2 minute read

Mësimi 4: Teknikat për uljen e stresit

Kur jemi të lodhur ose të mërzitur, përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u ndier më mirë. Në raste të tilla, biseda me prindërit, me një shok apo shoqe, mund të na ndihmojë shumë. Një mundësi e mirë për të hequr mërzinë apo stresin janë edhe veprimtaritë sportive, për shembull: lojërat, vrapimi, kërcimi në kaluç, gjimnastika aerobike.

Shëtitjet në ajër të pastër jo vetëm që na japin kënaqësi, por janë të dobishme për shëndetin.

Advertisement

Leximi i librave, ushtrimi në vegla muzikore, në pikturë, në kërcim etj., na ndihmojnë ta kalojmë sa më gëzueshëm kohën e lirë.

Fjalë kyçe:

stres, çlodhje, shëtitje, lexim, vlerësim.

Të ushqyerit shëndetshëm luan një rol mjaft të rëndësishëm në mirëqenien tonë fizike dhe emocionale.

Një mënyrë e mirë për të hequr mërzinë është edhe vlerësimi për veten, për atë që mundemi të bëjmë duke u mbështetur në aftësitë tona. Nuk duhet ta fajësojmë veten për gjëra që, për momentin, mund të jenë të pamundura për t’u realizuar.

Lojërat dhe ushtrimet fizike më argëtojnë dhe më ndihmojnë të kem një trup të shëndetshëm. Shëtis në ajër të pastër dhe kryej aktivitete në natyrë.

Provo veten

1. Shkruaj disa veprimtari që të ndihmojnë të çlodhesh. 2. Bëj një plan javor për veprimtaritë që do të kryesh në kohën e lirë.

Provojmë njohuritë

Me fjalët e mëposhtme ndërto fjali, të cilat lidhen me sportin dhe aktivitetin fizik që kryen në kohën e lirë:

rregulla, emocion, arbitër, trajner, respekt;

ndihmoj, vullnetarizëm, me aftësi të veçanta;

të drejta, detyra, përgjegjësi, sjellje;

stres, çlodhje, shëtitje, lexim.

Aftësitë e mia

Menaxhoj emocionet e mia dhe i përshtas ato në situata të ndryshme. Gjykoj që çdo individ është unik. Njoh dhe zbatoj të drejtat dhe detyrat e mia. Vlerësoj rëndësinë e përdorimit të teknikave për të ulur stresin në situata të caktuara.

MIRËQENIA E PLOTË FIZIKE, PSIKIKE, EMOCIONALE DHE SOCIALE

TEMA 2 KUJDESI DHE REAGIMI NË SITUATA RREZIKU

Fëmijëve u pëlqen shumë të luajnë. Gjatë lojës apo veprimtarive të tjera fizike, ata mund të ndiejnë lodhje, etje apo dhimbje të gjymtyrëve. Në këto raste është e nevojshme njohja dhe zbatimi i disa rregullave.

This article is from: