1 minute read

Mësimi 3: Ndikimi i duhanit dhe alkoolit në aktivitetet fizike

Mësimi 3 Ndikimi i duhanit dhe alkoolit në aktivitetet

Duhani dhe alkooli janë substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut. Përdorimi i tyre afatgjatë krijon varësi dhe shkatërron organet e trupit, duke sjellë dëmtime fizike dhe mendore. Përdorimi i tyre sjell pasoja tepër të rrezikshme, si: dëmtim të trurit, mushkërive, mëlçisë, helmim të gjakut etj.

Advertisement

Fjalë kyçe:

duhan, alkool, dëmtim, rrezik, shëndet, aktivitet, sport

Ju mund të ndihmoni familjarët tuaj të qëndrojnë larg këtyre substancave.

Kur njerëzit pinë duhan, flokët, rrobat dhe goja marrin erën e rëndë të tij; dhëmbët dhe gishtat janë në ngjyrë të verdhë; plaken më shpejt në fytyrë, kanë kollë dhe nuk arrijnë të përqendrohen. Personat që konsumojnë alkool janë të hutuar, humbasin ekuilibrin, nuk orientohen dot etj.

Për të qëndruar sa më larg alkoolit dhe duhanit është mirë të merreni me aktivitet fizik.

Provo veten

1. Hulumto në internet rreth shkaqeve që nxitin përdorimin e duhanit dhe alkoolit. 2. Ndërtoni një poster me temë: “Duhani dhe alkooli dëmtojnë shëndetin”.

This article is from: