
2 minute read
Monopolin e lajmit tani nuk e kanë vetëm redaksitë e medias
34
ABC Tirana Club
Advertisement
Në dy forumet studentore që u realizuan në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan gjetjet e sondazhit ishin argumenti për të cilin pjesëmarrësit diskutuan më shumë. Informacioni i paverifikuar qarkullon më shumë në mediat online si dhe në rrjetet sociale. Megjithatë studentët evidentuan faktin se për lajmet lokale dhe kombëtare tashmë nuk pritet që të shkruajnë redaksitë mediatike, por shumë informacione publikohen për herë
të parë nga rrjetet sociale. Jepen të dhëna mbi ngjarjen, por dhe foto e video nga vendi. Lajmet që jepen fillimisht në rrjetet sociale ndiqen më pas nga mediat klasike, duke u thelluar më tej. Heqja e monopolit të informimit nga redaksitë mediatike i ka bërë ato të konkurrojnë me profesionalizmin e mbulimit të ngjarjeve, duke hyrë në thellësi të detajeve.
Gazetari i njohur Fatmir Popja, në rolin e ekspertit mediatik në këtë projekt, gjatë ndërhyrjeve të tij u ndal tek lehtësia e qarkullimit dhe depërtimit të lajmeve të rreme ose të deformuara. Kohët e fundit, përmendi Popja, po shpërndahen qëllimisht nga website të veçanta dhe nga llogari në rrjetet sociale informacione me sfond politik që synojnë sajesa rrethanash për të shmangur vëmendjen e publikut. Ato ndërtohen në mënyrë të sofistikuar, me “pamje realiste” dhe
Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 35

të “verifikuara” nga burime të besueshme për të çorientuar lexuesit, shikuesit a dëgjuesit. Për fat të keq “Fake News”-et janë bërë pjesë e rëndësishme e një industrie fitmprurëse, që mbështeten dhe nga ndryshimet e vrullshme teknologjike për t’u përhapur gjerësisht në kohë reale. Studentët, si përdorues dhe frekuentues të shumtë të rrjeteve sociale janë të ekspozuar ndaj rreziqeve që shkaktojnë lajmet e pavërteta ose të shtrembëruara. Edhe ata “peshkohen”, u tha në forume, nga media që sillen në treg si gjysmëtabloid, duke synuar zgjerimin e të interesuarve dhe duke i kushtuar vemendje të rinjve të cilët parapëlqejnë lajmin sensacional.
Nga eksperti mediatik, si dhe nga studentët në forume u sollën dhe raste konkrete të lajmeve problematike, të cilat pas publikimit të tyre ishin identifikuar si të pavërteta, ose me shtrembërime të fakteve reale.
Aspekte të tjera ku u fokusua diskutimi në forumet që u zhvilluan në mjediset e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ishin dhe përpjekjet e grupimeve politike apo të biznesit për të kuruar imazhin e tyre përmes medias, mangësitë e sistemit të shkollimit në Shqipëri sa i takon trajtimit të njohurive mbi edukimin mediatik, por dhe zbehtësia e rolit të organizatave të gazetarëve për të ndikuar në pavarësinë dhe profesionalizmin e medias.