
1 minute read
Mësimi 1: Mjedisi rreth nesh
from Edukat fizike 3
Mjedis quhet gjithçka që na rrethon.
Të gjithë jemi të lidhur ngushtë me mjedisin ku jetojmë. Ne ndikojmë te mjedisi e për rrjedhojë, edhe ai ndikon te ne. Sa më i pastër të jetë mjedisi, aq më të shëndetshëm do të jemi. Në zona apo vende të ndryshme ka një shumë llojshmëri gjallesash dhe jogjallesash, pra themi se ka biodiversitet. Në mjedisin tonë gjenden bimë, kafshë, burime ujore, pasuri nëntokësore (minerale) e plot të mira të tjera, ndaj duhet të kujdesemi për të.
Advertisement

Fjalë kyçe:
mjedis, gjallesë, pastër, biodiversitet, ndotje, papastërti, jetë, sëmundje.
Detyra jonë kryesore është ruajtja e burimeve natyrore dhe e mjedisit në tërësi. Toka njihet ndryshe si “planeti i ujit”, sepse rreth 70% e sipërfaqes së saj përbëhet nga uji. Mungesa e higjienës së duhur është shkaku kryesor i ndotjes së ujit me mikroorganizma.
Ndotja e ujit, e ajrit dhe e tokës rrezikojnë jetën e çdo gjallese. Nga papastërtitë mund të shkaktohen sëmundje të ndryshme. Të gjithë duhet ta përdorim me kujdes ujin në shtëpi dhe në shkollë.


Provo veten
22 MARS Dita Botërore e Ujit

1. A ke qenë ndonjëherë me pushime në bregdet? Nëse po, çfarë të bëri përshtypje në plazh? 2. Ç’mendim ke për mjedisin ku banon? 3. Hulumto në internet si ndikon veprimtaria e njeriut në mjedis. 4. Rendit disa lojëra që mund të luhen në det, livadh, pyll apo edhe në oborrin e shtëpisë..