Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
Dinamika e projektit: ‘Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” Sondazh & forume studentore në Korçë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër
MANUALI I STUDENTIT NË KUSHTET E MËSIMIT ONLINE Nga dinamika e projektit: ‘Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë”
Drejtues i projektit: Johan MUKA
Sondazh & forume studentore në universitetet publike në Korçë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër
Tiranë, 2021
2
ABC Tirana Club
Botues: www: abctiranaclub.wordpress.com Email: abctiranaclub@gmail.com P/Box: 1402, Tirana, Albania Tel: 00355693632767 Drejtues i projektit: Johan MUKA Design & Layout:
Bujar KAROSHI
Ilustrimi fotografik:
ISBN:
978-9928-353-00-9
©: ABC Tirana Club Ky botim është një nga produktet e projektit studentor “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë”, realizuar me financimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC. Pikëpamjet e vlerësimet që prezantohen në të, janë të autorëve të këtij publikimi dhe jo domosdoshmërisht janë të njëjta dhe me pikëpamjet e vlerësimet e financuesit.
Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603 (Viber). Tel. 068 65 08 441 (WhatsApp). E-mail: mbbotime@gmail.com Tiranë, 2021
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
3
Të studiosh në universitetin virtual
K
alimi i zhvillimit të mësimit nga auditorët realë për në auditorët virtualë ka qenë një njoftim i pritshëm për studentët. Mbrojtja nga efektet negative të përhapjes së virusit Covid-19 në mjediset kolektive diktonte vijimin e programit mësimor në distancë gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2019 – 2020. Por, të gjithë e kemi menduar lockdown-in si një “punë javësh” dhe më pas rikthim në mjediset e fakulteteve. Për fatin e keq të të gjithëve kjo nuk ndodhi. I gjithë semestri i dytë u realizua online. Po kështu dhe semestri i parë në vitin akademik 2020 – 2021. Ka kaluar një vit që prej mbylljes dhe kufizimeve drastike dhe askush nuk di të thotë se sa do të vijojë universiteti virtual. E njëjta gjë po ndodh kudo në Shqipëri dhe në planet. ABC Tirana Club, si një organizatë studentore me aktivistë dhe bashkëpunëtorë në të gjithë rrjetin universitar të Shqipërisë, nuk mund të qëndronte mënjanë dhe duarkryq në këtë periudhë. Aplikimi për realizimin e një projekti në ndihmë të studentëve rezultoi efektiv. Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC, e gjykoi me vlerë projektin “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë”, i cili kishte në fokus studentët në universitetet publike “Ismail Qemali” Vlorë, “Fan Noli” Korçë, “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, “Eqerem Çabej” Gjirokastër dhe “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Angazhimi i ABC Tirana Club ka qenë jo vetëm identifikimi i problematikave me të cilat u përballën nga muaji mars 2020 studentët në këto universitete, por dhe ofrimi i një pakete informacioni e udhëzimesh praktike, që ata të jenë të aftë në
4
ABC Tirana Club
kryerjen e programit studimor në distancë. Përgatitja e kësaj broshure didaktike, e cila do të shpërndahet në print dhe virtualisht në të gjithë sistemin universitar të vendit, është një mundësi që të shpërndajmë informacion të domosdoshëm e të dobishëm, për njohuri dhe shprehi për maksimalizimin e përpjekjeve të studentëve në kushtet e mësimit online. Në kohë të vështira shumë individë, grupime a komunitete marrin përsipër të bëjnë “doktorin” e situatës; të lëshojnë “receta” për përmirësimin dhe tejkalimin e gjendjes. ABC Tirana Club ka sigurinë se përfshirjen e bazon tek situata konkrete, tek problemet konkrete, duke ndarë mendime, pikëpamje dhe projeksione alternativash me studentët, duke futur në lojë dhe aleatët tanë që na mbështesin pa asnjë ngurrim, pedagogët, të cilët dhe ata janë nën agresionin e pandemisë. Fokusi konkret për këtë projekt, na mban në distancë nga “gjithologët”, të cilët i gjen me shumicë si kudo dhe në mjediset universitare, duke shpërndarë ku të munden “këshillat” e tyre. Në forumet studentore që kemi realizuar në Korçë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, dhe në Gjirokastër, kontributi i ABC-së u mirëprit dhe u vlerësua drejtpërdrejt. Në kohën e kufizimeve dhe ndalimeve që janë ndërmarrë në gjithë territorin e vendit nga masat dhe protokollet anticovid, ABC Tirana Club ishte mes studentëve, duke dëgjuar mendime dhe vlerësime që ata kishin, për vështirësitë dhe problematikat me natyrë objektive dhe subjektive që hasnin, si dhe pritmëritë që kishin për sezonin e provimeve. Në bashkëbisedimet me ta, në prezencë dhe të ekspertëve të teknologjisë së informacionit, fokusi ishte tek përshtatja në kushtet e shtëpisë, si dhe përdorimi i aplikacioneve më efektive për ndjekjen e leksioneve e seminareve, njohjen dhe familjarizimin me mundësitë e platformave virtuale të komunikimit në grup, për realizimin e testeve pjesore ose përfundimtare, përgatitjen e detyrave të kursit, hulumtimin virtual për literaturën e detyrueshme dhe atë fakultative etj. Edhe në këtë projekt studentor, ABC-ja duke u ndalur tek problematika konkrete, realizoi produkte konkrete, duke ndërmarrë
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
5
hapa konkrete, të ndjeshme dhe në ndihmë të komunitetit. Mësimi online në universitetet e vendit është aktualisht një realitet. Sigurisht, në këtë aspekt ka dhe kontributorë të tjerë: është Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe agjencitë publike në varësi të saj, janë administratat e universiteteve me strukturat e tyre akademike, ka aktorë të tjerë nga sektori publik apo shoqëria civile, po ashtu të përfshirë. Pa mbivendosje dhe pa asnjë grimë xhelozie në këtë fluks angazhimesh, ABC Tirana Club përpiqet që të jetë krah studentëve në këto kohë të pazakonta. Të investohet për gjithçka mundet. Duke shpresuar një rikthim sa më të shpejtë në normalitetin universitar, tek gjallëria e auditorëve, mjediseve të laboratorëve të kërkimit dhe praktikave, tek hapësirat dinamike ku studentët diskutojnë, propozojnë e lobojnë – siç dinë ata - por dhe aty ku argëtohen e zbaviten. Johan MUKA Drejtues i projektit Tiranë, 7 Mars 2021
6
ABC Tirana Club
GRUPI STUDENTOR I PUNËS
Johan MUKA, drejtues i projektit Endi MULLAJ Reneo HADJA Enida HAJDËRLLI Tomas TEREZI Kristi TANE Savio HADJA
GRUPI I EKSPERTËVE TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Prof. Assoc. Dr. Edlira MARTIRI Dr. Isidor KOKALARI Dr. Elior VILA Rovena DIBRA Ana TAUSHANI Nikolin DRABO
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
Me zbatimin e projektit “MAKSIMIZIMI I PERFORMANCËS SË STUDENTIT NË AUDITORËT VIRTUALË”, ABC Tirana Club ka synuar:
¦ të nxisë ide dhe përdorim të aplikacioneve e metodave kreative, për të optimizuar sa më shumë angazhimin e studentëve në procesin e studimor e kërkimor, për realizimin virtual të ciklit të leksioneve, seminareve, shlyerjen e detyrimeve semestrale, plotësuese dhe vjetore, në kushtet e zhvillimit të kurrikulës në distancë; ¦ të ndikojë përmes ekspertizës profesionale tek studentët për të menaxhuar sa më mirë procesin e zbatimit të kurrikulës brenda dhe jashtë auditorëve në kushtet e mësimdhënies virtuale; ¦ t’i japë drejtuesve në fakultete dhe departamente një situacion real dhe të pavarur mbi perceptimet dhe vlerësimet e studentëve në përballjen e tyre me kushtet e mësimit online.
7
8
ABC Tirana Club
Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402 Tiranë. Email: abctiranaclub@gmail.com Më shumë info: www.abctiranaclub.wordpress.com apo në llogaritë e ABC Tirana Club në rrjetet sociale.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
9
PËRMBAJTJA KAPITULLI 1 NJË PROJEKT I STUDENTËVE PËR STUDENTËT - Ndërhyrje për të zbutur efektet e pandemisë në mjediset universitare .................................................. 12 - Ndihmë për të përshpejtuar përshtatjen në kushtet e reja ................................................................14 - Qëllimi dhe produktet e projektit .................................... 15 - Grupi i ekspertëve të përfshirë ........................................ 17 KAPITULLI 2 PËRGJIGJET E PYETËSORIT, PERCEPTIME DHE VLERËSIME TË STUDENTËVE MBI ZHVILLIMIN E MËSIMIT ONLINE - Jo vetëm konstatues, por dhe kontributorë .................. 24 - Karakteristika të kampionit të përzgjedhur ................... 25 - Modeli i pyetësorit që u aplikua ...................................... 26 - Infrastruktura në shërbim të studentëve ...................... 31 - Angazhimi për procesin mësimor ................................... 32 - Performanca e pedagogëve dhe komunikimi në distancë ........................................................................ 35 - Faktorët më pozitivë dhe më negativë në proces ......... 39 KAPITULLI 3 PËRPARËSITË DHE MANGËSITË NË PROCESIN E MËSIMIT ONLINE - Ndjekja e studimeve në distancë që në shekullin XVIII ............................................................... 42 - Kostot e mjedisit virtual ................................................... 43 - Avantazhe për studentët dhe pedagogët ...................... 46
10
ABC Tirana Club
- Disavantazhe në ndjekjen e mësimit online .................. 48 - Programe dhe sisteme efikase ........................................ 50 - Gjashtë strategji që maksimalizojnë performancën e studentëve ...................................................................... 52 KAPITULLI 4 PASQYRIMI MEDIATIK I PROJEKTIT - Interesimi për mendimet e studentëve në prag të vitit të ri akademik ................................................................... 56 - Forumet: Cilat janë problematikat me të cilat hasen studentët ................................................................ 57 - Galeria fotografike e forumeve studentore ................... 58 SHTOJCA PROMOCIONALE
- Profili dhe angazhimi i një organizate studentore ........ 68 - Projektet e realizuara dhe fokusi ................................... 69 - Si mund të na kontaktosh? ............................................. 78
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
Kapitulli 1 NJË PROJEKT I STUDENTËVE PËR STUDENTËT ¦ Ndërhyrje për të zbutur efektet e pandemisë në mjediset universitare ¦ Ndihmë për të përshpejtuar përshtatjen në kushtet e reja ¦ Qëllimi dhe produktet e projektit ¦ Grupi i ekspertëve të përfshirë
11
12
ABC Tirana Club
Ndërhyrje për të zbutur efektet e pandemisë në mjediset universitare Situata e krijuar në vendin tonë nga COVID-19, si kudo, edhe në sistemin universitar dha efekte negative të menjëhershme. Krijoi kufizime dhe ndalime në rrjedhën normale të zhvillimit të programit mësimor dhe shkencor në fakultete, shkaktoi vështirësi dhe problematika për studentët në të gjitha nivelet e studimit, për të vijuar realizimin e kurrikulës brenda mjediseve universitare. Bllokimi i menjëhershëm i realizimit të leksioneve, seminareve, praktikave e laboratorëve në auditorë, duke kaluar në komunikim online ishte një rrugëzgjidhje e detyruar nga vendosja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore1 në të gjithë territorin e vendit, e shoqëruar me shumë kosto për marrjen e njohurive dhe shprehive nga studentët. Nga informacionet që ka marrë periodikisht ABC Tirana Club përmes aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve në universitetet e vendit, vijimi i mësimit në kushtet online është shoqëruar me shumë problematika organizative dhe infrastrukturore, sidomos në javët e para të lockdown-it, të cilat kanë krijuar stres, konfuzion dhe boshllëqe tek studentët në semestrin e dytë të vitit akademik 2019 – 2020 (periudha pas 10 marsit e në vijim). Duke qenë mjedise kolektive, universitetet, u vlerësuan me risk shumë të lartë për përhapjen e virusit të rrezikshëm, ndaj dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë lëshoi një urdhër me 1 Qeveria shqiptare, nisur nga situata e krijuar nga përhapja e virusit Covid-19 dhe regjistrimi i rasteve të para të humbjes së jetëve, shpalli më datë 24 mars 2020, në të gjithë territorin e vendit “gjendjen e fatkeqësisë natyrore”. Vendimi nr.243 i Këshillit të Ministrave, të asaj date, u propozua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bazuar në Kushtetutën e Republikës dhe në ligjin nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”. Vendimi i shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë, për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, përmbante një sërë kufizimesh për të drejtat e qytetarëve si dhe për funksionalitetin e institucioneve publike dhe aktivitetin privat. Më herët, më 15 mars 2020, pasi u regjistrua vdekja e parë e një qytetareje, 73 vjeç, nga coronavirusi, Këshilli i Ministrave miratoi një akt normativ, (nr.3), “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
13
afat dyjavor2 për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike të vendit. Por kalimi i vijimit të mësimit online në universitete zgjati për të gjithë semestrin e dytë të vitit akademik 2019 – 2020. Vijoi dhe gjatë gjithë semestrit të parë të vitit akademik 2020 - 2021 dhe askush nuk di se kur studentët do të mund të kthehen në auditorë. Me zhvillime “sa hap e mbyll dytë”, studentët u gjendën në situata problematike për vazhdimin e procesit mësimor. Ishin të papërgatitur në funksionalitetin e procesit online, pa instruksione bazike apo testime të ndryshme, si dhe një pjesë e mirë e tyre kishte mungesa në infrastrukturën e nevojshme në vendet e qëndrimit: linja e internetit jo në parametrat e duhur, si dhe pasja e pajisjeve të papërshtatshme elektronike, për t’u bërë pjesë e platformave virtuale të komunikimit të zgjedhura nga pedagogët e lëndëve. Nga ana tjetër dhe pedagogët u gjendën po ashtu të papërgatitur për sfidën e menaxhimit të mësimit në distancë. Një pjesë e mirë e tyre, mes tyre dhe nga ata që janë pedagogë shumë të spikatur në mësimdhënien në auditorë – nuk u përshtatën menjëherë me rrethanat e online-t, duke mos pasur aftësinë e përvetësimit menjëherë të platformave virtuale të komunikimit në grup, duke mos implementuar mënyra efektive të prezantimit të temave të lëndës në kushtet e zhvillimit të mësimit përmes internetit, duke mos qenë në gjendje për nxitjen e interaktivitetit mes studentëve - si një element shumë atraktiv kur mësimi zhvillohet drejtpërdrejt në auditor. Pikëpyetje lindën për mjaft degë universitare, që në kurrikulat e tyre kanë shumë orë laboratorësh apo punësh praktike, të cilat në kushtet e kufizimeve nga Covid-19, si dhe mësimi në distancë nuk bëheshin të mundura. Pandemia e koronavirusit konfirmoi dhe se situata nuk do të kishte rikthim të shpejtë në normalitet. Po kalohej në spirale Urdhër i Ministrit të Arsimit, nr. 91, datë 09.03.2020 “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike”. Urdhri ishte reflektim i paketës së masave anticovid që kishte marrë po atë ditë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe parashikonte ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike për një periudhë dyjavore nga hyrja ne fuqi e urdhrit, “me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”. 2
14
ABC Tirana Club
të tjera të dinamikës së infektimit të popullatës, duke treguar se efektet e pasigurisë dhe rrezikut do të ishin prezente për një kohë të gjatë, duke mbajtur të kufizuara dhe të bllokuara mjaft aktivitete e veprimtari qofshin dhe nga më jetiket.
Ndihmë për të përshpejtuar përshtatjen në kushtet e reja Si një sinergji studentore, ABC Tirana Club nuk mund të qëndronte mënjanë dhe indiferente me situatën kritike që po ndodhte në sistemin universitar të vendit. Bërthama e ABC-së që ndjek studimet në profilet e informatikës ishte më aktive për ndërhyrjen, duke menduar dhe konceptuar një investim konkret, për një rrethanë konkrete. Shkrimi i projektit “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” u pa nga aktivistët dhe bashkëpunëtorët e ABC Tirana Club, si një suport “nga studentët për studentët”, për të ndihmuar dhe përshpejtuar përshtatjen në kushtet e reja të kufizimeve dhe bllokimit, për të amortizuar sa më shumë pengesat dhe problematikat nga zhvillimi i kurrikulës online. Që në fillesat e veta projekti u pa si një përpjekje për të ndikuar tek studentët me njohuri dhe shprehi që ata të jenë sa më efektivë në kushtet e komunikimit në distancë; në ndjekjen e leksioneve e seminareve, në komunikim me pedagogët dhe personelin akademik, në shfrytëzimin e literaturës detyruese dhe plotësuese përmes internetit, në realizimin e detyrave të kursit apo temat e diplomave etj. Për të ndikuar që përmes ekspertizës profesionale studentët të menaxhojnë sa më mirë procesin e zbatimit të kurrikulës brenda dhe jashtë auditorëve në kushtet e mësimdhënies virtuale, duke nxitur ide dhe metoda kreative dhe praktike për të optimizuar sa më shumë angazhimin online të studentëve në kushtet e zhvillimit të programit në distancë. Projekti u kompozua që përfituesit e drejtpërdrejtë të jenë studentët. Për t’i aftësuar dhe familjarizuar ata me aplikacione të nevojshme në infrastrukturën që ata kanë në përdorim, për të
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
15
ndjekur ritmin e procesit mësimor online, për t’i mbajtur aktivë në komunikimin me pedagogët por dhe me njëri - tjetrin, efektivë në kërkimin dhe shfrytëzimin e literaturës e database-ve të ndryshme, si dhe rezultativë në shlyrjen e detyrimeve nga kurrikula në formën e detyrave të kursit, temave të diplomës etj.
Qëllimi dhe produktet e projektit Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC, vendosi ta financojë projektin “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” të ABC Tirana Club, pasi e gjeti efektiv dhe në sinkron me një nga drejtimet e Thirrjes që publikoi në vitin 2020, e lidhur “me iniciativa inovative për të përmirësuar situatën e krijuar nga COVID-19”. Krahas qëllimit thelbësor për të ndikuar tek studentët me njohuri dhe shprehi që ata të jenë në gjendje të jenë sa më efektivë në kushtet e komunikimit në distancë, projekti gjithashtu kërkonte nxitjen e studentëve që të menaxhojnë sa më mirë komunikimin virtual në shërbim të aktivitetit të tyre jashtë auditorëve: në realizimin e nismave, projekteve në fushat e tyre të interesit, duke mos ngadalësuar dhe frenuar rolin dhe ndikimin e tyre individual apo në grup në përmirësimin e kushteve të jetesës, të argëtimit, të kontributit social etj. Projekti ka pasur objektiv realizmin e një sondazhi me studentë nga 6 universitetet publike të vendit: “Luigj Gurakuqi” në Shkodër; “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan; “Aleksandër Moisiu” në Durrës; “Fan Noli” në Korçë; Eqerem Çabej” në Gjirokastër dhe “Ismail Qemali” në Vlorë, për të mbledhur mendime dhe vlerësime të tyre mbi ecurinë e semestrit të dytë të vitit akademik 2019 - 2020, që u zhvillua tërësisht online. Gjetjet e sondazhit do të ishin një lëndë konkrete për realizimin e forumeve (workshop-ve) studentore, me prezencën dhe të ekspertëve të teknologjisë së informacionit – si një format efikas për të ndarë eksperienca nga mësimi në distancë, për njohjen dhe familjarizimin me aplikacione e metoda praktike në procesin e komunikimit virtual, për t’u përshtatur sa më shumë me
16
ABC Tirana Club
vijueshmërinë e zbatimit të kurrikulës studimore dhe shkencore për studentët dhe pedagogët. Në kushtet e kufizimeve nga masat dhe protokollet anticovid që ka ndërmarrë autoriteti publik shëndetësor,3 realizimi i forumeve do të ishte me pjesëmarrje të reduktuar, ndaj dhe ABC Tirana Club në kompesim të kësaj e ka vlerësuar me shumë rëndësi konceptimin dhe hartimin e këtij publikimi përmbledhës të projektit. Duke e shikuar si një manual didaktik të dobishëm (në versionin online), për të zgjeruar bazën e përfituesve nga projekti. Gjatë gjithë zbatimit të projektit, ABC Tirana Club zhvilloi dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi, për të bërë sa më publike objektivat dhe rezultatet e projektit “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë”. Duke krijuar hapësira në mediat klasike dhe ato të reja, sidomos në rrjetet sociale ku janë të angazhuar aktualisht më shumë studentët. Duke publikuar njoftime, artikuj, si dhe materiale pamore, foto e inserte audiovizive nga procesi i realizimit të projektit. Në mënyrë të përmbledhur produktet e projektit kanë qenë: - realizimi i një sondazhi me 550 studentë nga 6 universitetet publike në Shkodër, Elbasan, Durrës, Gjirokastër dhe Vlorë, mbi mendimet e vlerësimet e tyre për zhvillimin e procesit mësimor online gjatë semestrit të dytë, në vitin akademik 2019 – 2020; - realizimi i 6 forumeve (workshop-eve) me studentët në universitetet publike që janë në fokus të projektit, me prezencë dhe të ekspertëve të teknologjisë së informacionit, mbi menaxhimin e mësimdhënies në auditorët virtualë, në përfshirjen e aplikacioneve dhe metodave kreative efektive në komunikimin pedagog – student dhe mes studentëve, për të vijuar me efektivitet zbatimin e kurrikulës mësimore dhe veprimtaritë jashtë universitare;
Më 17 nëntor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve, një trupë vendimamrrëse, me përbërje të përfaqësuesve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe institucione e agjenci të tjera publike, shpalli një paketë masash anticovid, mes të cilave dhe që “të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura”. Edhe në kohën e përgatijes së këtij publikimi (deri më 14 mars 2021) kjo masë është ende në fuqi.
3
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
17
- hartimi dhe publikimi i një udhëzuesi profesional e praktik (në versionin online), në kushtet e zhvillimit të kurrikulës programore në distancë; - zhvillimi i një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi, me publikime në mediat klasike dhe të reja si dhe në rrjetet sociale të përmbajtjeve mbi dinamikën e projektit në të gjitha fazat e zbatimit, duke përfshirë mendimet dhe vlerësimet e studentëve për problematikat dhe sfidat e përballimit të mësimit në distancë.
Grupi i ekspertëve të përfshirë ABC Tirana Club i ka kushtuar dhe i kushton një rëndësi shumë të madhe përfshirjes dhe angazhimit të ekspertëve, si një element që ndikon dhe ndihmon në zbatimin cilësor të projekteve. Duke pasur rrënjë në mjediset universitare, afrimi dhe përfshirja e pedagogëve, studiuesve dhe kërkuesve nga fusha të ndryshme është një proces natyral për ABC-në. Ata kanë qenë dhe mbeten aleatët më të dobishëm në diskutimet për tema dhe çështje ku investohet, kanë qenë dhe mbeten kontributorë mbresëlënës në projektet që kanë përfunduar, projektet që janë në zbatim e sipër, apo ide që nesër mund të jenë projekte e programe për zbatim. Për “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” kontributi i ekspertëve filloi që në konceptimin e objektivave dhe planifikimin e produkteve, gjithashtu dhe në fazën e realizimit të forumeve duke i konfiguruar ato me sens praktik për studentët pjesëmarrës. Duke pasur kontakte dhe lidhje me aktivistë dhe bashkëpunëtorë në të gjitha universitetet e shkollat e larta, publike dhe jopublike, preferenca e ABC-së ishte për të afruar ekspertë lokalë, rezidentë në qytetet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre 6 universitetet publike: “Luigj Gurakuqi” në Shkodër; “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan; “Aleksandër Moisiu”, Durrës; “Fan Noli”, Korçë; Eqerem Çabej”, Gjirokastër dhe “Ismail Qemali” në Vlorë. Kjo përzgjedhje kishte të paktën dy arsye kryesore. Së pari, në këtë mënyrë përfshiheshin njerëz jo vetëm kompetentë në fushën e teknologjisë së informacionit, por dhe
18
ABC Tirana Club
njohës të mirë të realitetit lokal, të problematikave me të cilat hasen studentët gjatë zhvillimit të mësimit në distancë. Së dyti, kufizimet dhe ndalesat nga masat dhe protokollet antiCovid, na detyronin që nëpër qytete të lëviznim me staf efiçent, të domosdoshëm, për më shumë siguri ndaj ekspozimit të infektimit nga koronavirusi. ABC Tirana Club ndjehet e nderuar për grupin e ekspertëve të përfshirë në projekt, të cilët pranuan bashkëpunimin dhe kontribuan në mënyrë profesionale dhe interaktive gjatë zhvillimit të forumeve, duke parashtruar aspekte kryesore të ndjekjes së mësimit virtualisht, por dhe me predispozitë maksimale për të dëgjuar dhe dhënë përgjigje për çdo pyetje a interesim që kishte nga studentët prezentë. Ekspertët e teknologjisë së informacionit ishin bashkëpunues me pjesën e stafit në koordinimin për kohën e realizimit të forumeve, vendin dhe detaje të tjera administrativoorganizative. Edhe ky publikim që po qarkullon për studentët në rrjetin universitar të vendit, si dhe të gjithë të interesuarit, është pjesë e kontributit të tyre, pasi janë përfshirë dhe pjesë nga prezantimet gjatë forumeve. Prof. Assoc. Dr Edlira Martiri, nga vitit 2008 e në vijim është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ajo ka pjesëmarrje aktive dhe kontribute konkrete në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, si në Zvicër, Spanjë dhe Norvegji. Është autore dhe bashkëautore në publikime shkencore (monografi, artikuj, prezantime), në konferenca, seminare, workshop-e etj., pjesëmarrëse në grupe pune, juri dhe ekipe ekspertësh në fushën e sistemeve kompjuterike me aktivitet në Shqipëri, në vendet e Ballkanit Perëndimor etj. Ajo ka ofruar ekspertizën e saj nga pjesëmarrja në grupe, borde e nukle profesionale jashtë vendit si, në SHBA, Poloni, Uells, Hollandë etj. Nga
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
19
viti 2020, ka angazhim në komisionet e mbrojtjes së doktoraturave pranë universiteteve publike dhe jopublike në vendin tonë. Njeh gjuhët angleze, italiane, gjermane dhe norvegjeze. Dr. Elior Vila, përgjegjës i Departamentit të Informatikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ka kryer studimet në Inxhinierinë Kompjuterike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Politiknik të Tiranës. Kualifikimet në Master dhe Doktoraturë i ka kryer pranë Universitetit Teknik në Sofje të Bullgarisë, përmes bursave të Shërbimit Gjerman për Shkëmbimet Akademike, DAAD. Krahas mësimdhënies me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, si lektor me kohë të plotë prej vitit 2011 e në vijim, dr. Vila, ka kontribute dhe në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës; në New York University në Tiranë, si dhe në disa fakultete të Universitetit Teknik në Sofje të Bullgarisë; gjithashtu dhe në projekte të ngjashme shkëmbimi akademik, në Republikën Çeke, Rumani, Poloni, Gjermani, Austri etj. Dr. Vila është autor dhe bashkëautor dhe për një sërë punimesh shkencore të prezantuara dhe publikuara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Njeh shumë mirë gjuhët angleze, gjermane, bullgare dhe italiane. Dr. Isidor Kokalari, ka nisur mësimdhënien në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër që në vitin 1998, në Departamentin e Fizikës, ku dy vite më pas filloi angazhimin me kohë të plotë. Në vitin 2010 realizoi doktoraturën në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës në fushën e fizikës. Prej tetorit të vitit 2018 dr. Kokalari është zëvendësdekan i
20
ABC Tirana Club
Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Ai ka shumë kontribute dhe përfshirje në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit, me punime kërkimore e studimore, si organizator a bashkëorganizator në veprimtari të ndryshme, moderator, ekspert etj., si dhe ka prezencë me mësimdhënie edhe në universitete të tjera publike ose jopublike të vendit. Dr. Kokalari është përfshirë dhe në mjaft projekte e programe të shoqërisë civile, kryesisht si trajner për kualifikime dhe koordinator. Njeh shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane. Msc. Ana Taushani, specialite IT-së në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Është njëkohësisht dhe pedagoge e jashtme në këtë universitet për lëndën “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Sisteme informacioni në ekonomi”. Ka kryer Masterin Shkencor pranë fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, për profilin “Sisteme Informacioni në Ekonomi”. Ajo ka përvoja pune dhe si eksperte e marketingut për promocionin e produkteve, pranë RedBull Company në Tiranë; si eksperte e IT-së pranë Agjencisë së Zhvillimit Eknomik Lokal, AULEDA, në Vlorë; trajnere në projektin zvicerian “Swiss Contact” për programin kualifikues për studentët, në krijimin e faqeve web duke përdorur HTML dhe CSS etj. Njeh shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane. Nikolin Drabo, ka kryer studi -met për inxhineri kompjuterike në Universitetin e Modenës dhe Reggio Emilia në Itali dhe me një eksperiencë mbi 15-vjeçare si web programues dizajner. Ai ka përvojë angazhimi si administrator rrjeti dhe sistemi në PROTIK, Tiranë; në DEFEX dhe Blu Computers në Korçë, si dhe ICTS Lab
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
21
po në këtë qytet. Drabo ka qenë mësues në shkollat jopublike TIK dhe ALC në qytetin e Korçës. Aktualisht ai po punon si inxhinier kompjuteri në Radio Emanuel në qytetin e Korçës, ku menaxhon dizajnin dhe përmbajtjen e website-t zyrtar të saj, bën editimin e përmbajtjeve audio, si dhe mbikëqyrjen teknike dhe IT-në. Njeh shumë mirë gjuhët angleze, italiane dhe turke. Rovena Dibra-Mesi, aktualisht specialiste e Teknologjisë së Informacionit pranë Bibliotekës Universitare dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Angazhimi i saj profesional është për mirëmbajtjen e sistemit kompjuterik, monitorim i mediatekës, monitorim i sallës së konferencave, si dhe është pjesë e grupit të punës për pasurimin e fondit të ADSH-së (biblioteka digjitale). Ajo kontribuon dhe për sistemin e menaxhimit Esse3, si dhe përditësimin e website-t zyrtar të bibliotekës dhe arkivës digjitale në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Para se të kryente studimet në degën Informatikë, Dibra ka qenë e angazhuar si mësuese e IT-së në shkollën jopublike “Shpresë për të ardhmen”; pranë Kompanisë së Sigurimeve “Sigal UNIQA”, si agjente e marketingut; si dhe mësuese në lëndën e Informatikës në shkollën jopublike “Përparimi”.
22
ABC Tirana Club
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
23
Kapitulli 2 PËRGJIGJET E PYETËSORIT, PERCEPTIME DHE VLERËSIME TË STUDENTËVE MBI ZHVILLIMIN E MËSIMIT ONLINE ¦ Jo vetëm konstatues, por dhe kontributorë ¦ Karakteristika të kampionit të përzgjedhur ¦ Modeli i pyetësorit që u aplikua ¦ Infrastruktura në shërbim të studentëve ¦ Angazhimi për procesin mësimor ¦ Performanca e pedagogëve dhe komunikimi në distancë ¦ Faktorët më pozitivë dhe më negativë në proces
24
ABC Tirana Club
Jo vetëm konstatues, por dhe kontributorë Duke zgjedhur një fokus konkret nga dinamika universitare në periudhën e pandemisë Covid-19, ABC Tirana Club zhvilloi dhe një sondazh me studentët, duke aplikuar një pyetësor mbi aspekte nga më të ndryshmet, të cilat identifikonin perceptimet dhe vlerësimet e tyre mbi kushtet e zhvillimit të mësimit. Periudha e zhvillimit të sondazhit u përcaktua nga 28 shtator deri më 26 tetor 2020, në harkun kohor të katër javëve. Kjo për ABC-në nuk ishte zgjedhje rastësore. Sepse: Së pari, i gjithë semestri i dytë, në vitin akademik 2019 – 2020 u realizua online në sistemin universitar të vendit. Kjo situatë, e paprovuar më parë, përbënte një precedent që duhej vlerësuar në të gjitha aspektet – në zhvillimin e leksioneve, seminareve, praktikave e laboratorëve, si dhe për provimet, të pjesshme ose finale. Studentët në 6 universitetet publike, “Ismail Qemali” në Vlorë, “Fan Noli” në Korçë, “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, “Eqerem Çabej”në Gjirokastër dhe “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kishin mbyllur një cikël të plotë të mësimit në distancë, ndaj dhe kishin çfarë të tregonin për eksperiencat e tyre, për avantazhet e disavantazhet e online-it. Së dyti, ABC Tirana Club synonte që të mos ishte vetëm konstatuese në projekt, duke koleksionuar vetëm problematika. Projekti ishte dizajnuar që të kishte dhe kontribut konkret në përmirësimin e gjendjes. Kjo duke bërë publike anën problematike të mësimit virtual në universitete, si dhe duke u përpjekur për të ndarë me studentët udhëzime praktike që ata të përballonin sa më mirë zhvillimin e programit në distancë, për të maksimalizuar rezultatet e tyre. Ndaj dhe publikimi i gjetjeve kryesore të sondazhit para fillimit të vitit akademik 2020 – 2021 ishte në favor të këtij synimi.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
25
Karakteristika të kampionit të përzgjedhur Nga grupi i punës fillimisht u konceptua dhe u ndërtua një format pyetësori, që të përfshinte elementet kryesore të zhvillimit të mësimit në distancë nga studentët, si niveli i frekuentimit të seancave të leksioneve, seminareve etj., inventari personal për komunikimin me platformat që ishin zgjedhur nga pedagogët, cilësia e aksesit dhe shpejtësia e internetit, vlerësimi i tyre për kontaktet me pedagogët, me njëri – tjetrin, me administratën etj., niveli i prezantimeve nga ana e pedagogëve, cilët ishin faktorët më pozitivë si dhe ato negativë gjatë zhvillimit të mësimit në distancë etj. Pas disa konsultimeve paraprake që u bënë me studentë e pedagogë, por dhe ekspertë të organizimit të sondazheve, grupi i punës arriti në një version final, ku pyetjet ishin të kuptueshme dhe ndiqej një rrjedhë logjike në renditjen e pyetjeve. Në finalizim të procesit numri i pyetjeve u reduktua në 18, për të mos e bërë të lodhshëm plotësimin e pyetësorit, duke u përqendruar tek çështjet më thelbësore me të cilat përballen studentët në periudhën e pandemisë Covid-19. Pjesëmarrës në sondazh ishin 550 studentë, të ndarë proporcionalisht në 6 universitetet publike: “Ismail Qemali” në Vlorë, “Fan Noli” në Korçë, “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, “Eqerem Çabej” në Gjirokastër dhe “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, duke përfshirë si nga ata në nivelin e studimeve Bachelor, ashtu dhe ata në Master. Numri u konsiderua nga ekspertët e sondazheve si përfaqësues për të arritur në gjetje dhe tregues afër realitetit universitar shqiptar. Faktikisht në sondazh rezultuan të jenë 315 vajza, ose 57% e të pyeturve dhe 235 djem, ose 43%. Mosha mesatare e kampionit ishte 21.6 vjeç, kurse ndarja e studentëve sipas nivelit të studimeve ishte: 357 ose 65% , në nivelin Bachelor; 132 studentë, ose 24% në nivelin Master Shkencor dhe 61 prej tyre, ose 11%, ndiqnin studimet në nivelin Master Profesional.
26
ABC Tirana Club
PYETËSOR “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” Të dhëna të përgjithshme I.Gjinia
c Vajzë
II.Mosha
Vjeç……
c Djalë
III.Vendlindja…………........... 1.Qarku………........ 2.Bashkia .........……. IV.Universiteti…………......... 1.Fakulteti……….... 2.Dega ..........……….. V.Niveli i studimeve c Bachelor
c Master Shkencor
c Master profesional 1- GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT MË SHUMË JU PËRDORËT PËR KOMUNIKIM c celularin? c kompjuterin personal? c laptop-in? 2- GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT MË SHUMË JU PËRDORËT PËR KOMUNIKIM c aksesin audio? c aksesin audioviziv? 3- GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I PËRQENDRIMIT TUAJ, KRAHASUR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË c më i mirë? c shumë më i mirë? c njësoj? c më i keq c shumë më i keq?
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
27
4- GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I FREKUENTIMIT TUAJ, KRAHASUAR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË c më i mirë? c shumë më i mirë? c njësoj? c më i keq c shumë më i keq? 5- GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I PËRGATITJES SUAJ PËR LËNDËT, KRAHASUAR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË c më i mirë? c shumë më i mirë? c njësoj? c më i keq c shumë më i keq? 6- GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I SHFRYTËZIMIT TË LITERATURËS SË DETYRUESHME DHE PLOTËSUESE, KRAHASUAR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË c më i mirë? c shumë më i mirë? c njësoj? c më i keq c shumë më i keq? 7- GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I ANGAZHIMIT TË PEDAGOGËVE, KRAHASUAR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË? c më i mirë? c shumë më i mirë? c njësoj? c më i keq c shumë më i keq?
28
ABC Tirana Club
8- VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË PREZANTIMET E PEDAGOGËVE GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT c mirë? c shumë mirë? c mjaftueshëm? c keq? c shumë keq? 9- GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I KOMUNIKIMIT ME STUDENTËT E TJERË PËR ASPEKTET MËSIMORE, KRAHASUAR ME SEMESTRIN E PARË? c më i mirë c shumë më i mirë c njësoj c më i keq c shumë më i keq 10- VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË KOMUNIKIMET ME PEDAGOGËT GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT? c mirë c shumë mirë c mjaftueshëm c keq c shumë keq 11- VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË KOMUNIKIMET ME DEPARTAMENTIN GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT? c mirë c shumë mirë c mjaftueshëm c keq c shumë keq
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
29
12- VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË KOMUNIKIMET ME ADMINISTRATËN E FAKULTETIT GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT? c mirë c shumë mirë c mjaftueshëm c keq c shumë keq 13- VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË APLIKACIONET E ZGJEDHURA NGA PEDAGOGËT PËR ZHVILLIMIN E MËSIMIT VIRTUALISHT? c mirë c shumë mirë c mjaftueshëm c keq c shumë keq 14- VLERËSO NIVELIN SE SI KA QENË LINJA E INTERNETIT QË KISHIT NË DISPOZICION GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT? c mirë c shumë mirë c mjaftueshëm c keq c shumë keq 15- VLERËSO MASAT QË KA MARRË DEKANATI DHE ADMINISTRATA PER MBARËVAJTJEN E PROCESIT TË KONSULTIMEVE NË AUDITOR c mirë? c shumë mirë? c mjaftueshëm c keq c shumë keq?
30
ABC Tirana Club
16- ZGJIDH NJËRIN PREJ FAKTORËVE MË NEGATIVË PËR JU GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT c prezantimi i pedagogëve? c komunikimi me pedagogët gjatë semestrit? c aplikacioni i zgjedhur për realizimin e orëve të mësimit? c pajisja elektronike e përdorur nga ju personalisht? c cilësia e linjës së internetit që kishit në dispozicion? c masat e dekanatit dhe administratës për konsultimet në auditor? 17- ZGJIDH NJËRIN PREJ FAKTORËVE MË POZITIVË PËR JU GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT c prezantimi i pedagogëve? c komunikimi me pedagogët gjatë semestrit? c aplikacioni i zgjedhur për realizimin e orëve të mësimit? c pajisja elektronike e përdorur nga ju personalisht? c cilësia e linjës së internetit që kishit në dispozicion? c masat e dekanatit dhe administratës për konsultimet në auditor? 18- DËSHIRONI QË PROGRAMI MËSIMOR NË VITIN E RI AKADEMIK (2020 – 2021) TË ZHVILLOHET c vetëm online? c edhe online dhe me prezencë në auditor? c vetëm me prezencë në auditor?
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
31
Infrastruktura në shërbim të studentëve Një grup i pyetjeve në sondazh ishte mbi infrastrukturën që kanë pasur në dispozicion studentët, ku përfshiheshin pajisjet që ata përdornin për ndjekjen e mësimit; preferencat për ndjekjen audio me akses audio ose audioviziv, si dhe cilësinë e linjave të internetit gjatë zhvillimit të orëve të mësimit virtualisht. Për pyetjen se çfarë përdorën më shumë studentët në ndjekjen e programit mësimor, pjesa më e madhe e tyre, 65.5%, pohuan “celularin”, kurse 19.5% “kompjuterin personal” dhe pjesa tjetër, 15% “laptopin”. Duke analizuar treguesit për universitete të ndryshme, u vu re se në Vlorë dhe në Durrës ata që ndiqnin mësimet me celular ishin mbi shifrën mesatare 19.5%. E kundërta ndodhte në Shkodër dhe në Elbasan. Rezultatet për të gjithë pjesëmarrësit në sondazh jepen më poshtë: GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT MË SHUMË JU PËRDORËT PËR KOMUNIKIM Lloji i pajisjes Nr. i studentëve Përqindja celularin? 360 65.5% kompjuterin personal? 107 19.5% laptop-in? 83 15% Ka qenë zgjedhje individuale për studentët, mënyra e ndjekjes së komunikimit në auditorët virtualë, me ose pa hapjen e kamerës. Nga të pyeturit në sondazh nuk hasëm ndonjë student që të pohonte se gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2019 – 2020, iu ishte bërë e detyrueshme nga pedagogët që të hapnin kamerën gjatë zhvillimit të orës së mësimit online. Preferencat e tyre për aksesin jepen në të dhënat vijuese: GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT MË SHUMË JU PËRDORËT PËR KOMUNIKIM Lloji i pajisjes Nr. i studentëve Përqindja aksesin audio? 294 53.5% aksesin audioviziv? 256 46.5%
32
ABC Tirana Club
Për cilësinë e internetit në kohën e zhvillimit të mësimit përgjigjet ishin: “mirë” 19.2%; shumë mirë 11.1.%; “mjaftueshëm” 35.3%; “keq” 16.2% dhe “shumë keq” 18.4%. Këto janë shifra të mesatarizuara për të 6 universitetet, por ku shikoje treguesit më në thellësi, u konstatua se në universitetet publike në Elbasan dhe Gjirokastër kuota për përgjigjet “keq dhe “shumë keq” ishin dukshëm më të larta se mesatarja për 6 universitetet. VLERËSO NIVELIN SE SI KA QENË LINJA E INTERNETIT QË KISHIT NË DISPOZICION GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT? Cilësia e internetit Nr. i studentëve Përqindja mirë 105 19.2% shumë mirë 61 11.1% mjaftueshëm 194 35.3% keq 89 16.2% shumë keq 101 18.4%
Angazhimi për procesin mësimor Një grup tjetër pyetjesh lidhej drejtpërdrejt me angazhimin e studentëve gjatë zhvillimit të mësimit në distancë, sa i takon frekuentimit të seancave virtuale, nivelit të përgatitjes dhe shfrytëzimit të literaturës, të krahasuara këto me periudhën e studimeve në semestrin e parë të vitit akademik 2019 – 2020, kur ata ishin prezentë në auditorë. Pyetjes mbi nivelin e përqendrimit gjatë mësimit virtual, krahasuar me kushtet e mësimit në mjediset universitare, rreth gjysma e studentëve iu përgjigj me dy alternativat negative “më i keq”, 42.6% dhe “shumë më i keq”, 9.8%. Kurse 1 në 3 studentë mendon se niveli i përqendrimit ka qenë njësoj në të dyja rrethanat e zhvillimit të mësimit.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
33
GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I PËRQENDRIMIT TUAJ, KRAHASUR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË Niveli i përqendrimit Nr. i studentëve Përqindja më i mirë? 43 7.8% shumë më i mirë? 33 6% njësoj? 186 33.8% më i keq 234 42.6% shumë më i keq? 54 9.8% Për pothuaj gjysmën e të pyeturve dhe treguesi i frekuentimit të procesit mësimor ishte njësoj, si në kushtet online ashtu dhe me pjesëmarrje direkt në auditor. Ndërkohë 24% pohuan se frekuentimi ka qenë “më i keq”, kurse 4.9% “shumë më i keq”, krahasuar me semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020, kur studentët e zhvilluan mësimin në auditorët e fakulteteve. GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I FREKUENTIMIT TUAJ, KRAHASUAR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË Niveli i frekuentimit Nr. i studentëve Përqindja më i mirë? 82 14.9% shumë më i mirë? 42 7.6% njësoj? 267 48.6% më i keq 132 24% shumë më i keq? 27 4.9% Përmes pyetjes se “si ishte niveli i përgatitjes për lëndët, krahasuar me zhvillimin e mësimit në auditorë gjatë semestrit të parë” kuptohet përkeqësimi i treguesve, pasi 1 në 4 studentë vetëdeklaroi “më i keq”, kurse 5.1% “shumë më i keq”. Për 38.5% niveli i përgatitjes për detyrimet sipas programit studimor ishte i njëjtë, ndërkohë që 16% thanë “më i mirë” dhe 6.4% “shumë më i mirë”. Nga rezultatet e përftuara nga sondazhi u konstatua se treguesit “më i keq” dhe “shumë më i keq” ishin në përqindje më të lartë se mesatarja për studentët në Durrës dhe Shkodër.
34
ABC Tirana Club
GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I PËRGATITJES SUAJ PËR LËNDËT, KRAHASUAR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË Niveli i përgatitjes Nr. i studentëve Përqindja më i mirë? 88 16% shumë më i mirë? 35 6.4% njësoj? 212 38.5% më i keq 187 34% shumë më i keq? 28 5.1% Problematika janë hasur dhe në shfrytëzimin e literaturës që studentëve iu kërkohej në lëndë të ndryshme. Treguesit më poshtë japin ndarjen në përqindje për alternativat e përgjigjeve të tyre mbi këtë aspekt. Një ndër faktorët që duket se ka ndikuar negativisht tek kufizimet në shfrytëzimin e literaturës së detyruar dhe asaj fakultative, lidhet me gjendjen e bibliotekave në universitetet publike, ku shumë pak tituj publikimesh në gjuhë shqipe dhe të huaj qarkullojnë të digjitalizuara. Në biseda me studentët ata kanë shprehur nevojën e investimeve për pasurimin e fondeve të bibliotekave universitare, duke blerë ose duke aplikuar mekanizmin e huazim – shkëmbimit të botimeve në fusha të ndryshme, sipas degëve dhe profileve që janë strukturuar fakultetet. GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I SHFRYTËZIMIT TË LITERATURËS SË DETYRUESHME DHE PLOTËSUESE, KRAHASUAR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË Shfrytëzimi i literaturës Nr. i studentëve Përqindja më i mirë? 71 12.9% shumë më i mirë? 53 9.6% njësoj? 210 38.2% më i keq 186 38.8% shumë më i keq? 30 5.5%
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
35
Performanca e pedagogëve dhe komunikimi në distancë Masat e menjëhershme për kalimin e mësimit nga sallat e fakulteteve në regjimin virtual, nga pasojat e pandemisë globale Covid-19, e gjetën të papërgatitur sistemin universitar shqiptar. E dukshme ishte performanca e pedagogëve, të cilët shpenzuan shumë kohë derisa të përshtateshin me mësimdhënien në distancë, me përdorimin e platformave efikase të komunikimit, si dhe përgatitjen e prezantimeve për temat e lëndëve. Dobësitë në qasjen dhe përdorimin e pajisjeve elektronike nga një pjesë e pedagogëve, sidomos ata në moshë mbi 50 vjeç, ishte një nga pengesat e zhvillimit të mësimit online me zbatimin e metodave interaktive. Megjithatë, studentët pohuan se javë pas jave kishte përmirësim prej tyre në metodologjinë e përdorur. Në lidhje me nivelin e angazhimit të pedagogëve në kushtet online, krahasuar me prezencën në auditor, si dhe për cilësinë e prezantimeve të tyre, bazuar në përgjigjet që dhanë studentët e pyetur, shprehen treguesit në dy tabelat vijuese: GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I ANGAZHIMIT TË PEDAGOGËVE, KRAHASUAR ME ZHVILLIMIN E MËSIMIT NË AUDITORË GJATË SEMESTRIT TË PARË? Niveli i angazhimit Nr. i studentëve Përqindja më i mirë? 94 17.1% shumë më i mirë? 46 8.4% njësoj? 285 51.7% më i keq 112 20.4% shumë më i keq? 13 2.4%
36
ABC Tirana Club
VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË PREZANTIMET E PEDAGOGËVE GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT Niveli i prezantimeve Nr. i studentëve Përqindja mirë? 206 37.5% shumë mirë? 138 25.1% mjaftueshëm? 141 25.6% keq? 49 8.9% shumë keq? 16 2.8% Mësimi online ndryshoi në mënyrë drastike dhe komunikimin mes studentëve, duke humbur intensiteti i bashkëpunimit dhe ndërveprimit si për çështjet shkollore, ashtu dhe për ato jashtë mjediseve të mësimit. Më të dëshpëruar kanë qenë studentët e viteve të para, të cilëve u dukej se kishin qëndruar me njëri-tjetrin vetëm një semestër, kurse për pjesën tjetër të vitit akademik kontaktet ishin mbajtur virtualisht, si pasojë e masave dhe protokolleve anticovid nga autoriteti publik shëndetësor. GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT NË SEMESTRIN E DYTË, SI ISHTE NIVELI I KOMUNIKIMIT ME STUDENTËT E TJERË PËR ASPEKTET MËSIMORE, KRAHASUAR ME SEMESTRIN E PARË? Niveli i komunikimit Nr. i studentëve Përqindja më i mirë 51 9.3% shumë më i mirë 48 8.7% njësoj 230 41.8% më i keq 149 27.1% shumë më i keq 72 13.1% Sa i takon komunikimit mes studentëve dhe pedagogëve të lëndës, apo mes përfaqësuesve të departamentit, si njësia bazë universitare, përgjigjet për pyetjet e sondazhit janë në kuota të ndryshme nga pyetja e mësipërme.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
37
VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË KOMUNIKIMET ME PEDAGOGËT GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT? Niveli i komunikimit Nr. i studentëve Përqindja mirë 211 38.4% shumë mirë 141 25.6% mjaftueshëm 159 28.9% keq 19 3.5% shumë keq 20 3.6% VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË KOMUNIKIMET ME DEPARTAMENTIN GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT? Niveli i komunikimit Nr. i studentëve Përqindja mirë 163 29.6% shumë mirë 73 13.3% mjaftueshëm 184 33.5% keq 116 21.1% shumë keq 14 2.5% Në përgjigjet e studentëve për aplikacionet e përdorura nga pedagogët për zhvillimin e mësimit ka pasur diferenca të dukshme nga njëri universitet publik në tjetrin. Duka pasur parasysh se treguesit mesatarë për përgjigjet e tyre janë treguar në tabelën më poshtë, u konstatua se për studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë dhe Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër alternativat “keq” dhe “shumë keq” kishin kuota më të larta. VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË APLIKACIONET E ZGJEDHURA NGA PEDAGOGËT PËR ZHVILLIMIN E MËSIMIT VIRTUALISHT? Niveli i aplikacioneve Nr. i studentëve Përqindja mirë 206 37.5% shumë mirë 138 25.1% mjaftueshëm 147 26.7% keq 26 4.7% shumë keq 33 6%
38
ABC Tirana Club
Të gjendur përballë faktit të kryer për vijimin e mësimit në distancë, personeli administrativ në fakultetet e 6 universiteteve publike që ishin në fokus të projektit është përpjekur të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Se si është perceptuar dhe vlerësuar konkretisht nga studentët ky angazhim i administratës, përqindjet për secilën alternativë të përgjigjeve jepen në dy tabelat si vijon: VLERËSO NIVELIN SE SI KANË QENË KOMUNIKIMET ME ADMINISTRATËN E FAKULTETIT GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT? Niveli i komunikimit Nr. i studentëve Përqindja mirë 193 35.1% shumë mirë 52 9.5% mjaftueshëm 171 31.1% keq 97 17.6% shumë keq 37 6.7% VLERËSO MASAT QË KA MARRË DEKANATI DHE ADMINISTRATA PER MBARËVAJTJEN E PROCESIT TË KONSULTIMEVE NË AUDITOR Niveli i masave Nr. i studentëve Përqindja mirë? 137 24.9% shumë mirë? 102 18.5% mjaftueshëm 241 43.8% keq 39 7.2% shumë keq? 31 5.6%
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
39
Faktorët më pozitivë dhe më negativë në proces Dy nga pyetjet për studentët e përfshirë në sondazh ishin mbi përzgjedhjen e tyre të faktorit më negativ dhe të faktorit më pozitiv, mes disa prej disa elementeve kryesore në ecurinë e mësimit virtualisht. Tek faktori më negativ, më të përmendura prej studentëve ishin alternativat “aplikacioni i zgjedhur për realizimin e orëve të mësimit”, 28.% , si dhe “prezantimi i pedagogëve”, 22%. Të kujtojmë se periudha e zhvillimit të sondazhit ishte gjatë semestrit të dytë të vitit të kaluar akademik, 2019 – 2020, kur procesi i mësimit në distancë kishte mjaft pasiguri, paqartësi dhe mungesa në përvojën e stafit të pedagogëve dhe administratat universitare. Ndikim ka pasur dhe fakti se pedagogët e një grupi apo kursi të caktuar kishin përzgjedhje të ndryshme në aplikacionin që përdorej për komunikim – aspekt ky që gjatë semestrit të parë të këtij viti akademik, 2020 – 2021, është zgjidhur nga rektoratet dhe dekanatet në të gjithë sistemin universitar të vendit. Tek faktori pozitiv në zhvillimin e mësimit virtualisht më shumë janë përzgjedhur alternativat “komunikimi me pedagogët gjatë semestrit”, 35.6%, si dhe “pajisja elektronike e përdorur nga ju personalisht”, 21.3%. Përgjigjet e dhëna nga studentët jepen në dy tabelat më poshtë: ZGJIDH NJËRIN PREJ FAKTORËVE MË NEGATIVË PËR JU GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT Faktori Nr. i studentëve Përqindja prezantimi i pedagogëve? 121 22% komunikimi me pedagogët gjatë semestrit? 75 13.6% aplikacioni i zgjedhur për realizimin e orëve të mësimit? 156 28.4% pajisja elektronike e përdorur nga ju personalisht? 45 8.2% cilësia e linjës së internetit që kishit në dispozicion? 115 20.9% masat e dekanatit dhe administratës për konsultimet në auditor? 38 6.9%
40
ABC Tirana Club
ZGJIDH NJËRIN PREJ FAKTORËVE MË POZITIVË PËR JU GJATË ZHVILLIMIT TË MËSIMIT VIRTUALISHT Faktori Nr. i studentëve Përqindja prezantimi i pedagogëve? 75 13.6% komunikimi me pedagogët gjatë semestrit? 196 35.6% aplikacioni i zgjedhur për realizimin e orëve të mësimit? 40 7.3% pajisja elektronike e përdorur nga ju personalisht? 117 21.3% cilësia e linjës së internetit që kishit në dispozicion? 100 18.2% masat e dekanatit dhe administratës për konsultimet në auditor? 22 4% Në prag të fillimit të vitit të ri akademik (në të gjithë sistemin universitar ka nisur më 2 nëntor 2020) pyetja se si do të dëshironin studentët të vijonin programin mësimor, më shumë se gjysma, 52,9%, zgjodhën alternativën “vetëm me prezencë në auditor”. Ndërkohë që për vazhdimin e mësimit me formatin online ishin 10.2%, kurse 36.9% shfaqën preferencë për sistemin dual “edhe online dhe me prezencë në auditor”. DËSHIRONI QË PROGRAMI MËSIMOR NË VITIN E RI AKADEMIK (2020 – 2021) TË ZHVILLOHET Alternativa Nr. i studentëve Përqindja vetëm online? 56 10.2% edhe online dhe me prezencë në auditor? 203 36.9% vetëm me prezencë në auditor? 291 52.9%
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
41
Kapitulli 3 PËRPARËSITË DHE MANGËSITË NË PROCESIN E MËSIMIT ONLINE1 ¦ Fillesat e mësimit në distancë që në shekullin XVIII ¦ Kostot e mjedisit virtual ¦ Avantazhe për studentët dhe pedagogët ¦ Disavantazhe në ndjekjen e mësimit online ¦ Programe dhe sisteme efikase ¦ Gjashtë strategji që maksimalizojnë performancën e studentëve
Përmbajtja e këtij kapitulli bazohet në prezantimet e ekspertëve të Teknologjisë së Informacionit, si dhe diskutimet e pjesëmarrësve gjatë forumeve studentore, të cilat u zhvilluan në kuadër të këtij projekti, në Korçë, Shkodër, Durrës. Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.
4
42
ABC Tirana Club
Fillesat e mësimit në distancë që në shekullin XVIII Në kushtet e zhvillimit të mësimit online nga efektet e Covid-it, kureshtja të shtyn për fillesat e këtij procesi. Kursi i parë në botë për mësimin në distancë, përmes dërgimit të mësimeve me postë është regjistruar në vitin 1728, në Boston, SHBA. Një moment tjetër për t’u shënuar është po në SHBA, rreth një shekull më pas, më 1822, kur Universiteti i Pensilvanisë nisi të organizojë kurse nëpërmjet transmetimeve radiofonike. Zhvillimi i madh teknik dhe shtrirja e gjerë e dy fushave themelore të elektronikës, radios dhe televizionit, në vitet 1920 – 1940 shënojnë dy ngjarje të rëndësishme në jetën e njerëzimit, dhe mësuesit i përdorën këto teknologji të reja për t’iu shpërndarë programet edukative - arsimore miliona të interesuarve, duke shtuar mundësitë e të mësuarit në distancë përkundër pengesave të institucioneve tradicionale shkollore5. Një hap mbresëlënës u shënua më 1965 nga Universiteti i Wiscons-it, me zhvillimin e mësimeve nëpërmjet lidhjeve telefonike. Tre vjet më pas Universiteti i Stanford-it filloi nga zhvillimi i mësimit në distancë duke shfrytëzuar transmetimet televizive. Lindja e internetit, fillimisht për nevoja të ushtrisë amerikane (1969), ishte një premisë e jashtëzakonshme për nxitjen e realizimit të mësimit online në shkallë të gjerë. Kështu, në vitin 1982 u themelua qendra e parë për mësimin nëpërmjet kompjuterit, CALC, Computer Assisted Learning Center, ndërkohë që në vitin 1994 u hap programi i parë i studimit tërësisht online, CALCampus. Në vitin 1997 Konsorciumi i universiteteve – California Virtual Universities, CVU, realizonte më shumë se 1000 kurse online. Në vitin 1999 u shfaqën platformat e para kompjuterike për mësimin online: Blackboard & eCollege.
Arbenita Shala, “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në mësim nga distanca”, Gjakovë, 2019, referenca në versionin virtual: https://edukimi.uni-gjk. org/upload/dokumentet/1575889123-Arbenita%20Shala.pdf
5
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
43
Në mijëvjeçarin e ri kemi avancim të platformave virtuale. Në 2001 filloi funksionimin MOODLE, e para VLA, Virtual Learning Environment; kurse më 2004 u vu në funksionim SAKAI, e para LMS, open sourse Learning Management System. Në 2009 platforma video-sharing YouTube nisi aplikimin “YouTube EDU” si dhe version i BlackBoard për Android dhe iOS. U krijuan kështu kushtet dhe për të parin universitet publik, tërësisht online – University of Florida Online, (2013). Bazuar në statistikat zyrtare, në SHBA në vitin 2018, më shumë se 98% e universiteteve publike ofronin kurse të mësimit online. Në universitetet e Shqipërisë fillesat e e-learning janë në vitin 2005, ku përpjekjet e para janë bërë në Universitetin Politeknik të Tiranës, UPT, falë një bashkëpunimi me një rrjet të konsoliduar universitar nga Italia fqinje. Qendra e mësimit në distancë shfrytëzonte komunikimin audioviziv, përmbajtje televizive që ishin prezantime të profesorëve të njohur që trajtonin tema nga më të ndryshmet. Krijimi i një arkivi me materiale të tilla që ishin bazike në realizimin e seancave mësimore në distancë ishte hapi i parë. Kurse në vitin 2008 u finalizua kurrikula, një program studimi 3-vjeçar për mësimin në distancë, me 180 kredite. Ky program funksionoi për një dekadë dhe pranonte rreth 30-40 studentë çdo vit, të cilët fitonin një diplomë të barazvlefshme me programet e njëjta që zhvilloheshin në UPT me prezencë të studentëve në auditor.
Kostot e mjedisit virtual E-learning në të gjitha nivelet e sistemit arsimor të vendit tonë, përfshi dhe atë universitar, ka qenë një sfidë shumë e vështirë. Madje me më shumë vështirësi edhe krahasuar me vendet përreth të rajonit. Ka disa shkaqe evidente: -Ka munguar përhapja në masë e mësimit virtual. Deri para pandemisë Covid-19 Shqipëria ishte pa ndonjë traditë apo eksperiencë të konsoliduar në fushën e e-larning, (më sipër përmendet rasti i UPT-së, një projekt pilot me numër të kufizuar studentësh). Edhe disa klasa pilot nga shkollat e mesme, të mbështetura nga Ministria e Arsimit, kanë rezultuar më shumë si performancë dëshire dhe propagandë për sukses, se sa një
44
ABC Tirana Club
praktikë që pati rezultat konkret. Infrastruktura mjerane në dispozicion të nxënësve, nevoja e tyre për linjë të përshtatshme dhe të mjaftueshme interneti, kërkesat për pajisje shtesë, kanë ndikuar në rezultate të papërfillshme për përhapjen në shkallë të gjerë të zhvillimit të mësimit virtual në vendin tonë. -Vendimi për të aplikuar mësimin virtual në të gjithë sistemin arsimor të vendit tonë u mor brenda një kohe mjaft të shkurtër. Rreziku nga përhapja e koronavirusit dhe shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e vendit bënë të pamundur mësimin me prezencë në klasë. Edhe kohëzgjatja e procesit (siç dhe është shpjeguar më sipër) ishte e paparashikuar. Fakti që ka kaluar një vit që institucionet arsimore vijojnë online dhe askush nuk parashikon se sa do të jemi të detyruar akoma të kemi në funksion regjimin e mësimit në distancë, kjo ka krijuar pasiguri, paqartësi dhe turbullim në të gjithë sistemin. Pranohet se aplikimi i mësimit online gjeti të papërgatitur studentët, por dhe trupën pedagogjike si dhe nga administatat arsimore në të gjitha nivelet. -Për studentët (sikundër dhe për fëmijët dhe të rinjtë që ishin në ciklin 9-vjeçar ose atë të mesëm) ka munguar dhe mungon inventari personal dhe kushtet për të qenë në linjë interneti të përshtatshme. Një pjesë e mirë e studentëve nuk kanë mundësi për të pasur celularë, tableta, laptop-ë a kompjutera personalë në dispozicion. Për familjet me më shumë se një fëmijë që ndjekin shkollën problemi vështirësohet edhe më shumë nga ana ekonomiko-sociale. Edhe vendi ku do të lokalizohen studentët mbetet problem, pasi hyrja në një komunikim interaktiv me pjesën tjetër të grupit ose të kursit kërkon minimalisht një hapësirë të sigurtë dhe të përshtatshme për të ndjekur diskutimin, apo për t’u bërë pjesë e tij.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
45
-Ka pasur në fillim shumë vështirësi për t’u përshtatur. Kalimi nga klasa tradicionale dhe mësimi ballë për ballë në klasën virtuale e bën eksperiencën e të mësuarit krejt të ndryshme për studentët. Rezistenca e tyre për të ndryshuar nuk i lejon që të përshtaten lehtë me mjedisin virtual, kështu që ju nevojitet një periudhë kohe e konsiderueshme për t’u përshtatur me të. Pavarësisht nga kjo, atyre ju duhet që t’i pranojnë këto rrethana të reja me mendje të hapur. Kuptimi i përfitimeve të auditorëve virtualë dhe konfrontimi me studentët e tjerë, mbi këtë eksperiencë të re, mund t’i ndihmojë shumë në kapërcimin e kësaj sfide. -Universitetet dhe Ministria e Arsimit nuk kanë marrë përsipër deri më tani asnjë suport financiar në zgjidhjen e problemeve teknike për mësimin online. Siç u përmend më sipër, një pjesë e mirë e studentëve nuk kanë internet me bandë të lartë, apo të paktën të mjaftueshme për të pasur mundësinë t’i ndjekin kurset virtuale pa probleme. Edhe një monitor jo cilësor mund ta bëjë të vështirë ndjekjen e një kursi online. Gjithashtu, kryesisht për shkak të pamundësive financiare një pjesë e tyre nuk janë në gjendje të blejnë pajisjet e nevojshme teknike që u nevojiten. Shteti as nuk ka ndërhyrë, as nuk duket se do të ndërhyjë në mbështetje të studentëve. Para në dorë sigurisht që nuk jepen, por mund të ndiqen strategji favorizuese për kompanitë dhe agjencitë që punojnë në fushën e telekomunikacionit për të dhuruar përkohësisht intenet të mjaftueshëm për të rinjtë, nxënës dhe studentë. Shteti mund t’i lirojë nga detyrimet tatimore dhe nga taksat, në menyrë që sipërmarrjet të jenë në gjendje të ofrojnë falas internet për këtë periudhë kritike. Vetë universitetet nuk kanë asnjë plan për të mbështetur studentët që nuk kanë mundësi. -Njohuritë e limituara kompjuterike. Megjithëse një pjesë e studentëve kanë njohuri të mjaftueshme kompjuterike, ka dhe shumë nga ata me mangësi, madje që nuk janë as të familjarizuar dhe me programet bazë, si Microsoft Word dhe PowerPoint. Ka nga ata, të cilët nuk janë në gjendje të zgjidhin problemet sporadike që mund t’ju lindin me kompjuterin duke punuar. Rrethanat e krijuara me Covid-19, treguan se për njohuritë kompjuterike janë të detyrueshme ndjekja e kurseve. Këto kurse bazike, paraprake në njohuritë kompjuterike, mund të jenë një zgjidhje e dobishme për lehtësimin e procesit të mësimit online nga studentët.
46
ABC Tirana Club
-Diferencat digjitale (digital divide). Ka impakt në mësimin online në përfshirjen e studentëve dhe pjesëmarrjes së tyre: Problematikat e studentëve në zona të largëta dhe me kushte të veçanta ekonomike, sociale, etj; sfidat e vetë lektorëve dhe pengesat e tyre me teknologjitë, me krijimin e përmbajteve të leksioneve online, etj, pra, një ndryshim i rolit të tyre; një ndjesi më e ulët e përkatësisë me komunitetin universitar, përkujdesja dhe shoqërizimi; praktika, shpesh jo të qarta në nivel qendror, vendimmarrje shpesh të pandjeshme ndaj komunitetit universitar, p.sh. vendimi për kthimin e mësimit online vetëm pak ditë para fillimit të mësimit etj.
Avantazhe për studentët dhe pedagogët Nisur nga përgjigjet që studentët dhanë gjatë anketës; nga mendimet e pikëpamjet që kanë shkëmbyer gjatë forumeve në Korçë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, por dhe nga kontaktet që ABC Tirana Club ka pasur gjatë kohës së zbatimit të projektit “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë”- janë artikuluar disa avantazhe nga aplikimi i mësimit online. Krahas avantazhit se mësimi online bëhet frenues për përhapjen e koronavirusit në mjedise kolektive, pohuar njëkohësisht dhe nga studentët dhe nga pedagogët, më poshtë po bëjmë një renditje të përparësive më kryesore. PËR STUDENTËT -zgjedhja e vendit më të përshtatshëm për mësimnxënie; -zgjedhja e kohës më të përshtatshme për mësimnxënie; -shpenzime të ulëta financiare; -mundësi më të mëdha shoqërizimi; -përmirësim i aftësive profesionale drejt karrierës Zgjedhja e vendit më të përshtatshëm për mësimnxënie: a) Studenti mund të punojë nga kudo; b) Mjedis më i rehatshëm i të nxënit; c) Studenti gjendet në një mjedis më pak frikësues.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
47
Zgjedhja e kohës më të përshtatshme për mësimnxënie: a) Vetë‐ mësimnxënia në çdo kohë të ditës; b) Studenti rishikon leksionet sa herë të dojë; c) Orari fleksibël i ndjekjes së procesit mësimor; d) Fleksibiliteti i planifikimit; e) Studenti ka më shumë kohë për të menduar para shprehjes së një opinioni. Shpenzime të ulëta financiare: a) Tarifa e shkollimit e njëjtë ose më lirë se një kurs tradicional; b) Shpenzime për kompjuter dhe tarifë për aksesin në internet; c) Materialet mësimore, libra më të lirë (versionet digjitale); d) Shpenzimet e udhëtimit, parkimi, mirëmbajtja e automjetit; e) Shpenzimet e strehimit, hotelit, konviktit etj; f) Shpenzimet e ushqyerjes jashtë kundrejt asaj në shtëpi; g) Shpenzimet për kujdesin ndaj personave të tjerë (nëse ka). Mundësi më të mëdha shoqërizimi: a) Kurset online sjellin arsimimin në çdo shtëpi; b) Komunikimi i përmirësuar instruktorstudent dhe më shumë vëmendje individuale; c) Mundësohen takime me njerëz interesantë dhe lidhje me mjedisin global; d) Komunikimi në grup. Përmirësim i aftësive profesionale drejt karrierës: a) Aftësi teknike të botës reale; b) Mundësi për karrierë të suksesshme në terma afatgjatë; c) Kurset online promovojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës; d) Studentët janë të vetë-disiplinuar dhe të përgjegjshëm; e) Studenti mund të përqendrohet më shumë te idetë; f) Diversiteti në zgjedhjen e programeve të studimit; g) Aksesi në ekspertizën e çdo fushe. PËR PEDAGOGËT Pa rënë në përsëritje të përshkrimit të avantazheve që përshkruam më sipër, po listojmë ato për pedagogët: -Fleksibiliteti në kohë dhe vendndodhje; -Komoditet në vendin e punës; -Më shumë mundësi mësimdhënieje; -Administrimi dhe organizimi më i mire; -Përvojat e ndryshme të mësimdhënies; -Efikasiteti i TIK dhe shpërdarja e informacionit -Angazhimi i studentëve; -Kënaqësia profesionale; -Shpenzime të ulëta financiare.
48
ABC Tirana Club
Disavantazhe në ndjekjen e mësimit online Gjatë forumeve studentore në Elbasan, Shkodër, por dhe në Durrës, pjesa e disavantazheve që ka mësimi online ishte pjesa ku u ndalën më gjatë pjesëmarrësit. U treguan eksperienca personale, Avantazhe ku ndjekja e mësimit virtualisht • Materialet dhe aktivitetet kishte rikthyer në vëmendjen e janë të disponueshme në tyre dhe të familjeve problemin internet kurdo dhe kudo e hershëm të ndërprerjes së herëpashershme të furnizimit • Studenti është në qendër të mësimit me energji elektrike në vendbanime. Ky defekt u bën nul • Jep mundësi për dialog dhe aksesin në internet, çka sjell cilësor dhe ndërprerjen e komunikimit me pjesën tjetër të grupit, si dhe Disavantazhe pamundësinë për të realizuar • Studentët duhet të kenë në kohë detyrat e ndryshme që njohuri të domosdoshme jepeshin nga pedagogët. të kompjuterit Varësia te cilësia e internetit ështe një tjetër mundim që • Hardware dhe software duhet të jenë të u shpreh nga studentët, si përshtatshme me një penalizim për ndjekjen rregullisht të procesit mësimor sistemet e mësimit online në lëndë të ndryshme. • Duhet të ketë një lloj Më poshtë po paraqesim një përputhshmërie midis listë me disavantazhet e mësimit stilit të mësimit në online, të ndara për studentët e auditor me atë online. pedagogët.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
PËR STUDENTËT - Një nga sfidat më të mëdha të të mësuarit online është lufta me përqendrimin në ekran për periudha të gjata kohore; - Mundësitë për diskutim e rrahje mendimesh janë më të mëdha në auditor; - Mësimdhënësit duhet të njohin format digjitale të të mësuarit; - Studenti nuk mund të jetë pjesë e laboratoreve dhe të kryejë punë praktike; - Cilësia dhe mjaftueshmëria e internetit; - Ngecje të aplikacioneve; - Qëndrimi përpara ekranit për një kohë të gjatë (posturë jo e mirë, shikimi, probleme fizike). PËR PEDAGOGËT - Duhet më shumë kohë sesa në mësimdhënien në kampus; - Nevojiten aftësi të mira për menaxhimin e kohës së mësimit; - Kurset online mund të krijojnë një ndienjë izolimi; - Studentët duhet të jenë të pavarur dhe nxënës aktivë; - Studenti duhet të marrë përgjegjësi për mësimin e tij; - Probleme teknike me funksionimin e teknologjisë; - Trajnimi i paktë i mësidhënësve në përdorimin e teknologjisë;
49
50
ABC Tirana Club
Programe dhe sisteme efikase për mësimin online Gjatë forumeve studentore është folur dhe mbi programin MOOC, Massive Open Online Courses. Po çfarë është MOOC? Kursi Masiv i Hapur Online është një program falas për mësimin në distancë, bazuar në web, i krijuar për pjesëmarrjen e një numri të madh studentësh të shpërndarë gjeografikisht. MOOC mund të jetë kurs në universite ose institucione të tjera të arsimit të lartë. Kurset e hapura MOOC ‐ Massive Open Online Courses Megjithëse ky program nuk ofron gjithmonë kredite akademike, ai ofron arsimim që mund të mundësojë certifikimin, punësimin ose studime të mëtejshme.
2
Cilësitë e kurseve të hapura masive MOOC: - mund të marrin pjesë më shumë se 100 mijë studentë njëkohësisht; PËRPARËSITË DHE MANGËSITË E MËSIMIT NË DISTANCË - në kurs mund të regjistrohet cilido, nga çdo vend, në çdo kohë; - zhvillimi i kursit është tërësisht nëpërmjet internetit; - janë kurse të ngjashme me çdo kurs mësimor tradicional. Çfarë janë Learning Management System, LMS? Sistemet e Menaxhimit të Mësimit janë sisteme softuerike Çfarë janë MOOC (Massive Open Online Courses) që menaxhojnë kurset arsimore për studentët. LMS sigurojnë mësimdhënie pa kufizime të kohës ose distancës, ato ndihmojnë
Kursi Masiv i Hapur Online (MOOC) është program falas për mësimin në distancë bazuar në web, i krijuar për pjesëmarrjen e një numri të madh studentësh të
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
51
instruktorët dhe nxënësit të diskutojnë përmbajtjen e kursit duke postuar dhe duke iu përgjigjur njëri-tjetrit, duke ruajtur zhvillimin e të nxënit dhe duke menaxhuar aktivitetet e të nxënit nëpërmjet internetit. LMS ofron karakteristika interaktive si video-konferenca dhe forume diskutimi. Platformat softuerike: LMS ‐ Learning Management System
Disa nga cilësitë e software LMS: PËRPARËSITË DHE MANGËSITË E MËSIMIT NË DISTANCË MENAXHIMI I KURSIT – kontrolli i gjithë elementeve të përmbajtjes së kursit. PËRSHTATJA – personalizimi i sistemit me të dhënat e universitetit / shkollës. MËSIMDHËNIE E PËRZIER – kombinim i klasës tradicionale dhe virtuale për një eksperiencë dinamike dhe më efektive. MËSIMNXËNIE E SOCIALIZUAR – proces mësimor interaktiv dhe Çfarë janë LMS (Learning Management System) mjedis bashkëpunues e konkurrues. METODOLOGJI E PËRMIRËSUAR – instruktorët organizojnë mësimdhënien përmbajtjen e përshtatshme në renditjen emet e menaxhimit tëmemësimit janë sisteme softuerike q e duhur. axhojnë kurset arsimore për studentët. LMS sigurojn RAPORTIM DHE ANALIZË – vëzhgim i ecurisë së arritjeve akademike të studentëve. imdhënie pa kufizime të kohës ose distancës. LMS‐t FLEKSIBILITET – përmbajtja mësimore mund të aksesohet në mojnë instruktorët dhe nxënësit të diskutojnë përmbajtje çdo kohë, nga çdo vend, veçanërisht me pajisje mobile
rsit duke postuar dhe duke iu përgjigjur njëri‐tjetrit, duk tur progresin e të nxënit dhe duke menaxhuar aktivitetet nxënit nëpërmjet internetit. LMS ofron karakteristik
52
ABC Tirana Club
Cili është dallimi mes MOOC dhe LMS? MOOC është vetë kursi i plotë me të gjithë elementet e tij mësimore; i hapur për një numër shumë të madh studentësh që mund të marrin pjesë njëkohësisht. LMS është platforma ku materiali mësimor ngarkohet vazhdimisht nga instruktori, i cili menaxhon kursin, monitoron arritjet e studentëve që janë në numër të kufizuar. Lloje të mësimdhënies / nxënies online TË MËSUARIT SINKRON do të thotë që instruktori dhe studentët në kurs të angazhohen me përmbajtjen e kursit dhe me njëri-tjetrin në të njëjtën kohë, por nga vende të ndryshme. Instruktori ndërvepron me studentët në kohë reale me anë të videokonferencave dhe prezantimeve, bisedave të drejtpërdrejta, etj. TË MËSUARIT ASINKRON do të thotë që instruktori dhe studentët angazhohen në kohë të ndryshme dhe nga vende të ndryshme. Instruktori u ngarkon studentëve në një platformë të posaçme materialet mësimore (video, audio, leksione të shkruara, detyra, kuize, etj.), të cilat studenti mund t’i studiojë në çdo kohë dhe nga çdo vend që dëshiron.
Gjashtë strategji që maksimalizojnë performancën e studentëve 1. ORGANIZOHUNI: para se të fillojë mësimi përgatituni me mjetet e nevojshme qoftë teknologjike, apo mjetet e shënimeve. 2. CAKTONI NJË VEND TË VEÇANTË NË MJEDISET TUAJA: krijoni një rutinë në hapsirën tuaj të dedikuar të pajisjeve dhe mjeteve. Kufizoni gjërat që u shpërqendrojnë, mbyllni rrjetet sociale, etj. 3. KUPTONI MË SHUMË VETEN TUAJ: gjeni çfarë funksionon për ju personalisht, cfarë ju bën më performant. Persona të ndryshëm kanë forma të ndryshme. Merrni pranë ujë (apo dhe kafe J)
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
53
4. HARTONI ORARET TUAJA: mundohuni të përmirësoni aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës. Kontrolloni detyrat, listoni, caktoni data dhe afate. 5. BËHUNI PJESËMARRËS AKTIVË: merrni iniciativa të pyesni lektorët apo miqtë tuaj për gjëra që doni të sqaroni më tej. Interesohuni për vlerësimet tuaja semestrale, si dhe pyesni gjatë shpjegimit të leksionit. Komentoni, sillni shembuj, si dhe jini dashamirës kur debatoni online (shpesh rezulton që keqkuptimi në mjedisin digjital arrihet shumë më lehtë). Statistikat tregojnë që studentët aktivë në klasë, rezultojnë më të suksesshëm në notën finale. 6. NJIHUNI, SHOQËRIZOHUNI: ndërtoni marrëdhënie të mira me kolegët e klasës suaj, si dhe gjeni forma të tjera komunikimi apo takimi sipas rregullave që mund të jenë në fuqi. Jo vetëm për të plotësuar aspektin social, por edhe për të diskutuar për tema e leksione të ndryshme. Çfarë mund të bëjnë lektorët për rritjen e performancës së studentëve? 1. SA MË TË QARTË! Lektorët duhet të ofrojnë qartësi në procesin e mësimdhënies online ku studentët nuk ndodhen përballë, ku nuk diskutohet dot në mënyrë efektive si dhe ku feedback-u është shumë i vështirë për t’u marrë. Progresi i tyre nuk vlerësohet dot njësoj si në klasën fizike. 2. OFRONI DETYRA TË SHKURTRA DHE TË SHPESHTA për të pasur vëmendjen përherë ndezur. 3. KONTROLLONI DIJEN E STUDENTËVE – por kushtoini vëmendje problematikave të tyre, rrisni nivelin e altruizmit dhe empatisë.
54
ABC Tirana Club
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
55
Kapitulli 4 PASQYRIMI MEDIATIK I PROJEKTIT ¦ Interesimi për mendimet e studentëve në prag të vitit të ri akademik ¦ Forumet: Cilat janë problematikat me të cilat hasen studentët ¦ Galeria fotografike
56
ABC Tirana Club
Interesimi për mendimet e studentëve në prag të vitit të ri akademik ABC Tirana Club nuk mund të realizonte nje projekt të izoluar. Të fokusohej vetëm tek studentët pjesëmarrës në forume. Planifikimi ishte që, megjithë masat dhe protokollet kufizuese antiCovid, te projekti “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” të ishin sa më shumë student – jo vetëm nga 6 universitetet publike – por dhe tek të tjerat, publike dhe jopublike. Ky synim arrihej vetëm përmes bashkëpunimit me median. Fushata informuese dhe ndërgjegjësuese funksionoi në secilën etapë të projektit. Stafi i ABC-së është shumë i ndërgjegjshëm për këtë, ndaj dhe sapo u përpunuan rezultatet e sondazhit me studentët, ato u ndanë me redaksitë mediatike. Jo thjesht për ‘show’, por për të informuar studentët, administratat universitare, stafet akademike dhe të gjithë ata që janë të interesuar mbi situatën faktike me të cilën përballej sistemi. Përmes medias duke ju drejtuar autoriteteve arsimore, si dhe ligjvënësve dhe agjencive respektive që kanë përgjegjësi mbarëvajtjen e sistemit universitar të vendit. Nxjerrja e rezultateve të sondazhit u planifikua të bëhej në prag të vitit të ri akademik (2020-2021), si një zile alarmi për t’u investuar për universitetin, për studentët në kohët e pazakonta të pandemisë. Kështu të përditshmet TEMA dhe KOHA JONË, si dhe portalet LAPSI.al, JAVANEWS dhe DRONI.al i kushtuan vëmendje sondazhit, duke identifikuar disa nga gjetjet kryesore. Ato shkruajnë se sondazhi ishte përmbyllje për fazën e parë të projektit. Aktivistë të ABC Tirana Club janë cituar të jenë shprehur se “në fazën e dytë, të projektit ne do të jemi prezent tek studentët për mbështetjen e tyre për të qenë sa më efektivë në kushtet e zhvillimit të procesit mësimor në distancë. Duke angazhuar ekspertë të teknologjive të informacionit që të ndajnë me studentët eksperienca praktike të përdorimit të platformave të komunikimit në grup, për metodat më efikase të kërkimit të literaturës, kryerjes së detyrave të kursit, punimeve të diplomës etj.”
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
57
http://www.gazetatema.net/2020/11/01/veshtiresite-e-studenteveper-zhvillimin-e-mesimit-online/ https://javanews.al/ja-veshtiresite-e-studenteve-per-zhvillimin-emesimit-online/ https://kohajone.com/sondazhi-i-abc-tirana-club-me-shume-segjysma-e-studenteve-deshirojne-vijimin-e-mesimit-ne-auditor/ https://www.droni.al/2020/11/01/sondazhi-i-abc-tirana-club-meshume-se-gjysma-e-studenteve-deshirojne-mesimin-ne-auditor/ https://lapsi.al/2020/11/02/mesimi-online-cilat-jane-pengesat-perstudentet-shqiptare/ https://www.youtube.com/watch?v=LV1vLvBuOR8
Forumet: Cilat janë problematikat me të cilat hasen studentët Interes në media kishte dhe për forumet (workshop-et) studentore që u zhvilluan në kuadër të projektit “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë”. Mediat lokale në Korçë, Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër transmetuan kronika mbi projektin, duke identifkuar problematikat që hasin studentët në zhvillimin
58
ABC Tirana Club
e seancave të leksioneve dhe seminareve; pritmëritë e tyre për rezultatet që do të kenë nga realizimi i mësimit online; komunikimi me pedagogët dhe administratën e fakultetit, shfytëzimi i literaturës së detyrueshme dhe asaj plotësuese; shfrytëzimi në mënyrë virtuale i fondit të bibliotekave; përgatitja e detyrave të kursit; zhvillimi i praktikave a intershipet në kushtet e pandemisë Covid-19; alternativat më efikase për zhvillimin e provimeve etj. Korçë: https://www.youtube.com/watch?v=LV1vLvBuOR8&t=49s Durrës: https://www.youtube.com/watch?v=ePyLEL-mIjg (Bulevard Television) Elbasan https://www.youtube.com/watch?v=v0zfqkQGi30 (Televizioni The best) Gjirokastër https://youtu.be/Wml2_I134t4 Televizioni Alpo)
Galeria fotografike e forumeve studentore Në Shkodër
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
Në Korçë
59
60
ABC Tirana Club
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
Në Durrës
61
62
Në Vlorë
ABC Tirana Club
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
Në Elbasan
63
64
ABC Tirana Club
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
Në Gjirokastër
65
66
ABC Tirana Club
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
Shtojca promocionale ¦ Profili dhe angazhimi i një organizate studentore ¦ Projektet e realizuara dhe fokusi ¦ Si mund të na kontaktosh?
67
68
ABC Tirana Club
Profili dhe angazhimi i një organizate studentore ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj. Ajo SYNON një rol proaktiv të të rinjve, veçanërisht studentëve, përmes: - pjesëmarrjes në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes; - për të mbështetur reformat që forcojnë institucionet demokratike dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve; - për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; - për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale. ABC Tirana Club u themelua më 18.10.2017, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, si një organizim me vullnet të lirë, ku aktivistët shprehën gatishmëri të kontribuojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushje të objektivave e synimeve të projekteve dhe programeve që zbatohen. Më 30.07.2018 ABC Tirana Club u regjistrua si organizatë joqeveritare, Qendër, nga Gjykata e Tiranës. ABC Tirana Club është hapësirë mendimi dhe veprimi për të konkretizuar ide dhe projekte, që bashkojnë studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, por dhe nga auditorët e institucioneve të tjera universitare publike dhe private të Shqipërisë. Nismat dhe angazhimet e ABC Tirana Club janë të hapura dhe për ata studentë që vijojnë të shkollohen jashtë vendit, por dhe nxënës të shkollave të mesme. Në angazhimin për realizimin e projekteve ABC Tirana Club është: - e hapur dhe proaktive për bashkëpunim me individë, subjekte dhe institucione në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave; - transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri
69
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
-
të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë; e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/outdoor).
Projektet e realizuara dhe fokusi “Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” (2018) Projekti kishte si objektiv kryesor organizimin e një sondazhi për vlerësimin e perceptimeve dhe gjykimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës mbi procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Përmes një broshure, gjetjet dhe përfundimet e studimit u bënë publike në Ditën e Evropës, 9 maj 2018, duke u shpërndarë tek studentët, shoqëria civile, institucionet kryesore publike etj. Projekti u pasqyrua gjerësisht në mediat kryesore, si dhe rrjetet sociale. Mbështetës: ABC Tirana Club. 9 789928 256201
Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh
22
PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE
Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës
Botimet M&B
70
ABC Tirana Club
“Univers mbi tastierë” (2018) Koncerti pianistik recital “Univers mbi tastierë” u shfaq në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës dhe në Muzeun Historik në Tiranë, në muajin maj 2018, si pjesë e procesit të edukimit kulturor të të rinjve, gjithashtu dhe me mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë. Interpretues ishin Johan Muka dhe Ami Muka, vëlla e motër.
Koncerti pati mbulim të gjerë mediatik, ndërkohë që i plotë u emetua nga kanalet e Transmetuesit Publik, RTSH, si dhe të platformës DigitAlb. Mbështetës: Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club. Partner: Shkolla “Besëlidhja” në Lezhë.
“Monitorimi i angazhimit të institucioneve publike për vënien në përdorim të Kartës së Studentit” (2018) Projekti, që filloi zbatimin në maj 2018, kishte në fokus monitorimin sistematik të institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), për vënien në përdorim të Kartës së Studentit. Për çdo fazë të monitorimit dhe evidentimit të fakteve ka pasur fushatë informimi në media, me informacione dhe artikuj, që kanë pasqyruar realisht çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë zvarritur e nuk
planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe inform
sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print / online, prod
audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor / ou Projekte të Manuali i studentit në kushtet e mësimit online Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh
PROCESI I INTEGRIMIT
22
ABC TirAnA CluB
71
EVROPIAN TËpublike SHQIPËRISË kanë bërë institucionet për NË OPTIKËN E STUDENTËVE jetësimin e një Karte Studenti sa më të dobishme për ta. Pas fillimit të protestave masive të studentëve në të gjitha universitetet e vendit, në dhjetor të atij viti, ku dhe njëra prej kërkesave ishte pajisja me Kartë Studenti, projekti u përmbyll. Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës
9 789928 256201
Botimet M&B
Mbështetës: ABC Tirana Club.
“FQINJËT”- Edicioni i parë (2019) Eventi artistik rajonal angazhoi 4 studentë pianistë nga 4 shtetet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria) me synimin kryesor për të promovuar vlerat kulturore evropiane dhe kombëtare. Si krijim i një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga këto vende, “FQINJËT” është një brand eventi që përsëritet periodikisht, duke mos qenë thjesht një agjendë kulturore, ku artistët nga vendet fqinje interpretojnë pjesë të autorëve më të njohur, por është i konceptuar dhe si një shkëmbim i kulturave mes të rinjve studentë, si një hapësirë edhe për mesazhe pro procesit të integrimit evropian, objektiv strategjik ky për shtetet e rajonit tonë. “FQINJËT” – Edicioni i parë, u realizua në prill 2019 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, duke u mbuluar gjerësisht nga media, ndërkohë që vijon të transmetohet i plotë dhe nga Transmetuesi Publik në Shqipëri, RTSH dhe Transmetuesi Publik në Kosovë, RTK. Mbështetës: Banka Credins, Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club, Partner: Ministria e Kulturës. Projekti “Fqinjët” i ABC Tirana Club është një investim për krjimin e një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi kulturor mes studentëve artistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Fqinjët” është dizajnuar që të jetë një event i përsëritshëm, në Tiranë apo zona të tjera të vendit, në Shqipëri apo në shtetet e tjera fqinje. Veç fokusit të shkëmbimit kulturor e artistik, “Fqinjët” do të fokusohet dhe në axhenda të tjera rinore, ku grupet e interesit dëshirojnë të bashkëveprojnë mes tyre.
Mbështetës:
Ne flasim gjuhën tuaj!
72
ABC Tirana Club
“Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” (2019) Projekti është edicioni i parë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, një seri periodike kontributesh e ABC Tirana Club që si qëllim parësor kishte organizimin e një procesi monitorues dhe një fushate informimi e ndërgjegjësimi të publikut, për të parandaluar dhe evituar fenomenin e shitblerjes që aplikon çmime në monedha të huaja, i cili jep dhe impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori. Projekti nxiti autoritetet përgjegjëse që të jenë aktive në luftën ndaj abuzimeve me këtë fenomen, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në mbrojtje të konsumatorit. Motoja ishte: KONSUMATORI DUHET TË TRAJTOHET MË MIRË! Forumi i Diskutimit me pjesëmarrjen e grupeve të interesit, që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë të UTsë, pati një mbulim të zgjeruar mediatik. Mbështetës: Raiffeisen Bank dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
“Miq të klimës” (2019) Eventi artistik “MIQ TË KLIMËS” – informim, ndërgjegjësim, performancë, u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2019, në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, në Tiranë, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë eventit u transmetuan dhe mesazhe nga Kombet e Bashkuara për rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe nevojës së përfshirjes së temave të tilla në kurrikulat mësimore të shkollave shqiptare.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
73
Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri. Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë.
“Media dhe integrimi evropian” (2019) Projekti synoi tri produkte kryesore: realizimin e një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë; ndërtimin e një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e
74
ABC Tirana Club
publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; si dhe organizimin në përmbyllje të projektit të një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese. Forumi u zhvillua më 9 dhjetor 2019, në sallën “Europa House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të mediave etj. Mbështetës: Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe ABC Tirana Club. Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
“FQINJËT”- Edicioni i Dytë (2019) Artistë studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria performuan në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin HARAPI, Bobana DABOVIĆ, Blond KRASNIQI, Tomislav ZOGRAFSKI, Dejan KRDZIĆ, Feim IBRAHIMI, Blagoj CANEV etj.
Protagonistë të edicionit të dytë të FQINJËT, organizuar nga ABC Tirana Club, ishin studentët Denita DEDUSHAJ nga Kosova, Ljubica GAVRILOVIĆ nga Mali i Zi, Petar TRBOJEVIKJ nga Maqedonia e Veriut dhe Johan MUKA nga Shqipëria. Për organizatorët, FQINJËT,
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
75
si format artistësh të rinj, ka si objektiv të lëvizë kudo në skenat brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Mbështetës: Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club Partner: Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” (2020) Ky projekt i ABC Tirana Club u fokusua tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet në lidhje me “të tjerët”. Target grup ishin studentë nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Objektivi kryesor ishte që përmes diskutimeve dhe debateve të lira mbi median dhe informimin, të nxitej i menduari kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë dhe dëgjojnë studentët, për të kuptuar dhe identifikuar ato përmbajtje të cilat janë të pabazuara, nuk janë të verifikuara, që kanë dukje atraktive në publik, por realisht keqorientojnë debatin dhe aksionin qytetar, deformojnë vemdimmarrjen. Projekti nuk nxiste identifkimin e medias vetëm
76
ABC Tirana Club
si burim dhe reflektim negativiteti në informim, edukim dhe argëtim, por shikimin dhe vlerësimin me realizëm të produkteve të saj, ndezjen e shkëndijave tek të rinjtë, për të qenë jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe si protagonistë seriozë dhe të besueshëm, si aktorë burimorë në media, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale. Mbështetës: Projekti rajonal “Media për qytetarët – Qytetarët për median” me mbështetjen e fondeve të Bashkimit Evropian.
“De-Cash-izim vs Informalitet” (2020) Projekti u konceptua si edicioni i dytë i një programi studentor që ABC Tirana Club nxorri në vitin 2019, titulluar “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Edicioni kishte në fokus fenomenin negativ të qarkullimit të parasë fizike në ekonominë shqiptare. U realizua një anketë me konsumatorët, për të kapur vlerësimet dhe qëndrimet e tyre për ndjeshmëritë ndaj parasë cash dhe ndaj parasë elektronike, për blerjet online, “pro”-të dhe “kundër”-at, për perceptimet ndaj cashless-it etj. ABC-ja organizoi një fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi të publikut, duke adresuar mesazhe të drejtpërdrejta përmes mediave klasike dhe online, por dhe hapësirës dinamike të rrjeteve sociale, ku të rinjtë, nxënës dhe studentë, janë shumë të përfshirë. U krijua një hapësirë debati mes studentëve dhe pedagogëve, por dhe ekspertëve të fushës, përfaqësuesve të rrjetit bankar, të medias etj., në mjediset e
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
77
Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ku u zhvillua Forumi i Diskutimit “Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash ‘ushqejnë’ njëri-tjetrin”. U publikua një broshurë, si një dosje, në soft copy dhe hard copy, ku të gjithë të interesuarit të gjetën një kolazh të gjetjeve të anketës së konsumatorëve, mendimeve dhe opinioneve të ekspertëve e analistëve të fushës, por dhe parashtrime, propozime, kritika a reflektime të Forumit të Diskutimit. Mbështetës: Raiffeisen Bank dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. “Biblioteka e lagjes sime” (maj 2020 – shkurt 2021) Projekti u investua në tërheqjen e vëmendjes së autoriteteve lokale, të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të administratës së bashkisë së kryeqytetit, që duhet të bëjnë akoma dhe më shumë, për t’i sjellë bibliotekat e lagjeve në rolin dhe misionin e tyre. Të hartojnë politika dhe strategji, të cilat shoqërohen me hapa dhe produkte konkrete në gjallërimin e performancës së tyre, që t’u përgjigjen kërkesave të kohës që kalojmë e sfidave të së ardhmes, të rrisin buxhetin faktik që duhet të shkojë sidomos për shërbimet virtuale në to. Për ta orientuar aktivitetin e bibliotekave në drejtim të plotësimit të kërkesave online për frekuentuesit, që vë në funksion një sistem pajisjesh kompjuterike dhe ofron linjë të shpejtë dhe të sigurtë interneti, me skedarë librash dhe kartela anëtarësie të digjitalizuara. ABC Tirana Club zhvilloi një monitorim dhe analizë konkrete të performancës së rrjetit të bibliotekave publike në kryeqytet; realizoi një sondazh me qytetarët, si dhe u përfshi në një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në median klasike dhe online për përmirësimin e gjendjes së bibliotekave të lagjeve në Tiranë Mbështetës: LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
78
ABC Tirana Club
Si mund të na kontaktosh? ABC Tirana Club duke qenë një grupim studentor dinamik, me shtrirje në pjesën më të madhe të universiteteve publike dhe private të vendit tonë është e arritshme shumë lehtë. Përmes platformës virtuale www.abctiranaclub.wordpress.com, por dhe përmes llogarive në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram ju mund të njiheni me aktivitetin dhe profilin e ABC-së. Mund të vizitoni llogarinë Abc Tirana Club në YouTube, ku do të gjeni disa përmbajtje audiovizive të publikuara si trajlera promocionale apo kronika të zgjeruara informative mbi projekte të finalizuara ose në proces. Ju mund të shkruani në adresën postare: P/Box: 1402, Tirana/ Albania, mund të shkruani në emailin: abctiranaclub@gmail.com, ose të dërgoni sms, ose mesazh në whatsapp ose viber në numrin 00355693332767 për të marrë përgjigje mbi interesimin tuaj.
Manuali i studentit në kushtet e mësimit online
79
80
ABC Tirana Club
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Manuali i studentit në kushtet e mësimit online : nga dinamika e projektit: “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” / drejtoi projektin Johan Muka ; ABC Tirana Club. – Tiranë : M & B, 2021 80 f. : me foto ; 16 x 24 cm. ISBN 978-9928-353-00-9 1.Arsimi i lartë 3.Përdorimi
2.Teknologjia e informacionit 4.Projekte 378 .091.3 :004.7 (083.94)
Stenda e botimeve të ABC Tirana Club Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh
22
Përfundime kryesore të projektit Shitja e mallrave në dyqane dhe rrjete tregtare me çmime në monedhë të huaj është prezente.
PROCESI I INTEGRIMIT ¦ EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE ¦
Autoritetet nuk e kanë në fokus monitorimin dhe vlerësimin e rasteve, edhe kur prezantohen në mënyrë të dukshme reklama me oferta çmimesh në monedhë të huaj.
¦
Përdorimi i monedhave të huaja është i lidhur me abuzimet në kursin e këmbimit për klientët, si dhe me evazionin fiskal (hartimi i kuponit nga shitësi).
¦
Autoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për të evituar abuzimet që bëhen përmes vendosjes së çmimeve në monedhë të huaj, për të nxitur sanksione ndaj aplikuesve. Këto masa duhet të merren për atë grup mallrash që janë parësore për konsumatorin shqiptar, duke përjashtuar ato mallra dhe shërbime që dëmtojnë procesin e nxitjes së industrisë turistike, si dhe fluksin e lëvizjes së qytetarëve të huaj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! ¦ Monitorim
tregu
¦ Perceptime ¦ Vlerësime
të konsumatorëve
të ekspertëve
www.abctiranaclub.wordpress.com
Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës Mbështetës:
Botimet M&B Tiranë, 2019
9 789928 256898
KUPTIMI DHE VLERËSIMI NË MËNYRË KRITIKE I PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE NGA STUDENTËT
Club
MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN ¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum
MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN
Tiranë, 2019
Mbështetës:
¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum
Sondazh dhe forume diskutimi Në bashkëpunim me:
me studentët e universiteteve “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan
Tiranë, 2020 9 789928 307187
Tiranë, 2019
Ne kemi ofruar energjinë dhe pasionin për të prekur terrenin, për të qenë sa më pranë problemit, për të identifikuar vlerësime dhe perceptime të qytetarëve, për të krijuar hapësira diskutimi për shkëmbim të pikëpamjeve dhe për të adresuar propozime dhe
BiBlioteka e lagjes sime kritika konkrete nga ata që kanë shumë njohuri dhe përvojë në këtë fushë.
Monitorim dhe shqyrtim analitik mbi funksionalitetin e bibliotekave publike në Tiranë
INFORMALITETI DHE QARKULLIMI I PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN Edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”
Kemi trokitur në redaksitë e mediave klasike dhe ato të reja, jemi treguar proaktivë në llogaritë e rrjeteve sociale – që sa më shumë të qarkullojë informacioni dhe shpjegimi mbi problematikat në fokus, duke preferuar fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi sa më kapilare.
¦ Anketë me konsumatorët ¦ Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi
www.abctiranaclub.wordpress.com
¦ Forum diskutimi
9 789928 307699
www.abctiranaclub.wordpress.com
9 789928 353009