
1 minute read
Mësimi 5: Loja “Letra në postë”
from Edukat fizike 3
Në ditët me shi, këtë lojë mund ta zhvilloni edhe në klasë. Lojtarët ulen së bashku në formë rrethi. Njëri prej tyre (postieri) ngrihet dhe vrapon përqark. Teksa vrapon, ai hedh një fletë letre mbi shpinën e dikujt që është ulur. Ky vrapon ta kapë postierin, për t’i dhënë letrën që i ra.
Fjalë kyçe:
Advertisement
rreth, fletë letre, postier.





Rregullat e lojës:
Veproni me shkathtësi dhe zgjuarsi. Tregohuni të vëmendshëm gjatë gjithë lojës.
Gjatë lojës, unë ndjek me vëmendje çdo veprim. Përpiqem që të jem i shkathët, por edhe i kujdesshëm.




Provo veten
1. Shkruaj në një letër emrin e lojës që të pëlqen më shumë.
Fute letrën në zarf dhe merre me vete në klasë. Diskutoni me njëri-tjetrin për lojërat që keni zgjedhur. 2. Cila lojë u pëlqen më shumë shokëve/shoqeve të klasës? Pse?