Skip to main content

Johan MUKA - "Infomaliteti dhe qarkullimi i parasë cash 'ushqejnë' njëri-tjetrin"

Page 1

INFORMALITETI DHE QARKULLIMI I PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN Edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”

¦ Anketë me konsumatorët ¦ Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi ¦ Forum diskutimi


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

INFORMALITETI DHE QARKULLIMI I PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN Edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” Drejtues i projektit: Johan MUKA

¦ Anketë me konsumatorët ¦ Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi ¦ Forum diskutimi

Tiranë, 2020

1


2

ABC Tirana Club

Botues: www.abctiranaclub.wordpress.com Email: abctiranaclub@gmail.com Tel: 00355693632767 P/box: 1402 Tirana, Albania Drejtues i projektit:

Johan MUKA

Design & Layout:

Bujar KAROSHI

Ilustrimi fotografik:

ISBN:

ISBN 978-9928-307-69-9

©: ABC Tirana Club Ky botim është një nga produktet e projektit studentor mbi reduktimin e qarkullimit të parasë fizike në ekonominë shqiptare, mbështetur nga Raiffeisen Invest. Pikëpamjet e vlerësimet që prezantohen në të, janë të autorëve të këtij publikimi, dhe jo domosdoshmërisht janë të njëjta dhe me pikëpamjet e vlerësimet e mbështetësit. Projekti u realizua në bashkëpunim dhe me Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603 (Viber). Tel. 068 65 08 441 (WhatsApp). E-mail: mbbotime@gmail.com Tiranë, 2020


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

3

Kemi ofruar energjinë dhe pasionin studentor

P

eriudha nën trysninë e padurueshme të Covid-19 nuk arriti të ndalte programin tonë studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Pas edicionit të parë që realizuam në vitin e kaluar (2019), nën moton “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, këtë vit u fokusuam tek fenomeni negativ i qarkullimit të parasë fizike në ekonominë shqiptare. Gjatë këtyre muajve me koronavirus kjo sëmundje e tri dekadave të fundit në Shqipëri doli dhe më shumë në pah. Ajo që dimë qartësisht si studentë është se cash-i nuk po i ndahet shoqërisë shqiptare. Jemi “kampionë” në rajon, lëre pastaj po të krahasohemi me vendet e BE-së! Paraja me shumicë jashtë kanaleve bankare shkon ku të mundet. Për të nxitur informalitetin, krimin e çdo natyre, korrupsionin e evazionin fiskal, në përpjekje për të zgjatur sa më shumë tranzicionin dhe për t’i lënë institucionet dhe reformat gjithmonë të brishta dhe të pasigurta. E dimë se një organizatë studentore, sado e madhe të jetë, nuk mund t’i zgjidhë dhe sheshojë defektet dhe mangësitë ekonomike dhe financiare të vendit tonë. Por në filozofinë e ABC Tirana Club, nuk ka sjellje inferiore. Sado problem madhor dhe i trazuar të jetë. Nëse kemi besim dhe energji se mund të ndikojmë në shoqëri, qoftë dhe në segmente të vogla e të veçuara të popullatës, atëherë bëjmë përpara. Kështu dhe me nivelin e lartë të qarkullimit të parasë fizike. Sepse situata e krijuar ka nevojë për kontributin e të gjithëve, edhe të një grupimi studentor proevropianist, ku një pjesë e anëtarësisë është nga radhët e studentëve të Fakultetit të Ekonomisë. Ne nuk jemi një njësi ekspertësh të mirëfilltë të fushës. Por, ekspertët i kemi afruar, respektuar dhe dëgjuar me shumë vëmendje, e u kemi dhënë hapësira në të gjithë dinamikën e projektit.


4

ABC Tirana Club

Ne kemi ofruar energjinë dhe pasionin për të prekur terrenin, për të qenë sa më pranë problemit, për të identifikuar vlerësime dhe perceptime të qytetarëve, për të krijuar hapësira diskutimi për shkëmbim të pikëpamjeve dhe për të adresuar propozime dhe kritika konkrete nga ata që kanë shumë njohuri dhe përvojë në këtë fushë. Kemi trokitur në redaksitë e mediave klasike dhe ato të reja, jemi treguar proaktivë në llogaritë e rrjeteve sociale – që sa më shumë të qarkullojë informacioni dhe shpjegimi mbi problematikat në fokus, duke preferuar fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi sa më kapilare. Ky botim, në hard copy dhe soft copy, është një dosje përmbledhëse për një hap që kemi hedhur. Kjo dhe për të na kujtuar për hapa të tjera, me sigurinë se programi ynë studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” do të rikthehet sërish. Me një fokus tjetër, gjithashtu konkret dhe të dobishëm. Johan MUKA Drejtues i projektit


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

5

Përmbajtja KAPITULLI 1 OBJEKTIVAT DHE DINAMIKA E PROJEKTIT

- Shqiptarët nuk ndahen lehtë nga paraja fizike - Etapat e realizimit dhe produktet

8 9

KAPITULLI 2 ANKETA ME KONSUMATORËT, PREFERENCAT, NGURRIMET DHE PAQARTËSITË PËR PAGESAT CASH DHE ATO ELEKTRONIKE

- Natyra e kampionit të përzgjedhur - Përmbajtja e pyetësorit të përdorur - Treguesit e përftuar nga përgjigjet që u dhanë

12 13 17

KAPITULLI 3 LUPA E EKSPERTËVE DHE ANALISTËVE TË TREGUT - SHKAQET, PASOJAT DHE KAPËRCIMI I GJENDJES SË KRIJUAR - Qarkullimi cash kompromenton politikat fiskale, stimulon informalitetin - Paraja fizike stimulon punësimin “në të zezë”, riinvestimin e parave informale, konkurrencë të pabarabartë - Transaksionet në ndërtim, kanali kryesor i futjes së parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme në ekonomi - Vetëm 40% e shqiptarëve në moshë pune zotërojnë një llogari bankare

24 26 27 29


6

ABC Tirana Club

KAPITULLI 4 FORUMI I DISKUTIMIT: “INFORMALITETI DHE QARKULLLIMI I PARASË CASH ‘USHQEJNË’ NJËRI-TJETRIN” - Ne studentët duam të kontribuojmë konkretisht - Studentët tjetër drejtim kanë marrë në libra dhe tjetër gjejnë në terren - Shteti dhe bankat duhet të favorizojnë të rinjtë - Niveli i ulët ekonomik, ndaj dhe përdoren pak kartat bankare - Media ka rol të madh në reduktimin e qarkullimit të parasë cash - Njoftim për median

36 38 39 41 42 43

KAPITULLI 5 PASQYRIMI MEDIATIK I PROJEKTIT

- Mbi gjetjet e anketës me konsumatorët - Mbi forumin studentor në Fakultetin e Ekonomisë - Roli dhe rëndësia e projektit studentor

46 48 49

Shtojca promocionale

- Profili dhe angazhimi i një organizate studentore - Projektet e realizuara nga ABC Tirana Club - Si mund të na kontaktosh? - Stenda e botimeve të ABC Tirana Club

52 53 61 62

Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402 Tiranë. Email: abctiranaclub@gmail.com Më shumë info: www.abctiranaclub.wordpress.com Si dhe llogaritë e ABC Tirana Club në rrjetet sociale.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

Kapitulli 1 OBJEKTIVAT DHE DINAMIKA E PROJEKTIT ¦ Shqiptarët nuk ndahen lehtë nga paraja fizike ¦ Etapat e realizimit dhe produktet

7


8

ABC Tirana Club

Shqiptarët nuk ndahen lehtë nga paraja fizike Përdorimi në nivel të lartë i parasë fizike për popullatën ka rrënjë të thella. Duket se i jep më shumë siguri, i kursen kohë dhe nuk i merr tarifa për veprimet që kryejnë. Gjatë zhvillimit të anketës me konsumatorët hasëm prej tyre mosbesues ndaj bankave dhe bankomatëve, ndërkohë që të tjerë shprehnin admirim që çdo problem pagese dhe transferimi e realizonin përmes kartës, pa prekur dhe numëruar lekë, pa pasur nevojë të mendojnë kusurin, bakshishin apo cilësinë e kartmonedhave në qarkullim. Fakt është se të parët – mosbesuesit - ishin më shumë se sa entuziastët e elektronikës në pagesa. Kjo reflekton dhe konfirmon fenomenin e tri dekadave të fundit se shqiptarët nuk ndahen lehtë nga paraja cash. Shqipëria është e fundit në rajon (duhet lexuar si e para që qarkullon më shumë para fizike) dhe për këtë institucionet ndërkombëtare kanë shprehur dhe shprehin kritika dhe bëjnë rekomandime për ndryshim të gjendjes në çdo raport, në çdo qëndrim apo vlerësim të situatës. ABC Tirana Club u përfshi në një projekt mbi nevojën e reduktimit të parasë fizike në qarkullim (si pjesë e programit “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, që nisi në vitin 2019), me objektiva konkrete: -Organizimi i një FUSHATE NDËRGJEGJËSIMI DHE INFORMIMI të publikut, duke adresuar mesazhe të drejtpërdrejta përmes mediave klasike dhe online, por dhe hapësirës dinamike të rrjeteve sociale, ku të rinjtë, nxënës dhe studentë, janë shumë të përfshirë. Të tregohet thjesht dhe qartë për disavantazhet e qarkullimit të parave jashtë kanaleve bankare, për dëmet e cash-it që nxit informalitetin, evazionin fiskal, kontrabandën, korrupsionin në të gjithë format e tij. ABC Tirana Club ka një përvojë të konsoliduar me afrimin e mediave lokale a kombëtare, gjatë zbatimit të projekteve, si një bashkëpunim që shumëfishon mesazhet e duhura tek njerëzit, institucionet, autoritetet dhe grupet e interesit.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

9

-Realizimi i një ANKETE ME KONSUMATORËT, për të kapur vlerësimet dhe qëndrimet e qytetarëve për ndjeshmëritë ndaj parasë cash dhe ndaj parasë elektronike, raportin e atyre që i kanë “larguar” me kohë paranë letër dhe monedhat metalike, duke aktivizuar “rrëshqitjet” e kartës bankare për gjithçka kanë nevojë në treg, për blerjet online, “pro”-të dhe “kundër”-at, për perceptimet ndaj cashless-it etj. -Krijimin e një hapësire debati mes studentëve dhe pedagogëve, por dhe ekspertëve të fushës, përfaqësuesve të rrjetit bankar, të medias etj. Një FORUM DISKUTIMI, ku cilido lirshëm shpreh pikëpamjet dhe sugjerimet për tregun, institucionet publike e private, për grupet e interesit, median etj. -Publikimi i një BROSHURE si një dosje, në soft copy dhe hard copy, ku të gjithë të interesuarit të gjejnë një kolazh të gjetjeve të anketës së konsumatorëve, mendimeve dhe opinioneve të ekspertëve e analistëve të fushës, por dhe parashtrime, propozime, kritika a reflektime të Forumit të Diskutimit.

Etapat e realizimit dhe produktet Pjesa paraprake e projektit, fushata për mbështetje financiare, nisi që në janar të vitit 2020, ku u garantua ndihma nga Raiffeisen Invest, për të dytin vit radhazi. Banka tregoi interes për këtë projekt studentor dhe suporti i saj ishte një përgjegjësi për ABC Tirana Club. Po kështu garantimi i partneritetit me Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, edhe ky për vitin e dytë radhazi, krijoi siguri në cilësinë e produkteve të projektit, sidomos për realizimin e Forumit të Diskutimit. Rrethanat kohore të mëpasme, kur në fillim të marsit u regjistrua në Shqipëri i prekuri i parë zyrtar me Covid-19, krijuan një pauzë të detyruar nga kufizimet dhe bllokimet që u rekomanduan nga autoriteti shëndetësor, në kushtet e vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Rifillimi ishte në 1 qershor 2020. Rikthimi ishte i vrullshëm, sepse gjatë kohës së lockdownit kishim menduar dhe kishim vlerësuar deri në detaj planet për zbatimin e çdo etape të projektit.


10

ABC Tirana Club

Hapi i parë ishte anketa, e cila u realizua 22 qershor deri më 12 korrik 2020, pas një procesi trajnimi dhe kualifikimi për grupin e punës. Kur u finalizua produkti në fund të korrikut (nxjerrja e të gjithë treguesve bazuar në përgjigjet që dhanë 350 të pyeturit), u bë mbulim mediatik për të bërë publike gjetjet e anketës, mbi vlerësimet dhe percepetimet e konsumatorëve rreth përdorimit të parasë fizike dhe asaj elektronike. Ky ishte dhe kontakti i parë me median, që vijoi gjatë muajit shtator tek produkti tjetër i rëndësishëm, Forumi i Diskutimit. Në bashkëpunim me dekanatin e Fakultetit të Ekonomisë, data 29 shtator 2020 ishte dita më e volitshme, për të respektuar gjithka nga protokolli anti-Covid në mjediset ku do të organizohej aktiviteti. Veç studentëve dhe pedagogëve nuk patëm pjesëmarrje nga ata që ftuam, por ne e mirëkuptojmë këtë në situatën aktuale të kufizimeve të lëvizjeve në mjedise të mbyllura. Përfaqësuesve nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do t’u dërgojmë link-un e broshurës përmbledhëse në versionin soft copy dhe kopje të versionit shtypshkruar. Gjatë shtatorit dhe tetorit, veç trajtimeve në media, mbi dinamikën e projektit dhe gjetjet e tij, do të shpërndahet dhe broshura përmbledhëse virtualisht dhe print për studentët dhe pedagogët, por dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

11

Kapitulli 2 ANKETA ME KONSUMATORËT, PREFERENCAT, NGURRIMET DHE PAQARTËSITË PËR PAGESAT CASH DHE ATO ELEKTRONIKE ¦ Natyra e kampionit të përzgjedhur ¦ Përmbajtja e pyetësorit të përdorur ¦ Treguesit e përftuar nga përgjigjet që u dhanë


12

ABC Tirana Club

Natyra e kampionit të përzgjedhur Kampioni ishte me 350 vetë, prej të cilëve 189 ishin meshkuj, ose 54% dhe 161 femra, ose 46%. Mosha mesatare e atyre që u pyetën ishte 36.2 vjeç, ku niveli i arsimimit kishte këtë strukturë: i lartë 158 vetë (45%); i mesëm 182 vetë (52%) dhe 9-vjeçar/8-vjeçar 10 vetë (3%). Vendi ku u kontaktuan konsumatorët ishte në qytetin e Tiranës, në tri qendrat tregtare kryesore (TEG, QTU dhe Kristal), si dhe në disa prej supermarketeve të kryeqytetit. Kjo përzgjedhje u bë me mendimin se në këto mjedise ata ishin më të predispozuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të përgatitura. Në kushtet e vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por dhe kur ajo u shfuqizua (po mbetën ende në fuqi disa masa shtrënguese e kufizuese në tregje), periudha e realizimit të anketës u përcaktua nga 22 qershori deri më 12 korrik 2020, periudhë në të cilën qendrat tregtare të përzgjedhura dhe supermarketet ishin më të frekuentuara nga konsumatorët. Duke lëvizur në pika të ndryshme të kryeqytetit, në pjesën urbane dhe atë periferike, të dhënat e përftuara nga kjo anketë, me natyrë lokale, ishin afër mozaikut të një kampioni gjithëpërfshirës, në rang kombëtar. Anketa synoi vetëm prirje dhe tendenca, pa pretenduar se ishte një mekanizëm studimor i mirëfilltë, përfaqësues e i standardizuar, që kërkon burime njerëzore profesionale dhe fonde financiare për t’u kryer. Por rezultatet e saj pasqyrojnë perceptime, mbi preferencat, ngurrimet apo dhe paqartësitë për pagesat cash dhe ato elektronike nga ana e qytetarëve.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

13

Përmbajtja e pyetësorit të përdorur Pyetësori ishte i përbërë nga dy akse kryesore interesimi: së pari, mbi aktivitetin e konsumatorit (niveli i përdorimit të parasë cash dhe i kartave bankare; lloji i pagesave që aplikohej më shumë; nxitja e blerjeve nga përdorimi i pagesave elektronike etj.), si dhe së dyti, mbi perceptime të konsumatorit (mbi sigurinë e sistemeve bankare; njohuritë e fituara për afrimin në banka; cilësia e parasë fizike dhe mundësia e përhapjes së infeksioneve prej tyre etj.). Pyetjet ishin të drejtpërdrejta dhe kërkonin përgjigje me alternativa, si përpjekje për të vlerësuar masën e niveleve të ndryshme në gjykimet dhe perceptimet e konsumatorit. Në vijim gjeni modelin e pyetësorit të përdorur gjatë anketës me konsumatorët.


14

ABC Tirana Club

PYETËSOR “Mbi reduktimin e qarkullimit të parasë cash në ekonomi” TË DHËNA TË PËRGJITHSHME I.Gjinia cM II.Mosha c ........ vjeç III.Arsimimi c 8/9-vjeçar

cF c I mesëm

c I lartë

1. KUR KRYENI PAGESA PËR JU ËSHTË MË E PREFERUESHME c të paguani vetëm me para në dorë? c të paguani vetëm elektronikisht? c t’i aplikoni të dyja? 2. JU PËRDORNI PËR VEPRIME BANKARE c kartë debiti? c kartë krediti? c të dyja bashkë? c nuk përdor fare? 3. JU VLERËSONI MË SHUMË NË KRYERJEN E PAGESAVE ELEKTRONIKE c shkurtimin e kohës? c eliminimin e rrezikut për të marrë para false? c evitimin e kontakteve me njerëzit? 4. JU E VLERËSONI SIGURINË E PËRDORIMIT TË KARTAVE BANKARE, SI c shumë të ulët? c të ulët? c mesatare? c të lartë? c shumë të lartë?


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

15

5. JU KRYENI PAGESA PËRMES LLOGARISË SUAJ BANKARE

c faturën e konsumit të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike? c faturën e shërbimit telefonik? c faturat e gjobave? c pa përgjigje? c asnjë prej tyre?

6. REDUKTIMIN E PAGESAVE ME PARA NË DORË JU E LIDHNI MË SHUMË

c me reduktimin e informalitetit në ekonomi? c me luftën ndaj korrupsionit? c me luftën ndaj pastrimit të parave?

7. JU KENI MARRË NJOHURI MBI DOMOSDOSHMËRINË E REDUKTIMIT TË PARAVE CASH NË EKONOMI

c nga media? c nga komunikimi me personelin e bankave? c nga periudha e shkollimit? c nuk kam asnjë njohuri?

8. SA MENDONI JU SE PËRDORIMI I KARTAVE BANKARE NXIT BLERJET E PAMENDUARA MIRË?

c shumë c disi c pak c aspak

9. SA MENDONI JU SE KARTMONEDHAT NË SHQIPËRI NUK MIRËMBAHEN NGA PËRDORUESIT?

c shumë c disi c pak c aspak


16

ABC Tirana Club

10. SA MENDONI JU SE QARKULLIMI I PARAVE ËSHTË BURIM PËR PËRHAPJEN E SËMUNDJEVE TË NDRYSHME INFEKTIVE?

c c c c

shumë disi pak aspak

11. A KRYENI BLERJE ONLINE?

c po c jo

11a/PËR ATA QË KRYEJNË BLERJE ONLINE

c shumë rrallë? c rrallë? c shpesh? c shumë shpesh?

11b/PËR ATA QË NUK KRYEJNË BLERJE ONLINE

c mungesë njohurish? c pasiguri e transaksionit? c pasiguri e cilësisë së produktit? c tjetër? (specifiko).................

12.SA INFLUENCON TEK JU NJË REKLAMË PËR BLERJE PRODUKTESH ONLINE

c shumë? c disi? c pak? c aspak?


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

17

Treguesit e përftuar nga përgjigjet që u dhanë Për preferencat e konsumatorëve të pyetur pjesa më e madhe, rreth 40%, pranuan se dëshironin të paguanin vetëm me para në dorë dhe vetëm rreth 13% ishin për alternativën e pagesës elektronike. (Nga përgjigjet shikohet se raporti femra – meshkuj, ishte 68% me 32%, pra, femra preferonin më shumë veprimet elektronikisht). Rreth 47% e të pyeturve u shprehën se dëshironin të dyja mënyrat e pagesës, edhe me para fizike edhe elektronikisht. KUR KRYENI PAGESA PËR JU ËSHTË MË E PREFERUESHME Nr. i personave Përqindje të paguani vetëm me para në dorë? 141 40.28% të paguani vetëm elektronikisht? 45 12.86% t’i aplikoni të dyja? 164 46.86% Ndarja e përzgjedhjes së përdorimit të tipave të kartave jepet në tabelën e mëposhtme, ku ka preferencë më shumë për kartën e debitit. JU PËRDORNI PËR VEPRIME BANKARE Nr. i personave Përqindje kartë debiti? 121 34.57% kartë krediti? 90 25.71% të dyja bashkë? 32 9.15% nuk përdor fare? 107 30.57% Perceptimi i konsumatorit për nevojën e kryerjes së një pagese elektronike, lidhet më shumë me shkurtimin e kohës, pasi rreth 69% e tyre zgjodhën këtë alternativë. Rreth 16% e shikonin pagesën elektronike si masë parandaluese për qarkullimin e parave false dhe thuaj në të njëjtën kuotë ishin dhe ata që e mendonin përdorimin e kartave si mënyrë evitimi të kontakteve me njerëzit. Duke qenë se anketa u realizua në kushtet e prezencës së pandemisë nga Covid-19, të pyeturit i referoheshin pikësisht rrezikut të koronavirusit nga kontaktet me njerëzit.


18

ABC Tirana Club

JU VLERËSONI MË SHUMË NË KRYERJEN E PAGESAVE ELEKTRONIKE Nr. i personave Përqindje shkurtimin e kohës? 240 68.57% eliminimin e rrezikut për të marrë para false? 57 16.29% evitimin e kontakteve me njerëzit? 53 15.14% Lehtësitë e përdorimit të kartave bankare, sikundër dhe e kemi trajtuar, bartin dhe riskun e krimit kibernetik, klonimit apo vjedhjes së të dhënave nga individë apo grupe që boshatisin vlerat e parave përmes stimulimit të blerjeve pa dijeninë e përdoruesit të kartës. Ndaj dhe njëra prej pyetjeve ishte për të vlerësuar sigurinë e procesit, ku përgjigjet jepen në tabelën vijuese, ku në shumicë janë alternativat “e lartë” dhe “shumë e lartë”, të dyja në rreth 59%. JU E VLERËSONI SIGURINË E PËRDORIMIT TË KARTAVE BANKARE, SI Nr. i personave Përqindje shumë të ulët? 24 6.86% të ulët? 12 3.43% mesatare? 108 30.86% të lartë? 176 50.28% shumë të lartë? 30 8.57% Prakticiteti për pagesat përmes bankës të faturave mujore të konsumit të energjisë elektrike dhe ujit, si dhe shërbimit telefonik mbeten ende në kuota minimale. Pjesa dominuese, prej rreth 67%, nuk aplikon asnjë shërbim periodik të kësaj natyre, por dhe ata që nuk kanë dhënë përgjigje për këtë pyetje, rreth 9%, mendohet se përfshihen në kontigjentin që u rri larg sporteleve të bankave.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

19

JU KRYENI PAGESA PËRMES LLOGARISË TUAJ BANKARE Nr. i personave Përqindje faturat e konsumit të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike? 25 7.14% faturën e shërbimit telefonik? 25 7.14% faturat e gjobave? 35 10.00% pa përgjigje? 30 8.58% asnjë prej tyre? 235 67.14% Si e kuptojnë qytetarët reduktimin e pagesave me para fizike? Më shumë se gjysma e të pyeturve në anketë, rreth 54%, zgjodhën alternativën “me reduktimin e informalitetit në ekonomi”, më pas u renditën ata që e lidhin “me luftën ndaj korrupsionit”, me rreth 30%, dhe pjesa tjetër “me luftën ndaj pastrimit të parave”, të dhëna që jepen në tabelën më mëposhtë. REDUKTIMIN E PAGESAVE ME PARA NË DORË JU E LIDHNI MË SHUMË Nr. i personave Përqindje me reduktimin e informalitetit në ekonomi? 188 53.71% me luftën ndaj korrupsionit? 106 30.29% me luftën ndaj pastrimit të parave? 56 16.00% Afërsisht 1 në 3 të pyetur pohoi se njohuritë mbi domosdoshmërinë e reduktimit të parave cash në ekonomi i ka përftuar gjatë shkollimit. Por dhe media duket se luan rol të ndjeshëm, pasi rreth 1 në 4 prej qytetarëve ka përfituar prej saj informacion mbi këto aspekte. Thuajse në këtë nivel është dhe pjesa që nuk ka asnjë njohuri, kurse rreth 13% e qytetarëve kanë mësuar nga komunikimi me personelin e bankave.


20

ABC Tirana Club

JU KENI MARRË NJOHURI MBI DOMOSDOSHMËRINË E REDUKTIMIT TË PARAVE CASH NË EKONOMI Nr. i personave Përqindje nga media? 93 26.57% nga komunikimi me personelin e bankave? 45 12.86% nga periudha e shkollimit? 125 35.71% nuk kam asnjë njohuri? 87 24.86% Një pyetje tjetër e anketës ishte me natyrë perceptive, d.m.th., për të kuptuar nivelin e nxitjes së blerjeve të pamenduara mirë si rezultat i përdorimit të kartës. Treguesit e ndikimit psikologjik të kartës jepen në vlerat që kanë dalë të secilës prej alternatiave të pyetjes vijuese. SA MENDONI JU SE PËRDORIMI I KARTAVE BANKARE NXIT BLERJET E PAMENDUARA MIRË? Nr. i personave Përqindje shumë 94 26.86% disi 142 40.57% pak 66 18.86% aspak 48 13.71% Tradita e përdorimit në shkallë të gjerë të parasë fizike, shoqërohet dhe me kulturën e ulët të mirëmbajtjes së kartmonedhave. Kjo është konfirmuar dhe në përgjigjet që kanë dhënë të pyeturit. Lidhje me këtë ka dhe pyetja vijuese për paranë fizike si potencial për përhapjen e sëmundjeve infektive (pyetje që u adresua dhe në kontekstin e situatës së pandemisë nga Covid-19) SA MENDONI JU SE KARTMONEDHAT NË SHQIPËRI NUK MIRËMBAHEN NGA PËRDORUESIT? Nr. i personave Përqindje shumë 192 54.86% disi 121 34.57% pak 32 9.14% aspak 5 1.43%


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

21

SA MENDONI JU SE QARKULLIMI I PARAVE ËSHTË BURIM PËR PËRHAPJEN E SËMUNDJEVE TË NDRYSHME INFEKTIVE? Nr. i personave Përqindje shumë 171 48.86% disi 104 29.71% pak 51 14.57% aspak 24 6.86% Shifrat që kanë dalë pas pyetjes “a kryeni blerje online”, duhen lexuar me kujdes. Duke qenë një anketë që fokusohej tek konsumatorë të qendrave tregtare dhe supermarketeve në Tiranë – pra, që përfshinte pjesë aktive të popullatës në një metropol si kryeqyteti, të dhënat nuk mund të mesatarizohen për gjithë territorin e vendit. Fakt është se fenomeni i blerjeve online, sikundër është përshkruar më sipër, ka shënuar rritje në vendin tonë. Zhvillimi teknologjik dhe përhapja në shkallë të gjerë e internetit ka ndikimin e vet. Por krahasuar me vendet e rajonit, aq më tepër dhe vendet e BE-së, jemi në fund të renditjes. Është pikërisht niveli i lartë i parasë cash që bëhet pengues dhe për rritjen e volumit të blerjeve online. Kjo pasi në procesin e porositjes së mallit dhe deri sa dërgesa mbërrin tek porositësi, parapagesa ose pagesa e çmimit duhet normalisht të kryer elektronikisht. A KRYENI BLERJE ONLINE? Nr. i personave Përqindje Po 224 64.00% Jo 126 36.00% Për 224 të anketuarit që u përgjigjën pozitivisht kishte një nënpyetje me 4 alternativa, për të treguar frekuencën e blerjeve online. Në shumicë ishin ata që e kanë bërë këtë “shumë rrallë” dhe “rrallë”.


22

ABC Tirana Club

PËR ATA QË KRYEJNË BLERJE ONLINE Nr. i personave Përqindje shumë rrallë? 23 10.27% rrallë? 131 58.48% shpesh? 53 23.66% shumë shpesh? 17 7.59% Ndërsa për 126 të anketuarit që pohuan se nuk kryejnë blerje online, nënpyetja kishte 4 alternativa, për të kuptuar shkakun kryesor. “Mungesa e njohurive” ishte përgjigje për gjysmën e tyre, kurse 1 në 3 të pyetur pranoi si shkak “pasigurinë e cilësisë së produktit”. PËR ATA QË NUK KRYEJNË BLERJE ONLINE Nr. i personave Përqindje mungesë njohurish? 63 50.00% pasiguri e transaksionit? 9 7.14% pasiguri e cilësisë së produktit? 42 33.33% nuk e di? 12 9.52% Pyetja e fundit ishte po për blerjet online, me interesimin për të mësuar influencën e reklamave mbi këto produkte. SA INFLUENCON TEK JU NJË REKLAMË PËR BLERJE PRODUKTESH ONLINE? Nr. i personave Përqindje shumë 65 18.57% disi 147 42.00% pak 93 26.57% aspak 45 12.86%


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

23

Kapitulli 3 LUPA E EKSPERTËVE DHE ANALISTËVE TË TREGUT - SHKAQET, PASOJAT DHE KAPËRCIMI I GJENDJES SË KRIJUAR1 ¦ Qarkullimi cash kompromenton politikat fiskale, stimulon informalitetin ¦ Paraja fizike stimulon punësimin “në të zezë”, riinvestimin e parave informale, konkurrencë të pabarabartë ¦ Transaksionet në ndërtim, kanali kryesor i futjes së parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme në ekonomi ¦ Vetëm 40% e shqiptarëve në moshë pune zotërojnë një llogari bankare Intervistat janë marrë nga drejtuesi i projektit Johan MUKA, në kuadër dhe të punimit të diplomës që ai ka përgatitur në fund të studimeve të nivelit Bachelor, në vitin akademik 2019-2020. Konkretisht intervistat janë dhënë: Më datë 15.07.2020 nga prof. dr. Halit XHAFA dhe Ornela LIPERI; më datë 04.08.2020 nga Ersuin SHEHU dhe më datë 24.08.2020 nga dr. Zef PREÇI.

1


24

ABC Tirana Club

Qarkullimi cash kompromenton politikat fiskale, stimulon informalitetin Fenomeni i qarkullimit të parave fizike ka shkaqet e veta të lulëzimit në ekonominë shqiptare, jep pasoja dhe efekte të ndryshme në të gjithë zinxhirin e zhvillimeve, ndërkohë që për tejkalimin e situatës problematike ka rrugëzgjidhje të ndryshme. Për këto flasin ekspertë të fushës, prof.dr. Halit Xhafa dhe dr. Zef Preçi, si dhe analistët e medias ekonomike, Ornela Liperi dhe Ersuin Shehu. Në vijim të ndjekim mendimet dhe vlerësimet e tyre, përmes 4 pyetjeve të njëjta që iu drejtuam, pas së cilave ata kanë dhënë përgjigje me këndvështrime të ndryshme shoqëruar dhe me propozime të larmishme për autoritetet zyrtare apo menaxherët e sistemit bankar. Intervista që vijon është me dr. Zef PREÇI.2 Megjithë përpjekjet e autoriteteve, por dhe angazhimit të bankave, sërish në Shqipëri qarkullimi i parasë cash është në nivel të konsiderueshëm. A mund të përmendni 3 nga shkaqet kryesore, sipas jush, të kësaj gjendjeje? Tri nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje janë: Së pari, mungesa e edukimit. Bizneset dhe qytetaret nuk janë koshientë mjaftueshëm për dobinë që ka përdorimi i instrumenteve të tjerë dhe jo parasë cash. Së dyti, paqëndrueshmëria e sistemit fiskal me ndryshimet e shpeshta që favorizojnë ekonominë cash. Së treti, pompimi i parave informale dhe kriminale në ekonomi. Ja vlen të përmendet edhe infrastruktura e pazhvilluar, kostot e larta të shërbimeve bankare, mosmbulimi i gjithë territorit me shërbim bankar, situata oligopolistike në banka. Gjithashtu, ndikon edhe e kaluara e shoqërisë sonë tranzitore, e cila e sheh paranë 2

Drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ACER.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

25

vetëm në një funksion, atë të mjetit të këmbimit dhe jo në funksione të tjera. Pikë tjetër mund të jetë dhe politikat e paqarta të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë flet për procesin e deeuroizimit nderkohë që hallka e fundit në procesin e integrimit është pikërisht bashkimi monetar. Çfarë efektesh, sipas jush, stimulon qarkullimi i parasë jashtë kanaleve bankare? Mund të përmendni 3 nga efektet kryesore? Si fillim ai kompromenton politikat fiskale, stimulon informalitetin. Deformon tregjet, pasi po të shohim sot tregun e pasurisë së patundshme, edhe pse nuk ka shitje prapë çmimet rriten. Bankat janë sot nën presion për sa i përket evidentimit të pastrimit të parave për shkak të fluksit të madh të qarkullimit të parave jashtë kanaleve bankare. Gjithashtu, si pasojë e mbipërdorimit të parasë cash ka ardhur nje shkrirje e kufijve informalë me ato formalë dhe kufijve informalë me ato kriminalë. Të gjitha këto i faturohen mbipërdorimit të cash-it. Cilat mund të jenë, sipas jush, disa masa efikase që duhet të marrin autoritetet përgjegjëse publike në favor të reduktimit të qarkullimit të parasë cash në ekonomi? Harmonizimi më i mirë i politikave fiskale me ato tatimore me anë të ndërtimt të besimit tek bankat si institucion dhe sigurisë tek qeveria. Kështu banka duhet të ruajë sekretin dhe vetëm agjencitë ligjzbatuese kanë të drejtë në informacion. Kostot e shërbimeve duhen të jenë sa më të ulëta dhe tërheqëse për konsumatorët, pasi shumë të tillë mund të shmangin përdorimin e bankës vetëm se kursimet e tyre janë aq të ulëta sa pagesat dhe ndalesat e ndryshme në llogari do t’i kushtonin shumë këtyre të fundit. Cilat mund të jenë, sipas jush, disa masa efikase që duhet të marrin stafet e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe Banka Qendrore, në favor të nxitjes së qarkullimit të parasë brenda kanaleve të sistemit bankar? E para, duhet të rrisin edukimin e bizneseve dhe qytetarëve. E dyta, duhet të inkurajojnë konkurrencën ndërmjet bankave si një mënyrë e cila ul koston e shërbimeve bankare, transaksioneve etj.


26

ABC Tirana Club

E treta, duhet të inkurajojnë produkte të reja bankare dhe të mos mbeten në shërbime tradicionale, të cilat thjeshtë sigurojnë fitim për bankat. Në vitin 1938, mbas Depresionit të Madh ne SHBA, FED nxori një akt që detyronte të gjithë bankat e SHBA-së që të pranonin çelje llogarie për adoleshentë (12 – 18 vjeç) pa kosto, në mënyrë që ata të mësoheshin pas kësaj krize me konceptin “bankë”.

Prof. Dr. Halit Xhafa3: Paraja fizike stimulon punësimin “në të zezë”, riinvestimin e parave informale, konkurrencë të pabarabartë Megjithë përpjekjet e autoriteteve, por dhe angazhimit të bankave, sërish në Shqipëri qarkullimi i parasë cash është në nivel të konsiderueshëm. A mund të përmendni 3 nga shkaqet kryesore, sipas jush, të kësaj gjendjeje? Niveli lartë i ekonomisë informale, rreth 35-40 % dhe evazioni fiskal bëjnë që shumë likuiditete të jenë jashtë bankave dhe të qarkullojnë cash. Çfarë efektesh, sipas jush, stimulon qarkullimi i parasë jashtë kanaleve bankare? Mund të përmendni 3 nga efektet kryesore? Stimulon punësimin “në të zezë”, riinvestimin e parave informale, por edhe konkurrencë të pabarabartë. Cilat mund të jenë, sipas jush, disa masa efikase që duhet të marrin autoritetet përgjegjëse publike në favor të reduktimit të qarkullimit të parasë cash në ekonomi? Si masa kryesore mendoj: formalizimi i ekonomisë; faturat

Ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

3


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

27

elektronike; penalizimi i bizneseve informale; mbyllja e skemës së tvsh-së, duke bërë më parë diferencimin e saj dhe uljen për artikujt bazë, si vendet fqinje; ndjekja nga organet e kontrollit tatimor të produktit, nga momenti i hyrjes në doganë deri në shitjen përfundimtare; zbatimi nga bankat i rregullit që të kreditojë bizneset vetëm mbi bazën e bilancit kontabël dhe pasqyrave financiare të certifikuara dhe të dorëzuara në tatime, etj. Cilat mund të jenë, sipas jush, disa masa efikase që duhet të marrin stafet e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe Banka Qendrore, në favor të nxitjes së qarkullimit të parasë brenda kanaleve të sistemit bankar? Ulja e komisioneve bankare; përmirësimi i shërbimit dhe rritja e cilësisë së shërbimit; stimulimi i përdorimit të kartave duke insistuar nëpërmjet qeverisë; pranimin e pagesës me kartë në njësitë e tregtimit dhe shërbimit, supermarkete, restorante, hotele, etj.; ndalimi me ligj i përdorimit të valutave të tjera për pagesë në transaksionet brenda vendit, etj.

Ornela Liperi4: Transaksionet në ndërtim, kanali kryesor i futjes së parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme në ekonomi Megjithë përpjekjet e autoriteteve, por dhe angazhimit të bankave, sërish në Shqipëri qarkullimi i parasë cash është në nivel të konsiderueshëm. A mund të përmendni 3 nga shkaqet kryesore, sipas jush, të kësaj gjendjeje? Arsyeja e parë, është informaliteti i lartë në ekonominë vendase, që sipas institucioneve ndërkombëtare i kalon 30%. Si rrjedhojë, bizneset

3

Analiste ekonomike, kryeredaktore e revistës “Monitor”.


28

ABC Tirana Club

një pjesë të konsiderueshme të transaksioneve i kryejnë jashtë kanaleve bankare. Arsyeja e dytë, lidhet me fluksin e lartë të parave që hyjnë në vend nga aktivitetet e jashtëligjshme, të cilat më pas kanalizohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Arsyeja e tretë, lidhet me nivelin e ulët të zhvillimit të sistemit financiar dhe bankar dhe kulturën e ulët nga publiku dhe biznesi të përdorimit të shërbimeve online dhe me karta. Çfarë efektesh, sipas jush, stimulon qarkullimi i parasë jashtë kanaleve bankare? Mund të përmendni 3 nga efektet kryesore? 1.Nxit pastrimin e parave. 2.Ul efektivitetin e politikës monetare të institucionit monetar qendror. 3.Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ekonomia shqiptare ka një kosto ekuivalente prej 2.5% të PBB-së së vendit, lidhur me përdorimin, emetimin dhe përpunimin e të gjitha instrumenteve të pagesave me vlerë të vogël. Kjo përkthehet afërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 290 milionë dollarë. Cilat mund të jenë, sipas jush, disa masa efikase që duhet të marrin autoritetet përgjegjëse publike në favor të reduktimit të qarkullimit të parasë cash në ekonomi? E para, duhet të jetë kontrolli i transaksioneve në ndërtim, që është kanali kryesor se si futen paratë e përfituara nga aktivitete të paligjshme në ekonomi. Sot një firmë ndërtimi mund të fillojë punën edhe duke pasur një bilanc zero, pasi nuk ka kusht që të ketë kapital, ose të tregojë burimin e parave. Edhe në blerje, ndonëse ka një farë kontrolli përmes noterëve, sërish ka forma si përmes copëzimit të pagesave, ose futjes së aksionerëve fiktivë. Masa të tjera kanë të bëjnë me edukimin e popullatës, uljen e kostos së shërbimeve bankare. Luftimi i informalitetit tek bizneset është një tjetër masë. Për sipërmarrjet, ligji i ri i fiskalizimit mund të ndikojë pozitivisht, nëse do të zbatohet siç duhet. Megjithatë, ka dhe disa pengesa strukturore afatgjata, si p.sh., pesha e lartë që kanë në ekonomi bizneset e vogla dhe vetëpunësimi, që janë të prirur të vepronë me para cash dhe është e vështirë të kontrollohen.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

29

Cilat mund të jenë, sipas jush, disa masa efikase që duhet të marrin stafet e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe Banka Qendrore, në favor të nxitjes së qarkullimit të parasë brenda kanaleve të sistemit bankar? Reduktimi i kostove të përdorimit të shërbimeve bankare është kryesorja; investimet në teknologji, që e bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimeve online; rritja e ndërgjegjësimit te klientëve.

Ersuin Shehu5: Vetëm 40% e shqiptarëve në moshë pune zotërojnë një llogari bankare Megjithë përpjekjet e autoriteteve, por dhe angazhimit të bankave, sërish në Shqipëri qarkullimi i parasë cash është në nivel të konsiderueshëm. A mund të përmendni 3 nga shkaqet kryesore, sipas jush, të kësaj gjendjeje? Studimet tregojnë se ekonomia shqiptare ngelet ende e karakterizuar nga një përdorim shumë i lartë i parasë cash. Nga një studim i Bankës Botërore dhe Bankës së Shqipërisë rezulton se mbi 99% e pagesave të pranuara nga bizneset e anketuara janë në para fizike, ndërsa 66% e pagesave të kryera nga vetë bizneset për palët e tjera janë në cash. Gjithashtu, 96% e pagesave të kryera nga konsumatorët rezultojnë në para fizike. Statistikat tregojnë se paraja fizike në qarkullim në ekonominë tonë përbën rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shifër është afro dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Tri shkaqet kryesore të përdorimit të lartë të parasë cash, për mendimin tim, janë: Së pari, kultura dhe përfshirja e dobët financiare, që nuk mundësojnë njohjen dhe të kuptuarit e plotë të përfitimeve / avantazheve nga përdorimi i instrumenteve alternative të pagesave. Aktualisht, vlerësohet se vetëm 40% e shqiptarëve në 2

Analist ekonomik, gazetar në Televizionin ekonomik SCAN


30

ABC Tirana Club

moshë pune zotërojnë një llogari bankare. Një studim i përbashkët mes Bankës Botërore dhe Universitetit të Kembrixh tregoi se vetëm 28.8% e shqiptarëve kanë kryer ose kanë përfituar një pagesë me kartë në 12 muajt e fundit. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët krahasuar me gjithë vendet e tjera të rajonit. Për vendet e tjera, ky tregues fillon nga rreth 39% për Kosovën, deri në mbi 66% për Serbinë. Për krahasim, në Eurozonë mesatarisht 92.5% e individëve kanë përdorur të paktën një herë pagesat digjitale në 12 muajt e fundit para anketimit. Prapambetja relative e Shqipërisë fillon nga përdorimi i instrumentit më bazik të pagesave elektronike, kartës bankare. Studimi tregon se 7.7% e shqiptarëve kanë përdorur një kartë bankare për pagesë, ndërsa në vendet e tjera kjo përqindje varion nga 16.5% për Kosovën, deri në 39.4% për Serbinë. Së dyti, niveli i lartë i informalitetit në ekonomi. Vlerësimet e kryera në dekadën e fundit e vlerësojnë shkallën e informalitetit në ekonominë shqiptare nga 30% deri në 50%. Përdorimi i lartë i transaksioneve në cash e bën më të lehtë fshehjen e të ardhurave të tatueshme nga bizneset. Hapësirat për evazion janë një ndër shkaqet kryesore pse shumica e bizneseve nuk pranojnë pagesa në forma alternative. Së treti, kostot e lidhura me përdorimin e metodave të pagesave jo-cash për blerësit dhe shitësit. Kanalet jo-cash të pagesave zakonisht shoqërohen me kosto për shitësit dhe blerësit e produkteve/shërbimeve. Këto kosto janë më të drejtpërdrejta krahasuar me transaksionet cash, çka krijon tek shitësi dhe blerësi perceptimin se pagesat jo-cash janë më të shtrenjta. Çfarë efektesh, sipas jush, stimulon qarkullimi i parasë jashtë kanaleve bankare? Mund të përmendni 3 nga efektet kryesore? Përdorimi i parasë cash shoqërohet me kosto të shtuara për ekonominë. Paraja cash ka kosto të lartë të lidhur me ofrimin e shërbimeve të pagesave përmes sporteleve fizike (kosto personeli, qiraje, shpenzime mirëmëbajtjeje/administrative, etj), si edhe me shpenzimet e ruajtjes dhe transportit të parasë. Studimi i cituar më lart, i realizuar nga Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë vlerëson se pagesat me vlerë të vogël kanë një kosto sa rreth 2.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose rreth 300 milionë dollarë në vit.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

31

Kostot lidhen shumë me dominimin e parasë fizike si instrument pagesash në ekonominë shqiptare. Kosto e transaksioneve cash përbën edhe pjesën më të madhe dhe arrin në rreth 1.7% të PBBsë. Një zëvendësim gradual i pagesave cash me forma të tjera dhe kryesisht pagesa elektronike do të sillte kursime të konsiderueshme për ekonominë dhe veçanërisht për konsumatorët. Mbështetur në disa skenarë hipotetikë të zëvendësimit, të parashikuara në studim, përfitimet e ekonomisë nga një përdorim më i madh i pagesave elektronike do të ishin të konsiderueshme. Zëvendësimi i 70% të pagesave në formë letër me pagesa elektronike do të gjeneronte kursime në një vlerë sa pothuajse 1% e Prodhimit Kombëtar. Veç kostove të drejtpërdrejta ekonomike, përdorimi i lartë i cash përgjithësisht sjell kosto të konsiderueshme në kohë. Pagesat cash kërkojnë zhvendosje drejt pikave të pagesave, kohë të shpenzuar për udhëtim, përfshi trafikun në qytetet e mëdha si edhe radhë në sportele. Në kohë, çdo shqiptar shpenzon mesatarisht rreth 42 minuta për të shkuar, për të pritur në radhë dhe për të kryer një transaksion në një zyrë pagesash, si dhe rreth 29 minuta për të shkuar, për të pritur në radhë dhe për të kryer transaksion në një degë banke. Nëse pagesat do të kryheshin përmes instrumenteve alternative në distancë, kjo kohë do të shpenzohej për punë, angazhime private dhe familjare apo çlodhje. Një nivel i lartë i përdorimit të pagesave cash sjell të ardhura më të pakta për buxhetin e shtetit, për shkak se transaksionet në para fizike ushqejnë evazionin fiskal. Kjo dëmton direkt potencialet e sektorit publik për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike dhe të infrastrukturës. Cilat mund të jenë, sipas jush, disa masa efikase që duhet të marrin autoritetet përgjegjëse publike në favor të reduktimit të qarkullimit të parasë cash në ekonomi? Për mendimin tim, disa prej masave që do të ulnin qarkullimin e parasë cash mund të jenë: detyrimi i bizneseve që ofrojnë shitje të produkteve dhe shërbimeve me pakicë të ofrojnë një metodë pagese alternative, përveç parasë cash. Ekzistojnë shembuj në rajon të shteteve që kanë ndërmarrë masa të tilla, kryesisht me qëllim uljen e evazionit fiskal.


32

ABC Tirana Club

Vendosja e incentivave të vogla fiskale për t’i nxitur blerësit të aplikojnë pagesa elektronike. Vendosja e kufizimeve për transaksionet në cash nga individët. Aktualisht, ekzistojnë kufizime në limitet e pagesave cash vetëm për transaksionet mes bizneseve (B2B). Vendosja e kufijve tavan edhe për individët do të rriste përdorimin e metodave jo-cash. Veç efekteve pozitive në luftën ndaj evazionit fiskal, kjo do të nxiste më shumë krijimin e shprehive të përdorimit të insturmenteve alternative nga individët. Cilat mund të jenë, sipas jush, disa masa efikase që duhet të marrin stafet e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe Banka Qendrore, në favor të nxitjes së qarkullimit të parasë brenda kanaleve të sistemit bankar? Së fundmi, bankat po aplikojnë një shtrenjtim të komisioneve për pagesat cash, me qëllim nxitjen e klientëve të përdorin kanalet elektronike të pagesave. Një diferencim i kostove për veprimet cash dhe jo cash mund të jetë në parim një strategji efikase. Megjithatë, nevojiten politika çmimesh që të krijojnë te klientët bindjen se përdorimi i kanaleve bankare në përgjithësi dhe i pagesave elektronike në veçanti bartin kosto të arsyeshme dhe që i justifikojnë përfitimet prej tyre. Në afatin e gjatë, humbjet nga ulja e komisioneve/tarifave mund të kompensohen nga rritja e volumit të veprimeve, por edhe nga ulja e kostove për veprime fizike në degët dhe agjencitë bankare. Në thelb, mendoj se instrumenti kryesor që kanë bankat për të nxitur më tej kryerjen e transaksioneve përmes kanaleve të tyre janë politikat e çmimeve. Kjo sigurisht që kërkon edhe mbështetje në nivel ligjor dhe rregullator. Banka e Shqipërisë këtë vit vendosi heqjen e komisioneve për pagesat në vlerë të vogël për transfertat elektronike që procesohen përmes sistemit të saj AECH, deri në vlerën 20 mijë lekë. Për transfertat mbi 20 mijë komisionet e transfertave elektronike duhet të jenë të paktën 50% më të lira në raport me transfertat në formë letër. Përdorimi i sistemeve të veta të pagesave për t’iu imponuar bankave komisione preferenciale për pagesat elektronike është një strategji që ndihmon në nxitjen e këtyre pagesave.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

33

Ligji i ri “Për shërbimet e pagesave” që hyn në fuqi në vjeshtë krijon hapësira për zhvillimin e kompanive fintech dhe për rritjen e konkurrencës në tregun e pagesave. Ligji i ri do të sjellë edhe në Shqipëri konceptin e open banking (bankingut të hapur), çka do t’iu japë akses institucioneve financiare të pagesave në të dhënat e llogarive bankare për qëllimet e kryerjeve të transaksioneve të pagesave të klientëve të tyre. Një mjedis i tillë do të favorizonte përdorimin më të lartë të instrumenteve bashkëkohore të pagesave. Të tjera masa të BSH-së si rregullator i tregut që do të ndihmonin në reduktimin e përdorimit të parasë cash në ekonomi mund të jenë mundësimi i shlyerjes kombëtare të transfertave ndërbankare në euro, ku kosto e transfertave është më e lartë sepse mungojnë sistemet kombëtare të shlyerjes, apo ngritja e një sistemi që mundëson instant payments (transferta në kohë reale).


34

ABC Tirana Club


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

35

Kapitulli 4 FORUMI I DISKUTIMIT: “INFORMALITETI DHE QARKULLLIMI I PARASË CASH ‘USHQEJNË’ NJËRI-TJETRIN” ¦ Ne studentët duam të kontribuojmë konkretisht ¦ Studentët tjetër drejtim kanë marrë në libra dhe tjetër gjejnë në terren ¦ Shteti dhe bankat duhet të favorizojnë të rinjtë ¦ Niveli i ulët ekonomik, ndaj dhe përdoren pak kartat bankare ¦ Media ka rol të madh në reduktimin e qarkullimit të parasë cash ¦ Njoftim për median


36

ABC Tirana Club

Ne studentët duam të kontribuojmë konkretisht Në datën 29 shtator, në ora 12.00, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës u zhvillua Forumi i Diskutimit “Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin”, si pjesë e projektit studentor të ABC Tirana Club. Në Forum morën pjesë studentë, pedagogë dhe përfaqësues të medias. Të ftuar ishin dhe nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, por që nuk patën përfaqësues. Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan Muka, në hyrje të Forumit falënderoi studentët dhe pedagogët e pranishëm. Duke pasur parasysh situatën e Covid-it, tha ai, ne jemi përshtatur në organizimin e Forumit, për të respektuar standardet dhe protokollet anti-koronavirus. Duke reduktuar numrin e të ftuarve dhe duke ruajtur distancën. “Dua të falënderoj Fakultetin e Ekonomisë, në mënyrë të veçantë profesor Dhori Kulen, që na dhanë akses për mjediset në këto kushte të vështira. Dua të shpreh shumë falenderime dhe për mbështetësin e projektit Raifeissen Invest, si dhe të gjithë grupin e aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të ABC-së që janë angazhuar. Vitin e kaluar, ABC Tirana Club nisi të zbatojë programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, një cikël aktivitetesh tematike për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në aspekte të ndryshme që lidhen me zhvillimet ekonomike dhe financiare të vendit. Si një organizatë proevropianiste ABC Tirana Club i shikon këto problematika të lidhura dhe në favor të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ne studentët duam të kontribuojmë konkretisht – dhe këtë program e shikojmë si efektiv dhe me ndikim në publik, veçanërisht në radhët e të rinjve studentë. Vitin e kaluar ne realizuam projektin “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, ku u përfshi dhe një forum diskutimi që u zhvillua në muajin maj 2019, po në mjediset e Fakultetit Ekonomik


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

37

– me mbështetjen e Raifeissen Invest dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë. Sot jemi në edicionin e dytë të programit tonë “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Forumi i sotëm i diskutimit fokusohet në një tjetër aspekt të rëndësishëm të ekonomisë – tek reduktimi i qarkullimit të parasë cash. Ne kemi filluar në muajin qershor të këtij viti dhe kemi tre komponentë në projektin tonë: -organizimin e një ankete me konsumatorët - që e kemi finalizuar; -realizimin e një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut - që vijon; -organizimin e Forumit të Diskutimit - që po e realizojmë sot. Sot do të operojmë kështu: Do të prezantojmë fillimisht të dhënat e anketës që kemi realizuar me konsumatorët. Më pas do të ketë diskutime, komente, pyetje apo propozime për temën tonë që lidhet me reduktimin e parasë cash në ekonominë shqiptare”. Përpara se të fillohej me agjendën e Forumit, u ftua për një fjalë përshëndetëse, profesor Dhori Kule, si një nga mbështetësit e programit studentor “Edukimi ekonomik dhe finanaciar i publikut”.


38

ABC Tirana Club

Kule: Studentët tjetër drejtim kanë marrë në libra dhe tjetër gjejnë në terren Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. dr Dhori Kule, si në fjalën përshëndetëse ashtu dhe në ndërhyrjet gjatë debatit, vlerësoi maksimalisht angazhimin e studentëve të Fakultetit Ekonomik, si pjesë e Qendrës ABC TIRANA CLUB, në programin “Edukimi ekonomik dhe finanaciar i publikut”. Më vjen shumë mirë kur jam prezent në aktivitete të tilla, ku studentët tanë konkretizojnë dijet që kanë marrë në auditor. Dekanati, por dhe trupa pedagogjike i nxit këto kontribute të studentëve, duke vlerësuar faktin se që në auditor studentët fillojnë të mendojnë mbi problematikat që ka vendi, të fokusohen te alternativat e zgjidhjes së tyre. Kjo padyshim na shton ne përgjegjësinë që të japim maksimumin për studentët tanë. Për shkak të momentit të vështirë që po kalon ekonomia sot, është me vlerë promovimi i saj tek publiku për të shpjeguar dhe shtjelluar më thjeshtë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme. Në Forumin e kaluar të ABC Tirana Club një gjë e tillë u arrit më së miri dhe presim që edhe këtë vit me këtë Forum të arrihet një gjë e tillë. Tematika është e rëndësishme, pasi është një problematikë e vendeve në zhvillim. Dua të them se studentët e fakultetit tonë të cilët diplomohen në Bachelor apo Master, mund të punësohen në institucione evropiane ekonomike, pa asnjë dallim me kolegët e tyre, kudo që mund ta kenë mbaruar shkollën. Nga ana tjetër këta studentë shqiptarë, kanë një problem me punësimin në institucionet shqiptare. Kjo vjen sepse ata në libra trajtojnë dhe mësojnë ekonominë reale që funksionon në botë dhe jo atë të tranzicionit


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

39

në të cilën ndodhemi ne. Shpeshherë përfshihet dhe fakti i drejtuesve të cilët mund të jenë me frymë lindore dhe kjo shkakton një konfuzion tek studentët të cilët tjetër drejtim kanë marrë në libra dhe tjetër gjejnë në terren”. Për dekanin e Fakultetit të Ekonomisë prof.dr. Dhori Kule, në sektorin bankar, përqasja dhe funksionimi sipas vendeve të tjera evropiane është më i përshtatur. Kjo ndodh, sipas tij se, të gjitha bankat që operojnë në Shqipëri (Banka Qendrore dhe ato të nivelit të dytë) janë një kombinim i elementeve të bankave të vendeve të zhvilluara. “Gjithashtu kjo përqasje duket se po implementohet edhe në institucione të tjera. Sektori që drejton ekonominë e tregut është sipërmarrja, ku punon pjesa më e madhe e popullsisë (1.1 milion nga 1.2 milion në total). Dhe si një ekonomi në tranzicion, por dhe si pasojë e një mënyre të menduari të huazuar nga e kaluara, ne e shohim zgjidhjen tek sektori publik, ndërkohë shifrat flasin për sektorin privat”. Sa i takon nivelit të lartë të informalitetit në ekonomi, prof. dr Kule thotë se, tashmë ai është një realitet në vendin tonë. “E mira është që ekonomia të jetë sa më e formalizuar, por ajo do të duhet të realizojë ciklin e vet drejt formalizimit. Për këtë nevojitet roli i ekspertëve në ekonomi dhe informimi e ndërgjegjësimi i popullatës. Për këtë arsye e shoh si shumë me vlerë takimin e sotëm dhe të gjithë produktet e tij”.

Studentët: Shteti dhe bankat duhet të favorizojnë të rinjtë Nga diskutimet e studentëve u identifikua si shkak i prirjes për qarkullimin e lartë të parasë cash në Shqipëri niveli i dobët ekonomik, fenomenet e kontrabandës dhe korrupsionit. Politizimi i administratës nuk lejon kryerje të reformave në sistemin financiar, u tha gjatë diskutimit. “Plus kësaj ka dhe varfëri në Shqipëri dhe shumë njerëz nuk kanë mundësi të hapin llogari bankare, nuk kanë të ardhura stabël.


40

ABC Tirana Club

Ka njerëz që nuk kanë hyrë kurrë në ambientet e ndonjë banke, dhe jo më të kenë kryer ndonjë veprim bankar. Sidomos banorët në provinca apo zona të thella rurale as që mendohet se do të të operojnë ndonjëherë me bankë. Banka ju duket kosto atyre. Ju duket një gjë e pamundur”. Një tjetër aspekt që u trajtua në Forum ishte favorizimi që duhet t’u bëjnë të rinjve institucionet publike dhe rrjeti i bankave “Shteti dhe bankat duhet të favorizojnë të rinjtë. Për shembull të hapin llogari falas. Edhe tarifat dhe komisionet per veprimet në bankë të jenë minimale për të rinjtë. Me këtë masë favorizuese ata afrohen me sistemin bankar. Kryejnë veprime bankare dhe evitojnë pagesat me para në dorë”. Të pranishmit kanë mbështetur iniciativën e ABC Tirana Club që të realizojë aktivitete në kuadër të programit për edukimin ekonomik dhe financiar të publikut. “Por kjo nuk duhet të lihet vetëm në përgjegjësi të ojf-ve, institucionet publike, vetë bankat duhet të intensifikojnë përhapjen e njohurive dhe shprehive për pagesat, përdorimin e lekut, këmbimin valuator etj. Në shkolla duhet të ketë pjesë të programit që në klasat e 9-vjeçares që të informojnë dhe ndërgjegjësojnë nxënësit për koncepte të thjeshta mbi financat, përdorimin e lekut, kursimin, operacionet bankare etj.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

41

Mema: Niveli i ulët ekonomik, ndaj dhe përdoren pak kartat bankare Prof. dr. Fatmir Mema gjatë forumit përmendi si faktor kryesor të përdorimit të paktë të kartave nivelin e ulët ekonomik në vendin tonë. Unë mendoj se është niveli i ulët ekonomik, ndaj dhe përdoren pak kartat bankare, u shpreh ai. “Në botë njerëzit i bëjnë pazaret një herë në javë ndërsa ne i bëjmë disa herë në ditë. Kjo është si pasojë e mungesës së edukimit. Sa më i lartë të jetë niveli i edukimit, aq më i lartë do jetë përdorimi i kartave. Politikat e bankave ndonjëherë janë kontradiktore. Bankat rrisin numrin e bankomateve, si një reklamë për tërheqjen e parave cash. Politikat e Bankës Qendore bien ndesh me objektivin e një ekonomie cashless. Shembull është synimi për të futur në treg bankënotën e prerjes 10.000 lekëshe. Në këtë mënyrë do të kishim një promovim cash-i dhe jo cashless-i. Nga ana tjetër bankat mund të promovojnë pagesat elektronike në disa mënyra. Mund të ulin komisionet për mirëmbajtjen e depozitave bankare në mënyrë që qytetarët të priren drejt çeljes dhe mbajtjes hapur të tyre. Mund të ngrejnë komisionet bankare për transaksionet në cash dhe nga ana tjetër, të ulin drejt zhdukjes komisionet për pagesa elektronike. Gjithashtu OSSHE dhe kompani të tilla si këto, për familjet me vësthirësi ekonomike mund të ofrojnë mundësinë e pagesës me bankë të detyrimeve, me 2-5% zbritje nëse transaksionin e kryejnë në mënyrë elektronike. Shteti mund të ndërhyjë në formimin e qendrave të grumbullimit të produkteve ushqimore. Në këtë mënyrë, produkte të tilla me predominancë blerjeje në cash, do të shiten në qendra me infrastrukturë më të lartë e cila do suportonte dhe drejtonte blerësit drejt pagesës elektronike.


42

ABC Tirana Club

Mullaj: Media ka rol të madh në reduktimin e qarkullimit të parasë cash Për të pranishmit një rol të madh ka dhe media në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut me konceptet ekonomike dhe financiare. Studenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit, Endi Mullaj, tha se edhe në reduktimin e qarkullimit të parasë cash media ka rol të madh. “Më shumë në media qarkullojnë lajme për klonime të kartave bankare, sa krijojnë përshtypjen që përdorimi i kartave ka vetëm rrezik, ka vetëm pasiguri. Kjo nuk është e drejtë. Më shumë programe informuese rreth pagesave elektronike, rreth favoreve të transfertave përmes bankave do të ndihmonte realisht qytetarët, do t’i bënte më aktivë në pagesat elektronike”.

Temë tjetër që u trajtua në Forum ishte dhe rritja e preferencave nga qytetarët të blerjeve online. “Ka më shumë interesim nga qytetarët, sidomos nga të rinjtë për blerje online. Nuk ke nevojë të shkosh jashtë shtetit për të blerë produkte. Sidomos tani në kushtet e pandemisë dhe janë mbyllur kufijtë me shumë shtete, blerjet online janë një zgjidhje shumë e mirë. Problem është pasiguria për mallrat që blihen. Ka qëlluar që produktet e blera kanë qenë zhgënjyese për cilësinë, apo për pasaktësinë e produktit. Porosit një mall, por në shtëpi të vjen diçka tjetër, që nuk është në masën që ke porositur apo nuk është cilësore siç ka qenë porosia. Pastaj e ke vështirë të bësh ndërrimin e mallit”.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

43

Njoftim për median Ditën e martë, 29 shtator 2020, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës u zhvillua Forumi i Diskutimit “Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë’ njëri-tjetrin”, organizuar nga grupimi studentor ABC Tirana Club. Në Forum morën pjesë studentë, pedagogë dhe përfaqësues të medias.

Niveli i lartë i qarkullimit të parasë fizike në Shqipëri është një fenomen shqetësues, që e liston vendin tonë në fund të listës së vendeve të rajonit. Referuar shifrave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, sasia e parave jashtë sistemit bankar arriti në muajin korrik të këtij viti në vlerën e 324.5 miliardë lekëve, ose 2.6 miliardë euro. Kjo shënoi rritje me rreth 41 miliardë lekë më shumë, kundrejt korrikut të vitit 2019. Tendenca e shtimit të parasë cash në ekonomi nuk është evidentuar vetëm gjatë korrikut, por prej fillimit të këtij viti, për t’u përkeqësuar ndjeshëm gjatë marsit, kohë kur shpërtheu edhe Covid-19 në vend. Gjatë diskutimit u përmendën si faktorë kryesorë për këtë fenomen negativ, niveli i lartë i informalitetit, evazioni fiskal, por dhe shkalla e ulët e edukimit të publikut dhe e sipërmarrësve në aplikimin e pagesave elektronike. Pjesëmarrësit në Forum u fokusuan dhe në gjetjet e një ankete që ka zhvilluar së fundmi ABC Tirana Club, ku janë pyetur 350 konsumatorë mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre për qarkullimin e parasë cash, si dhe aplikimin e shërbimeve online nga sistemi bankar. Studentët janë duke zhvilluar një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për reduktimin e parasë në qarkullim. Ky forum


44

ABC Tirana Club

ishte aktiviteti i dytë që zhvillohet nga ABC Tirana Club, në zbatim të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. “Vitin e kaluar, ABC Tirana Club nisi të zbatojë programin ‘Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut’, një cikël aktivitetesh tematike për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në aspekte të ndryshme që lidhen me zhvillimet ekonomike dhe financiare të vendit. Si një organizatë proevropianiste ABC Tirana Club i shikon këto problematika të lidhura dhe në favor të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Ne studentët duam të kontribuojmë konkretisht dhe këtë program e shikojmë si efektiv dhe me ndikim në publik, veçanërisht në radhët e të rinjve studentë”, u shpreh në hapje të Forumit Johan Muka, drejtues i ABC Tirana Club. Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. dr. Dhori Kule ka përshëndetur angazhimin e studentëve në këtë fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi. “Më vjen shumë mirë kur jam prezent në aktivitete të tilla, ku studentët tanë konkretizojnë dijet që kanë marrë në auditor. Dekanati, por dhe trupa pedagogjike i nxit këto kontribute të studentëve, duke vlerësuar faktin se që në auditor studentët fillojnë të mendojnë mbi problematikat që ka vendi, të fokusohen te alternativat e zgjidhjes së tyre. Kjo padyshim na shton ne përgjegjësinë që të japim maksimumin për studentët tanë”. Programi “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, që po aplikon ABC Tirana Club, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit mbështetet nga Raifeissen Invest dhe po realizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. ABC Tirana Club Tiranë, 29.09.2020


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

45

Kapitulli 4 PASQYRIMI MEDIATIK I PROJEKTIT ¦ Mbi gjetjet e anketës me konsumatorët ¦ Mbi forumin studentor në Fakultetin e Ekonomisë ¦ Roli dhe rëndësia e projektit studentor


46

ABC Tirana Club

Mbi gjetjet e anketës me konsumatorët Anketa me konsumatorët, për të cilën folëm më gjerësisht më sipër, ishte produkti i parë konkret që tërhoqi vëmendjen e medias. Gjetjet e anketës fillimisht u prezantuan në faqen online të ABC Tirana Club (www.abctiranaclub.wordpress.com), si dhe në llogaritë e rrjeteve sociale të saj, në FB dhe INSTA. Më pas dy media shkruan artikuj mbi realizimin e anketës, e përditshmja KOHA JONË dhe platforma online DRONI.AL. KOHA JONË shkruante mes të tjerave dhe se anketa “është pjesë e një projekti që po realizon Qendra studentore ABC Tirana Club, duke u përfshirë në një prej fenomeneve më negative të tranzicionit shqiptar: niveli i lartë i qarkullimit të parasë fizike në ekonominë shqiptare. Preferenca për para fizike, lidhet me shkallën e lartë të informalitetit në ekonominë shqiptare, por dhe me fluksin e lartë të parave që hyjnë në vend nga aktivitetet e jashtëligjshme, të cilat më pas kanalizohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Bazuar në statistikat zyrtare gjatë korrikut të këtij viti, sasia e parave cash në vendin tonë ishte 324.4 miliardë lekë, që është 41 miliardë lekë më shumë se sa korriku 2019. Projekti studentor synon dhe zhvillimin e një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi për reduktimin e parasë cash, si dhe organizimin e një forumi diskutimi, ku veç studentëve do të jenë pjesëmarrës dhe pedagogë e ekspertë të fushës, përfaqësues të medias etj. Për realizimin e këtij projekti studentor ABC Tirana Club po mbështetet nga Raiffeisen Invest, si dhe po bashkëpunon me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës”.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

47

Nën titullin “Studentët angazhohen në fushatë për reduktimin e qarkullimit të parasë fizike”, platforma DRONI.AL shkruante se ende për një pjesë të mirë të konsumatorëve shqiptarë konsiderohet lehtësi kryerja e pagesave me para në dorë. “Rreth 40% e tyre pohojnë se preferojnë të përdorin vetëm paranë cash, kurse rreth 13% u shprehën se paguajnë vetëm me kartë. Pjesa tjetër pohoi se alternon të dyja mënyrat. Këto të dhëna dolën nga një anketë që është zhvilluar së fundmi me 350 persona të pyetur në qendrat tregtare dhe supermarketet në Tiranë. Bazuar në të dhënat e anketës rreth 69% e të pyeturve i vlerësojnë pagesat elektronike si kursim kohe, kurse të tjerët i shikojnë si eliminimin i rrezikut për të marrë para false, ose evitim të kontakteve me njerëzit. Gjysma e personave të pyetur e vlerësojnë si “të lartë” sigurinë e përdorimit të kartave bankare, ndërkohë që rreth 31% e vlerësojnë si “mesatare”. Rreth 10% pohuan se siguria e përdorimit të kartave ishte “e ulët” ose “shumë e ulët”. Në perceptimin e qytetarëve reduktimi i qarkullimit të parave fizike lidhet më shumë me “reduktimin e informalitetit në ekonomi” (rreth 54%), kurse rreth 30% e lidhin me “luftën ndaj korrupsionit” dhe pjesa tjetër, 16%, e lidh me “luftën ndaj pastrimit të parave”. Afërsisht 1 në 3 të pyetur pohoi se njohuritë mbi domosdoshmërinë e reduktimit të parave cash në ekonomi i ka përftuar gjatë shkollimit”.


48

ABC Tirana Club

Mbi forumin studentor në Fakultetin e Ekonomisë Sigurisht që vëmendje tërhoqi dhe realizimi nga ABC Tirana Club i Forumit të Diskutimit, ku morën pjesë studentë dhe pedagogë. Platforma virtuale EXIT.AL, e njohur për profilin analitik, publikoi një artikull, ku evidentoi faktin se gjatë aktivitetit “u përmendën si faktorë kryesorë për nivelin e lartë të qarkullimit të parasë cash, shkalla e lartë e informalitetit, evazioni fiskal, por dhe standardi i ulët i edukimit të publikut dhe i sipërmarrësve në aplikimin e pagesave elektronike”. EXIT.AL citoi dekanin e Fakultetit Ekonomik, prof.dr. Dhori Kule në vlerësimet për studentët e përfshirë në projekt. “Angazhimi i studentëve në problematika të tilla konkretizon njohuritë që ata marrin në auditor. Ata mësohen të ndeshen që tani me realitetin, t’i përgjigjen sfidave që ka vendi Ne do të nxisim iniciativa të tilla studentore”. Në artikull përmendej dhe se ky angazhim i studentëve u mbështet nga Raiffeisen Invest dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Transmetuesi Publik, RTSH, transmetoi një kronikë informative mbi Forumin e datës 29 shtator 2020, në dy kanalet e veta, RTSH


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

49

1 dhe RTSH 24, duke identifikuar objektivat dhe performancën e studentëve në realizimin e projektit. Gjithashtu duke përmendur dhe disa nga problematikat që kanë prekur të pranishmit, studentë dhe pedagogë. Nga vetë natyra e aktivitetit të ABC Tirana Club, ai u mbulua dhe nga televizioni i formatit ekonomik SCAN. Kronika fokusohej tek shkaqet dhe efektet që jep në ekonomi niveli i lartë i qarkullimit të parasë fizike, si dhe në disa nga treguesit e anketës me konsumatorët.

Roli dhe rëndësia e projektit studentor Televizioni ekonomik SCAN ka realizuar dhe një kontribut tjetër audioviziv në programin e mëngjesit “Përtëfol” në datën 06.10.2020, ku u bë një analizë e zgjeruar mbi fenomenin e qarkullimit të shtuar të parasë fizike, marrë si shkas nga projekti i ABC Tirana Club. Në intervistë me moderatorin në studio ishte drejtuesi i projektit Johan MUKA, i cili dha përgjigje mbi problemet kryesore që ngritën pjesëmarrësit në Forum, mbi dinamikën e projektit në të gjitha fazat, mbi gjetjet më pikante, mbi përfshirjen e studentëve në temat ekonomike dhe financiare, mbi preferencat e tyre për përdorimin e kartave elektronike, apo blerjet online, ndikimi i pandemisë në qarkullimin e parasë fizike etj.


50

ABC Tirana Club


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

51

Shtojca promocionale ¦ Profili dhe angazhimi i një organizate studentore ¦ Projektet e realizuara nga ABC Tirana Club ¦ Si mund të na kontaktosh? ¦ Stenda e botimeve të ABC Tirana Club


52

ABC Tirana Club

Profili dhe angazhimi i një organizate studentore ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj. Ajo SYNON një rol proaktiv të të rinjve, veçanërisht studentëve, përmes: - pjesëmarrjes në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes; - për të mbështetur reformat që forcojnë institucionet demokratike dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve; - për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; - për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale. ABC Tirana Club u themelua më 18.10.2017, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, si një organizim me vullnet të lirë, ku aktivistët shprehën gatishmëri të kontribuojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushje të objektivave e synimeve të projekteve dhe programeve që zbatohen. Më 30.07.2018 ABC Tirana Club u regjistrua si organizatë joqeveritare, Qendër, nga Gjykata e Tiranës. ABC Tirana Club është hapësirë mendimi dhe veprimi për të konkretizuar ide dhe projekte, që bashkojnë studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, por dhe nga auditorët e institucioneve të tjera universitare publike dhe private të Shqipërisë. Nismat dhe angazhimet e ABC Tirana Club janë të hapura dhe për ata studentë që vijojnë të shkollohen jashtë vendit, por dhe nxënës të shkollave të mesme. Në angazhimin për realizimin e projekteve ABC Tirana Club është: - e hapur dhe proaktive për bashkëpunim me individë, subjekte dhe institucione në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave;


53

Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

-

-

transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë; e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/outdoor).

Projektet e realizuara nga ABC Tirana Club “Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” (2018) Projekti kishte si objektiv kryesor organizimin e një sondazhi për vlerësimin e perceptimeve dhe gjykimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës mbi procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Përmes një broshure, gjetjet dhe përfundimet e studimit u bënë publike në Ditën e Evropës, 9 maj 2018, duke u shpërndarë tek studentët, shoqëria civile, institucionet kryesore publike etj. Projekti u pasqyrua gjerësisht në mediat kryesore, si dhe rrjetet sociale. 9 789928 256201

Mbështetës: ABC Tirana Club.

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

Botimet M&B


54

ABC Tirana Club

“Univers mbi tastierë” (2018) Koncerti pianistik recital “Univers mbi tastierë” u shfaq në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës dhe në Muzeun Historik në Tiranë, në muajin maj 2018, si pjesë e procesit të edukimit kulturor të të rinjve, gjithashtu dhe me mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë. Interpretues ishin Johan Muka dhe Ami Muka, vëlla e motër.

Koncerti pati mbulim të gjerë mediatik, ndërkohë që i plotë u emetua nga kanalet e Transmetuesit Publik, RTSH, si dhe të platformës DigitAlb. Mbështetës: Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club. Partner: Shkolla “Besëlidhja” në Lezhë.

“Monitorimi i angazhimit të institucioneve publike për vënien në përdorim të Kartës së Studentit” (2018) Projekti, që filloi zbatimin në maj 2018, kishte në fokus monitorimin sistematik të institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), për vënien në përdorim të Kartës së Studentit. Për çdo fazë të monitorimit dhe evidentimit të fakteve ka pasur fushatë informimi në media, me informacione dhe artikuj, që kanë


planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe inform

sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print / online, prod

audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor / ou Projekte të Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

PROCESI I INTEGRIMIT

22

ABC TirAnA CluB

55

EVROPIAN TË SHQIPËRISË pasqyruar realisht çfarë kanë bërë NË OPTIKËN E STUDENTËVE dhe çfarë kanë zvarritur e nuk kanë bërë institucionet publike për jetësimin e një Karte Studenti sa më të dobishme për ta. Pas fillimit të protestave masive të studentëve në të gjitha universitetet e vendit, në dhjetor të atij viti, ku dhe njëra prej kërkesave ishte pajisja me Kartë Studenti, projekti u përmbyll. Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

9 789928 256201

Botimet M&B

Mbështetës: ABC Tirana Club.

“FQINJËT”- Edicioni i parë (2019) Eventi artistik rajonal angazhoi 4 studentë pianistë nga 4 shtetet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria) me synimin kryesor për të promovuar vlerat kulturore evropiane dhe kombëtare. Si krijim i një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga këto vende, “FQINJËT” është një brand eventi që përsëritet periodikisht, duke mos qenë thjesht një agjendë kulturore, ku artistët nga vendet fqinje interpretojnë pjesë të autorëve më të njohur, por është i konceptuar dhe si një shkëmbim i kulturave mes të rinjve studentë, si një hapësirë edhe për mesazhe pro procesit të integrimit evropian, objektiv strategjik ky për shtetet e rajonit tonë. “FQINJËT” – Edicioni i parë, u realizua në prill 2019 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, duke u mbuluar gjerësisht nga media, ndërkohë që vijon të transmetohet i plotë dhe nga Transmetuesi Publik në Shqipëri, RTSH dhe Transmetuesi Publik në Kosovë, RTK. Projekti “Fqinjët” i ABC Tirana Club është një investim për krjimin e një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi kulturor mes studentëve artistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Fqinjët” është dizajnuar që të jetë një event i përsëritshëm, në Tiranë apo zona të tjera të vendit, në Shqipëri apo në shtetet e tjera fqinje. Veç fokusit të shkëmbimit kulturor e artistik, “Fqinjët” do të fokusohet dhe në axhenda të tjera rinore, ku grupet e interesit dëshirojnë të bashkëveprojnë mes tyre.

Mbështetës:

Ne flasim gjuhën tuaj!

Mbështetës: Banka Credins, Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club, Partner: Ministria e Kulturës.


56

ABC Tirana Club

“Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” (2019) Projekti është edicioni i parë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, një seri periodike kontributesh e ABC Tirana Club që si qëllim parësor kishte organizimin e një procesi monitorues dhe një fushate informimi e ndërgjegjësimi të publikut, për të parandaluar dhe evituar fenomenin e shitblerjes që aplikon çmime në monedha të huaja, i cili jep dhe impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori. Projekti nxiti autoritetet përgjegjëse që të jenë aktive në luftën ndaj abuzimeve me këtë fenomen, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në mbrojtje të konsumatorit. Motoja ishte: KONSUMATORI DUHET TË TRAJTOHET MË MIRË! Forumi i Diskutimit me pjesëmarrjen e grupeve të interesit, që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë të UTsë, pati një mbulim të zgjeruar mediatik. Mbështetës: Raiffeisen Bank dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. “Miq të klimës” (2019) Eventi artistik “MIQ TË KLIMËS” – informim, ndërgjegjësim, performancë, u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2019, në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, në Tiranë, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë eventit u transmetuan dhe mesazhe nga Kombet e Bashkuara për rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe nevojës së përfshirjes së temave të tilla në kurrikulat mësimore të shkollave shqiptare.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

57

Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri. Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë.

“Media dhe integrimi evropian” (2019) Projekti synoi tri produkte kryesore: realizimin e një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë; ndërtimin e një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e


58

ABC Tirana Club

publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; si dhe organizimin në përmbyllje të projektit të një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese. Forumi u zhvillua më 9 dhjetor 2019, në sallën “Europa House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të mediave etj. Mbështetës: Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe ABC Tirana Club. Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

“FQINJËT”- Edicioni i dytë (2019) Artistë studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria performuan në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin HARAPI, Bobana DABOVIĆ, Blond KRASNIQI, Tomislav ZOGRAFSKI, Dejan KRDZIĆ, Feim IBRAHIMI, Blagoj CANEV etj.

Protagonistë të edicionit të dytë të FQINJËT, organizuar nga ABC Tirana Club, ishin studentët Denita DEDUSHAJ nga Kosova, Ljubica GAVRILOVIĆ nga Mali i Zi, Petar TRBOJEVIKJ nga Maqedonia e Veriut dhe Johan MUKA nga Shqipëria. Për organizatorët, FQINJËT,


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

59

si format artistësh të rinj, ka si objektiv të lëvizë kudo në skenat brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Mbështetës: Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club Partner: Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

“Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” (2020) Ky projekt i ABC Tirana Club u fokusua tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet në lidhje me “të tjerët”. Target grup ishin studentë nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Objektivi kryesor ishte që përmes diskutimeve dhe debateve të lira mbi median dhe informimin, të nxitej i menduari kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë dhe dëgjojnë studentët, për të kuptuar dhe identifikuar ato përmbajtje të cilat janë të pabazuara, nuk janë të verifikuara, që kanë dukje atraktive në publik, por realisht keqorientojnë debatin dhe aksionin qytetar, deformojnë


60

ABC Tirana Club

vemdimmarrjen. Projekti nuk nxiste identifkimin e medias vetëm si burim dhe reflektim negativiteti në informim, edukim dhe argëtim, por shikimin dhe vlerësimin me realizëm të produkteve të saj, ndezjen e shkëndijave tek të rinjtë, për të qenë jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe si protagonistë seriozë dhe të besueshëm, si aktorë burimorë në media, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale. Mbështetës: Projekti rajonal “Media për qytetarët – Qytetarët për median” me mbështetjen e fondeve të Bashkimit Evropian.

“Biblioteka e lagjes sime” (ende në proces zbatimi) Projekti në radhë të parë kërkon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve lokale, të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të administrates të bashkisë së kryeqytetit, që duhet të bëjnë akoma dhe më shumë, për t’i sjellë bibliotekat e lagjeve në rolin dhe misionin e tyre. Të hartojnë politika dhe strategji, të cilat shoqërohen me hapa dhe produkte konkrete në gjallërimin e performancës së tyre, që t’u përgjigjen kërkesave të kohës që kalojmë e sfidave të së ardhmes, të rrisin buxhetin faktik që duhet të shkojë sidomos për shërbimet virtuale në to. Për ta orientuar aktivitetin e bibliotekave në drejtim të plotësimit të kërkesave online për frekuentuesit, që vë në funksion një sistem pajisjesh kompjuterike dhe ofron linjë të shpejtë dhe të sigurtë interneti, me skedarë librash dhe kartela anëtarësie të digjitalizuara. Mbështetës: LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Gjithashtu ABC Tirana Club ka dhe projekte të tjera në proces zbatimi, ose në fazën e konceptimit.


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

61

Si mund të na kontaktosh? ABC Tirana Club duke qenë një grupim studentor dinamik, me shtrirje në pjesën më të madhe të universiteteve publike dhe private të vendit tonë është e arritshme shumë lehtë. Përmes platformës virtuale www.abctiranaclub.wordpress.com, por dhe përmes llogarive në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram ju mund të njiheni me aktivitetin dhe profilin e ABC-së. Mund të vizitoni llogarinë mediacenterabc në YouTube, ku do të gjeni disa përmbajtje audiovizive të publikuara si trajlera promocionale apo kronika të zgjeruara informative mbi projekte të finalizuara ose në proces. Ju mund të shkruani në adresën postare: P/Box: 1402, Tirana/ Albania, mund të shkruani në emailin: abctiranaclub@gmail. com, ose të dërgoni sms, ose mesazh në whatsapp ose viber në 00355693332767 për të marrë përgjigje mbi interesimin tuaj.


62

ABC Tirana Club

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE

Stenda e botimeve të ABC Tirana Club Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

Botimet M&B

9 789928 256201

dime kryesore të projektit

hitja e mallrave në dyqane dhe rrjete tregtare me mime në monedhë të huaj është prezente.

utoritetet nuk e kanë në fokus monitorimin dhe erësimin e rasteve, edhe kur prezantohen në mënyrë dukshme reklama me oferta çmimesh në monedhë huaj.

rdorimi i monedhave të huaja është i lidhur me uzimet në kursin e këmbimit për klientët, si dhe me azionin fiskal (hartimi i kuponit nga shitësi).

utoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për evituar abuzimet që bëhen përmes vendosjes së mimeve në monedhë të huaj, për të nxitur sanksione aj aplikuesve. Këto masa duhet të merren për atë up mallrash që janë parësore për konsumatorin qiptar, duke përjashtuar ato mallra dhe shërbime dëmtojnë procesin e nxitjes së industrisë turistike, dhe fluksin e lëvizjes së qytetarëve të huaj brenda rritorit të Republikës së Shqipërisë.

Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!

KUPTIMI DHE VLERËSIMI NË MËNYRË KRITIKE I PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE NGA STUDENTËT

Publikime nga ABC Tirana Club

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

Përfundime kryesore të projektit

Shitja e mallrave në dyqane dhe rrjete tregtare me çmime në monedhë të huaj është prezente.

PROCESI I INTEGRIMIT ¦ EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE ¦

Autoritetet nuk e kanë në fokus monitorimin dhe vlerësimin e rasteve, edhe kur prezantohen në mënyrë të dukshme reklama me oferta çmimesh në monedhë të huaj.

¦ Monitorim

¦ Vlerësime

Përdorimi i monedhave të huaja është i lidhur me abuzimet në kursin e këmbimit për klientët, si dhe me evazionin fiskal (hartimi i kuponit nga shitësi).

¦

Autoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për të evituar abuzimet që bëhen përmes vendosjes së çmimeve në monedhë të huaj, për të nxitur sanksione ndaj aplikuesve. Këto masa duhet të merren për atë grup mallrash që janë parësore për konsumatorin shqiptar, duke përjashtuar ato mallra dhe shërbime që dëmtojnë procesin e nxitjes së industrisë turistike, si dhe fluksin e lëvizjes së qytetarëve të huaj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

tregu

Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! ¦ Monitorim

tregu

¦ Perceptime ¦ Vlerësime

Mbështetës:

¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum

të konsumatorëve Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës Mbështetës:

Botimet M&B

Në bashkëpunim me:

Tiranë, 2019

të ekspertëve 9 789928 256898

MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN

të konsumatorëve

të ekspertëve

www.abctiranaclub.wordpress.com

¦ Perceptime 9 789928 256201

¦

9 789928 307187

Tiranë, 2019

ww.abctiranaclub.wordpress.com

Sondazh dhe forume diskutimi

me studentët e universiteteve “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Mbështetës:

9 789928 307460

Tiranë, 2019

898

MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN Mbështetës:

¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum

Në bashkëpunim me:

9 789928 307187

Tiranë, 2019

Tiranë, 2020

BiBlioteka e lagjes sime Monitorim dhe shqyrtim analitik mbi funksionalitetin e bibliotekave publike në Tiranë


Informaliteti dhe qarkullimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin

63


64

ABC Tirana Club

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin : edicioni i dytë i progra​mit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” / drejtoi projektin Johan Muka ; ABC Tirana Club. – Tiranë : M & B, 2020 64 f. : me foto ; 16 x 24 cm. ISBN 978-9928-307-69-9 1.Paraja 2.Qarkullimi 3.Konsumatorë 4.Projekte 5.Shqipëri

336.7(496.5) (083.94)


Ne kemi ofruar energjinë dhe pasionin për të prekur terrenin, për të qenë sa më pranë problemit, për të identifikuar vlerësime dhe perceptime të qytetarëve, për të krijuar hapësira diskutimi për shkëmbim të pikëpamjeve dhe për të adresuar propozime dhe kritika konkrete nga ata që kanë shumë njohuri dhe përvojë në këtë fushë.

Kemi trokitur në redaksitë e mediave klasike dhe ato të reja, jemi treguar proaktivë në llogaritë e rrjeteve sociale – që sa më shumë të qarkullojë informacioni dhe shpjegimi mbi problematikat në fokus, duke preferuar fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi sa më kapilare.

www.abctiranaclub.wordpress.com

9 789928 307699


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Johan MUKA - "Infomaliteti dhe qarkullimi i parasë cash 'ushqejnë' njëri-tjetrin" by ABC Tirana Club - Issuu