1 minute read

Mësimi 2: Ndihmojmë njëri-tjetrin

Në mjedisin ku jetojmë, secili prej nesh duhet të japë ndihmën e vet. Kjo mund të bëhet në shumë forma, për shembull, nëpërmjet vullnetarizmit.

Vullnetarizëm do të thotë të ndihmosh në bazë të mundësive që ke. Edhe ne mund të bëhemi vullnetarë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë ose kafshët e pambrojtura. Kështu, në raste fatkeqësish natyrore, shumë fëmijë mund të kenë nevojë për ushqime dhe veshmbathje. Ndihma që mund t’u japim atyre, vërtet do të jetë e vogël, por me shumë vlerë. Po ti, çfarë do t’i jepje një moshatari në nevojë?

Advertisement

Besa po luan për skuadrën tonë. Mësuesi/mësuesja na këshillon që t’i falim sa më shumë dashuri, ta ndihmojmë dhe ta respektojmë.

Fjalë kyçe:

ndihmoj, vullnetarizëm, me aftësi të veçanta. Ndihma ime do të jetë:

Edhe anëtarët e një skuadre, që të arrijnë rezultate të larta në lojë, kanë nevojë për mbështetje.

Bisedat e fëmijëve me prindërit janë të domosdoshme për mësimin dhe edukimin e këtyre vlerave.

Të gjithë duhet t’i mbështesim njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Të gjithë duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Të gjithë duhet të falim dashuri dhe të gëzohemi kur të tjerët janë të lumtur.

Provo veten

1. A ke ndihmuar ndonjëherë një fëmijë në nevojë?

Nëse po, në ç’mënyrë e ke ndihmuar? 2. Gjej në internet informacione për Nënë

Terezën dhe për figura të tjera, që janë simbol i vullnetarizmit.

This article is from: