1 minute read

Mësimi 2: Kujdesi im për mjedisin

Njerëzit kryejnë veprimtari të ndryshme në mjedis, për të përmirësuar kushtet e jetesës. Shpesh, këto veprimtari bien ndesh me ligjet e natyrës, ndaj ndodhin dukuri që dëmtojnë planetin dhe vetë jetën tonë.

Fjalë kyçe:

Advertisement

veprimtari, jetesë, ligje të natyrës, përgjegjësi, papastërti, dëmtim, shpërdoroj.

Për këtë arsye, ne duhet të kujdesemi për mjedisin dhe ta mbrojmë atë nga ndotja e shkatërrimi.

Të gjithë duhet të bëhemi rojtarë të mjedisit, sepse ai është shtëpia ku jetojmë. Na ndihmon të ushtrojmë sporte dhe aktivitetet të ndryshme.

Kur luajmë apo stërvitemi, duhet të tregojmë kujdes për mjedisin duke e mbrojtur nga dëmtimet dhe papastërtitë.

Përgjegjësi për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja apo nga shkatërrimi kam edhe unë.

I hedh mbeturinat në vendin e duhur. Mbaj pastër klasën, shkollën dhe ambientin ku jetoj. Nuk e shpërdoroj ujin e pijshëm. Nuk e lë ndezur dritën pa qenë nevoja. Bashkë me shokët e mi pastrojmë vendin ku luajmë. Ne përdorim qese tekstili gjatë blerjeve. Prindërit e mi e përdorin shpesh biçikletën.

Provo veten

1. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)? V G

- Mbeturinat mund t’i hedh kudo. - Pastërtia e mjedisit na mban larg sëmundjeve dhe infeksioneve. - Ujin e pijshëm nuk e kursej, sepse ka burime plot. - Unë jam fëmijë, ndaj nuk kam përgjegjësi për mbrojtjen e mjedisit. 2. Sill një shembull që tregon ndotjen e mjedisit në zonën ku banon.

This article is from: