1 minute read

Mësimi 3: Të drejtat dhe detyrat e mia

Unë quhem Valbona dhe jam nxënëse në klasën e tretë. Shtëpia ime ndodhet pranë shkollës. Si çdo fëmijë, edhe unë kam të drejtën e jetës, të mendimit e të fjalës, të drejtën për arsim, të drejtën për të gëzuar shëndet të plotë. Krahas tyre, kam të drejtën e pjesëmarrjes në veprimtari të ndryshme fizike. Kjo është mjaft e rëndësishme për mua, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me mirëqenien e shëndetit fizik dhe mendor.

Pranë shkollës ndodhet një kënd sportiv. Aty luaj përditë me shokët/shoqet e mia.

Advertisement

Të gjithë fëmijët duhet të trajtohen me respekt, dashuri dhe në mënyrë të barabartë. Krahas të drejtave, ata kanë edhe përgjegjësi.

Fjalë kyçe:

të drejta, detyra, përgjegjësi, sjellje.

Unë përpiqem të kryej çdo detyrë që kam në familje dhe në shkollë. I respektoj të afërmit e mi, shokët dhe mësuesit. Ndihmoj këdo që gjendet në nevojë.

Kur luaj me bashkë moshatarët e mi, zbatoj rregullat që kërkon loja dhe sillem mirë me të gjithë. Kam shumë dëshirë që një ditë të përfaqësoj vendin tim në gara ndërkombëtare.

Në familje, shkollë dhe në shoqëri, të gjithë kemi të drejta, përgjegjësi dhe detyra.

Provo veten

1. Shkruaj dy të drejta apo detyra që ke në familjen tënde. 2. Diskuto në klasë për raste kur nuk respektohen të drejtat e fëmijëve.

This article is from: