
1 minute read
për edukimin e qytetarëve
46
Projekti i ABC Tirana Club
Advertisement
27% “Jo” dhe pjesa tjetër nuk dha përgjigje. Leku mbetet monedha më e preferuar për kursimet bankare (64%), Euro 28% dhe USD 8%”.
https://dosja.al/shqiptaret-e-kane-shume-te-veshtire-teinvestojne-kursimet-e-tyre/
Platforma DRONI.AL citonte përfaqësues të organizatorëve se, “për ABC Tirana Club edukimi ekonomik dhe financiar është një instrument jetik në një vend që aspiron standardet e BE-së, që nxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dhe evazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhe kontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetën veprimtarive kriminale të çdo lloji”.
https://www.droni.al/2022/04/29/shqiptaret-e-kane-teveshtire-te-investojne-kursimet-e-tyre/
ABC Tirana Club përgatiti dhe një trajler audioviziv të animuar për ta shpërndarë në rrjetet sociale, në llogarinë e saj në YouTube, por dhe në llogaritë e aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve. Gjithashtu u përgatit dhe një artikull i detajuar në website-n e organizatës.
YouTube https://www.youtube.com/watch?v=eWTTXsJV2xI ABC Tirana Club https://wordpress.com/view/abctiranaclub.wordpress.com

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 47
4.2 Nxitja e institucioneve që të shtojnë angazhimin për edukimin e qytetarëve
Edhe Forumi i diskutimit që u zhvillua më 10 maj 2022, në Fakultetin e Ekonomisë ka tërhequr vëmendjen e medias. Aktiviteti u mbulua nga dy kanalet e Transmetuesit Publik, RTSH 1 dhe RTSH 24. “Për aktivistët e ABC Tirana Club një nga synimet e projektit është të ndikojë te publiku, sidomos te të rinjtë, për njohjen dhe familjarizimin me konceptet bazike dhe instrumentet për depozitat e kursimit, si dhe qasjen drejt kreditimit bankar – në favor të përmirësimit të standardeve jetësore nga efektiviteti i burimeve financiare individuale dhe familjare, si dhe nga aplikimi i instrumentit kreditues. Tjetër synim është dhe nxitja e institucioneve publike dhe private ekonomike, përfshirë rrjetin bankar, që të shtojë angazhimin për edukimin e qytetarëve në praktikat dhe proceset e menaxhimit të financave personale dhe familjare. Projektin ABC Tirana Club po e realizon në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffeisen Invest”- thuhej mes të tjerave në artikullin e RTSH 1 dhe RTSH 24.
https://lajme.rtsh.al/artikull/forumi-ekonomik-mbimenaxhimin-e-depozitave-te-kursimeve-60-e-konsumatorevegati-per-te-investuar-

Agjencia Telegrafike Shqiptare, ATSH, shpërndau një lajm mbi forumin, ku përmendte dhe komente të dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Prof.Dr. Dhori Kule, prezent gjatë seancave të diskutimit, i cili ka vlerësuar iniciativën e studentëve, që po bashkëpunojnë dhe