1 minute read

Mësimi 1: Loja dhe stërvitja mbajnë larg sëmundjet

Mësimi 1

Loja dhe stërvitja mbajnë larg sëmundjet

Advertisement

Të gjithë i duam lojërat dhe veprimtaritë e tjera fizike, sepse janë mënyra më e mirë për t’u argëtuar.

Fjalë kyçe:

lëvizje, shëndet, kocka, muskuj, shtylla kurrizore, gjumi, vitamina.

Që të jemi sportistë të mirë, duhet të stërvitemi përditë. Trupi ynë është i ndërtuar në bazë të lëvizjes dhe stërvitjes. Lëvizja është mjaft e nevojshme për muskujt dhe kockat. Kur stërvitemi, frymëmarrja bëhet më e shpejtë dhe rrahjet e zemrës shtohen. Në këtë mënyrë, rritet sasia e oksigjenit dhe e gjakut të pasur me lëndë ushqyese në vena

dhe arterie, duke i mbajtur ato të shëndetshme. Veprimtaritë fizike na ndihmojnë të flemë të qetë. Gjumi është mjaft i rëndësishëm për procesin e rritjes. Një rol kryesor në shëndetin tonë luan edhe ushqimi i pasur me vitamina dhe kripëra minerale. Për shembull, kalciumi dhe vitamina D na forcojnë kockat. Vitaminat e tjera na ndihmojnë të shmangim ose të përballojmë sëmundje të ndryshme. Gjatë ushtrimeve fizike ose lojërave mund të ndodhë që të lëndohemi. Në këto raste duhet të përdorim menjëherë kompresa akulli. Në vijim ndjekim këshillat e mësuesit/ es apo udhëzimet e mjekut, kur situata është më serioze. Në rastet e dëmtimeve të gjymtyrëve na ndihmon terapia fizike, nëpërmjet ushtrimeve të posaçme.

Ushtrohem përditë dhe ha ushqim të pasur me vitamina e kripëra minerale. Në këtë mënyrë, mbaj larg sëmundjet dhe jam i shëndetshëm.

Provo veten

1. Vizato në një fletë dorën tënde dhe brenda secilit gisht shkruaj sportet ose lojërat që të pëlqejnë më shumë. 2. Si e kupton këshillën: “Ushqehuni shëndetshëm”?

This article is from: