
2 minute read
inteligjente e studentëve
10
Projekti i ABC Tirana Club
Advertisement
Ai ka falënderuar Fakultetin e Ekonomisë, që për të katërtin vit rresht është bashkëpunues për konceptimin dhe realizimin e programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Dihet që një bërthamë e mirë e ABC Tirana Club janë studentë të këtij fakulteti. Jo vetëm, dekani, profesor Dhori, por dhe shumë pedagogë janë mbështetës dhe ndjekës konkretë të aktivitetit tonë.
“Një falënderim edhe për Raiffeisen Invest, që na mbështet në rrugëtimin tonë, një mbështetje që është shndërruar në produkte konkrete për të ndikuar sado pak përmes fushatave të informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, sidomos të rinjve. Ne e vlerësojmë suportin konkret nga Raiffeisen Invest, sepse është një investim i dobishëm për ne studentët, për të na përfshirë që tani në auditor në monitorime, vlerësime dhe analiza të aspekteve të ndryshme ekonomike e financiare. Vlerësojme shumë këtë mbështetje të Raiffeisen Invest për të katërtin vit radhazi, për koordinimin dhe punën e mirë e të shëndetshme të realizuar përgjatë këtyre viteve. Ne si ABC Tirana Club nuk kemi asnjë kompleks apo kufizim që mbështetemi nga një bankë. Në edicionet e këtij programi studentor ka pasur edhe kritika për sistemin bankar, për mjaft aspekte të performancës së tyre. Po të shikoni publikimet që janë bërë në kuadër të programit ‘Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut’ aty ka dhe kritika dhe sugjerime dhe askush nga Raiffeisen Invest nuk na ka thënë asnjë fjalë apo koment. Edhe kjo duhet pëshëndetur nga mbështetësi”, tha Johan Muka.
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 11
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Dr. Dhori Kule, tha se ishte pjesëmarrës në të gjitha edicionet e programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” dhe se do të vijonte ta bënte një gjë të tillë në vijim. Ai nënvizoi faktin se bëhej fjalë për një angazhim konkret të studentëve, që ka zgjuar interes në fakultet, por dhe në institucionet publike dhe jopublike që janë fokusuar te ekononomia dhe financat.
“Edukimi për publikun është një zgjedhje inteligjente e studentëve, pasi ky proces ndihmon në kuptimin nga qytetarët të koncepteve bazë që u shërbejnë atyre por dhe zhvillimeve në vend. Ne do të vijojmë të mbështesim aktivitete të tilla, do të jemi krah studentëve. Shikoni çfarë ndodh: ka një kombinim në këtë sipërmarrje, janë studentët e ABC Tirana Club që kanë konceptuar dhe po zbatojnë idenë, është Fakulteti i Ekonomisë që bashkëpunon, është dhe Raiffeisen Invest si mbështetës financiar. Pra, jemi në ndërthurrje logjike të interesave të përbashkëta të këtyre grupeve të interesit. Fakulteti Ekonomisë është
