Johan MUKA - "Kursim apo investim - Kur është koha?!"

Page 24

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

23

vetin apo të fëmijëve, për shkak të mosnjohjes sa duhet të tregut dhe mundësive të tij, si dhe një qëndrim tradicional pritës dhe investues vetëm në pasuri të paluajtshme (apartamente, dyqane, kapanone, etj.) për t’i dhënë me qera. Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret? Së pari, bollëku i parave letër nga depozitat i bën bankat e nivelit të dytë më dembele, pasi nuk kanë rrezik për mungesë likuiditeti dhe këto para të lira mund t’i përdorin me rrezik gati zero në blerje bonosh thesari dhe obligacionesh shtetërore. Bankat nuk shqetësohen për mënyrën inovative dhe me perspektivë të sigurimit të parave, pasi i kanë me bollëk nga depozitat e kursimit të qytetarëve. Së dyti, depozitat e fryra të kursimeve ulin nivelin e qarkullimit të parasë në ekonomi, duke e bërë një pjesë të saj pasive dhe rentiere (thjesht arkëtohen para të pakta nga depozitat me afat). Së treti, prania e parave në depozita shton një siguri dehëse dhe ndjenjë mirëqënieje tek qytetarët që i kanë, duke i dembelosur më keq dhe duke pakësuar tek ata dëshirën për të rrezikuar për më shumë para dhe pasuri, duke prodhuar të mira materiale dhe shërbime më shumë ose mallra dhe shërbime të reja. Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që qytetarët të nxiten (orientohen) drejt investimit – d.m.th. t’i drejtohen bankave për portofole të ndryshme kreditimi për nevojat që ata kanë? Së pari, vetë bankat duhet të ofrojnë tek qytetarët nisma dhe mundësi investimi, nëpërmjet saj për qytetarët, ndryshe nga mbajtja thjesht e parave në depozita kursimi. Portofolet e investimit nëpërmjet bankave tregtare janë shumë të kufizuara dhe nuk i nxisin qytetarët të nxjerrin paratë nga depozitat ku i mbajnë dhe t’i investojnë. Së dyti, qeveria duhet të shikojë të tërheqë një pjesë të miliarda eurove kursime të qytetarëve në projekte masive publike, nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë (bonove) të investimit, duke garantuar një pjesë të vlerës së tyre, në vend që të shikojë vetëm paranë e shtrenjtë te sipërmarrësit privat nëpërmjet PPP-ve. Së treti, duhen ndërmarrë sa më shpesh fushata informimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët që të përdorin kanalet ekzistuese të investimit, duke pasur edhe kujdesin


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.