Johan MUKA - ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

Page 1

Edicioni i pestë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” l Sondazh l Fushatë informimi & ndërgjegjësimi l Forum diskutimi me ekspertët Tiranë, 2022 Çfarë duhet të dimë për kriptomonE dhat?

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

Edicioni i pestë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”

Drejtues i projektit: Msc. Johan MUKA l Sondazh l Fushatë informimi & ndërgjegjësimi l Forum diskutimi me ekspertët

Tiranë, 2022

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 1

Projekti i ABC Tirana Club

Botues:

www: abctiranaclub.wordpress.com Email: abctiranaclub@gmail.com P/Box: 1402, Tirana, Albania Tel: 00355693632767

Drejtues i projektit: Msc. Johan MUKA

Grupi i punës: Prof.Asoc.Dr. Edlira MArT iri, Msc. igli TOLA, Msc. Klarenc HAJDËrLLi, Endi MULLAJ, Ergild TANE, Enida HAJDËrLLi dhe Tomas TErEZi.

Fotoreporter: Maks HAXHiA

Design & Layout: Bujar KArOSHi

iSBN: 978-9928-387-23-3

© ABC Tirana Club

Ky botim është pjesë e projektit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”, që është edicioni i pestë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Club e ka nisur që në vitin 2019 në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Edicioni u mbështet nga Programi B4Students. Pikëpamjet dhe vlerësimet që prezantohen në këtë botim, janë përgjegjësi e ABC Tirana Club, dhe jo domosdoshmërisht janë të njëjta dhe me pikëpamjet e vlerësimet e mbështetësit.

Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike

Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr.9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603 (Viber). Tel. 068 65 08 441 (WhatsApp). E-mail: mbbotime@gmail.com

Tiranë, 2022

2

ABC Tirana Club e përfshiu paranë virtuale në një edicion të veçantë të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” bazuar në të paktën dy arsye kryesore:

- së pari, kjo temë u propozua natyrshëm në edicionin e katërt, në maj të vitit 2022, ku një pjesë e diskutimit mes pedagogëve, studentëve dhe ekspertëve u fokusua te kriptomonedhat. Në filozofinë e angazhimit të ABC Tirana Club është orientimi tek propozimet dhe sugjerimet që vijnë nga grupet e interesit, me qëllimin për të zbatuar projekte konkrete që janë pjesë e diskutimit në publik;

- së dyti, sepse paraja virtuale lidhet me ndjeshmërinë që ka sidomos në radhët e të rinjve për të. Të rinjtë janë padyshim shumë afër teknologjisë së informacionit, përdorimit në shkallë të gjerë të internetit, apo të pajisjeve dhe aplikacioneve nga më të fundit, ndaj dhe ABC Tirana Club nuk mund të qëndronte indiferente ndaj këtij realiteti.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 3

Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402 Tiranë. Email: abctiranaclub@gmail.com Më shumë info: www.abctiranaclub.wordpress.com apo në llogaritë e ABC Tirana Club në rrjetet sociale.

4
Projekti i ABC Tirana Club

PËRMBAJTJA

KAPITULLI 1 KUJDES DHE NJOHURI PËR TË PASUR NJË ORIENTIM SA MË TË MIRË NË TREG

1.1 Fokusi te kriptomonedhat si orientim tek propozimet dhe sugjerimet që vijnë nga grupet e interesit .................... 9

1.2 Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim ......................... 11

1.3 investimi në kriptomonedha nuk duhet të realizohet pa ekspertizën dhe pa dijet e kërkuara ............................... 13

1.4 Në rastin e qarkullimit të parave virtuale banka nuk është ndërmjetës .......................................................... 16

1.5 Njoftim për median ............................................................. 21

KAPITULLI 2 ANALIZA E EKSPERTËVE MBI AKTUALITETIN DHE PERSPEKTIVËN E PARASË VIRTUALE

2.1 Edukimi në lidhje me kriptomonedhat duhet të ecë paralelisht me edukimin financiar në përgjithësi .............. 24

2.2 Kriptomonedhat janë më atraktive për investitorët riskor dhe evazor ................................................................. 27

2.3 Për disa, fjala “kriptomonedhë” shihet akoma si një term ekzotik që do të gjenerojë më shumë klikime ..... 30

2.4 Kuadri ligjor jofunksional dhe i paplotësuar me aktet nënligjore ............................................................. 34

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 5

KAPITULLI 3 SONDAZHI: PERCEPTIME DHE VLERËSIME MBI KRIPTOMONEDHAT

3.1 Karakteristika të kampionit të përdorur ............................ 38 3.2 Modeli i pyetësorit të shpërndarë ...................................... 39 3.3 Treguesit kryesorë të përftuar ............................................ 44 3.4 Sondazhi tërheq vëmendjen e medias ................................ 50

KAPITULLI 4 HAPËSIRA PROMOCIONALE PËR AKTIVITETIN E ABC TIRANA CLUB 5.1 Profili dhe angazhimi i organizatës ..................................... 58 5.2 Projektet konkrete të realizuara ......................................... 59 5.3 Si mund të na kontaktosh? ................................................. 76 5.4 “Biblioteka” e ABC Tirana Club .......................................... 77

Projekti
Club 6
i ABC Tirana

Kapitulli i

KUJDES DHE NJOHURI PËR TË PASUR NJË ORIENTIM SA MË TË MIRË NË TREG

1.1 Fokusi te kriptomonedhat si orientim tek propozimet dhe sugjerimet që vijnë nga grupet e interesit

1.2 Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim

1.3 investimi në kriptomonedha nuk duhet të realizohet pa ekspertizën dhe pa dijet e kërkuara

1.4 Në rastin e qarkullimit të parave virtuale banka nuk është ndërmjetës

1.5 Njoftim për median

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 7

1.1 Fokusi te kriptomonedhat si orientim tek propozimet dhe sugjerimet që vijnë nga grupet e interesit

Në sallën e konferencave të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, më datë 21 Nëntor 2022, u zhvillua Forumi i diskutimit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”. ABC Tirana Club kishte ftuar studentë e pedagogë, ekspertë të fushës, përfaqësues të OJF-ve dhe medias. Përmbledhtazi po prezantojmë në vijim disa nga opinionet dhe vlerësimet e shprehura gjatë debatit. Msc. Johan MUKA, drejtues i ABC Tirana Club dhe i grupit të punës në projekt, përmendi në fjalën hapëse synimet dhe objektivat e programit “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”.

“ABC Tirana Club është duke realizuar Edicionin e Pestë të këtij programi, i cili ka startuar në vitin 2019, përmes një bashkëpunimi shumë të frutshëm dhe profesional me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Synimi ka qenë dhe mbetet që përmes “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” të nxitet interesi i

Projekti i ABC Tirana Club 8

qytetarëve, sidomos i të rinjve, mbi aspekte ekonomike dhe financiare. Të nxiten më shumë institucionet publike, sidomos Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si dhe agjencitë varëse të saj që, edukimi ekonomik dhe financiar të jetë më shumë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor.

Nga viti 2019, kur filloi zbatimi i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, janë realizuar katër edicione. Edicioni i Parë - “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, viti 2019.

Edicioni i Dytë - “DeCash-izim vs informalitet”, viti 2020. Edicioni i Tretë - “Apliko pagesën elektronike”, viti 2021. Edicioni i Katërt - “Kursim apo investim - kur është koha?”, që u realizua në maj vitit 2022.

Ju falënderoj shumë që jeni prezent në këtë forum diskutimi, që zhvillohet në kuadër të Edicionit të Pestë, të cilin ia kemi dedikuar kriptomonedhave. Paraja virtuale nuk është më ‘e nesërmja’, ajo është ‘e sotmja’ në zhvillimet ekonomike dhe financiare në rang global dhe atë kombëtar. Është një pjesë dinamike që ndikon në tregjet financiare. Përfaqësues të qeverive, të sistemit bankar, ekspertë dhe studiues të ndryshëm e kanë në agjendën e tyre të hulumtimit dhe rregullimit, qarkullimin e parasë virtuale. Sot kriptomonedha është pjesë e agjendave të debatit - fuqia reale e saj, roli, ndikimi, efektet në tregjet botërore dhe ato kombëtare etj.

ABC Tirana Club e përfshiu paranë virtuale në një edicion të veçantë bazuar në të paktën dy arsye kryesore:

-së pari, kjo temë u propozua natyrshëm në edicionin e katërt, në maj të këtij viti, 2022, ku një pjesë e diskutimit mes pedagogëve, studentëve dhe ekspertëve u fokusua te kriptomonedhat. Në filozofinë e angazhimit të ABC Tirana Club është orientimi tek propozimet dhe sugjerimet që vijnë nga grupet e interesit, me qëllimin për të zbatuar projekte konkrete që janë pjesë e diskutimit në publik;

ÇFARË
9
DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

-së dyti, sepse paraja virtuale lidhet me ndjeshmërinë që ka sidomos në radhët e të rinjve. Të rinjtë janë padyshim shumë afër teknologjisë së informacionit, përdorimit në shkallë të gjerë të internetit, apo të pajisjeve dhe aplikacioneve nga më të fundit, ndaj dhe ABC Tirana Club nuk mund ti qëndronte indiferente këtij realiteti.

Edhe në target të sondazhit, që është realizuar për këtë projekt janë studentët, nga universitetet publike dhe ato private. Gjetjet e sondazhit secili nga ju i ka në tryezë, por më pas do të kemi dhe një insert audioviziv përmbledhës, që do ti paraprijë dhe diskutimit të sotëm.

“Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!” vjen si bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, e përsëris: një partner i qëndrueshëm dhe mjaft i dobishëm i ABC Tirana Club në këtë program studentor. Edicioni po realizohet edhe falë mbështetjes nga programi B4Students, si një konkretizim i angazhimit që ky program ka në mbështetje të ideve dhe planeve të të rinjve.

Gjej rast që në këtë pjesë hapëse të Forumit të falënderoj Fakultetin e Ekonomisë për vijueshmërinë e bashkëpunimit për të gjitha edicionet e deritanishme të programit tonë “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Po ashtu, jemi shumë falënderues dhe për programin B4Students që po na mbështet në kë edicion të pestë. Kujtojmë me mirënjohje gjithashtu dhe mbështetjen e katër edicioneve të para të këtij programi nga r aiffeisen invest Në këtë pjesë hapëse të Forumit, më lejoni të jap fjalën prof.dr Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, që jo vetëm na ka mbështetur që kur këtë program studentor e kemi pasur thjesht një ide në janar të vitit 2019 – por që na ka sugjeruar dhe propozuar sistematikisht në çdo forum që kemi realizuar – në favor të përmirësimit të fokusit dhe performancës sonë. Ju falenderoj!”

Projekti
10

1.2 Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof.dr Dhori Kule, ka qenë pjesëmarrës në të katër forumet e mëparshme që janë realizuar në kuadër të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Në fjalën e tij përshëndetëse të forumit të pestë ai u ndal më shumë te besimi i publikut në performancën bankare.

“Ky aktivitet i organizuar sot është në kuadër të misionit që ka universiteti dhe arsimi i lartë në përgjithësi. E vlerësoj vijueshmërinë e përfshirjes së ABC Tirana Club, tematikat që ajo zgjedh për të zhvilluar dhe performuar tek publiku, me anë të diskutimeve që përfshijnë studentët, pedagogët dhe ekspertët e fushës.

Tematika konkrete, e cila do të trajtohet sot, lidhet me një problematikë mjaft domethënëse në sistemin bankar. Bankat kanë në themel të funksionimit të tyre besimin e publikut, të subjekteve, të depozituesve si pronarë realë të fondeve. Pra, në themel është besimi dhe çdo mesazh që trondit besimin është shqetësues për sistemin bankar.

rëndësi ka që përmes këtyre aktiviteteve të përçohet besim tek sistemi, pasi çdo keqinformim apo spekullim në përhapjen e informacioneve jep efekte negative tek publiku, ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe financiar. Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim, në të kundërt stimulohet kaos te njerëzit, te mendimet dhe vendimmarrjet e tyre.

E dimë se Shqipëria është përballur me disa kriza, njëra prej tyre ishte dhe kriza e vitit 2014, e cila solli një pasojë konkrete në tronditjen

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 11

e nivelit të besimit në pronarët realë të tyre, siç janë vetë depozituesit. Një tronditje e besimit të tyre, do të sillte ‘hedhjen në erë’ të krejt sistemit. Në vitin 1997 sistemi qarkullonte 2 miliardë dollarë, sot në sistem janë mbi 10 miliardë dollarë, gjë e cila do të sillte përmasa katastrofike në rast tronditjeje të besimit të depozituesve.

Prandaj, unë kam bindje dhe besim, që analiza e përftuar nga pyetësorët e realizuar nga ju, mësimet e marra nga tekstet teorike dhe aktivitetet praktike të zhvilluara ose jo drejtpërdrejt nga ju, të cilat mund të kenë ndodhur në sistem në ekonomi të ndryshme më të sigurta dhe të qëndrueshme, do të përcjellin mesazhin e duhur, pa cënuar në asnjë moment, sigurinë e sistemeve bankare. Me studimin dhe përfundimet që do të nxirrni do të kontribuoni drejtpërdrejt në shtimin e këtij besimi.

Msc. igli Tola, pedagog, në rolin e moderatorit të forumit, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke filluar nga studentët, të cilët, siç tha ai, janë faktori më i rëndësishëm i këtij fakulteti, pa të cilët ne nuk do ishim këtu sot, si dhe duke vijuar me pedagogët e ftuar, specifikisht nga Departamenti i Financës, Statistikës dhe informatikës së Zbatuar si dhe Kontabilitetit, për t’i dhënë vlerë të shtuar debatit të sotëm.

Projekti i ABC Tirana Club 12

“Do të doja ta nisja këtë bisedë me qasjen ndaj kriptovalutave në tërësi, në mos vlerësimin e tyre si një instrument financiar të shkëputur, por si pjesë e sistemit financiar, bankar, ekonomik, por dhe se si prezenca e tyre ndikon drejtpërdrejt në nivelin e besueshmërisë në sistemin në tërësi.

Gjithashtu, duke marrë shkas nga të dhënat e sondazhit që është realizuar për këtë projekt, theksojmë se media është kanali kryesor i marrjes së informacionit lidhur me kriptovalutën, sipas gjetjeve të dala. Media, përpos impaktit pozitiv që ka në ndarjen e informacionit, ka një ndikim tejet të madh lidhur me fake news, por dhe përhapjen e informacionit të sponsorizuar, në tërësi nuk përmbajnë vërtetësi dhe realitet në to dhe si këto informacione të pavërteta. Të gjitha këto informacione të pavërteta ose gjysmë të vërteta, mund të ndikojnë drejpërdrejt në besueshmërinë e konsumatorëve, të cilët kryesisht janë të rinj, por dhe në vendimmarrjen që ata bëjnë në treg, e cila shpeshherë mund të derivojë në atë të gabuar”.

1.3 Investimi në kriptomonedha nuk duhet të realizohet pa ekspertizën dhe pa dijet e kërkuara

Prof.asoc.dr. Edlira Martiri u ndal në ndërhyrjet e saj tek disa koncepte thelbësore lidhur me kriptomonedhat.

“Aktualisht 3 komponentë kryesorë bashkëshoqërojnë informacionin e domosdoshëm për kriptomonedhat. Fillimisht, komponenti kryesor është të qenit një instrument financiar. Më pas, teknologjia

ÇFARË DUHET TË DIMË
13
PËR KRIPTOMONEDHAT?

është një komponent i rëndësishëm, e cila thekson se çfarë nevojitet për të ndërtuar apo përdorur kriptomonedhat. Ndërsa, komponenti i tretë, i cili duhet patjetër të plotësohet, është pjesa e juridiksionit, ose pjesa e ligjit.

Për këtë arsye investitorët, ose përdoruesit e kriptomonedhave, duhet të kenë informacion mjaft të mirë dhe të gjerë lidhur me këto tri fusha, për të kuptuar jo vetëm se si ato funksionojnë, zhvendosen në tregjet financiare ku qendrojnë, por mbi të gjitha dhe për të kuptuar në të ardhmen se çfarë mund të ndodhë me to.

Nga të paktat vende të botës, Shqipëria ka një ligj, jo për të përdorur kriptomonedhat, por një ligj për të ndërtuar sistemet e decentralizuara. Sa i përket përdorimit të tyre apo investimit në to, sigurisht jemi të lirë, por duhet që të realizohen deklarimet përkatëse. Ligji në fuqi nuk është i plotësuar në tërësi, pasi ka ende aspekte të cilat nuk janë të parashikuara në nevojat që kanë operacionet me kriptomonedha për të qenë sa më transparente me qytetarët e Shqipërisë.

Disa statistika lidhur me kriptomonedhat: qarkullojnë rreth 6000 të tilla dhe ‘ambasador’ i kriptovalutave në përgjithësi, si monedha e parë e krijuar, por dhe me vlerën më të lartë në treg aktualisht është Bitcoin. Aktualisht në Shqipëri janë rreth 30.000 zotërues, ose portofole aktive, pasi një përdorues mund të ketë disa

Projekti
ABC
Club 14
i
Tirana

DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

portofole për aryse, personale, financiare, strategjike etj. Përkthyer kjo vlerë, në rreth 1% të popullatës shqiptare është aktive në tregun e kriptomonedhave. Vlera e portofoleve, sipas Scan TV, është rreth 6.2 miliardë dollarë, shifër e cila nuk është e vogël. Shqipëria është e treta në rajon, mbas Serbisë dhe Kosovës. 60% e portofolit në tregun shqiptar, janë në kriptomonedhën Ethereum, ndoshta kjo prej vlerës jo dhe aq të lartë të saj krahasuar me Bitcoin, por dhe prej teknikës së ndërtimit apo qasjes që ka pasur në ekspansionin që ka në të gjitha fushat e dijes.

Sipas gjetjeve të sondazhit të ABC Tirana Club, të intervistuarit duken që janë më shumë të interesuar lidhur me investimin në kriptomonedha, ku nëse do të shkonim në një vend tjetër, fokusi do të qëndronte më shumë tek përdorimi i tyre. Në vende të ndryshme, qytetarët kanë mundësi, që me anë të një aplikacioni, të realizojnë pagesa duke përdorur kriptomonedhat, kundrejt shërbimeve të rëndomta që ata marrin në përditshmërinë e tyre. Unë besoj që ky realitet do të vijë dhe tek ne, paçka se hapat duket se janë të avashtë prej situatës globale, asaj në Ukrainë dhe me një krizë të brendshme të kriptomonedhave. Para pak kohësh, njëri prej këmbyesve kryesorë të kriptomonedhave, FTX, pësoi tronditjen më të madhe. Mund të cilësohet ky si ‘dimri’ i kriptomonedhave, i cili do të kalojë sipas studiuesve, me një përshtatje të situatës në të ardhmen e afërt.

Nuk është aspak e vështirë të investohet në kriptomonedha, por asnjëherë, një gjë e tillë nuk duhet të realizohet pa ekspertizën e kërkuar dhe nivelin e duhur të dijeve dhe njohurive në këtë fushë, pasi marzhi i gabimit është i lartë në këtë treg të paeksploruar ende mirë. Prezenca e ligjit është e rëndësishme, por duhet bërë një pyetje drejtuar vetes, që pse ne duhet të ishim ndër vendet e para që ndërmarrim hapa konkrete me përfshirje në kuadrin ligjor, ndërkohë që nuk kemi teknologjinë, mekanizmat auditues, një sistem finaciar të sigurtë dhe të qëndrueshëm, në raport me rajonin, Evropën apo dhe vetë botën, por dhe institucione ligjore të konsoliduara, të cilat në dijeninë time mungojnë, sa i takon çështjeve që lidhen me kriptomonedhën apo kriptoasetet”.

ÇFARË
15

1.4 Veprimet me kriptomonedhat nuk realizohen me bankën si ndërmjetës

Prof.asoc.dr. Brunilda Duraj në fjalën e saj falënderoi ABC Tirana Club dhe Fakultetin e Ekonomisë, që dha mundësinë e realizimit të këtij Forumi diskutimi, në vijim të të gjitha diskutimeve dhe nga institucione të tjera të rëndësishme si FMN lidhur me digital money, inflacionin në situatën aktuale e shumë aspekte të tjera ekonomike.

“Kriptomonedha është një nocion, i cili pavarësisht të dhënave të sondazhit, ku publiku njihet më tepër nëpërmjet medias, rishtazi, është bërë pjesë dhe e kurrikulës në Fakultetin e Ekonomisë, duke u ndalur në aspekte teorike, praktike, avantazhe dhe disavantazhe të ndryshme të koncepteve kryesore. Gjej rastin të përmend gjithashtu se në vitin 2020 është miratuar ligji për tregun e kapitalit, i cili përfshin dhe konceptin e kriptomonedhës ose kriptoasetit. Në këtë fokus, në trajtimet e ndryshme gjatë zhvillimit të lëndëve në Fakultet, jemi ndalur tek veprimet, risqet, avantazhet, disavantazhet e kësaj monedhe.

Në sondazh, vura re se kriptovaluta, më së shumti nga të intervistuarit, shihej si një veprimtari spekulative e cila të çonte në fitime të shpejta. Edhe pse publiku më së shumti mendon kështu, detyra jonë është të edukojmë brezat e rinj, duke u ndalur tek risqet që shoqërojnë operacione të tilla me këto monedha.

Përsa i përket lëndëve të tregut financiar, nëpër media apo revistave të ndryshme financiare, jepen qartë të gjitha veprimet që bëhen nëpërmjet kriptovalutave të cilat qarkullojnë, ku duhet theksuar se janë të shumta në lloje. Për këtë fakt, shpeshherë nga padija dhe joshja për fitim të shpejtë, investitorët individualë keqorientohen drejt humbjes. Paçka se kemi të bëjmë me novacione financiare, kur

Projekti i ABC Tirana Club 16

flasim për veprimet me kriptomonedhat, në fokus gjithmonë duhet të mbetet stabiliteti i sistemit bankar. Banka është një nga institucionet financiare që i jep besim publikut dhe këto janë investime të tjera të cilat momentalisht po realizohen në paralel.

Në shumë vende të tjera, si p.sh., Britania e Madhe, ka pasur tentativa nga Banka Qendrore, për krijimin e kriptovalutave. Edhe pse vendet e tjera kane ecurinë e tyre lidhur me qasjen ndaj kriptovalutës dhe në Shqipëri është miratuar një ligj i cili është i plotë dhe në përputhje me legjislacionin e vendeve të tjera, të zhvilluara, të cilat janë përfshirë më shumë në tregun e kriptovalutave, përsëri mendoj se jemi pak herët që të mendojmë se bankat tona mund të arrijnë një nivel të tillë, e më vonë të arrihet të realizohen operacione të ndryshme në përditshmëri.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi një qasje sa më të mirë ndaj avantazheve dhe disavantazheve, formave të veprimtarisë, pra të kemi njohuri sa më të plota. Element shumë i rëndësishëm, dallues, lidhur me kriptovalutat i cili duhet përmendur është se, gjatë realizimit të operacioneve apo veprimeve të ndryshme me to, shmanget tërësisht ndërmjetësimi bankar. Kjo duhet theksuar dhe duhet bërë e qartë tek investitori se veprimet me kriptomonedhat nuk realizohen me bankën ndërmjetës, pasi kjo e fundit është jashtë sistemit”.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 17

Eksperti i i T-së, Denis Kasaj, përmendi faktin e përballjes me rregullime ligjore të menjëhershme, si pasojë e ekzistencës së personave të cilat duan të gjenerojnë të ardhura të shumta në mënyrë të menjëhershme, por nga ana tjetër dhe si pasojë e vjedhjeve dhe ndërhyrjeve të ndryshme që janë bërë në sisteme. “Për të shmangur këto raste kur biem pre e këtyre manipulimeve apo vjedhjeve, është shumë i nevojshëm informacioni dhe edukimi duke filluar nga të rinjtë dhe më gjerë”. Prof.dr. Fatmir Mema, zëvendesdekan i Fakultetit të Ekonomisë, shprehu mendime mbi angazhimin në tregun e kriptovalutave.

“Unë në këtë panel jam i disavantazhuar nga mosha dhe njohuritë. Por pse e them këtë? Gjëja e parë që kam mësuar dhe më ka mbetur në mendje, është se paratë janë po ato, janë vetëm xhepat e pronarëve që ndryshojnë. Ky investim, në rastin personal më duket shumë riskoz dhe me shumë mundësi korruptive dhe pastrim parash. Nëse unë ia besoj paratë e mia, dikujt që as e njoh, as e kam parë dhe në rast se i humbas, s’di ku t’i kërkoj.

rikthehemi tek viti 1997, kur shumë njerëz ëndërruan se do të fitonin shumë nga përfshirja në skemat piramidale, por në një moment ku besimi dukej se kishte prekur majat, të gjithë humbën. Në këtë rast, kam dyshime shumë të mëdha në këtë lloj veprimi. Jam pro veprimeve virtuale dhe online, njëkohësisht, kundër veprimeve me para në dorë, cash, pasi di kujt t’ia kërkoj, di kujt ia kam besuar

Projekti i ABC Tirana Club 18

dhe di që kam mbrojtjen e shtetit tim. Por, në rastin tjetër, të aplikimit të kriptovalutave dhe veprimeve me to, nuk e kam mbrojtjen e shtetit tim.

Mund të jem i gabuar, kur mendoj se nuk është e ardhmja, por mendoj se duhet shumë kujdes dhe njohuri, për të pasur një orientim sa më të mirë në treg. Ne të ekonomisë ‘tradicionale’, jemi më të qëndrueshëm në zgjedhje, por theksoj se jam kundër veprimeve me para në dorë, pasi ato rrisin mundësinë për korrupsion, mashtrime, evazion dhe jam pro veprimeve online.

Bursat kanë shumë vite që janë krijuar, por përsëri ka shumë njerëz të cilët edhe sot e kësaj dite humbin në sistemin e tyre plot rregulla dhe filtra, ku është deri diku e pamundur të humbësh. Humbin si pasojë e padijes apo keqinformimit, i cili është shumë i rëndësishëm, jo vetëm në këtë fushë për të cilën po diskutojmë, por në çdo fushë të mundshme”.

Prof.dr. ingrid Shuli, u shpreh se kriptomonedhat janë një çështje shumë e ndjeshme, ndaj dhe falenderoi ABC Tirana Club që e ka bërë pjesë të programit informues dhe ndërgjegjësues. “Më vjen mirë që trajtohet në trajtën e një bashkëbisedimi mes studentëve dhe pedagogëve të fushës. Unë jam në linjë me përgjigjet nga sondazhi, por dhe me opinionin e prof. Brunildës.

Në vitin 2019 kam qenë e ftuar në një kongres të kontabilistëve në Londër, Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe në një nga sesionet, trajtohet pikërisht një standard i ri për kriptomonedhat. Pra, po flitet lidhur me çështjen dhe po punohet, por ende në vitin 2022 nuk ka dalë ende një standard.

Pikërisht fakti që po punohet për të patur një standard, dëshmon qartë se kjo është e ardhmja. Kjo nuk do të thotë që nuk janë risqet

ÇFARË
19
DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

e mëdha, apo që publiku nuk duhet të jetë i informuar, apo edukuar dhe të dijë të zgjedhë mes 6000 kriptomonedhave të ndryshme që qarkullojnë dhe shtohen dita-ditës”.

Msc. Jorgo Çipa, pedagog, u ndal në gjetjet e sondazhit që u prezantua në forum.

“Vërejmë se pjesa më e madhe e të anketuarëve, janë informuar nga rrjetet sociale. Ne e dimë që rrjetet sociale kanë qëllim kryesor, paraqitjen e së vërtetës, por ndonjëherë këtë të vërtetë e nxjerrin më të bukur se sa është. Për këtë arsye të anketuarit priren të jenë më pozitivë, në vijim të pyetësorit, pikërisht, prej këtij realiteti të bukur që ata shohin në media dhe rrjete sociale, për kriptomonedhat. Kriptomonedhat janë e ardhmja, duam apo nuk duam ne dhe na paraqiten 2 ekstreme, përballë. Nga njëra anë është sistemi bankar, i cili është aty prej vitesh, i sprovuar, me problemet e veta, por i besueshëm, ndërkohë nga ana tjetër kemi sistemin e kriptomonedhave, i cili aktualisht, priret të jetë jo fort i besueshëm, jo fort i qëndrueshëm, por me kalimin e kohës këto dy ekstreme do të bashkohen nëpërmjet ligjit, audituesve, por dhe përparimit dhe aprovimit të teknologjisë. Faktikisht është e vertetë që në portofolat e kriptomonedhave janë realizuar sulme dhe ndërhyrje të shumta, por ama ka pasur dhe sulme në sistemin tradicional bankar, të cilat kanë qenë më të pakta në raste. infrastruktura inxhinierike dhe teknike, kriptomonedhat i bën të cënueshme.”

Projekti i ABC
Club 20
Tirana

1.5 Njoftim për median

Qendra studentore ABC Tiranas Club në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e programit B4Students zhvilluan ditën e henë, 21 Nëntor 2022, ora 10:00, Forumin e Diskutimit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Edicionit të Pestë të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Club e realizon prej vitit 2019.

Të ftuar ishin studentë dhe pedagogë, ekspertë, përfaqësues të OJF-ve, medias etj.

Gjatë Forumit u fol mbi realitetin e kriptomonedhave në Shqipëri, për legalizimin e kësaj pjese të tregut, për legjislacionin e miratuar si dhe sfidat për të ardhmen. Në aktivitet u prezantua dhe një sondazh me 300 të pyetur mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre mbi kriptomonedhat, për gatishmërinë dhe hezitimin e qytetarëve për t’u përfshirë në qarkullimin e parave virtuale.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof.dr. Dhori Kule ka përgëzuar studentët për përfshirjen në një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut, aq më tepër kur fokusohen dhe në tema që kanë ndjeshmëri tek qytetarët. “rëndësi ka që përmes këtyre aktiviteteve të përçohet besim tek sistemi, pasi çdo keqinformim apo spekullim në përhapjen e informacioneve jep efekte negative tek publiku, ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe financiar. Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim, në të kundërt stimulohet kaos te njerëzit, te mendimet dhe vendimmarrjet e tyre”.

Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan Muka, tha se organizata është prej më shumë se katër vitesh në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë duke konkretizuar programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, me synimin “të nxisë interesin e publikut, sidomos të të rinjve, mbi aspekte ekonomike dhe

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 21

financiare. Të nxisë më shumë institucionet publike, sidomos Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, si dhe agjencitë në varësi të saj që, edukimi ekonomik dhe financiar të jetë më shumë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor”.

Nga viti 2019 ABC Tirana Club, ka realizuar disa edicione. Edicioni i Parë ishte “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”; viti 2019. Edicioni i Dytë mbi “DeCash-izim vs informalitet”, viti 2020. Edicioni i Tretë titullohej “Apliko pagesën elektronike”, viti 2021. Edicioni i Katërt ishte “Kursim apo investim - kur është koha?”, realizuar në maj të vitit 2022. Aktualisht po zhvillohet Edicioni i Pestë titulluar “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”, ku veç Forumit të diskutimit me ekspertët dhe zhvillimit të sondazhit, është përfshirë dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi me publikun.

ABC Tirana Club Tiranë, 21.11.2022

www.abctiranaclub.wordpress.com

Projekti
22
i ABC Tirana Club

Kapitulli ii

ANALIZA E EKSPERTËVE MBI AKTUALITETIN DHE PERSPEKTIVËN E PARASË VIRTUALE1

2.1

Edukimi në lidhje me kriptomonedhat duhet të ecë paralelisht me edukimin financiar në përgjithësi

2.2 Kriptomonedhat janë më atraktive për investitorët riskor dhe evazor

2.3 Për disa, fjala “kriptomonedhë” shihet akoma si një term ekzotik që do të gjenerojë më shumë klikime

2.4 Kuadri ligjor jofunksional dhe i paplotësuar me aktet nënligjore

1 Ky projekt përfshiu dhe realizimin e disa intervistave me ekspertë dhe njohës të fushës. Drejtuesi i projektit, Msc. Johan MUKA, i drejtoi të njëjtat pyetje Prof.asoc.dr. Edlira MARTIRI; Msc Igli TOLA, Rubin HAXHIYMERI dhe Lorenc RABETA pas të cilave ata kanë shprehur opinione dhe vlerësime të ndryshme mbi të sotmen dhe të ardhmen e tregut të kriptomonedhave.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 23

Prof.asoc.dr. Edlira Martiri2:

Edukimi në lidhje me kriptomonedhat duhet të ecë paralelisht me edukimin financiar në përgjithësi

Si e karakterizoni ju gjendjen e veprimtarive të lidhura me kriptomonedha në vendin tonë aktualisht?

Në lidhje me zhvillimin e kriptomonedhave në vendin tonë, mendoj se jemi në të njëjtat nivele ose pak më ulët se ç’është dhe inovacioni, digjitalizimi, apo zhvillimi i teknologjive financiare në përgjithësi. Më së shumti, komunitetet e angazhuara në këtë fushë janë si prodhues (miners) apo investitorë në kriptomonedha, kurse zgjidhje teknologjike që përfshijnë sistemet blockchain, ende nuk po shohim të kenë depërtuar e të kenë sukses në treg (përjashto ndonjë startup në fazë ideimi apo produkti minimal – Minimum Viable Product). Mbetemi në pritje të shohim zgjidhje që vërtetë bazohen në sistemet blockchain, që transaksionet i ekzekutojnë në ndonjë nga rrjetet dhe kriptomonedhat ekzistuese (p.sh. Ethereum e lehtëson mjaft këtë).

Cilët janë sipas jush elementet që i favorizojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Faktorët kryesorë që favorizojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat janë të ndryshëm. Një iniciativë pozitive duket se është dhe rregullimi i një pjese të legjislacionit në lidhje me regjistrat e shpërndarë, por përsa kohë ai nuk është ende tërësisht i plotësuar me të gjithë aktet nënligjore, nuk mund ta masim dot saktë. Ka shumë

2 Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në lëndët “Siguria e informacionit”, “Sisteme Shfrytëzimi”, “Çështje të Avancuara të Sigurisë së informacionit” dhe “Programim i Avancuar në Web”.

Projekti i ABC Tirana Club 24

iniciativa, ka një komunitet i T mjaft të gjallë, i cili e sjell shpeshherë në vëmendje përdorimin e kriptomonedhave dhe zhvillimin e zgjidhjeve teknike me anë të tyre.

Cilët janë sipas jush elementet që i pengojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Ka disa elemente që i pengojnë këto veprimtari. Kështu, kemi faktorë ekonomikë, duke qenë vend në zhvillim (prandaj dhe kemi shumë investitorë, rreth 30,000 në Shqipëri, dhe pothuajse asnjë produkt), kemi dhe faktorë që lidhen me të shkuarën tonë (firmat piramidale – gjë që e bën përdoruesin joprofesionist të ndërmarrë risqe përsipër, si dhe atë profesionist të jetë tejet i kujdesshëm dhe i frenuar), apo faktorë të tjerë kulturorë. Një aspekt tjetër, që haset shpesh në komunitetet i T – të cilët janë komunitetet kryesore të zhvillimit të zgjidhjeve bazuar në blockchain – është dhe dinamizmi i burimeve njerëzore në vitet e fundit, shoqëruar kjo dhe nga një valë emigrimi e një përqindjeje të lartë në vende të tjera. Por, padyshim që pengesa kryesore lidhet me edukimin e qytetarëve, programe studimi jo të azhurnuara me teknologjitë e reja, apo jo të orientuara drejt tregut global.

Si vlerësoni kuadrin ligjor në fuqi në vendin tonë mbi veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat?

Në këndvështrimin tim, ky kuadër mund të vazhdojë të plotësohet me të gjitha aktet nënligjore të domosdoshme, por ajo që mbetet ende për t’u saktësuar nga organet kompetente, është dhe politika e thithjes së burimeve të domosdoshme njerëzore, ekspertizës në fushat e i T, ekonomisë, dhe ligjit, agjencive audituese, agjencive të dedikurara në sigurinë e informacionit, pastrimit të parave, auditimit teknik dhe shumë e shumë entitete të tjerë të domosdoshëm, që jo vetëm duhet të funksionojnë në mënyrë mjaft profesionale, por edhe duhet të rakordohen qartësisht me njëra-tjetrën. Jam njohëse e mirë e një ligji të ngjashëm në Maltë, kam qenë për disa kohë në kontakt me kolegë atje në formë vullnetare, pikërisht për të kuptuar më qartë pengesat dhe oportunitetet e mundshme të zhvillimit të sistemeve bazuar në blockchain dhe di të them që është një sipërmarrje mjaft e madhe.

ÇFARË
25

Sipas mendimit tuaj, a janë të gatshme institucionet publike dhe jopublike në vendin tonë për trajtimin e veprimtarive te lidhura me kriptomonedhat?

Ato institucione që kanë lidhje direkte, sic janë bankat dhe bizneset, apo indirekte, siç mund të jenë akademitë, mendoj se janë të gatshme dhe kanë filluar të interesohen në shfrytëzimin e potencialit që kanë sistemet blockchain. Mendoj se ato publike nuk e kanë ende në fokus këtë zhvillim, madje ato mendoj se janë disa hapa pas në informatizimin e duhur dhe digjitalizimin e thjeshtë të proceseve të veta, siç edhe e ka treguar për fat të keq viti i fundit, ku vendi ynë është gjetur përballë entiteteve kërcënuese që kanë arritur të thyejnë sistemet dhe infrastrukturat publike. Mendoj që për ta është tepër e parakohshme të përfshijnë këto teknologji të avancuara në realizimin e qëllimeve që kanë.

Si do të ishte efektiv, sipas jush, një proces i edukimit të publikut shqiptar për trajtimin e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat? Çfarë duhet të bëjnë institucionet publike? Po ato private?

Në vendet e zhvilluara janë jo vetëm qeveritë e organizatat, por shoqëria vetë që përgjithësisht ndërgjegjësohet për përqafimin e zgjidhjeve të reja e lehtësuese teknologjike. Në kontekstin shqiptar, mendoj se avancimi i edukimit në lidhje me kriptomonedhat duhet të ecë paralelisht dhe me edukimin financiar në përgjithësi. ABC Tirana Club, përgjatë edicioneve të ndryshme të organizuara në lidhje me të rinjtë, ka nxjerrë disa fakte interesante përsa i përket financave, blerjeve online dhe përdorimit të teknologjive të reja. Gjithsesi, sistemi arsimor, arsimi i mesëm, por edhe pavarësia që gëzojnë institucionet e arsimit të lartë (iAL) duhet të jenë pararojë në edukimin e të rinjve. Në fakt, ka disa iniciativa pozitive në këtë drejtim, ku disa lëndë, ato të tregjeve financiare, apo të cështjeve të avancuara të sigurisë së informacionit, informojnë studentët e masterave përkatës rreth teknologjive blockchain dhe kriptomonedhave. A mjafton? Sigurisht që duhet më tepër, madje Fakulteti i Ekonomisë në UT, mendoj se duhet të konsiderojë përfshirjen edhe më të qëndrueshme në këtë drejtim, pasi zotëron të gjitha kapacitetet akademike dhe hulumtuese

Projekti i ABC Tirana Club 26

për të qenë promotor dhe gjenerator idesh dhe burimesh njerëzore në fushën e teknologjive financiare, siç rezulton i suksesshëm në drejtimet e tjera.

Çfarë opinioni keni për trajtimin që i bëhet në median shqiptare veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat?

Media është një nga aktorët që mendoj se ka krijuar një edukim më substancial në lidhje me kriptomonedhat. Ka mjaft emisione, artikuj, trajtesa, debate, të cilat ndihmojnë në edukimin e shoqërisë në lidhje me kriptomonedhat. Mendoj se të gjithë këta aktorë: bizneset, media, akademitë, qeveria të gjejnë materialin e duhur përbashkues, ngjitës, që në të ardhmen të shohim më shumë iniciativa dhe zgjidhje teknologjike bazuar në blockchain. Msc. Igli Tola3: Kriptomonedhat janë më atraktive për investitorët riskor dhe evazor

Si e karakterizoni ju gjendjen e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë aktualisht?

Jo më larg se para një dekade prania e kriptomonedhave në botë filloi të merrte jetë. E nënvlerësuar nga faktorët e mëdhenj financiarë, bota e kriptomonedhave filloi të rritej hap pas hapi. E njëjta gjë ndodhi edhe në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit me shtimin e pranisë së lajmeve, të cilat lidhen me kriptomonedhat në botë më shumë qytetarë kanë patur kuriozitetin që të informohen më tepër mbi tregun e kriptomonedhave. Sot mes

3 Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në lëndët “Tregje dhe institucione Financiare” dhe “Taksim Biznesi”.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 27

bisedash, sidomos të të rinjve, të cilët janë edhe më të informuar rreth kësaj monedhe, nuk mungojnë shakatë dhe as investitorët e këtyre monedhave. Shumë prej tyre ndonëse në vlerë të vogël, kanë provuar tashmë që të zotërojnë dhe investojnë në këto lloj valutash me besimin që do jetë diçka e cila do t’ju sjellë benefite financiare.

Cilët janë sipas jush elementet që i favorizojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Ndër elementet kryesorë nxitës mund të themi është edhe pasja e një baze ligjore paraprake që në vitin 2019. Ndërkohë, që Këshilli i Ministrave ka miratuar pas një viti vendimin që i hap rrugë zyrtarisht zbatimit të ligjit për lejimin e monedhave virtuale në Shqipëri. Me vendimin, qeveria ka përcaktuar kushtet për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për ato kompani që do të licensohen në fushën e kriptomonedhave, që do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit. Njëkohësisht, të qenit një ekonomi me nivel të lartë informaliteti, përpjekjet për pastrim parash e bëjnë më atraktiv këtë formë investimi për këto lloj investitorësh riskor, por edhe evazor.

Cilët janë sipas jush elementet që i pengojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Ndër faktorët kyç që mund të listonim karshi frenuesve të përkrahjes së kriptove në Shqipëri do të mund të listonim mungesën e informacionit në masë, por edhe shkalla e lartë e dyshimit dhe mosbesimit të qytetarëve tanë në sistemet financiare në tërësi (kjo edhe si rezultat i ndodhive me firmat piramidale në vitet 1997). Gjithashtu, edhe mosplotësimi i bazës ligjore me të gjitha aktet nënligjore, rregulloret që definojnë dhe rregullojnë këtë sektor përfundimisht pengon ardhjen e investorëve seriozë në këtë industri të re.

Si vlerësoni kuadrin ligjor në fuqi në vendin tonë mbi veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat?

Shqipëria ka miratuar ligjin 66-2020, në 21 maj të vitit 2020 në të cilën ka bërë dhe një rregullim ligjor me mënyrën e transaksionit me mënyrën e krijimit të bursave dhe personave që do merren me krijimin

Projekti i ABC Tirana Club 28

DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

e tyre, që janë dhe agjentë të tregtimit. Ky është një hap shumë cilësor dhe avangardë në Europë, mjaftoj t’u përmend që ne ishim të tretët në Europë, që kemi bërë një ligj të tillë për kriptomonedhat, dhe ky ligj për tu vënë në zbatim ka nevojë dhe për aktet nënligjore. Ndonëse me bazë ligjore, aktiviteti i kriptomonedhave nuk është se ka njohur ndonjë rritje me ndikim ekonomik të lartë në vendin tonë. Për më tepër rastet e bizneseve, të cilat pranojnë shkëmbimin e këtyre monedhave në lekë janë shumë të pakta, të paktën ato të cilat veprojnë në mënyrë formale. Ky fakt shërben për të kuptuar që prania ligjore është e mangër dhe e pjeshme, përsa kohë nuk ka arritur të formalizojë sektorin, vendosë rregulla loje dhe insistoj në zhvillimin e sektorit me investime nga privatë vendas apo të huaj.

Sipas mendimit tuaj, a janë të gatshme institucionet publike dhe jopublike në vendin tonë për trajtimin e veprimtarive te lidhura me kriptomonedhat?

instancat publike vijojnë të mos e kuptojnë shkallën e përhapjes së këtyre veprimtarive, duke ua bërë kështu atyre akoma më të vështirë zbatimin e ligjeve. Pavarësisht, se duket se ka një vullnet përmes plotësimit të kuadrit ligjor, mungojnë ekspertiza, burimet për çuarjen më tej të këtyre objektivave. Kësisoj jo vetëm për tani, por edhe në një interval minimalisht afatmesëm trajnimi rigoroz i veprimtarive me kripto do të jetë një mision i vështirë për organet publike. E aq më e largët bëhet edhe momenti kur ne do të mund të diskutonim me kompentencë për lejimin e Kriptove edhe si mjete alternative përkundrejt lekut shqiptar.

Si do të ishte efektiv, sipas jush, një proces i edukimit të publikut shqiptar për trajtimin e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat? Çfarë duhet të bëjnë institucionet publike? Po ato private?

Organet publike duhet të punojnë për aftësimin e stafeve të Agjencia e Mbikqyrjes Financiare, Banka e Shqipërisë etj, për të qenë në nivelin e detyrave që do të duhet të përballojnë jo larg në lidhje me luftimin e problematikave të ardhura nga abuzimet me Kripto. Kjo duke u bërë në rakordim me sektorin privat dhe partnerët

ÇFARË
29

ndërkombëtarë njëherazi. Paralelisht, fonde duhet të alokohen edhe në drejtim të sensibilizimit dhe edukimit të masave në lidhje me këtë risi financiare, që do të na përfshijë të gjithëve shpejt; duke nisur së pari me të rinjtë, studentët dhe duke u zgjeruar më pas me kalimin e kohës edhe në grupmoshat e tjera.

Çfarë opinioni keni për trajtimin që i bëhet në median shqiptare veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat?

Media sikundër çdo aktorë tjetër ekonomik në vend mund të themi se ka bërë pak ose aspak në këtë kuadër. Duke u mjaftuar me vetëm publikimin e rasteve të mashtrimeve, laboratorëve të prodhimit të Bitcoin etj. Pa i hyrë në analizë me themel problemit, e aq më pak për të përmbushur sadopak misionin e saj edukues, përpos atij informues.

Rubin Haxhiymeri4:

Për disa, fjala “kriptomonedhë” shihet akoma si një term ekzotik që do të gjenerojë më shumë klikime

Si e karakterizoni ju gjendjen e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë aktualisht?

Veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në Shqipëri janë kryesisht të lidhura me aktivitete të retail investing, pra investitorë individualë që kanë dhe ushtrojnë një interes të caktuar në tregun e kriptomonedhave. Aktivitetet mund të zbërthehen më tej në menaxhimin e portofolave individuale (p.sh. shitblerje asetesh kripto, këmbim/konvertim të kriptoaseteve) si edhe farming (gjenerim

Projekti i ABC Tirana Club 30
4 Kompania Fintech “Product Delivery and Growth Lead Cardo.al”

DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

kriptoasetesh nëpërmjet proceseve si p.sh. mining). Përsa i përket pamjes në retail investing, Chainanalysis (kompani amerikane e specializuar në analiza të sektorit blockchain), cituar nga Albanian Post, në prill të vitit 2022, ka evidentuar se mbi 50% e portofolave të lokalizuar në Shqipëri posedojnë Ethereum, 25% Stablecoins, 10% Bitcoin dhe pjesa e mbetur tokena alternative.

Cilët janë sipas jush elementet që i favorizojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Mungesa e instrumenteve financiare në treg ku një publik i interesuar mund të përfshihet. [instrumentet e deritanishme të disponueshme për publikun e gjerë janë depozitat (interes i ulët), bonot e thesarit (afati i maturimit), real estate (çmim i lartë barriere për t’u përfshirë) dhe retail equity investment (i limituar në pak platforma digjitale bankare)]. Kripto në këtë skenar ofron alternativa me barrierë të ulët hyrjeje. Natyra spekulative e tregut që mund të sjellë fitime të shpejta, nëse mundësi të caktuara pikasen dhe shfrytëzohen në kohën e duhur. Perceptimi i kriptos si një domein i rregulluar nga teknologjia (algoritmi) dhe jo individët/entitetet shtetërore. Mungesa e edukimit financiar.

Cilët janë sipas jush elementet që i pengojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Mungesa e volumit të veprimtarisë në kripto nuk është domosdoshmërisht një indikator negativ. Së pari, sepse tregu është shumë spekulativ dhe kushdo që investon në këtë treg duhet të jetë komod me mundësinë e humbjes së investimit, nga cilido prizëm (retail dhe institutional investing). Së dyti, sepse në botë tani po shikojmë një “Crypto Winter/Dimër i Kriptos” të lidhur ngushtësisht me falimentimin e platformave të shkëmbimit të kriptove dhe si rrjedhojë, rënies së besimit dhe vlerës në shumë kriptoasete. Përsa i perket mungesës së veprimtarisë në vend, nga krahu i investitorëve retail do të përmendja mungesën e edukimit financiar (evidentimi dhe vlerësimi i riskut), si edhe mungesën e kapitalit (përmendim edhe një herë që është një kapital që duhet të jemi komod nëse mund të humbë). Nga krahu tjetër, legjislacioni në fuqi në Shqipëri është

ÇFARË
31

i hartuar duke pasur në mendje futjen e operatorëve, të cilët do të shfrytëzonin Shqipërinë si bazën e tyre të operimit dhe me klimën aktuale të tregut, dhe me klimën aktuale e parashikoj të vështirë që të ndodhë.

Si vlerësoni kuadrin ligjor në fuqi në vendin tonë mbi veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat?

Kuadri i veprimtarisë në kriptomonedha në republikën e Shqipërisë rregullohet nëpërmjet ligjit 66/2020 si edhe VKM Nr.708, datë 24/11/2021. Kuadri rregullator është një kuadër i pranueshëm, i cili përcakton llojet e operatorëve, licencat, detyrimet si edhe kushtet që duhen plotësuar prej gjithsecilit. Ky është një kuadër ligjor i hartuar për mundësimin dhe rregullimin e operimit në treg të aktorëve që dëshirojnë që të kenë bazën e tyre operative në Shqipëri, apo edhe aktorëve lokalë që dëshirojnë të shërbejnë në tregun shqiptar [Bursa, exchange dhe brokera]. Por mbeten vende për përmirësim: shembulli konkret do të ishte trajtimi i një ferme kriptomonedhash. Çfarë statusi dhe license duhet të ketë ky subjekt? Është një rast që ka vend për interpretim.

Sipas mendimit tuaj, a janë të gatshme institucionet publike dhe jopublike në vendin tonë për trajtimin e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat?

Mendoj që “Dimri i Kriptos” e bën më të vështirë këtë diskutim pasi besimi në këtë klasë asetesh sot ndodhet në minimumin e vet historik. Kjo situatë ndikon drejpërdrejt në deshirën dhe incentivat për të përvetësuar njohuri si edhe për të trajtuar këto veprimtari në plan afatgjatë nga institucionet, edhe pse mund të ketë një interes të shëndetshëm për të kuptuar dhe për t’u thelluar në implementimet teknike të blockchain. Përsa i perket përqafimit nga institucionet private, ky është një proces tërësisht subjekt i politikave të tyre të brendshme dhe besoj se analiza e detajuar e risqeve të përfshira merr pozicion primar në çdo diskutim dhe vendim. Tregjet financiare janë tregje besimi dhe ajo çka nuk do t’i duhej momentalisht tregut në Shqipëri do të ishte një krizë besimi.

Projekti i ABC Tirana Club 32

KRIPTOMONEDHAT?

Si do të ishte efektiv, sipas jush, një proces i edukimit të publikut shqiptar për trajtimin e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat? Çfarë duhet të bëjnë institucionet publike? Po ato private?

Strategjitë e operimit të secilit institucion janë individuale. Duke u referuar përsëri çështjes së edukimit financiar, mendoj që komunikimi dhe mbikomunikimi janë veglat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin. Në rastin e institucioneve financiare, kjo mund të bëhet nëpërmjet një seksioni të dedikuar në faqet e tyre web. Përsa i përket institucioneve të edukimit, sidomos universiteteve, duhet më tepër kohë e dedikuar dhe material per t’u trajtuar me studentët, sidomos me studentët e ekonomisë/financës dhe shkencave kompjuterike si fusha me interes të drejtpërdrejtë. Universitetet publike gjithashtu mund të kenë një efekt edhe më të madh në ndërgjegjësimin e komuniteteve ku ato operojnë.

Çfarë opinioni keni për trajtimin që i bëhet në median shqiptare veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat? Duhet më shumë punë kërkimore nga gazetarët që mbulojnë tematikën e kriptos. Gjithashtu, media mund të luajë një rol në edukimin e publikut duke i lënë vend ekspertëve të flasin për temën. Dhe kur them ekspertë, e kam fjalën tek specialistët e financës/riskut financiar/shkencave kompjuterike si edhe specialistëve me eksperienca të qenësishme në tregun e kriptomonedhave në krahun e investitorëve institucionalë. Shoh gjithashtu që ka mbulesë të ngjarjeve relativisht të përcipta. Shoh që shpeshherë kërkohen tituj bombastikë dhe nuk ka një mbulim të plotë për specifikat e një ngjarjeje apo një aksioni hetimor. Nga disa, fjala kriptomonedhë shihet akoma si një term ekzotik që do të gjenerojë me shumë klikime. Në fund, publiku nuk kupton dinamikën e vërtetë të ngjarjes dhe nuk përfiton një pamje të qartë të ngjarjes.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR
33

Lorenc Rabeta5: Kuadri ligjor jofunksional dhe i paplotësuar me aktet nënligjore

Si e karakterizoni ju gjendjen e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë aktualisht?

Zhvillimi është minimal, qoftë edhe krahasuar me rajonin apo me gjerë. Pak portofole, pak investime, pak start-up-e (madje më rezulton se eshtë vetëm 1). Pati një moment lulëzimi ‘mining’, por lidhej me shanset që jepte informaliteti i mjedisit shqiptar.

Cilët janë sipas jush elementet që i favorizojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Për momentin ka pak elemente favorizuese, thjesht bazohet në zhvillime sporadike nga të rinj entuziastë mbi këtë treg, apo me njohuritë mbi të, të marra kryesisht jashtë kufijve.

Cilët janë sipas jush elementët që i pengojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Kryesisht mungesa e një kuadri rregullator, dhe kufizimet që ka tregu shqiptar sa i përket tregjeve financiare në përgjithësi.

Si vlerësoni kuadrin ligjor në fuqi në vendin tonë mbi veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat?

Aktualisht kemi një ligj që duhet të rregullojë këtë treg, por jofunksional, i palotësuar me aktet nënligjore dhe i papërshtatur me pjesën tjetër të legjislacionit që rregullon veprimtaritë financiare.

Projekti i ABC Tirana Club 34
5
Gazetar në SCAN TV.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

35

Sipas mendimit tuaj, a janë të gatshme institucionet publike dhe jopublike në vendin tonë për trajtimin e veprimtarive te lidhura me kriptomonedhat?

institucionet publike me plot gojën jo, diçka më ndryshe paraqitet sektori privat, gjithsesi, janë raste sporadike, dhe jo një frymë.

Si do të ishte efektiv, sipas jush, një proces i edukimit të publikut shqiptar për trajtimin e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat? Çfarë duhet të bëjnë institucionet publike? Po ato private?

Duke ditur se vetëm 40% e popullsisë në moshë aktive kanë një kartë bankare, mendoj se do duhet shumë për të arritur te ‘crypto-t’. E shoh procesin shumë më të ngadaltë sa i përket administratës, diçka më të gjallë nga subjektet private.

Çfarë opinioni keni për trajtimin që i bëhet në median shqiptare veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat?

Gjejnë pak hapësirë, edhe për shkak se veprimet me to brenda territorit shqiptar janë disi të komplikuara e kalojnë në disa ndërmjetës.

36
Projekti i ABC Tirana Club

Kapitulli iii

S ONDAZHI: PERCEPTIME DHE VLERËSIME MBI KRIPTOMONEDHAT

3.1 Karakteristika të kampionit të përdorur

3.2 Modeli i pyetësorit të shpërndarë

3.3 Treguesit kryesorë të përftuar

3.4 Sondazhi tërheq vëmendjen e medias

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 37

3.1 Karakteristika të kampionit të përdorur

Pyetësori u shpërnda në radhët e studentëve. Numri i tyre ishte 300, të përzgjedhur në nivelin e parë dhe të dytë të studimeve (Bachelor dhe Master), në rrjetin universitar publik dhe jopublik në kryeqytet. Ndarja e tyre sipas universiteteve ishte:

Universiteti

Universiteti Politeknik

Universiteti Tiranës

Universiteti Evropian i Tiranës

Universiteti Luarasi Albanian University

Nr. 115 90 35 35 25

Përqindje 38% 30% 12% 12% 8%

Ndarja gjinore ishte 161 meshkuj dhe 139 femra, kurse mosha mesatare e të pyeturve ishte 21.7 vjeç.

r aporti gjinor numerik r aporti gjinor përqindje

F 139 46%

M 161 54%

Sa i takon nivelit të studimeve të dhënat e kampionit jepen në tabelën vijuese.

Nr. i studentëve Në përqindje

Bachelor 142 47%

Master Shkencor 89 30%

Master Profesional 69 23%

Projekti
38
i ABC Tirana Club

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

39

Sondazhi u realizua për 12 ditë, nga data 18 – 29 tetor 2022, një periudhë kohore e mjaftueshme për plotësimin e 300 pyetësorëve. Kushti për të konsideruar si të pavlefshëm një pyetësor ishte kur studenti/studentja nuk përgjigjeshin për të paktën dy nga pyetjet. Përcaktimi kohor u kushtëzua nga data e fillimit të vitit akademik 2022 - 2023, kur studentët ishin rikthyer në auditorë. Përpunimi të dhënave u realizua më 29 tetor deri 2 nëntor 2022. Pas kësaj ABC Tirana Club qarkulloi publikisht të dhënat e përftuara në hapësirën e webiste-t të saj apo dhe përmes medieve të ndryshme.

Modeli i pyetësorit të shpërndarë PYETËSOR Projekti studentor “Përdorimi i parasë
Të dhëna të përgjithshme i.Gjinia c Femër c Mashkull ii.Mosha Vjeç…… iii.Universiteti…………. 1.Fakulteti……….... 2.Dega……….. iV.Niveli i studimeve c Bachelor c Master Shkencor c Master profesional 1- Njohuritë tuaja në fushën e teknologjisë së informacionit i konsideroni c Shumë mirë? c Mirë? c Mjaftueshëm? c Pak? c Shumë pak? c Aspak?
3.2
virtuale, a jemi gati?!”

2- I keni marrë fillimisht njohuritë mbi kriptomonedhat c Nga përmbajtjet në median e printuar? c Nga përmbajtjet e transmetuara në televizion ose radio? c Nga përmbajtjet e publikuara në internet? c Nga postimet në mediat sociale? c Nga bisedat me joekspertë (si miqtë, familjen kolegët etj.)? c Nga bisedat me ekspertë financiarë ose digjitalë? c Tjetër (specifiko) ………

2- Pasqyrimi në median shqiptare mbi qarkullimin e kriptomonedhave ju krijon ndjesi negative c Shumë? c Mjaftueshëm? c Pak? c Shumë pak? c Aspak? 4- E lidhni aktivitetin me kriptomonedha me aktivitetin e pastrimit të parave c Shumë? c Mjaftueshëm? c Pak? c Shumë pak? c Aspak? 5- E konsideroni një kriptomonedhë më shumë si c Para? c Aset spekulativ?

Projekti i ABC Tirana Club 40

6- Bazuar në informacionin që keni mbi kriptomonedhat, ndiheni i familjarizuar c Shumë mirë? c Mirë? c Mjaftueshëm? c Pak? c Shumë pak? c Aspak?

7- Cila nga fjalitë më poshtë ju përshtatet më shumë?

c Nuk e kuptoj se çfarë i bën kriptomonedhat me vlerë c Nuk e kuptoj se si prodhohen kriptomonedhat c Nuk e kuptoj se pse vlera e kriptomonedhave është kaq e pastabilizuar c Nuk e kuptoj se për çfarë mund të përdor kriptomonedhat c Asnjë prej tyre

8- Nëse do të përfshiheni në një investim në kriptomonedha, shtysa më kryesore do të ishte c Spekulimi? c Liri nga bankat? c Formë për t’u pasuruar? c Anonimati nga qeveria? c Tjetër (specifiko) ……………………

9- Ju krijon më shumë dyshim në përfshirjen tuaj në një investim në kriptomonedha c Spekulimi?

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 41

c Pasiguria? c Mungesa e informacionit? c Mungesa e nevojës? c Eksperienca personale? c Eksperienca nga persona të tjerë? c Është shumë konfuzuese? c Tjetër (Specifiko) ……………………

10- Ju mendoni se aktivitetin normal me kriptomomedha e frenon më shumë c Lidhja me aktivitetin kriminal c Paqëndrueshmëri ekstreme c Ekziston vetëm në kompjuter c Pak tregtarë e pranojnë atë c Tjetër (specifiko) …………

11- Ju mendoni se fitimi më i lartë nga investimi është tek c Tregu i aksioneve? c Tregu i kriptomonedhës? c Të dyja?

12- Ju mendoni se vlera e kriptomonedhave do të rritet pas c 2 viteve? c 4 viteve? c 10 viteve? c Asnjëherë?

Projekti i
Club 42
ABC Tirana

13- Më 1 shtator 2020 ka hyrë në fuqi ligji 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” ku përfshihet dhe veprimtaria me kriptomonedha. Ju keni njohuri mbi këtë ligj

c Shumë? c Mjaftueshëm? c Pak? c Shumë pak? c Aspak?

14- Nëse do t’ju ftonin për një trajnim mbi kriptomonedhat do të ishit më shumë i interesuar për aspektin

c Si të fitoni? c Si funksionon? c Si të tregtoni? c Si ta përdorni? c Si ta ndërtoni/krijoni?

15- Ju keni marrë pjesë në aktivitete të lidhura me kriptomonedhat

c Vetëm fizikisht? c Vetëm online? c Edhe fizikisht edhe online? c Nuk kam marrë pjesë

ÇFARË DUHET TË DIMË
43
PËR KRIPTOMONEDHAT?

3.3 Treguesit kryesorë të përftuar

NJOHURITË TUAJA NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT I KONSIDERONI

Niveli

Shumë mirë? Mirë? Mjaftueshëm? Pak? Shumë pak? Aspak?

Nr. i personave 53 69 43 66 27 42

I KENI MARRË FILLIMISHT NJOHURITË MBI KRIPTOMONEDHAT

Alternativa

Nga përmbajtjet në median e printuar?

Nga përmbajtjet e transmetuara në televizion ose radio?

Nga përmbajtjet e publikuara në internet (p.sh. blog, website lajmesh etj.)?

Nga postimet në mediat sociale?

Nga bisedat me joekspertë (si miqtë, familjen kolegët etj.)?

Nga bisedat me ekspertë financiarë ose digjitalë?

Tjetër (specifiko) (literaturë e fushës)

Nr. i personave 18 62 81 93 21 19 6

Përqindje 18% 23% 14% 22% 9% 14% Përqindje 6 21% 27 31% 7% 6% 2%

Projekti i ABC Tirana Club 44

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 45

PASQYRIMI NË MEDIAN SHQIPTARE MBI QARKULLIMIN E KRIPTOMONEDHAVE JU KRIJON NDJESI NEGATIVE

Niveli Shumë? Mjaftueshëm? Pak? Shumë pak? Aspak?

Nr. i personave 36 45 18 42 159

Përqindje 12% 15% 6% 14% 53%

Niveli Shumë? Mjaftueshëm? Pak? Shumë pak? Aspak? Pa përgjigje

Nr. i personave 59 73 26 40 97 5

E KONSIDERONI NJË KRIPTOMONEDHË MË SHUMË SI

Alternativa

Para? Aset spekulativ?

Nr. i personave 204 96

Përqindje 20% 24% 9% 13% 32% 2% Përqindje 68% 32%

E LIDHNI AKTIVITETIN ME KRIPTOMONEDHA ME AKTIVITETIN E PASTRIMIT TË PARAVE

BAZUAR NË INFORMACIONIN QË KENI MBI KRIPTOMONEDHAT, NDIHENI I FAMILJARIZUAR

Niveli

Shumë mirë? Mirë? Mjaftueshëm? Pak? Shumë pak? Aspak?

Nr. i personave 39 54 36 20 93 58

CILA NGA FJALITË MË POSHTË JU PËRSHTATET MË SHUMË?

Alternativa

Nuk e kuptoj se çfarë i bën kriptomonedhat me vlerë Nuk e kuptoj se si prodhohen kriptomonedhat

Nuk e kuptoj se pse vlera e kriptomonedhave është kaq e pastabilizuar

Nuk e kuptoj se për çfarë mund të përdor kriptomonedhat Asnjë prej tyre

Nr. i personave 98 56 84 23 39

Përqindje 13% 18% 12% 7% 31% 19% Përqindje 33% 19% 28% 7% 13%

Projekti i
Club 46
ABC Tirana

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 47

NËSE DO TË PËRFSHIHENI NË NJË INVESTIM NË KRIPTOMONEDHA, SHTYSA MË KRYESORE DO TË ISHTE

Alternativa

Spekulimi?

Liri nga bankat? Formë për t’u pasuruar?

Anonimati nga qeveria? Tjetër (specifiko) ………… Pa përgjigje

Nr. i personave 31 82 134 1439

Përqindje

JU KRIJON MË SHUMË DYSHIM NË PËRFSHIRJEN TUAJ NË NJË INVESTIM NË KRIPTOMONEDHA

Alternativa

Spekulimi?

Pasiguria? Mungesa e informacionit? Mungesa e nevojës?

Eksperienca personale?

Eksperienca nga persona të tjerë? Është shumë konfuzuese?

Tjetër (Specifiko)……………..

Nr. i personave 57 89 66 26 5111 -

10% 27% 45% 5%13% Përqindje 19% 29% 22% 9% 17% 4% -

JU MENDONI SE AKTIVITETIN NORMAL ME KRIPTOMOMEDHA E FRENON MË SHUMË

Alternativa

Lidhja me aktivitetin kriminal?

Paqëndrueshmëri ekstreme?

Ekziston vetëm në kompjuter? Pak tregtarë e pranojnë atë?

Tjetër (specifiko) …………

Alternativa

Tregu i aksioneve? Tregu i kriptomonedhës? Të dyja?

Alternativa

2 viteve? 4 viteve? 10 viteve? Asnjëherë? Pa përgjigje

JU MENDONI SE FITIMI MË I LARTË NGA INVESTIMI ËSHTË TEK

Nr. i personave 75 173 52

Nr. i personave 67 159 40 34Nr. i personave 141 86 39 29 5

Përqindje 25% 58% 17%

JU MENDONI SE VLERA E KRIPTOMONEDHAVE DO TË RRITET PAS

Përqindje 22% 53% 13% 12%Përqindje 47% 29% 13% 9% 2%

Projekti i
Club 48
ABC Tirana

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 49

1 SHTATOR

Niveli

Shumë? Mjaftueshëm? Pak? Shumë pak? Aspak?

Alternativa

Si të fitoni? Si funksionon? Si të tregtoni? Si ta përdorni? Si ta ndërtoni/krijoni?

Alternativa

Vetëm fizikisht?

Vetëm online?

Edhe fizikisht edhe online? Nuk kam marrë pjesë

Përqindje 9% 21% 36% 20% 14% Përqindje 33% 28% 16% 9% 14%

Përqindje 19% 29% 6% 46%

2020 KA HYRË
TREGJET
TË BAZUARA NË TEKNOLOGJINË E
DO T’JU FTONIN PËR NJË TRAJNIM MBI KRIPTOMONEDHAT DO TË ISHIT MË SHUMË
PËR ASPEKTIN
Nr. i personave 27 63 108 59 43 Nr. i personave 98 82 49 28 43 KENI MARRË PJESË NË AKTIVITETE TË LIDHURA ME KRIPTOMONEDHAT
NË FUQI LIGJI 66/2020 “PËR
FINANCIARE
REGJISTRAVE
SHPËRNDARË” KU PËRFSHIHET DHE VEPRIMTARIA ME KRIPTOMONEDHA. JU KENI NJOHURI MBI KËTË LIGJ NËSE
I INTERESUAR
JU
Nr. i personave 57 88 18 137

3.4

Sondazhi

tërheq vëmendjen e medias

Projekti “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!” që ka realizuar ABC Tirana Club në periudhën shtator – dhejtor 2022, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e programit B4Students është pasqyruar gjerësisht në media.

Sondazhi i organizuar mbi kriptomonedhat mori vëmendje nga redaksitë, të cilat pasqyruan gjetjet kryesore.

“Sa interes tregojnë të rinjtë shqiptarë ndaj kriptomonedhave? Gjetjet e sondazhit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!” ishte titulli i informacionit të zgjeruar nga rTSH, ku evidentohej se: “Grupimi studentor ABC Tirana Club prej vitit 2019 po zbaton programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, për zbatimin e të cilit po

Projekti i ABC Tirana Club 50

bashkëpunon me Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Edicionin e Pestë ata ia kanë kushtuar kriptomonedhave, përmes një projekti titulluar “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”, dhe për të cilin po mbështeten nga programi “B4Students”. Platforma informative kombëtare Droni.al shkruante mes të tjerave se: “Këto ditë ABC Tirana Club ka publikuar gjetjet e një sondazhi që ka zhvilluar në muajin tetor 2022 me 300 studentë nga universitetet publike dhe private të vendit tonë. Sa të familjarizuar ndjeheshin të pyeturit bazuar në informacionin që kishin mbi kriptomonedhat? Pjesa më e madhe, 31%, zgjodhi alterantivën e përgjigjes “shumë pak”, kurse 19% u shpreh “aspak” dhe 7% “pak”. Në anën tjetër 13% pranuan se ndiheshin të familjarizuar “shumë mire”, kurse 18% “mirë dhe 12% “mjaftueshëm”.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 51

Portali Bulevard News krahas pasqyrimit të gjetjeve kryesore të sondazhit shkruante se: “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?” përveç sondazhit përfshin dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi, si dhe organizimin e një Forumi Diskutimi me ekspertë që pritet të mbahet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Të dhënat e sondazhit të ABC Tirana Club janë prezantuar dhe nga radio kombëtare Club FM në edicionet e lajmeve kryesore.

Projekti i
52
ABC Tirana Club

“Kriptovalutat, pak të njohura e të paqëndrueshme për shqiptarët – Sondazhi: 45% e tyre e shohin si një mundësi për t’u pasuruar, pak informacion profesional”, ishte titulli i shkrimit në televizionin që i dedikohet ekonomisë, SCAN TV.

Media ka treguar interes dhe për Forumin e diskutimit që u organizua në Fakultetin e Ekonomisë më 21 nëntor 2022.

Platforma Dosja.al duke iu referuar forumit shkruante mes të tjerave se: “Paraja virtuale nuk është më “e nesërmja”, u tha gjatë Forumit. Ajo është “e sotmja” në zhvillimet ekonomike dhe financiare në rang global dhe atë kombëtar. Është një pjesë dinamike që ndikon në tregjet finaciare. Përfaqësues të qeverive, të sistemit bankar, ekspertë dhe studiues të ndryshëm e kanë në agjendën e tyre të hulumtimit dhe rregullimit qarkullimin e parasë virtuale. Sot kriptomonedha është pjesë e agjendave të debatit - fuqia reale e saj, roli, ndikimi, efektet në tregjet botërore dhe ato kombëtare etj.”

ÇFARË
53
DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

Kurse SCAN TV citon pjesëmarrësit në Forum të jenë shprehur se: “monedhat virtuale po kalojnë një fazë të trazuar, e cila mund të konsiderohet edhe dimri i kriptove”.

Edhe faqja zyrtare online e Fakultetit të Ekonomisë e pasqyroi gjerësisht aktivitetin mbi kriptomonedhat. “Gjatë Forumit u fol mbi realitetin e kriptomonedhave në Shqipëri, për legalizimin e kësaj pjese të tregut, për legjislacionin e miratuar si dhe sfidat për të ardhmen. Në aktivitet u prezantua dhe një sondazh me 300 të pyetur mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre mbi kriptomonedhat, për gatishmërinë dhe hezitimin e qytetarëve për t’u përfshirë në qarkullimin e parave virtuale. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule përgëzoi studentët

Projekti i ABC Tirana Club 54

për përfshirjen në një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut, aq më tepër kur fokusohen dhe në tema që kanë ndjeshmëri tek qytetarët. “rëndësi ka që përmes këtyre aktiviteteve të përçohet besim tek sistemi, pasi çdo keqinformim apo spekullim në përhapjen e informacioneve jep efekte negative tek publiku, ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe financiar. Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim, në të kundërt stimulohet kaos te njerëzit, te mendimet dhe vendimmarrjet e tyre”-shkruante mes të tjerave website-i i Fakultetit të Ekonomisë.

Projekti i ABC Tirana Club u pasqyrua me foto, video e tekst edhe në rrjetet sociale, përmes llogarive të organizatës, të veprimtarëve dhe bashkëpunëtorëve.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 55
56
Projekti i ABC Tirana Club

Kapitulli iV

HAPËSIRA PROMOCIONALE PËR AKTIVITETIN E ABC TIRANA CLUB

5.1 Profili dhe angazhimi i organizatës

5.2 Projektet konkrete të realizuara

5.3 Si mund të na kontaktosh?

5.4 “Biblioteka” e ABC Tirana Club

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 57

5.1 Profili dhe angazhimi i organizatës

ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj.

Ajo SYNON një rol proaktiv të të rinjve, veçanërisht studentëve, përmes: - pjesëmarrjes në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes; - për të mbështetur reformat që forcojnë institucionet demokratike dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve; - për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; - për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale.

ABC Tirana Club u themelua më 18.10.2017, në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, si një organizim me vullnet të lirë, ku aktivistët shprehën gatishmëri të kontribuojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushje të objektivave e synimeve të projekteve dhe programeve që zbatohen.

Më 30.07.2018 ABC Tirana Club u regjistrua si organizatë joqeveritare, Qendër, nga Gjykata e Tiranës.

ABC Tirana Club është hapësirë mendimi dhe veprimi për të konkretizuar ide dhe projekte, që bashkojnë studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, por dhe nga auditorët e institucioneve të tjera universitare publike dhe private të Shqipërisë. Nismat dhe angazhimet e ABC Tirana Club janë të hapura dhe për ata studentë që vijojnë të shkollohen jashtë vendit, por dhe nxënës të shkollave të mesme.

Në angazhimin për realizimin e projekteve ABC Tirana Club është: - e hapur dhe proaktive për bashkëpunim me individë, subjekte dhe institucione në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave; - transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë;

Projekti i ABC Tirana Club 58

- e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/outdoor).

5.2 Projektet konkrete të realizuara

“Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” (2018)

Projekti kishte si objektiv kryesor organizimin e një sondazhi për vlerësimin e perceptimeve dhe gjykimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës mbi procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Përmes një broshure, gjetjet dhe përfundimet e studimit u bënë publike në Ditën e Evropës, 9 maj 2018, duke u shpërndarë tek studentët, shoqëria civile, institucionet kryesore publike etj. Projekti u pasqyrua gjerësisht në mediet kryesore, si dhe rrjetet sociale.

9 789928 256201

Mbështetës: ABC Tirana Club.

“Univers mbi tastierë” (2018)

Koncerti pianistik recital “Univers mbi tastierë” u shfaq në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës dhe në Muzeun Historik në Tiranë, në muajin maj 2018, si pjesë e procesit të edukimit kulturor të të rinjve, gjithashtu dhe me mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë. interpretues ishin Johan Muka dhe Ami Muka, vëlla e motër.

Koncerti pati mbulim të gjerë mediatik, ndërkohë që i plotë u emetua nga kanalet e Transmetuesit Publik, rTSH, si dhe të platformës DigitAlb.

Mbështetës: Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club.

Partner: Shkolla “Besëlidhja”, Lezhë.

ÇFARË
59
DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?
Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh 22 PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës Botimet M&B

“Monitorimi i angazhimit të institucioneve publike për vënien në përdorim të Kartës së Studentit” (2018)

Projekti, që filloi zbatimin në maj 2018, kishte në fokus monitorimin sistematik të institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe rinisë), për vënien në përdorim të Kartës së Studentit. Për çdo fazë të monitorimit dhe evidentimit të fakteve ka pasur fushatë informimi në media, me informacione dhe artikuj, që kanë pasqyruar realisht çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë zvarritur e nuk kanë bërë institucionet publike për jetësimin e një Karte Studenti sa më të dobishme për ta.

Pas fillimit të protestave masive të

Projekti i ABC Tirana Club 60

DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

61

studentëve në të gjitha universitetet e vendit, në dhjetor të atij viti, ku dhe njëra prej kërkesave ishte pajisja me Kartë Studenti, projekti u përmbyll.

Mbështetës: ABC Tirana Club.

“FQINJËT”-

Edicioni i parë (2019)

Eventi artistik rajonal angazhoi 4 studentë pianistë nga 4 shtetet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria) me synimin kryesor për të promovuar vlerat kulturore evropiane dhe kombëtare. Si krijim i një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga këto vende, “FQ është një brand eventi që përsëritet periodikisht, duke mos qenë thjesht një agjendë kulturore, ku artistët nga vendet fqinje interpretojnë pjesë të autorëve më të njohur, por është i konceptuar dhe si një shkëmbim i kulturave mes të rinjve studentë, si një hapësirë edhe për mesazhe pro procesit të integrimit evropian, objektiv strategjik ky për shtetet e rajonit tonë.

“FQiNJËT” – Edicioni i parë, u realizua në prill 2019 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, duke u mbuluar gjerësisht nga media, ndërkohë që vijon të transmetohet i plotë dhe nga Transmetuesi Publik në Shqipëri, rTSH dhe Transmetuesi Publik në Kosovë, rTK. Mbështetës: Banka Credins, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club. Partner: Ministria e Kulturës.

“Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” (2019) Projekti është edicioni i parë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, një seri periodike kontributesh e ABC Tirana Club që si qëllim parësor kishte organizimin e një procesi monitorues dhe një fushate informimi e ndërgjegjësimi të publikut, për të parandaluar dhe evituar fenomenin e shitblerjes që aplikon

ÇFARË
Ne flasim gjuhën tuaj! Mbështetës: Projekti “Fqinjët” i ABC Tirana Club është një investim për krjimin e një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi kulturor mes studentëve artistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Fqinjët” është dizajnuar që të jetë një event përsëritshëm, në Tiranë apo zona të tjera të vendit, në Shqipëri apo në shtetet e tjera fqinje. Veç fokusit të shkëmbimit kulturor e artistik, “Fqinjët” do të fokusohet dhe në axhenda të tjera rinore, ku grupet e interesit dëshirojnë të bashkëveprojnë mes tyre.

Projekti i ABC Tirana Club

çmime në monedha të huaja, i cili jep dhe impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori. Projekti nxiti autoritetet përgjegjëse që të jenë aktive në luftën ndaj abuzimeve me këtë fenomen, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në mbrojtje të konsumatorit. Motoja ishte: KONSUMATOri DUHET TË Tr AJTOHET MË MirË! Forumi i Diskutimit me pjesëmarrjen e grupeve të interesit, që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë të UT-së, pati një mbulim të zgjeruar mediatik.

Mbështetës: r aiffeisen invest dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

“Miq të klimës” - Edicioni i parë (2019)

Eventi artistik “MiQ TË KLiMËS” – informim, ndërgjegjësim, performancë, u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2019, në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, në Tiranë, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë eventit u

62

transmetuan dhe mesazhe nga Kombet e Bashkuara për rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe nevojës së përfshirjes së temave të tilla në kurrikulat mësimore të shkollave shqiptare.

Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri. Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë.

“Media dhe integrimi evropian” (2019)

Projekti synoi tri produkte kryesore: realizimin e një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë; ndërtimin e një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; si dhe organizimin në përmbyllje të projektit të një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese. Forumi u zhvillua më 9 dhjetor 2019, në sallën “Europa House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të mediave etj.

Mbështetës: Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe ABC Tirana Club.

Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 63

“FQINJËT”- Edicioni i dytë (2019)

Artistë studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria performuan në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin HAr APi, Bobana DABOViĆ, Blond

K r ASNiQi, Tomislav ZOGr AFSKi, Dejan K rDZiĆ, Feim iBr AHiMi, Blagoj CANEV etj.

Protagonistë të edicionit të dytë të FQiNJËT, organizuar nga ABC Tirana Club, ishin studentët Denita DEDUSHAJ nga Kosova, Ljubica GAVriLOViĆ nga Mali i Zi, Petar TrBOJEViKJ nga Maqedonia e Veriut dhe Johan MUKA nga Shqipëria. Për organizatorët, FQiNJËT, si format artistësh të rinj, ka si objektiv të lëvizë kudo në skenat brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.

Mbështetës: Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club.

Partner: Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

“Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” (2020)

Ky projekt i ABC Tirana Club u fokusua tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet në lidhje me “të tjerët”. Target grup ishin studentë nga Universiteti

Projekti i ABC Tirana Club 64

“Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Objektivi kryesor ishte që përmes diskutimeve dhe debateve të lira mbi median dhe informimin, të nxitej i menduari kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë dhe dëgjojnë studentët, për të kuptuar dhe identifikuar ato përmbajtje të cilat janë të pabazuara, nuk janë të verifikuara, që kanë dukje atraktive në publik, por realisht keqorientojnë debatin dhe aksionin qytetar, deformojnë vemdimmarrjen. Projekti nuk nxiste identifkimin e medias vetëm si burim dhe reflektim negativiteti në informim, edukim dhe argëtim, por shikimin dhe vlerësimin me realizëm të produkteve të saj, ndezjen e shkëndijave tek të rinjtë, për të qenë jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe si protagonistë seriozë dhe të besueshëm, si aktorë burimorë në media, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale. Mbështetës: Projekti rajonal “Media për qytetarët – Qytetarët për median” me mbështetjen e fondeve të Bashkimit Evropian.

“DeCashizimi kundër informalitetit” (2020)

Projekti ishte edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Produktet kryesore ishin organizimi i një fushate ndërgjegjësimi dhe informimi të publikut, duke adresuar mesazhe të drejtpërdrejta përmes mediave

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 65

klasike dhe online, por dhe hapësirës dinamike të rrjeteve sociale, ku të rinjtë, nxënës dhe studentë, janë shumë të përfshirë. realizimi i një ankete me konsumatorët, për të kapur vlerësimet dhe qëndrimet e qytetarëve për ndjeshmëritë ndaj parasë cash dhe ndaj parasë elektronike, raportin e atyre që i kanë “larguar” me kohë paranë letër dhe monedhat metalike, duke aktivizuar “rrëshqitjet” e kartës bankare për gjithçka kanë nevojë në treg, për blerjet online, “pro”-të dhe “kundër”-at, për perceptimet ndaj cashless-it etj. Krijimi i një hapësire debati mes studentëve dhe pedagogëve, por dhe ekspertëve të fushës, përfaqësuesve të rrjetit bankar, të medias etj., në një forum diskutimi në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Publikimi i broshurës “informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin” si një dosje, në soft copy dhe hard copy, ku të gjithë të interesuarit gjejnë një kolazh të gjetjeve të anketës së konsumatorëve, mendimeve dhe opinioneve të ekspertëve e analistëve të fushës, por dhe parashtrime, propozime, kritika a reflektime të forumit të diskutimit.

Mbështetës: r aiffeisen invest dhe ABC Tirana Club.

Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

“Biblioteka e lagjes sime” (2020-2021)

Projekti në radhë të parë kërkon të tërheqë vëmendjen e autoriteteve lokale, të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të administratës së bashkisë së kryeqytetit, që duhet të bëjnë akoma dhe më shumë, për t’i sjellë bibliotekat e lagjeve në rolin dhe misionin e tyre. Të hartojnë

Projekti i ABC Tirana Club 66

politika dhe strategji, të cilat shoqërohen me hapa dhe produkte konkrete në gjallërimin e performancës së tyre, që t’u përgjigjen kërkesave të kohës që kalojmë e sfidave të së ardhmes, të rrisin buxhetin faktik që duhet të shkojë sidomos për shërbimet virtuale në to. Për ta orientuar aktivitetin e bibliotekave në drejtim të plotësimit të kërkesave online për frekuentuesit, që vë në funksion një sistem pajisjesh kompjuterike dhe ofron linjë të shpejtë dhe të sigurtë interneti, me skedarë librash dhe kartela anëtarësie të digjitalizuara. Mbështetës: LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

“Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” (2020-2021)

Projekti kishte në fokus studentët e universiteteve publike “ismail Qemali” Vlorë, “Fan Noli” Korçë, “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, “Eqerem Çabej” Gjirokastër dhe “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Synimi i ABC Tirana Club ishte nxitja e ideve dhe iniciativave për përdorimin e aplikacioneve dhe metodave kreative, për të optimizuar sa më shumë angazhimin e studentëve në procesin studimor e kërkimor, për realizimin virtual të ciklit të leksioneve, seminareve, shlyerjen e detyrimeve semestrale, plotësuese dhe vjetore, në kushtet e zhvillimit të kurrikulës në distancë; ndikimi përmes ekspertizës profesionale tek studentët për të menaxhuar sa më mirë procesin e zbatimit të kurrikulës në kushtet e mësimdhënies virtuale; intensifikimi i komunikimit virtual në shërbim të aktivitetit të tyre jashtë auditorëve, në realizimin e nismave, projekteve në fushat e tyre të interesit, duke mos ngadalësuar dhe frenuar rolin dhe ndikimin e

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 67

tyre individual apo në grup në përmirësimin e kushteve të jetesës, të argëtimit, të kontributit social etj. Në secilin prej universiteteve publike u zhvilluan forume diskutimi, si hapësira të lira për shkëmbimin e pikëpamjeve, në prezencë dhe të ekspertëve i T, në përgjigje të pyetjeve apo interesimit të tyre. Mbështetës: Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC.

“Qyteti im evropian” – Edicioni i parë (2021)

Projekti ishte një shkëmbim idesh dhe pikëpamjesh mes nxënësve, shprehje e vlerësimeve që ata kishin për mënyrën se si menaxhohet qyteti, si e mendojnë qytetin ideal, qytetin me profil evropian, që ruan standarde për jetesën dhe argëtimin e fëmijëve, por dhe gjeneratave të tjera në komunitet.

Me gjuhën e pikturës ata shprehën problematikat që ka qyteti: për mbrojtjen e mjedisit, për reduktimin e ngrohjes globale, për ruajtjen e trashëgimisë dhe historisë, kundër betonizimit dhe ndërtimeve pa kritere urbane etj. Finalizimi ishte hapja e një ekspozite në mjediset e Europe House në Tiranë, ku u përfshinë me punime origjinale, të realizuara 40 nxënës, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të nivelit bazë arsimor, vizatime, grafika, akuarele, punime me bojra etj. Aty u paraqit dhe koleksioni me punime pikture i nxënëses së klasës së shtatë Ami Tartari, përzgjedhur nga profesor Artan Peqini. “Qyteti im evropian” do të organizojë edicione të tjera,

Projekti i ABC
Club 68
Tirana

duke lëvizur dhe në rajone të tjera të vendit, duke angazhuar sa më shumë nxënës nga zonat urbane dhe rurale.

Mbështetës: ABC Tirana Club.

Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

“Apliko pagesën elektronike!” (2021) Është edicioni i tretë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. ABC Tirana Club në 4 muaj që realizoi këtë projekt synoi nxitjen e publikut, që të informohet dhe ndërgjegjësohet për nevojën e aplikimit të pagesave elektronike; prezantimit të efekteve

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 69

Projekti i ABC Tirana Club 70

pozitive dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve, por dhe impaktit në zhvillimin ekonomik, financiar të vendit etj; ekspertëve të fushës, që të jenë aktivë për gjenerimin e diskutimit dhe qarkullimit të ideve dhe pikëpamjeve mbi temën; institucioneve dhe agjencive publike e private, Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë së Arsimit, Bankës Qendrore, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, bankave të nivelit të dytë, Shoqatës Shqiptare të Bankave, qarqeve universitare dhe akademike, shoqatave të konsumatorëve etj., që të intensifikojnë fushatat e informimit dhe edukimit në këto aspekte.

Mbështetës: r aiffeisen invest dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

“Qyteti im evropian” - Edicioni i dytë (2021)

U organizua më 16 shtator 2021, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për mbrojtjen e shtresës së ozonit. Autorë të pikturave ishin rreth 40 nxënës të shkollës “Edith Durham” në kryeqytet, nën kujdesin e mësueses Ermira Qirko. “Qyteti im evropian” synon të nxisë talentin dhe shprehitë artistike mes fëmijëve, mbi atë se si ata e mendojnë qytetin me mjedise të jetueshme, me mjedise të gjelbërta, me hapësira të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshatarët e tyre. Pjesë e Edicionit të Dytë ishte dhe një bashkëbisedim mes nxënësve dhe ekspertëve nga

Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri, si dhe u interpretuan pjesë muzikore në violinë.

Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri. Partnerë: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë.

“FQINJËT”- Edicioni i tretë (2021) Mbrëmjen e së premtes, 29.10.2021, në sallën Black Box të Universitetit të Arteve në Tiranë, Johan dhe Ami MUKA ishin protagonistët e eventit artistik FQiNJËT, Edicioni i Tretë.

Koncerti iu dedikua krijimtarisë së kompozitorit dhe pianistit italian me famë botërore, Ludovico EiNAUDi. Udhëheqëse artistike ishte Vjollca STAMO. Ludovico Einaudi është një artist prominent nga italia fqinje, partiturat e të cilit janë interpretuar në skena anembanë botës. Kritika muzikore i përshkruan veprat e tij si “një aliazh ndjesor, ku rrjedhin të alternuara meditimi, imagjinata, trazimi, brishtësia, thellësia e shpërthimi– si në një matricë muzikore që tërheq dhe përhumb ata që e ndjekin”. Gjatë koncertit pianistik, artdashësit patën rast të ndjekin përmes interpretimit të Johan Mukës dhe Ami Mukës, motër e vëlla, ndër pjesët më të mira të Einaudit, si “Elegy for the Artic”, “i giorni”, “Tu sei”, “Night”, “Monday”, “Life”, “Experience”, “Birdsong” etj. Mbështetës: Bashkia e Tiranës.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 71

“Kursim apo investim - Kur është koha?!” (2022)

Është edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, që ka organizuar ABC Tirana Club, mbështetur nga r aiffeisen invest dhe në partneritet me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Synimet ishin për prezantimin në publik të treguesve të pavarur mbi vlerësimet dhe perceptimet e qytetarëve rreth efektivitetit të kursimeve apo qasjen e tyre për kreditimin; ndikimin përmes fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit, sidomos te të rinjtë, për njohjen dhe familjarizimin me konceptet bazike dhe instrumentet për depozitat e kursimit, si dhe qasjen drejt kreditimit bankar; nxitjen e institucioneve publike, sidomos Ministrisë së Arsimit dhe agjencive vartëse të saj, që edukimi ekonomik dhe financiar të jetë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor; nxitjen e institucioneve publike dhe private ekonomike dhe financiare, sidomos rrjetin bankar, që të shtojë angazhimin për edukimin e qytetarëve në praktikat dhe proceset e menaxhimit të financave personale dhe familjare.

Komponentët kryesorë të projektit ishin realizimi i sondazhit me konsumatorët, fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut dhe forumi i diskutimit mes ekspertëve.

Mbështetës: r aiffeisen invest dhe ABC Tirana Club.

Partner: Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

“Qyteti im evropian” - Edicioni i tretë (2022)

U zhvillua me artistë të rinj të arteve pamore në Korçë. 43 autorë, të rinj 15-17 vjeç, paraqitën punimet e tyre në ekspozitën që u organizua në mjediset e Bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit. Qëllimi kryesor ishte

Projekti i ABC Tirana Club 72

nxitja e talentit krijues dhe shprehitë artistike mes të rinjve, përmes realizimit të punimeve në pikturë (vizatime, grafika, akuaerele, punime me bojra etj), mbi atë se si ata e mendojnë dhe e perceptojnë qytetin e tyre ideal. Si e mendojnë dhe perceptojnë qytetin me mjedise më të jetueshme, me mjedise më të gjelbërta, me hapësira më të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshtarët e tyre, por dhe me gjeneratat e tjera.

Të rinjtë korçarë nga shkolla të ndryshme, i prezantuan vetë punimet tyre, duke treguar fabulën që e ka nxitur të realizojë krijimin e vet artistik.

Mbështetës: Banka CrEDiNS.

Partnerë: Qendra Kulturore dhe Bashkia e Korçës.

“FQINJËT”- Edicioni i katërt “Sinergji pianistike” (2022) realizuar nga ABC Tirana Club në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i rinisë 2022”, në sallën e koncerteve të Liceut Artistik “Jordan Misja”. Të pranishmit kanë ndjekur interpretimet e artistëve të talentuar Sandra LAZOVSKA dhe Marija STOJANOVA nga Maqedonia e Veriut; Eleonida ELEZi dhe Adea HALiLi nga Kosova; Lejla SULEJMANOViĆ nga Mali i Zi; Emirhan LATO dhe Ami MUKA nga Shqipëria. Drejtues i projektit, Johan MUKA dhe drejtuese artistike, Vjollca STAMO. Në këtë edicion janë interpretuar vepra nga kompozitorët e njohur evropianë, klasikë dhe bashkëkohorë, si Ludwig van Beethoven, Frédéric Chopin, Joseph Haydn, robert Schumann,

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 73

Sergei r achmaninov,

Hans

Tiersen etj. Për organizatorët ky format aktiviteti nuk synon konkurrencë mes interpretuesve, por shkëmbim përvoje në angazhimin e tyre artistik. Përmes tingujve pianistikë duan që të prezantojnë vlerat e kulturës evropiane; të forcojnë urat e komunikimit dhe kooperimit mes popujve, por dhe të lëshojnë mesazhe pro integrimit evropian.

Në kuadër të “Sinergji pianistike” u zhvillua në Tiranë dhe një workshop për alternativat online të mësimit dhe performancës muzikore. Pandemia Covid-19 detyroi zhvillimin e mësimit dhe aktiviteteve artistike online, ndaj dhe artistët e rinj nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria treguan eksperiencat e tyre nga periudha e vështirë e kufizimeve dhe bllokimeve nga masat dhe protokollet që u zbatuan për mospërhapjen e virusit vdekjeprurës.

Mbështetës: Kongresi rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë.

“Miq të klimës” - Edicioni dytë, (2022)

Më 16 shtator 2022, në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë ABC Tirana Club zhvilloi aktivitetin “Miq të Klimës”, Edicioni i dytë. Krahas informacionit mbi mbrojtjen e shtresës së Ozonit dhe për efektet e ndryshimeve klimatike, gjatë aktivitetit kishte dhe

Projekti i ABC Tirana Club 74
Joseph Haydn, Zimmer, Yann

performanca muzikore, si dhe ekspozim të punimeve në pikturë me tematikë nga mbrojtja e mjedisit. Sipas organizatorëve, aktiviteti ishte një kombinim mes informimit, edukimit dhe argëtimit.

Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri. Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Tiranë.

Gjithashtu ABC Tirana Club ka dhe projekte të tjera në proces zbatimi, ose në fazën e konceptimit.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 75

5.3 Si mund të na kontaktosh?

ABC Tirana Club duke qenë një grupim studentor dinamik, me shtrirje në pjesën më të madhe të universiteteve publike dhe private të vendit tonë është e arritshme shumë lehtë. Përmes platformës virtuale www.abctiranaclub.wordpress.com, por dhe përmes llogarive në rrjetet sociale në Facebook dhe instagram ju mund të njiheni me aktivitetin dhe profilin e ABC-së. Mund të vizitoni llogarinë mediacenterabc në YouTube, ku do të gjeni disa përmbajtje audiovizive të publikuara si trajlera promocionale apo kronika të zgjeruara informative mbi projekte të finalizuara ose në proces.

Ju mund të shkruani në adresën postare: P/Box: 1402, Tirana/ Albania, mund të shkruani në emailin: abctiranaclub@gmail.com, ose të dërgoni sms, ose mesazh në whatsapp ose viber në 00355693332767 për të marrë përgjigje mbi interesimin tuaj.

Projekti i ABC
Club 76
Tirana
ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 77 5.4 “Biblioteka” e ABC Tirana Club www.abctiranclub.wordpress.com Mbështetës: ¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN Tiranë, 2019 9 789928 307187 Në bashkëpunim me: Bi B lioteka e lagjes sime Monitorim dhe shqyrtim analitik mbi funksionalitetin e bibliotekave publike në Tiranë Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh 22 PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës Botimet M&B 9 789928 256201 KUPTIMI DHE VLERËSIMI NË MËNYRË KRITIKE I PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE NGA STUDENTËT Publikime nga ABC Tirana Club Tiranë, 2020 Sondazh dhe forume diskutimi me studentët e universiteteve “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan Ekspozitë pamore Forum MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN Monitorim tregu Perceptime të konsumatorëve Vlerësime të ekspertëve Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! Autoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE 9 789928 307460 Sondazh & forume studentore në Korçë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër Dinamika e projektit: ‘Maksimizimi i performancës së studentit në auditorët virtualë” Manuali i studentit në kushtet e mësimit online www.abctiranaclub.wordpress.com
78
Projekti i ABC Tirana Club

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

ABC Tirana Club Çfarë duhet të dimë për kriptomonedhat? : edicioni i pestë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” / dr. i projekt. Johan Muka ; ABC Tirana Club. – Tiranë : M & B, 2022 74 f. : me foto ; 16x24 cm.

ISBN 978-9928-387-23-3

1.Paraja 2.Projekte 336.74 (083.94)

79
ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT?

legjislacionin për përmes vendosjes së nxitur sanksione merren për atë konsumatorin mallra dhe shërbime industrisë turistike, të huaj brenda www.abctiranaclub.wordpress.com

studentor “Edukimi publikut” 2019, me bashkëpunimin Ekonomisë në Universitetin mbështetjen e Raiffesisen projektesh (edicionesh), të dhënien e mesazheve, tek publiku, sidomos investimi sado modest, ekonomik dhe financiar instrument jetik në një vend si standardet e BE-së, që nxit dhe lirë dhe konkurrencën kompromis informalitetin dhe dallim korrupsionin dhe vështirëson gjithnjë e më shumë çdo lloji. realizuar katër edicione vetëm në monedhën vitin 2019; kundër informalitetit” elektronike!”, realizuar investim - Kur është qarkullim katër publikime secilin edicion, të pajisur është interesuar lexon vizitoni: www.abctiranclub.wordpress.com

NJËRI-TJETRIN

angazhimi i aBC tirana Club në programin studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”

ABC Tirana Club prej vitit 2019, me bashkëpunimin profesional të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffesisen Invest (në katër edicione), si dhe të Programit “B4Students” (për edicionin e pestë), po zbaton një seri projektesh (edicionesh), të cilat kontribuojnë direkt në dhënien e mesazheve, informacioneve dhe ekspertizës tek publiku, sidomos tek të rinjtë.

Për stafin e ABC Tirana Club, investimi sado modest, por konkret në edukimin ekonomik dhe financiar të publikut është një instrument jetik në një vend si Shqipëria që aspiron standardet e BE-së, që nxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dhe evazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhe kontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetën veprimtarive kriminale të çdo lloji.

Deri më tani ABC Tirana Club ka realizuar:

-Edicioni i parë: “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, realizuar në vitin 2019;

-Edicioni i dytë: “DeCash-izimi kundër informalitetit”, realizuar në vitin 2020;

-Edicioni i tretë: “Apliko pagesën elektronike!”, realizuar në vitin 2021; -Edicioni i katërt: “Kursim apo investim - Kur është koha?!”; -Edicioni i pestë: “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”.

ABC Tirana Club ka nxjerrë në qarkullim pesë publikime përmbledhëse të posaçme për secilin edicion, të pajisur me ISBN, të cilat gjithkush që është i interesuar i lexon në print ose virtualisht.

Për më shumë vizitoni: www.abctiranclub.wordpress.com

Edicioni i dytë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” ¦ Anketë
¦ Fushatë
¦ Forum diskutimi
¦ Monitorim
¦ Perceptime
¦
Shit
Tiranë, 2019 rrjete tregtare me prezente. monitorimin
Projekti i ABC Tirana Club INFORMALITETI DHE QARKULLIMI I PARASË CASH “USHQEJNË”
me konsumatorët
informimi dhe ndërgjegjësimi
të prekur problemit, për të qytetarëve, shkëmbim të propozime dhe njohuri dhe klasike dhe ato rrjeteve informacioni fokus, duke informimi sa www.abctiranaclub.wordpress.com
tregu
të konsumatorëve
Vlerësime të ekspertëve
dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!
dhe prezantohen në mënyrë çmimesh në monedhë është lidhur me klientët, si dhe me nga shitësi).
APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE! Edicioni i tretë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” l Sondazh me konsumatorët l Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi l Forum diskutimi
789928353283
Kursim apo investim - Kur është koha?!
Edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” Sondazh me konsumatorët Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi l Forum diskutimi Tiranë, 2022 INFORMALITETI DHE QARKULLIMI PARASË CASH “USHQEJNË” NJËRI-TJETRIN dhe ndërgjegjësimi Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! APLIKO PAGESËN ELEKTRONIKE! 9 789928353900 Edicioni i pestë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” l Sondazh l Fushatë informimi & ndërgjegjësimi l Forum diskutimi me ekspertët Tiranë, 2022 Kursim apo investim - Kur është koha?! i i i iangazhimi i aBC tirana Club në programin studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar publikut” ABC Tirana Club prej vitit 2019, me bashkëpunimin profesional të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe me mbështetjen e Raiffesisen Invest (në katër edicione), si dhe të Programit “B4Students” (për edicionin e pestë), po zbaton një seri projektesh (edicionesh), të cilat kontribuojnë direkt në dhënien e mesazheve, informacioneve dhe ekspertizës tek publiku, sidomos tek të rinjtë. Për stafin e ABC Tirana Club, investimi sado modest, por konkret në edukimin ekonomik dhe financiar të publikut është një instrument jetik në një vend si Shqipëria që aspiron standardet e BE-së, që nxit dhe promovon ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme, që lufton pa kompromis informalitetin dhe evazionin fiskal, që godet pa dallim korrupsionin dhe kontrabandën, që ua vështirëson gjithnjë e më shumë jetën veprimtarive kriminale të çdo lloji. Deri më tani ABC Tirana Club ka realizuar katër edicione të programit. -Edicioni i parë: “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, realizuar në vitin 2019; -Edicioni i dytë: “DeCash-izimi kundër informalitetit”, realizuar në vitin 2020; -Edicioni i tretë: “Apliko pagesën elektronike!”, realizuar në vitin 2021; -Edicioni i katërt: “Kursim apo investim - Kur është koha?!”; -Edicioni i pestë: “Përdorimi parasë virtuale, a jemi gati?!”. ABC Tirana Club ka nxjerrë në qarkullim pesë publikime përmbledhëse të posaçme për secilin edicion, të pajisur me ISBN, të cilat gjithkush që është i interesuar lexon në print ose virtualisht. Për më shumë vizitoni: www.abctiranclub.wordpress.com Çfarë duhet të dimë për kriptomonEdhat
Kursim apo investim - Kur është koha?! i i i i -
?
9 789928387233

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.