Johan MUKA “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët”

Page 14

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

13

Sugjestionimi nga përmbajtjet fake news, nga informatat e deformuara – në tërësi marrja shabllon e gjithçkaje që pasqyron media – ndikon negativisht në sjelljet dhe reagimet e studentëve. Në fushën e edukimit për median dhe informacionin ata kanë mangësi dhe sepse në stadet e mëparshme të shkollimit nuk kanë folur e nuk kanë diskutuar aq sa duhet, si dhe nuk kanë pasur hapësira në kurrikula – një mangësi kjo evidente për arsimin shqiptar, ku janë bërë hapa fillestare, me ndikim minimal. ABC Tirana Club vendosi të përfshihej në thirrjen e aplikimeve të ISHM-së, duke konceptuar një projekt që do të investohej në mënyrë konkrete, për të rritur aftësitë e të rinjve studentë në kuptimin sa më mirë të mesazheve të përmbajtjeve mediatike dhe informacionit që ata konsumojnë në mënyrë periodike nga njësitë mediatike klasike apo të reja. Propozimi i projektit u shikua si nxitje e të menduarit kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë e dëgjojnë studentët, për të arritur të kuptojnë dhe dallojnë ato përmbajtje, të cilat janë të pabazuara në fakte, apo që nuk janë të verifikuara. Nga ana tjetër, gjatë konceptimit të projektit u theksua nxitja e studentëve, që ata të jenë efektivë dhe atraktivë kur janë vetë në rolin e prodhuesit, autorit të përmbajtjeve mediatike dhe informacioneve të ndryshme. Projekti në këtë mënyrë ishte në të njëjtin kah, apo në të njëjtën frekuencë me synimet thelbësore të projektit rajonal “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median” – që ofronte mbështetje për OJF-të në këto angazhime.

Objektiva dhe aspekte metodologjike Projekti i ABC Tirana Club u emërtua “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët”, duke reflektuar që në fazën e propozimit për organizatorët e thirrjes për aplikime, idetë, objektivat dhe aspektet metodologjike. Projekti u ndërtua i tillë, që në radhë të parë të fokusohej tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet tona në lidhje me “të tjerët”. Synimi ishte për promovimin e mendimit kritik të grupeve të ndryshme të shoqërisë (në rastin tonë studentët), mbi tiparet e


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.