1 minute read

Mësimi 1: Loja “Rrethi kërcimtar”

Kjo është një lojë që zhvillohet në hapësira të ndryshme dhe në shumë variante. Fillimisht, lojtarët vendosen në rreth, si në figurën e mëposhtme.

Fjalë kyçe:

Advertisement

rrethrrotullohet, kërcim, momenti i duhur.

Varianti 1: Merrni një spango ose një litar dhe lidhni në fund të tij një objekt të vogël (për shembull, një top tenisi). Mësuesi/ja vendoset në qendër të rrethit të krijuar nga nxënësit dhe e rrethrrotullon litarin paralel me dyshemenë. Kujdes! Që të mos e prekni spangon ose litarin gjatë kohës që rrotullohet, duhet të kërceni lart në momentin e duhur.

Varianti 2: Këtë lojë mund ta zhvilloni edhe në dyshe, me shokun ose shoqen tuaj. Paloseni më dysh litarin dhe tundeni në formë gjysmërrethi, paralel me dyshemenë. Ndërkaq, shoku/shoqja kërcen lart, duke bërë kujdes që të mos e prekë litarin.

Rregullat e lojës:

Kërceni sa më shpejt, në mënyrë që të mos e prekni litarin gjatë kohës që rrotullohet. Gjeni momentin e duhur për të bërë kërcimin mbi litar. Provo veten

1. Shiko me vëmendje figurën përbri dhe me ndihmën e shokut/shoqes së bankës përshkruaj variantin 3 të kësaj loje. 2. Si mendon, a është e vështirë kjo lojë? Pse?

This article is from: