Skip to main content

Johan MUKA - "Kursim apo investim - Kur është koha?!"

Page 1

Kursim apo investim - Kur është koha?! Edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” l l l

Sondazh me konsumatorët Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi Forum diskutimi

Tiranë, 2022


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! Edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”

Drejtues i projektit: Johan MUKA

l

Sondazh me konsumatorët

l

Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi

l

Forum diskutimi

Tiranë, 2022


2

Projekti i ABC Tirana Club

Botues: www: abctiranaclub.wordpress.com Email: abctiranaclub@gmail.com P/Box: 1402, Tirana, Albania Tel: 00355693632767 Drejtues i projektit:

Johan MUKA

Grupi i punës: Igli Tola, Endi MULLAJ, Reneo HADJA, Enida HAJDËRLLI, Tomas TEREZI, Kristi TANE, Klarenc HAJDËRLLI dhe Ergild TANE Intervista ekskluzive për projektin: Prof. Dr. Selami XHEPA, Prof. Dr. Halit XHAFA, Fatos ÇOÇOLI dhe Adi DARSI Fotoreporter: Maks HAXHIA Design & Layout: Bujar KAROSHI ISBN: 978-9928-353-90-0 ©: ABC Tirana Club Ky botim, përfshihet në projektin studentor “Kursim apo investim - Kur është koha!?” - edicioni i katërt i programit “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Club e ka nisur që në vitin 2019, mbështetur nga Raiffeisen Invest. Pikëpamjet dhe vlerësimet që prezantohen në këtë botim, janë përgjegjësi e ABC Tirana Club, dhe jo domosdoshmërisht janë të njëjta dhe me pikëpamjet e vlerësimet e mbështetësit. “Kursim apo investim - Kur është koha!?”, u realizua në bashkëpunim dhe me Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, një partner i ABC Tirana Club në konceptimin dhe zbatimin e edicioneve të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr.9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603 (Viber). Tel. 068 65 08 441 (WhatsApp). E-mail: mbbotime@gmail.com Tiranë, 2022


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

“Kursim apo investim - Kur është koha!?” ishte stacioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, që ka organizuar ABC Tirana Club, me synime konkrete për:

¦ PREZANTIMIN në publik të treguesve të pavarur

mbi vlerësimet dhe perceptimet e qytetarëve rreth efektivitetit të kursimeve apo qasjen e tyre për kreditimin;

¦ NDIKIMIN përmes fushatës së informimit dhe

ndërgjegjësimit, sidomos te të rinjtë, për njohjen dhe familjarizimin me konceptet bazike dhe instrumentet për depozitat e kursimit, si dhe qasjen drejt kreditimit bankar;

¦ NXITJEN e institucioneve publike, sidomos

Ministrisë së Arsimit dhe agjencive vartëse të saj, që edukimi ekonomik dhe financiar të jetë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor;

¦ NXITJEN e institucioneve publike dhe private

ekonomike dhe financiare, sidomos rrjetin bankar, që të shtojë angazhimin për edukimin e qytetarëve në praktikat dhe proceset e menaxhimit të financave personale dhe familjare.

3


4

Projekti i ABC Tirana Club

Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402 Tiranë. Email: abctiranaclub@gmail.com Më shumë info: www.abctiranaclub.wordpress.com apo në llogaritë e ABC Tirana Club në rrjetet sociale.


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

5

Përmbajtja KAPITULLI 1 DEPOZITA E KURSIMEVE SI ÇËSHTJE PERSONALE DHE FAMILJARE, POR DHE NJË ASPEKT I ZHVILLIMIT TË EKONOMISË 1.1 1.2 1.3 1.4

Shndërrimi i kursimeve në investim, në favor të përmirësimit të standardeve jetësore ....................8 Edukimi për publikun është një zgjedhje inteligjente e studentëve ............................................. 11 Rritja e çmimeve sjell ulje të nivelit të kursimeve .... 13 Njoftimi per median ..................................................... 16

KAPITULLI 2 IMPAKTI NË EKONOMINË SHQIPTARE I RRITJES SË DEPOZITAVE BANKARE TË QYTETARËVE - PIKËPAMJE TË EKSPERTËVE 2.1 2.2 2.3 2.4

Zgjerimi i depozitave ndikon dhe në rënien e normave të interesit ................................................. 18 Rritja e depozitave është rregullator për ruajtjen e inflacionit në nivele të moderuara .......................... 19 Bollëku i parave letër nga depozitat i bën bankat e nivelit të dytë më dembele ...................................... 22 Mungesa e alternativave të sigurta të investimit të parave ka rritur depozitat bankare ....................... 24


6

Projekti i ABC Tirana Club

KAPITULLI 3 ÇFARË MENDON KONSUMATORI PËR KURSIMIN DHE INVESTIMIN? 3.1 Tipare të kampionit në sondazhin e realizuar .......... 28 3.2 Modeli i pyetësorit të shpërndarë .............................. 30 3.3 Treguesit kryesorë të përftuar ................................... 34 KAPITULLI 4 PASQYRIMI NË MEDIA I PROJEKTIT STUDENTOR 4.1 4.2 4.3

Shqiptarët e kanë shumë të vështirë të investojnë kursimet e tyre ...................................... 41 Nxitja e institucioneve që të shtojnë angazhimin për edukimin e qytetarëve .......................................... 47 Si i menaxhojnë qytetarët kursimet e tyre? .............. 49

KAPITULLI 5 HAPËSIRA PROMOCIONALE 5.1 5.2 5.3 5.4

Profili dhe angazhimi i organizatës ............................ 52 Projektet konkrete të realizuara ................................. 53 Si mund të na kontaktosh? ......................................... 69 “Biblioteka” e ABC Tirana Club ................................... 70


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

7

Kapitulli 1 DEPOZITA E KURSIMEVE SI ÇËSHTJE PERSONALE DHE FAMILJARE, POR DHE NJË ASPEKT I ZHVILLIMIT TË EKONOMISË ¦ Shndërrimi i kursimeve në investim, në favor të përmirësimit të standardeve jetësore ¦ Edukimi për publikun është një zgjedhje inteligjente e studentëve ¦ Rritja e çmimeve sjell ulje të nivelit të kursimeve ¦ Njoftimi për median


8

Projekti i ABC Tirana Club

1.1 Shndërrimi i kursimeve në investim, në favor të përmirësimit të standardeve jetësore Një nga produktet konkrete të projektit “Kursim apo investim - Kur është koha?!”, që është edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, ishte realizimi i një forumi diskutimi me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, ekspertëve të fushës, përfaqësuesve nga sistemi bankar, nga shoqëria civile, media etj. Forumi u zhvillua më 10 maj 2022, në sallën e konferencave të Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.

Në fjalën hapëse, drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan Muka, nënvizoi faktin se fokusimi tek menaxhimi i depozitave të kursimeve shikohet si një çështje personale dhe familjare, por në të njëjtën kohë dhe si një aspekt i zhvillimit të ekonomisë së një vendi. “Si rezerva potenciale që po të lëvizin si duhet dhe kur duhet ndikojnë jo vetëm tek individi dhe familja, por dhe tek gjithë zhvillimi shoqëror i një vendi. Identifikimi i temës është i qartë. Një vend si


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

9

Shqipëria, me shumë problematika në fushën e ekonomisë dhe jo vetëm – në vitet e fundit ka një trend të qëndrueshëm të rritjes së depozitave bankare. A është ky tregues pozitiv? A tregon kjo rritje të mirëqenies në shoqërinë shqiptare? A shndërrohen këto depozita në investime kollaj? Këto dhe shumë pyetje të tjera dalin natyrshëm. Ashtu si dhe na vjen në mendje pyetja që është dhe titulli i këtij edicioni të programit tonë studentor: Kursim apo investim, kur është koha?!” Muka prezantoi për të pranishmit dhe objektivat e projektit studentor, për të prezantuar në publik tregues të pavarur mbi vlerësimet dhe perceptimet e qytetarëve mbi efektivitetin e kursimeve apo qasjen e tyre për kreditimin; për të ndikuar me fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi (sidomos te të rinjtë) për njohjen dhe familjarizimin me konceptet bazike dhe instrumentet për depozitat e kursimit, si dhe qasjen drejt kreditimit bankar; për të nxitur institucionet publike, sidomos Ministrinë e Arsimit dhe agjencitë në varësi të saj që edukimi ekonomik dhe financiar të jetë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor; për të nxitur institucionet publike dhe private ekonomike dhe financiare, sidomos rrjetin bankar, që të shtojë angazhimin për edukimin e qytetarëve në praktikat dhe proceset e menaxhimit të financave personale dhe familjare. “Duke shpjeguar qëllimin dhe objektivat tona, na duhet të bëjmë dhe një sqarim. Projekti ynë nuk tenton të sheshojë, apo të përjashtojë problematika që kanë kategori të ndryshme të familjeve shqiptare, si varfëria, të ardhurat e pakta për frymë, mungesat dhe vështirësitë e theksuara sociale në jetën e përditshme dhe në perspektivën e tyre. Është një pjesë e konsiderueshme e popullatës që përballet me të tilla vështirësi e pengesa. Ne e dimë, për këto kategori konceptet kursim apo investim janë të paimagjinueshme dhe të paprekshme. Realisht projekti ynë fokusohet tek kategori familjesh a qytetarësh që kanë të depozituara kursime financiare, të cilat janë pjesë e angazhimit të tyre në jetën e përditshme, janë një bazë për të tanishmen dhe perspektivën”deklaroi Johan Muka në fjalën hapëse të forumit.


10

Projekti i ABC Tirana Club

Ai ka falënderuar Fakultetin e Ekonomisë, që për të katërtin vit rresht është bashkëpunues për konceptimin dhe realizimin e programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Dihet që një bërthamë e mirë e ABC Tirana Club janë studentë të këtij fakulteti. Jo vetëm, dekani, profesor Dhori, por dhe shumë pedagogë janë mbështetës dhe ndjekës konkretë të aktivitetit tonë.

“Një falënderim edhe për Raiffeisen Invest, që na mbështet në rrugëtimin tonë, një mbështetje që është shndërruar në produkte konkrete për të ndikuar sado pak përmes fushatave të informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, sidomos të rinjve. Ne e vlerësojmë suportin konkret nga Raiffeisen Invest, sepse është një investim i dobishëm për ne studentët, për të na përfshirë që tani në auditor në monitorime, vlerësime dhe analiza të aspekteve të ndryshme ekonomike e financiare. Vlerësojme shumë këtë mbështetje të Raiffeisen Invest për të katërtin vit radhazi, për koordinimin dhe punën e mirë e të shëndetshme të realizuar përgjatë këtyre viteve. Ne si ABC Tirana Club nuk kemi asnjë kompleks apo kufizim që mbështetemi nga një bankë. Në edicionet e këtij programi studentor ka pasur edhe kritika për sistemin bankar, për mjaft aspekte të performancës së tyre. Po të shikoni publikimet që janë bërë në kuadër të programit ‘Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut’ aty ka dhe kritika dhe sugjerime dhe askush nga Raiffeisen Invest nuk na ka thënë asnjë fjalë apo koment. Edhe kjo duhet pëshëndetur nga mbështetësi”, tha Johan Muka.


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

11

1.2 Edukimi për publikun është një zgjedhje inteligjente e studentëve Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Dr. Dhori Kule, tha se ishte pjesëmarrës në të gjitha edicionet e programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” dhe se do të vijonte ta bënte një gjë të tillë në vijim. Ai nënvizoi faktin se bëhej fjalë për një angazhim konkret të studentëve, që ka zgjuar interes në fakultet, por dhe në institucionet publike dhe jopublike që janë fokusuar te ekononomia dhe financat.

“Edukimi për publikun është një zgjedhje inteligjente e studentëve, pasi ky proces ndihmon në kuptimin nga qytetarët të koncepteve bazë që u shërbejnë atyre por dhe zhvillimeve në vend. Ne do të vijojmë të mbështesim aktivitete të tilla, do të jemi krah studentëve. Shikoni çfarë ndodh: ka një kombinim në këtë sipërmarrje, janë studentët e ABC Tirana Club që kanë konceptuar dhe po zbatojnë idenë, është Fakulteti i Ekonomisë që bashkëpunon, është dhe Raiffeisen Invest si mbështetës financiar. Pra, jemi në ndërthurrje logjike të interesave të përbashkëta të këtyre grupeve të interesit. Fakulteti Ekonomisë është


12

Projekti i ABC Tirana Club

edukatori i parë, pasi realizon edukimin e edukatorëve të publikut. Pra, edukojmë edhe vetë, drejtpërdrejt nëpërmjet stafit tonë dhe formave të larmishme të mësimdhënies, por na vijnë në ndihmë dhe forume të tilla, që jo më kot, janë mbeshtetur që nga viti 2019. E them me bindje se një forum i tillë është në shërbim të vetë misionit që ka fakulteti ynë. Është pranuar se pjesa më e madhe e ABC Tirana Club janë studente dhe studentë nga Ekonomiku, ashtu siç ka dhe studente dhe studentë nga fakultete të tjera të vendit. Ata përcjellin në publik njohuritë që kanë fituar në auditor. Ky është një mision me vlerë i tyre, aq më tepër që kanë në qendër të angazhimit ekonominë, financat, bankat, risitë në teknologjinë e informacionit etj. Ndaj unë personalisht i ndjek me vëmendje aktivitetet e ABC Tirana Club. E mendoj që bankat e nivelit të dytë, jo vetëm Raiffeisen, por dhe të tjerat, kanë nevojë për këtë format projektesh të të rinjve, sepse në fakt këto projekte mbështesin dhe kauzën e tyre. Ju ndikoni për rritjen e njohurive të konsumatorëve, ndikoni në gjallërimin e aktivitetit bankar, që e fut ekonominë në formalitet, që pengon dhe redukton mjaft fenomene negative prezente në realitetin shqiptar.

Ju përgëzoj për këtë iniciativë, duke besuar dhe shpresuar që të vijoni më tej, në tematika të tjera me interes për publikun. Ju sugjeroj që gjetjet e këtij projekti, problematikat që do trajtohen në këtë


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

13

forum të arrini t’i shpërndani sa më shumë tek studentët, pedagogët, ekspertët, institucionet publike dhe jopublike, tek media apo tek çdo individ ose grup interesi. Ndihma jonë nuk do t’ju mungojë”- tha gjatë Forumit Prof.Dr. Dhori Kule. Në rolin e moderatorit në Forum, pedagogu Igli Tola, nënvizoi se gjatë viteve të fundit, sidomos në periudhën e ndalesa dhe kufizimeve nga përhapja e Pandemisë Covid-19, u vu re që familjet shqiptare patën një trend të zgjeruar drejt rritjes së depozitimit. “Pra, sot jemi në kushtet kur kemi rreth 1.2 trilion lekë, ose mbi 10 miliard euro, të cilat janë të depozituara në 12 bankat e nivelit të dytë në vendin tonë. Nga ana tjetër shohim që ky trend nuk është reflektuar në sektorin e kredisë. Nëse qytetarët po tentojnë gjithnjë e më shumë të depozitojnë - mbase dhe ngaqë nuk kanë mundësi të tjera alternative, ose janë shumë të pakta - kjo gjë nuk shihet në sektorin e kredisë. Në sektorin e kredisë, niveli ështe lehtësisht i krahasueshëm me atë të shumë viteve më parë. Disa nga arsyet pse është kjo gjendje dhe çfarë zgjidhjesh apo mundësish alternative mund të ofrohen, patjetër që këto do të dalin nga ky forum diskutimi që po realizojmë në kuadër të projektit “Kursim apo investim, kur është koha?” të ABC Tirana Club. Jemi në tryezën e duhur, pasi jemi bërë bashkë profesionistë, profesorë, përfaqësues të bankave, por dhe studentë”tha pedagogu Igli Tola.

1.3 Rritja e çmimeve sjell ulje të nivelit të kursimeve Nga diskutimet e të pranishmëve u evidentua se frika është faktori kyç që e bën njeriun të kursejë. Kjo frikë për të kursyer bëri që sidomos gjatë kohës së pandemisë njerëzit të kursenin më shumë prej frikës për të ardhmen. Një pikë tjetër që u përmend ishte dhe fakti


14

Projekti i ABC Tirana Club

se kursimet në shumë familje janë të një niveli të ulët, nga shkaku i pamundësisë në rrafshin ekonomik. Këto kursime të ulëta, nga rritja e çmimeve do të fillojnë të bien. Sepse, u tha nga diskutantët, njerëzit të detyruar nga këto rritje të jashtëzakonshme dhe abuzive të çmimeve do të mundohen të mbajnë ritmin për të jetuar dhe kjo do të sjellë patjetër ulje të nivelit të kursimeve, për një pjesë të konsiderueshme të familjeve shqiptare.

Në forum u morën si shembull energjia elektrike dhe karburanti, rritja e çmimeve të të cilave u jep goditje të gjithë sektorëve pa përjashtim. Sot debatohet edhe p.sh., pse një fermer e rrit çmimin, kur në fakt ai nuk përdor naftën. Ama fermerët kanë të gjithë të drejtën të rrisin çmimin, pasi ata blejnë vajin me çmime të larta. Për këtë arsye ai do më shumë para për të blerë të njëjtën gjë. Gjatë forumit u tha se shtete të ndryshme kanë qasje të ndryshme apo metodologji të ndryshme ndaj përcaktimit të çmimeve të karburantit. Ajo që mund të bëjë vendi ynë është ajo çfarë statistika pranon: ose të përcaktojmë çmimin në Shqipëri dhe të vendosim në raport se si do të ishte po të përdornim metodologjinë e Maqedonisë së Veriut, ose çmimin e Maqedonisë së Veriut ta vendosim në raport se si do të ishte po të përdorej metodologjia e Shqipërisë. Gjatë diskutimit u pranua se ka abuzim nga dy kahet. Kemi abuzimin nga shteti, por kemi dhe abuzimin nga biznesi. Por abuzimi nga biznesi, është një shkak-pasojë me abuzimin nga shteti, pasi ky abuzim vjen në rast se shteti nis abuzimin i pari.


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

15

Nga diskutantët u përmend dhe fakti se investimi kryesor që realizohet ose që prevalon është ai në banesa. Këtu lind natyrshëm pyetja: Ky investim vjen nga njerëzit, apo nga ata që bëjnë pastrim parash? Sepse investimi në banesa me këto lloj çmimesh që ka tregu, duke i vendosur përballë pagat e shqiptarëve, nuk përputhen. Gjithashtu, investimi në Shqipëri për shtëpi është tradicional. Pasi brezat më përpara janë mësuar të kenë të gjithë shtëpitë e tyre, të mëdha apo të vogla qofshin. Dhe një mendësi e tillë do shumë kohë që të zëvendësohet me një mendësi më perëndimore, ku shtëpia nuk konsiderohet si një investim i domosdoshëm. Një çështje tjetër që u prek në Forum ishte mbi investimet. Duhet që të konsolidohen disa mekanizma financiare, u tha nga diskutantët, të cilat të garantojnë siguri në investime të ndryshme në kompani, pasi tregu është shumë i destabilizuar, për të mos thënë i munguar, për të përballuar investime të tilla.


16

Projekti i ABC Tirana Club

1.4 Njoftimi për median Tiranë, 10.05.2022 - Në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës studentë, pedagogë dhe ekspertë ishin sot pjesëmarrës në Forumin e Diskutimit “Kursimi apo investimi - kur është koha?” Depozitat e kursimeve janë një çështje personale dhe familjare, por lidhen po ashtu dhe me zhvillimin ekonomik dhe financiar të një vendi. Janë rezerva potenciale që po të lëvizin me efektivitet, si duhet dhe kur duhet, kanë ndikim jo vetëm tek individi dhe familja, por dhe tek gjithë zhvillimi shoqëror i një vendi. Rreth kësaj teme u diskutua këtë të martë në sallën e konferencave të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Forumi është pjesë e projektit studentor që po zbaton prej rreth dy muajsh ABC Tirana Club dhe është edicioni katërt i programit “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” që ka nisur prej vitit 2019. Në fjalën e tij në Forum, Prof.Dr. Dhori Kule ka vlerësuar iniciativën e studentëve, të cilët po bashkëpunojnë dhe me pedagogët, siç tha ai një shembull konkret për interesimin e tyre që në auditor për të kontribuar në problematikat me natyrë ekonomike dhe financiare. “Edukimi për publikun është një zgjedhje inteligjente e studentëve, pasi ky proces ndihmon në kuptimin nga qytetarët të koncepteve bazë që u shërbejnë atyre por dhe zhvillimeve në vend. Ne do të vijojmë të mbështesim aktivitete të tilla, do të jemi krah studentëve”, u shpreh Prof.Dr Kule. Projektin ABC Tirana Club po e realizon në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffeisen Invest Shqipëri. Pedagogë, studentë dhe ekspertë kanë diskutuar mbi aspekte të ndryshme të menaxhimit të kursimeve, të alternativave për investim, për format e reja të parasë virtuale etj. ABC Tirana Club Tiranë, 10.05.2022 www.abctiranaclub.wordpress.com


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

17

Kapitulli 2 IMPAKTI NË EKONOMINË SHQIPTARE I RRITJES SË DEPOZITAVE BANKARE TË QYTETARËVE - PIKËPAMJE TË EKSPERTËVE2 ¦ Zgjerimi i depozitave ndikon dhe në rënien e normave të interesit ¦ Rritja e depozitave është rregullator për ruajtjen e inflacionit në nivele të moderuara ¦ Bollëku i parave letër nga depozitat i bën bankat e nivelit të dytë më dembele ¦ Mungesa e alternativave të sigurta të investimit të parave ka rritur depozitat bankare

Në kuadër të këtij Projekti janë realizuar dhe disa intervista me ekspertë të njohur që merren me çështjet e ekonomisë. Drejtuesi i projektit, Johan MUKA, i adresoi të njëjtat pyetje Prof.Dr Selami XHEPËS; Prof.Dr Halit XHAFËS; Fatos ÇOÇOLIT dhe Adi DARSIT. Ata kanë ndarë opinione të ndryshme mbi trendin e depozitave bankare, si dhe alternativat potenciale të shndërrimit të tyre në investime.

1


18

Projekti i ABC Tirana Club

2.1 Prof. Dr. Selami Xhepa2: Zgjerimi i depozitave ndikon dhe në rënien e normave të interesit Treguesit e sistemit bankar flasin për tendencë të qëndrueshme të rritjes së depozitave të kursimeve të qytetarëve në banka. Cilat mendoni ju se janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tonë? Tendenca e rritjes së depozitave në sistemin bankar mendoj se është brenda trendit të vet historik. Kjo do të thotë se ruhet i njëjti raport i prirjeve për kursim dhe konsum, edhe pse duhet theksuar se normat shumë të larta të inflacionit të muajve të fundit kanë ndikuar mjaft negativisht në humbjen e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe rënien e fuqisë blerëse të tyre. Pra, balanca e parasë reale ka rënë. Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret? Rritja e depozitave ndikon kryesisht në rritjen e ofertës së parasë, e cila zgjeron mundësitë e sistemit bankar për ta ndërmjetësuar në ekonomi, në çfarëdo alternative investimi që shfaqet. Teorikisht, shtohen mundësitë për zgjerimin e investimeve dhe konsumit për qeverinë dhe sektorin familjar. Efekti tjetër i madh i zgjerimit të depozitave është ndikimi që ka në rënien e normave të interesave. Kur shtohet sasia e parasë së disponueshme, në kushtet kur kërkesa për para mbetet e kufizuar, bëjnë që çmimi i parasë, norma e interesit, të bjerë. Lektor universitar për çështje të ekonomisë, president i Universitetit Europian të Tiranës.

2


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

19

Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që qytetarët të nxiten (orientohen) drejt investimit – d.m.th. t’i drejtohen bankave për portofole të ndryshme kreditimi për nevojat që ata kanë? Mungesa e alternativave për investime është shkaktari kryesor për mungesën e zgjerimit të kredisë në ekonomi. Sigurisht që klima aktuale e pasigurtë është një nga shkaqet, por përtej këtyre faktorëve të përkohshëm, kultura sipërmarrëse dhe shpirti riskmarrës në Shqipëri ka nevojë të kultivohet. Vendi ynë nuk ka investime në industritë dhe teknologjitë e reja dhe kjo është një dëshmi se biznesi shikon vetëm thjesht tek aftësitë replikuese të një biznesi ekzistues. Si e vlerësoni ju nivelin e edukimit financiar të popullatës në vendin tonë? Çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes? Edukimi financiar i popullatës në Shqipëri është shumë i dobët. Lidhja e qytetarëve me sistemin financiar është rudimentare, sidomos kur shkohet përtej dy funksioneve klasike - hapjes së një depozite dhe marrjes së një kredie. Mendoj se institucionet financiare vetë duhet të jenë më aktive, përmes botimeve, aktiviteteve promovuese publike, etj.

2.2 Prof. Dr. Halit Xhafa3: Rritja e depozitave është rregullator për ruajtjen e inflacionit në nivele të moderuara Treguesit e sistemit bankar flasin për tendencë të qëndrushme të rritjes së depozitave të kursimeve të qytetarëve në banka. Cilat mendoni ju se janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tonë? Rritja e depozitave duhet vëzhguar në cilën shtresë vërtetohet. Sipas mendimit tim, ndonëse nuk i disponoj statistikat, kryesisht janë në shtresën e mesme edhe më lart. Së dyti, arsyeja e krijimit të depozitave, e sidomos atyre me afate relativisht të gjata. Një ndër arsyet Lektor universitar për çështje të ekonomisë, ish-anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

3


20

Projekti i ABC Tirana Club

bazë është mungesa e alternativave të tjera të investimit të fondeve përkohësisht të lira, mungesa e tregut financiar, e investimit në aksione, e informacionit të pastër e të drejtë për investimet ekzistuese, por edhe ato tē reja, mungesa e transparencēs në informacionin mbi ecurinë e bizneseve, e veprimit të ligjit dhe e rregullave të lojës. Po ashtu pamundësia e investimit tē fondeve të lira për arsye ligjore, por edhe më gjerë jashtë vendit. Deri diku edhe hezitimi për të investuar e startuar biznese, kjo për mungesë iniciative, por edhe duke parë fatin e riskun e bizneseve të reja e atyre te vogla. Së treti, rritja e shtresës së moshës së tretë ndaj totalit të popullsisë bën që nga vetë ata, por edhe nga familjarët e tyre të shihet si alternativë për mbulimin e nevojave jetësore, kur pensionet janë tepër të ulta për pjesën më të madhe të pensionistëve. Edhe niveli stabël apo i përmirësuar disi i punësimit të popullsisë ekzistuese kur bie pesha e popullsisë së re qē preferon emigrimin, ka zbutur presionin e kēsaj pjese nē papunēsinē. Tjetër faktor ēshtē rritja e sensibilitetit për rritje pagash dhe hapat konkrete në kētē drejtim si nē sektorin publik edhe atē privat. Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret? Rritja e depozitave sposton konsumin e sotëm në të ardhmen dhe është një lloj rregullatori për ruajtjen e inflacionit në nivele të moderuara, Në këtë aspekt nuk nxit në raundin e parë rritjen e prodhimit e tregtimit, ecurinë e bizneseve për mallra konsumi dhe të rritjes së bizneseve e investimeve në këtë fushë. Nga ana tjetër, rritja e mundësive të kreditimit në sektorin bankar, kjo për shkak të rritjes së depozitave, afatit të investimit të tyre dhe normave tepër të ulëta të interesit që kanë qenë interesa nominale por jo reale referuar konceptit të “efektit Fisher”, ka stimuluar potencialisht kreditimin e biznesit dhe me norma interesi më favorizuese se vite më parë. Por edhe ky kreditim ka hasur në sfida si fati i kredive me probleme, pozitat monopol në disa sektorë, mungesa e rregullave të lojës e konkurrencës


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

21

së ndershme e të pastër, dhe alternativat më komode për bankat e nivelit të dytë për investimin në borxhin e brendshëm publik, bonot e thesarit, po ashtu riinvestimi i fondeve të lira në instrumente investimi tërheqëse e me risk të ulët jashtë vendit e ka zbehur rolin kontributiv të depozitave e rritjes së tyre në kreditimin e ekonomisë e efiçencën e tyre. Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që qytetarët të nxiten (orientohen) drejt investimit – d.m.th. t’i drejtohen bankave për portofole të ndryshme kreditimi për nevojat që ata kanë? Ka shumë faktorë që mund të nxitin rritjen e kërkesave për kredi e sidomos të shkallës së plotësimit të tyre nga banka. Do të rreshtoja shkurt disa që funksionojnë në të dy krahët: huadhënësit, bankat dhe huamarrësit, individët që duan të startojnë apo zhvillojnë bizneset. Cilësia e planbizneseve dhe mungesa e garancive si kolateral nga këndvështrimi i bankës. Vështirësitë e ndjeshme në tregtimin e kolateraleve, ulin rolin e tyre ose rritin kërkesat nga bankat për cilësi e sasi kolaterali që të mund të rikuperojë kreditë e pakthyera apo borxhin e keq e pa shpresë arkëtimi. Niveli i lartë për shkak të riskut i interesave të kredisë, mungesa e skemave mbështetëse nga shteti si dhe dhënia e garancive shtesë për bankat në mbështetje të bizneseve si pagimi i një pjese te normave të interesit, etj, Klima jo miqësore ndaj bizneseve të vogla e mungesa e veprimit të ligjit në raste konfliktesh për probleme biznesesh. Problematika e pronësisë, ligji i pronave etj. Kohët e fundit po del në pah mungesa e fuqisë punëtore e sidomos asaj të kalifikuar e me moshë të re. Diversifikimi më i mirë i riskut të kredisë, pra edhe zbutja e kushteve të kreditimit dhe zgjerimi i fushave nga ana e bankave, pra marrja e pak më shumë risku në kreditë që ofrohen. Mungesa e edukimit financiar në qytetarët që tentojnë të iniciojnë apo zgjerojnë bizneset Si e vlerësoni ju nivelin e edukimit financiar të popullatës në vendin tonë? Çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes? Siç e përmenda edhe më sipër, ka ende probleme me edukimin financiar ndonëse në gjeneratën e re në atë të qasjes më të madhe me teknologjinë dhe digjitalizimin ka fakte inkurajuese, Lipset të forcohet ai në forma të ndryshme, duke filluar nga përfshirja e


22

Projekti i ABC Tirana Club

njohurive ekonomike e financiare në edukimin shkollor, e pse jo, edhe në universitete, në specialitete që lidhen me ekonominë, si fakultetet inxhinierike, të bujqësisë, të mjekësisë, etj. Roli i mediave duhet të jetë më i madh për edukimin financiar, me emisione, biseda apo rubrika të caktuara. Vetë bizneset e interesuara duhet ta kenë pjesë të agjendës së tyre të zhvillimit mbështetjen e trajnimeve për kontigjentet njerëzore që ata synojnë të përfshijnë në bizneset e tyre, Ofrimi e nxitja në formën online e guidave, esse-ve trajnuese, modeleve e shembujve të suksesshëm në biznese, etj, për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve në iniciativat e biznesit. Transparenca më e madhe financiare e bizneseve, botimi online i bizneseve të tyre dhe i raporteve financiare, çka rrit informacionin, njohuritë çfarë ndodhi në biznese dhe qartëson fushat ku mund të operohet.

2.3 Fatos Çoçoli4: Bollëku i parave letër nga depozitat i bën bankat e nivelit të dytë më dembele Treguesit e sistemit bankar flasin për tendencë të qëndrueshme të rritjes së depozitave të kursimeve të qytetarëve në banka. Cilat mendoni ju se janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tonë? Janë disa arsye: Së pari, është vështirësia për të investuar paratë në forma investimi si fonde investimesh, bono thesari dhe obligacione, për shkak të mungesës së informacionit të plotë për këto mundësi. Së dyti, pasiguria për vendin e punës dhe mungesa e perspektivës, bën që qytetarët të vijojnë të mbajnë paratë në depozita bankare si garanci për një ditë më të keqe që mund të vijë. Së treti, vështirësia për t’i impenjuar paratë në investim vetjak qoftë dhe mikro, në një nismë biznesi të vogël, të 4

Ekspert në media për çështje të ekonomisë.


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

23

vetin apo të fëmijëve, për shkak të mosnjohjes sa duhet të tregut dhe mundësive të tij, si dhe një qëndrim tradicional pritës dhe investues vetëm në pasuri të paluajtshme (apartamente, dyqane, kapanone, etj.) për t’i dhënë me qera. Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret? Së pari, bollëku i parave letër nga depozitat i bën bankat e nivelit të dytë më dembele, pasi nuk kanë rrezik për mungesë likuiditeti dhe këto para të lira mund t’i përdorin me rrezik gati zero në blerje bonosh thesari dhe obligacionesh shtetërore. Bankat nuk shqetësohen për mënyrën inovative dhe me perspektivë të sigurimit të parave, pasi i kanë me bollëk nga depozitat e kursimit të qytetarëve. Së dyti, depozitat e fryra të kursimeve ulin nivelin e qarkullimit të parasë në ekonomi, duke e bërë një pjesë të saj pasive dhe rentiere (thjesht arkëtohen para të pakta nga depozitat me afat). Së treti, prania e parave në depozita shton një siguri dehëse dhe ndjenjë mirëqënieje tek qytetarët që i kanë, duke i dembelosur më keq dhe duke pakësuar tek ata dëshirën për të rrezikuar për më shumë para dhe pasuri, duke prodhuar të mira materiale dhe shërbime më shumë ose mallra dhe shërbime të reja. Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që qytetarët të nxiten (orientohen) drejt investimit – d.m.th. t’i drejtohen bankave për portofole të ndryshme kreditimi për nevojat që ata kanë? Së pari, vetë bankat duhet të ofrojnë tek qytetarët nisma dhe mundësi investimi, nëpërmjet saj për qytetarët, ndryshe nga mbajtja thjesht e parave në depozita kursimi. Portofolet e investimit nëpërmjet bankave tregtare janë shumë të kufizuara dhe nuk i nxisin qytetarët të nxjerrin paratë nga depozitat ku i mbajnë dhe t’i investojnë. Së dyti, qeveria duhet të shikojë të tërheqë një pjesë të miliarda eurove kursime të qytetarëve në projekte masive publike, nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë (bonove) të investimit, duke garantuar një pjesë të vlerës së tyre, në vend që të shikojë vetëm paranë e shtrenjtë te sipërmarrësit privat nëpërmjet PPP-ve. Së treti, duhen ndërmarrë sa më shpesh fushata informimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët që të përdorin kanalet ekzistuese të investimit, duke pasur edhe kujdesin


24

Projekti i ABC Tirana Club

dhe kujdestarinë në garantimin e saktësisë së informacionit, nga ana e Bankës së Shqipërisë. Si e vlerësoni ju nivelin e edukimit financiar të popullatës në vendin tonë? Çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes? Niveli i edukimit financiar të qytetarëve le shumë për të dëshiruar. Duhet ndërhyrë, së pari, në pasurimin e kurrikulës së mësimdhënies në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme për njohuritë e instrumenteve investues të parave të lira të qytetarëve. Së dyti, në shtimin e fushatave informuese të Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave dhe me pushtetin vendor, lidhur me mundësitë e financimit të parave të lira të qytetarëve nëpërmjet sistemit bankar dhe edhe përtej tij. Së treti, në promovimin e brokerave të investimeve, në mungesë të bursës efektive tek ne. Së katërti, në tërheqjen më të madhe të donatorëve nga institucionet ndërkombëtare, programet dypalëshe dhe komuniteti i biznesit vendas dhe të huaj në Shqipëri, për programet e intensifikimit të edukimit financiar të qytetarëve.

2.4 Adi Darsi5: Mungesa e alternativave të sigurta të investimit të parave ka rritur depozitat bankare Treguesit e sistemit bankar flasin për tendencë të qëndrushme të rritjes së depozitave të kursimeve të qytetarëve në banka. Cilat mendoni ju se janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tonë? Nëse do të vërejmë grafikun që tregon nivelin e depozitave në 20 vitet e fundit tendenca e tij është në rritje konstante. Nuk përjashtohen lëvizje në kahe të kundërta në tremujorë 5

Ekspert në media për çështje të ekonomisë.


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

25

të caktuar, por kjo nuk e prish tendencën e rritjes së vazhdueshme të nivelit të tyre shumëvjeçar. Në fund të vitit 2021 vlera totale e depozitave arriti në 1.154 trilionë lekë ose gati 9.5 miliardë euro. Rritja vjetore e regjistruar ishte 9.3% (99 miliardë lekë në vlerë absolute). Pas shpërthimit të pandemisë, depozitat bankare kanë shënuar ritme më të larta rritjeje krahasuar me periudhat e mëparshme. Sipas ekspertëve, pasiguria që shkaktoi pandemia solli një prirje më të lartë për kursim mes individëve. Në Shqipëri struktura e depozitave vazhdon të dominohet nga valuta e huaj dhe kryesisht euro, me rreth 54% të totalit të depozitave. Depozitat në valutë të huaj në fund të 2021 arritën vlerën e 622.9 miliardëve lekëve. Depozitat në lekë kishin vlerën e 531.6 miliardë lekëve. Ju pyesni se cilat janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tone? Ndonëse normat e ulëta të interesit nuk iu japin shumë stimuj individëve dhe bizneseve t’i mbyllin paratë në depozita, mungesa e alternativave të tjera të sigurta të investimit të parave kanë bërë që depozitat bankare të jenë gjithnjë në rritje. Mungesa e bursave ku mund të investohet në aksione të kompanive të listuara në to, hapësira e blerjes së bonove të thesarit dhe mungesa e tregjeve të tjera të specializuara, bën që përgjithësisht shqiptarët të shikojnë si alternativë vetëm kursimin e parave të tepërta në banka. Kjo ka të bëjë edhe me një mungesë së kulturës së financimit. Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret? Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes rritjes së depozitave dhe zhvillimit të ekonomisë. Kjo realizohet nëpërmjet bankave të cilat në një ekonomi tregu luajnë veç të tjerave rolin e ndërmjetësit. Procesi që kryejnë bankat për pranimin e kursimeve nga një depozitues dhe, më pas, kreditimi ose shpërndarja e këtyre fondeve tek një huamarrës njihet si ndërmjetësim financiar. Janë të shumta rastet kur ndërmjetësimi financiar konsiderohet si një e mirë publike, për shkak të rëndësisë thelbësore që ka në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe aktiviteteve prodhuese në ekonominë e një vendi. Sektori bankar në Shqipëri ka shërbyer si burimi kryesor i huadhënies për ekonominë. Tri janë përfitimet më kryesore:


26

Projekti i ABC Tirana Club

Së pari, me paratë e depozitave bankat kanë financuar me kredi në radhë të parë bizneset e të gjitha niveleve, të cilat janë motori i zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Së dyti, po ashtu bankat financojnë edhe shtetin në çdo rast kur ai ka nevojë për para. Kjo realizohet nëpërmjet blerjes së obligacioneve qeveritare dhe bonove të thesarit. Bankat janë mbajtëset kryesore të këtij borxhi qeveritar. Së treti, po aq i madh është edhe përfitimi për qytetarët kredimarrës. Në këtë kuptim bankat bëhen mundësueset e blerjes së pasurive të paluajtshme dhe të aktiviteteve të tjera që qytetarët kanë nevojë të financojnë. Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që qytetarët të nxiten (orientohen) drejt investimit – d.m.th. t’i drejtohen bankave për portofole të ndryshme kreditimi për nevojat që ata kanë? Në fakt nuk ka kushte specifike për t’u plotësuar për të nxitur qytetarët të shkojnë drejt bankave. Atë sot mund ta bëjë kushdo, mjafton të ketë dëshirën. A i kanë të gjithë mundësitë për këtë? Sigurisht që jo! Sepse të marrësh një kredi duhet të plotësosh kushtet e bankës dhe të jesh në gjendje ta kthesh atë në afatet e caktuara, kuptohet së bashku me interest e aplikuara mbi të. Por fakti që depozitat dhe kreditë në vendin tonë njohin vetëm rritje tregon se aksesi i qyetarëve në sistemin bankar është vazhdimisht në rritje. Si e vlerësoni ju nivelin e edukimit financiar të popullatës në vendin tonë? Çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes? Mungesa e informacionit financiar mbetet një problem real në vendin tonë. Ndonëse vitet e fundit kanë qenë vite të përfshirjes gjithnjë e më të madhe të qytetarëve në sistemin bankar, mjafton të kujtojmë rritjen e numrit të përdoruesve të kartave bankare, ende mbetet shumë për të bërë. Përveç mangësive të trashëguara nga mungesa e një sistemi modern bankar, në ngeljen pas tashmë ndikojnë edhe zhvillimet e reja teknologjike në këtë sistem. Është fakt se në epokën e kriptomonedhave në vendin tonë shumë pak qytetarë janë të njohur me mundësitë e reja që hapen përditë. Bankat në Shqipëri, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Banka e Shqipërisë kanë zhvilluar fushata të edukimit financiar, si p.sh. në rastin e Javës Globale të Parasë. Por kjo nuk mjafton. Është koha që bazat e edukimit financiar tashmë të futen gjerësisht edhe në shkolla.


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

27

Kapitulli 3 ÇFARË MENDON KONSUMATORI PËR KURSIMIN DHE INVESTIMIN? ¦ Tipare të kampionit në sondazhin e realizuar ¦ Modeli i pyetësorit të shpërndarë ¦ Treguesit kryesorë të përftuar


28

Projekti i ABC Tirana Club

3.1 Tipare të kampionit në sondazhin e realizuar Kryerja e një sondazhi me qytetarët kishte si synim marrjen e perceptimeve dhe vlerësimeve të tyre mbi kursimin dhe investimin, nivelin e gatishmërisë dhe dilemat, sa dhe si ata kuptojnë nga konceptet dhe proceset që lidhen me krijimin e depozitave dhe shndërrimin e tyre në kreditim. Fillimisht u projektua dhe hartua një pyetësor prej të cilit të merreshin përgjigje mbi disa aspekte kryesore që lidheshin direkt ose indirekt me objektivin e projektit studentor “Kursim apo investim - Kur është koha?!”. Pyetjet ishin mbi frekuencën e kryerjes së veprimeve bankare; për njdekjen e njoftimeve të bankës përmes faqes së saj online; nëse ishte shkarkuar aplikacioni i bankës; interesi për njoftimet/reklamat në televizion apo në rrjetet sociale; nëse qytetari ka hapur llogari individuale kursimi; monedhën që ka zgjedhur; arsyet kryesore pse është i gatshëm të investojë; ose pse nuk është ende i gasthëm për këtë; të dhëna mbi përqindjen mesatare të të ardhurave mujore që kursehen, ose mënyra më e mirë për të kursyer. Pyetje kishte dhe për komunikimin me personelin e bankës, nëse kuptohen ofertat për kredi, arsyeja kryesore për ata që e kanë një kredi bankare, apo arsyeja se përse hezitojnë për kredi etj. Numri i qytetarëve që u përfshinë në sondazh ishte 300, nga këta 132 (44%), ishin femra dhe 168 (56%) ishin meshkuj. Të pyeturit ishin nga mosha 19 deri në 67, ku mesatarja e kampionit ishte 41.6 vjeç.

F

M

Raporti gjinor numerik

132

168

Raporti gjinor përqindje

44%

56%

8/9 vjeçar

I mesëm

I lartë

Niveli i edukimit/studimeve numerik

9

164

127

Niveli i edukimit/studimeve përqindje

3%

55%

42%


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

29

Kujdes u tregua që pyetësori të ishte i thjeshtë në ndërtimin e pyetjeve dhe u përcaktua si metodë komunikimi me qytetarët kontakti i drejtpërdrejtë, si një mënyrë efikase që pyetjet ishin kuptuar drejt, si dhe në përzgjedhjen e qytetarëve duke respektuar proporcionin në ndarjen gjinore dhe atë moshore. Vendet më të përshtatshme për realizimin e sondazhit u përcaktuan qendrat tregtare të mëdha të kryeqytetit, si hapësira ku qarkullon fluks i ndryshëm qytetarësh, të cilët kanë dhe më shumë predispozitë për të ndarë mendime personale mbi ekonominë e financat.

Një pyetje përzgjedhëse për ata që do bëheshin pjesë e sondazhit ishte nëse zotëronte të paktën një llogari bankare. Vetëm pas përgjigjes pozitive vijonin një pas një pyetjet. Nga niveli i edukimit të deklaruar, pjesa më e madhe e konsumatorëve ishte me arsim të mesëm (55%), kurse 42% kishin kryer arsimin e lartë dhe 3% kishin arsimin bazë, 8/9-vjeçar. Për realizimin e sondazhit u deshën 2 javë, 10 - 24.04.2022; kurse për grumbullimin e të dhënave dhe nxjerrjen e treguesve u nevojitën 4 ditë, 25 - 28.04.2022. Pas kësaj faze filloi komunikimi mediatik, duke ndarë gjetjet kryesore të sondazhit me redaksi të ndryshme të cilat treguan interes për publikimin e tyre.


30

Projekti i ABC Tirana Club

3.2 Modeli i pyetësorit të shpërndarë PYETËSOR Projekti studentor “Kursimi apo investimi - kur është koha?”

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME I.Gjinia cM II.Mosha c _____ vjeç III.Arsimimi c 8/9-vjeçar

cF c I mesëm

c I lartë

1 - KRYENI VEPRIME BANKARE c Në mjediset e bankës? c Në distancë? c Të dyja? 2 - A I NDIQNI NJOFTIMET E BANKËS PËRMES FAQES SË SAJ ONLINE? c Po c Jo 3 - A E KENI TË SHKARKUAR APLIKACIONIN E BANKËS? c Po c Jo 4 - KENI INTERES PËR NJOFTIMET/REKLAMAT E BANKËS NË TELEVIZION c Shumë? c Mjaftueshëm? c Pak? c Aspak?


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

31

5 - KENI INTERES PËR NJOFTIMET/REKLAMAT E BANKËS NË RRJETET SOCIALE c Shumë? c Mjaftueshëm? c Pak? c Aspak? 6 - A KENI TË HAPUR LLOGARI INDIVIDUALE KURSIMI NË BANKË? c Po c Jo Vetëm ata që përgjigjen PO 6/1 - LLOGARINË E KURSIMIT E KENI HAPUR c Prej 1 viti? c Prej 2 vitesh? c Prej 3 vitesh? c Prej më shumë se 3 viteve? 6/1.2 - LLOGARINË E KURSIMIT E KENI HAPUR NË c Monedhën Lek? c Monedhën EURO? c Monedhën USD? 6/1.3 - ME KURSIMET QË KENI DEPOZITUAR c Jeni i gatshëm të investoni? c Nuk jeni i gatshëm të investoni? c Nuk e di? 6/1.4-ARSYEJA KRYESORE QË JENI I GATSHËM TË INVESTONI c Për të blerë/rinovuar një pronë/shtëpi? c Për të hapur/zhvilluar biznes? c Për edukimin/arsimimin e fëmijëve? c Për të blerë një makinë? c Për të shkuar jashtë vendit? c Për emergjenca? c Tjetër ......................... (specifiko) c Nuk e di?


32

Projekti i ABC Tirana Club

6/1.5-ARSYEJA KRYESORE QË NUK JENI I GATSHËM TË INVESTONI c Nuk keni një ide të qartë? c Nuk keni siguri për investimin? c Duhet më shumë kohë për investimin? c Duhen më shumë para për investimin? Vetëm ata që përgjigjen JO 6/2-NUK KENI HAPUR LLOGARI INDIVIDUALE KURSIMI NË BANKË c Sepse nuk keni interes? c Sepse nuk keni njohuri? c Sepse nuk keni besim? 7-SA TË RËNDËSISHME JANË KURSIMET PËR TË ARDHMEN? c Shumë c Mjaftueshëm c Pak c Shumë pak c Aspak 8-SA PËRQIND TË TË ARDHURAVE MUJORE MESATARISHT KURSENI? c Deri në 10% c Deri në 20% c Deri në 30% c Mbi 30%? c Nuk e di 9- MËNYRA MË E MIRË PËR TË KURSYER SIPAS JUSH c Rregullisht çdo muaj? c Sa herë që mundeni? c Të dyja mënyrat? 10- JU I KUPTONI OFERTAT PËR KREDI NË BANKË c Shumë mirë? c Mirë? c Mjaftueshëm? c Pak?


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

33

c Shumë pak? c Aspak? 11- A KENI MARRË NDONJËHERË KREDI NË BANKË? c Po c Jo Vetëm ata që përgjigjen PO 11/1-ARSYEJA KRYESORE QË KENI MARRË KREDI NË BANKË c Blerja e një prone/shtëpie? c Blerja e një makine? c Arsimimi? c Investim në biznes? c Tjetër ......................... (specifiko) Vetëm ata që përgjigjen JO 11/2-ARSYEJA KRYESORE QË NUK KENI MARRË KREDI NË BANKË c Nuk keni nevojë? c Nuk keni besim? c Interesat janë të larta? c Keni pasiguri për shlyerje? 12-KENI FITUAR MË SHUMË NJOHURI MBI VEPRIMET PËRMES BANKËS c Nga informacionet që iu ka dhënë stafi i bankave? c Nga infomacionet që keni marrë vetë? c Nga informacionet nga shkolla? c Nga informacionet nga mediat? c Nga informacionet nga familjarët e të njohurit?


34

Projekti i ABC Tirana Club

3.3 Treguesit kryesorë të përftuar Mënyra e komunikimit me bankën për të kryer veprimet (brenda mjediseve të degëve, apo në distancë) ishte pyetja e parë që ju adresua qytetarëve. Gjysma e tyre pranuan se operonin vetëm fizikisht përmes sportelit bankar. 19% kryenin veprime në distancë dhe 31% pohuan se përdornin dy metodat. Në grupin e fundit evidentoheshin më shumë nga ata që përdornin ATM për tërheqjen e parave. KRYENI VEPRIME BANKARE Alternativa

Numerike

Përqindja

Në mjediset e bankës?

152

50 %

Në distancë?

56

19 %

Të dyja?

92

31 %

Nga përgjigjet e të pyeturve kuptohet se pjesa më e madhe, 56%, nuk ishin fare ndjekës të webiste-t të bankës. Edhe pjesa që u nuk preferoi të përgjigjet, 4%, krijonte idenë se nuk i kishte vizituar asnjëherë lajmërimet virtuale të bankës. A I NDIQNI NJOFTIMET E BANKËS PËRMES FAQES SË SAJ ONLINE? Alternativa

Numerike

Përqindja

Po

121

40 %

Jo

167

56 %

Pa përgjigje

12

4%

Rreth 1 në 3 konsumatorë e ka të shkarkuar aplikacionin e bankës, tregues se qasja digjitale e tyre mbetet ende e limituar.


35

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

A E KENI TË SHKARKUAR APLIKACIONIN E BANKËS? Alternativa

Numerike

Përqindja

Po

103

34 %

Jo

188

63 %

9

3%

Pa përgjigje

Ndjekja e njoftimeve përmes reklamave televizive të bankave është një prej burimeve të informimit të klientëve. Nga përgjigjet e të pyeturve mësohet se ka interes “shumë”, 23%; “mjaftueshëm”, 11%; “pak” 59% dhe nuk kishin “aspak” të interesuar 7%. KENI INTERES PËR NJOFTIMET/REKLAMAT E BANKËS NË TELEVIZION Numerike

Përqindja

Shumë?

68

23 %

Mjaftueshëm?

34

11 %

Pak?

177

59 %

Aspak?

21

7%

Alternativa

Sa i takon interesit për t’u njohur nga rrjetet sociale struktura e përgjigjeve është e ndryshme, ku shumica e qytetarëve pranuan “aspak”, 56% dhe pjesa tjetër u nda në 18% “pak”; 17% “shumë” dhe 9% “mjaftueshëm”. Ky nivel interesi ka lidhje dhe me performancën e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që nuk është akoma dinamike. KENI INTERES PËR NJOFTIMET/REKLAMAT E BANKËS NË RRJETET SOCIALE Numerike

Përqindja

Shumë?

51

17 %

Mjaftueshëm?

28

9%

Pak?

53

18 %

Aspak?

168

56 %

Alternativa


36

Projekti i ABC Tirana Club

Preferenca për hapjen e llogarisë së kursimit tregohet në të dhënat e përftuara në tabelën vijuese, ku shumica u përgjigj pozitivisht, 63%. A KENI TË HAPUR LLOGARI INDIVIDUALE KURSIMI NË BANKË? Alternativa

Numerike

Përqindja

Po

189

63 %

Jo

82

27 %

Pa përgjigje

29

10 %

Për ata që dhanë përgjigje “po” kishte disa nënpyetje vijuese, duke filluar me periudhën kohore të hapjes së llogarisë së kursimeve. Vetëm ata që përgjigjen PO LLOGARINË E KURSIMIT E KENI HAPUR Numerike

Përqindja

Prej 1 viti?

13

7%

Prej 2 vitesh?

34

18 %

Prej 3 vitesh?

48

25 %

Prej më shumë se 3 vitesh?

94

50 %

Alternativa

Monedha më e preferuar është leku, 64% dhe më pak e preferuar dollari, 8%. LLOGARINË E KURSIMIT E KENI HAPUR NË Alternativa

Numerike

Përqindja

Monedhën Lek?

121

64 %

Monedhën EURO?

52

28 %

Monedhën USD?

16

8%

60% e të pyeturve u shprehën se nuk janë të gatshëm të investojnë me kursimet e depozituara, kurse 23% shprehën gatishmëri. Ata që nuk kishin një ide të qartë, nëse ishin të gatshëm ose jo, ishin 17%.


37

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

ME KURSIMET QË KENI DEPOZITUAR Alternativa

Numerike

Përqindja

Jeni i gatshëm të investoni?

43

23 %

Nuk jeni i gatshëm të investoni?

114

60 %

Nuk e di

32

17 %

43 të pyeturve që shprehën gatishmëri për të investuar kursimet e tyre iu kërkua më tej të tregonin një arsye kryesore. Më shumë, 37%, zgjodhën alternativën “për të blerë/rinovuar një pronë/shtëpi”, pastaj ishin alternativat “për të hapur/zhvilluar biznes”, 26%; “për emergjenca”, (në pjesën më të madhe u shprehën për emergjenca shëndetësore) 16%; “për arsimimin e fëmijëve”, 9% etj., sipas treguesve të tabelës vijuese. ARSYEJA KRYESORE QË JENI I GATSHËM TË INVESTONI Alternativa

Numerike

Përqindja

Për të blerë/rinovuar një pronë/ shtëpi?

16

37 %

Për të hapur/zhvilluar biznes?

11

26 %

Për edukimin/arsimimin e fëmijëve?

4

9%

Për të blerë një makinë?

2

5%

Për të emigruar jashtë vendit?

3

7%

Për emergjenca?

7

16 %

Tjetër ......................... (specifiko)

0

0%

Më poshtë jepet dhe struktura e përgjigjeve për arsyen kryesore të mosgatishmërisë për të investuar kursimet, ku më të zgjedhura ishin alternativat “duhen më shumë para për investimin”, 33% dhe “nuk keni siguri për investimin”, 30%.


38

Projekti i ABC Tirana Club

ARSYEJA KRYESORE QË NUK JENI I GATSHËM TË INVESTONI Numerike

Përqindja

Nuk keni një ide të qartë?

34

18 %

Nuk keni siguri për investimin?

57

30 %

Duhet më shumë kohë për investimin?

29

15 %

Duhen më shumë para për investimin?

62

33 %

Pa përgjigje

7

4%

Alternativa

Për grupin e konsumatorëve që nuk kanë hapur ende një llogari kursimi, renditja e arsyes kryesore ishte: “nuk keni interes”, 45% ; “nuk keni besim”, 28%; “nuk keni njohuri”, 18% dhe “pa përgjigje”, 9%. Vetëm ata që përgjigjen JO NUK KENI HAPUR LLOGARI INDIVIDUALE KURSIMI NË BANKË Numerike

Përqindja

Sepse nuk keni interes?

37

45 %

Sepse nuk keni njohuri?

15

18 %

Sepse nuk keni besim?

23

28 %

Pa përgjigje

7

9%

Alternativa

Rëndësia e kursimeve në bankë për të ardhmen perceptohet në mënyra të ndryshme nga qytetarët, referuar të dhënave që tregohen në tabelën vijuese


39

“KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!”

SA TË RËNDËSISHME JANË KURSIMET PËR TË ARDHMEN? Numerike

Përqindja

Shumë

102

34 %

Mjaftueshëm

56

19 %

Pak

11

4%

Shumë pak

61

20 %

Aspak

49

16 %

Pa përgjigje

21

7%

Alternativa

Modeli i konsumatorit për të kursyer, ishte një tjetër aspekt që përfshihej në pyetësor, nga ku u identifikuan përgjigje nga më të ndryshmet, të pasqyruara në dy tabelat vijuese të të dhënave. SA PËRQIND TË TË ARDHURAVE MUJORE MESATARISHT KURSENI? Alternativa

Numerike

Përqindja

Deri në 10%

61

20 %

Deri në 20%

24

8%

Deri në 30%

18

6%

Mbi 30%?

11

4%

Nuk e di

171

57 %

Pa përgjigje

15

5%

MËNYRA MË E MIRË PËR TË KURSYER SIPAS JUSH Numerike

Përqindja

Rregullisht çdo muaj?

63

21 %

Sa herë që mundeni?

106

35 %

Të dyja mënyrat?

112

37 %

Pa përgjigje

19

7%

Alternativa


40

Projekti i ABC Tirana Club

Kuptueshmëria e termave të referencës për marrjen e një kredie, është në nivele të ndryshme tek qytetarët, referuar njohurive të përgjithshme apo specifike që ata kanë nga ekonomia dhe bankingu. Në tabelën vijuese jepet struktura e alternativës së përgjigjes për këtë pyetje, nga “shumë mirë” deri te “aspak”. JU I KUPTONI OFERTAT PËR KREDI NË BANKË Numerike

Përqindja

Shumë mirë?

58

19 %

Mirë?

66

22 %

Mjaftueshëm?

147

49 %

Pak?

8

3%

Shumë pak?

18

6%

Aspak?

3

1%

Alternativa

Pyetësori kishte interesim të drejtpërdrejtë për qytetarët, nëse ata kishin marrë ose jo kredi në bankë, ku shumica u përgjigj “jo”, 61%. A KENI MARRË NDONJËHERË KREDI NË BANKË? Alternativa

Numerike

Përqindja

Po

92

31 %

Jo

184

61 %

Pa përgjigje

24

8%

“Blerja e një prone/shtëpie”, duket se është arsye kryesore për marrjen e kredisë, kurse më pas vijojnë arsye të tjera: “investim në biznes”, 30%; “arsimimi”, 9% dhe “blerja e një makine”, 7%.


41

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

Vetëm ata që përgjigjen PO ARSYEJA KRYESORE QË KENI MARRË KREDI NË BANKË Numerike

Përqindja

Blerja e një prone/shtëpie?

47

51 %

Blerja e një makine?

6

7%

Arsimimi?

8

9%

Investim në biznes?

28

30 %

Tjetër ......................... (specifiko)

-

%

Pa përgjigje

3

3%

Alternativa

Mbi arsyen kryesore të mosmarrjes së kredisë në bankë, renditja e alternativave të përgjigjes që dhanë qytetarët ishte: “nuk keni nevojë”, 42%; “keni pasiguri për shlyerje”, 23%; “nuk keni besim”, 16% dhe “interesat janë të larta”, 14%. Vetëm ata që përgjigjen JO ARSYEJA KRYESORE QË NUK KENI MARRË KREDI NË BANKË Numerike

Përqindja

Nuk keni nevojë?

78

42 %

Nuk keni besim?

29

16 %

Interesat janë të larta?

26

14 %

Keni pasiguri për shlyerje?

43

23 %

Pa përgjigje

8

5%

Alternativa

Në sondazhet që ka organizuar ABC Tirana Club, në kuadër të programit studentor mbi edukimin ekonomik dhe financiar të publikut, periodikisht përfshin dhe pyetje mbi burimin e njohurive për kryerjen e veprimeve bankare. Nga ky sondazh i fundit shikohet trendi rritës i informacioneve që ka dhënë stafi i bankave, por gjithashtu kuptohet se ndikim kanë dhe mediat.


42

Projekti i ABC Tirana Club

KENI FITUAR MË SHUMË NJOHURI MBI VEPRIMET PËRMES BANKËS Numerike

Përqindja

Nga informacionet që iu ka dhënë stafi i bankave?

176

59 %

Nga infomacionet që keni marrë vetë?

19

6%

Nga informacionet nga shkolla?

17

6%

Nga informacionet nga mediat?

46

15 %

Nga informacionet nga familjarët e të njohurit?

42

14 %

Alternativa


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

43

Kapitulli 4 PASQYRIMI NË MEDIA I PROJEKTIT STUDENTOR ¦ Shqiptarët e kanë shumë të vështirë të investojnë kursimet e tyre ¦ Nxitja e institucioneve që të shtojnë angazhimin për edukimin e qytetarëve ¦ Si i menaxhojnë qytetarët shqiptarë kursimet e tyre?


44

Projekti i ABC Tirana Club

4.1 Shqiptarët e kanë shumë të vështirë të investojnë kursimet e tyre ABC Tirana Club në çdo projekt punon edhe me median. Duke pasur parasysh se “Kursim apo investim - Kur është koha?!”, apo në përgjithësi programi “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, ka komponent kryesor informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, në mënyrë të veçantë të rinjtë, bashkëpunimi me redaksitë mediatike është prioritar. Kjo ka qenë më e dukshme në pasqyrimin e dy produkteve konkrete të projektit, sondazhi me qytetarët dhe forumi i diskutimit me ekspertët në Fakultetin e Ekonomisë. Gjetjet e sondazhit ishin në qendër të lajmeve dhe artikujve në TV SCAN, radion kombëtare CLUB FM, në platformat virtuale DOSJA.AL dhe DRONI.AL. Një sondazh i fundit me konsumatorët shqiptarë tregon hezitimin e tyre për t’i shndërruar kursimet në investim. “Sondazhi është zhvilluar nga qendra studentore ‘ABC Tirana Club’, me 300 qytetarë, të intervistuar në mjediset e 5 qendrave tregtare të njohura në kryeqytet, një kampion që reflekton proporcionin gjinor, moshor, arsimor etj.,” – përmend mes të tjerave kanali televiziv dedikuar ekonomisë SCAN. “Me kursimet që keni a jeni të gatshëm të investoni? – ishte një pyetje që ju drejtua konsumatorëve, të cilët, në shumicë shprehën mosgatishmëri, (60%). Ndërkohë që ishin të gatshëm për investim 23% e tyre dhe pjesa tjetër ngurroi të përgjigjet. Sondazhi është kryer në mes të prillit dhe është pjesë e projektit studentor ‘Kursimi apo investimi – kur është koha?’” http://www.scan-tv.com/sondazhi-si-i-menaxhojne-kursimetqytetaret-ne-shqiperi-leku-monedha-e-preferuar-hezitim-per-tishnderruar-ne-investim/


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

45

Radio kombëtare CLUB FM theksonte se gjetjet e sondazhit të studentëve dhe problematikat e hasura mbi këto çështje, “priten që të diskutohen në një Forum që ABC Tirana Club do të organizojë javën e dytë të muajit maj 2022 në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Projekti ‘Kursimi apo investimi – kur është koha?’, përfshin dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut, kryesisht në mediat e reja dhe rrjetet sociale dhe është edicioni i katërt i programit studentor ‘Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut’, të cilin ABC Tirana Club po e realizon në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, si dhe me mbështetjen e Raiffeisen Invest’. https://clubfm.al/si-i-menaxhojne-kursimet-qytetaret-neshqiperi/ “Shqiptarët e kanë shumë të vështirë të investojnë kursimet e tyre”, ishte titulli i artikullit në DOSJA.AL, ku prezantoheshin treguesit kryesorë të sondazhit të kryer nga ABC Tirana Club. “Nga të dhënat e përftuara pasiguria për mosgatishmërinë e investimit të kursimeve duket se ka shkak kryesor “më duhen më shumë para për investimin” (33%) dhe më pas renditen: “nuk kam siguri për investimin” (30%); “nuk kam një ide të qartë” (18%); “më duhet më shumë kohë për investimin” (15%) dhe 4%, nuk dhanë përgjigje. Trendi i pandalur i rritjes së kursimeve të qytetarëve në bankat e nivelit të dytë reflektohet dhe në përgjigjet që ata kanë dhënë për pyetjen se a kanë hapur një llogari kursimi. 63% thanë “Po”,


46

Projekti i ABC Tirana Club

27% “Jo” dhe pjesa tjetër nuk dha përgjigje. Leku mbetet monedha më e preferuar për kursimet bankare (64%), Euro 28% dhe USD 8%”. https://dosja.al/shqiptaret-e-kane-shume-te-veshtire-teinvestojne-kursimet-e-tyre/ Platforma DRONI.AL citonte përfaqësues të organizatorëve se, “për ABC Tirana Club edukimi ekonomik dhe financiar është një instrument jetik në një vend që aspiron standardet e BE-së, që nxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dhe evazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhe kontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetën veprimtarive kriminale të çdo lloji”. https://www.droni.al/2022/04/29/shqiptaret-e-kane-teveshtire-te-investojne-kursimet-e-tyre/ ABC Tirana Club përgatiti dhe një trajler audioviziv të animuar për ta shpërndarë në rrjetet sociale, në llogarinë e saj në YouTube, por dhe në llogaritë e aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve. Gjithashtu u përgatit dhe një artikull i detajuar në website-n e organizatës. YouTube https://www.youtube.com/watch?v=eWTTXsJV2xI ABC Tirana Club https://wordpress.com/view/abctiranaclub.wordpress.com


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

47

4.2 Nxitja e institucioneve që të shtojnë angazhimin për edukimin e qytetarëve Edhe Forumi i diskutimit që u zhvillua më 10 maj 2022, në Fakultetin e Ekonomisë ka tërhequr vëmendjen e medias. Aktiviteti u mbulua nga dy kanalet e Transmetuesit Publik, RTSH 1 dhe RTSH 24. “Për aktivistët e ABC Tirana Club një nga synimet e projektit është të ndikojë te publiku, sidomos te të rinjtë, për njohjen dhe familjarizimin me konceptet bazike dhe instrumentet për depozitat e kursimit, si dhe qasjen drejt kreditimit bankar – në favor të përmirësimit të standardeve jetësore nga efektiviteti i burimeve financiare individuale dhe familjare, si dhe nga aplikimi i instrumentit kreditues. Tjetër synim është dhe nxitja e institucioneve publike dhe private ekonomike, përfshirë rrjetin bankar, që të shtojë angazhimin për edukimin e qytetarëve në praktikat dhe proceset e menaxhimit të financave personale dhe familjare. Projektin ABC Tirana Club po e realizon në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffeisen Invest”- thuhej mes të tjerave në artikullin e RTSH 1 dhe RTSH 24. https://lajme.rtsh.al/artikull/forumi-ekonomik-mbimenaxhimin-e-depozitave-te-kursimeve-60-e-konsumatorevegati-per-te-investuarAgjencia Telegrafike Shqiptare, ATSH, shpërndau një lajm mbi forumin, ku përmendte dhe komente të dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Prof.Dr. Dhori Kule, prezent gjatë seancave të diskutimit, i cili ka vlerësuar iniciativën e studentëve, që po bashkëpunojnë dhe


48

Projekti i ABC Tirana Club

me pedagogët për të kontribuar në problematikat me natyrë ekonomike dhe financiare. “Edukimi për publikun është një zgjedhje inteligjente e studentëve, pasi ky proces ndihmon në kuptimin nga qytetarët të koncepteve bazë që u shërbejnë atyre por dhe zhvillimeve në vend. Ne do të vijojmë të mbështesim aktivitete të tilla dhe do të jemi në krah të studentëve”, citohet Prof.Dr. Kule nga ATSH. ata.gov.al/2022/05/12/ kursimi-apo-investimikur-eshte-koha-forum-mestudente-e-pedagoge-tefakultetit-te-ekonomise/ Forumi u pasqyrua gjerësisht dhe në faqen zyrtare online të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë. Veç informacionit mbi punimet e forumit ishin përfshirë dhe foto e video të ndryshme. “Në Fakultetin e Ekonomisë, pedagogë, ekspertë dhe studentë morën pjesë të martën, me datë 10.05.2022 në forumin “Kursimi apo investimi - kur është koha?” Depozitat e kursimeve janë një çështje personale dhe familjare, por lidhen po ashtu dhe me zhvillimin ekonomik dhe financiar të një vendi. Janë rezerva potenciale që po të lëvizin me efektivitet, si duhet dhe kur duhet, kanë ndikim jo vetëm tek individi dhe familja, por dhe tek gjithë zhvillimi shoqëror i një vendi. Forumi është pjesë e projektit studentor që po zbaton prej


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

49

rreth dy muajsh ABC Tirana Club dhe është Edicioni i Katërt i programit “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” që ka nisur prej vitit 2019” – shkruhej mes të tjerave në website-n e Fakultetit të Ekonomisë. https://feut.edu.al/lajmerime/1499-zhvillohet-ne-fakultetine-ekonomise-forumi-me-teme-kursimi-apo-investimi-kur-eshtekoha Informim me tekst, foto dhe video qarkulloi dhe përmes rrjeteve sociale, në llogarinë e ABC Tirana Club, si dhe ato të aktivistëve apo bashkëpunëtorëve.

4.3. Si i menaxhojnë qytetarët kursimet e tyre? Televizioni i dedikuar ekonomisë, SCAN TV, më datë 18 maj 2022, vuri në fokus projektin studentor “Kursimi apo investimi – kur është koha?” gjatë transmetimit të emisionit START. Drejtuesi i projektit Johan MUKA ishte ftuar në bisedë me gazetaren Vjola GREMI. Si i menaxhojnë qytetarët shqiptarë kursimet e tyre? Sa dhe si ata janë të gatshëm për t’i kthyer kursimet në investime? Në ç’nivel njohin procedurat bankare? Këto dhe të tjera aspekte u diskutuan live për rreth 20 minuta në SCAN TV, një televizion, që në muajt e fundit ka dalë për shikuesit me një programacion të ri.


50

Projekti i ABC Tirana Club


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

Kapitulli 5 HAPËSIRA PROMOCIONALE ¦ Profili dhe angazhimi i organizatës ¦ Projektet konkrete të realizuara ¦ Si mund të na kontaktosh? ¦ “Biblioteka” e ABC Tirana Club

51


52

Projekti i ABC Tirana Club

5.1 Profili dhe angazhimi i organizatës ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj. Ajo SYNON një rol proaktiv të të rinjve, veçanërisht studentëve, përmes: - pjesëmarrjes në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes; - për të mbështetur reformat që forcojnë institucionet demokratike dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve; - për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; - për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale. ABC Tirana Club u themelua më 18.10.2017, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, si një organizim me vullnet të lirë, ku aktivistët shprehën gatishmëri të kontribuojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushje të objektivave e synimeve të projekteve dhe programeve që zbatohen. Më 30.07.2018 ABC Tirana Club u regjistrua si organizatë joqeveritare, Qendër, nga Gjykata e Tiranës. ABC Tirana Club është hapësirë mendimi dhe veprimi për të konkretizuar ide dhe projekte, që bashkojnë studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, por dhe nga auditorët e institucioneve të tjera universitare publike dhe private të Shqipërisë. Nismat dhe angazhimet e ABC Tirana Club janë të hapura dhe për ata studentë që vijojnë të shkollohen jashtë vendit, por dhe nxënës të shkollave të mesme. Në angazhimin për realizimin e projekteve ABC Tirana Club është: - e hapur dhe proaktive për bashkëpunim me individë, subjekte dhe institucione në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave; - transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë;


53

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

-

e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/ outdoor).

5.2 Projektet konkrete të realizuara “Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” (2018) PROCESI I INTEGRIMIT Projekti kishte si objektiv kryesor EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE organizimin e një sondazhi për vlerësimin e perceptimeve dhe gjykimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës mbi procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Përmes një broshure, gjetjet dhe përfundimet e studimit u bënë publike në Ditën e Evropës, 9 maj 2018, duke u shpërndarë tek studentët, shoqëria civile, institucionet kryesore publike etj. Projekti u pasqyrua gjerësisht në mediat kryesore, si dhe rrjetet sociale. Mbështetës: ABC Tirana Club. _______________________ Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

9 789928 256201

Botimet M&B

“Univers mbi tastierë” (2018) Koncerti pianistik recital “Univers mbi tastierë” u shfaq në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës dhe në Muzeun Historik në Tiranë, në muajin maj 2018, si pjesë e procesit të edukimit kulturor të të rinjve, gjithashtu dhe me mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë. Interpretues ishin Johan Muka dhe Ami Muka, vëlla e motër. Koncerti pati mbulim të gjerë mediatik, ndërkohë që i plotë u emetua nga kanalet e Transmetuesit Publik, RTSH, si dhe të platformës DigitAlb.


54

Projekti i ABC Tirana Club

Mbështetës: Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club. Partner: Shkolla “Besëlidhja”, Lezhë. _______________________ “Monitorimi i angazhimit të institucioneve publike për vënien në përdorim të Kartës së Studentit” (2018) Projekti, që filloi zbatimin në maj 2018, kishte në fokus monitorimin sistematik të institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), për vënien në përdorim të Kartës së Studentit. Për çdo fazë të monitorimit dhe evidentimit të fakteve ka pasur fushatë informimi në media, me informacione dhe artikuj, që kanë pasqyruar realisht çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë zvarritur e nuk kanë bërë institucionet publike për jetësimin e


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

55

një Karte Studenti sa më të dobishme për ta. Pas fillimit të protestave masive të studentëve në të gjitha universitetet e vendit, në dhjetor të atij viti, ku dhe njëra prej kërkesave ishte pajisja me Kartë Studenti, projekti u përmbyll. Mbështetës: ABC Tirana Club. _______________________ “FQINJËT”- Edicioni i parë (2019) Eventi artistik rajonal angazhoi 4 studentë pianistë nga 4 shtetet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria) me synimin kryesor për të promovuar vlerat kulturore evropiane dhe kombëtare. Si krijim i një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga këto vende, “FQINJËT” është një brand eventi që përsëritet periodikisht, duke mos qenë thjesht një agjendë kulturore, ku artistët nga vendet fqinje interpretojnë pjesë të autorëve më të njohur, por është i konceptuar dhe si një shkëmbim i kulturave mes të rinjve studentë, si një hapësirë edhe për mesazhe pro procesit të integrimit evropian, objektiv strategjik ky për shtetet e rajonit tonë. “FQINJËT” – Edicioni i parë, u realizua në prill 2019 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, duke u mbuluar gjerësisht nga media, ndërkohë që vijon të transmetohet i plotë dhe nga Transmetuesi Publik në Shqipëri, RTSH dhe Transmetuesi Publik në Kosovë, RTK. Mbështetës: Banka Credins, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club. Partner: Ministria e Kulturës. _______________________ “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” (2019) Projekti është edicioni i parë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, një seri periodike kontributesh e ABC Tirana Club që si qëllim parësor kishte organizimin e një procesi monitorues dhe një fushate informimi e ndërgjegjësimi të publikut,


56

Projekti i ABC Tirana Club

për të parandaluar dhe evituar fenomenin e shitblerjes që aplikon çmime në monedha të huaja, i cili jep dhe impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori. Projekti nxiti autoritetet përgjegjëse që të jenë aktive në luftën ndaj abuzimeve me këtë fenomen, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në mbrojtje të konsumatorit. Motoja ishte: KONSUMATORI DUHET TË TRAJTOHET MË MIRË! Forumi i Diskutimit me pjesëmarrjen e grupeve të interesit, që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë të UTsë, pati një mbulim të zgjeruar mediatik. Mbështetës: Raiffeisen Invest dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. _______________________ “Miq të klimës” (2019) Eventi artistik “MIQ TË KLIMËS” – informim, ndërgjegjësim, performancë, u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2019, në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, në Tiranë, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë eventit u


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

57

transmetuan dhe mesazhe nga Kombet e Bashkuara për rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe nevojës së përfshirjes së temave të tilla në kurrikulat mësimore të shkollave shqiptare. Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri. Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë. _______________________ “Media dhe integrimi evropian” (2019) Projekti synoi tri produkte kryesore: realizimin e një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë;

ndërtimin e një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; si dhe organizimin në përmbyllje të projektit të një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese. Forumi u zhvillua më 9 dhjetor 2019, në sallën “Europa House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të mediave etj. Mbështetës: Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe ABC Tirana Club. Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.


58

Projekti i ABC Tirana Club

“FQINJËT”- Edicioni i Dytë (2019) Artistë studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria performuan në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin HARAPI, Bobana DABOVIĆ, Blond KRASNIQI, Tomislav ZOGRAFSKI, Dejan KRDZIĆ, Feim IBRAHIMI, Blagoj CANEV etj.

Protagonistë të edicionit të dytë të FQINJËT, organizuar nga ABC Tirana Club, ishin studentët Denita DEDUSHAJ nga Kosova, Ljubica GAVRILOVIĆ nga Mali i Zi, Petar TRBOJEVIKJ nga Maqedonia e Veriut dhe Johan MUKA nga Shqipëria. Për organizatorët, FQINJËT, si format artistësh të rinj, ka si objektiv të lëvizë kudo në skenat brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Mbështetës: Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club. Partner: Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. _______________________ “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” (2020) Ky projekt i ABC Tirana Club u fokusua tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet në lidhje me “të tjerët”. Target grup ishin studentë nga Universiteti


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

59

“Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Objektivi kryesor ishte që përmes diskutimeve dhe debateve të lira mbi median dhe informimin, të nxitej i menduari kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë dhe dëgjojnë studentët, për të kuptuar dhe identifikuar ato përmbajtje të cilat janë të pabazuara, nuk janë të verifikuara, që kanë dukje atraktive në publik, por realisht keqorientojnë debatin dhe aksionin qytetar, deformojnë vemdimmarrjen. Projekti nuk nxiste identifkimin e medias vetëm si burim dhe reflektim negativiteti në informim, edukim dhe argëtim, por shikimin dhe vlerësimin me realizëm të produkteve të saj, ndezjen e shkëndijave tek të rinjtë, për të qenë jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe si protagonistë seriozë dhe të besueshëm, si aktorë burimorë në media, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale. Mbështetës: Projekti rajonal “Media për qytetarët – Qytetarët për median” me mbështetjen e fondeve të Bashkimit Evropian. _______________________ “DeCashizimi kundër informalitetit” (2020) Projekti ishte edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Produktet kryesore ishin organizimi i një fushate ndërgjegjësimi dhe informimi të publikut, duke adresuar mesazhe të drejtpërdrejta përmes mediave klasike dhe


60

Projekti i ABC Tirana Club

online, por dhe hapësirës dinamike të rrjeteve sociale, ku të rinjtë, nxënës dhe studentë, janë shumë të përfshirë. Realizimi i një ankete me konsumatorët, për të kapur vlerësimet dhe qëndrimet e qytetarëve për ndjeshmëritë ndaj parasë cash dhe ndaj parasë elektronike, raportin e atyre që i kanë “larguar” me kohë paranë letër dhe monedhat metalike, duke aktivizuar “rrëshqitjet” e kartës bankare për gjithçka kanë nevojë në treg, për blerjet online, “pro”-të dhe “kundër”-at, për perceptimet ndaj cashless-it etj. Krijimi i një hapësire debati mes studentëve dhe pedagogëve, por dhe ekspertëve të fushës, përfaqësuesve të rrjetit bankar, të medias etj., në një forum diskutimi në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Publikimi i broshurës “Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin” si një dosje, në soft copy dhe hard copy, ku të gjithë të interesuarit gjejnë një kolazh të gjetjeve të anketës së konsumatorëve, mendimeve dhe opinioneve të ekspertëve e analistëve të fushës, por dhe parashtrime, propozime, kritika a reflektime të forumit të diskutimit. Mbështetës: Raiffeisen Invest dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. _______________________ “Biblioteka e lagjes sime” (2020-2021) Projekti në radhë të parë kërkon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve lokale, të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të administratës së bashkisë së kryeqytetit, që duhet të bëjnë akoma dhe më shumë, për t’i sjellë bibliotekat e lagjeve në rolin dhe misionin e tyre. Të hartojnë


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

61

politika dhe strategji, të cilat shoqërohen me hapa dhe produkte konkrete në gjallërimin e performancës së tyre, që t’u përgjigjen kërkesave të kohës që kalojmë e sfidave të së ardhmes, të rrisin buxhetin faktik që duhet të shkojë sidomos për shërbimet virtuale në to. Për ta orientuar aktivitetin e bibliotekave në drejtim të plotësimit të kërkesave online për frekuentuesit, që vë në funksion një sistem pajisjesh kompjuterike dhe ofron linjë të shpejtë dhe të sigurtë interneti, me skedarë librash dhe kartela anëtarësie të digjitalizuara. Mbështetës: LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. _______________________ “Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” (2020-2021) Projekti kishte në fokus studentët e universiteteve publike “Ismail Qemali” Vlorë, “Fan Noli” Korçë, “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, “Eqerem Çabej” Gjirokastër dhe “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Synimi i ABC Tirana Club ishte nxitja e ideve dhe iniciativave për përdorimin e aplikacioneve dhe metodave kreative, për të optimizuar sa më shumë angazhimin e studentëve në procesin studimor e kërkimor, për realizimin virtual të ciklit të leksioneve, seminareve, shlyerjen e detyrimeve semestrale, plotësuese dhe vjetore, në kushtet e zhvillimit të kurrikulës në distancë; ndikimi përmes ekspertizës profesionale tek studentët për të menaxhuar sa më mirë procesin e zbatimit të kurrikulës në kushtet e mësimdhënies virtuale; intensifikimi i komunikimit virtual në shërbim të aktivitetit të tyre jashtë auditorëve, në realizimin e nismave, projekteve në fushat e tyre të interesit, duke mos ngadalësuar dhe frenuar rolin dhe ndikimin


62

Projekti i ABC Tirana Club

e tyre individual apo në grup në përmirësimin e kushteve të jetesës, të argëtimit, të kontributit social etj. Në secilin prej universiteteve publike u zhvilluan forume diskutimi, si hapësira të lira për shkëmbimin e pikëpamjeve, në prezencë dhe të ekspertëve IT, në përgjigje të pyetjeve apo interesimit të tyre. Mbështetës: Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC. _______________________ “Qyteti im evropian” – Edicioni i parë (2021) Projekti ishte një shkëmbim idesh dhe pikëpamjesh mes nxënësve, shprehje e vlerësimeve që ata kishin për mënyrën se si menaxhohet qyteti, si e mendojnë qytetin ideal, qytetin me profil evropian, që ruan standarde për jetesën dhe argëtimin e fëmijëve, por dhe gjeneratave të tjera në komunitet. Me gjuhën e pikturës ata shprehën problematikat që ka qyteti: për mbrojtjen e mjedisit, për reduktimin e ngrohjes globale, për ruajtjen e trashëgimisë dhe historisë, kundër betonizimit dhe ndërtimeve pa kritere urbane etj. Finalizimi ishte hapja e një ekspozite në mjediset e Europe House në Tiranë, ku u përfshinë me punime origjinale, të realizuara 40 nxënës, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të nivelit bazë arsimor, vizatime, grafika, akuarele, punime me bojra etj. Aty u paraqit dhe koleksioni me punime pikture i nxënëses së klasës së shtatë Ami Tartari, përzgjedhur nga profesor Artan Peqini. “Qyteti im evropian” do të organizojë edicione të tjera,


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

63

duke lëvizur dhe në rajone të tjera të vendit, duke angazhuar sa më shumë nxënës nga zonat urbane dhe rurale. Mbështetës: ABC Tirana Club. Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri. _______________________ “Apliko pagesën elektronike!” (2021) Është edicioni i tretë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. ABC Tirana Club në 4 muaj që realizoi këtë projekt synoi nxitjen e publikut, që të informohet dhe ndërgjegjësohet për nevojën e aplikimit të pagesave elektronike; prezantimit të efekteve


64

Projekti i ABC Tirana Club

pozitive dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve, por dhe impaktit në zhvillimin ekonomik, financiar të vendit etj; ekspertëve të fushës, që të jenë aktivë për gjenerimin e diskutimit dhe qarkullimit të ideve dhe pikëpamjeve mbi temën; institucioneve dhe agjencive publike e private, Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë së Arsimit, Bankës Qendrore, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, bankave të nivelit të dytë, Shoqatës Shqiptare të Bankave, qarqeve universitare dhe akademike, shoqatave të konsumatorëve etj., që të intensifikojnë fushatat e informimit dhe edukimit në këto aspekte. Mbështetës: Raiffeisen Invest dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. _______________________ “Qyteti im evropian”, Edicioni i dytë (2021) U organizua më 16 shtator 2021, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për mbrojtjen e shtresës së ozonit. Autorë të pikturave ishin rreth 40 nxënës të shkollës “Edith Durham” në kryeqytet, nën kujdesin e

mësueses Ermira Qirko. “Qyteti im evropian” synon të nxisë talentin dhe shprehitë artistike mes fëmijëve, mbi atë se si ata e mendojnë qytetin me mjedise të jetueshme, me mjedise të gjelbërta, me hapësira të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshatarët e tyre. Pjesë e Edicionit të Dytë ishte dhe një bashkëbisedim mes nxënësve dhe ekspertëve nga


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

65

Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri, si dhe u interpretuan pjesë muzikore në violinë. Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri. Partnerë: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë. _______________________ “FQINJËT”- Edicioni i Tretë (2021) Mbrëmjen e së premtes, 29.10.2021, në sallën Black Box të Universitetit të Arteve në Tiranë, Johan dhe Ami MUKA ishin protagonistët e eventit artistik FQINJËT, Edicioni i Tretë.

Koncerti iu dedikua krijimtarisë së kompozitorit dhe pianistit italian me famë botërore, Ludovico EINAUDI. Udhëheqëse artistike ishte Vjollca STAMO. Ludovico Einaudi është një artist prominent nga Italia fqinje, partiturat e të cilit janë interpretuar në skena anembanë botës. Kritika muzikore i përshkruan veprat e tij si “një aliazh ndjesor, ku rrjedhin të alternuara meditimi, imagjinata, trazimi, brishtësia, thellësia e shpërthimi– si në një matricë muzikore që tërheq dhe përhumb ata që e ndjekin”. Gjatë koncertit pianistik, artdashësit patën rast të ndjekin përmes interpretimit të Johan Mukës dhe Ami Mukës, motër e vëlla, ndër pjesët më të mira të Einaudit, si “Elegy for the Artic”, “I giorni”, “Tu sei”, “Night”, “Monday”, “Life”, “Experience”, “Birdsong” etj. Mbështetës: Bashkia e Tiranës. _______________________


66

Projekti i ABC Tirana Club

“Kursim apo investim - Kur është koha?!” (2022) Është edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, që ka organizuar ABC Tirana Club, mbështetur nga Raiffeisen Invest dhe në partneritet me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Synimet ishin për prezantimin në publik të treguesve të pavarur mbi vlerësimet dhe perceptimet e qytetarëve rreth efektivitetit të kursimeve apo qasjen e tyre për kreditimin; ndikimin përmes fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit, sidomos te të rinjtë, për njohjen dhe familjarizimin me konceptet bazike dhe instrumentet për depozitat e kursimit, si dhe qasjen drejt kreditimit bankar; nxitjen e institucioneve publike, sidomos Ministrisë së Arsimit dhe agjencive vartëse të saj, që edukimi ekonomik dhe financiar të jetë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor; nxitjen e institucioneve publike dhe private ekonomike dhe financiare, sidomos rrjetin bankar, që të shtojë angazhimin për edukimin e qytetarëve në praktikat dhe proceset e menaxhimit të financave personale dhe familjare. Komponentët kryesorë të projektit ishin realizimi i sondazhit me konsumatorët, fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut dhe forumi i diskutimit mes ekspertëve. Mbështetës: Raiffeisen Invest dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. _______________________ “Qyteti im evropian”, Edicioni i tretë (2022) U zhvillua me artistë të rinj të arteve pamore në Korçë. 43 autorë, të rinj 15-17 vjeç, paraqitën punimet e tyre në ekspozitën që u organizua në mjediset e Bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit. Qëllimi kryesor ishte


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

67

nxitja e talentit krijues dhe shprehitë artistike mes të rinjve, përmes realizimit të punimeve në pikturë (vizatime, grafika, akuaerele, punime me bojra etj), mbi atë se si ata e mendojnë dhe e perceptojnë qytetin e tyre ideal. Si e mendojnë dhe perceptojnë qytetin me mjedise më të jetueshme, me mjedise më të gjelbërta, me hapësira më të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshtarët e tyre, por dhe me gjeneratat e tjera. Të rinjtë korçarë nga shkolla të ndryshme, i prezantuan vetë punimet tyre, duke treguar fabulën që e ka nxitur të realizojë krijimin e vet artistik. Mbështetës: Banka CREDINS. Partnerë: Qendra Kulturore dhe Bashkia e Korçës. _______________________ “FQINJËT”- Edicioni i Katërt “Sinergji pianistike” (2022) Realizuar nga ABC Tirana Club në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, në sallën e koncerteve të Liceut Artistik “Jordan Misja”. Të pranishmit kanë ndjekur interpretimet e artistëve të talentuar Sandra LAZOVSKA dhe Marija STOJANOVA nga Maqedonia e Veriut; Eleonida ELEZI dhe Adea HALILI nga Kosova; Lejla SULEJMANOVIĆ nga Mali i Zi; Emirhan LATO dhe Ami MUKA nga Shqipëria. Drejtues i projektit, Johan MUKA dhe drejtuese artistike, Vjollca STAMO. Në këtë edicion janë interpretuar vepra nga kompozitorët e njohur evropianë, klasikë dhe bashkëkohorë, si Ludwig van Beethoven, Frédéric Chopin, Joseph Haydn, Robert Schumann,


68

Projekti i ABC Tirana Club

Sergei Rachmaninov, Joseph Haydn, Hans Zimmer, Yann Tiersen etj. Për organizatorët ky format aktiviteti nuk synon konkurrencë mes interpretuesve, por shkëmbim përvoje në angazhimin e tyre artistik. Përmes tingujve pianistikë duam që të prezantojnë vlerat e kulturës evropiane; të forcojnë urat e komunikimit dhe kooperimit mes popujve, por dhe të lëshojnë mesazhe pro integrimit evropian, si një objektiv strategjik për 4 shtetet tona, u shprehën organizatorët. Në kuadër të “Sinergji pianistike” u zhvillua në Tiranë dhe një workshop për alternativat online të mësimit dhe performancës muzikore. Pandemia Covid-19 detyroi zhvillimin e mësimit dhe aktiviteteve artistike online, ndaj dhe artistët e rinj nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria treguan eksperiencat e tyre nga periudha e vështirë e kufizimeve dhe bllokimeve nga masat dhe protokollet që u zbatuan për mospërhapjen e virusit vdekjeprurës. Gjatë workshopit u realizuan dhe interpretime nga pianistët e talentuar të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, si një shkollë me orientim muzikor, nga ku kanë dalë dhe shumë nga artistët e njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mbështetës: Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë. _______________________ Gjithashtu ABC Tirana Club ka dhe projekte të tjera në proces zbatimi, ose në fazën e konceptimit.


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

69

5.3 Si mund të na kontaktosh? ABC Tirana Club duke qenë një grupim studentor dinamik, me shtrirje në pjesën më të madhe të universiteteve publike dhe private të vendit tonë është e arritshme shumë lehtë. Përmes platformës virtuale www.abctiranaclub.wordpress.com, por dhe përmes llogarive në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram ju mund të njiheni me aktivitetin dhe profilin e ABC-së. Mund të vizitoni llogarinë mediacenterabc në YouTube, ku do të gjeni disa përmbajtje audiovizive të publikuara si trajlera promocionale apo kronika të zgjeruara informative mbi projekte të finalizuara ose në proces. Ju mund të shkruani në adresën postare: P/Box: 1402, Tirana/ Albania, mund të shkruani në emailin: abctiranaclub@gmail.com, ose të dërgoni sms, ose mesazh në whatsapp ose viber në 00355693332767 për të marrë përgjigje mbi interesimin tuaj.


70

Projekti i ABC Tirana Club

5.4 “Biblioteka” e ABC Tirana Club

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

Manuali i studentit në kushtet e mësimit online

22

PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE

Dinamika e projektit: ‘Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” Sondazh & forume studentore në Korçë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër

www.abctiranaclub.wordpress.com

KUPTIMI DHE VLERËSIMI NË MËNYRË KRITIKE I PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE NGA STUDENTËT

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës Publikime nga ABC Tirana Club Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

Përfundime kryesore të projektit Shitja e mallrave në dyqane dhe rrjete tregtare me çmime në monedhë të huaj është prezente.

PROCESI I INTEGRIMIT ¦ EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE ¦

Botimet M&B

9 789928 256201

Autoritetet nuk e kanë në fokus monitorimin dhe vlerësimin e rasteve, edhe kur prezantohen në mënyrë të dukshme reklama me oferta çmimesh në monedhë të huaj.

¦

Përdorimi i monedhave të huaja është i lidhur me abuzimet në kursin e këmbimit për klientët, si dhe me evazionin fiskal (hartimi i kuponit nga shitësi).

¦

Autoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për të evituar abuzimet që bëhen përmes vendosjes së çmimeve në monedhë të huaj, për të nxitur sanksione ndaj aplikuesve. Këto masa duhet të merren për atë grup mallrash që janë parësore për konsumatorin shqiptar, duke përjashtuar ato mallra dhe shërbime që dëmtojnë procesin e nxitjes së industrisë turistike, si dhe fluksin e lëvizjes së qytetarëve të huaj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! ¦ Monitorim

tregu

¦ Perceptime ¦ Vlerësime

MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN

të konsumatorëve

të ekspertëve

Mbështetës:

¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum

www.abctiranaclub.wordpress.com

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës Mbështetës:

9 789928 256201

9 789928 256898

Botimet M&B

Në bashkëpunim me:

Tiranë, 2019 9 789928 307187

Tiranë, 2019

Sondazh dhe forume diskutimi

me studentët e universiteteve “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN Mbështetës:

9 789928 307460

¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum

BiBlioteka e lagjes sime Monitorim dhe shqyrtim analitik mbi funksionalitetin e bibliotekave publike në Tiranë

Në bashkëpunim me:

9 789928 307187

Tiranë, 2020

Tiranë, 2019

www.abctiranclub.wordpress.com


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

71


72

Projekti i ABC Tirana Club

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Kursim apo investim - kur është koha?! : edicioni i katërt i programit studentor "Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut / drejtues i projektit Johan Muka ; ABC Tirana Club. - Tiranë : M & B, 2022 74 f. : me foto ; 16x24 cm. ISBN 978-9928-353-90-0 1.Edukimi tregtar 2.Banka dhe veprimtaria bankare 3.Kursime 37 .017 :33 336.72


KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?!

73


74

Projekti i ABC Tirana Club


Katër edicione për programin studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”

ete tregtare me ente.

onitorimin dhe ohen në mënyrë esh në monedhë

htë i lidhur me entët, si dhe me a shitësi).

gjislacionin për es vendosjes së xitur sanksione merren për atë r konsumatorin a dhe shërbime strisë turistike, të huaj brenda

Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! ¦ Monitorim

tregu

¦ Perceptime ¦ Vlerësime

të konsumatorëve

të ekspertëve

ss.com

Tiranë, 2019

të prekur

it, për të

tetarëve,

mbim të

ime dhe

huri dhe

INFORMALITETI DHE QARKULLIMI I PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN Edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”

e dhe ato

¦ Anketë me

e rrjeteve

rmacioni

konsumatorët

us, duke

¦ Fushatë informimi

rmimi sa

dhe ndërgjegjësimi ¦ Forum diskutimi

m

ABC Tirana Club prej vitit 2019, me bashkëpunimin profesional të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffesisen Invest, po aplikon një seri projektesh (edicionesh), të cilat kontribuojnë direkt në dhënien e mesazheve, informacioneve dhe ekspertizës tek publiku, sidomos te të rinjtë. Për stafin e ABC Tirana Club, investimi sado modest, por konkret në edukimin ekonomik dhe financiar të publikut është një instrument jetik në një vend si Shqipëria që aspiron standardet e BE-së, që nxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dhe evazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhe kontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetën veprimtarive kriminale të çdo lloji. Deri më tani ABC Tirana Club ka realizuar katër edicione të programit. -Edicioni i parë: “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, realizuar në vitin 2019;

APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE! Edicioni i tretë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”

l l l

Sondazh me konsumatorët Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi Forum diskutimi

-Edicioni i dytë: “DeCash-izimi kundër informalitetit”, realizuar në vitin 2020; -Edicioni i tretë: “Apliko pagesën elektronike!”, realizuar në vitin 2021; -Edicioni i katërt: “Kursim apo investim - Kur është koha?!” ABC Tirana Club ka nxjerrë në qarkullim katër publikime përmbledhëse të posaçme për secilin edicion, të pajisur me ISBN, të cilat gjithkush që është i interesuar i lexon në print ose virtualisht.

studentor “Edukimi kut”

9, me bashkëpunimin omisë në Universitetin htetjen e Raiffesisen ektesh (edicionesh), të hënien e mesazheve, tek publiku, sidomos

Për më shumë vizitoni: www.abctiranclub.wordpress.com

nvestimi sado modest, onomik dhe financiar nt jetik në një vend si t e BE-së, që nxit dhe lirë dhe konkurrencën omis informalitetin dhe allim korrupsionin dhe n gjithnjë e më shumë do lloji.

ealizuar katër edicione

vetëm në monedhën tin 2019;

undër informalitetit”,

elektronike!”, realizuar

investim - Kur është

rkullim katër publikime ecilin edicion, të pajisur htë i interesuar i lexon

zitoni: dpress.com

283

Kursim apo investim - Kur është koha?! Edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” l l l

Sondazh me konsumatorët Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi Forum diskutimi

Tiranë, 2022

9 789928 353900


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook