1 minute read

Mësimi 3: Loja “Semafori”

Fëmijët argëtohen më shumë kur luajnë në natyrë. Mes gjelbërimit dhe ajrit të freskët, loja bëhet edhe më e bukur.

Kjo lojë zhvillohet në një mjedis të hapur, për shembull në oborrin e shkollës. Nevojiten tri tabela, në të cilat paraqiten sinjalet e semaforit. Shikoni me vëmendje figurën, që të kuptoni se si të veproni.

Advertisement

Fjalë kyçe:

lojë, semafor, rregulla, tabelë.

Rregullat e lojës:

Kur semafori ndez dritën e kuqe, ndaloni dhe prisni. Kur semafori ndez dritën jeshile, kaloni në vijat e bardha. Sapo semafori të ndezë dritën e verdhë, duhet të bëni kujdes për veprimin e radhës. Në rast se mungon semafori, duhet të veproni sipas udhëzimeve të policit. Kur ai/ajo ngre tabelën e kuqe, duhet të ndaloni, ndërsa kur ngre tabelën jeshile, mund të kaloni.

Unë i zbatoj rregullat e kalimit në vijat e bardha. Nëse këto rregulla nuk respektohen nga të gjithë, shkaktohen aksidente automobilistike.

Provo veten

1. Vizato dhe ngjyros semaforin. Përshkruaj çfarë tregon secila ngjyrë e tij. 2. Luaj me shokët dhe shoqet e klasës lojën “Semafori”.

Zbato me korrektësi rregullat e saj.

This article is from: