UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I STATISTIKËS SË ZBATUAR
EFEKTET E REDUKTIMIT TË PËRDORIMIT TË PARASË CASH NË EKONOMINË SHQIPTARE
Mikrotezë Cikli i Parë i Studimeve Diploma: Bachelor Informatikë
Punoi:
Udhëheqës:
Johan MUKA
Xhulio MITRE
Tiranë, më 30/09/2020
Vërtetohet se ky Komision Vlerësimi është mbledhur në datën ____________ për të bërë vlerësimin e kësaj Mikroteze të Ciklit të parë të Studimeve për përftimin e Diplomës Bachelor në _________. Vlerësimi është realizuar në përputhje me rregullat e Universitetit të Tiranës.
________________________________ Dr. Emër Mbiemër Titulli Kryetar Komisioni Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës
________________________________ Dr. Emër Mbiemër Titulli Anëtar Komisioni Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës
________________________________ Dr. Emër Mbiemër Titulli Anëtar Komisioni Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës
_________________________________ Dr. Emër Mbiemër Titulli Drejtues i Departamentit ____________ Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës
Data: ______________________
1
© Copyright Johan MUKA, 30/09/2020 Përmbajtja e këtij punimi është totalisht autentike. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Deklaratë Unë, i nënshkruari Johan MUKA deklaroj që: (1) Kjo mikrotezë përfaqëson punimin tim origjinal, përveç rasteve të citimeve dhe referencave dhe (2) Kjo mikrotezë nuk është përdorur më parë si mikrotezë apo projekt kursi në këtë Universitet apo në Universitete të tjera. Johan MUKA Emri Mbiemri i Studentit Tiranë më, 30/09/2020
“FALENDEROJ FAMILJEN DHE MIQTË E MI PËR MBËSHTETJEN DHE MOTIVIMIN E VAZHDUESHËM GJATË PERIUDHËS SË ANGAZHIMIT NË KËTË PUNIM”
2
Abstrakt Ky punim diplome në përfundim të studimeve në nivelin Bachelor është një përpjekje për t’u thelluar në një prej aspekteve të trajtuara gjatë zhvillimit të kurikulës, për të identifikuar probleme, mangësi, eksperienca pozitive; duke kombinuar referencat në literaturë me dinamikën konkrete të asaj që realisht ndodh me përdorimin e parasë fizike në vendin tonë. Mbi domosdoshmërinë e reduktimit të qarkullimit të parasë cash flitet shumë, por është bërë shumë pak progres. Kjo çështje ka qenë dhe mbetet një kritikë thelbësore për zhvillimet në Shqipëri. Ajo vijon të mbajë në lëvzje autoritetet e ekonomisë dhe financave, zyrtarët e tatimeve dhe doganave, studiuesit dhe akademikët, analistët e profilizuar në media, asistentët dhe këshilltarët nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri. Punimi përpiqet që të japë një pasqyrë realiste të zhvillimeve aktuale. Përfshin parashtrimin e pikëpamje dhe analizave të specialistëve të fushës, që flasin eskluzivisht për këtë temë diplome, si dhe kontribuon me identifikimin e perceptimeve dhe vlerësimeve të konsumatorëve përmes një ankete të zhvilluar së fundmi, e cila ilustron gatishmërinë, hezitimin dhe dilemat e qytetarëve në aplikimet e reja teknologjike në sistemin bankar. “Efektet e reduktimit të përdorimit të parasë cash në ekonominë shqiptare”, është një kombinim mes prezantimit teorik të çështjes, me tablonë konkrete të asaj që ndodh në vendin tonë. Duke përfshirë dhe një fluks mendimesh të diversifikuara nga ekspertët të shkaqeve pse lulëzon fenomeni negativ dhe cilat mund të jenë rrugëdaljet me ndërmarrjen e masave për zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
3
Hyrje Me ekonominë shqiptare ka ndodhur paradoksi i rradhës. Në muajt e mbylljes së madhe dhe distancimit të rreptë fizik nga shkaku i pandemisë Covid – 19, ekspertët prisnin që të ulej niveli i përdorimit të parasë fizike. Por në të vërtetë ndodhi e kundërta. Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të publikuara në media, prezantuan sasi të parasë jashtë sistemit bankar që “arriti vlerë e 324.5 miliardë lekëve në korrik, ose 2.6 miliardë euro, duke u rritur me rreth 41 miliardë lekë më shumë se kundrejt korrikut të vitit 2019. Tendenca e shtimit të parasë cash në ekonomi nuk është evidentuar vetëm gjatë korrikut, por prej fillimit të këtij viti, për t’u përkeqësuar ndjeshëm gjatë marsit, kohë kur shpërtheu edhe Covid-19 në vend. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës mars-korrik paraja jashtë bankave u rrit me 35.5 miliardë lekë ose 290 milionë euro, duke reflektuar pasigurinë e bizneseve dhe individëve për të ardhmen”1. Në 3 dekadat e fundit shumë është folur për informalitetin në ekonomi. Janë artikuluar strategji pa fund, programe dhe nisma nga institucionet, por hapat në terren janë të ngadalta. Shifra prej të paktën 30% e nivelit të “ekonomisë gri” përbën ende alarm dhe kërcënim për ecjen e vendit në shinat e tregut të lirë dhe konkurrencës së ndershme, për të goditur evazionin fiskal, korrupsionin e kontrabandën – këto dy të fundit si sëmundjet e pandashme të tranzicionit shqiptar. Analistët ekonomikë rendisin disa arsye të krijimit të gjendjes problematike. Pikësëpari përmendin shkallën e lartë të informalitetit në ekonominë shqiptare. Por është dhe fluksi i lartë i parave që hynë në vend nga aktivitetet e jashtëligjshme, të cilat më pas kanalizohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Kultura e ulët nga publiku dhe biznesi të përdorimit të shërbimeve online dhe me karta mbetet gjithashtu arsye të gjendjes së krijuar. Përdorimi masiv i parasë cash, si nga individët ashtu dhe nga sipërmarrjet, ndikon në deformimin e tregut, pasi po të shikosh p.sh., sektorin e pasurisë së patundshme, edhe pse nuk ka shitje, sërish çmimet rriten.
1
Kronikë e transmetuar në televizionin kombëtar TOP CHANNEL, datë 07/09/2020, versioni virtual: https://top-channel.tv/2020/09/07/pandemia-shtoi-parate-jashte-bankave-shifra-rekord-2-6-miliardeeuro-ne-2020-290-milione-euro-vetem-ne-mars-korrik/
4
Për ekspertët Bankat janë sot në presion për sa i përket evidentimit të pastrimit të parave për shkak të fluksit të madh të qarkullimit të parave jashtë kanaleve bankare. “Gjithashtu, si pasojë e mbipërdorimit të parasë cash ka ardhur një shkrirje e kufijve informalë me ato formalë dhe kufijve informalë me ato kriminalë. Të gjitha keto i faturohen mbipërdorimit të cash-it”.2 Çështjet që trajtohen në “Efektet e reduktimit të përdorimit të parasë cash në ekonominë shqiptare” mund të rishikohen në një fokus më të thelluar në të ardhmen e afërt. Duke iu nënshtruar një shqyrtimi më të profesionalizuar në stadin tjetër të studimeve, nivelin Master. Si një angazhim i natyrshëm që reflekton pasurimin e mëtejshëm të njohurive dhe shprehive nga programi studimor brenda dhe jashtë auditorëve universitarë. Ky ka qenë dhe një nga qëllimet e përzgjedhjes së kësaj teme: për të pasur mundësi vijueshmërie në këtë proces zhvillimi të procesit studimor dhe kërkimor, në përgjigje të kërkesave dhe standardeve të kurrikulës që po ndjek në fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Aspekte metodologjike të punimit Duke qenë një problematikë evidente në zhvillimet ekonomike në Shqipëri, fokusi mbi qarkullimin e parasë fizike ka kërkuar mbështetje në literaturë, në dy nivelet e saj, nga publikimet e huaja dhe vendase. Parashtrimi teorik ka kërkuar referenca në tekstet e fakultetit Ekonomik, kryesisht të profilit të financës dhe bankave, monografi e artikuj shkencorë, shkrime dhe prezantime në media, raporte studimore dhe materiale promocionale në hard copy ose soft copy – të cilat kanë mendime, trajtime, këndvështrime dhe propozime nga më të ndryshmet, cilësore dhe të shumëllojshme. Referencat nga literatura ishin të domosdoshme për pjesët konceptuale të fenomenit, për dinamikën në periudhën e tranzicionit në Shqipëri, ku futen dhe goditjet e forta që ka marrë ekonomia shqiptare, të cilat kanë ushqyer informalitetin dhe nivelin e lartë të qarkullimit të parasë fizike. Mbi materialin nga literatura janë bazuar dhe pjesa e shpjegimeve për përparësitë e parasë elektronike, llojet dhe karakteristikat e shërbimeve virtuale që ofron rrjeti
2
Dr. Zef Preçi, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ACER, intervistë dhënë autorit,
datë 24.08.2020.
5
bankar, por dhe për të përshkruar miqtë dhe armiqtë e cashless-it, apo avangardistët e neobankave, që bazohen vetëm te operacionet digjitale. Një punim diplome ka nevojë dhe për pjesën ekskluzive të kontributit të autorit. Në rastin e kësaj teme diplome ka elementë konkretë: Së pari, organizimi i një ankete me konsumatorët, nga ata që frekuentojnë qendrat tregtare dhe supermarketet, duke i drejtuar pyetje, përgjigjet e të cilave japin tregues të perceptimeve që ata kanë për qarkullimin e parasë fizike, të zgjedhjeve, hezitimeve, preferencave dhe vlerësimeve që ata kanë. Ky vëzhgim në terren ka ndihmuar për të konkretizuar parashtrimin e ideve dhe problematikave. Së dyti, punimi ka përfshirë dhe 4 intervista me ekspertë të njohur të fushës, si dhe analistë e redaktorë të pavarur të medias, të cilën shprehin gjykime për atë që ndodh aktualisht, por dhe parashikojnë të ardhmen. Ata me mendimet që kanë shprehur kanë krijuar një hapësirë plurale, që ka prezantuar profesionalisht mbi shkaqe, efekte, por dhe propozime për autoritetet dhe vetë drejtuesit e sistemit bankar. Së treti, është monitoruar dhe performanca e mediave audiovizive në lidhje me mbulimin e temave që kanë të bëjnë me informalitetin dhe nivelin e lartë të qarkullimit të parasë fizike, në periudhën qershor – korrik 2020. Mbi bazën e lëndës së mbledhur, praktikave të institucioneve financiare dhe bankare të vendit, por dhe gjetjeve të anketës dhe sugjerimeve që kanë bërë ekspertët e intervistuar, në fund të punimit të diplomës paraqiten dhe disa përfundime e rekomandime.
6
PËRMBAJTJA
KAPITULLI I PARË QARKULLIMI I PARASË CASH NË SFONDIN E NJË EKONOMIE INFORMALE
1.1 Goditjet ciklike të ekonomisë shqiptare 1.1.1 Firmat piramidale “zëvendësojnë” aktivitetin e bankave 1.1.2 Ndikimi i krizës financiare pas vitit 2007 në ekonominë shqiptare 1.1.3 Efektet negative nga faktorë jashtë zhvillimeve ekonomike: Tërmeti dhe Covid-19 1.2 Ekonomia informale si nxitëse e qarkullimit të parasë fizike 1.3 Pengesat dhe pasojat
KAPITULLI I DYTË E-BANKING, OFERTAT DHE NDIKIMI NË DINAMIKËN E TREGUT
2.1 Karakteristikat e shërbimeve virtuale 2.1.1 Format e parasë elektronike 2.1.2 Avantazhet dhe disavantazhet e pagesave elektronike 2.1.3 Operimi me karta bankare dhe e-shërbime të tjera 2.2 Pro dhe kundër politikës “cashless” 2.3 Blerjet online 2.4 Trendi i neobankave
7
KAPITULLI I TRETË PROBLEMATIKAT DHE SFIDAT E KALIMIT NGA PARAJA CASH TE AJO ELEKTRONIKE
3.1 Ndërtimi i besimit tek banka si institucion 3.2 Angazhimi i tregut bankar në luftën anti-cash 3.2.1 Përmirësimet e kuadrit ligjor 3.2.2 Fushata e ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut 3.3 Roli dhe impakti i medias
KAPITULLI I KATËRT ANKETA ME KONSUMATORËT SHQIPTARË, PERCEPTIMET DHE VLERËSIMET MBI PAGESAT CASH DHE ATO ELEKTRONIKE
4.1 Tipare të kampionit që u përfshi në plotësimin e pyetësorëve 4.2 Gjetje nga të dhënat e grumbulluara
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
LITERATURA DHE REFERENCAT
8
KAPITULLI I PARË QARKULLIMI
I
PARASË
CASH
NË
SFONDIN
E
NJË
EKONOMIE INFORMALE
1.1 Goditjet ciklike të ekonomisë shqiptare Dihet që Shqipëria trashëgoi një ekonomi të centralizuar nga vitet e diktaturës komuniste, 1945 – 1990. Prirjet e saj ishin për të realizuar të ashtuquajturin “ndërtim të socializmit me forcat tona”, duke u izoluar në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. Nuk merreshin kredi të huaja dhe ekonomia shkonte gjithnjë e më shumë në regres duke sjellë pasojën e varfërimit gjithnjë e më shumë të popullatës. Fillimi i vitit 1991, me revoltat prodemokratike të studentëve dhe thirrjet masive mbarëpopullore që i mbështetën ato për “një Shqipëri si gjithë Evropa”, shënuan ndërrimin e kursit: nga ekonomia e centralizuar në hapjen e tregut të lirë e konkurrencës. Kalimi nga ekonomia socialiste në atë kapitaliste ishte periudhë intensive ndryshimi dhe reformimi Kishte ide dhe propozime për tranzicionin demokratik të vendit, kishte ngurrim dhe pasiguri, ndaj dhe hapat mbeteshin të ngadalshëm. Rreth gjysmë shekulli nën regjimin e ashpër të Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij kishin bërë dëme të jashtëzakonshme në mendjen e intelektualëve dhe drejtuese të kohës. Kishin injoruar dhe përbuzur inciativa konkurruese, kishin ngulitur praktika dhe shprehi shabllone për ekonominë në tërësi dhe për sektorin financiar e bankar. Kjo zbrazti dhe këto hapa mbrapa kërkonin shumë kohë, energji njerëzore dhe mendore, për të ndalur rënien dhe për të hapur perspektiva zhvillimi të ekonomisë dhe për të zbatuar reforma të thella ligjore e institucionale. Kalimi në ekonominë kapitaliste nuk mund të bëhej brenda natës. Sistemi financiar dhe bankar lëvizte shumë ngadalë, pavarësisht ndihmës dhe suportit të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. 1.1.1 Firmat piramidale “zëvendësojnë” aktivitetin e bankave Në dekadën e parë të tranzicionit Shqipëria nuk mund të ngrinte një sistem bankar tërheqës dhe të sigurtë. Shumë lehtë vendi ra në kurthin e të ashtuquajturave “firma piramidale”, subjekte private të dyshimta, ndërtuar mbi mashtrimin dhe abuzimin, menaxhuar nga individë me arsim dhe kulturë minimale, por me sfond dhe përkrahje 9
të fuqishme nga segmente të politikës. Haptazi firmat piramidale zëvendësuan rolin dhe misionin e bankave. U futën në treg me premtime për përqindje marramendëse fitimi për klinetët, disafish më të larta se interesat e depozitave që ofronin bankat. Paraja fizike qarkullonte dhe me “arka bananesh” - siç tregojnë dëshmitarët e kohës në sportelet e këtyre firmave mashtruese. Kjo ishte dhe goditja e parë serioze që mori ekonomia shqiptare, në periudhën 1996-1997, duke e lënë akoma dhe më shumë në hije me pafuqinë e vet, tregun bankar. Firmat piramidale tërhoqën shumë e shumë njerëz me dëshirën për të depozituar para. Nga ana tjetër ato u bënë shkaku kryesor që rrëzuan motivin e punës, pasi njerëzit të prekur nga lakmia për fitim të shpejtë filluan të shesin pronat, aktivitetet, deri dhe shtëpitë e banimit, me shpresën e shumëfishimit të depozitës në një kohë rekord. Rënia e skemave piramidale ishte e pashmangshme. Ajo ishte një katastrofë sociale, politike dhe ekonomike, duke krijuar një gropë të thellë, duke përpirë sasi të konsiderueshme parash, kursime të qytetarëve. Rënia e tyre hapi plagë në çdo sektor të jetës, sidomos në ekonomi. Dhe sigurisht një nga arsyet pse vendi mbërriti deri këtu ishte sistemi shumë i dobët financiar dhe bankar. Ja se si përshkruhet nga Banka e Shqipërisë, atmosfera në atë periudhë: “Lulëzimi në përmasa të mëdha i tregut jo formal u favorizua nga një tërësi faktorësh, ku mund të përmendim: ambienti ekonomik i viteve 1995-96, boshllëku ligjor, mungesa e një tregu të konsoliduar formal dhe të institucioneve të tij në vend, mungesa e kulturës ekonomike nga ana e publikut të gjerë etj. Në lidhje me mangësitë e tregut formal financiar do të veçonim: paaftësinë e sistemit bankar për të mbështetur ekonominë me investime. Kostoja e huamarrjes u rrit ndjeshëm dhe shumica e kredive të dhëna kaluan në kredi të pakthyeshme, duke e shndërruar aktivitetin huadhënës në bankat shtetërore në një aktivitet problemor dhe që shkaktoi humbje të konsiderueshme; pesha realtivisht e vogël e bankave private në sistemin bankar shqiptar. Këto banka ushtruan një aktivitet të kufizuar, të përqëndruar pothuaj tërësisht në kryeqytet. Prirja kryesore e bankave private ka qenë ndërmjetësimi në veprimtarinë valutore; mungesa e një tregu kapitalesh efektiv dhe të rregulluar.”3
3
Shkëlqim Cani, Raporti vjetor 1997 i Bankës së Shqipërisë, versioni elektronik: http://eduart0.tripod.com/sitebuildercontent/sitebuilderfiles/raportivjetor1997.pdf
10
Kriza e vitit 1996-1997 i nxorri lekët nga kanalet bankare. Sasi marramendëse cash-i ikën “në drejtim të paditur”, ku sipas ekspertëve të rendit dhe sigurisë, këto para kishin mbushur kanalet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
1.1.2 Ndikimi i krizës financiare pas vitit 2007 në ekonominë shqiptare Kriza financiare globale që nisi në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2007, por që u intensifikua gjatë vitit 2008 dhe më pas, preku rëndë SHBA-të, Evropën, Japoninë dhe shtete të tjera, ato më të industrializuarat dhe ato në zhvillim. Tronditjet e mëdha të Wall Street-it ç’akorduan të gjitha bursat dhe gjunjëzuan sistemin bankar, duke futur në telashe qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare. Shqipëria nuk u prek menjëherë nga kriza. Kjo jo për ndonjë vlerë a aftësi mbrojtjeje të jashtëzakonshme të saj, por thjesht nga tiparet e një ekonomie të paintegruar mirë në sistemet ekonomike të vendeve të tjera, Pra, duke mos qenë hallkë si të tjerat, në zinxhirin që mori pasoja negative të njëkohshme. Efektet filluan të ndjehen kur dy fqinjët e Shqipërisë, anëtare të BE-së, Greqia e Italia, e përkeqësuan shumë performancën e tyre, kur nga kriza u ngadalësuan ndjeshëm ekonomitë e tyre, duke i bërë të pafuqishme në kreditimin e investimeve. “Ekspozimi i Shqipërisë në fushën e tregtisë, lidhjet financiare dhe remitancat e emigranteve nga këto vende e kanë rritur ndjeshmërinë e ekonomisë sonë ndaj çdo zhvillimi të pafavorshëm në këto vende”.4 Infektimi nga kriza i dy shteteve fqinjë reduktoi eksportin, si një nga elementët me rëndësi në rritjen e ekonomike të vendit tonë, duke sjellë prishjen e balancës tregtare, por dhe duke qartësuar një trend zbritës të konsumit nga popullata. “Me fillimin e krizës, vihet re një trend negativ edhe i dinamikës së konsumit, i cili tregon qartë fazën e vështirë që kalojnë familjet shqiptare. Konsumi pasqyron dobësitë e të ardhurave të disponueshme, pra me fjalë të thjeshta konsumi tregon se shqiptarët me
4
Anxhela Kasapi, “Ndikimi i krizës ekonomike e financiare në financat publike në europë dhe
Shqipëri”,
punim
doktorature,
faqe
78,
Tiranë,
2016,
versioni
elektronik:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/04/Anxhela-Kasapi-Ndikimii-Kriz%C3%ABs-Ekonomike-e-Financare-n%C3%AB-Financat-Publike-n%C3%ABEurop%C3%AB-dhe-Shqip%C3%ABri.pdf
11
fillimin e krizës marrin më pak të ardhura dhe me të drejtë konsumojnë më pak. Rritja e papunësisë dhe ulja e dërgesave të emigrantëve në mënyrë të ndjeshme, duke kaluar nga 719 milionë euro që ishin në 2007-n, në 497 në 2013-n, shkaktuan një rënie të ndjeshme të konsumit.”5 Sipas ekspertëve, një tjetër ndikim i krizës ekonomike në vendet fqinje, shkaktoi dhe një rënie të investimeve të huaja, duke kaluar nga rreth 1 miliard dollar që ishin në 2010-n, në rreth 730 milionë dollarë në 2013-n. “Të njëjtin fat të investimeve të huaja patën edhe investimet e brendshme, duke rënë edhe ato në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu vihet re edhe një rënie e konsiderueshme e kredive në vend, të cilat kanë një lidhje pothuajse direkte me investimet.”6
1.1.3 Efektet negative nga faktorë jashtë zhvillimeve ekonomike: Tërmeti dhe Covid-19 Ekonomia shqiptare aktualisht është nën goditjen e rradhës. Këtë herë nga faktorë jashtë dinamikës së saj: Në fund të vitit 2019 vendi u lëkund nga një valë e përsëritshme tërmetesh, sidomos në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. U regjistruan humbje të jetëve njerëzore, por dhe dëme të konsiderueshme në godina banimi, ndërtesa biznesi, të institucioneve publike, shkollave, kopshteve, objekteve infrastrukturore si rrugë, ujësjellës, sisteme të furnizimit me energji elektrike etj. Fatura e përllogaritur nga autoritetet zyrtare shkoi në rreth 985 milion Euro. 7 Tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit 2019, si dhe seria e lëkundjeve vijuese për disa javë me rradhë, veç pasigurisë për jetën në disa qarqe të vendit, krijoi dhe bllokim të aktivitetit ekonomik e financiar për qindra sipërmarrje prodhimi e shërbimi, duke detyruar autoritetet që të rishikojnë mjaft nga treguesit e planifikuar në zërat e shpenzimeve dhe të ardhurave në buxhetin e shtetit.
5
Klodian Muço, “Efektet e krizës financiare dhe dalja prej saj”, gazeta SHQIP, 20.07.2014, version elektronik: https://www.gazeta-shqip.com/2014/07/20/efektet-e-krizes-financiare-dhe-dalja-prej-saj/ 6
po aty
7
Të paktën 50 të vdekur dhe rreth 2100 të plagosur ishte pasoja e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Sipas
burimeve zyrtare ishin rreth 5600 të shpërngulur nga banesat e tyre, ndërkohë që komisionet e verifikimit identifikuan mbi 1350 banesa me dëmtime, një pjesë e të cilave ishin të pabanueshme më. Dëmet e lëkundjeve të 26 nëntorit si dhe paslëkundjet që vijuan për disa javë goditën dhe në pjesën ku ishte e zhvilluar industria turistike përgjatë vijës bregdetare në Adriatik.
12
Me pafuqinë e rimarrjes së vetes nga dëmet e mëdha të shkaktuara, por dhe kërcënimi për rritjen galopante të borxhit publik, qeveria nisi një fushatë agresive lobimi për donacione dhe mbështetje me kreditime të favorshme për stimulimin ekonomik, për atë që përshkrohej si “plan i rindërtimit të vendit”. Kjo do të ishte në favor të normalizimit të strehimit të mijëra banorëve që kishin humbur shtëpitë, ose i kishin dëmtuar seriozisht ato, si dhe për ato godina të shërbimit publik (kopshte, shkolla, klinika shëndetësore, zyra administrate qendrore dhe lokale), po ashtu të rrënuara nga tërmeti, si dhe sipërmarrjet e ndryshme që ishin stopuar ose ndodheshin në kolaps. Një konferencë donatorësh ndërkombëtarë që u mbajt në Bruksel, më 17 shkurt 2020, arriti të siguronte një mbështetje prej 1.15 miliard euro për projektet e rindërtimit, ku rreth 300 milion euro ishin si grante për autoritetet. Ky fond (që tejkaloi dhe pritmëritë e qeverisë shqiptare, për shumën e grumbulluar), duket se e humbi “shkëlqimin”, pas 3 - 4 javësh, në fillim të muajit mars 2020: Shqipëria regjistroi humbjen e parë të jetës nga infektimi me Covid – 19. Edhe vendi ynë u fut zyrtarisht në hartën botërore të pandemisë. Tërmeti dukej shumë edhe më “i lehtë” nga treguesit e infektimit të popullatës me COVID – 19. Tani nuk bëhej fjalë për goditjen e 2 ose 3 qarqeve të vendit, por për gjithë territorin e saj. Bllokimi dhe kufizimi i detyruar i qarkullimit të qytetarëve, bllokimi dhe kufizimi i detyruar i çdo lloj aktiviteti ekonomik (përveç prodhimeve dhe shërbimeve më jetësore), si pjesë e masave që mori qeveria në kushtet e vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore – përbëjnë një goditje tjetër për ekonominë shqiptare.8 E veçanta është se në kushtet e përkeqësimit të treguesve ekonomik dhe financiar, sidomos në muajt mars, prill dhe maj, nga rrethanat e bllokimit të rreptë, qeveria shqiptare nuk mund të inicionte asnjë lloj lobimi, apo iniciative për ndihmë e
8
Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të
Shtetit për Rindërtimin vendosi më 24 mars 2020, shpalljen e “gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë” për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, duke përcaktuar kufizimin e të drejtave të garantuara nga disa nene të Kushtetutës “deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve”. Megjithëse vendosja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore u hoq në 23 qershor 2020, sërish autoriteti shëndetësor ka lënë në fuqi një sërë masash kufizuese dhe parandaluese për anti Covid-19.
13
mbështetje si në rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Vuajtjet nga Covid – 19 ishin, ku më pak e ku më shumë, në të gjithë globin. Pandemia shkaktoi dhe po vijon të shkaktojë dëme për të gjitha vëndet, qofshin ato të industrializuara, apo qofshin ato në zhvillim. Covid – 19, sidomos në periudhën prill – qershor, ka lënë pasoja për aktivitetin e sitemit bankar të vendit, duke kufizuar aktivitetin e tyre, jo vetëm për arsye të sigurisë shëndetësore të personelit të tyre dhe klientëve, por dhe nga lëkundjet e kuptueshme në sektorin ekonomik e financiar në tërësi. Në mes të muajit prill 2020, Banka e Shqipërisë e përshkruante situatën problematike, duke parashikuar vështirësi në disa drejtime, si “… ndërmarrjet private dhe publike (me përjashtim ndoshta të atyre që ofrojnë shërbime jetike bazë), në varësi të aftësisë së tyre për t’u përshtatur qoftë edhe pjesërisht, mund të pësojnë dëmtim të zinxhirit të marrëdhënieve tregtare dhe do të ndjejnë mesatarisht një rënie të theksuar të shitjeve të mallrave e të shërbimeve. Kjo do të sjellë rënie të të ardhurave dhe vështirësi për të përballuar detyrimet financiare të veprimtarisë që lidhen me shpenzimet fikse dhe ato variabël. Kjo situatë do të ndikojë edhe mbi punëmarrësit dhe në tërësi mbi të ardhurat e familjeve, pasi rënia e aktivitetit të ndërmarrjeve mund të sjellë reduktim të të ardhurave apo ndërprerje të pagës. Në një efekt zinxhir dhe për aq sa nuk kompensohet nga kursimet e familjeve dhe masat shtetërore mbrojtëse, kjo edhe më tej mund të ndikojë në dobësimin e konsumit të tyre dhe në vijim, edhe në vështirësi për të përmbushur detyrimet financiare. Këto të fundit, mund të përfshijnë edhe vështirësi në shlyerjen e kredive të marra në institucionet financiare, duke sjellë rënie të cilësisë së kredisë në këto institucione dhe ndikim negativ në rezultatin financiar”.9 Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, në monitorim të situatës ekonomike dhe financiare dhe efekteve që krijonte Covid-19, ka bërë disa vlerësime me nota pesimiste sa i takon performancës së autoriteteve dhe institucioneve të specializuara në përballimin e periudhës së paprecedentë pandemike në Shqipëri.
9
Banka e Shqipërisë, “Deklarata e stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019”, 15.04.2020, version elektronik: https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/Deklarata_e_Stabilitetit_Financiar_per_gj ashtemujorin_e_dyte_te_vitit_2019.html
14
“Kjo pandemi bëri që të rishikihohej buxheti i këtij viti duke ulur pritshmërinë në nivelin e të ardhurave që priten të mblidhen nga 509.6 miliardë lek në 489.6 miliardë lek dhe duke rritur shpenzimet dhe deficitin buxhetor. Ekonomia shqiptare pritet të përballet me rënie çmimesh hipotekore, rënie çmimesh kolaterale, mungesa shitjesh, rritje të numrit të papunesise. Covid-19 ka paralizuar sektorët më jetikë të ekonomisë shqiptare: turizmin, transportin, ndërtimin dhe shërbimet, që janë sektorët me kontributin më të madh në GDP. Sipas Bankës Botërore pritet që Shqiperia të humbas 1.4% të GDP për shkak të mbylljes së këtyre sektorëve”. 10 Për KLSH-në gjendja e krijuar nga Covid-19 ka goditur kërkesën, ofertën, dhe mbi të gjitha po shkakton krizë likuiditeti, me pritmëri të rënies së remitancave, rënie të eksporteve dhe importeve. “Rrezikojmë recension ekonomik dhe i vetmi shpëtim është sektori publik, hartimi i politikave fiskale dhe monetare lehtësuese. Qeveria shqiptare, në një deklaratë të dhënë nga Ministria e Financave, kishte planifikuar që në muajin maj të emetonte eurobondin e katërt në vlerën 600 milion euro, por në këto kushte kaq të vështira ky emetim është me shumë risk, për faktin se tregu ndërkombëtar aktualisht operon me norma interesi të larta. Alternativat për të siguruar likuiditet në ekonomin shqiptare mbeten dy donacionet (BE, organizata ndërkombëtare apo vende të tjera) si dhe tregu i brendshëm.11 Megjithatë autoritetet e përshkruajnë më të përmbajtur situatën e rënduar. Në një analizë që ka bërë gjatë muajit korrik 2020 Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar, GKSF, ku pjesmarrës ishin drejtuesit e institucioneve kryesore, si ministri i Financave dhe Ekonomisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave etj., evidentohej fakti se pasojat e pandemisë po vijojnë të ndihen në veprimtarinë e sistemit financiar dhe se zbatimi i masave shtetërore për ruajtjen e shëndetit publik në periudhën mars-prill të këtij viti,
10
Kontrolli i Lartë i Shtetit, “Pandemia dhe politikat ekonomike”, publikuar virtualisht:
http://klsh.org.al/web/07_pandemia_dhe_politikat_ekonomike_rezart_golemaj_me_referenca_conver ted_5550.pdf
11
Po aty
15
është shoqëruar me kufizime në veprimtarinë ekonomike dhe financiare të operatorëve ekonomikë dhe aktivitetin e tregjeve financiare. “Për tregun financiar dhe veprimtarinë bankare, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa si autoritet monetar dhe mbikëqyrës. Lehtësimi i mëtejshëm i politikës monetare dhe injektimi i pakufizuar i likuiditetit në tregun ndërbankar, kanë ruajtur nivelet e ulëta të normave të interesit dhe stimulin për kredidhënie. Në partneritet me institucionet e huaja homologe, janë siguruar instrumentet për mbështetjen e tregut me likuiditet në valutë. Paralelisht, veprimet ligjore dhe ndryshimet rregullative iu kanë dhënë kohën dhe mundësinë huamarrësve të prekur nga efektet e pandemisë dhe bankave, që të ristrukturojnë ekspozimet përkatëse me qëllim që, aty ku është e mundur, të ruhet aftësia paguese e huamarrësit dhe cilësia e kredisë. Megjithëse këto masa do të zbutin rënien e cilësisë së kredisë në sektorin bankar, efekti i pandemisë mbi këtë tregues mund të jetë i ndjeshëm. Si rezultat, kostot e bankave që lidhen me krijimin e fondeve rezervë për rrezikun e kredisë do të rriten dhe rezultati financiar mund të bjerë”. 12 Nga tërmeti dhe Covid-19 ekonomia shqiptare ka marrë efekte negative të dukshme, të cilat kanë çuar në hapa prapa dhe për disa aspekte të reformave që ishin me tregues pozitivë. Maryam Salim, menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë, në një intervistë dhënë revistës ekonomike “Monitor”, datë 2 qershor 2020, shprehej mes të tjerave se: “Inkurajimi i zhvillimeve në tregun e punës me krijimin e përshpejtuar të vendeve të reja punës dhe rritjen e pagave tregoi se Shqipëria po bënte përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm në zvogëlimin e varfërisë që nga viti 2014. Por tërmeti 2019 dhe pandemia COVID-19 devijuan seriozisht këtë proces. Simulimet e prodhuara nga Banka Botërore vlerësojnë se varfëria në Shqipëri mund të rritet me 4‒8 pikë përqindje, në nivele ta papara që nga recesioni global. Rritja e varfërisë do të jetë karakteristikë e punonjësve urbane në sektorin e shërbimeve që do të humbasin një pjesë të konsiderueshme të fitimeve të tyre për shkak të papunësisë ose kërkesës së ulët”.13
12
http://financa.gov.al/mbi-mbledhjen-e-grupit-keshillimor-te-stabilitetit-financiar/
13
“Intervistë e Menaxheres së Bankës Botërore në Shqipëri për ndikimin social-ekonomik të Covid-19”,
virtualisht:
16
Tri periudhat e përmendura më sipër janë ndër më kritiket në ecurinë ekonomike dhe financiare të vendit tonë. Sigurisht që ka dhe momente të tjera, kur për shkaqe brenda sistemit ose jashtë tij, apo për faj të vendimmarrjes e menaxhimit të papërshtatshëm të institucioneve, janë dhënë efekte negative shoqëruar me kosto të konsiderueshme. Një nga aspektet që ka “lulëzuar” në periudhat e goditjeve është ekonomia informale, rrjedhimisht dhe qarkullimi i parasë cash në një nivel të lartë. Kjo shkakton shpenzime të tepërta për ekonominë, sjell më pak të ardhuar në buxhetin e shtetit, duke nxitur evazionin fiskal dhe duke dëmtuar drejtpërdrejt larminë dhe cilësinë e shërbimeve publike dhe infrastrukturës. Gjatë një takimi me median, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u pyet drejtpërdrejt për fenomenin e muajit prill 2020, kur dhe u shënua një rekord i parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar të vendit. Ai përmendi si faktor kryesor të rritjes së parasë në qarkullim aplikimin e masave të autoriteteve për distancimin social gjatë periudhës së pandemisë. “Për shkak të këtyre masave, kryesisht qytetarët, por edhe bizneset, kanë preferuar të mbajnë një sasi cash-i jashtë sistemit bankar, kanë preferuar të tërheqin dhe të mbajnë sasi të nevojshme cash-i. Kjo si pasojë e ndikimit psikologjik të krizës, për të operuar më thjesht, por dhe për të shmangur kontaktet në degët e bankave apo ATM-të. Një faktor tjetër që ka ndikuar kanë qenë masat fiskale të ndërmarra si në formën e disbursimit të pagesave për familjet në nevojë, ashtu edhe në formën e reduktimit të barrës tatimore”.14 Por Sejko pranoi se krahas rritjes së parave cash në qarkullim, gjatë periudhës së pandemisë janë rritur paralelisht dhe depozitat, që sipas tij tregon se “gjendja në sistemin bankar ka qenë stabël dhe me një nivel të lartë likuiditeti, pavarësisht ndikimit dhe pasojave të pandemisë. Vetëm në muajin prill, depozitat janë rritur me 8 miliardë lekë në sistemin bankar dhe gjendja e cash-it është rritur me 6 miliardë lekë.”15
https://www.worldbank.org/sq/news/opinion/2020/06/02/interview-world-bank-country-managerfor-albania 14
Njoftim për shtyp: “Pyetje përgjigjet e konferencës për shtyp 1 korrik 2020”, version virtual: https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Konferenca_per_shtyp/Pyetje_pergjigjet_e_konferences_per_s htyp_1_korrik_2020.html 15 Po aty
17
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tregoi dhe masat që ka marrë institucioni që drejton, për të zvogëluar gjendjen e cash-it në qarkullim, por “është e pamundur pasi dihet që jemi një ekonomi cash-i. Ka shumë masa të cilat synojnë në afatin e mesëm dhe në afatin e gjatë reduktimin e cash-it në ekonomi dhe formalizimin e ekonomisë. Për momentin ne kemi marrë disa masa, duke hequr komisionet për transaksionet online në sistemin bankar. Pra, ne si Bankë e Shqipërisë kemi hequr komisionin tonë dhe në mënyrë indirekte bankat duhet të ulin komisionet për të rritur nivelin e transaksioneve online.”16
1.2 Ekonomia informale si nxitëse e qarkullimit të parasë fizike Në një vend si Shqipëria, që u izolua dhe u vendos në një regjim diktatorial për rreth gjysmë shekulli, tranzicioni po merr kohë duke qenë shkak për mosplotësimin e reformave bazike në zhvillimin ekonomik dhe financiar. Lehtësisht krahas ndryshimeve dhe efekteve pozitive, identifikon dhe dobësi e mospajtime me standardet e vendeve të zhvilluara, që sigurojnë treg të lirë dhe konkurrencë të ndershme të sipërmarrjeve. Një nga tiparet që e frenon procesin e reformimit ekonomik dhe nivelin e rritjes së saj është prezenca e informalitetit. Ekonomia informale ka tipare të ndryshme të prezantimit dhe efekteve në zhvillimin e një vendi, por format kryesore të saj janë: aktivitetet ekonomike, që janë pjesë e përllogaritjeve të Prodhimit të Brendshëm Bruto, të cilat nuk janë të regjistruara në sistem; është ajo pjesë e ekonomisë që faktikisht gjeneron të ardhura, por që këto nuk figurojnë në statistikat zyrtare të autoriteteve; ekonomi informale konsiderohet dhe prodhimi e tregtimi i të mirave dhe shërbimeve, të ligjshme ose jo të ligjshme, të cilat nuk bëhen pjesë e përllogaritjeve të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ekonomia informale ka përbërësit e vet, ka aktivitetet e ligjshme (të gjitha ato kontribute në formën e vetëpunësimit apo të ardhura që vijnë nga veprimtaria në grup ose individuale, ose mbi kufijtë e tatueshëm, por që nuk deklarohen si të tilla), si dhe aktivitetet e paligjshme (pjesmarrja në fitime nga aktivitete të paligjshme, si tregëtim i mallrave të vjedhura, kultivim dhe shpërmdarje e lëndëve narkotike, armët e municionet luftarake, fitime nga aktiviteti i trafiqeve të ndryshme dhe prostitucionit,
16
Po aty
18
ushtrim i lojrave të fatit dhe bixhozit etj.). Pasojat e këtyre dy formave të aktiviteteve janë evazioni fiskal dhe shmangia nga detyrimet e tatim-taksave, që shkaktojnë humbje të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, por nga ana tjetër motivojnë individë dhe grupe për të ndjekur rrugën e jashtëligjshme të fitimit. Përpjekjet e autoriteteve për të reduktuar informalitetin në ekonomi janë në disa drejtime: duke ndërhyrë në legjislacion; duke forcuar institucionet e specializuara dhe ato të sigurisë publike; duke realizuar fushata informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut, në parandalimin dhe goditjen e këtyre veprimtarive që ushqejnë ekonominë informale. Individët apo grupimet që përfshihen në informalitet priren që veprimet t’i kryejnë jashtë kanaleve bankare, duke aplikuar pagesa me para në dorë, si një masë preventive në mbulimin e aktivitetit që zhvillojnë dhe burimeve monetare që ata lëvizin, me qëllimin final të anashkalimit të detyrimeve fiksale, sipas legjislacionit në fuqi. Kështu ekonomia informale është e lidhur pazgjidhshmërisht me qarkullimin e cashit, shkojnë në proporcion të drejtë me njera-tjetrën. Shqetësimet e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare mbi nivelin e lartë të informalitetit në ekonominë shqiptare, për pasojë dhe shkalla e lartë e qarkullimit të parave fizike, përmenden thujase në çdo raport apo analizë që publikohet, duke na ekspozuar problematikë, madje dhe duke qenë të fundit dhe krahasuar me shtetet e rajonit tonë. Sasia e parave prej 324.4 miliardë lekë e regjistruar në korrik 2020 nga Banka e Shqipërisë, që ka qarkulluar jashtë sistemit bankar, përbën 41 miliardë lekë më shumë se sa korriku 2019. Qartazi kjo identifikon se fenomeni ka përkeqësim. Cash-i ka kosto për ekonominë që shkon, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, në rreth 290 milion euro për çdo vit. Kjo shumë bëhet e kuptueshme po të mendojmë eleminimin e pagesave cash, atëherë rritja ekonomike mesatare e periudhës 20142018 do të shkonte në 3.6%, kundrejt nivelit faktik prej 3.1%. Për ekspertin e njohur të ekonomisë, dr. Zef Preçi, ndër shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje janë: mungesa e edukimit, ku bizneset dhe qytetarët nuk janë të ndërgjegjësuar mjaftueshëm për dobinë që ka përdorimi i instrumenteve të tjerë dhe jo parasë cash. “Paqëndrueshmëria e sistemit fiskal me ndryshimet e shpeshta që favorizojnë ekonominë cash, por dhe pompimi i parave informale dhe kriminale në ekonomi përbëjnë shkak. Ja vlen të përmendet edhe infrastruktura e pazhvilluar,
19
kostot e larta të shërbimeve bankare, mosmbulimi i gjithë territorit me shërbim bankar, situata oligopolistike në banka.”17 Sipas Preçit, ndikon edhe e kaluara e shoqërisë tonë tranzitore, e cila e sheh paranë vetëm në një funksion, atë të mjetit të këmbimit dhe jo në funksione të tjera. Ekspertë të tjerë japin shkak për nxitjen e pagesave cash dhe faktin se ende ka shpërndarje josimetrike të sistemit bankar në të gjithë territorin e vendit, pavarësisht shtrirjes së filjaleve të bankave të nivelit të dytë në vitet e fundit. Po kështu është dhe aplikimi i disa kushteve të ekzagjeruara pranë bankave në procedurat e hapjes së llogarive për bizneset apo në funksionalitetin e tyre, si dhe mungesat e disa shërbimeve në bankat e nivelit të dytë që do të lehtësonin më shumë kryerjen e transaksioneve si nga qytetarët, por dhe sipërmarrjet. Evidente është dhe se për mjaft biznese, sidomos të vogla dhe të mesme, pagesat me para në dorë janë preferueshme, pasi janë dhe një ofertë me çmim më të ulët në blerjen e materialeve ose marrjen e shërbimeve nga të tretët. Redaktori dhe gazetari ekonomik me përvojë Ersuin Shehu, mendon se kanalet jocash të pagesave zakonisht shoqërohen me kosto për shitësit dhe blerësit e produkteve ose shërbimeve. “Këto kosto janë më të drejtpërdrejta krahasuar me transaksionet cash, çka krijon tek shitësi dhe blerësi perceptimin se pagesat jo-cash janë më të shtrenjta”. 18 Ai duke analizuar tregun shqiptar i referohet treguesve që kanë dalë nga studimet e Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, bazuar në anketime, ku përshkruhet vendi ynë të mbetet problematik në pagesat me para në dorë. Konkretisht, mbi 99% e pagesave të pranuara nga bizneset e anketuara janë në para fizike, ndërsa 66% e pagesave të kryera nga vetë bizneset për palët e tjera janë po në cash, gjithashtu 96% e pagesave të kryera nga konsumatorët rezultojnë në para fizike. Paraja fizike në qarkullim përbën rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vendin tonë, shifër që është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. “Aktualisht, vlerësohet se vetëm 40% e shqiptarëve në moshë pune zotërojnë një llogari bankare. Një studim i përbashkët mes Bankës Botërore dhe Universitetit të
17
Dr. Zef Preçi, intervistë dhënë autorit.
18
Ersuin Shehu, redaktor dhe gazetar ekonomik në televizionin SCAN, intervistë dhënë autorit, datë
04.08.2020.
20
Cambridge tregoi se vetëm 28.8% e shqiptarëve kanë kryer ose kanë përfituar një pagesë me kartë në 12 muajt e fundit. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët krahasuar me gjithë vendet e tjera të rajonit. Për vendet e tjera, ky tregues fillon nga rreth 39% për Kosovën, deri në mbi 66% për Serbinë.”19 Shehu bën krahasim dhe me treguesit e eurozonës, ku mesatarisht 92.5% e individëve atje kanë përdorur të paktën një herë pagesat digjitale në 12 muajt e fundit para anketimit. “Prapambetja relative e Shqipërisë fillon nga përdorimi i instrumentit më bazik të pagesave elektronike, kartës bankare. Studimi tregon se 7.7% e shqiptarëve kanë përdorur një kartë bankare për pagesë, ndërsa në vendet e tjera kjo përqindje varion nga 16.5% për Kosovën, deri në 39.4% për Serbinë.”20
1.3 Pengesat dhe pasojat Treguesit e mësipërm konfimojnë se ndërhyrjet për reforma dhe përmirësime të kuadrit ligjor nuk kanë dhënë rezultate për të zvogëluar hapësirat e ekonomisë informale, nënkuptohet dhe uljen e nivelit të qarkullimit të cash-it. Kjo situatë shoqërohet me efekte negative në zhvillimet e vendit. Prof. Dr. Halit Xhafa, ekspert i njohur i fushës, rendit përmbledhtazi efektet kryesore negative që stimulon qarkullimi i parasë cash: “punësimi në të zezë, riinvestimi i parave informale, por edhe konkurenca e pabarabartë”21 Analistja e çështjeve ekonomike, Ornela Liperi, shton efekte të tjera nga ky fenomen: “Nxit pastrimin e parave, si dhe ul efektivitetin e politikës monetare të institucionit monetar qendror”22 Kurse redaktori dhe gazetari ekonomik Ersuin Shehu mendon se një nivel i lartë i përdorimit të pagesave cash sjell të ardhura më të pakta për buxhetin e shtetit, për shkak se transaksionet në para fizike ushqejnë evazionin fiskal. Kjo, sipas tij, “dëmton
19
po aty
20
po aty
21
Prof. Dr. Halit Xhafa, lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ish-anëtar i
Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, intervistë dhënë autorit, datë 15.07.2020. 22
Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës ekonomike MONITOR, intervistë dhënë autorit, datë
15.07.2020.
21
direkt potencialet e sektorit publik për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike dhe të infrastrukturës.”23 Për ekspertët e sektorit bankar përdorimi i parasë cash shoqërohet me kosto të shtuara për ekonominë. Paraja cash ka kosto të lartë të lidhur me ofrimin e shërbimeve të pagesave
përmes
sporteleve
fizike
(kosto
personeli,
qiraje,
shpenzimeve
mirëmëbajtjeje/administrative, etj), si edhe me shpenzimet e ruajtjes dhe transportit të parasë. Studimet e fundit që ka realizuar Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë se pagesat me vlerë të vogël kanë një kosto sa rreth 2.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose rreth 300 milionë dollarë në vit. Kostot lidhen shumë me dominimin e parasë fizike si instrument pagesash në ekonominë shqiptare. Kosto e transaksioneve cash përbën edhe pjesën më të madhe dhe arrin në rreth 1.7% të PBBsë. “Veç kostove të drejtpërdrejta ekonomike, përdorimi i lartë i cash përgjithësisht sjell kosto të konsiderueshme në kohë. Pagesat cash kërkojnë zhvendosje drejt pikave të pagesave, kohë të shpenzuar për udhëtim, përfshi trafikun në qytetet e mëdha si edhe radhë në sportele. Në kohë, çdo shqiptar shpenzon mesatarisht rreth 42 minuta për të shkuar, për të pritur në radhë dhe për të kryer një transaksion në një zyrë pagesash, si dhe rreth 29 minuta për të shkuar, për të pritur në radhë dhe për të kryer transaksion në një degë banke. Nëse pagesat do të kryheshin përmes instrumenteve alternative në distancë, kjo kohë do të shpenzohej për punë, angazhime private dhe familjare apo çlodhje.”24
KAPITULLI I DYTË E-BANKING, OFERTAT DHE NDIKIMI NË DINAMIKËN E TREGUT
2.1 Karakteristikat e shërbimeve virtuale
23
Ersuin Shehu, intervistë dhënë autorit.
24
po aty
22
Performanca elektronike e bankave, e-banking-u, që mbështetet kryesisht mbi internetin, është një ofertë shërbimesh me karakter informativ, komunikues, ndërveprues e transaksional. Karakteri informativ lidhet me të gjithë procesin e promocionit që bën banka për produktet dhe shërbimet që u ofron klientëve. Përmes website-t, llogarive të emailit dhe në rrjetet sociale, banka periodikisht prezanton profilin e saj, si dhe gamën e ofertës për klientët, duke lehtësuar dhe komunikimin me ta, pa qënë e nevojshme për të bërë vizita njohëse dhe familjarizuese në mjediset fizike të bankës. Karakteri komunikues ka të bëjë me vendosjen e sistemit lidhës mes klientit dhe bankës. Për çdo pyetje a sqarim, klienti adresohet përmes llogarisë së tij të emailit për tek adresa kujdestare e emailit të bankës, për të marrë info mbi procedura, produkte a shërbime që ka nevojë. Karakteri ndërveprues me user funksionon duke ndërtuar banka në hapësirën virtuale zyrtare të saj “paketa” të loguara për një sërë produktesh dhe shërbimesh, në formatin e hyperlink-ëve, klikimi mbi të cilat jep info të nevojshme të detajizuara, të dobishme për klientin e interesuar. Përmes këtyre të dhënave klienti mund të vlerësojë a kalkulojë versione të ndryshme të ofertave dhe për të qëndruar aty ku i duket më e leverdishme. Karakteri transaksional i siguron klientit të bëjë operacione që ofron banka, përmes llogarisë, të realizojë pagesa për të tretët, të likuidojë faturat periodike të energjisë elektrike, ujit, telefonit etj. Më poshtë flitet më shumë për funksionin e kartave bankare dhe llojet e tyre.
2.1.1 Format e parasë elektronike Pagesat me para fizike kanë historinë e shdërrimit të tyre në pagesa elektronike. Përdorimi i parasë elektronike bazohet tek vetë paraja, përfaqëson atë si dhe transaksionet që kryen. Shdërrimi ka ardhur si pasojë e inovacionit dhe aplikimeve të teknologjisë, duke futur në mes një infrastrukturë të tërë pajisjesh elektronike, që lidhin blerësin dhe shitësin që operojnë dhe kontrollojnë në distancë. Një klient pajiset me një kartë, e cila ka të gjitha të dhënat e pagesave që ai kryen, duke ditur në çdo moment sasinë e parave që ka në dispozicion. “Paraja elektronike nënkupton të gjitha veprimet që kryhen në mënyrë elektronike, rezultati i të cilave është kalimi i fondeve nga një llogari bankare në një tjetër. Paraja elektronike i gjen fillimet në gjysmën e dytë të viteve ’80 në Japoni. Shumëkush 23
mund të mendojë që paraja elektronike ka lindur si nevojë e bankave tregtare. Në fakt, pionierët e parë të krijimit të kësaj paraje ishin disa kompani jobanka, të tilla si kompanitë telefonike apo kompanitë e transportit. Arsyet kryesore të hedhjes në treg të këtij produkti ishin zëvendësimi i parasë cash dhe përmirësimi i shërbimit ndaj klientëve, duke fituar kështu besimin e tyre.”25 Pagesa elektronike është transaksioni i pagesës, i realizuar nëpërmjet një karte që përmban një shirit magnetik, nje mikro qark ose nje kod identifikues, dhe që përdoret në një terminal pegasash elektornike, në një terminal pikëshitjeje POS etj… apo nëpërmjet një aplikacioni bankar duke përdorur mjete elektronike të komunikimit. Pagesat gjithashtu mund të bëhen dhe me anë të kartave të debitit/kreditit, si dhe me anë të transaksioneve online. Në manualin e publikuar nga Banka e Shqipërisë, titulluar “Paraja elektronike: E ardhmja e parasë?” informohet se përdorimi i parasë elektronike mundësohet nga sistemi i pagesave elektronike, në përbërje të të cilit futen: emetuesit, klientët, tregtarët dhe rregullatorët. “Emetuesit mund të jenë banka ose institucione jobanka; klientët janë përdoruesit e parasë elektronike; tregtarët janë ata të cilët marrin para elektronike në shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve që ofrojnë dhe rregullatorët, janë agjenci të lidhura me qeverinë, të cilat kanë për qëllim të ruajnë paranë elektronike nga falsifikimi ose çdo akt tjetër që bie në kundërshtim me ligjin.”26
2.1.2 Avantazhet dhe disavantazhet e pagesave elektronike Akti i kryerjes së pagesave elektronikisht ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Klienti që vë në lëvizje paranë elektronike për të blerë mallra, ose për të marrë shërbime konsiderohet si komoditet për faktin se nuk është nevoja të mbash me vete në vendin ku kryen transaksionin para fizike. Sasia e parave në dispozicion është në formën e data-ve të kartës elektronike dhe që qarkullojnë me komandë të poseduesit, ose të personit të autorizuar prej tij. Pa shpenzuar kohë duke shkuar në sportelet e bankës, për tërheqje parash fizike, madje duke e mbyllur procesin nga një kompjuter
25
Paraja elektronike: E ardhmja e parasë? Banka e Shqipërisë, faqe 10, Tiranë, 2007, versioni virtual: https://www.bankofalbania.org/Botime/Botime_edukative/Paraja_elektronike_Eardhmja_e_parase.ht ml 26
po aty
24
personal ose laptop në banesë, në zyrë, ose në udhëtim (në kushtet e aksesit në internet), ose thjesht dhe duke operuar nga aparati celular. Paraja elektronike nuk ka tiparet e parasë fizike, që dëmtohet dhe të bëhet deri dhe e pavlefshme me kalimin e kohës (dëmtimi fizik kur griset, laget etj.). Tek disavantazhet e përdorimit të parasë elektronike hyjnë ndërhyrjet e personave të pautorizuar, individëve apo grupeve që kanë qëllimin e vjedhjes përmes klonimit të kartave bankare, ose përmes depërtimit në sistemet e sigurisë së bankave, me qëllimin e vetëm të zbrazjes së llogarive, ose kryerjes së pagesave fiktive në dëm të poseduesit të kartës elektronike. Këto akte, që janë pjesë e krimit kibernetik janë problem për sistemin bankar dhe klientët, duke krijuar pasiguri në aplikimin e pagesave elektronike. Vjedhja e parave në mënyrë elektronike është edhe më e vështirë të dallohet nga klientët, krahasuar kur kjo gjë ndodh me paranë fizike. Gjithashtu, ndërhyrjet në sistemet elektronike të bankave janë edhe më komplekse kur synohet prej individëve ose grupeve kriminale që të realizohen operacione të pastrimit të parave, ose kalime të fondeve që ushqejnë aktivitete informale.
2.1.3 Operimi me karta bankare dhe e-shërbime të tjera Karta bankare është instrumenti kyç për një klient (individ, sipërmarrje, institucion etj), që ofrohet për të realizuar pagesa elektronike. Kartat kanë emetuesin e tyre, një bankë të licencuar për të kryer transaksione bankare me funksione të parapërcaktuara. Poseduesi i kartës, ndër veprimet bazike që kryen është dhe tërheqja e parave jashtë mjediseve të bankës, kryesisht në pjesë të frekuentuara nga popullata në zonën e banuar, në aparatet ATM, Automated Teller Machine,27 me fuksionin si kartë cash-i. Për herë të parë, ATM-të u hapën në Shqipëri në një numër të vogël në vitin 2003. Numri i përdoruesve të tyre ka ardhur duke u rritur vit pas viti, si pasojë e politikave për aplikimin e pagesave elektronike. Fillimisht autoritetet nisën me administratën publike, duke detyruar kalimin e pagave vetëm përmes bankave, proces që zgjeroi përdoruesit e ATM-ve, por dhe shtimin e numrit të tyre, jo vetëm në Tiranë por dhe në
27
ATM-të, ose siç njihen dhe portelet automatike, kanë filluar të shfaqen në vitet ‘70. Ato janë në gjendje të kryejnë një sërë transaksionesh rutinë për klientët e bankës. Disa prej këtyre transaksioneve janë: tërheqja e parave, marrja e informacionit mbi gjendjen e llogarisë bankare, transferta e parave ndërmjet llogarive të ndryshme bankare etj.. Avantazh është se ato janë të hapura 4 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ndërsa për bankat, avantazhi i përdorimit të ATM-ve është se ato janë shumë ekonomike për llojet e transaksioneve që kryejnë.
25
zona të tjera urbane të vendit. Aktualisht, tërheqja e pagave dhe shpërblimeve përmes ATM-ve është një nga veprimet më rutinë, jo vetëm për punonjësit e administrates publike, por dhe ata që përfshihen në sektorin privat, rrjetin e organizatave joqeveritare etj. Karta debitit është ajo që ofron veprime me depozitën që klienti ka në llogari dhe operon në pika shitjeje POS, Point of Sale, psh., në dyqane, restorante etj., përmes blerjes së mallrave dhe produkteve të ndryshme, ose për marrjen e shërbimeve. Karta e kreditit i përgjigjet përdorimit të fondeve të bankës me një linjë krediti, për blerje, ose tërheqje të parave cash deri në një sasi të përcaktuar. Ndryshe nga kartat e debitit që kërkojnë akses në internet (linjë online), kartat e kreditit mund të operojnë dhe offline. Banking-u elektronik ofron dhe shërbime të tjera. Home-banking, lejon klientin që përmes kompjuterit të tij, me akses në internet dhe të lidhur me Bankën, të kryejë veprime në distancë, si dhe urdhërpagesa të ndryshme. Këto mund të kryen dhe përmes telefonit celular, që është shërbimi Phone-banking, ku klienti bën urdhër pagesa nga një llogari bankare që posedon. Banka duke aplikuar fjalëkalime numerike, e bën Phone-banking-un një shërbim të sigurtë në përdorim nga klientët, për të evituar ndërhyrjet me qëllim zhvatjet nga individë ose grupe që sulmojnë depozitat e bankave. Shërbimi PC-banking ka veçori se realizon lidhjen e klientit me llogarinë e tij në bankë, jo përmes linjës së internetit, por përmes përdorimit të një modemi dhe soft-i që i jep mundësi përdoruesit të lidhet me intranet-in e bankës ku operon. Shërbimi i siguruar në këtë rast është më i shpejtë dhe ofron më shumë siguri. SMS-banking aplikon veprime në distancë, duke bërë njoftime përmes telefonit celular të klientit, me tekste sms-je, që janë mesazhe njohëse mbi transaksione që janë bërë në llogarinë e tij, por dhe info kujtese për procedura vijuese klient – bankë. TV-Banking, hyn tek shërbimet që nuk e “nxjerrin klientin nga shtëpia”, ku përmes telekomandës së televizorit ai hyn në faqen online të bankës dhe merr info për të cilat ka interes. Nëse bën abonimin tek ky opcion, klienti shkon dhe më tej, duke bërë veprime, njësoj si në rastin e shërbimeve të përmendura më sipër.
26
2.2 Pro dhe kundër politikës “cashless” Të gjithë e pranojnë se ekonomia është parësore në fatin e mbarëvajtjes ose keqvajtjes së një shteti, Por qasja drejt saj, aplikimi i reformave ekonomike, politikat dhe strategjitë për zhvillimin, apo për riformatimin ekonomik janë nga më të shumtat. Ky diversitet i natyrshëm lidhet me karakteristikat natyrore të vendit dhe pozicionin strategjik në raport me të tjerat, burimet, madhësia e territorit, popullata, trashëgimia e menaxhimit, tipologjia e rendit shoqëror etj. Edhe kur shtete të ndryshme bashkëjetojnë në struktura të përbashkëta (psh BE-ja), sërish ato kanë dinamika të ndryshme, pavarësisht parimeve bazë të të qënit bashkë. Edhe sa i takon nivelit të qarkullimit të parasë cash vendet janë në pozicione të ndryshme, varësisht shkallës së zbatimit të politikave dhe instrumenteve për reduktimin e këtij fenomeni. Disa vende janë në avangardë të procesit. Konsiderohen si miq të procesit të kufizimit të parasë që lëviz cash, ku përmes politikave dhe strategjive afatgjata synojnë deri eleminimin e parasë fizike. Vendet skandinave mbeten shembuj konkretë të hapave përpara. Psh., Danimarka është në shqyrtim për të ndryshuar dhe përshtatur kuadrin ligjor me synimin që të bëjnë të detyrueshme që në shumicën më të madhe të dyqaneve të mos pranohen pagesa me para në dorë. Autoritetet në Kopenhagen po vijojnë strategjinë e një shoqërie “cashless” (pa para) deri në vitin 2030. Megjithë masat që priten të zbatohen gradualisht, sërish do të ketë përjashtime, kur vjen puna te pagesat në pikat e karburanteve dhe dyqanet e veshjeve, që do të lejojnë dhe opcionin me para fizike. Sondazhet flasin për miratim në shkallë të gjerë nga popullata që pagesat të realizohen përmes celularit dhe kartave bankare, kurse ato me para në dorë janë më pak të preferueshme. Praktikat daneze janë duke u aplikuar dhe në vendet e tjera të rajonit, si në Norvegji, Finlandë dhe Suedi. Suedia po ecën dhe më shpejt. Qeveria suedeze ka caktuar vitin 2023 si “lamtumirë para fizike!”, duke u bërë vendi i parë në rruzull që nuk do të ketë në qarkullim asnjë kartmonedhë potenciale për të shërbyer në pagesa ose transaksione. Kjo po ndodh në një shtet që ishte i pari në Evropë që shtypi bankënotat. Autoritetet suedeze po aplikojnë një strategji 5-vjeçare për të përmbushur këtë objektiv ambicioz, duke qenë
27
dhe një rast ideal studimi dhe përvojë, jo vetëm për shtetet përreth, por për të gjithë botën. 28 24 mars 2023 do të jetë data e largimit të parasë fizike, sipas një studimi që kanë realizuar dy institucione me reputacion në Suedi, Instituti Shtetëror për Teknologji dhe Shkolla Ekonomike Shtetërore. Siguria e kryerjes së kësaj reforme revolucionare në tregun financiar bazohet tek preferenca e vetë popullatës dhe tregtarëve në Suedi për të eleminuar pagesat me para në dorë. “Atje tashmë ekzistojnë fushatat e bankave dhe të sindikatave të cilat i inkurajojnë konsumatorët të lirohen prej parave të gatshme. ‘Ne jemi vend i vogël i cili tashmë një kohë të gjatë e ka demokracinë stabile. Për ne nuk është problem se paraja është e dukshme vetëm në faqen e internetit’, shpjegon një nga përkrahësit e këtij sistemi të ri.”29 Në rradhët e dyshuesve, që janë në minorancë hyjnë të moshuarit, ata me aftësi të kufizuara, emigrantët dhe sipërmarjet e vogla. Por procesi i reformimit të sistemit financiar dhe bankar në favor të reduktimit të qarkullimit të parasë fizike, ka dhe kundërshtarët e vet. Ka krijuar hapësira dhe për ata që po paraqiten si konservatorë dhe dashamirë në lëvizjen e parasë. Një prej kritikëve të “cashless” është Frederick William Engdahl, një studiues dhe shkrimtar amerikan, 75 vjeç, që haptazi prezantohet dhe si fans i teorive konspirative. Engdahl, që vitet e fundit po i kalon në Gjermani, e përshkruan fushatën e reduktimit të parasë fizike, si “Lufta ndaj parave cash”. Ai mbetet shumë dyshues në këtë proces, duke nxjerrë në pah dhe aspekte të cënimit të privatësisë së njerëzve. “Ashtu si Lufta kundër Terrorit, Lufta kundër Kancerit apo Lufta kundër Drogës, agjenda e saj e vërtetë është e keqe dhe e errët. Nëse jemi të marrë atëherë le ta gëlltisim propagandën për eliminimin e plotë të parave në favor të parave të pastra
28
Suedia pati një qasje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e botës edhe në rastin e pandemisë
globale Covid-19, duke u shndërruar në një shtet referent për mënyrën e përballimit të përhapjes së infeksionit. 29
“Shteti i parë që do të heqë nga përdorimi paratë kesh”, platforma online INSAJDER, Kosovë, version virtual: https://insajderi.com/shteti-pare-qe-te-heqe-nga-perdorimi-parate-kesh/
28
digjitale, ne mund ta puthim dhe t’i themi mirëupafshim autonomisë tonë të mbetur dhe privatësisë”. 30 Engdahl përjashton në arsyetimin e tij, konceptet e parasë kripto, apo sistemet e pagesës së parave si psh., WeChat e Kinës, përdorimin e-banking, të kartave Visa ose Master Card – duke i konsideruar ato si shërbime private dhe jo të shtetit. “Ajo që po diskutojmë është një komplot, dhe një komplot i drejtuar nga bankat qendrore, të disa qeverive te selektuara, Fondi Monetar Ndërkombëtar në bashkëpunim me bankat e mëdha ndërkombëtare, për të detyruar qytetarët – me fjalë të tjera, ne të heqim dorë nga mbajtja e parave ose përdorimi i tyre për të paguar blerjet. Në vend të kësaj ne do të detyroheshim të përdorim kreditë digjitale bankare”. 31
Sipas tij, qytetarët humbin përgjithmonë lirinë e tyre personale për të vendosur se si të paguajnë ose si ta kenë privatësinë e tyre në marrëdhënie me paratë. “Nëse dua të blej një makinë dhe të paguaj para kesh për të shmangur kamatën bankare, nuk mundem. Banka ime do të kufizojë sasinë e parave digjitale që unë mund të tërheq në çdo ditë të caktuar. Nëse dua të qëndroj në një hotel të këndshëm për të festuar një ditë të veçantë dhe për të paguar para për arsye të privatësisë, s’është e mundur. Por kjo është vetëm sipërfaqja.”32 Engdahl merr praktika nga Franca, SHBA apo vende të tjera të zhvilluara, ku ndiqet politika e reduktimit të parave cash dhe shtimi i procedurave digjitale në pagesa dhe transaksione. Kjo për të nuk është thjesht për të zvogëluar nivelin e pastrimit të parave dhe krimit në tërësi a duke ekspozuar mashtrimet me taksat. “Agjenda e fshehtë në këtë Luftë kundër parave kesh është konfiskimi i parave tona në krizën tjetër të pashmangshme bankare, qoftë në vendet anëtare të BE-së, në Shtetet e Bashkuara apo vendet në zhvillim si India… është një luftë ndaj lirisë sonë individuale dhe ul shkallën e lirisë në jetën tonë. Ta detyrosh paranë tonë për të bërë
30
F. William Engdahl, “Një luftë e keqe mbi të drejtën tone për të mbajtur para”, gazeta IMPAKT, 24 gusht 2017, versioni virtual: http://gazetaimpakt.com/nje-lufte-e-keqe-mbi-te-drejten-tone-per-tembajtur-para/ 31 32
po aty po aty
29
digjitale është hapi tjetër drejt konfiskimit nga qeveritë e BE-së ose SHBA-ve ose kudo që shpërthen kriza e ardhshme kryesore bankare, si në vitet 2007-2008”.33
2.3 Blerjet online Janë pjesë e tregtisë në distancë, falë avancimit teknologjik dhe aksesit të shtuar të popullatës në internet. Në 5 vitet e fundit në Shqipëri, blerjet online kanë marrë shtrirje, duke mos mbetur monopol vetëm i një shtrese të popullatës. Masivizimi ka ardhur për shkak të operimit të shitësve në llogaritë e rrjeteve sociale, duke reklamuar intensivisht produkte - nga ato të përdorimit të përditshëm (veshje, sende, pajisje personale dhe familjare) dhe deri tek mallra të kushtueshëm (bixhuteri, aksesorë, pajisje shtëpiake) etj. Blerjet online në Shqipëri e kanë zanafillën në vitin 2010 dhe burimi ishin pika shitje virtuale jashtë vendit. Mbërritja e tyre në destinacion bëhej përmes shërbimit postar (si nga Posta Shqiptare ashtu dhe nga kompani postare private që operojnë në vendin tonë). Më pas pikat e shitjeve u themeluan dhe brenda territorit shqiptar. Viti 2015 ka shënuar një “boom” të dërgesave për blerjet online, sq sa autoritetet filluan të mendojnë përcaktimin e vendosjes së një niveli të caktuar të blerjeve, mbi të cilin duhej vendosur taksë. Një vit më vonë, në gusht 2016, u mor vendim që sanksiononte se blerjet online mbi 22 euro do të duhet të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, TVSH dhe taksë doganore, në masën 22.4% (që përbëhej 20% nga TVSH dhe 2.4% nga taksa doganore). “Tendenca në rritje e shitjeve pohohet si nga aktorët e tregut, ashtu edhe nga operatorët postarë që merren me dërgimin e pakove nga biznesi. Megjithatë, informaliteti dhe përdorimi i lartë i cash-it mbeten problematikat kryesore. Aktorët kryesorë të tregut presin që ecuria të vijojë pozitive. Së pari, ata i mbështesin shitjet e tyre te klientët e grupmoshës 17-35 vjeç dhe i shikojnë si target-grup të cilët i rikthehen përvojës së tyre me blerjet online. Së dyti, me zhvillimin e teknologjisë dhe rritjen e përdorimit të smartphone-ve, konsumatorët janë të prirë gjithnjë e më shumë drejt kësaj sjellje konsumatore”.34
33
po aty
34
Ledina Loga, “Shitjet online, në zgjerim, sa shpenzojnë shqiptarët për të blerë përmes kompjuterit”, revista MONITOR, 30.03.2019, versioni virtual https://www.monitor.al/shitjet-online-ne-zgjerim-2/
30
Nga perceptimet dhe vlerësimet e konsumatorit për blerjet online, si pjesë dhe e anketës që u realizua në kuadër të këtij punimi diplome, kuptohet se procesi ka ato pengesa dhe hezitime për aplikim nga masa e madhe e konsumatorëve, sikundër dhe fenomeni i reduktimit të qarkullimit të parasë fizike. Periudha e kufizimeve dhe e distancimit social pas mesit të muajit mars 2020 dhe në vijim, ishte e favorshme për blerjet online, duke zgjeruar dhe bazën e blerësve. Kjo ka krijuar të ardhura të konsiderueshme për aktorët tregtarë të përfshirë në shitjet online, si dhe kompanitë e transportit të dërgesave deri tek blerësi, por dhe kanë rritur arkëtimet në buxhetin e shtetit nga formulat e reja të tatimeve.
2.4 Trendi i neobankave Qarkullimi i parasë cash ka si armik kryesor aktualisht dhe procesin e pandalur teknologjik dhe përhapjen në shkallë të gjerë të internetit. Institucionet bankare po investohen për digjitalizimin e aktivtetit të tyre, si detyrim për t’ju përgjigjur kërkesave të kohës, prirjeve dhe interesave që ka në tregun ekonomik dhe financiar. Për të qenë të përshtatur me rimodelimin e mjediseve të tyre, duke futur në përdorim pajisje dhe aplikacione që kryejnë veprime në distancë dhe në kohë reale, pa pasur nevojë për personel shërbimi si ndërmjetës, apo si orientues në veprime të ndryshme, si pagesa, transaksione, hapje dhe mbyllje të llogarive, monitorim në çdo kohë të sasive të monetare në dispozicion etj., por dhe duke mos qenë i kufizuar në kohë dhe sasi parash që lëvizin. Revolucioni teknologjik në fushën e financave, ose ajo që konsiderohet si Fintech, shikohet nga ekspertët si trysni për aktivitetin e bankave, në drejtim të përshtatjes dhe adaptimit të tyre, për t’i rezistuar konkurrencës në treg, si dhe për të depërtuar me oferta dhe shërbime tërheqëse për klientët. Prirja për cashless në operacionet që kryen banka me klientët e vet, ka çuar larg profilin e bankës në erën digjitale, aq sa sot në vendet e zhvilluara po flitet shumë për trendin bankave të reja, ose neobankat, si aktorë mjaft aktivë dhe agresivë në tregun bankar. Eksperti i ekonomisë, prof. dr. Adrian Civici, duke analizuar rolin dhe ndikimin e neobankave, i shikon ato si produkt të procesit të humbjes së monopolit klasik mbi klientin dhe tregun, por ama dhe duke ruajtur sistemin e ativitetit me degët
31
(filjalet), duke ruajtur dhe komunikimin direkt me klientët, duke aplikuar një model të ri bankar: banking-u në distancë pa asnjë distancë reale. Ndryshe nga bankat tradicionale maksimalisht të digjitalizuara, shpjegon prof. dr. Civici, neobankat janë struktura të reja të krijuara “ex-nihilo” dmth, të krijuara nga hici, që po i bashkëngjiten sektorit bankar, të tilla si Anytime, Hello bank, Morning, Number26, Soon, Revolut, Hello Watch, etj, apo neobankat e tipit “derivate” nga sektorë të tjerë ekonomikë si korporatat tregëtare, telekomunikacioni si C-Zam, Orange bank, Carrefour bank, Lydia, Soon, etj. Ndërkohë, edhe bankat e mëdha duket se po bëhen gati të krijojnë neobankat e tyre duke qenë prezente në këtë sektor që po zhvillohet me shpejtësi. Në SHBA: Simple, Moven, Go Bank, Final, Simple, Abra; Kanada: Koho; në Europë, pionieri i neobankave është Britania e Madhe me Atom Bank, Monzo, Revolut, Starling bank, Monese; ndjekur nga Gjermania me N26; Finlanda me Ferrtum; Franca me C-Zam, EKO, Morning, Max; Rusia me InstaBank dhe RocketBAnk, etj. “Neobankat nuk zotërojnë të gjitha llojet e licencave bankare edhe pse ato propozojnë e ofrojnë shërbime të plota bankare digjitale. Ato janë para së gjithash ‘agjenci pagesash’ që propozojnë shërbime të shpejta, të thjeshta dhe të lehta në përdorim. Një pagesë nëpërmjet neobankave mund të kërkojë vetëm disa minuta apo sekonda. Oferta e tyre bankare, të paktën për momentin, është e kufizuar në treshen: llogari bankare, kartë krediti dhe aplikacione të ndryshme”. 35 Autori, që ka qenë për disa vjet dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, i përshkruan neobankat si në ekspansion të gjerë të tregut bankar, duke nxitur konkurrencën në këtë sektor. Për prof. dr. Civicin, këta aktorë të rinj, “prodhime” të fintech-ut, zotërojnë licenca bankare, por produktet dhe shërbimet e tyre janë të kufizuara vetëm në veçanërisht “mobile data terminal” si smartfonët, tabletat elektronike, laptop-ët, etj.
35
Adrian Civici ““Modelet e reja bankare përballë sfidave të epokës digjitale”, revista “Bankieri”, nr.28, faqe 37-38, AAB, Tiranë, version elektronik: https://aab.al/wp-content/uploads/2018/07/Bankieri-28Shqip-vizionim.pdf
32
“Nëpërmjet neobankave mund të kryhen pagesa nëpërmjet sms-ve, mund të ndryshohen kufizimet në limitin ditor të pagesave, të bëhen pagesa pa komisione me kartën bankare, hapjen apo mbylljen e shpejtë të llogarive bankare, etj.”36 Autori i ka kushtuar vëmendje në artikull dhe prognozave për aktivitetin e neobankave në të ardhmen e afërt, ku parashikimet janë që bankat tradicionale do kenë vështirësi t'i mbijetojnë zhvillimeve teknologjike, duke u zëvendësuar nga bankat e mbështetura krejtësisht në teknologjitë digjitale, si dhe pikëpamjen e ekspertëve dhe analistëve të tregut se, vetë bankat do të mund të mbijetojnë dhe të vazhdojnë të jenë aktorët bazë të shërbimeve financiare, por roli i tyre do bëhet gjithnjë e më pak i dukshëm, duke u shndërruar thjesht në ofrues shërbimesh. “Ato do t'i vendosin njohuritë dhe eksperiencën e tyre në shërbim të fintech-s apo gjigandëve të internetit që do mbajnë lidhjet direkte me konsumatorët finalë”37 Sa i takon realitetit shqiptar, megjithëse me një treg bankar modest, sigurisht që nuk do të pritet shumë kohë për depërtimin e neobankave. Aplikimet digjitale në rrjetin e bankave të nivelit të dytë kanë nisur me kohë, kjo dhe nga fakti se një pjesë e bankave që operojnë në Shqipëri janë me kapital, ose filjale të bankave të njohura evropiane, SHBA, e shteteve të tjera. Ndaj dhe vendi ynë nuk mund të mos përfshihet nga influenca e aktivitetit të neobankave – si një faktor thelbësor në modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve të ofruara dhe komunikimit me konsumatorët, qofshin këta individë, sipërmarrje, institucione etj., për pasojë reduktimin drejt niveleve të pranuara të parasë në qarkullim. Procesi është kompleks dhe nuk varet vetëm nga infrastruktura bankare, por dhe aftësinë e pranimit nga publiku të aplikimeve të digjitalizuara. “Është e qartë që digjitalizimi i ekonomisë është një përpjekje afatgjatë dhe ai nuk do të pranohet dhe zbatohet lehtësisht në Shqipëri, duke pasur parasysh gjendjen aktuale dhe zhvillimin e ekonomisë e të shoqërisë. Megjithatë, çdo hap përpara drejt ekonomisë jocash është një zhvillim pozitiv dhe i mirëpritur, sepse siç ka thënë dhe znj. Chanda Kochhar,
36
po aty
37
po aty
33
drejtore e Bankës ICICI: ‘Edhe nëse nuk bëhemi një ekonomi jo-cash, të paktën do të bëhemi një ekonomi me më pak cash’! Sigurisht që kjo është mirë për të gjithë!”38
KAPITULLI I TRETË PROBLEMATIKAT DHE SFIDAT E KALIMIT NGA PARAJA FIZIKE TE AJO ELEKTRONIKE
3.1 Ndërtimi i besimit tek banka si institucion Sikundër e trajtuam në dy kapitujt e mësipërm, por dhe nga gjetjet e një ankete që është realizuar në kuadër të këtij punimi diplome (më gjerësisht prezantohet në kapitullin e katërt), identifikohet lehtë kultura dhe shprehitë nga qytetarët dhe bizneset për preferencë ndaj parasë fizike. Rezultatet në luftën ndaj informalitetit dhe për reduktimin e parasë fizike në qarkullim mbeten minimale. Dr. Zef Preçi mendon se nga autoritetet pritet që të merren masa që shkojnë në favor të harmonizimit më të mirë të politikave fiskale me ato tatimore, përmes ndërtimit të besimit tek bankat si institucion dhe sigurisë tek qeveria. “Kështu banka duhet të ruajë sekretin dhe vetëm agjencitë ligjzbatuese kanë të drejtë në informacion. Kostot e shërbimeve duhen të jenë sa më të ulta dhe tërheqëse për konsumatorët, pasi shumë të tillë mund të shmangin përdorimin e bankës vetëm se kursimet e tyre janë aq të ulta sa pagesat dhe ndalesat e ndryshme në llogari do t’i kushtonin shumë këtyre të fundit.”39 Prof. Dr. Halit Xhafa, propozon për autoritetet një paketë masash krysore, ku të përfshihen formalizimi ekonomisë, faturat elektronike, penalizimi i bizneseve informale, mbyllja e skemës së tvsh-së duke bërë me parë diferencimin e saj dhe uljen për artikujt bazë, si në vendet fqinjë. “Duhet ndjekje nga organet e kontrollin tatimor të produktit, nga momenti hyrjes në doganë deri në shitjen përfundimtare; zbatimi nga
38
Edvin Meka, “Ekonomia jo-cash në Shqipëri”, editorial, revista BANKIERI, nr. 20, korrik 2018, version elektronik: https://aab.al/wp-content/uploads/2018/07/Bankieri-28-Shqip-vizionim.pdf 39
Dr. Zef Preçi, intervistë dhënë autorit.
34
bankat i rregullit që të kreditojë bizneset vetëm mbi bazën e bilancit kontabël dhe pasqyrave financiare të certifikuara dhe të dorëzuara në tatime, etj.”40 Analistja e ekonomisë, Ornela Liperi, shikon si prioritet kontrollin e transaksioneve në ndërtim, që, sipas saj është kanali kryesor se si futen paratë e përfituara nga aktivitete të paligjshme në ekonomi. “Sot një firmë ndërtimi mund të fillojë punën edhe duke pasur një bilanc zero, pasi nuk ka kusht që të ketë kapital, ose të tregojë burimin e parave. Edhe në blerje, ndonëse ka një farë kontrolli përmes noterëve, sërish ka forma si përmes copëzimit të pagesave, ose futjes së aksionerëve fiktivë.”41 Liperi përmend si kontribut nga autoritetet dhe aspektin e edukimit të popullatës, uljen e kostos së shërbimeve bankare, si dhe luftimin e informalitetit tek bizneset. “Për sipërmarrjet, ligji i ri i fiskalizimit mund të ndikojë pozitivisht, nëse do të zbatohet siç duhet. Megjithatë, ka dhe disa pengesa strukturore afatgjatë, si psh pesha e lartë që kanë në ekonomi bizneset e vogla dhe vetëpunësimi, që janë të prirur të veprojnë me para cash dhe është e vështirë të kontrollohen.”42 Ersuin Shehu nga Televizioni ekonomik SCAN, shikon si masë efektive detyrimin e bizneseve që ofrojnë shitje të produkteve dhe shërbimeve me pakicë, për të ofruar një metodë pagese alternative, përveç parasë cash. Ekzistojnë shembuj në shtetet e rajonit, që kanë ndërmarrë masa të tilla, kryesisht me qëllim uljen e evazionit fiskal, thotë ai duke listuar dhe masa të tjera: “Vendosja e incentivave të vogla fiskale për t’i nxitur blerësit të aplikojnë pagesa elektronike; vendosja e kufizimeve për transaksionet në cash nga individët. Aktualisht, ekzistojnë kufizime në limitet e pagesave cash vetëm për transaksionet mes bizneseve (B2B). Vendosja e kufijve tavan edhe për individët do të rriste përdorimin e metodave jo-cash. Veç efekteve pozitive në luftën ndaj evazionit fiskal, kjo do të nxiste më shumë krijimin e shprehive të përdorimit të insturmenteve alternative nga individët.”43
3.2 Angazhimi i tregut bankar në luftën anti-cash
40
Prof. Dr. Halit Xhafa, intervistë dhënë autorit.
41
Ornela Liperi, intervistë dhënë autorit.
42
po aty
43
Ersuin Shehu, intervistë dhënë autorit.
35
Ekspertët e pavarur dhe analistët mediatikë shikojnë si thelbësor dhe rolin e sistemit bankar në ndryshimin e gjendjes. Përmirësimi i performancës nga stafet dhe menaxherët kërkon masa konkrete, duke iu përgjigjur sfidave dhe kapërcimit të pengesave. Prof. Dr. Halit Xhafa flet për ulje të komisioneve bankare, përmirësim cilësor të sherbimit dhe stimulim të përdorimit të kartave, duke insistuar nëpërmjet qeverisë pranimin e pagesës me kartë në njësitë e tregtimit dhe shërbimit, supermarkete, restorante, hotele etj., ndalimin me ligj të përdorimit të valutave të huaja (veç Lekut) për pagesë në transaksionet brenda vendit. Kurse Dr. Zef Preçi rendit të paktën tri masa që duhet të marrin bankat: të rrisin edukimin e bizneseve dhe qytetarëve; të inkurajojnë konkurencën ndërmjet bankave, si një mënyrë e cila ul koston e shërbimeve bankare, transaksioneve etj., të nxisin produkte të reja bankare dhe të mos mbeten në shërbime tradicionale të cilat thjeshtë sigurojnë fitim për bankat. Ai sjell në vëmendje vitin 1938, mbas Depresionit të Madh në SHBA, kur FED-i nxorri një akt që detyronte gjithë bankat e vendit që të pranonin çelje llogarie për adoleshentë (12 – 18 vjeç) pa kosto, në menyrë që ata të mësoheshin pas kësaj krize me konceptin bankë. Ornela Liperi nga MONITOR nxjerr në pah si kryesore nevojën e reduktimit të kostove të përdorimit të shërbimeve bankare, por dhe investimet në teknologji, që e bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimeve online, rritja e ndërgjegjësimit te klientëve. Ersuin Shehu vëren se bankat së fundmi po aplikojnë një shtrenjtim të komisioneve për pagesat cash, me qëllim nxitjen e klientëve të përdorin kanalet elektronike të pagesave. Një diferencim i kostove për veprimet cash dhe jo cash, sipas tij, mund të jetë në parim një strategji efikase, por megjithatë, nevojiten politika çmimesh që të krijojnë te klientët bindjen se përdorimi i kanaleve bankare në përgjithësi dhe i pagesave elektronike në veçanti bartin kosto të arsyeshme dhe që i justifikojnë përfitimet prej tyre.
3.2.1 Përmirësimet e kuadrit ligjor Aspekte të luftës kundër informalitetit në ekonomi si dhe reduktimit të qarkullimit të parasë fizike janë bashkëpunimi mes institucioneve të specializuara, organizimi i fushatave të informimit dhe ndërgjegjësimit të bizneseve dhe qytetarëve; moderinizimi i performancës së bankave, ulja e kostove operacionale dhe lehtësitë e aksesit për klientët etj. Herë pas here ndërmerren dhe inciativa për përmirësime të
36
kuadrit ligjor, nisur nga përvojat e vendeve të zhvilluara, si dhe nga reflektimi ndaj precedentëvë negativë dhe mangësive të evidentuara në legjislacionin aktual. Komisioni për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë me inicativën e tij, por dhe të komisioneve të tjera parlamentare diskuton mbi propozime ndryshime ligjesh ose amendime të tyre të ofruara nga Ministria e Finanacave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, apo institucione të tjera, grupe interesi etj. Më 30 prill 2020 Kuvendi, pas një procesi diskutimi të zgjeruar në komsione dhe me grupet e interesit, ka miratuar ligjin e ri “Për Shërbimet e Pagesave”, propozuar nga Banka e Shqipërisë, mbështetur nga Banka Botërore, Banka Qendrore e Italisë dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Ligji ende nuk ka mbyllur procedurën e zyrtare të miratimit, pasi Presidenti i Republikës ka bërë vërejtje dhe sugjerime në disa aspekte të tij.44 Pavarësisht ndryshimeve që mund ti bëhen, në thelb, ligji ka si objektiva strategjikë: arritjen e 10 pagesave jo me para fizike për frymë, deri në fund të vitit 2022 (nga 4.3 që është aktualisht), si dhe “arritja e një raporti të zotërimit të llogarisë 70% deri në vitin 2022 (nga 40% që është aktualisht).”45 Ligji parashikon rregulla për krijimin, licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të pagesave; transparencën e kushteve dhe kërkesat për informim mbi shërbimet e pagesave; dhe të drejtat dhe detyrimet përkatëse të përdoruesve dhe të ofruesve të shërbimeve të pagesave në lidhje me ofrimin e shërbimeve të pagesave. Risi në këtë ligj është se, për herë të parë krijohen dy institucione: institucionet për shërbimin e inicimit të pagesave (Ato ndihmojnë konsumatorët të bëjnë pagesa në
44
Dekret nr. 11493, datë 01.06.2020, “Për kthimin e ligjit nr.55/2020, ‘Për shërbimet e
pagesave’ për rishqyrtim”. Presidenti Ilir Meta e ka kthyer mbrapsht ligjin kryesisht nga mospërcaktimi i kritereve të qarta të licencimit të institucioneve të pagesave; mospërcaktimi i shkeljeve konkrete që çojnë në vendimmarrjen për heqjen e licencës të institucioneve të pagesave etj. Versioni i plotë virtual i njoftimit nga Presidenca: http://president.al/wpcontent/uploads/2020/06/Dekreti-dhe-Arsyet-e-Kthimit-te-Ligjit-nr.-55-2020.pdf 45
Raport për projektligjin “Për shërbimet e pagesave”, Komisioni për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, Tiranë, më 28.4.2020, versioni elektronik: file:///C:/Users/user/Desktop/Paraja%20Cash%20Raiffeisen%20Bank/20200429143704Raport%20Komi sioni%20sherbimet%20e%20pagesave.pdf
37
internet dhe të informojnë menjëherë tregtarin për inicimin e pagesës, duke lehtësuar tregtinë elektronike. Ky shërbim realizohet edhe për konsumatorët që nuk zotërojnë një kartë debiti ose krediti, por kanë një llogari të aksesueshme në internet) dhe institucionet për shërbimin e informimit mbi llogarinë (institucione që ndihmojnë konsumatorët që të konsolidojnë llogaritë e tyre rrjedhëse, që mund të kenë në një ose disa banka dhe të kategorizojnë shpenzimet sipas natyrës së tyre (ushqim, energji, qira etj), duke i ndihmuar në buxhetimin familjar. Kjo i bën bankat më të hapura me palët e treta për të marrë informacion mbi llogaritë e klientit). “Ligji parashikon gjithashtu krijimin e njësive brenda institucioneve, për adresimin e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve të pagesave (të ngjashme me atë të kredisë konsumatore), si dhe një njësi të posaçme për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve brenda Bankës së Shqipërisë. Ky zhvillim është në linjë dhe me rishikimet e fundit të ligjit ‘Për mbrojtjen e konsumatorit’ nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ai do të rrisë transparencën në shërbimet e ofruara nga tregu dhe do të krijijojë një kuadër të konsoliduar për mbrojtjen e konsumatorit.”46 Referuar përmbajtjes së ligjit, efekt do të ketë dhe zgjerimi i shtrirjes së shërbimeve bankare në të gjithë vendin; të zgjerojë prezencën e shërbimeve të ofruara nga bankat në të gjithë territorin (përfshirë dhe zonat rurale) nëpërmjet prezantimit dhe rregullimit të modelit të bankave, të cilat ofrojnë shërbime pagesash përmes agjentëve (aktualisht bankat operojnë vetëm me degë). Për zëvendësguvernatoren e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, ky përmirësim ligjor synon paanshmëri dhe proporcionalitet në licencimin dhe rregullimin e ofruesve të shërbimit të pagesave dhe të mundësojë modele inovative të biznesit, të cilat lehtësojnë përdorimin për palët e treta (për shembull, shërbime agjenti) dhe burime nga jashtë. “Ndryshimet forcojnë bazën ligjore mbikëqyrëse të BSH-së për shërbimet e pagesave dhe krijojnë një kuadër për mbrojtjen e konsumatorit, përfshirë mekanizmat monitorues dhe detyrues, si dhe duke zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë efektive.”47 3.2.2 Fushata e ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut
46
po aty
47
Luljeta Minxhozi: “Synojmë që 70% e popullsisë mbi 15 vjeç të ketë llogari bankare deri më 2022”, intervistë për reviztën Monitor, 22.02.2020, versioni elektronik: https://www.monitor.al/synojme-qe-70-e-popullsise-mbi-15-vjec-te-kete-llogari-bankare-deri-me2022-2/
38
Për reduktimin e parasë cash në qarkullim institucionet e specializuara përfshihen në fushata dhe iniciativa të ndryshme, të cilat synojnë informimin dhe edukimin e publikut. Banka e Shqipërisë
48
ndjek politika të tilla duke punuar në fushën e
publikimeve që janë mbi këtë temë, si dhe organizon veprimtari që kanë si target nxënësit, studentët dhe kategori të ndryshme nga rradhët e popullatës. Ajo ka dhe kalendar ku përsëriten çdo vit, si psh “Java e Parasë”, ku në fokus është dhe de-cashizimi. Promocioni për afrimin e popullatës me bankat në procedurat e kursimeve a transaksioneve, si dhe orientimin e sipërmarrjeve drejt kryerjes së veprimeve në sistemet elektronike, mbetet një angazhim kryesor i Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu një rol aktiv në inicimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe informuese për reduktimin e parasë cash luan dhe Shoqata Shqiptare e Bankave49, e cila jo vetëm në publikime profesionale, por dhe në konferenca, takime dhe workshop-e të ndryshme fokusohet tek ky aspekt, duke ndarë përvoja dhe me organizata e institucione partnere nga vende të tjera. Edhe vetë bankat e nivelit të dytë, një pjesë e tyre me kapital të huaj, kanë rol proaktiv në edukimin e publikut, kryesisht përmes shpërndarjes së materialeve informuese mbi shërbime dhe aplikacione që janë në zbatim, si opcion lehtësues për qytetarët dhe bizneset në kryerjen e pagesave dhe transkasioneve të ndryshme. Edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Tatim-Taksave, Doganat, apo institucione të tjera orientojnë veprimtari të ndryshme për reduktimin e parasë cash. Por ndjehet mungesa e bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit me institucionet e ekonomisë e financave për të depërtuar me këto tema në kurikulat e programeve të nxënësve që në klasat fillore si dhe në vijim të sistemit arsimor parauniversitar. Për ekspertët ka shumë rëndësi të kuptohet se edukimi financiar lidhet me përfshirjen financiare. Dijet financiare i ndihmojnë njerëzit të bëhen të pavarur dhe të arrijnë
48
Banka e Shqipërisë në rolin e Bankës Qendrore në Republikën e Shqipërisë, bazuar në legjislacion, përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit. BSH ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ajo është autonome dhe e pavarur nga çdo pushtet tjetër në realizimin e objektivit kryesor dhe objektivave e detyrave të tjera, është bankë me kapital tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Shqipërisë. 49
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), u krijua në Tiranë, më 31 mars 1999, fillimisht e emërtuar si Klubi i Bankierëve Shqiptarë. Aktualisht AAB, si një bashkim përfaqësuesish nga të gjitha bankat, si dhe ekspertë të fushës, është një subjekt i pavarur me shumë ndikim në tregun bankar shqiptar dhe në partneritet me organizata e institucione homologe dhe partnere në vende të ndryshme të botës.
39
stabilitetin financiar. “Kjo përfshin dhe aftësinë për të kursyer para, për të dalluar ndryshimin midis nevojave dhe dëshirave, për të menaxhuar një buxhet, për të paguar detyrimet mujore, për të blerë një shtëpi, për të paguar shkollimin, si dhe planin e daljes në pension. Dijet financiare i ndihmojnë ata të hartojnë një plan realist që do t'i drejtojë ata në jetën e tyre të përditshme, për të marrë vendime të bazuara financiare.”50
3.3 Roli dhe impakti i medias Media klasike dhe ajo e re fokusohen në aspektet e fenomenit të qarkullimit të parasë cash përmes informacioneve që kanë si burim Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Tatimet, Doganat, ose institucione të tjera të specializuara, brenda ose jashtë vendit. Mbulimi i tyre ndodh në rastet e publikimit të ndonje studimi, raporti, apo të ndonjë deklarimi eksperti a zyrtari mbi tregues të identifikuar. Ka si të thuash një tejçim copy-paste të paragrafëve apo deklarimeve, duke mos hyrë në analiza apo vështrime të thelluara në interpretim të treguesve të raportuar, duke shfrytëzuar dhe përdorur vetëm anë sensasionale të njoftimit që japin, duke mos ndërhyrë as në terma teknikë të gjuhës bankare që janë thuajse të pakuptueshme për masën e gjerë të publikut. Ky pasqyrim përciptazi i fenomenit të qarkullimit të parasë cash vjen nga mungesa e gazetarëve të specializuar në redaksitë e mediave klasike por dhe ato të reja, por dhe mungesa e interesit të menaxherëve dhe pronarëve të tyre. Qëndrim tjetër mbajnë redaksi të dedikuara ekonomisë dhe financave, si është televizioni “Scan”, me profil ekonomik, apo revista “Monitor”, e përjavshme që publikohet prej 20 viteve, ku ka dhe analiza, komente dhe kontribute investigative, ku përfshihen krahas informacioneve nga institucionet publike dhe të dhëna e tregues nga burime të pavarura, brenda ose jashtë vendit. Revista “Bankieri”, e përtremuajshme, fokusohet gjerësisht në problematikat, ofertat dhe sfidat e sistemit bankar shqiptar dhe në nivel global, ku sigurisht qarkullimi i parasë cash është një nga temat që trajtohet me analiza, opinione, apo dhe përmes kryqëzimit të pikëpamjeve të ekspertëve dhe
50
Vladimir Djordjevic, “Pagesat elektronike – një shtyll e rëndësishme për ndërtimin e një
ekonomie jo-cash”, revista Bankieri, nr, 28, korrik 2018, version elektronik: https://aab.al/wpcontent/uploads/2018/07/Bankieri-28-Shqip-vizionim.pdf
40
zyrtarëve të sistemit bankar në vend ose profesionistëve të huaj që punojnë në Shqipëri, ose ndjekin zhvillimet e saj. Disa prej televizioneve kryesore, gjeneraliste ose tematike, kanë rubrika dhe emisione që fokusohen te ekonomia, dhe në mënyrë periodike përmes intervistave ose forumeve me të ftuarit ato vendosin në qendër të diskutimit fenomenin e qarkullimit të parasë cash në vendin tonë. Por gjatë vëzhgimit të disa prej programeve audiovizive me natyrë ekomomike, të periudhës qershor dhe korrik 2020, ku trajtoheshin problematika ose aspekte të performancës së bankave, përdorimin prej tyre në shkallë të gjerë të transfertave elektronike, apo konkretisht dhe për fenomenin e nivelit të lartë të qarkullimit të parasë në vendin tonë etj., u vu re se në një pjesë të përmbajtjeve të transmetuara kishte dhe një gjuhë shumë teknike, deri në një masë të caktuar e pakapshme për publikun e gjerë, duke zvogëluar kështu rolin dhe ndikimin informativ dhe edukues të këtyre programeve. Një element negativ në përmbajtjet e transmetuara ishte dhe vijimi i përdorimit të emërtimit “lek i ri” dhe “lek i vjetër”,51 një saktësim i pakuptimtë që media vijon të bëjë për sasinë e parave. Ky është një koncept i tejkaluar që gjen vend akoma në programet televizive dhe që ndikon jo pozitivisht në edukimin e publikut, dhe bëhet shkak për ngatërresa të ndryshme. Ky konfuzion nuk është thjesht mosnjohuri apo inerci për përdorimin e një emërtimi të vjetëruar, por shpesh është pjesë e promocionit dhe nxitjes së ndjekësve të programeve audiovizive. Në disa prej emisioneve argëtuese dhe zbavitëse në formën e lojrave me publikun (Formati “Telebingo” në TV Klan, ose “Deal or no deal” në Top Channel etj.) aplikojnë Lekun e vjetër për shkak të amplifikimit të sasisë së parasë që potencialisht mund të fitojë një pjesmarrës në lojë. Kjo praktikë me elemente negative mund të evitohet nëse sponsorët e programit (që janë banka të nivelit të dytë) të mund të kërkojnë në kontratat e tyre me televizionet zbatimin e standardit zyrtar të emërtimit të Lekut.
51
Me vendim të autoriteteve zyrtare, në vitin 1964 në Shqipëri u përgatit dhe u emetua një seri e re kartmonedhash, e cila i referehohej një sistemi të ri të monedhës kombëtare, Lek. Seria u emërtua si “Lek i ri”, që u përdor nga popullata zyrtarisht prej 16 gushtit 1965, duke u këmbyer 1 lek i ri me 10 lek të vjetra. Pas kësaj date filloi gradualisht dhe nxjerrja nga qarkullimi i prerjeve të vjetra të kartmonedhave nga qarkullimi. Por prej asaj periudhe dhe deri më tani (për 55 vjet) ende nga popullata vijon emërtimi “Lek i ri” (këtë më shumë e artikulojnë punonjësit e sistemit ekonomik dhe financiar, apo të rrjeteve tregtare) dhe “Lek i vjetër” (quhet nga segmente të ndryshme të popullatës, sidomos grupmosha nga 40 vjeç e lart).
41
Hapësira mediatike (dedikuar emisioneve me natyrë ekonomike që realizojnë periodikisht stacione televizive kombëtare, si RTSH 1, Top Channel, Klan e Vizion Plus, por dhe stacione lokale dhe rajonale si, Ora NEWS, NEWS 24, EuroNews Albania, A2, Report TV etj.) duhet shfrytëzuar në dobi të ndikimit tek audienca në familjarizimin e njohurive dhe shprehive për financat dhe bankat, mes tyre dhe për të reduktuar qarkullimin e parasë cash. Sa i takon medias së re (platformave në internet) që po merr gjithnjë e më shumë terren në publik, krahasuar me median klasike (radio, televizionet, gazetat dhe agjencitë e lajmeve), ato për vetë natyrën e tyre të aplikimit më shumë të lajmeve të shkurtëra, ose me burim jo nga redaksia e tyre – po vijojnë të qëndrojnë larg trajtimit të temave nga bankat e financat. Vetëm në raste të publikimit të titujve bombastikë dhe me tekste shumë të shkurtëra të ndonjë pohimi a deklarate që është pasqyruar më herët në kanale të tjera mediatike. Rrjetet sociale, si një komponent informimi dhe komunikimi i publikut të gjerë që po merr gjithnjë e më shumë peshë, ka një qasje minimale ndaj këtyre temave, e vetkuptueshme kjo nga mungesa e pesonelit të specializuar (si edhe në rastin e redaksive të mediave të reja) dhe orientimi drejt formave të tjera të informimit dhe komentimit të aktualitetit. Qeveria Shqiptare, përmes ministrive dhe agjencive të linjës, Autoriteti i Mediave Audiovizve, Shoqata Shqiptare e Bankave, apo institucione e organizata që angazhohen me këto problematika, mendojmë se do të duhet të investohen me programe mbështetje konkrete për median klasike dhe atë të re, që të rrisë përmbajtjet e publikuara dhe të transmetuara mbi këto aspekte – duke u bërë pjesë të fushatave informuese dhe edukuese të publikut. Në formën e reklamave apo spoteve promocionale ato duhet të nxisin qarkullimin në media të përmbajtjeve sqaruese e sensibilizuese. Eshtë një përvojë shumë pozitive që aplikohet nga Banka e Shqipërisë në organizimin e takimeve me gazetarët dhe redaktorët e profilit ekonomik dhe financiar, duke u fokusuar në trajtimin e temave që kanë interes për ta, por dhe ndikojnë në kualifkimin profesional dhe permirësimin e nivelit të njohurive.
KAPITULLI I KATËRT
42
ANKETA ME KONSUMATORËT SHQIPTARË, PERCEPTIMET DHE VLERËSIMET MBI PAGESAT CASH DHE ELEKTRONIKE
4.1 Tipare të kampionit që u përfshi në plotësimin e pyetësorëve Pjesë e këtij punimi diplome ishte dhe realizimi i një ankete me konsumatorët,52 të lokalizuar në qytetin e Tiranës, të cilët u kontaktuan në tre qendrat tregtare kryesore (TEG, QTU dhe Kristal), si dhe në disa prej supermarketeve të kryeqytetit. Përzgjedhja e tyre gjatë kohës kur ata ishin në këto mjedise lidhej me predispozitën që kishin për t’ju përgjigjur pyetjeve të përgatitura. Pyetësori ishte i përbërë nga dy akse kryesore interesimi: së pari, mbi aktivitetin e konsumatorit (niveli i përdorimit të parasë cash dhe i kartave bankare; lloji i pagesave që aplikohej më shumë; nxitja e blerjeve nga përdorimi i pagesave elektronike etj.), si dhe së dyti, mbi perceptime të konsumatorit (mbi sigurinë e sistemeve bankare; njohuritë e fituara për afrimin në banka; cilësia e parasë fizike dhe mundësia përhapje e infeksioneve prej tyre etj.). Pyetjet ishin të drejtpërdrejta dhe kërkonin përgjigje me alternativa, si përpjekje për të vlerësuar masën e niveleve të ndryshme në gjykimet dhe percpetimet e konsumatorit. Kampioni ishte me 350 vetë, ku u respektua raporti gjinor (meshkuj 189, ose 54% dhe femra 161, ose 46%), me moshë mesatare 36.2 vjeç dhe nivel arsimi, bazuar në përgjigjet e dhëna (i lartë 158 vetë (45%); i mesëm 182 vetë (52%) dhe 9-vjeçar/8vjeçar 10 vetë (3%). Në kushtet e vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por dhe kur kjo u shfuqizua po mbetën ende në fuqi disa masa shtrënguese e kufizuese në tregje, periudha e realizimit të anketës u përcaktua nga 22 qershor deri më 12 korrik 2020, periudhë në të cilën qendrat tregtare të përzgjedhura dhe supermarketet ishin më të frekuentuara nga konsumatorët.
52
Anketa “Mbi reduktimin e qarkullimit të parasë cash”, ishte pjesë e një projekti studentor të Qendrës
ABC Tirana Club, që ka filluar zbatimin nga 1 qershori i vitit 2020. Autori i këtij punimi është dhe drejtues i projektit dhe ka konceptuar e menaxhuar procesin e realizimit të anketës me konsumatorë në
Tiranë.
Më
shumë
info
duke
klikuar
https://www.youtube.com/watch?v=Tv3IfZHQY5k&t=16s.
43
në
link-un
platformës
YouTube:
Qëllimi i realizimit të anketës ishte si një lloj verifikimi në terren mbi trajtimet e mësipërme, si ato të bazuara në literaturë ashtu dhe nga praktikat e vendit tonë në fenomenin e qarkullimit të parasë cash. Duke lëvizur në pika të ndryshme të kryeqytetit, në pjesën urbane dhe atë periferike, të dhënat e përftuara nga kjo anketë, me natyrë lokale, ishin afër mozaikut të një kampioni gjithëpërfshirës, në rang kombëtar. Por anketa synonte vetëm prirje dhe tendenca, pa pretenduar se ishte një mekanizëm studimor i mirëfilltë, përfaqësues e i standardizuar, që kërkon burime njerëzore profesionale dhe fonde financiare për t’u kryer.
4.2 Gjetje nga të dhënat e grumbulluara Për preferencat e konsumatorëve të pyetur pjesa më e madhe, rreth 40%, pranuan se dëshironin të paguanin vetëm me para në dorë dhe vetëm rreth 13% ishin për alterantivën e pagesës elektronike. (Nga përgjigjet shikohet se raporti femra – meshkuj, ishte 68% me 32%, pra, femra preferonin më shumë veprimet elektronikisht). Rreth 47% e të pyeturve u shprehën se dëshironin të dyja mënyrat e pagesës, edhe me para fizike edhe elektronikisht.
KUR KRYENI PAGESA PËR JU ËSHTË MË E PREFERUESHME Nr. personave
Përqindje
të paguani vetëm me para në dorë?
141
40.28%
të paguani vetëm elektronikisht?
45
12.86%
t’i aplikoni të dyja?
164
46.86%
Ndarja e përzgjedhjes së përdorimit të tipeve të kartave jepen në tabelën e mëposhtme, ku ka preferencë më shumë për kartën e debitit.
JU PËRDORNI PËR VEPRIME BANKARE Nr. personave
44
Përqindje
kartë debiti?
121
34.57%
kartë krediti?
90
25.71%
të dyja bashkë?
32
9.15%
nuk përdor fare?
107
30.57%
Perceptimi i konsumatorit për nevojën e kryerjes së një pagese elektronike, lidhet më shumë me shkurtimin e kohës, pasi rreth 69% e tyre zgjodhën këtë alternative. Rreth 16% e shikonin pagesën elektronike si masë parandaluese për qarkullimin e parave false dhe thuajse në të njëjtën kuotë ishin dhe ata që e mendonin përdorimin e kartave si mënyrë evitimi të kontakteve me njerëzit. Duke qenë se anketa u realizua në kushtet e prezencës së pandemisë nga Covid-19, të pyeturit i referoheshin pikësisht rrezikut të koronavirusit nga kontaktet me njerëzit.
JU
VLERËSONI
MË
SHUMË
NË
KRYERJEN
E
PAGESAVE
ELEKTRONIKE Nr. personave
Përqindje
shkurtimin e kohës?
240
68.57%
eleminimin e rrezikut për të marrë para false?
57
16.29%
evitimin e kontakteve me njerëzit?
53
15.14%
Lehtësitë e përdorimit të kartave bankare, sikundër dhe e kemi trajtuar më sipër në punim, bartin dhe riskun e krimit kibernetik, klonimit apo vjedhjes së të dhënave nga individë apo grupe që boshatisin vlerat e parave përmes stimulimit të blerjeve pa dijeninë e përdoruesit të kartës. Ndaj dhe njëra prej pyetjeve ishte për të vlerësuar sigurinë e procesit, ku përgjigjet jepen në tabelën vijuese, ku në mazhorancë janë alternativat “e lartë” dhe “shumë e lartë”, të dyja në rreth 59%.
JU E VLERËSONI SIGURINË E PËRDORIMIT TË KARTAVE BANKARE, SI Nr. personave
Përqindje
shumë të ulët?
24
6.86%
të ulët?
12
3.43%
mesatare?
108
30.86%
të lartë?
176
50.28%
shumë të lartë?
30
8.57%
Prakticiteti për pagesat përmes bankës të faturave mujore, të konsumit të energjisë elektrike dhe ujit, si dhe shërbimit telefonik mbeten ende në kuota minimale. Pjesa 45
dominuese, prej rreth 67%, nuk aplikon asnjë shërbim periodik të kësaj natyre, por dhe ata që nuk kanë dhënë përgjigje për këtë pyetje, rreth 9%, mendohet se përfshihen në kontigjentin që u rri larg sporteleve të bankave.
JU KRYENI PAGESA PËRMES LLOGARISË TUAJ BANKARE Nr. personave
Përqindje
faturat e konsumit të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike? 25
7.14%
faturën e shërbimit telefonik?
25
7.14%
faturat e gjobave?
35
10.00%
pa përgjigje?
30
8.58%
asnjë prej tyre?
235
67.14%
Si e kuptojnë qytetarët reduktimin e pagesave me para fizike? Më shumë se gjysma e të pyeturve në anketë, rreth 54%, zgjodhën alternativën “me reduktimin e informalitetit në ekonomi”, më pas u renditën ata që e lidhin “me luftën ndaj korrupsionit”, me rreth 30%, dhe pjesa tjetër “me luftën ndaj pastrimit të parave”, të dhëna që jepen në tabelën e mëposhtme.
REDUKTIMIN E PAGESAVE ME PARA NË DORË JU E LIDHNI MË SHUMË Nr. personave
Përqindje
me reduktimin e informalitetit në ekonomi?
188
53.71%
me luftën ndaj korrupsionit?
106
30.29%
me luftën ndaj pastrimit të parave?
56
16.00%
Afërsisht 1 në 3 të pyetur pohoi se njohuritë mbi domosdoshmërinë e reduktimit të parave cash në ekonomi i ka përftuar gjatë shkollimit. Por dhe media duket se luan rol të ndjeshëm, pasi rreth 1 në 4 prej qytetarëve ka përfituar prej saj informacion mbi këto aspekte. Thuajse në këtë nivel është dhe pjesa që nuk ka asnjë njohuri, kurse rreth 13% e qytetarëve kanë mësuar nga komunikimi me personelin e bankave.
46
JU KENI MARRË NJOHURI MBI DOMOSDOSHMËRINË E REDUKTIMIT TË PARAVE CASH NË EKONOMI Nr. personave
Përqindje
nga media?
93
26.57%
nga komunikimi me personelin e bankave?
45
12.86%
nga periudha e shkollimit?
125
35.71%
nuk kam asnjë njohuri?
87
24.86%
Një pyetje tjetër e anketës ishte me natyrë perceptive, dmth, për të kuptuar nivelin e nxitjes së blerjeve të pamenduara mirë si rezultat i përdorimit të kartës. Treguesit e ndikimit psikologjik të kartës jepen në vlerat që kanë dalë të secilës prej alternativave të pyetjes vijuese.
SA MENDONI JU SE PËRDORIMI I KARTAVE BANKARE NXIT BLERJET E PAMENDUARA MIRË? Nr. personave
Përqindje
shumë
94
26.86%
disi
142
40.57%
pak
66
18.86%
aspak
48
13.71%
Tradita e përdorimit në shkallë të gjerë të parasë fizike, shoqërohet dhe me kulturën e ulët të mirëmbajtjes së kartmonedhave. Kjo është konfirmuar dhe në përgjigjet që kanë dhënë të pyeturit. Lidhje me këtë ka dhe pyetja vijuese për paranë fizike si potencial për përhapjen e sëmundjeve infektive (pyetje që u adresua dhe në kontekstin e situatës së pandemisë nga Covid-19)
SA
MENDONI
JU
SE
KARTMONEDHAT
NË
SHQIPËRI
NUK
MIRËMBAHEN NGA PËRDORUESIT? Nr. personave
47
Përqindje
shumë
192
54.86%
disi
121
34.57%
pak
32
9.14%
aspak
5
1.43%
SA MENDONI JU SE QARKULLIMI I PARAVE ËSHTË BURIM PËR PËRHAPJEN E SËMUNDJEVE TË NDRYSHME INFEKTIVE? Nr. personave
Përqindje
shumë
171
48.86%
disi
104
29.71%
pak
51
14.57%
aspak
24
6.86%
Shifrat që kanë dalë pas pyetjes “a kryeni blerje online”, duhen lexuar me kujdes. Duke qenë një anketë që fokusohej tek konsumatorë të qendrave tregtare dhe supermarketeve në Tiranë – pra, që përfshinte pjesë aktive të popullatës në një metropol si kryeqyteti, të dhënat nuk mund të mesatarizohen për gjithë territorin e vendit. Fakt është se fenomeni i blerjeve online, sikundër është përshkruar më sipër, ka shënuar rritje në vendin tonë. Zhvillimi teknologjik dhe përhapja në shkallë të gjerë të internetit ka ndikimin e vet. Por krahasuar me vendet e rajonit, aq më tepër dhe vendet e BE-së, jemi në fund të renditjes. Është pikërisht niveli i lartë i parasë cash që bëhet pengues dhe për rritjen e volumit të blerjeve online. Kjo pasi në procesin e porositjes së mallit dhe deri sa dërgesa mbërrin tek porositësi, parapagesa ose pagesa e çmimit duhet normalisht të kryet elektronikisht.
A KRYENI BLERJE ONLINE? Nr. personave
Përqindje
Po
224
64.00%
Jo
126
36.00%
Për 224 të anketuarit që u përgjigjën pozitivisht kishte një nënpyetje me 4 alternativa, për të treguar frekuencën e blerjeve online. Në shumicë ishin ata që e kanë bërë këtë “shumë rrallë” dhe “rrallë”.
48
PËR ATA QË KRYEJNË BLERJE ONLINE Nr. personave
Përqindje
shumë rrallë?
23
10.27%
rrallë?
131
58.48%
shpesh?
53
23.66%
shumë shpesh?
17
7.59%
Ndërsa, për 126 të anketuarit që pohuan se nuk kryejnë blerje online, nënpyetje kishte 4 alternativa, për të kuptuar shkakun kryesor. “Mungesa e njohurive” ishte përgjigje për gjysmën e tyre, kurse 1 në 3 të pyetur pranoi si shkak “pasigurinë e cilësisë së produktit”.
PËR ATA QË NUK KRYEJNË BLERJE ONLINE Nr. personave
Përqindje
mungesë njohurish?
63
50.00%
pasiguri e transaksionit?
9
7.14%
pasiguri e cilësisë së produktit?
42
33.33%
nuk e di?
12
9.52%
Pyetja e fundit ishte po për blerjet online, me interesimin për të mësuar influencën e reklamave mbi këto produkte.
SA INFLUENCON TEK JU NJË REKLAMË PËR BLERJE PRODUKTESH ONLINE? Nr. personave
49
Përqindje
shumë
65
18.57%
disi
147
42.00%
pak
93
26.57%
aspak
45
12.86%
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME Përfundime kryesore -Vala e tërmeteve në fund të vitit 2019, si dhe pandemia Covid – 19, që vijon ende, po shkaktojnë pasoja të rënda edhe për aktivitetin e sitemit bankar të vendit, duke kufizuar aktivitetin e tyre, jo vetëm për arsye të sigurisë shëndetësore të personelit dhe klientëve, por dhe nga dëmet në sektorin ekonomik e financiar në tërësi. Këto janë bërë nxitëse dhe për ekonominë informale dhe rritjen e sasive të parave fizike në qarkullim.
-Shqetësimet e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare mbi nivelin e lartë të informalitetit në ekonominë shqiptare, për pasojë dhe shkalla e lartë e qarkullimit të parave fizike, përmenden thujase në çdo raport apo analizë që publikohet, duke na ekspozuar problematikë, madje dhe duke qenë të fundit dhe krahasuar me shtetet e rajonit tonë. Sasia e parave prej 324.4 miliardë lekë e regjistruar në korrik 2020 nga Banka e Shqipërisë, që ka qarkulluar jashtë sistemit bankar, përbën 41 miliardë lekë më shumë se sa korriku 2019. Qartazi kjo identifikon se fenomeni ka përkeqësim.
-Mungesa në edukimin dhe kulturën financiare të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, konsiderohet si faktor për cash-izimin, por dhe paqëndrueshmëria e sistemit fiskal apo pompimi i parave informale dhe kriminale në ekonomi janë po ashtu shkaqe. Për ekspertët ndikon dhe e kaluara e shoqërisë tonë tranzitore, e cila e sheh paranë vetëm në një funksion, atë të mjetit të këmbimit dhe jo në funksione të tjera; si dhe shpërndarja josimetrike e sistemit bankar në të gjithë territorin e vendit, si dhe aplikimi i disa kushteve të ekzagjeruara pranë bankave në procedurat e hapjes së llogarive për bizneset apo në funksionalitetin e tyre.
-Qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar jep efekte negative, si punësimi në të zezë, riinvestimi i parave informale, por edhe konkurenca e pabarabartë, ai nxit pastrimin e parave, si dhe ul efektivitetin e politikës monetare të institucionit monetar qendror. Gjithashtu përdorimi i pagesave cash sjell të ardhura më të pakta për buxhetin e
50
shtetit, sepse ushqehet evazioni fiskal, duke dëmtuar direkt potencialet e sektorit publik për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike dhe të infrastrukturës.
-Mbajtja e nivelit të lartë të qarkullimit të parasë fizike shoqërohet me kosto të shtuara për ekonominë. Paraja cash ka kosto të lartë të lidhur me ofrimin e shërbimeve të pagesave
përmes
sporteleve
fizike
(kosto
personeli,
qiraje,
shpenzimeve
mirëmëbajtjeje/administrative, etj), ku në vendin tonë pagesat me vlerë të vogël kanë një kosto sa rreth 2.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose rreth 300 milionë dollarë në vit.
-Për herë të parë, ATM-të u hapën në Shqipëri në një numër të vogël në vitin 2003. Numri i përdoruesve të tyre ka ardhur duke u rritur vit pas viti, si pasojë e politikave për aplikimin e pagesave elektronike. Fillimisht autoritetet nisën me administratën publike, duke detyruar kalimin e pagave vetëm përmes bankave, proces që zgjeroi përdoruesit e ATM-ve, por dhe shtimin e numrit të tyre. Aktualisht, tërheqja e pagave dhe shpërblimeve përmes ATM-ve është një nga veprimet më rutinë, jo vetëm për punonjësit e administrates publike, por dhe ata që përfshihen në sektorin privat, rrjetin e organizatave joqeveritare etj.
-Viti 2015 ka shënuar një “boom” të dërgesave për blerjet online, sq sa autoritetet filluan të mendojnë përcaktimin e vendosjes së një niveli të caktuar të blerjeve, mbi të cilin duhej vendosur taksë. Në gusht 2016 u mor vendim që sanksionoi se blerjet online mbi 22 euro do të duhet të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, TVSH dhe taksë doganore, në masën 22.4% (që përbëhej 20% nga TVSH dhe 2.4% nga taksa doganore).
-Periudha e kufizimeve dhe e distancimit social pas mesit të muajit mars 2020 dhe në vijim, ishte e favorshme për blerjet online, duke zgjeruar dhe bazën e blerësve. Kjo ka krijuar të ardhura të konsiderueshme për aktorët tregtarë të përfshirë në shitjet online, si dhe kompanitë e transportit të dërgesave deri tek blerësi, por dhe kanë rritur arkëtimet në buxhetin e shtetit nga formulat e reja të tatimeve.
51
-Ligji i ri “Për Shërbimet e Pagesave” parashikon rregulla për krijimin, licencimin, organizimin,
veprimtarinë
dhe
mbikëqyrjen
e
institucioneve
të
pagesave;
transparencën e kushteve dhe kërkesat për informim mbi shërbimet e pagesave; dhe të drejtat dhe detyrimet përkatëse të përdoruesve dhe të ofruesve të shërbimeve të pagesave në lidhje me ofrimin e shërbimeve të pagesave. Për herë të parë krijohen dy institucione: institucionet për shërbimin e inicimit të pagesave Ato ndihmojnë konsumatorët të bëjnë pagesa në internet dhe të informojnë menjëherë tregtarin për inicimin e pagesës, duke lehtësuar tregtinë elektronike.
-Disa prej televizioneve kryesore në Shqipëri kanë rubrika dhe emisione që fokusohen te ekonomia, dhe në mënyrë periodike përmes intervistave ose forumeve me të ftuarit ato kanë vendosin në qendër të diskutimit fenomenin e qarkullimit të parasë cash në vendin tonë. Por gjatë monitorimit të transmetimeve të tyre u vu re se në një pjesë e përmbajtjeve kishte një gjuhë shumë teknike, deri në një masë të caktuar e pakapshme për publikun e gjerë, duke zvogëluar kështu rolin dhe ndikimin informativ dhe edukues të këtyre programeve.
Rekomandime
-Autoritetet duhet të marrin masa që shkojnë në favor të harmonizimit më të mirë të politikave fiskale me ato tatimore, përmes ndërtimit të besimit tek bankat si institucion dhe sigurisë tek qeveria. Kostot e shërbimeve duhen të jenë sa më të ulta dhe tërheqëse për konsumatorët, pasi shumë të tillë mund të shmangin përdorimin e bankës vetëm se kursimet e tyre janë aq të ulta sa pagesat dhe ndalesat e ndryshme në llogari do t’i kushtonin shumë këtyre atyre.
-Qeveria dhe institucionet e kësaj fushe duhet të angazhohen me masa konkrete dhe efikase në favor të formalizimit të ekonomisë, penalizimiit të bizneseve informale, mbylljen e skemës së tvsh-së, duke bërë me parë diferencimin e saj dhe uljen për artikujt bazë, si në vendet fqinjë. Prioritet duhet të ketë kontrolli i transaskioneve në sektorin e ndërtimit, që sipas ekspertëve të pavarur, përbën kanalin kryesor se si futen paratë e përfituara nga aktivitete të paligjshme në ekonomi.
52
-Masë efektive do të ishte dhe detyrimi i bizneseve që të ofrojnë shitje të produkteve dhe shërbimeve me pakicë duke ofruar një metodë pagese alternative, përveç parasë cash. Ekzistojnë shembuj të shteteve në rajon që kanë ndërmarrë masa të tilla, kryesisht me qëllim uljen e evazionit fiskal.
-Të shikohen uljet e komisioneve bankare, përmirësimi cilësor i sherbimit dhe stimulim i përdorimit të kartave, duke insistuar nëpërmjet qeverisë pranimin e pagesës me kartë në njësitë e tregtimit dhe shërbimit, supermarkete, restorante, hotele etj. Ka vend për reduktimin e kostove të përdorimit të shërbimeve bankare, por dhe investimet në teknologji prej tyre, që e bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimeve online, si dhe rrisin ndërgjegjësimin e klientëve.
-Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Tatim-Taksave, Doganat, apo institucione të tjera orientojnë veprimtari të ndryshme për reduktimin e parasë cash, duke evituar mungesën e bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit me institucionet e ekonomisë e financave, për të depërtuar me këto tema në kurikulat e programeve të nxënësve që në klasat fillore si dhe në vijim të sistemit arsimor parauniversitar. Edukimi financiar lidhet me përfshirjen financiare. Dijet financiare i ndihmojnë njerëzit të bëhen të pavarur dhe të arrijnë stabilitetin financiar.
-Autoritetet, përmes ministrive dhe agjencive të linjës, Autoriteti i Mediave Audiovizve, Shoqata Shqiptare e Bankave, apo institucione e organizata që angazhohen me këto problematika, do të duhet të investohen me programe mbështetje konkrete për median klasike dhe atë të re, që të rrisë përmbajtjet e publikuara dhe të transmetuara mbi këto aspekte – duke u bërë pjesë të fushatave informuese dhe edukuese të publikut.
LITERATURA DHE REFERENCAT Hadëri. S; Kule.Dh; Mançellari.A; Qirici.S.; Hyrje ne Ekonomi, Pegi,Tirané, 2007.
53
Harvey S. Rosen, Financa Publike, UET Press, Tiranë, 2014 “Paraja elektronike: E ardhmja e parasë?”, Banka e Shqipërisë, faqe 10, Tiranë, 2007, versioni virtual: https://www.bankofalbania.org/Botime/Botime_edukative/Paraja_elektronike_Eardh mja_e_parase.html
Shoqata Shqiptare e Bankave, Financat Personale në Duart Tuaja, AAB, Tiranë, 2012.
Raportet vjetore të Mbikëqyrjes Bankare, Banka e Shqipërisë, (2017-2020), www.bankofalbania.org Revista “Bankieri”, AAB, koleksioni 2018 -2020. Revista “Monitor”, Koleksioni 2018-2020 dhe versioni elektronik përkatës. “Implementimi i mobile banking një rast studimi” - Buletini i Shkencave të Natyrës nr.17, viti 2014- Krastafilaku E., Xhina E. “Mjetet dhe Metodologjitë e Mashtrimeve dhe Vjedhjeve në Transaksionet me kartat (Tregu Shqipëtar) -Konferencë shkencore “Fakulteti i Shkencave Natyrore në 100 vjetorin e pavarësisë, 22-23 Nentor 2012, Tiranë-Elona Krastafilaku, Endrit Xhina.
Vladimir Djordjevic, “Pagesat elektronike – një shtyll e rëndësishme për ndërtimin e një ekonomie jo-cash”, revista Bankieri, nr, 28, korrik 2018, version elektronik: https://aab.al/wp-content/uploads/2018/07/Bankieri-28-Shqip-vizionim.pdf
Luljeta Minxhozi: “Synojmë që 70% e popullsisë mbi 15 vjeç të ketë llogari bankare deri më 2022”, intervistë për reviztën Monitor, 22.02.2020, versioni elektronik: https://www.monitor.al/synojme-qe-70-e-popullsise-mbi-15-vjec-te-kete-llogaribankare-deri-me-2022-2/
54
Edvin Meka, “Ekonomia jo-cash në Shqipëri”, editorial, revista BANKIERI, nr. 20, korrik 2018, version elektronik: https://aab.al/wp-content/uploads/2018/07/Bankieri28-Shqip-vizionim.pdf F. William Engdahl, “Një luftë e keqe mbi të drejtën tone për të mbajtur para”, gazeta IMPAKT, 24 gusht 2017, versioni virtual: http://gazetaimpakt.com/nje-lufte-e-keqembi-te-drejten-tone-per-te-mbajtur-para/ Adrian Civici “Modelet e reja bankare përballë sfidave të epokës digjitale”, revista “Bankieri”, nr.28, faqe 37-38, AAB, Tiranë, version elektronik: https://aab.al/wpcontent/uploads/2018/07/Bankieri-28-Shqip-vizionim.pdf Ledina Loga, “Shitjet online, në zgjerim, sa shpenzojnë shqiptarët për të blerë përmes
kompjuterit”,
revista
MONITOR,
30.03.2019,
versioni
virtual
https://www.monitor.al/shitjet-online-ne-zgjerim-2/
Klodian Muço, “Efektet e krizës financiare dhe dalja prej saj”, gazeta SHQIP, 20.07.2014, version elektronik: https://www.gazeta-shqip.com/2014/07/20/efektet-ekrizes-financiare-dhe-dalja-prej-saj/
“Intervistë e Menaxheres së Bankës Botërore në Shqipëri për ndikimin socialekonomik të Covid-19”, virtualisht: https://www.worldbank.org/sq/news/opinion/2020/06/02/interview-world-bankcountry-manager-for-albania Njoftim për shtyp: “Pyetje përgjigjet e konferencës për shtyp 1 korrik 2020”, version virtual: https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Konferenca_per_shtyp/Pyetje_pergjigjet_e_ko nferences_per_shtyp_1_korrik_2020.html
Kontrolli i Lartë i Shtetit, “Pandemia dhe politikat ekonomike”, publikuar virtualisht: http://klsh.org.al/web/07_pandemia_dhe_politikat_ekonomike_rezart_golemaj_me_re ferenca_converted_5550.pdf 55
https://gazetamapo.al/a-jemi-ne-prag-te-nje-ekonomie-jo-cash/ https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200429143704Raport%20Komisioni% 20sherbimet%20e%20pagesave.pdf https://dosja.al/dilemat-e-parase-virtuale-cfare-thone-ekspertet-e-bankes-seshqiperise/ https://www.monitor.al/ulja-e-interesave-injektimi-i-likuiditetit-paraja-fizike-formatsi-banka-e-shqiperise-po-reagon-ndaj-covid-19/ https://www.bankofalbania.org/rc/doc/Raporti_i_anketimit_mbi_perdorimin_e_instru menteve_te_pageses_Individet_6582_1_7393.pdf http://www.scan-tv.com/mbyllja-nuk-rrit-pagesat-jo-cash-transaksionet-me-karte-dhee-banking-rane-per-marsin/ https://www.monitor.al/perpjekje-per-te-shmangur-cash-in-2/ https://www.bankofalbania.org/rc/doc/Bankat_ne_epoken_e_internetit_3242_1_6803 pdf
INTERVISTA EKSKLUZIVE PËR KËTË PUNIM Prof. Dr. Halit XHAFA, lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ishanëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Dr. Zef PREÇI, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkimet Ekonomike, ACER.
Ornela LIPERI, analiste ekonomike, kryeredaktore e revistës “Monitor”.
Ersuin SHEHU, redaktor dhe gazetar ekonomik në televizionin SCAN.
56