1 minute read

Mësimi 2: Ecim, vrapojmë, kërcejmë

Ecja është një veprim shumë i rëndësishëm për njeriun. Ne mund të ecim në forma të ndryshme, për shembull: zigzag, drejt, mbrapa, anash, duke kryqëzuar këmbët.

Vëllai im i vogël ende nuk ka mësuar të ecë. Ai zvarritet me këmbë e me duar.

Advertisement

Unë dhe motra ime shkojmë në shkollë duke ecur në këmbë. Ecja, vrapimi, kërcimi janë lëvizje, të cilat na ndihmojnë të zhvendosemi dhe të kryejmë shumë veprime jetësore.

Në orën e Edukatës fizike, mësuesi/ mësuesja na tregoi se si të ecim duke krijuar figura të ndryshme.

Fjalë kyçe:

eci, vrapoj, kërcej, lojë, garë, zhvendosje, kaluç.

Ecja, vrapimi dhe kërcimi më kalitin jo vetëm trupin, por edhe mendjen. Sporti na ndihmon të jemi edhe nxënës shembullorë.

Gjatë lojës ose garës duhet të vrapojmë, jo të ecim.

Edhe vrapimi kryhet me shpejtësi të ndryshme dhe drejtime të ndryshme. Mësuesi/mësuesja jep komandën për të vrapuar djathtas ose majtas.

Mësuesi/mësuesja jep sinjalin për të vrapuar lehtë, mesatarisht shpejt apo shumë shpejt.

Kërcimi është një tjetër formë zhvendosjeje. Ne mund të kërcejmë lart, majtas, djathtas, para, prapa; mund të kërcejmë kaluçin apo pengesa të ndryshme.

Provo veten

1. Kryej në shtëpi disa nga ushtrimet fizike që ke mësuar deri tani. 2. Pyet prindërit nëse dinë ndonjë valle apo lojë popullore, ku mund të kërcesh ose të vraposh. 3. Praktikoni kërcim mbi pengesa të ndryshme, apo kërcim kaluçi me shokun/shoqen.

This article is from: