
4 minute read
e inflacionit në nivele të moderuara
18
Projekti i ABC Tirana Club
Advertisement
2.1 Prof. Dr. Selami Xhepa2: Zgjerimi i depozitave ndikon dhe në rënien e normave të interesit
Treguesit e sistemit bankar flasin për tendencë të qëndrueshme të rritjes së depozitave të kursimeve të qytetarëve në banka. Cilat mendoni ju se janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tonë?
Tendenca e rritjes së depozitave në sistemin bankar mendoj se është brenda trendit të vet historik. Kjo do të thotë se ruhet i njëjti raport i prirjeve për kursim dhe konsum, edhe pse duhet theksuar se normat shumë të larta të inflacionit të muajve të fundit kanë ndikuar mjaft negativisht në humbjen e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe rënien e fuqisë blerëse të tyre. Pra, balanca e parasë reale ka rënë.
Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret?
Rritja e depozitave ndikon kryesisht në rritjen e ofertës së parasë, e cila zgjeron mundësitë e sistemit bankar për ta ndërmjetësuar në ekonomi, në çfarëdo alternative investimi që shfaqet. Teorikisht, shtohen mundësitë për zgjerimin e investimeve dhe konsumit për qeverinë dhe sektorin familjar. Efekti tjetër i madh i zgjerimit të depozitave është ndikimi që ka në rënien e normave të interesave. Kur shtohet sasia e parasë së disponueshme, në kushtet kur kërkesa për para mbetet e kufizuar, bëjnë që çmimi i parasë, norma e interesit, të bjerë.
2 Lektor universitar për çështje të ekonomisë, president i Universitetit Europian të Tiranës.
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 19
Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që qytetarët të nxiten (orientohen) drejt investimit – d.m.th. t’i drejtohen bankave për portofole të ndryshme kreditimi për nevojat që ata kanë?
Mungesa e alternativave për investime është shkaktari kryesor për mungesën e zgjerimit të kredisë në ekonomi. Sigurisht që klima aktuale e pasigurtë është një nga shkaqet, por përtej këtyre faktorëve të përkohshëm, kultura sipërmarrëse dhe shpirti riskmarrës në Shqipëri ka nevojë të kultivohet. Vendi ynë nuk ka investime në industritë dhe teknologjitë e reja dhe kjo është një dëshmi se biznesi shikon vetëm thjesht tek aftësitë replikuese të një biznesi ekzistues.
Si e vlerësoni ju nivelin e edukimit financiar të popullatës në vendin tonë? Çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes?
Edukimi financiar i popullatës në Shqipëri është shumë i dobët. Lidhja e qytetarëve me sistemin financiar është rudimentare, sidomos kur shkohet përtej dy funksioneve klasike - hapjes së një depozite dhe marrjes së një kredie. Mendoj se institucionet financiare vetë duhet të jenë më aktive, përmes botimeve, aktiviteteve promovuese publike, etj.
2.2 Prof. Dr. Halit Xhafa3: Rritja e depozitave është rregullator për ruajtjen e inflacionit në nivele të moderuara
Treguesit e sistemit bankar flasin për tendencë të qëndrushme të rritjes së depozitave të kursimeve të qytetarëve në banka. Cilat mendoni ju se janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tonë?
Rritja e depozitave duhet vëzhguar në cilën shtresë vërtetohet. Sipas mendimit tim, ndonëse nuk i disponoj statistikat, kryesisht janë në shtresën e mesme edhe më lart. Së dyti, arsyeja e krijimit të depozitave, e sidomos atyre me afate relativisht të gjata. Një ndër arsyet
3 Lektor universitar për çështje të ekonomisë, ish-anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
20
Projekti i ABC Tirana Club
bazë është mungesa e alternativave të tjera të investimit të fondeve përkohësisht të lira, mungesa e tregut financiar, e investimit në aksione, e informacionit të pastër e të drejtë për investimet ekzistuese, por edhe ato tē reja, mungesa e transparencēs në informacionin mbi ecurinë e bizneseve, e veprimit të ligjit dhe e rregullave të lojës. Po ashtu pamundësia e investimit tē fondeve të lira për arsye ligjore, por edhe më gjerë jashtë vendit. Deri diku edhe hezitimi për të investuar e startuar biznese, kjo për mungesë iniciative, por edhe duke parë fatin e riskun e bizneseve të reja e atyre te vogla. Së treti, rritja e shtresës së moshës së tretë ndaj totalit të popullsisë bën që nga vetë ata, por edhe nga familjarët e tyre të shihet si alternativë për mbulimin e nevojave jetësore, kur pensionet janë tepër të ulta për pjesën më të madhe të pensionistëve. Edhe niveli stabël apo i përmirësuar disi i punësimit të popullsisë ekzistuese kur bie pesha e popullsisë së re qē preferon emigrimin, ka zbutur presionin e kēsaj pjese nē papunēsinē. Tjetër faktor ēshtē rritja e sensibilitetit për rritje pagash dhe hapat konkrete në kētē drejtim si nē sektorin publik edhe atē privat.

Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret?
Rritja e depozitave sposton konsumin e sotëm në të ardhmen dhe është një lloj rregullatori për ruajtjen e inflacionit në nivele të moderuara, Në këtë aspekt nuk nxit në raundin e parë rritjen e prodhimit e tregtimit, ecurinë e bizneseve për mallra konsumi dhe të rritjes së bizneseve e investimeve në këtë fushë. Nga ana tjetër, rritja e mundësive të kreditimit në sektorin bankar, kjo për shkak të rritjes së depozitave, afatit të investimit të tyre dhe normave tepër të ulëta të interesit që kanë qenë interesa nominale por jo reale referuar konceptit të “efektit Fisher”, ka stimuluar potencialisht kreditimin e biznesit dhe me norma interesi më favorizuese se vite më parë. Por edhe ky kreditim ka hasur në sfida si fati i kredive me probleme, pozitat monopol në disa sektorë, mungesa e rregullave të lojës e konkurrencës