1 minute read

Mësimi 3: Loja “Gjuaj topin me sytë mbyllur”

Lidhini sytë me shami shokut ose shoqes suaj. Zgjidhni një nga nxënësit e klasës ta orientojë drejt topit, të cilin duhet ta godasë drejt portës sapo t’i afrohet. Gjatë kësaj kohe, nxënësit e tjerë përpiqen ta çorientojnë duke lëshuar

Fjalë kyçe: tinguj të ndryshëm. Ndërkaq, shoqëruesi/ sytë mbyllur, tinguj, orientim. ja e ndihmon shokun/shoqen t’i afrohet topit, por pa e gjuajtur vetë. Përndryshe, loja do të quhej e humbur.

Advertisement

Lënda e Edukatës fizike, sportet dhe shëndeti edukon një jetë të shëndetshme dhe aktive. Nëpërmjet lojës zhvilloni cilësi fizike dhe sociale.

Provoni të luani në mënyra të ndryshme. Organizoni dhe koordinoni veprimet tuaja motorike duke i përshtatur me mjedisin. Tregoni vëmendje ndaj sinjaleve të jashtme.

Rregullat e lojës:

Lidhni sytë me shami dhe mbajini mbyllur. Shoku/shoqja e përzgjedhur nuk duhet ta gjuajë vetë topin. Shokut/shoqes nuk duhet t’i vini pengesa gjatë lojës. Luani lojën në variante të ndryshme, sipas fantazisë suaj.

Provo veten

1. Përmend disa lojëra, në të cilat mund të marrin pjesë persona me aftësi të veçanta. 2. Hulumto në internet dhe shkëmbe informacione me shokët/ shoqet rreth lojërave që lidhen me ngritjen dhe bartjen e peshave.

This article is from: