Johan MUKA - "Kursim apo investim - Kur është koha?!"

Page 19

18

Projekti i ABC Tirana Club

2.1 Prof. Dr. Selami Xhepa2: Zgjerimi i depozitave ndikon dhe në rënien e normave të interesit Treguesit e sistemit bankar flasin për tendencë të qëndrueshme të rritjes së depozitave të kursimeve të qytetarëve në banka. Cilat mendoni ju se janë arsyet thelbësore të këtij trendi në vendin tonë? Tendenca e rritjes së depozitave në sistemin bankar mendoj se është brenda trendit të vet historik. Kjo do të thotë se ruhet i njëjti raport i prirjeve për kursim dhe konsum, edhe pse duhet theksuar se normat shumë të larta të inflacionit të muajve të fundit kanë ndikuar mjaft negativisht në humbjen e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe rënien e fuqisë blerëse të tyre. Pra, balanca e parasë reale ka rënë. Çfarë impakti ka në ekonominë e vendit tonë rritja e depozitave bankare të qytetarëve? A mund të përmendni ato më kryesoret? Rritja e depozitave ndikon kryesisht në rritjen e ofertës së parasë, e cila zgjeron mundësitë e sistemit bankar për ta ndërmjetësuar në ekonomi, në çfarëdo alternative investimi që shfaqet. Teorikisht, shtohen mundësitë për zgjerimin e investimeve dhe konsumit për qeverinë dhe sektorin familjar. Efekti tjetër i madh i zgjerimit të depozitave është ndikimi që ka në rënien e normave të interesave. Kur shtohet sasia e parasë së disponueshme, në kushtet kur kërkesa për para mbetet e kufizuar, bëjnë që çmimi i parasë, norma e interesit, të bjerë. Lektor universitar për çështje të ekonomisë, president i Universitetit Europian të Tiranës.

2


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.