në lojë, kanë nevojë për mbështetje.

Bisedat e fëmijëve me prindërit janë të domosdoshme për mësimin dhe edukimin e këtyre vlerave.

Të gjithë duhet t’i mbështesim njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Të gjithë duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Të gjithë duhet të falim dashuri dhe të gëzohemi kur të tjerët janë të lumtur.

Provo veten

1. A ke ndihmuar ndonjëherë një fëmijë në nevojë? Nëse po, në ç’mënyrë e ke ndihmuar?

2. Gjej në internet informacione për Nënë Terezën dhe për figura të tjera, që janë simbol i vullnetarizmit.

9 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Mësimi 3

Të drejtat dhe detyrat e mia

Unë quhem Valbona dhe jam nxënëse në klasën e tretë. Shtëpia ime ndodhet pranë shkollës. Si çdo fëmijë, edhe unë kam të drejtën e jetës, të mendimit e të fjalës, të drejtën për arsim, të drejtën për të gëzuar shëndet të plotë. Krahas tyre, kam të drejtën e pjesëmarrjes në veprimtari të ndryshme fizike. Kjo është mjaft e rëndësishme për mua, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me mirëqenien e shëndetit fizik dhe mendor.

Fjalë kyçe: të drejta, detyra, përgjegjësi, sjellje.

Pranë shkollës ndodhet një kënd sportiv. Aty luaj përditë me shokët/shoqet e mia.

Të gjithë fëmijët duhet të trajtohen me respekt, dashuri dhe në mënyrë të barabartë. Krahas të drejtave, ata kanë edhe përgjegjësi.

RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISËTEMA 1 10

Unë përpiqem të kryej çdo detyrë që kam në familje dhe në shkollë. I respektoj të afërmit e mi, shokët dhe mësuesit. Ndihmoj këdo që gjendet në nevojë.

Kur luaj me bashkëmoshatarët e mi, zbatoj rregullat që kërkon loja dhe sillem mirë me të gjithë. Kam shumë dëshirë që një ditë të përfaqësoj vendin tim në gara ndërkombëtare.

Në familje, shkollë dhe në shoqëri, të gjithë kemi të drejta, përgjegjësi dhe detyra.

Provo veten

1. Shkruaj dy të drejta apo detyra që ke në familjen tënde.

2. Diskuto në klasë për raste kur nuk respektohen të drejtat e fëmijëve.

11 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Mësimi 4

Teknikat për uljen e stresit

Kur jemi të lodhur ose të mërzitur, përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u ndier më mirë. Në raste të tilla, biseda me prindërit, me një shok apo shoqe, mund të na ndihmojë shumë. Një mundësi e mirë për të hequr mërzinë apo stresin janë edhe veprimtaritë sportive, për shembull: lojërat, vrapimi, kërcimi në kaluç, gjimnastika aerobike.

Fjalë kyçe: stres, çlodhje, shëtitje, lexim, vlerësim.

Shëtitjet në ajër të pastër jo vetëm që na japin kënaqësi, por janë të dobishme për shëndetin.

Leximi i librave, ushtrimi në vegla muzikore, në pikturë, në kërcim etj., na ndihmojnë ta kalojmë sa më gëzueshëm kohën e lirë.

RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISËTEMA 1 12

Të ushqyerit shëndetshëm luan një rol mjaft të rëndësishëm në mirëqenien tonë fizike dhe emocionale.

Një mënyrë e mirë për të hequr mërzinë është edhe vlerësimi për veten, për atë që mundemi të bëjmë duke u mbështetur në aftësitë tona. Nuk duhet ta fajësojmë veten për gjëra që, për momentin, mund të jenë të pamundura për t’u realizuar.

Lojërat dhe ushtrimet fizike më argëtojnë dhe më ndihmojnë të kem një trup të shëndetshëm. Shëtis në ajër të pastër dhe kryej aktivitete në natyrë.

Provo veten

1. Shkruaj disa veprimtari që të ndihmojnë të çlodhesh.

2. Bëj një plan javor për veprimtaritë që do të kryesh në kohën e lirë.

13 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Provojmë njohuritë

Me fjalët e mëposhtme ndërto fjali, të cilat lidhen me sportin dhe aktivitetin fizik që kryen në kohën e lirë: rregulla, emocion, arbitër, trajner, respekt; ndihmoj, vullnetarizëm, me aftësi të veçanta; të drejta, detyra, përgjegjësi, sjellje; stres, çlodhje, shëtitje, lexim.

Aftësitë e mia

Menaxhoj emocionet e mia dhe i përshtas ato në situata të ndryshme. Gjykoj që çdo individ është unik.

Njoh dhe zbatoj të drejtat dhe detyrat e mia. Vlerësoj rëndësinë e përdorimit të teknikave për të ulur stresin në situata të caktuara.

RAPORTET NDËRMJET INDIVIDIT DHE SHOQËRISË
TEMA 1 14

MIRËQENIA E PLOTË FIZIKE, PSIKIKE, EMOCIONALE DHE SOCIALE

KUJDESI DHE REAGIMI NË SITUATA RREZIKU

Fëmijëve u pëlqen shumë të luajnë. Gjatë lojës apo veprimtarive të tjera fizike, ata mund të ndiejnë lodhje, etje apo dhimbje të gjymtyrëve. Në këto raste është e nevojshme njohja dhe zbatimi i disa rregullave.

TEMA 2

Loja dhe stërvitja mbajnë larg sëmundjet Mësimi 1

Të gjithë i duam lojërat dhe veprimtaritë e tjera fizike, sepse janë mënyra më e mirë për t’u argëtuar.

Fjalë kyçe: lëvizje, shëndet, kocka, muskuj, shtylla kurrizore, gjumi, vitamina.

Që të jemi sportistë të mirë, duhet të stërvitemi përditë. Trupi ynë është i ndërtuar në bazë të lëvizjes dhe stërvitjes. Lëvizja është mjaft e nevojshme për muskujt dhe kockat.

Kur stërvitemi, frymëmarrja bëhet më e shpejtë dhe rrahjet e zemrës shtohen. Në këtë mënyrë, rritet sasia e oksigjenit dhe e gjakut të pasur me lëndë ushqyese në vena

KUJDESI DHE REAGIMI NË SITUATA RREZIKUTEMA 2 16

dhe arterie, duke i mbajtur ato të shëndetshme. Veprimtaritë fizike na ndihmojnë të flemë të qetë. Gjumi është mjaft i rëndësishëm për procesin e rritjes. Një rol kryesor në shëndetin tonë luan edhe ushqimi i pasur me vitamina dhe kripëra minerale. Për shembull, kalciumi dhe vitamina D na forcojnë kockat. Vitaminat e tjera na ndihmojnë të shmangim ose të përballojmë sëmundje të ndryshme.

Gjatë ushtrimeve fizike ose lojërave mund të ndodhë që të lëndohemi. Në këto raste duhet të përdorim menjëherë kompresa akulli.

Në vijim ndjekim këshillat e mësuesit/ es apo udhëzimet e mjekut, kur situata është më serioze.

Në rastet e dëmtimeve të gjymtyrëve na ndihmon terapia fizike, nëpërmjet ushtrimeve të posaçme.

Ushtrohem përditë dhe ha ushqim të pasur me vitamina e kripëra minerale. Në këtë mënyrë, mbaj larg sëmundjet dhe jam i shëndetshëm.

Provo veten

1. Vizato në një fletë dorën tënde dhe brenda secilit gisht shkruaj sportet ose lojërat që të pëlqejnë më shumë.

2. Si e kupton këshillën: “Ushqehuni shëndetshëm”?

17 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Mbilodhja dhe pushimi gjatë lojës Mësimi 2

Të gjithë kemi nevojë për aktivitet fizik të përditshëm. Nëpërmjet tij forcojmë muskujt dhe zhvillojmë disa cilësi fizike. Ushtrimet fizike kryhen sipas moshës. Kur trupi ynë lodhet, ai jep disa shenja, të cilat duhet t’i njohim.

Fjalë kyçe: ushtrohem, lodhje, shenjat e lodhjes, pushim, çlodhje.

Kur kemi vështirësi në frymëmarrje apo skuqje të fytyrës, duhet ta ndërpresim stërvitjen dhe të bëjmë pak pushim.

Të gjithë muskujt së bashku përbëjnë sistemin muskulor, ndërsa kockat, sistemin skeletor. Ndonjëherë, muskujt e këmbëve lodhen dhe, për rrjedhojë, na dhembin. Dëmtimi i tyre mund të çojë në dëmtime të kockës, ndaj duhet të pushojmë dhe të çlodhemi.

KUJDESI DHE REAGIMI NË SITUATA RREZIKUTEMA 2 18

Kur luajmë për një kohë të gjatë, mund të kemi edhe ndjesinë e të vjellit, dhimbje koke, ndaj ndërprerja e aktivitetit është e domosdoshme.

Disa rregulla të rëndësishme

Në pushimin e lojës apo të stërvitjes, qëndroni në një vend të freskët dhe çlodhuni. Gjatë kësaj kohe, këshillohet të pini ujë në temperaturën e ambientit. Pushimi gjatë lojës është i domosdoshëm, sepse ju ndihmon të dilni me rezultate të mira dhe të shmangni ndonjë dëmtim të mundshëm. Për t’u ruajtur nga dëmtimet, zbatoni çdo udhëzim që jep mësuesi/ja.

Provo veten

1. Përshkruaj disa shenja që tregojnë mbilodhje.

2. Trego një rast kur je ndier shumë i/e lodhur gjatë lojës. Çfarë bëre?

19 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Përballimi i rreziqeve natyrore Mësimi 3

Tërmetet, përmbytjet, thatësira, rrëshqitjet e dheut, erërat e forta, zjarret, janë fatkeqësi natyrore, të cilat nuk i shmangim dot. Megjithatë, ne mund të marrim masa që t’i përballojmë sa më lehtë ato. Për këtë duhet të njohim disa rregulla të rëndësishme dhe të zbatojmë masat e posaçme. Në këtë mënyrë mbrojmë shëndetin tonë, por edhe të familjarëve apo shokëve tanë. Vëmendje duhet t’u kushtojmë sidomos fëmijëve me nevoja të veçanta, duke i përfshirë në disa prej veprimtarive që lidhen me sigurinë në shkollë.

Fjalë kyçe: rrezik, siguri, tërmet, zjarr, parapërgatitje, ndihmoj.

KUJDESI DHE REAGIMI NË SITUATA RREZIKUTEMA 2 20

Si të veprojmë në rast tërmeti?

Nuk duhet të vraponi. Përkuluni në gjunjë dhe mblidhuni sa më shumë të jetë e mundur.

Mbuloni kokën dhe futuni poshtë një tavoline.

Rrini larg objekteve prej xhami, për shembull larg dritares dhe televizorit.

Bëni kujdes nëse zbrisni shkallët, sepse nuk janë shumë të sigurta.

Nuk duhet të përdorni ashensorin.

Nëse ndodheni në ambient të hapur, qëndroni sa më larg pemëve, shtyllave elektrike apo ndërtesave shumë të larta.

Provo veten

1. Përshkruaj shkurtimisht si do të veprosh në rast tërmeti, kur ndodhesh në shkollë apo në shtëpi.

2. Pyet prindërit ose pjesëtarët e tjerë të familjes se si i kanë ndihmuar të tjerët në raste fatkeqësish natyrore.

21 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Mësimi 4

Siguria gjatë

Të ushtrohesh i sigurt do të thotë të kryesh veprimtari fizike pa pësuar dëmtime apo probleme shëndetësore. Për këtë duhet të mësojmë dhe të ndjekim çdo udhëzim në lidhje me përdorimin e pajisjeve mbrojtëse. Të tilla janë mbrojtëset e gjunjëve dhe të bërrylave, atletet përkatëse, syzet dhe kapuçi (për notin) etj. Nëse i përdorim këto pajisje gjatë stërvitjeve apo lojërave të ndryshme, shëndeti ynë do të jetë më i sigurt.

Fjalë kyçe: siguri, problem shëndetësor, dëmtim, zbatim rregullash, pajisje mbrojtëse.

Disa udhëzime të dobishme për pjesëmarrjen në lojë:

- Lëndimet në aktivitet fizik dhe sportiv përfshijnë muskujt dhe eshtrat. Ngrohja ose nxemja Përpara se të filloni lojën, bëni një vrap të lehtë, me qëllim që të nxeheni disi. Më pas kryeni disa ushtrime gjimnastikore.

KUJDESI DHE REAGIMI NË SITUATA RREZIKUTEMA 2 22

Njihuni me rregullat e lojës para se të luani.

- Nëse zbatoni me korrektësi rregullat e lojës, parandaloni çdo rast lëndimi apo dëmtimi.

- Në sport duhet të respektoni rregullat e mirësjelljes. Gjatë lojës tregoni kujdes për veten, por edhe për lojtarin/en kundërshtar/e.

Nëse gjatë lojës pësoni ndonjë dëmtim fizik, vizitohuni te mjeku. Dëmtimet më të shpeshta janë gërvishtjet dhe goditja e hundës, por mund të ndodhin edhe tërheqje muskulore ose përdredhje të nyjave. Luani sërish vetëm kur të jeni shëruar plotësisht.

Provo veten

1. Çfarë pajisjesh mbrojtëse duhet të përdorë një notar?

2. Shpjego me shkrim pse përpara nisjes së lojës duhet të bëjmë disa ushtrime gjimnastikore?

23 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Provojmë njohuritë

Lidh me shigjetë figurat me sportin përkatës.

Aftësitë e mia

Konsumoj ushqime të pasura me vitamina e kripëra minerale.

Kuptoj dhe zbatoj rregullat për ushtrime dhe çlodhje. Demonstroj sjellje të përshtatshme në situata emergjente. Zbatoj me korrektësi rregullat e lojës për parandalimin e dëmtimeve.

KUJDESI DHE REAGIMI NË SITUATA RREZIKU
Futboll Basketboll Volejboll Not Ski Gjimnastikë
TEMA 2 24

DHE

FIZIKE

ELEMENTET THEMELORE TË GJIMNASTIKËS, ATLETIKËS

Për të pasur një trup të shëndetshëm, duhet të ushtrohemi çdo ditë. Kjo do të thotë të bëjmë gjimnastikë, të shëtisim në ajër të pastër, të luajmë lojëra që na shkathtësojnë trupin, të bëjmë not, të ngjitemi në mal etj. Nëpërmjet këtyre veprimtarive, ne zhvillojmë disa cilësi të rëndësishme fizike.

TEMA 3
ZHVILLIMI I GJITHANSHËM
HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE
E SPORTIVE

Mësimi 1

të zhvillojmë

Ushtrimet fizike dhe të gjitha veprim taritë e ngjashme me to, na ndihmojnë të zhvillojmë disa cilësi shumë të rëndësishme të trupit. Ato janë: qëndrueshmëria, forca, elasticiteti dhe shpejtësia.

Fjalë kyçe: ushtrohem, qëndrueshmëri, elasticitet, forcë, aerobike, vrapim, not, çiklizëm, i shëndetshëm.

Qëndrueshmëria zhvillohet me anë të ushtrimeve aerobike, të cilat forcojnë zemrën dhe mushkëritë. Në këtë mënyrë, në trupin tonë do të qarkullojë më shumë gjak dhe oksigjen.

Ecja e shpejtë, vrapimi, noti, çiklizmi dhe vallëzimi janë ushtrime aerobike.

ELEMENTET THEMELORE TË GJIMNASTIKËS, ATLETIKËSTEMA 3 26

Ushtrimet fizike janë të dobishme për të gjithë ne. Nëpërmjet tyre zhvillojmë disa cilësi fizike, që janë të rëndësishme për të pasur një trup të shëndetshëm. Forca zhvillohet kur kryejmë ushtrime të tilla, si: hedhja e topit, lojëra me zhvendosje peshash, tërheqje litari, ecje me këmbë e duar para dhe prapa etj.

Elasticiteti i trupit zhvillohet nëpërmjet gjimnastikës. Ai na ndihmon për shëndetin e kockave.

Shpejtësia është një cilësi e domosdoshme për kryerjen e veprimtarive të ndryshme.

Provo veten

1. A të pëlqejnë ushtrimet aerobike? Përse na ndihmojnë ato?

2. Praktiko qëndrimin e duhur në bankë, për të pasur një trup të drejtë.

27 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Ecim, vrapojmë, kërcejmëMësimi 2

Ecja është një veprim shumë i rëndësishëm për njeriun. Ne mund të ecim në forma të ndryshme, për shembull: zigzag, drejt, mbrapa, anash, duke kryqëzuar këmbët.

Vëllai im i vogël ende nuk ka mësuar të ecë. Ai zvarritet me këmbë e me duar.

Fjalë kyçe: eci, vrapoj, kërcej, lojë, garë, zhvendosje, kaluç.

Unë dhe motra ime shkojmë në shkollë duke ecur në këmbë. Ecja, vrapimi, kërcimi janë lëvizje, të cilat na ndihmojnë të zhvendosemi dhe të kryejmë shumë veprime jetësore.

Në orën e Edukatës fizike, mësuesi/ mësuesja na tregoi se si të ecim duke krijuar figura të ndryshme.

ELEMENTET THEMELORE TË GJIMNASTIKËS, ATLETIKËSTEMA 3 28

Ecja, vrapimi dhe kërcimi më kalitin jo vetëm trupin, por edhe mendjen. Sporti na ndihmon të jemi edhe nxënës shembullorë.

Gjatë lojës ose garës duhet të vrapojmë, jo të ecim.

Edhe vrapimi kryhet me shpejtësi të ndryshme dhe drejtime të ndryshme. Mësuesi/mësuesja jep komandën për të vrapuar djathtas ose majtas.

Mësuesi/mësuesja jep sinjalin për të vrapuar lehtë, mesatarisht shpejt apo shumë shpejt.

Kërcimi është një tjetër formë zhvendosjeje. Ne mund të kërcejmë lart, majtas, djathtas, para, prapa; mund të kërcejmë kaluçin apo pengesa të ndryshme.

Provo veten

1. Kryej në shtëpi disa nga ushtrimet fizike që ke mësuar deri tani.

2. Pyet prindërit nëse dinë ndonjë valle apo lojë popullore, ku mund të kërcesh ose të vraposh.

3. Praktikoni kërcim mbi pengesa të ndryshme, apo kërcim kaluçi me shokun/shoqen.

29 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Mësimi 3

Gjimnastika, atletika dhe cirkuiti

Sportet individuale janë sporte ku garon i vetëm, pa qenë pjesë e ndonjë skuadre. Sporte të tilla janë: garat individuale gjimnastikore, garat atletike, rrëshqitja me ski, noti, çiklizmi etj. Gjimnastika përfshin shumë ushtrime dhe lëvizje. Nëpërmjet saj mësojmë të ecim në forma të ndryshme, të zvarritemi, të rrokullisemi me trupin shtrirë, të rrotullohemi etj. Ata që ushtrohen me gjimnastikë që në vogëli, janë më të shëndetshëm dhe kanë më shumë arritje në sporte të tjera.

Fjalë kyçe: gjimnastikë, zvarritem, eci, rrokullisem, atletikë, vrapim, hedhje, kërcime, cirkuiti.

Kapërdimet para-prapa, vertikalja, ylli, ura, sparkata etj., quhen elemente gjimnastikore. Ushtrimet gjimnastikore janë përdorur që në lashtësi.

Sot praktikohen lloje të ndryshme të gjimnastikës, siç janë: - gjimnastika sportive, ku kryhen ushtrime në paralele, ushtrime në tra ekuilibri, ushtrime të lira, kërcim kaluçi etj.

ELEMENTET THEMELORE TË GJIMNASTIKËS, ATLETIKËSTEMA 3 30

Nëpërmjet gjimnastikës, atletikës dhe cirkuitit mbajmë trupin të shëndetshëm, zhvillojmë vullnetin, rritim përqendrimin, mësojmë të zbatojmë rregulla të ndryshme etj.

- gjimnastika ritmike, ku ushtrimet demonstrohen me mjete, si: litar, fjongo, rreth, shishe, top; - gjimnastika aerobike, ku ushtrohemi nën tingujt e muzikës etj. Atletika është lloj sporti, në të cilin përfshihen vrapimet, hedhjet e mjeteve të ndryshme dhe kërcimet. Kur kryejmë disa veprime lëvizore njëri pas tjetrit, themi se po kryejmë një j pj,p yejmë një cirkuit lëvizor.

Provo veten

1. Hulumto në internet për gjimnastikën aerobike. Diskuto me shokët e klasës rreth informacioneve që gjete.

2. Praktikoni në kushtet e shtëpisë një cirkuit të thjeshtë.

31 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Lëvizje me trup të lirë dhe me mjete të ndryshme Mësimi 4

Lëvizjet me trup të lirë janë lëvizje të pjesëve të ndryshme të trupit. Ne i lëvizim krahët dhe këmbët në drejtime të ndryshme.

Ushtrimet gjimnastikore mund të bëhen vetëm ose me shokun/shoqen.

Trupi është elastik, ndaj mund të kryejë palosje dhe rrotullime. Elasticiteti i tij është i dobishëm për shëndetin, pasi na ruan nga dëmtimet.

Mjeti me të cilin realizohet ky ushtrim gjimnastikor është rrethi.

ELEMENTET THEMELORE TË GJIMNASTIKËS, ATLETIKËSTEMA 3 32

Edhe litari është një mjet gjimnastikor.

Mjetet gjimnastikore zhvillojnë elasticitetin dhe koordinimin lëvizor.

Vallet popullore janë një element i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore shqiptare. Ato kërcehen në festa familjare dhe në festivale të ndryshme.

Të gjithëve u pëlqen të vallëzojnë. Kur vallëzojmë në grup, lëvizjet duhet t’i kryejmë në të njëjtën kohë. Muzika është një element i rëndësishëm i vallëzimit. Ajo edukon veshin muzikor dhe ritmin e ushtrimit.

Provo veten

1. Me ndihmën e pjesëtarëve të familjes mëso disa valle të krahinës tënde dhe pastaj demostroi ato në klasë. 2. Vizato dhe ngjyros disa mjete gjimnastikore.

33 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Shkruaj në kuti shkronjat e duhura, për të plotësuar fjalët: (shpejtësia, atletika, vallëzimi, litari, forca, rrethi, topi, gjimnastika, valle, elasticiteti, lëvizja, kërcimi).

Aftësitë e mia

Praktikoj ushtrime të thjeshta nga atletika, gjimnastika. Interpretoj dhe zhvilloj lëvizje të ndryshme sipas mjeteve që kam. Demonstroj vallet popullore të mjedisit ku jetoj.

fr etie
pti ak gja
v ir ei tp lz cm llzm Provojmë
njohuritë
TEMA 3 ELEMENTET THEMELORE TË GJIMNASTIKËS, ATLETIKËS

Zhvillimi i gjithanshëm dhe harmonik i trupit përmes aktiviteteve fizike dhe sportive

LOJËRAT ELEMENTARE

Karakteristikë e këtyre lojërave është kombinimi i lëvizjeve të trupit me aftësitë logjike dhe përqendrimin. Trupi lëviz në mënyrë vertikale ose horizontale nga njëri vend në tjetrin duke ecur, vrapuar, kërcyer, me hap galop, duke u ngjitur lart, rrëshqitur, zvarritur etj.

TEMA 4

Loja “Rrethi kërcimtar”Mësimi 1

Kjo është një lojë që zhvillohet në hapësira të ndryshme dhe në shumë variante. Fillimisht, lojtarët vendosen në rreth, si në figurën e mëposhtme.

Fjalë kyçe: rrethrrotullohet, kërcim, momenti i duhur.

Varianti 1:

Merrni një spango ose një litar dhe lidhni në fund të tij një objekt të vogël (për shembull, një top tenisi). Mësuesi/ja vendoset në qendër të rrethit të krijuar nga nxënësit dhe e rrethrrotullon litarin paralel me dyshemenë. Kujdes! Që të mos e prekni spangon ose litarin gjatë kohës që rrotullohet, duhet të kërceni lart në momentin e duhur.

LOJËRAT ELEMENTARETEMA 4 36

Varianti 2:

Këtë lojë mund ta zhvilloni edhe në dyshe, me shokun ose shoqen tuaj. Paloseni më dysh litarin dhe tundeni në formë gjysmërrethi, paralel me dyshemenë. Ndërkaq, shoku/shoqja kërcen lart, duke bërë kujdes që të mos e prekë litarin.

Rregullat e lojës:

Kërceni sa më shpejt, në mënyrë që të mos e prekni litarin gjatë kohës që rrotullohet. Gjeni momentin e duhur për të bërë kërcimin mbi litar.

Provo veten

1. Shiko me vëmendje figurën përbri dhe me ndihmën e shokut/shoqes së bankës përshkruaj variantin 3 të kësaj loje.

2. Si mendon, a është e vështirë kjo lojë? Pse?

37 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Loja “Pasqyra”Mësimi 2

Këtë lojë mund ta zhvilloni dyshe në klasë, në oborrin e shkollës, në fushë apo edhe në palestër. Njëri ose njëra nga ju do të luajë rolin e “Pasqyrës”. Shoku/shoqja që keni përballë, do të kryejë lëvizje të ndryshme të pjesëve të trupit. Ndërkaq, ju, në rolin e “Pasqyrës” do të imitoni me saktësi çdonjërën nga këto lëvizje.

Fjalë kyçe: pasqyrë, imitim, saktësi, imagjinatë.

Qëllimi i kësaj loje është zhvillimi i shkathtësive fizike që lidhen jo vetëm me përqendrimin, por edhe me imagjinatën.

LOJËRAT ELEMENTARETEMA 4 38

Pasqyra është mjeti i duhur për të kryer një sërë veprimtarish praktike.

Aktorët luajnë karaktere dhe situata të ndryshme duke u praktikuar para “pasqyrës”.

Rregullat e lojës:

Ndahuni në dyshe dhe qëndroni përballë njëri-tjetrit. Kryeni lëvizjet me ritëm të ngadaltë. Ndërroni rolet herë pas here.

Provo veten

1. Praktiko lojën e “Pasqyrës” për të mësuar një kërcim apo valle.

39 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Loja “Gjuaj topin me sytë mbyllur” Mësimi 3

Lidhini sytë me shami shokut ose shoqes suaj. Zgjidhni një nga nxënësit e klasës ta orientojë drejt topit, të cilin duhet ta godasë drejt portës sapo t’i afrohet. Gjatë kësaj kohe, nxënësit e tjerë përpiqen ta çorientojnë duke lëshuar tinguj të ndryshëm. Ndërkaq, shoqëruesi/ ja e ndihmon shokun/shoqen t’i afrohet topit, por pa e gjuajtur vetë. Përndryshe, loja do të quhej e humbur.

Fjalë kyçe: sytë mbyllur, tinguj, orientim.

LOJËRAT ELEMENTARETEMA 4 40

Lënda e Edukatës fizike, sportet dhe shëndeti edukon një jetë të shëndetshme dhe aktive. Nëpërmjet lojës zhvilloni cilësi fizike dhe sociale.

Provoni të luani në mënyra të ndryshme. Organizoni dhe koordinoni veprimet tuaja motorike duke i përshtatur me mjedisin.

Tregoni vëmendje ndaj sinjaleve të jashtme.

Rregullat e lojës:

Lidhni sytë me shami dhe mbajini mbyllur. Shoku/shoqja e përzgjedhur nuk duhet ta gjuajë vetë topin. Shokut/shoqes nuk duhet t’i vini pengesa gjatë lojës. Luani lojën në variante të ndryshme, sipas fantazisë suaj.

Provo veten

1. Përmend disa lojëra, në të cilat mund të marrin pjesë persona me aftësi të veçanta.

2. Hulumto në internet dhe shkëmbe informacione me shokët/ shoqet rreth lojërave që lidhen me ngritjen dhe bartjen e peshave.

41 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Loja “Imitoj lëvizjet e kafshëve”Mësimi 4

Kafshët ndryshojnë ndërmjet tyre për nga madhësia, mënyra si ushqehen, mjedisi ku jetojnë etj. Gjithashtu, ato lëvizin në mënyra të ndryshme. Imitimi i këtyre lëvizjeve na ndihmon jo vetëm të stërvitim muskujt, por edhe të zhvillojmë imagjinatën. Përmes kësaj loje mësojmë të mbajmë ekuilibrin, të lëvizim shpejt apo ngadalë në sipërfaqe të ndryshme, të rrëshqasim, të zvarritemi etj.

Fjalë kyçe: lëvizje, imitim, muskuj, ekuilibër, zvarritje.

Kërcej si bretkosë. Këtë lojë mund ta zhvilloni edhe duke mbajtur një top.

Kërcej si bretkosë

Eci si patë

i i të

Zvarritem si kërmill E
LOJËRAT ELEMENTARETEMA 4 42

Në të njëjtën mënyrë mund të veproni edhe kur imitoni ecjen e gaforres, të ariut apo të kangurit.

Eci si ari

Eci si gaforre

Hidhem si kangur

Lëvizjet e krokodilit, strucit apo breshkës mund t’i kryeni duke mbajtur mbi shpinë një peshë të vogël, për shembull: një qese me rërë.

Rregullat e lojës:

Ndahuni në dy skuadra. Secila skuadër kryen 5 deri në 10 metra ecje, si kafshët e paraqitura në figurë. Loja fillon sapo jep sinjalin mësuesi/ja. Skuadra që mbaron më shpejt dhe kryen lëvizjet sipas rregullave, del fituese.

Provo veten

1. Imito ecjet e disa kafshëve duke mbajtur me pjesë të ndryshme të trupit një top ose tullumbace.

2. Hulumto në internet për lojëra të ndryshme me tullumbace. Zhvilloji ato me shokët e klasës.

43 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Loja “Gjuajtja e birilave”Mësimi 5

Gjuajtja në shenjë është një lojë shumë argëtuese, ku secili tregon aftësitë e tij të përqendrimit dhe koordinimit të lëvizjeve të duarve dhe të syve. Duke kontrolluar lëvizjet, ne arrijmë të disiplinojmë veten, të ekuilibrojmë dhe koordinojmë gjithë trupin. Kështu, bëhemi garues të mirë dhe rritim besimin në vetvete.

Fjalë kyçe: birila, gjuajtje në shenjë, orientim, koordinim, saktësi.

Luani me rregulla të thjeshta.

LOJËRAT ELEMENTARETEMA 4 44

Rregullat e lojës: Secili nxënës merr një top tenisi dhe gjuan birilat e vendosur në formë trekëndëshi, në largësi 5 m nga vija e garës. Qëllimi është rrëzimi i sa më shumë birilave në çdo gjuajtje. Gara është individuale. Fiton nxënësi/ ja që rrëzon më shumë birila, pas çdo gjuajtjeje. Këtë lojë mund ta luani edhe duke vendosur gotat njëra mbi tjetrën.

Provo veten

1. Duke përdorur imagjinatën, jep variante të tjera të lojës. Praktikoji ato në klasë.

2. Kërko në internet informacione për lojën “Gjuajtja me shigjetë” dhe luaje me shokët/shoqet.

45 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Loja “Rrathët me ngjyra”Mësimi 6

Loja me rrathë, përveçse na zhvillon aftësinë e kërcyeshmërisë, orientimit, koordinimit, elasticitetit etj., është dhe shumë argëtuese. Me anë të rrathëve, ne mund të të kryejmë edhe ushtrime të ndryshme.

Fjalë kyçe: rrathë, kërcim, vrapim, garë, orientim, rrethrrotullim

Rrotulloj rrethin me pjesë të ndryshme të trupit. Kaloj këmbadoras përmes rrethit.

LOJËRAT ELEMENTARETEMA 4 46

E hedh rrethin me saktësi.

Bëj kapërcime përmes rrethit.

Të gjithë mund të luajnë lojëra të ndryshme me rrathë.

Kërcej duke bërë kujdes të mos prek rrathët.

Kaloj rrethin me shpejtësi nga njëri krah në tjetrin.

Provo veten

1. Gjej variante të tjera të lojës me rrathë dhe praktikoji ato në klasë.

2. Kryej me ndihmën e mësuesit/es, disa ushtrime me rrathë.

47 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Provojmë njohuritë

Me ndihmën e mësuesit/mësueses: Rendit disa përfitime të rëndësishme që na mundësojnë lojërat elementare.

Krahaso disa nga lojërat elementare që ke zhvilluar deri tani. Cilat janë dallimet mes tyre? Po ngjashmëritë?

Cila nga këto lojëra të pëlqen më shumë? Pse?

Aftësitë e mia

Demonstroj shkathtësi dhe lëvizje të përshtatshme në distanca të caktuara. Zhvilloj lojëra elementare me dhe pa mjete ndihmëse.

LOJËRAT ELEMENTARE
TEMA 4

MËNYRA E JETESËS, SHPREHITË

DHE ORARI DITOR

Në jetën e përditshme dëgjojmë shpesh për rëndësinë që ka uji në shëndetin tonë. Një rol thelbësor ka edhe mënyra e të ushqyerit. Ushqimet e pasura me vitamina, fibra dhe kripëra minerale i sigurojnë trupit tonë energjinë e duhur për të kryer aktivitete të ndryshme.

TEMA 5
PROMOVIMI I STILIT AKTIV DHE TË SHËNDETSHËM TË JETËS

Mësimi 1

Rëndësia e ujit për trupin tonë

Uji është shumë i rëndësishëm për jetën e çdo gjallese. Ai përbën më shumë se gjysmën e peshës trupore të njeriut.

Fjalë kyçe: ujë, gjallesë, trup, jetë, dehidratim.

Gjaku ka në përbërjen e tij ujë, i cili ndihmon qarkullimin e oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese në çdo qelizë të trupit.

Sistemi i tretjes, që të funksionojë, ka nevojë për ujë. Gjithashtu, uji është një rregullator i temperaturës së trupit. Me anë të djersitjes, ai pastrohet nga papastërtitë dhe ruan një temperaturë të caktuar. Trupi ynë e merr ujin edhe nëpërmjet frutave e perimeve.

MËNYRA E JETESËS, SHPREHITË DHE ORARI DITORTEMA 5 50

Kur në trup mungon sasia e mjaftueshme e ujit, fillon etja dhe kalohet në dehidratim.

Kjo ndodh zakonisht kur luajmë shumë apo kur bën nxehtë. Ne mund të ndiejmë lodhje, dhimbje koke, rrahje të shpejta të zemrës, tharje të buzëve dhe të gojës, djersitje, por mbi të gjitha, etje.

Nëse do të praktikoni sport apo lojëra të tjera, do të keni nevojë të konsumoni më shumë ujë. Pini ujë para, gjatë dhe në fund të lojës. Shumica e proceseve që ndodhin në trupin tonë, janë të lidhura ngushtë me ujin. Pa ujë nuk ka jetë.

Provo veten

1. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)? V G

- Uji është rregullator i temperaturës së trupit.

- Kur luani, duhet të pini sa më pak ujë.

- Djersitja nuk është e dobishme për trupin. 2. Si duhet të jetë temperatura e ujit që pimë, kur luajmë ose bëjmë ushtrime fizike?

51 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Të ushqehemi shëndetshëmMësimi 2

Më herët mësuam se për të qenë të shëndetshëm, duhet të ushqehemi në mënyrë të tillë. Nëse ushqimet janë të pasura me vitamina dhe kripëra minerale, trupi ynë merr energji dhe bëhet më i fortë ndaj sëmundjeve. Ushqimet përmbajnë lloje të ndryshme përbërësish, të cilët quhen lëndë ushqyese. Këto luajnë një rol thelbësor për trupin dhe funksionimin e tij.

Fjalë kyçe: ushqim, sport, shëndet, bimor, shtazor, higjienë, sëmundje.

Lëndët ushqyese janë: karbohidratet, proteinat, yndyrat, vitaminat, kripërat minerale, uji, fibrat. Shumë prej ushqimeve kanë prejardhje bimore (frutat, perimet, drithërat), disa të tjera janë me origjinë shtazore (mishi, veza, produktet e qumështit).

MËNYRA E JETESËS, SHPREHITË DHE ORARI DITORTEMA 5 52

Perimet dhe frutat janë miqtë më të mirë të fëmijëve. Ato duhet të lahen me ujë të pastër e të bollshëm. Para ngrënies, lajmë duart me ujë dhe sapun. Aktiviteti fizik gjallëron dhe forcon trupin tonë. Kur luajmë, trupi ka nevojë për vitamina dhe kripëra minerale shtesë.

Ushqimi që përgatitet në shtëpi, është më i shëndetshëm se çdo ushqim tjetër.

Disa udhëzime të nevojshme

Pini ujë vazhdimisht, sidomos kur luani. Gota ose shishja e ujit duhet të jetë personale. Tregoni kujdes për higjienën, si tek uji, ashtu edhe tek ushqimet. Trupi ynë ka nevojë për fruta, perime, drithëra, vezë, qumësht, djathë etj. Nuk duhet të dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Ushqimi i jep trupit energjinë e duhur për ta nisur ditën mbarë.

Provo veten

1. Përshkruaj ushqimin që ha zakonisht në mëngjes. Si mendon, a është i shëndetshëm ai? Pse?

2. Përgatit regjimin tënd javor me ushqime të shëndetshme. Për cilin ushqim të vjen keq që nuk mund ta përfshish aty? Pse?

53 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

njohuritë

Shkruaj një listë të ushqimeve që do të konsumosh gjatë një jave.

Menyja javore

hënë

Mëngjes

Drekë

E enjte

Mëngjes

Drekë

E premte

martë Epremte

Mëngjes

yjj mër Esht

mërkurë

Mëngjes

diel Shënime:

Mëngjes

shtunë

Aftësitë e mia

Dalloj prejardhjen e ushqimeve që konsumoj në familje. Krijoj një listë të ushqimeve që do të konsumoj gjatë javës. Tregoj rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm për zhvillimin e trupit. Shpjegoj rëndësinë që ka uji për trupin e njeriut.

MËNYRA E JETESËS, SHPREHITË DHE ORARI DITOR
E
E
E
Darkë
Drekë Darkë Mëngjes Drekë Darkë
Darkë
Drekë Darkë E
Eeenjte E
s
Drekë Darkë Provojmë
Mëngjes Drekë Darkë TEMA 5

SHËNDETI DHE KUJDESI NË

PËRDORIMIN E BARNAVE

Në mjedisin ku jetojmë, nuk mund t’u shmangemi sëmundjeve që vijnë prej shkaqeve të ndryshme. Për këtë arsye duhet të tregojmë kujdes për higjienën personale, për pastërtinë e mjedisit, për mënyrën e të ushqyerit etj. Po kështu, barnat duhet t’i marrim vetëm me recetën e mjekut. Disa lëndë, si duhani dhe alkooli, janë të dëmshme për organizmin. Përdorimi i shpeshtë i tyre rrezikon shëndetin.

TEMA 6
VETËDIJESIMI PËR NDIKIMIN E PËRDORIMIT TË SUBSTANCAVE QË KRIJOJNË VARSHMËRI

Rreziku nga sëmundjetMësimi 1

Shpeshherë, mikrobet apo parazitët që hyjnë në trupin tonë, shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Disa prej këtyre sëmundjeve janë ngjitëse, pra kalojnë nga një person te tjetri.

Kur temperaturat e mjedisit ndryshojnë, shtohen mundësitë për t’u sëmurur me grip. Ata që sëmuren më shpesh janë fëmijët dhe të moshuarit. Gripi shkaktohet nga virusi i gripit. Ky është një mikroorganizëm, të cilin mund ta shikojmë vetëm në mikroskop. Zakonisht, të sëmurët me grip kanë ethe, temperaturë, dhimbje koke dhe ndihen të pafuqishëm. Në rast se me kalimin e kohës temperatura nuk ulet, këshillohet një vizitë te mjeku pediatër.

Fjalë kyçe: sëmundje, temperaturë, i pafuqishëm, dhimbje koke, aktivitet fizik.

Disa masa për të përballuar gripin Nëse mjeku ju thotë se keni grip, filloni të ndërmerrni këta hapa: - pushoni dhe konsumoni sa shumë lëngje frutash, ujë, supë pule etj; - merrni ilaçin që ju japin prindërit; - kujdesuni më tepër për higjienën tuaj personale dhe për mjedisin rreth jush (klasë, shtëpi, park lojërash).

TEMA 6 56 SHËNDETI DHE KUJDESI NË PËRDORIMIN E BARNAVE

ose teshtini, mbani një shami para gojës ose hundës. Gjithashtu, mund të përdorni edhe pjesën

të bërrylit.

Lajini duart shpesh dhe mos përdorni sendet

të tjerë. Larja e duarve është mënyra më

mirë për të ndaluar përhapjen e mikrobeve.

veten

Provo
1. A sëmuresh shpesh nga gripi? Si vepron në raste të tilla? 2. Në çfarë aktiviteti fizik ushtrohesh zakonisht? A është i dobishëm për shëndetin? Pse? 3. Përgatitni një poster për rëndësinë e larjes së duarve, me qëllim parandalimin e sëmundjeve. Kur kolliteni
e brendshme
e personave
e
57 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Përdorimi me kujdes i barnave Mësimi 2

Shkaku kryesor i disa sëmundjeve janë bakteret. Bakteret janë mikroorganizma të formuara nga një qelizë, të cilat mund të mbijetojnë në ambiente të ftohta dhe të nxehta. Ato mund të gjenden mbi apo brenda pothuajse çdo materiali, apo jetojnë në vende si: toka, uji, ajri si dhe tek organizmi i njeriut dhe i kafshëve.

Në trupin tonë gjenden baktere të mira dhe baktere që rrezikojnë shëndetin. Bakteret e mira ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe luftojnë bakteret e dëmshme. Këto të fundit shkaktojnë sëmundje si, pneumonia, sinuset, salmonella, infeksione të veshëve, syve, helmime, sëmundje lëkure etj. Në raste të tilla duhet të shkojmë për vizitë te mjeku përkatës. Zakonisht, për eliminimin e këtyre baktereve të dëmshme përdoren antibiotikët.

Fjalë kyçe: barna, sëmundje, shërim, recetë, mjek, helmim.

TEMA 6 58 SHËNDETI DHE KUJDESI NË PËRDORIMIN E BARNAVE

Ato merren vetëm me recetën e mjekut dhe kohëzgjatjen e përdorimit të tyre e përcakton vetëm ai. Përveç barnave që na jep mjeku, nuk duhet të përdorim asgjë tjetër. Në këtë mënyrë, ne mbrojmë shëndetin tonë nga çdo rrezik që mund të vijë prej përdorimit të gabuar të barnave.

Viruset janë edhe më të vogla se bakteret. Ato hyjnë në trupin tonë dhe shumohen. Në dallim nga bakteret, antibiotikët nuk mund t’i vrasin viruset. Disa sëmundje që shkaktohen prej viruseve janë: fruthi, rubeola, lija, ftohjet, gripi etj. Për t’i parandaluar ose për t’i kaluar sa më lehtë këto sëmundje, mjekët rekomandojnë vaksinimin, sidomos të fëmijëve.

Provo veten

1. Pse nuk mund të marrim barna pa recetën e mjekut?

2. Pse janë të dobishme vaksinat? Pyesni prindërit se cilat vaksina keni bëre deri më tani.

59 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Ndikimi i duhanit dhe alkoolit në aktivitetet Mësimi 3

Duhani dhe alkooli janë substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut. Përdorimi i tyre afatgjatë krijon varësi dhe shkatërron organet e trupit, duke sjellë dëmtime fizike dhe mendore. Përdorimi i tyre sjell pasoja tepër të rrezikshme, si: dëmtim të trurit, mushkërive, mëlçisë, helmim të gjakut etj.

Fjalë kyçe: duhan, alkool, dëmtim, rrezik, shëndet, aktivitet, sport

Ju mund të ndihmoni familjarët tuaj të qëndrojnë larg këtyre substancave.

TEMA 6 60 SHËNDETI DHE KUJDESI NË PËRDORIMIN E BARNAVE

Kur njerëzit pinë duhan, flokët, rrobat dhe goja marrin erën e rëndë të tij; dhëmbët dhe gishtat janë në ngjyrë të verdhë; plaken më shpejt në fytyrë, kanë kollë dhe nuk arrijnë të përqendrohen. Personat që konsumojnë alkool janë të hutuar, humbasin ekuilibrin, nuk orientohen dot etj.

Për të qëndruar sa më larg alkoolit dhe duhanit është mirë të merreni me aktivitet fizik.

Provo veten

1. Hulumto në internet rreth shkaqeve që nxitin përdorimin e duhanit dhe alkoolit.

2. Ndërtoni një poster me temë: “Duhani dhe alkooli dëmtojnë shëndetin”.

61 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Vishemi sipas stinësMësimi 4

Fëmijët janë shumë kureshtarë për botën që i rrethon. Çdo gjë është në lëvizje. Shkencëtarët kanë zbuluar se Toka lëviz rreth vetes, për rrjedhojë formohet dita dhe nata. Toka lëviz edhe rreth Diellit. Nga kjo lëvizje krijohen stinët e vitit.

Fëm

Pranvera është stina e luleve. Moti fillon dhe ngrohet, ndaj njerëzit vishen më lehtë. Kur luajmë, duhet të veshim rroba sportive prej pambuku dhe atlete të lehta.

Fjalë kyçe: stinët, toka, Dielli, pranvera, vera, vjeshta, dimri, veshje, lojëra, sëmundje.

Vera është stina më e nxehtë e vitit. Shumë nga ne shkojnë për pushime në bregdet. Për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit, lyejmë fytyrën dhe trupin me kremin kundër djegies.

i
Ç D Pr ngr dh t
TEMA 6 62 SHËNDETI DHE KUJDESI NË PËRDORIMIN E BARNAVE

Noti është një sport i bukur, që të zhvillon trupin dhe e mban atë të shëndetshëm. Kur shkojmë në plazh, veshim rroba banje dhe me ndihmën e prindërve mësojmë të notojmë. Vjeshta është stina kur bien gjethet dhe moti freskohet. Njerëzit fillojnë të vishen me rroba pak më të trasha. Kur luajmë, duhet të veshim kostume sportive të lehta.

D v F m N t t k f v

Dimri është stina më e ftohtë e vitit, ndaj të gjithë vishemi trashë. Fëmijët e duan dimrin se luajnë me topa bore. Në dimër, për shkak të uljes së temperaturave, njerëzit mund të sëmuren nga gripi. Prandaj këshillohet të hanë sa më shumë fruta e perime që përmbajnë vitaminën C, si dhe të pinë sa më shumë lëngje. Po kështu, ata duhet të merren me aktivitet fizik, për shembull: të ecin ose të vrapojnë në ajër të pastër, të bëjnë gjimnastikë, aerobi etj.

Provo veten

1. Çfarë sporti kryhet në dëborë? Po në ujë?

2. Përshkruaj si vishesh gjatë stinës së verës? Pse?

63 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

a. Përmend disa nga pasojat që sjell përdorimi i duhanit dhe alkoolit.

Qarko me ngjyrë të kuqe sportet që zhvillohen në tokë, me

sportet që zhvillohen në borë dhe me

në ujë.

të gjelb ër

Aftësitë e mia

Kuptoj ndikimin e përdorimit të substancave që krijojnë varësi, siç janë: ilaçet, duhani, alkooli etj.

Njoh rreziqet kur barnat merren pa praninë e prindërve apo një të rrituri tjetër të familjes.

Analizoj situatat kur kam nevojë dhe kur mundem të përdor barnat.

SHËNDETI DHE KUJDESI NË PËRDORIMIN E BARNAVE
b.
blu
zhvillohen
j Provojmë njohuritë e
sportet që TEMA 6

EDUKIMI MBI MJEDISIN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETI

Një mjedis i pastër krijon kushtet për të qenë të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Në një mjedis të tillë, kryerja e aktiviteteve të ndryshme fizike bëhet më e lehtë dhe më e dobishme. Përmes lojërave, jo vetëm që argëtohemi, por zhvillojmë aftësitë tona fizike dhe teknike. Bëhemi më të shpejtë, më të fortë, më të shkathët e më të shëndetshëm. Lojërat që zhvillojmë me shokët/shoqet, na ndihmojnë të njohim dhe të zbatojmë disa rregulla të dobishme të sjelljes.

TEMA 7

Mjedisi rreth neshMësimi 1

Mjedis quhet gjithçka që na rrethon. Të gjithë jemi të lidhur ngushtë me mjedisin ku jetojmë. Ne ndikojmë te mjedisi e për rrjedhojë, edhe ai ndikon te ne. Sa më i pastër të jetë mjedisi, aq më të shëndetshëm do të jemi. Në zona apo vende të ndryshme ka një shumë llojshmëri gjallesash dhe jogjallesash, pra themi se ka biodiversitet. Në mjedisin tonë gjenden bimë, kafshë, burime ujore, pasuri nëntokësore (minerale) e plot të mira të tjera, ndaj duhet të kujdesemi për të.

Fjalë kyçe: mjedis, gjallesë, pastër, biodiversitet, ndotje, papastërti, jetë, sëmundje. Detyra jonë kryesore është ruajtja e burimeve natyrore dhe e mjedisit në tërësi. Toka njihet ndryshe si “planeti i ujit”, sepse rreth 70% e sipërfaqes së saj përbëhet nga uji. Mungesa e higjienës së duhur është shkaku kryesor i ndotjes së ujit me mikroorganizma.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 66

Ndotja e ujit, e ajrit dhe e tokës rrezikojnë jetën e çdo gjallese. Nga papastërtitë mund të shkaktohen sëmundje të ndryshme. Të gjithë duhet ta përdorim me kujdes ujin në shtëpi dhe në shkollë.

22 MARS Dita Botërore e Ujit

Provo veten

1. A ke qenë ndonjëherë me pushime në bregdet? Nëse po, çfarë të bëri përshtypje në plazh?

2. Ç’mendim ke për mjedisin ku banon?

3. Hulumto në internet si ndikon veprimtaria e njeriut në mjedis.

4. Rendit disa lojëra që mund të luhen në det, livadh, pyll apo edhe në oborrin e shtëpisë..

67 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Kujdesi im për mjedisinMësimi 2

Njerëzit kryejnë veprimtari të ndryshme në mjedis, për të përmirësuar kushtet e jetesës. Shpesh, këto veprimtari bien ndesh me ligjet e natyrës, ndaj ndodhin dukuri që dëmtojnë planetin dhe vetë jetën tonë.

Fjalë kyçe: veprimtari, jetesë, ligje të natyrës, përgjegjësi, papastërti, dëmtim, shpërdoroj.

Për këtë arsye, ne duhet të kujdesemi për mjedisin dhe ta mbrojmë atë nga ndotja e shkatërrimi.

Të gjithë duhet të bëhemi rojtarë të mjedisit, sepse ai është shtëpia ku jetojmë. Na ndihmon të ushtrojmë sporte dhe aktivitetet të ndryshme.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 68

Kur luajmë apo stërvitemi, duhet të tregojmë kujdes për mjedisin duke e mbrojtur nga dëmtimet dhe papastërtitë.

Përgjegjësi për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja apo nga shkatërrimi kam edhe unë.

I hedh mbeturinat në vendin e duhur.

Mbaj pastër klasën, shkollën dhe ambientin ku jetoj.

Nuk e shpërdoroj ujin e pijshëm.

Nuk e lë ndezur dritën pa qenë nevoja. Bashkë me shokët e mi pastrojmë vendin ku luajmë. Ne përdorim qese tekstili gjatë blerjeve. Prindërit e mi e përdorin shpesh biçikletën.

Provo veten

1. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)? V G

- Mbeturinat mund t’i hedh kudo.

- Pastërtia e mjedisit na mban larg sëmundjeve dhe infeksioneve.

- Ujin e pijshëm nuk e kursej, sepse ka burime plot.

- Unë jam fëmijë, ndaj nuk kam përgjegjësi për mbrojtjen e mjedisit.

2. Sill një shembull që tregon ndotjen e mjedisit në zonën ku banon.

69 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3

Mësimi 3

Loja “Semafori”

Fëmijët argëtohen më shumë kur luajnë në natyrë. Mes gjelbërimit dhe ajrit të freskët, loja bëhet edhe më e bukur.

Kjo lojë zhvillohet në një mjedis të hapur, për shembull në oborrin e shkollës. Nevojiten tri tabela, në të cilat paraqiten sinjalet e semaforit. Shikoni me vëmendje figurën, që të kuptoni se si të veproni.

Fjalë kyçe: lojë, semafor, rregulla, tabelë.

Rregullat e lojës:

Kur semafori ndez dritën e kuqe, ndaloni dhe prisni. Kur semafori ndez dritën jeshile, kaloni në vijat e bardha. Sapo semafori të ndezë dritën e verdhë, duhet të bëni kujdes për veprimin e radhës.

Në rast se mungon semafori, duhet të veproni sipas udhëzimeve të policit. Kur ai/ajo ngre tabelën e kuqe, duhet të ndaloni, ndërsa kur ngre tabelën jeshile, mund të kaloni.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 70

EDUKATË

Unë i zbatoj rregullat e kalimit në vijat e bardha. Nëse këto rregulla nuk respektohen nga të gjithë, shkaktohen aksidente automobilistike.

Provo veten

1. Vizato dhe ngjyros semaforin. Përshkruaj çfarë tregon secila ngjyrë e tij.

2. Luaj me shokët dhe shoqet e klasës lojën “Semafori”. Zbato me korrektësi rregullat e saj.

FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3 71

Loja “Mal-Fushë!”Mësimi 4

Është një lojë e thjeshtë, por shumë argëtuese. Mund të zhvillohet edhe në mjedisin e klasës. Qëndroni në këmbë përballë mësuesit ose mësueses. Dëgjoni me vëmendje komandat që ju jepen dhe... veproni!

Fjalë kyçe: komandat “Mal-Fushë!” muskuj, gjymtyrë.

Rregullat e lojës:

Kur dëgjoni komandën “Mal!”, ngrihuni në këmbë. Kur dëgjoni komandën “Fushë!”, uluni këmbëmbledh. Kush nuk vepron sipas komandës, humbet dhe del nga loja. Nxënësi që ngelet i fundit, është fituesi i lojës.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 72

Unë jam i vëmendshëm dhe veproj shpejt. Kur luaj, muskujt e gjymtyrëve bëhen më të fortë.

Mua më pëlqen mali!

Mali dhe fusha janë vende të përshtatshme për t’u argëtuar.

Ndërsa mua më pëlqen fusha!

Provo veten

1. Lojën që mësove sot, zhvilloje në shtëpi me të gjithë pjesëtarët e familjes.

2. A duhet të jemi të vëmendshëm gjatë kësaj loje? Pse?

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3 73

Loja “Letra në postë”Mësimi 5

Në ditët me shi, këtë lojë mund ta zhvilloni edhe në klasë. Lojtarët ulen së bashku në formë rrethi. Njëri prej tyre (postieri) ngrihet dhe vrapon përqark. Teksa vrapon, ai hedh një fletë letre mbi shpinën e dikujt që është ulur. Ky vrapon ta kapë postierin, për t’i dhënë letrën që i ra.

Fjalë kyçe: rreth, fletë letre, postier.

Rregullat e lojës:

Veproni me shkathtësi dhe zgjuarsi. Tregohuni të vëmendshëm gjatë gjithë lojës.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 74

Gjatë lojës, unë ndjek me vëmendje çdo veprim. Përpiqem që të jem i shkathët, por edhe i kujdesshëm.

Provo veten

1. Shkruaj në një letër emrin e lojës që të pëlqen më shumë. Fute letrën në zarf dhe merre me vete në klasë. Diskutoni me njëri-tjetrin për lojërat që keni zgjedhur.

2. Cila lojë u pëlqen më shumë shokëve/shoqeve të klasës? Pse?

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3 75

Stafeta e kërcimit me litarMësimi 6

Lojtarët ndahen në dy skuadra. Secila skuadër vendoset në rresht për një. Lojtari ose lojtarja e parë duhet të kërcejë shpejt me litar, deri te pika që ka përcaktuar mësuesi/ja. Pastaj kthehet me vrap dhe prek shokun/shoqen e skuadrës, i cili/e cila merr litarin dhe vazhdon garën. Skuadra që mbaron e para, del fituese.

Fjalë kyçe: skuadër, kërcim me litar, lëvizje e këmbëve/krahëve.

Rregullat e lojës:

Kërceni sa më shpejt me litar. Tregohuni të shkathët, që t’ia kaloni sa më parë stafetën shokut/shoqes.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 76

Kërcimi me litar më shkathtëson gjymtyrët. Unë kombinoj lëvizjet e këmbëve dhe të krahëve.

Provo veten

1. A të pëlqen të kërcesh me litar? Çfarë ka të veçantë kjo lojë?

2. Bazuar në figurat e mëposhtme, realizo kërcimet që të

2 . Bazuar në figurat e mëposhtme, realizo kërcimet që pë l qejnë.

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3 77

Loja “Rrëmbimi i shamisë”Mësimi 7

Kjo lojë zhvillohet në mjedis të hapur. Lojtarët ndahen në dy skuadra dhe vendosen përballë njëri-tjetrit. Secili nga lojtarët e një skuadre ka numër të njëjtë me një lojtar/e të skuadrës tjetër. Sapo mësuesi/ja thotë numrin, dy lojtarë/e me të njëjtin numër vrapojnë për të marrë shaminë, e cila mbahet nga një lojtar/e tjetër, në largësi të njëjtë nga të dyja skuadrat. Lojtari/ja që e rrëmben shaminë dhe arrin te skuadra e tij pa u kapur nga kundërshtari/ja, është fitues dhe merr një pikë. Fiton skuadra që grumbullon më shumë pikë.

Fjalë kyçe: rrëmbim, shami, komandë, kundërshtar, vrapoj.

Rregullat e lojës:

Dëgjoni me vëmendje komandat që jepen gjatë lojës. Sapo të dëgjoni numrin tuaj, vraponi për të marrë shaminë. Me të marrë shaminë, vraponi shpejt, që të mos ju kapë kundërshtari.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 78

Gjatë lojës, unë ndjek me vëmendje çdo komandë që jep mësuesi/ja.

Veproj me shkathtësi sapo dëgjoj numrin tim.

Organizoni lojëra të ndryshme me shami ose me flamur.

Provo veten

1. Cila nga skuadrat mori më shumë pikë?

2. Përshkruaj shkurtimisht si u zhvillua loja.

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3 79

Mësimi 8

Luajmë “Kush kërcen më lart”

Kjo lojë zhvillohet në palestrën e shkollës ose në një mjedis tjetër të hapur. Dy nxënës/e mbajnë të tendosur një rrip të trashë llastiku, në një lartësi të caktuar nga toka. Nxënësit e tjerë kërcejnë me radhë mbi të. Herën tjetër, rripi ngrihet pak më lart dhe nxënësit provojnë të kërcejnë sërish. Dhe kështu vazhdon loja. Lojtari që arrin të kërcejë më lart se shokët, shpallet fitues.

Fjalë kyçe: palestër, rrip, kërce lart.

Rregullat e lojës:

ës:

Përpiqu të kërcesh sa më lart. Kur kërcen, bëj kujdes të mos e prekësh rripin. Gjej kohën e duhur kur duhet të kryhet kërcimi.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 80

Kërcimi për së larti më shkathtëson trupin. Nëpërmjet kësaj loje, mësoj të përqendrohem mirë përpara se të veproj.

Ne luajmë në mënyra të ndryshme.

Provo veten

1. Unë kërceva cm lart.

2. Këtë lojë e fitoi .

3. Shkruaj emrin e lojës që të pëlqeu më shumë.

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3 81

Qarkullojmë topinMësimi 9

Kjo lojë zhvillohet me dy skuadra, të cilat vendosen në formë rrethi. Secila skuadër ka një top dhe sapo mësuesi/ja jep komandën, topi kalon dorë më dorë te të gjithë lojtarët, derisa arrin sërish tek i pari, i cili e vendos atë në tokë. Skuadra që e qarkullon topin më shpejt dhe e kthen e para aty ku ishte, shpallet fituese e lojës.

Fjalë kyçe: top, skuadër, dorë, komandë, rreth.

Rregullat e lojës:

Tregohuni të vëmendshëm dhe të shkathët gjatë kalimit të topit te lojtari tjetër. Në këtë lojë nuk lejohet hedhja e topit, vetëm kalimi i tij dorë më dorë.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 82

1.

2.

Kjo lojë më bën më të shkathët.

luajmë në skuadër, gëzimi i fitores është edhe më i madh.

të luajmë

të ndryshme.

veten

të tjera zhvillojnë lojërat e mësipërme?

çfarë

Provo
Përveç shkathtësisë,
cilësish
Pse loja
skuadër është e bukur?
Kur
Ne mund
lojëra
EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3 83

Loja “Në mes dy zjarreve” Mësimi 10

Loja zhvillohet me dy skuadra të vendosura në fushat përkatëse. Secila skuadër ka portierin e saj, me të cilin pasojnë topin dhe gjuajnë mbi skuadrën kundërshtare. Kur topi prek lojtarin, ai “digjet” dhe kalon në vendin e portierit. Në këtë rast nuk ka të drejtë të gjuajë, vetëm të pasojë. Skuadra që i “djeg” të gjithë lojtarët kundërshtarë, fiton lojën.

Fjalë kyçe: portier, top, “djegës”, pasoj.

Rregullat e lojës:

Vraponi shpejt, që të mos ju prekë topi “djegës”. Tregohuni të vëmendshëm gjatë lojës. Bëni kujdes kur gjuani me top, se mund të lëndoni shokët/shoqet.

e. e ai ë i n.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 84

Kjo lojë më pëlqen, sepse më mban gjithë kohës në lëvizje. Më forcon muskujt dhe më gjallëron.

Kjo lojë më sepse më mban gjit Më forcon muskujt dhe më g

Këto lojëra zhvillojnë aftësinë e shkathtësisë dhe të shpejtësisë.

Vrapo 5 m. Kërce lart me të dyja këmbët. Kthehu në fund të skuadrës, që është vendosur në një kolonë.

Kaloni sa më shpejt topin në tunel, njëri pas tjetrit.

Tërhiq litarin nga vetja, me qëllim që të kapësh shishet. Vendosi ato në qendër të katrorit. Ai që i vendos më shpejt shpallet fitues i lojës.

Provo veten

1. Paraqit me një vizatim të thjeshtë skemën e kësaj loje.

2. Shkruaj disa prej lojërave që luaje kur ishe më i/e vogël.

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3 85

Provojmë njohuritë

Shkruaj emrin e lojës që tregon secila figurë.

MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETITEMA 7 86

Provojmë njohuritëPërshkruaj një aktivitet apo lojë që ke zhvilluar në natyrë me shokët/shoqet apo me familjen. Shkruaj në secilin rreth një rregull që zbaton për të mbajtur pastër mjedisin.

Aftësitë e mia

Kujdesem për një mjedis të pastër.

Krijoj kushte të përshtatshme për aktivitete fizike.

Tregoj rëndësinë e mjedisit të pastër për ruajtjen e shëndetit.

87 EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 3
KARTELA E MATJEVE TRUPORE DHE E CILËSIVE FIZIKE Muaji/viti Lartësia trup ore L (në centimetër) Pesha trupore P (në kilogram) Perimetri i barkutPerimetri në nivelin e vitheve, muskujve, gluteus BMI Raporti PK/PG Shtator Qershor Muaji/vitiShpejtësiShkathtësiForcëKërcyeshmëriQëndrueshmëriPërkulshmëri S htator Qershor Shënim: Kjo kartelë matjesh do të tregojë ecurinë tuaj të zhvillimit trupor dhe cilësitë fizike. Kështu, mund të keni në kontroll shëndetin tuaj gjatë gjithë vitit.

REFERENCA

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2011), Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës , Prishtinë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (2016), Kurrikula Bërthamë (Klasat 0, I, II, III, IV dhe V) (e rishikuar).

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (2014), Udhëzues për zbatimin e kurrikulës për klasën përgatitore dhe arsimin e mesëm të ulët.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (2019). Plani dhe programi lëndor për klasën e tretë në arsimin e mesëm të ulët në Republiken e Kosovës (i rishikuar).

Dashi, E.; Zhurda, Y.; Kaçurri. A., Lojërat lëvizore dhe edukimi. Leka, M., Edukim fizik, sportet dhe shëndeti, 2018. Bushati, E., Lojërat tona tradicionale. Edvin C., Basic locomotor skills, 1997. Pettijohn, Terry F., Psikologji. https://www.liveabout.com/when-should-kids-start-gymnastics-training-1715016 https://kidshealth.org/en/kids/stay-healthy/?WT.ac=k-nav-stay-healthy https://kidshealth.org/en/kids/ill-injure/?WT.ac=k-nav-ill-injure https://kidshealth.org/en/kids/feeling/?WT.ac=k-nav-feeling

Katalogimi në botim (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

796:612(075.2)

Leka, Majlinda Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 3 : për klasën e 3-të të arsimit fillor / Majlinda Leka. - Prishtinë : Pegi, 2021. - 91 f. : ilustr. ; 28 cm.

ISBN 978-9951-786-23-2

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.