
3 minute read
Objektiva dhe aspekte metodologjike
Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 13
Sugjestionimi nga përmbajtjet fake news, nga informatat e deformuara – në tërësi marrja shabllon e gjithçkaje që pasqyron media – ndikon negativisht në sjelljet dhe reagimet e studentëve. Në fushën e edukimit për median dhe informacionin ata kanë mangësi dhe sepse në stadet e mëparshme të shkollimit nuk kanë folur e nuk kanë diskutuar aq sa duhet, si dhe nuk kanë pasur hapësira në kurrikula – një mangësi kjo evidente për arsimin shqiptar, ku janë bërë hapa fillestare, me ndikim minimal.
Advertisement
ABC Tirana Club vendosi të përfshihej në thirrjen e aplikimeve të ISHM-së, duke konceptuar një projekt që do të investohej në mënyrë konkrete, për të rritur aftësitë e të rinjve studentë në kuptimin sa më mirë të mesazheve të përmbajtjeve mediatike dhe informacionit që ata konsumojnë në mënyrë periodike nga njësitë mediatike klasike apo të reja.
Propozimi i projektit u shikua si nxitje e të menduarit kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë e dëgjojnë studentët, për të arritur të kuptojnë dhe dallojnë ato përmbajtje, të cilat janë të pabazuara në fakte, apo që nuk janë të verifikuara. Nga ana tjetër, gjatë konceptimit të projektit u theksua nxitja e studentëve, që ata të jenë efektivë dhe atraktivë kur janë vetë në rolin e prodhuesit, autorit të përmbajtjeve mediatike dhe informacioneve të ndryshme.
Projekti në këtë mënyrë ishte në të njëjtin kah, apo në të njëjtën frekuencë me synimet thelbësore të projektit rajonal “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median” – që ofronte mbështetje për OJF-të në këto angazhime.
Projekti i ABC Tirana Club u emërtua “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët”, duke reflektuar që në fazën e propozimit për organizatorët e thirrjes për aplikime, idetë, objektivat dhe aspektet metodologjike. Projekti u ndërtua i tillë, që në radhë të parë të fokusohej tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet tona në lidhje me “të tjerët”.
Synimi ishte për promovimin e mendimit kritik të grupeve të ndryshme të shoqërisë (në rastin tonë studentët), mbi tiparet e
14
ABC Tirana Club
funksionimit të industrisë mediatike dhe “mënyrën e ndërtimit të mesazheve mediatike; duke analizuar motivacionet e krijuesve të përmbajtjes në media që të arrihet në zgjedhje të mirëinformuara rreth përzgjedhjes të programeve; po kështu për të bërë dallimin midis llojeve të ndryshme të përmbajtjeve mediatike dhe vlerësimit të tyre në lidhje me vërtetësinë e përmbajtjes, besueshmërisë dhe raportit mes vlerës dhe çmimit”.
Objektiv specifik ABC Tirana Club kishte që përmes aktiviteteve të këtij projekti të përfshiheshin studentët në diskutime dhe debate të lira mbi median dhe informimin, si instrumente jetësore dhe të pazëvendësueshme në një shoqëri demokratike, qasja drejt të cilave ndikon në sjelljen, perceptimet, pjesëmarrjen në vendimmarrje të tyre. Për të nxitur të menduarin kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë, dëgjojnë për të kuptuar dhe përzgjedhur ato përmbajtje të cilat janë të pabazuara, nuk janë të verifikuara që kanë dukje atraktive në publik, duke keqorientuar debatin publik dhe aksionin qytetar dhe duke derformuar vemdimmarrjen. Projekti kishte gjithashtu objektiv të ndizte shkëndija tek studentët në performancën e tyre jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe si protagonistë seriozë dhe të besueshëm, si aktorë burimorë në media, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale.
Qasja do të ishte kombinim mes informacionit që ABC Tirana Club do të grumbullonte në terren si dhe krijimit të hapësirave për debat. Organizimi i një sondazhi me studentët në Durrës dhe Elbasan do të ishte njohje me mendimet e pikëpamjet e tyre mbi qëndrimin ndaj medias. Gjetjet dhe treguesit do të ishin një lëndë e mirë në forumet studentore, në mënyrë që secili prej studentëve pjesëmarrës të shikonte prirjen e mendimeve të të tjerëve, por njëkohësisht të jepte dhe pikëpamjen personale mbi problematikat në fokus.
Target grupi për projektin ishin të rinjtë universitarë në nivelin Bachelor dhe Master në Durrës dhe Elbasan. Kampioni i sondazhit do të përbëhej nga 300 studentë, gjysma e tyre nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe gjysma tjetër nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Edhe forumet studentore do të realizoheshin me pjesëmarrjen e të rinjve nga këto dy universitete publike të vendit.
Duke qenë se universitetet janë hapësira ku mblidhen të rinj nga nivele të ndryshme shoqërore, me prejardhje familjare nga zona urbane e rurale, nga të gjitha besimet fetare, në stade të