2 minute read

të përmirësimit të standardeve jetësore

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 7

KAPITULLI 1

Advertisement

DEPOZITA E KURSIMEVE SI ÇËSHTjE PERSONALE DHE FAMILjARE, POR DHE NjË ASPEKT I ZHVILLIMIT TË EKONOMISË

¦ Shndërrimi i kursimeve në investim, në favor të përmirësimit të standardeve jetësore ¦ Edukimi për publikun është një zgjedhje inteligjente e studentëve ¦ Rritja e çmimeve sjell ulje të nivelit të kursimeve ¦ Njoftimi për median

8

Projekti i ABC Tirana Club

1.1 Shndërrimi i kursimeve në investim, në favor të përmirësimit të standardeve jetësore

Një nga produktet konkrete të projektit “Kursim apo investim - Kur është koha?!”, që është edicioni i katërt i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, ishte realizimi i një forumi diskutimi me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, ekspertëve të fushës, përfaqësuesve nga sistemi bankar, nga shoqëria civile, media etj. Forumi u zhvillua më 10 maj 2022, në sallën e konferencave të Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.

Në fjalën hapëse, drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan Muka, nënvizoi faktin se fokusimi tek menaxhimi i depozitave të kursimeve shikohet si një çështje personale dhe familjare, por në të njëjtën kohë dhe si një aspekt i zhvillimit të ekonomisë së një vendi. “Si rezerva potenciale që po të lëvizin si duhet dhe kur duhet ndikojnë jo vetëm tek individi dhe familja, por dhe tek gjithë zhvillimi shoqëror i një vendi. Identifikimi i temës është i qartë. Një vend si

KURSIM APO INVESTIM - KUR ËSHTË KOHA?! 9

Shqipëria, me shumë problematika në fushën e ekonomisë dhe jo vetëm – në vitet e fundit ka një trend të qëndrueshëm të rritjes së depozitave bankare. A është ky tregues pozitiv? A tregon kjo rritje të mirëqenies në shoqërinë shqiptare? A shndërrohen këto depozita në investime kollaj? Këto dhe shumë pyetje të tjera dalin natyrshëm. Ashtu si dhe na vjen në mendje pyetja që është dhe titulli i këtij edicioni të programit tonë studentor: Kursim apo investim, kur është koha?!” Muka prezantoi për të pranishmit dhe objektivat e projektit studentor, për të prezantuar në publik tregues të pavarur mbi vlerësimet dhe perceptimet e qytetarëve mbi efektivitetin e kursimeve apo qasjen e tyre për kreditimin; për të ndikuar me fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi (sidomos te të rinjtë) për njohjen dhe familjarizimin me konceptet bazike dhe instrumentet për depozitat e kursimit, si dhe qasjen drejt kreditimit bankar; për të nxitur institucionet publike, sidomos Ministrinë e Arsimit dhe agjencitë në varësi të saj që edukimi ekonomik dhe financiar të jetë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor; për të nxitur institucionet publike dhe private ekonomike dhe financiare, sidomos rrjetin bankar, që të shtojë angazhimin për edukimin e qytetarëve në praktikat dhe proceset e menaxhimit të financave personale dhe familjare. “Duke shpjeguar qëllimin dhe objektivat tona, na duhet të bëjmë dhe një sqarim. Projekti ynë nuk tenton të sheshojë, apo të përjashtojë problematika që kanë kategori të ndryshme të familjeve shqiptare, si varfëria, të ardhurat e pakta për frymë, mungesat dhe vështirësitë e theksuara sociale në jetën e përditshme dhe në perspektivën e tyre. Është një pjesë e konsiderueshme e popullatës që përballet me të tilla vështirësi e pengesa. Ne e dimë, për këto kategori konceptet kursim apo investim janë të paimagjinueshme dhe të paprekshme. Realisht projekti ynë fokusohet tek kategori familjesh a qytetarësh që kanë të depozituara kursime financiare, të cilat janë pjesë e angazhimit të tyre në jetën e përditshme, janë një bazë për të tanishmen dhe perspektivën”- deklaroi Johan Muka në fjalën hapëse të forumit.

This article is from: