
7 minute read
të parave ka rritur depozitat bankare
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 23
vetin apo të fëmijëve, për shkak të mosnjohjes sa duhet të tregut dhe mundësive të tij, si dhe një qëndrim tradicional pritës dhe investues vetëm në pasuri të paluajtshme (apartamente, dyqane, kapanone, etj.) për t’i dhënë me qera.
Advertisement
Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret?
Së pari, bollëku i parave letër nga depozitat i bën bankat e nivelit të dytë më dembele, pasi nuk kanë rrezik për mungesë likuiditeti dhe këto para të lira mund t’i përdorin me rrezik gati zero në blerje bonosh thesari dhe obligacionesh shtetërore. Bankat nuk shqetësohen për mënyrën inovative dhe me perspektivë të sigurimit të parave, pasi i kanë me bollëk nga depozitat e kursimit të qytetarëve. Së dyti, depozitat e fryra të kursimeve ulin nivelin e qarkullimit të parasë në ekonomi, duke e bërë një pjesë të saj pasive dhe rentiere (thjesht arkëtohen para të pakta nga depozitat me afat). Së treti, prania e parave në depozita shton një siguri dehëse dhe ndjenjë mirëqënieje tek qytetarët që i kanë, duke i dembelosur më keq dhe duke pakësuar tek ata dëshirën për të rrezikuar për më shumë para dhe pasuri, duke prodhuar të mira materiale dhe shërbime më shumë ose mallra dhe shërbime të reja.
Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që qytetarët të nxiten (orientohen) drejt investimit – d.m.th. t’i drejtohen bankave për portofole të ndryshme kreditimi për nevojat që ata kanë?
Së pari, vetë bankat duhet të ofrojnë tek qytetarët nisma dhe mundësi investimi, nëpërmjet saj për qytetarët, ndryshe nga mbajtja thjesht e parave në depozita kursimi. Portofolet e investimit nëpërmjet bankave tregtare janë shumë të kufizuara dhe nuk i nxisin qytetarët të nxjerrin paratë nga depozitat ku i mbajnë dhe t’i investojnë. Së dyti, qeveria duhet të shikojë të tërheqë një pjesë të miliarda eurove kursime të qytetarëve në projekte masive publike, nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë (bonove) të investimit, duke garantuar një pjesë të vlerës së tyre, në vend që të shikojë vetëm paranë e shtrenjtë te sipërmarrësit privat nëpërmjet PPP-ve. Së treti, duhen ndërmarrë sa më shpesh fushata informimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët që të përdorin kanalet ekzistuese të investimit, duke pasur edhe kujdesin
24
Projekti i ABC Tirana Club
dhe kujdestarinë në garantimin e saktësisë së informacionit, nga ana e Bankës së Shqipërisë.
Si e vlerësoni ju nivelin e edukimit financiar të popullatës në vendin tonë? Çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes?
Niveli i edukimit financiar të qytetarëve le shumë për të dëshiruar. Duhet ndërhyrë, së pari, në pasurimin e kurrikulës së mësimdhënies në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme për njohuritë e instrumenteve investues të parave të lira të qytetarëve. Së dyti, në shtimin e fushatave informuese të Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave dhe me pushtetin vendor, lidhur me mundësitë e financimit të parave të lira të qytetarëve nëpërmjet sistemit bankar dhe edhe përtej tij. Së treti, në promovimin e brokerave të investimeve, në mungesë të bursës efektive tek ne. Së katërti, në tërheqjen më të madhe të donatorëve nga institucionet ndërkombëtare, programet dypalëshe dhe komuniteti i biznesit vendas dhe të huaj në Shqipëri, për programet e intensifikimit të edukimit financiar të qytetarëve.
2.4 Adi Darsi5: Mungesa e alternativave të sigurta të investimit të parave ka rritur depozitat bankare
Treguesit e sistemit bankar flasin për tendencë të qëndrushme të rritjes së depozitave të kursimeve të qytetarëve në banka. Cilat mendoni ju se janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tonë?
Nëse do të vërejmë grafikun që tregon nivelin e depozitave në 20 vitet e fundit tendenca e tij është në rritje konstante. Nuk përjashtohen lëvizje në kahe të kundërta në tremujorë
5 Ekspert në media për çështje të ekonomisë.
KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 25
të caktuar, por kjo nuk e prish tendencën e rritjes së vazhdueshme të nivelit të tyre shumëvjeçar. Në fund të vitit 2021 vlera totale e depozitave arriti në 1.154 trilionë lekë ose gati 9.5 miliardë euro. Rritja vjetore e regjistruar ishte 9.3% (99 miliardë lekë në vlerë absolute). Pas shpërthimit të pandemisë, depozitat bankare kanë shënuar ritme më të larta rritjeje krahasuar me periudhat e mëparshme. Sipas ekspertëve, pasiguria që shkaktoi pandemia solli një prirje më të lartë për kursim mes individëve. Në Shqipëri struktura e depozitave vazhdon të dominohet nga valuta e huaj dhe kryesisht euro, me rreth 54% të totalit të depozitave. Depozitat në valutë të huaj në fund të 2021 arritën vlerën e 622.9 miliardëve lekëve. Depozitat në lekë kishin vlerën e 531.6 miliardë lekëve. Ju pyesni se cilat janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tone? Ndonëse normat e ulëta të interesit nuk iu japin shumë stimuj individëve dhe bizneseve t’i mbyllin paratë në depozita, mungesa e alternativave të tjera të sigurta të investimit të parave kanë bërë që depozitat bankare të jenë gjithnjë në rritje. Mungesa e bursave ku mund të investohet në aksione të kompanive të listuara në to, hapësira e blerjes së bonove të thesarit dhe mungesa e tregjeve të tjera të specializuara, bën që përgjithësisht shqiptarët të shikojnë si alternativë vetëm kursimin e parave të tepërta në banka. Kjo ka të bëjë edhe me një mungesë së kulturës së financimit.
Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret?
Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes rritjes së depozitave dhe zhvillimit të ekonomisë. Kjo realizohet nëpërmjet bankave të cilat në një ekonomi tregu luajnë veç të tjerave rolin e ndërmjetësit. Procesi që kryejnë bankat për pranimin e kursimeve nga një depozitues dhe, më pas, kreditimi ose shpërndarja e këtyre fondeve tek një huamarrës njihet si ndërmjetësim financiar. Janë të shumta rastet kur ndërmjetësimi financiar konsiderohet si një e mirë publike, për shkak të rëndësisë thelbësore që ka në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe aktiviteteve prodhuese në ekonominë e një vendi. Sektori bankar në Shqipëri ka shërbyer si burimi kryesor i huadhënies për ekonominë. Tri janë përfitimet më kryesore:
26
Projekti i ABC Tirana Club
Së pari, me paratë e depozitave bankat kanë financuar me kredi në radhë të parë bizneset e të gjitha niveleve, të cilat janë motori i zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Së dyti, po ashtu bankat financojnë edhe shtetin në çdo rast kur ai ka nevojë për para. Kjo realizohet nëpërmjet blerjes së obligacioneve qeveritare dhe bonove të thesarit. Bankat janë mbajtëset kryesore të këtij borxhi qeveritar. Së treti, po aq i madh është edhe përfitimi për qytetarët kredimarrës. Në këtë kuptim bankat bëhen mundësueset e blerjes së pasurive të paluajtshme dhe të aktiviteteve të tjera që qytetarët kanë nevojë të financojnë.
Çfarë kushtesh duhet të plotësohen që qytetarët të nxiten (orientohen) drejt investimit – d.m.th. t’i drejtohen bankave për portofole të ndryshme kreditimi për nevojat që ata kanë?
Në fakt nuk ka kushte specifike për t’u plotësuar për të nxitur qytetarët të shkojnë drejt bankave. Atë sot mund ta bëjë kushdo, mjafton të ketë dëshirën. A i kanë të gjithë mundësitë për këtë? Sigurisht që jo! Sepse të marrësh një kredi duhet të plotësosh kushtet e bankës dhe të jesh në gjendje ta kthesh atë në afatet e caktuara, kuptohet së bashku me interest e aplikuara mbi të. Por fakti që depozitat dhe kreditë në vendin tonë njohin vetëm rritje tregon se aksesi i qyetarëve në sistemin bankar është vazhdimisht në rritje.
Si e vlerësoni ju nivelin e edukimit financiar të popullatës në vendin tonë? Çfarë duhet të bëhet për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes?
Mungesa e informacionit financiar mbetet një problem real në vendin tonë. Ndonëse vitet e fundit kanë qenë vite të përfshirjes gjithnjë e më të madhe të qytetarëve në sistemin bankar, mjafton të kujtojmë rritjen e numrit të përdoruesve të kartave bankare, ende mbetet shumë për të bërë. Përveç mangësive të trashëguara nga mungesa e një sistemi modern bankar, në ngeljen pas tashmë ndikojnë edhe zhvillimet e reja teknologjike në këtë sistem. Është fakt se në epokën e kriptomonedhave në vendin tonë shumë pak qytetarë janë të njohur me mundësitë e reja që hapen përditë. Bankat në Shqipëri, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Banka e Shqipërisë kanë zhvilluar fushata të edukimit financiar, si p.sh. në rastin e Javës Globale të Parasë. Por kjo nuk mjafton. Është koha që bazat e edukimit financiar tashmë të futen gjerësisht edhe në shkolla.