
1 minute read
Mësimi 2: Mbilodhja dhe pushimi gjatë lojës
from Edukat fizike 3
Të gjithë kemi nevojë për aktivitet fizik të përditshëm. Nëpërmjet tij forcojmë muskujt dhe zhvillojmë disa cilësi fizike. Ushtrimet fizike kryhen sipas moshës. Kur trupi ynë lodhet, ai jep disa shenja, të cilat duhet t’i njohim.
Kur kemi vështirësi në frymëmarrje apo skuqje të fytyrës, duhet ta ndërpresim stërvitjen dhe të bëjmë pak pushim.
Advertisement
Të gjithë muskujt së bashku përbëjnë sistemin muskulor, ndërsa kockat, sistemin skeletor. Ndonjëherë, muskujt e këmbëve lodhen dhe, për rrjedhojë, na dhembin. Dëmtimi i tyre mund të çojë në dëmtime të kockës, ndaj duhet të pushojmë dhe të çlodhemi.
Fjalë kyçe:
ushtrohem, lodhje, shenjat e lodhjes, pushim, çlodhje.
Kur luajmë për një kohë të gjatë, mund të kemi edhe ndjesinë e të vjellit, dhimbje koke, ndaj ndërprerja e aktivitetit është e domosdoshme.
Disa rregulla të rëndësishme Në pushimin e lojës apo të stërvitjes, qëndroni në një vend të freskët dhe çlodhuni. Gjatë kësaj kohe, këshillohet të pini ujë në temperaturën e ambientit. Pushimi gjatë lojës është i domosdoshëm, sepse ju ndihmon të dilni me rezultate të mira dhe të shmangni ndonjë dëmtim të mundshëm. Për t’u ruajtur nga dëmtimet, zbatoni çdo udhëzim që jep mësuesi/ja.

Provo veten
1. Përshkruaj disa shenja që tregojnë mbilodhje. 2. Trego një rast kur je ndier shumë i/e lodhur gjatë lojës. Çfarë bëre?