
3 minute read
Mësimi 4: Vishemi sipas stinës
from Edukat fizike 3

Fëmijët janë shumë kureshtarë për botën që Fëm i rrethon. i Çdo gjë është në lëvizje. Shkencëtarët kanë Ç zbuluar se Toka lëviz rreth vetes, për rrjedhojë formohet dita dhe nata. Toka lëviz edhe rreth Diellit. Nga kjo lëvizje krijohen stinët e vitit. D Pranvera është stina e luleve. Moti fillon dhe Pr ngrohet, ndaj njerëzit vishen më lehtë. Kur luajmë, ngr duhet të dh t veshim rroba sportive prej pambuku dhe atlete të lehta. Vera është stina më e nxehtë e vitit. Shumë nga ne shkojnë për pushime në bregdet. Për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit, lyejmë fytyrën dhe trupin me kremin kundër djegies.
Advertisement
Fjalë kyçe:
stinët, toka, Dielli, pranvera, vera, vjeshta, dimri, veshje, lojëra, sëmundje.


Noti është një sport i bukur, që të zhvillon trupin dhe e mban atë të shëndetshëm. Kur shkojmë në plazh, veshim rroba banje dhe me ndihmën e prindërve mësojmë të notojmë.
Vjeshta është stina kur bien gjethet dhe moti freskohet. Njerëzit fillojnë të vishen me rroba pak më të trasha. Kur luajmë, duhet të veshim kostume sportive të lehta.
Dimri është stina më e ftohtë e vitit, ndaj të gjithë vishemi trashë. Fëmijët e duan dimrin se luajnë me topa bore. Në dimër, për shkak të uljes së temperaturave, njerëzit mund të sëmuren nga gripi. Prandaj këshillohet të hanë sa më shumë fruta e perime që përmbajnë vitaminën C, si dhe të pinë sa më shumë lëngje. Po kështu, ata duhet të merren me aktivitet fizik, për shembull: të ecin ose të vrapojnë në ajër të pastër, të bëjnë gjimnastikë, aerobi etj. D v F m N t t k f v


Provo veten
1. Çfarë sporti kryhet në dëborë? Po në ujë? 2. Përshkruaj si vishesh gjatë stinës së verës? Pse?
Provojmë njohuritë
a. Përmend disa nga pasojat që sjell përdorimi i duhanit dhe alkoolit.
b. Qarko me ngjyrë të kuqe sportet që zhvillohen në tokë, me
blu sportet që zhvillohen në borë dhe me të gjelbër sportet që e të gjelbër sportet që

zhvillohen në ujë. j





Aftësitë e mia
Kuptoj ndikimin e përdorimit të substancave që krijojnë varësi, siç janë: ilaçet, duhani, alkooli etj. Njoh rreziqet kur barnat merren pa praninë e prindërve apo një të rrituri tjetër të familjes. Analizoj situatat kur kam nevojë dhe kur mundem të përdor barnat.

EDUKIMI MBI MJEDISIN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM








TEMA 7
MJEDISI, LOJA DHE SHËNDETI
Një mjedis i pastër krijon kushtet për të qenë të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Në një mjedis të tillë, kryerja e aktiviteteve të ndryshme fizike bëhet më e lehtë dhe më e dobishme. Përmes lojërave, jo vetëm që argëtohemi, por zhvillojmë aftësitë tona fizike dhe teknike. Bëhemi më të shpejtë, më të fortë, më të shkathët e më të shëndetshëm. Lojërat që zhvillojmë me shokët/shoqet, na ndihmojnë të njohim dhe të zbatojmë disa rregulla të dobishme të sjelljes.