
3 minute read
e nivelit të dytë më dembele
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 21
së ndershme e të pastër, dhe alternativat më komode për bankat e nivelit të dytë për investimin në borxhin e brendshëm publik, bonot e thesarit, po ashtu riinvestimi i fondeve të lira në instrumente investimi tërheqëse e me risk të ulët jashtë vendit e ka zbehur rolin kontributiv të depozitave e rritjes së tyre në kreditimin e ekonomisë e efiçencën e tyre.
Advertisement
Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që qytetarët të nxiten (orientohen) drejt investimit – d.m.th. t’i drejtohen bankave për portofole të ndryshme kreditimi për nevojat që ata kanë?
Ka shumë faktorë që mund të nxitin rritjen e kërkesave për kredi e sidomos të shkallës së plotësimit të tyre nga banka. Do të rreshtoja shkurt disa që funksionojnë në të dy krahët: huadhënësit, bankat dhe huamarrësit, individët që duan të startojnë apo zhvillojnë bizneset. Cilësia e planbizneseve dhe mungesa e garancive si kolateral nga këndvështrimi i bankës. Vështirësitë e ndjeshme në tregtimin e kolateraleve, ulin rolin e tyre ose rritin kërkesat nga bankat për cilësi e sasi kolaterali që të mund të rikuperojë kreditë e pakthyera apo borxhin e keq e pa shpresë arkëtimi. Niveli i lartë për shkak të riskut i interesave të kredisë, mungesa e skemave mbështetëse nga shteti si dhe dhënia e garancive shtesë për bankat në mbështetje të bizneseve si pagimi i një pjese te normave të interesit, etj, Klima jo miqësore ndaj bizneseve të vogla e mungesa e veprimit të ligjit në raste konfliktesh për probleme biznesesh. Problematika e pronësisë, ligji i pronave etj. Kohët e fundit po del në pah mungesa e fuqisë punëtore e sidomos asaj të kalifikuar e me moshë të re. Diversifikimi më i mirë i riskut të kredisë, pra edhe zbutja e kushteve të kreditimit dhe zgjerimi i fushave nga ana e bankave, pra marrja e pak më shumë risku në kreditë që ofrohen. Mungesa e edukimit financiar në qytetarët që tentojnë të iniciojnë apo zgjerojnë bizneset
Si e vlerësoni ju nivelin e edukimit financiar të popullatës në vendin tonë? Çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes?
Siç e përmenda edhe më sipër, ka ende probleme me edukimin financiar ndonëse në gjeneratën e re në atë të qasjes më të madhe me teknologjinë dhe digjitalizimin ka fakte inkurajuese, Lipset të forcohet ai në forma të ndryshme, duke filluar nga përfshirja e
22
Projekti i ABC Tirana Club
njohurive ekonomike e financiare në edukimin shkollor, e pse jo, edhe në universitete, në specialitete që lidhen me ekonominë, si fakultetet inxhinierike, të bujqësisë, të mjekësisë, etj. Roli i mediave duhet të jetë më i madh për edukimin financiar, me emisione, biseda apo rubrika të caktuara. Vetë bizneset e interesuara duhet ta kenë pjesë të agjendës së tyre të zhvillimit mbështetjen e trajnimeve për kontigjentet njerëzore që ata synojnë të përfshijnë në bizneset e tyre, Ofrimi e nxitja në formën online e guidave, esse-ve trajnuese, modeleve e shembujve të suksesshëm në biznese, etj, për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve në iniciativat e biznesit. Transparenca më e madhe financiare e bizneseve, botimi online i bizneseve të tyre dhe i raporteve financiare, çka rrit informacionin, njohuritë çfarë ndodhi në biznese dhe qartëson fushat ku mund të operohet.
2.3 Fatos Çoçoli4: Bollëku i parave letër nga depozitat i bën bankat e nivelit të dytë më dembele
Treguesit e sistemit bankar flasin për tendencë të qëndrueshme të rritjes së depozitave të kursimeve të qytetarëve në banka. Cilat mendoni ju se janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tonë?
Janë disa arsye: Së pari, është vështirësia për të investuar paratë në forma investimi si fonde investimesh, bono thesari dhe obligacione, për shkak të mungesës së informacionit të plotë për këto mundësi. Së dyti, pasiguria për vendin e punës dhe mungesa e perspektivës, bën që qytetarët të vijojnë të mbajnë paratë në depozita bankare si garanci për një ditë më të keqe që mund të vijë. Së treti, vështirësia për t’i impenjuar paratë në investim vetjak qoftë dhe mikro, në një nismë biznesi të vogël, të
4 Ekspert në media për çështje të ekonomisë.