
1 minute read
Mësimi 2: Përdorimi me kujdes i barnave
from Edukat fizike 3
Shkaku kryesor i disa sëmundjeve janë bakteret. Bakteret janë mikroorganizma të formuara nga një qelizë, të cilat mund të mbijetojnë në ambiente të ftohta dhe të nxehta. Ato mund të gjenden mbi apo brenda pothuajse çdo materiali, apo jetojnë në vende si: toka, uji, ajri si dhe tek organizmi i njeriut dhe i kafshëve. Në trupin tonë gjenden baktere të mira dhe baktere që rrezikojnë shëndetin.
Fjalë kyçe: Bakteret e mira ndihmojnë në tretjen barna, sëmundje, shërim, recetë, mjek, helmim. e ushqimit dhe luftojnë bakteret e dëmshme. Këto të fundit shkaktojnë sëmundje si, pneumonia, sinuset, salmonella, infeksione të veshëve, syve, helmime, sëmundje lëkure etj. Në raste të tilla duhet të shkojmë për vizitë te mjeku përkatës. Zakonisht, për eliminimin e këtyre baktereve të dëmshme përdoren antibiotikët.
Advertisement

Ato merren vetëm me recetën e mjekut dhe kohëzgjatjen e përdorimit të tyre e përcakton vetëm ai. Përveç barnave që na jep mjeku, nuk duhet të përdorim asgjë tjetër. Në këtë mënyrë, ne mbrojmë shëndetin tonë nga çdo rrezik që mund të vijë prej përdorimit të gabuar të barnave.


Viruset janë edhe më të vogla se bakteret. Ato hyjnë në trupin tonë dhe shumohen. Në dallim nga bakteret, antibiotikët nuk mund t’i vrasin viruset. Disa sëmundje që shkaktohen prej viruseve janë: fruthi, rubeola, lija, ftohjet, gripi etj. Për t’i parandaluar ose për t’i kaluar sa më lehtë këto sëmundje, mjekët rekomandojnë vaksinimin, sidomos të fëmijëve.
Provo veten
1. Pse nuk mund të marrim barna pa recetën e mjekut? 2. Pse janë të dobishme vaksinat? Pyesni prindërit se cilat vaksina keni bëre deri më tani.