3 minute read

Më shumë informacion qarkullon, por problem mbetet vërtetësia

36

ABC Tirana Club

Advertisement

Më shumë informacion qarkullon, por problem mbetet vërtetësia

Në mediat e reja ka një përshpejtim dramatik të grumbullimit dhe përhapjes së lajmeve, u tha gjatë forumeve studentore në Durrës. Fakti se pikërisht përmes rrjeteve sociale, si Facebook apo Twitter, më së shumti shpërndahen informacionet, nuk është për t’u habitur se rrjetet sociale ofrojnë potencial të madh për nxjerrjen e informacioneve si dhe shpërndarjen e përmbajtjes mediatike. Trendi i marrjes së informacioneve nga rrjetet sociale nga figurat publike si politikanë, aktivistë e influencierë, është i pranishëm tash e disa vjet. Tashmë gjithnjë e më shumë lajme krijohen nga një tweet a status i vetëm në Facebook.

Por, nga të pranishmit u tha se duhet pasur kujdes kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, meqë gjithnjë po rritet edhe trendi i lajmeve të gënjeshtërta, të cilat po përhapen me shpejtësi të madhe. Përgjegjësia e mediave për të verifikuar informacionet të cilat i marrin nga rrjetet sociale është tejet e rëndësishme, dhe atë gjithmonë duhet ta kemi parasysh. Më shumë informacion qarkullon, por problem mbetet vërtetësia.

Interneti u jep njerëzve publikime me një përmbatje më njerëzore - meqë janë vetë njerëzit ata që bëhen pjesë e historisë që tregojnë.

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 37

Këto ngjarje që tregohen nuk i kushtojnë rëndësi vetëm temave politike apo argumenteve të mëdha - rreth të cilave sillen vetëm pakica, por jo shumica e njerëzve - por zgjedhjeve të përditshme që prekin qytetarët, duke filluar nga cilësia e ushqimeve të përditshme qe vënë në tavolinë.

Njerëzit janë vetë protagonistë të informacionit, p.sh., lajmet me ngjarjet që publikohen në profilet e Facebook-ut dhe më pas merren nga mediat, e duan skenën e tij, iu përshtatet, madje e ndërtojnë dhe sipas preferencave. Përveç kësaj, kanë mundësi të zgjedhin informacionet që marrin. Janë të gjitha forma që zgjidhen, organizohen, vendosen për të qenë platforma informative. Gazetaria tradicionale, ashtu siç e njohim ne, po dobëson sferën ndikuese në opinionin publik. Bota online e informacionit ka këtë armë të fortë -lirinë e fjalës- por, nëse nuk e përdor si duhet, mund të të kthehet kundër. Ekspertja mediatike e projektit, Prof.As.Dr. Eva Teqja, u ndal tek nevoja e përfshirjes së edukimit mdiatik në kurrikulat shkollore, me synimin për t’i transmetuar nxënësve njohuri mbi: funksionet e masmediave; t’i bëjë ata të reflektojnë në mënyrë kritike për marrëdhënien që kanë me mediat; të analizojnë lloje të ndryshme mediumesh duke filluar nga fotografia te gazeta etj; të diskutojnë për ndikimin e internetit në komunikimin shoqëror, si dhe për rolin e masmediave në vendet demokratike, mundësitë, por edhe rreziqet që ato bartin.

Ajo shtoi se edukimi mediatik për të rinjtë mbështetet mbi disa shtylla të rëndësishme, si: -njohuri për median (aspekti i tyre informativ); -përdorimi i mediave (në mënyrë interaktive); -kreativiteti personal në media (estetika, krijimi); -kritika e medias (analiza refleksive, analitike, etike, etj.)

Ndikimi i mediave zakonisht lidhet me sjelljet e njerëzve, dhe prandaj ekziston bindja se nëse të rinjtë shohin dhunë në

38

ABC Tirana Club

televizion, bëhen të dhunshëm, dhe çdo ves të cilit i ekspozohen në media është potencialisht model për imitim. Por efektet e medias janë të ndryshme dhe ndikimi i tyre është kompleks. Media ndikon në pikëpamjet e publikut duke i kultivuar ato në afate të gjata. Për shembull, reklamat i përforcojnë shprehitë blerëse të publikut duke i bindur ata të vazhdojnë të blejnë produktet e një brendi dhe të mos konsumojnë prodhimet konkurruese. Apo, ndodh që duke e përcjellë vazhdimisht facebook-un e një politikani, me postimet e fotove familjare dhe me thëniet e postuara, na krijohet bindja se është person pozitiv, pa e përcjellë konkretisht aktivitetin e tij politik.

Përveç ideve dhe pikëpamjeve, media ndikon edhe tek emocionet tona, duke nxitur kënaqësi, frikë, urrejtje, epsh, dëshpërim. Në afat të gjatë media mund t’i topisë ndjenjat tona dhe të nxisë indiferencë, kështu që nuk arrin më të na bëjë përshtypje skena e luftës gjatë edicionit të lajmeve, madje dhe mund të pimë ose të hamë duke shikuar skena të tilla.

This article is from: