1 minute read

Mësimi 3: Përballimi i rreziqeve natyrore

Tërmetet, përmbytjet, thatësira, rrëshqitjet e dheut, erërat e forta, zjarret, janë fatkeqësi natyrore, të cilat nuk i shmangim dot. Megjithatë, ne mund të marrim masa që t’i përballojmë sa më lehtë ato. Për këtë duhet të njohim disa rregulla të rëndësishme dhe të zbatojmë masat e posaçme. Në këtë mënyrë

Fjalë kyçe: mbrojmë shëndetin tonë, por edhe rrezik, siguri, tërmet, zjarr, të familjarëve apo shokëve tanë. parapërgatitje, ndihmoj. Vëmendje duhet t’u kushtojmë sidomos fëmijëve me nevoja të veçanta, duke i përfshirë në disa prej veprimtarive që lidhen me sigurinë në shkollë.

Advertisement

Si të veprojmë në rast tërmeti?

Nuk duhet të vraponi.

Përkuluni në gjunjë dhe mblidhuni sa më shumë të jetë e mundur.

Mbuloni kokën dhe futuni poshtë një tavoline.

Rrini larg objekteve prej xhami, për shembull larg dritares dhe televizorit.

Bëni kujdes nëse zbrisni shkallët, sepse nuk janë shumë të sigurta. Nuk duhet të përdorni ashensorin. Nëse ndodheni në ambient të hapur, qëndroni sa më larg pemëve, shtyllave elektrike apo ndërtesave shumë të larta.

Provo veten

1. Përshkruaj shkurtimisht si do të veprosh në rast tërmeti, kur ndodhesh në shkollë apo në shtëpi. 2. Pyet prindërit ose pjesëtarët e tjerë të familjes se si i kanë ndihmuar të tjerët në raste fatkeqësish natyrore.

This article is from: