1 minute read

Mësimi 1: Rëndësia e ujit për trupin tonë

Uji është shumë i rëndësishëm për jetën e çdo gjallese. Ai përbën më shumë se gjysmën e peshës trupore të njeriut.

Gjaku ka në përbërjen e tij ujë, i cili ndihmon qarkullimin e oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese në çdo qelizë të trupit.

Advertisement

Sistemi i tretjes, që të funksionojë, ka nevojë për ujë. Gjithashtu, uji është një rregullator i temperaturës së trupit. Me anë të djersitjes, ai pastrohet nga papastërtitë dhe ruan një temperaturë të caktuar. Trupi ynë e merr ujin edhe nëpërmjet frutave e perimeve.

Fjalë kyçe:

ujë, gjallesë, trup, jetë, dehidratim.

Kur në trup mungon sasia e mjaftueshme e ujit, fillon etja dhe kalohet në dehidratim.

Kjo ndodh zakonisht kur luajmë shumë apo kur bën nxehtë. Ne mund të ndiejmë lodhje, dhimbje koke, rrahje të shpejta të zemrës, tharje të buzëve dhe të gojës, djersitje, por mbi të gjitha, etje.

Nëse do të praktikoni sport apo lojëra të tjera, do të keni nevojë të konsumoni më shumë ujë. Pini ujë para, gjatë dhe në fund të lojës. Shumica e proceseve që ndodhin në trupin tonë, janë të lidhura ngushtë me ujin. Pa ujë nuk ka jetë.

Provo veten

1. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)? V G - Uji është rregullator i temperaturës së trupit. - Kur luani, duhet të pini sa më pak ujë. - Djersitja nuk është e dobishme për trupin. 2. Si duhet të jetë temperatura e ujit që pimë, kur luajmë ose bëjmë ushtrime fizike?

This article is from: