1 minute read

Mësimi 1: Rreziku nga sëmundjet

Shpeshherë, mikrobet apo parazitët që hyjnë në trupin tonë, shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Disa prej këtyre sëmundjeve janë ngjitëse, pra kalojnë nga një person te tjetri. Kur temperaturat e mjedisit ndryshojnë, shtohen mundësitë për t’u sëmurur me grip. Ata që sëmuren më shpesh janë fëmijët dhe të moshuarit. Gripi shkaktohet nga virusi i gripit. Ky është një mikroorganizëm, të cilin mund ta shikojmë vetëm në mikroskop. Zakonisht, të sëmurët me grip kanë ethe, temperaturë, dhimbje koke dhe ndihen të pafuqishëm. Në rast se me kalimin e kohës temperatura nuk ulet, këshillohet një vizitë te mjeku pediatër.

Fjalë kyçe:

Advertisement

sëmundje, temperaturë, i pafuqishëm, dhimbje koke, aktivitet fizik.

Disa masa për të përballuar gripin Nëse mjeku ju thotë se keni grip, filloni të ndërmerrni këta hapa: - pushoni dhe konsumoni sa shumë lëngje frutash, ujë, supë pule etj; - merrni ilaçin që ju japin prindërit; - kujdesuni më tepër për higjienën tuaj personale dhe për mjedisin rreth jush (klasë, shtëpi, park lojërash).

Kur kolliteni ose teshtini, mbani një shami para gojës ose hundës. Gjithashtu, mund të përdorni edhe pjesën e brendshme të bërrylit.

Lajini duart shpesh dhe mos përdorni sendet e personave të tjerë. Larja e duarve është mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e mikrobeve.

Provo veten

1. A sëmuresh shpesh nga gripi? Si vepron në raste të tilla? 2. Në çfarë aktiviteti fizik ushtrohesh zakonisht?

A është i dobishëm për shëndetin? Pse? 3. Përgatitni një poster për rëndësinë e larjes së duarve, me qëllim parandalimin e sëmundjeve.

This article is from: