1 minute read

Mësimi 1: Cilësitë fizike që duhet të zhvillojmë

Mësimi 1 të zhvillojmë

Ushtrimet fizike dhe të gjitha veprim taritë e ngjashme me to, na ndihmojnë të zhvillojmë disa cilësi shumë të rëndësishme të trupit. Ato janë: qëndrueshmëria, forca, elasticiteti dhe shpejtësia.

Advertisement

Qëndrueshmëria zhvillohet me anë të ushtrimeve aerobike, të cilat forcojnë zemrën dhe mushkëritë. Në këtë mënyrë, në trupin tonë do të qarkullojë më shumë gjak dhe oksigjen.

Ecja e shpejtë, vrapimi, noti, çiklizmi dhe vallëzimi janë ushtrime aerobike.

Fjalë kyçe:

ushtrohem, qëndrueshmëri, elasticitet, forcë, aerobike, vrapim, not, çiklizëm, i shëndetshëm.

Ushtrimet fizike janë të dobishme për të gjithë ne. Nëpërmjet tyre zhvillojmë disa cilësi fizike, që janë të rëndësishme për të pasur një trup të shëndetshëm.

Forca zhvillohet kur kryejmë ushtrime të tilla, si: hedhja e topit, lojëra me zhvendosje peshash, tërheqje litari, ecje me këmbë e duar para dhe prapa etj.

Elasticiteti i trupit zhvillohet nëpërmjet gjimnastikës. Ai na ndihmon për shëndetin e kockave.

Shpejtësia është një cilësi e domosdoshme për kryerjen e veprimtarive të ndryshme.

Provo veten

1. A të pëlqejnë ushtrimet aerobike? Përse na ndihmojnë ato? 2. Praktiko qëndrimin e duhur në bankë, për të pasur një trup të drejtë.

This article is from: