1 minute read

4.3 Si i menaxhojnë qytetarët kursimet e tyre?

48

Projekti i ABC Tirana Club

Advertisement

me pedagogët për të kontribuar në problematikat me natyrë ekonomike dhe financiare. “Edukimi për publikun është një zgjedhje inteligjente e studentëve, pasi ky proces ndihmon në kuptimin nga qytetarët të koncepteve bazë që u shërbejnë atyre por dhe zhvillimeve në vend. Ne do të vijojmë të mbështesim aktivitete të tilla dhe do të jemi në krah të studentëve”, citohet Prof.Dr. Kule nga ATSH.

ata.gov.al/2022/05/12/ kursimi-apo-investimikur-eshte-koha-forum-mestudente-e-pedagoge-tefakultetit-te-ekonomise/

Forumi u pasqyrua gjerësisht dhe në faqen zyrtare online të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë. Veç informacionit mbi punimet e forumit ishin përfshirë dhe foto e video të ndryshme. “Në Fakultetin e Ekonomisë, pedagogë, ekspertë dhe studentë morën pjesë të martën, me datë 10.05.2022 në forumin “Kursimi apo investimi - kur është koha?” Depozitat e kursimeve janë një çështje personale dhe familjare, por lidhen po ashtu dhe me zhvillimin ekonomik dhe financiar të një vendi. Janë rezerva potenciale që po të lëvizin me efektivitet, si duhet dhe kur duhet, kanë ndikim jo vetëm tek individi dhe familja, por dhe tek gjithë zhvillimi shoqëror i një vendi. Forumi është pjesë e projektit studentor që po zbaton prej

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 49

rreth dy muajsh ABC Tirana Club dhe është Edicioni i Katërt i programit “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” që ka nisur prej vitit 2019” – shkruhej mes të tjerave në website-n e Fakultetit të Ekonomisë.

https://feut.edu.al/lajmerime/1499-zhvillohet-ne-fakultetine-ekonomise-forumi-me-teme-kursimi-apo-investimi-kur-eshtekoha

Informim me tekst, foto dhe video qarkulloi dhe përmes rrjeteve sociale, në llogarinë e ABC Tirana Club, si dhe ato të aktivistëve apo bashkëpunëtorëve.

Televizioni i dedikuar ekonomisë, SCAN TV, më datë 18 maj 2022, vuri në fokus projektin studentor “Kursimi apo investimi – kur është koha?” gjatë transmetimit të emisionit START. Drejtuesi i projektit Johan MUKA ishte ftuar në bisedë me gazetaren Vjola GREMI. Si i menaxhojnë qytetarët shqiptarë kursimet e tyre? Sa dhe si ata janë të gatshëm për t’i kthyer kursimet në investime? Në ç’nivel njohin procedurat bankare? Këto dhe të tjera aspekte u diskutuan live për rreth 20 minuta në SCAN TV, një televizion, që në muajt e fundit ka dalë për shikuesit me një programacion të ri.

50

Projekti i ABC Tirana Club

This article is from: