
4 minute read
1.3 Rritja e çmimeve sjell ulje të nivelit të kursimeve
12
Projekti i ABC Tirana Club
Advertisement
edukatori i parë, pasi realizon edukimin e edukatorëve të publikut. Pra, edukojmë edhe vetë, drejtpërdrejt nëpërmjet stafit tonë dhe formave të larmishme të mësimdhënies, por na vijnë në ndihmë dhe forume të tilla, që jo më kot, janë mbeshtetur që nga viti 2019. E them me bindje se një forum i tillë është në shërbim të vetë misionit që ka fakulteti ynë. Është pranuar se pjesa më e madhe e ABC Tirana Club janë studente dhe studentë nga Ekonomiku, ashtu siç ka dhe studente dhe studentë nga fakultete të tjera të vendit. Ata përcjellin në publik njohuritë që kanë fituar në auditor. Ky është një mision me vlerë i tyre, aq më tepër që kanë në qendër të angazhimit ekonominë, financat, bankat, risitë në teknologjinë e informacionit etj. Ndaj unë personalisht i ndjek me vëmendje aktivitetet e ABC Tirana Club. E mendoj që bankat e nivelit të dytë, jo vetëm Raiffeisen, por dhe të tjerat, kanë nevojë për këtë format projektesh të të rinjve, sepse në fakt këto projekte mbështesin dhe kauzën e tyre. Ju ndikoni për rritjen e njohurive të konsumatorëve, ndikoni në gjallërimin e aktivitetit bankar, që e fut ekonominë në formalitet, që pengon dhe redukton mjaft fenomene negative prezente në realitetin shqiptar.
Ju përgëzoj për këtë iniciativë, duke besuar dhe shpresuar që të vijoni më tej, në tematika të tjera me interes për publikun. Ju sugjeroj që gjetjet e këtij projekti, problematikat që do trajtohen në këtë
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 13
forum të arrini t’i shpërndani sa më shumë tek studentët, pedagogët, ekspertët, institucionet publike dhe jopublike, tek media apo tek çdo individ ose grup interesi. Ndihma jonë nuk do t’ju mungojë”- tha gjatë Forumit Prof.Dr. Dhori Kule. Në rolin e moderatorit në Forum, pedagogu Igli Tola, nënvizoi se gjatë viteve të fundit, sidomos në periudhën e ndalesa dhe kufizimeve nga përhapja e Pandemisë Covid-19, u vu re që familjet shqiptare patën një trend të zgjeruar drejt rritjes së depozitimit. “Pra, sot jemi në kushtet kur kemi rreth 1.2 trilion lekë, ose mbi 10 miliard euro, të cilat janë të depozituara në 12 bankat e nivelit të dytë në vendin tonë. Nga ana tjetër shohim që ky trend nuk është reflektuar në sektorin e kredisë. Nëse qytetarët po tentojnë gjithnjë e më shumë të depozitojnë - mbase dhe ngaqë nuk kanë mundësi të tjera alternative, ose janë shumë të pakta - kjo gjë nuk shihet në sektorin e kredisë. Në sektorin e kredisë, niveli ështe lehtësisht i krahasueshëm me atë të shumë viteve më parë. Disa nga arsyet pse është kjo gjendje dhe çfarë zgjidhjesh apo mundësish alternative mund të ofrohen, patjetër që këto do të dalin nga ky forum diskutimi që po realizojmë në kuadër të projektit “Kursim apo investim, kur është koha?” të ABC Tirana Club. Jemi në tryezën e duhur, pasi jemi bërë bashkë profesionistë, profesorë, përfaqësues të bankave, por dhe studentë”- tha pedagogu Igli Tola.

Nga diskutimet e të pranishmëve u evidentua se frika është faktori kyç që e bën njeriun të kursejë. Kjo frikë për të kursyer bëri që sidomos gjatë kohës së pandemisë njerëzit të kursenin më shumë prej frikës për të ardhmen. Një pikë tjetër që u përmend ishte dhe fakti
14
Projekti i ABC Tirana Club
se kursimet në shumë familje janë të një niveli të ulët, nga shkaku i pamundësisë në rrafshin ekonomik. Këto kursime të ulëta, nga rritja e çmimeve do të fillojnë të bien. Sepse, u tha nga diskutantët, njerëzit të detyruar nga këto rritje të jashtëzakonshme dhe abuzive të çmimeve do të mundohen të mbajnë ritmin për të jetuar dhe kjo do të sjellë patjetër ulje të nivelit të kursimeve, për një pjesë të konsiderueshme të familjeve shqiptare.
Në forum u morën si shembull energjia elektrike dhe karburanti, rritja e çmimeve të të cilave u jep goditje të gjithë sektorëve pa përjashtim. Sot debatohet edhe p.sh., pse një fermer e rrit çmimin, kur në fakt ai nuk përdor naftën. Ama fermerët kanë të gjithë të drejtën të rrisin çmimin, pasi ata blejnë vajin me çmime të larta. Për këtë arsye ai do më shumë para për të blerë të njëjtën gjë. Gjatë forumit u tha se shtete të ndryshme kanë qasje të ndryshme apo metodologji të ndryshme ndaj përcaktimit të çmimeve të karburantit. Ajo që mund të bëjë vendi ynë është ajo çfarë statistika pranon: ose të përcaktojmë çmimin në Shqipëri dhe të vendosim në raport se si do të ishte po të përdornim metodologjinë e Maqedonisë së Veriut, ose çmimin e Maqedonisë së Veriut ta vendosim në raport se si do të ishte po të përdorej metodologjia e Shqipërisë. Gjatë diskutimit u pranua se ka abuzim nga dy kahet. Kemi abuzimin nga shteti, por kemi dhe abuzimin nga biznesi. Por abuzimi nga biznesi, është një shkak-pasojë me abuzimin nga shteti, pasi ky abuzim vjen në rast se shteti nis abuzimin i pari.
