
17 minute read
5.2 Projektet konkrete të realizuara
52
Projekti i ABC Tirana Club
Advertisement
5.1 Profili dhe angazhimi i organizatës
ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj. Ajo SYNON një rol proaktiv të të rinjve, veçanërisht studentëve, përmes: - pjesëmarrjes në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes; - për të mbështetur reformat që forcojnë institucionet demokratike dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve; - për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; - për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale. ABC Tirana Club u themelua më 18.10.2017, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, si një organizim me vullnet të lirë, ku aktivistët shprehën gatishmëri të kontribuojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushje të objektivave e synimeve të projekteve dhe programeve që zbatohen. Më 30.07.2018 ABC Tirana Club u regjistrua si organizatë joqeveritare, Qendër, nga Gjykata e Tiranës. ABC Tirana Club është hapësirë mendimi dhe veprimi për të konkretizuar ide dhe projekte, që bashkojnë studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, por dhe nga auditorët e institucioneve të tjera universitare publike dhe private të Shqipërisë. Nismat dhe angazhimet e ABC Tirana Club janë të hapura dhe për ata studentë që vijojnë të shkollohen jashtë vendit, por dhe nxënës të shkollave të mesme. Në angazhimin për realizimin e projekteve ABC Tirana Club është: - e hapur dhe proaktive për bashkëpunim me individë, subjekte dhe institucione në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave; - transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë;
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 53
- e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/ outdoor).
5.2 Projektet konkrete të realizuara
“Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” (2018)
Projekti kishte si objektiv kryesor organizimin e një sondazhi për vlerësimin e perceptimeve dhe gjykimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës mbi procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Përmes një broshure, gjetjet dhe përfundimet e studimit u bënë publike në Ditën e Evropës, 9 maj 2018, duke u shpërndarë tek studentët, shoqëria civile, institucionet kryesore publike etj. Projekti u pasqyrua gjerësisht në mediat 9 789928 256201 kryesore, si dhe rrjetet sociale.
Mbështetës: ABC Tirana Club.
Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh 22
PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE
Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës
Botimet M&B
“Univers mbi tastierë” (2018)
Koncerti pianistik recital “Univers mbi tastierë” u shfaq në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës dhe në Muzeun Historik në Tiranë, në muajin maj 2018, si pjesë e procesit të edukimit kulturor të të rinjve, gjithashtu dhe me mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë. Interpretues ishin Johan Muka dhe Ami Muka, vëlla e motër. Koncerti pati mbulim të gjerë mediatik, ndërkohë që i plotë u emetua nga kanalet e Transmetuesit Publik, RTSH, si dhe të platformës DigitAlb.
54
Projekti i ABC Tirana Club

Mbështetës: Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club. Partner: Shkolla “Besëlidhja”, Lezhë.
“Monitorimi i angazhimit të institucioneve publike për vënien në përdorim të Kartës së Studentit” (2018)
Projekti, që filloi zbatimin në maj 2018, kishte në fokus monitorimin sistematik të institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), për vënien në përdorim të Kartës së Studentit. Për çdo fazë të monitorimit dhe evidentimit të fakteve ka pasur fushatë informimi në media, me informacione dhe artikuj, që kanë pasqyruar realisht çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë zvarritur e nuk kanë bërë institucionet publike për jetësimin e
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 55
një Karte Studenti sa më të dobishme për ta. Pas fillimit të protestave masive të studentëve në të gjitha universitetet e vendit, në dhjetor të atij viti, ku dhe njëra prej kërkesave ishte pajisja me Kartë Studenti, projekti u përmbyll.
Mbështetës: ABC Tirana Club.




“FQINJËT”- Edicioni i parë (2019)
Eventi artistik rajonal angazhoi 4 studentë pianistë nga 4 shtetet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria) me synimin kryesor për të promovuar vlerat kulturore evropiane dhe kombëtare. Si krijim i një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga këto vende, “FQINJËT” është një brand eventi që përsëritet periodikisht, duke mos qenë thjesht një agjendë kulturore, ku artistët nga vendet fqinje interpretojnë pjesë të autorëve më të njohur, por është i konceptuar dhe si një shkëmbim i kulturave mes të rinjve studentë, si një hapësirë edhe për mesazhe pro procesit të integrimit evropian, objektiv strategjik ky për shtetet e rajonit tonë. “FQINJËT” – Edicioni i parë, u realizua në prill 2019 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, duke u mbuluar gjerësisht nga media, ndërkohë që vijon të transmetohet i plotë dhe nga Transmetuesi Publik në Shqipëri, RTSH dhe Transmetuesi Publik në Kosovë, RTK.
Mbështetës: Banka Credins, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club. Partner: Ministria e Kulturës.



“Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” (2019)
Projekti është edicioni i parë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, një seri periodike kontributesh e ABC Tirana Club që si qëllim parësor kishte organizimin e një procesi monitorues dhe një fushate informimi e ndërgjegjësimi të publikut,
56
Projekti i ABC Tirana Club
për të parandaluar dhe evituar fenomenin e shitblerjes që aplikon çmime në monedha të huaja, i cili jep dhe impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori.
Projekti nxiti autoritetet përgjegjëse që të jenë aktive në luftën ndaj abuzimeve me këtë fenomen, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në mbrojtje të konsumatorit. Motoja ishte: KONSUMATORI DUHET TË TRAJTOHET MË MIRË! Forumi i Diskutimit me pjesëmarrjen e grupeve të interesit, që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë të UTsë, pati një mbulim të zgjeruar mediatik.
Mbështetës: Raiffeisen Invest dhe ABC Tirana Club.
Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

“Miq të klimës” (2019)
Eventi artistik “MIQ TË KLIMËS” – informim, ndërgjegjësim, performancë, u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2019, në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, në Tiranë, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë eventit u

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 57
transmetuan dhe mesazhe nga Kombet e Bashkuara për rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe nevojës së përfshirjes së temave të tilla në kurrikulat mësimore të shkollave shqiptare.
Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri.
Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë.
“Media dhe integrimi evropian” (2019)
Projekti synoi tri produkte kryesore: realizimin e një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë;
ndërtimin e një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; si dhe organizimin në përmbyllje të projektit të një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese. Forumi u zhvillua më 9 dhjetor 2019, në sallën “Europa House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të mediave etj.
Mbështetës: Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe ABC Tirana Club.
Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

58
Projekti i ABC Tirana Club
“FQINJËT”- Edicioni i Dytë (2019)
Artistë studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria performuan në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin HARAPI, Bobana DABOVIĆ, Blond KRASNIQI, Tomislav ZOGRAFSKI, Dejan KRDZIĆ, Feim IBRAHIMI, Blagoj CANEV etj.
Protagonistë të edicionit të dytë të FQINJËT, organizuar nga ABC Tirana Club, ishin studentët Denita DEDUSHAJ nga Kosova, Ljubica GAVRILOVIĆ nga Mali i Zi, Petar TRBOJEVIKJ nga Maqedonia e Veriut dhe Johan MUKA nga Shqipëria. Për organizatorët, FQINJËT, si format artistësh të rinj, ka si objektiv të lëvizë kudo në skenat brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.
Mbështetës: Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club.
Partner: Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

“Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” (2020)
Ky projekt i ABC Tirana Club u fokusua tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet në lidhje me “të tjerët”. Target grup ishin studentë nga Universiteti
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 59

“Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Objektivi kryesor ishte që përmes diskutimeve dhe debateve të lira mbi median dhe informimin, të nxitej i menduari kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë dhe dëgjojnë studentët, për të kuptuar dhe identifikuar ato përmbajtje të cilat janë të pabazuara, nuk janë të verifikuara, që kanë dukje atraktive në publik, por realisht keqorientojnë debatin dhe aksionin qytetar, deformojnë vemdimmarrjen. Projekti nuk nxiste identifkimin e medias vetëm si burim dhe reflektim negativiteti në informim, edukim dhe argëtim, por shikimin dhe vlerësimin me realizëm të produkteve të saj, ndezjen e shkëndijave tek të rinjtë, për të qenë jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe si protagonistë seriozë dhe të besueshëm, si aktorë burimorë në media, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale.
Mbështetës: Projekti rajonal “Media për qytetarët – Qytetarët për median” me mbështetjen e fondeve të Bashkimit Evropian.
“DeCashizimi kundër informalitetit” (2020)
Projekti ishte edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi
ekonomik dhe financiar i publikut”. Produktet kryesore ishin organizimi i një fushate ndërgjegjësimi dhe informimi të publikut, duke adresuar mesazhe të drejtpërdrejta përmes mediave klasike dhe
60
Projekti i ABC Tirana Club

online, por dhe hapësirës dinamike të rrjeteve sociale, ku të rinjtë, nxënës dhe studentë, janë shumë të përfshirë. Realizimi i një ankete me konsumatorët, për të kapur vlerësimet dhe qëndrimet e qytetarëve për ndjeshmëritë ndaj parasë cash dhe ndaj parasë elektronike, raportin e atyre që i kanë “larguar” me kohë paranë letër dhe monedhat metalike, duke aktivizuar “rrëshqitjet” e kartës bankare për gjithçka kanë nevojë në treg, për blerjet online, “pro”-të dhe “kundër”-at, për perceptimet ndaj cashless-it etj. Krijimi i një hapësire debati mes studentëve dhe pedagogëve, por dhe ekspertëve të fushës, përfaqësuesve të rrjetit bankar, të medias etj., në një forum diskutimi në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Publikimi i broshurës “Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin” si një dosje, në soft copy dhe hard copy, ku të gjithë të interesuarit gjejnë një kolazh të gjetjeve të anketës së konsumatorëve, mendimeve dhe opinioneve të ekspertëve e analistëve të fushës, por dhe parashtrime, propozime, kritika a reflektime të forumit të diskutimit.
Mbështetës: Raiffeisen Invest dhe ABC Tirana Club.
Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
“Biblioteka e lagjes sime” (2020-2021)
Projekti në radhë të parë kërkon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve lokale, të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të administratës së bashkisë së kryeqytetit, që duhet të bëjnë akoma dhe më shumë, për t’i sjellë bibliotekat e lagjeve në rolin dhe misionin e tyre. Të hartojnë
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 61
politika dhe strategji, të cilat shoqërohen me hapa dhe produkte konkrete në gjallërimin e performancës së tyre, që t’u përgjigjen kërkesave të kohës që kalojmë e sfidave të së ardhmes, të rrisin buxhetin faktik që duhet të shkojë sidomos për shërbimet virtuale në to. Për ta orientuar aktivitetin e bibliotekave në drejtim të plotësimit të kërkesave online për frekuentuesit, që vë në funksion një sistem pajisjesh kompjuterike dhe ofron linjë të shpejtë dhe të sigurtë interneti, me skedarë librash dhe kartela anëtarësie të digjitalizuara.
Mbështetës: LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

“Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” (2020-2021)
Projekti kishte në fokus studentët e universiteteve publike “Ismail Qemali” Vlorë, “Fan Noli” Korçë, “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, “Eqerem Çabej” Gjirokastër dhe “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Synimi i ABC Tirana Club ishte nxitja e ideve dhe iniciativave për përdorimin e aplikacioneve dhe metodave kreative, për të optimizuar sa më shumë angazhimin e studentëve në procesin studimor e kërkimor, për realizimin virtual të ciklit të leksioneve, seminareve, shlyerjen e detyrimeve semestrale, plotësuese dhe vjetore, në kushtet e zhvillimit të kurrikulës në distancë; ndikimi përmes ekspertizës profesionale tek studentët për të menaxhuar sa më mirë procesin e zbatimit të kurrikulës në kushtet e mësimdhënies virtuale; intensifikimi i komunikimit virtual në shërbim të aktivitetit të tyre jashtë auditorëve, në realizimin e nismave, projekteve në fushat e tyre të interesit, duke mos ngadalësuar dhe frenuar rolin dhe ndikimin
62
Projekti i ABC Tirana Club

e tyre individual apo në grup në përmirësimin e kushteve të jetesës, të argëtimit, të kontributit social etj. Në secilin prej universiteteve publike u zhvilluan forume diskutimi, si hapësira të lira për shkëmbimin e pikëpamjeve, në prezencë dhe të ekspertëve IT, në përgjigje të pyetjeve apo interesimit të tyre.
Mbështetës: Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC.
“Qyteti im evropian” – Edicioni i parë (2021)
Projekti ishte një shkëmbim idesh dhe pikëpamjesh mes nxënësve, shprehje e vlerësimeve që ata kishin për mënyrën se si menaxhohet qyteti, si e mendojnë qytetin ideal, qytetin me profil evropian, që ruan standarde për jetesën dhe argëtimin e fëmijëve, por dhe gjeneratave të tjera në komunitet. Me gjuhën e pikturës ata shprehën problematikat që ka qyteti: për mbrojtjen e mjedisit, për reduktimin e ngrohjes globale, për ruajtjen e trashëgimisë dhe historisë, kundër betonizimit dhe ndërtimeve pa kritere urbane etj. Finalizimi ishte hapja e një ekspozite në mjediset e Europe House në Tiranë, ku u përfshinë me punime origjinale, të realizuara 40 nxënës, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të nivelit bazë arsimor, vizatime, grafika, akuarele, punime me bojra etj. Aty u paraqit dhe koleksioni me punime pikture i nxënëses së klasës së shtatë Ami Tartari, përzgjedhur nga profesor Artan Peqini. “Qyteti im evropian” do të organizojë edicione të tjera,
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 63

duke lëvizur dhe në rajone të tjera të vendit, duke angazhuar sa më shumë nxënës nga zonat urbane dhe rurale.
Mbështetës: ABC Tirana Club.
Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
“Apliko pagesën elektronike!” (2021)
Është edicioni i tretë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. ABC Tirana Club në 4 muaj që realizoi këtë projekt synoi nxitjen e publikut, që të informohet dhe ndërgjegjësohet për nevojën e aplikimit të pagesave elektronike; prezantimit të efekteve

64
Projekti i ABC Tirana Club
pozitive dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve, por dhe impaktit në zhvillimin ekonomik, financiar të vendit etj; ekspertëve të fushës, që të jenë aktivë për gjenerimin e diskutimit dhe qarkullimit të ideve dhe pikëpamjeve mbi temën; institucioneve dhe agjencive publike e private, Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë së Arsimit, Bankës Qendrore, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, bankave të nivelit të dytë, Shoqatës Shqiptare të Bankave, qarqeve universitare dhe akademike, shoqatave të konsumatorëve etj., që të intensifikojnë fushatat e informimit dhe edukimit në këto aspekte.
Mbështetës: Raiffeisen Invest dhe ABC Tirana Club.
Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
“Qyteti im evropian”, Edicioni i dytë (2021)
U organizua më 16 shtator 2021, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për mbrojtjen e shtresës së ozonit. Autorë të pikturave ishin rreth 40 nxënës të shkollës “Edith Durham” në kryeqytet, nën kujdesin e
mësueses Ermira Qirko. “Qyteti im evropian” synon të nxisë talentin dhe shprehitë artistike mes fëmijëve, mbi atë se si ata e mendojnë qytetin me mjedise të jetueshme, me mjedise të gjelbërta, me hapësira të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshatarët e tyre. Pjesë e Edicionit të Dytë ishte dhe një bashkëbisedim mes nxënësve dhe ekspertëve nga

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 65
Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri, si dhe u interpretuan pjesë muzikore në violinë.
Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri.
Partnerë: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë.
“FQINJËT”- Edicioni i Tretë (2021)
Mbrëmjen e së premtes, 29.10.2021, në sallën Black Box të Universitetit të Arteve në Tiranë, Johan dhe Ami MUKA ishin protagonistët e eventit artistik FQINJËT, Edicioni i Tretë.

Koncerti iu dedikua krijimtarisë së kompozitorit dhe pianistit italian me famë botërore, Ludovico EINAUDI. Udhëheqëse artistike ishte Vjollca STAMO. Ludovico Einaudi është një artist prominent nga Italia fqinje, partiturat e të cilit janë interpretuar në skena anembanë botës. Kritika muzikore i përshkruan veprat e tij si “një aliazh ndjesor, ku rrjedhin të alternuara meditimi, imagjinata, trazimi, brishtësia, thellësia e shpërthimi– si në një matricë muzikore që tërheq dhe përhumb ata që e ndjekin”. Gjatë koncertit pianistik, artdashësit patën rast të ndjekin përmes interpretimit të Johan Mukës dhe Ami Mukës, motër e vëlla, ndër pjesët më të mira të Einaudit, si “Elegy for the Artic”, “I giorni”, “Tu sei”, “Night”, “Monday”, “Life”, “Experience”, “Birdsong” etj.
Mbështetës: Bashkia e Tiranës.
66
Projekti i ABC Tirana Club
“Kursim apo investim - Kur është koha?!” (2022)
Është edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, që ka organizuar ABC Tirana Club, mbështetur nga Raiffeisen Invest dhe në partneritet me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Synimet ishin për prezantimin në publik të treguesve të pavarur mbi vlerësimet dhe perceptimet e qytetarëve rreth efektivitetit të kursimeve apo qasjen e tyre për kreditimin; ndikimin përmes fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit, sidomos te të rinjtë, për njohjen dhe familjarizimin me konceptet bazike dhe instrumentet për depozitat e kursimit, si dhe qasjen drejt kreditimit bankar; nxitjen e institucioneve publike, sidomos Ministrisë së Arsimit dhe agjencive vartëse të saj, që edukimi ekonomik dhe financiar të jetë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor; nxitjen e institucioneve publike dhe private ekonomike dhe financiare, sidomos rrjetin bankar, që të shtojë angazhimin për edukimin e qytetarëve në praktikat dhe proceset e menaxhimit të financave personale dhe familjare. Komponentët kryesorë të projektit ishin realizimi i sondazhit me konsumatorët, fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut dhe forumi i diskutimit mes ekspertëve.
Mbështetës: Raiffeisen Invest dhe ABC Tirana Club.
Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

“Qyteti im evropian”, Edicioni i tretë (2022)
U zhvillua me artistë të rinj të arteve pamore në Korçë. 43 autorë, të rinj 15-17 vjeç, paraqitën punimet e tyre në ekspozitën që u organizua në mjediset e Bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit. Qëllimi kryesor ishte
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 67

nxitja e talentit krijues dhe shprehitë artistike mes të rinjve, përmes realizimit të punimeve në pikturë (vizatime, grafika, akuaerele, punime me bojra etj), mbi atë se si ata e mendojnë dhe e perceptojnë qytetin e tyre ideal. Si e mendojnë dhe perceptojnë qytetin me mjedise më të jetueshme, me mjedise më të gjelbërta, me hapësira më të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshtarët e tyre, por dhe me gjeneratat e tjera. Të rinjtë korçarë nga shkolla të ndryshme, i prezantuan vetë punimet tyre, duke treguar fabulën që e ka nxitur të realizojë krijimin e vet artistik.
Mbështetës: Banka CREDINS.
Partnerë: Qendra Kulturore dhe Bashkia e Korçës.
“FQINJËT”- Edicioni i Katërt “Sinergji pianistike” (2022)
Realizuar nga ABC Tirana Club në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, në sallën e koncerteve të Liceut Artistik “Jordan Misja”. Të pranishmit kanë ndjekur interpretimet e artistëve të talentuar Sandra LAZOVSKA dhe Marija STOJANOVA nga Maqedonia e Veriut; Eleonida ELEZI dhe Adea HALILI nga Kosova; Lejla SULEJMANOVIĆ nga Mali i Zi; Emirhan LATO dhe Ami MUKA nga Shqipëria. Drejtues i projektit, Johan MUKA dhe drejtuese artistike, Vjollca STAMO. Në këtë edicion janë interpretuar vepra nga kompozitorët e njohur evropianë, klasikë dhe bashkëkohorë, si Ludwig van Beethoven, Frédéric Chopin, Joseph Haydn, Robert Schumann,