Skip to main content

Johan MUKA “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët”

Page 1

KUPTIMI DHE VLERËSIMI NË MËNYRË KRITIKE I PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE NGA STUDENTËT

Sondazh dhe forume diskutimi

me studentët e universiteteve “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Tiranë, 2020


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

1

KUPTIMI DHE VLERËSIMI NË MËNYRË KRITIKE I PËRMBAJTJEVE MEDIATIKE NGA STUDENTËT Drejtues i projektit: Johan MUKA

Sondazh dhe forume diskutimi me studentët e universiteteve “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Ky botim është mbështetur nëpërmjet sub-grantit të projektit rajonal me titull “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median”, një projekt i shtatë organizatave të zhvillimit të medias (Fondacioni “Mediacentar”, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Maqedonas për Median, Instituti Malazez i Medias, Shkolla e Gazetarisë në Novi Sad, Instituti i Paqes, SEENPM) në Ballkanin Perëndimor, i cili ka për qëllim të ndërtojë kapacitetin e organizatave të shoqërisë civile në rajon për të zhvilluar aftësitë dhe kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile për të nxitur dhe mbështetur edukimin për median dhe informacionin (EMI).

Tiranë, 2020


2

ABC Tirana Club

Botues: www.abctiranaclub.wordpress.com Email: abctiranaclub@gmail.com Tel: 00355693632767 P/box: 1402 Tirana, Albania Drejtues i projektit: Johan MUKA Design & Layout:

Bujar KAROSHI

Ilustrimi fotografik:

ISBN: 978-9928-307-46-0 ©: ABC Tirana Club

Ky botim u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësia e vetme e Qendrës studentore ABC TIRANA CLUB dhe jo domosdoshmërisht pasqyron opinionin e Bashkimit Evropian. Mbështetës:

Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603 (Viber). Tel. 068 65 08 441 (WhatsApp). E-mail: mbbotime@gmail.com Tiranë, 2020


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

S

3

tudentët, megjithëse janë të rinj në një stad të lartë të edukimit të tyre, nuk do të thotë se ata janë të përgatitur për qasjen e duhur ndaj përmbajtjeve mediatike dhe informacionit që qarkullon. Nga moskuptimet e tyre të njohurive që marrin prej mediave klasike dhe ato të reja, nga aftësitë e pakta të tyre për të “lexuar” mirë dhe për ta kuptuar mirë atë që iu serviret si informacion i saktë dhe i dobishëm – lindin defektetet në orientim dhe vendimmarrje për mjaft aspekte që lidhen me jetën e përditshme, me komunitetin, me të ardhmen. Sugjestionimi nga përmbajtjet fake news, nga informatat e deformuara – në tërësi marrja shabllon e gjithçkaje që pasqyron media – ndikon negativisht në sjelljet dhe reagimet e të rinjve studentë. Në fushën e edukimit për median dhe informacionin ata kanë mangësi dhe sepse në stadet e mëparshme të shkollimit nuk kanë folur e nuk kanë diskutuar aq sa duhet, si dhe nuk kanë pasur hapësira në kurrikula – një mangësi kjo evidente për arsimin shqiptar, ku janë bërë hapa fillestarë, me ndikim minimal. Projekti i ABC Tirana Club, realizuar në periudhën janar – korrik 2020, pati si synim parësor që t’i përfshijë studentët në këto problematika, t’i përfshijë në debate mbi edukimin për median dhe informacionin, pasi këto instrumente jetësore në një shoqëri demokratike janë mbështetje për aktivitetin e tyre mendor, fizik, moral, social etj. I ndihmon studentët në performancën e tyre, brenda dhe jashtë auditorëve universitarë, jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe për të qenë protagonistë e aktorë seriozë dhe të besueshëm në industrinë mediatike, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale. Ky botim, që ofrohet në versionin hard copy dhe soft copy për studentët dhe të gjithë të interesuarit, është një përmbledhje e zgjeruar e të gjithë dinamikës së projektit “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët”, sintezë e pikëpamjeve dhe problematikave që janë shprehur në aktivitetet që u realizuan në mjediset e universiteteve publike në Elbasan dhe Durrës. Johan MUKA Drejtues i projektit


4

ABC Tirana Club

Grupi i punës për realizimin e projektit: Prof.Asoc.Dr. Eva TEQJA (ekspert mediatik) Fatmir POPJA (ekspert mediatik) Johan MUKA (drejtues i projektit) Endi MULLAJ Ergild TANE Reneo HADJA Amelisa BRARI Ilva TELO Ardita GJOKA Klarenc HAJDËRLLI Tomas TEREZI Kristi TANE

Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402 Tiranë. Email: abctiranaclub@gmail.com Më shumë info: www.abctiranaclub.wordpress.com Si dhe llogaritë e ABC Tirana Club në rrjetet sociale.


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

5

Teknologjia dhe mediat e reja po ndryshojnë në mënyrë fondamentale ndërveprimin njerëzor dhe ky është vetëm fillimi1

C

ilësia e lajmeve dhe informacioneve që prekin përditë fusha të tilla si ekonomia, politika apo kultura ndikon drejtpërdrejt në krijimin e opinionit publik mbi zhvillime aktuale apo probleme themelore të shoqërisë. Pikërisht për këtë rol të gazetarisë, përfaqësues të interesave dhe organizatave të ndryshme mundohen vazhdimisht të kenë ndikim mbi median dhe ta kontrollojnë atë. Nga ana tjetër, edhe vetë gazetaria, duke qenë e vetëdijshme për funksionin e saj demokratik dhe pushtetin që ka në shoqëri, shpesh jo vetëm pasqyron realitetin, por edhe e ndryshon, apo e transformon atë. Mediat luajnë një rol dominues në jetën e të rinjve. Prania e gjithanshme e mediave dhe mediatizimi i shoqërisë ndikojnë para së gjithash në formimin e identitetit të tyre. Përhapja e internetit si një mjet komunikimi nga fundi i shekullit XX, ka ndryshuar shumëçka në jetën e njeriut. Interneti jo vetëm që ka ndryshuar në masë të madhe mënyrën e komunikimit mes njerëzve, por edhe e ka zëvendësuar atë me një formë të re, për formësimin e të cilës, me apo pa vetëdije, të gjithë ne kontribuojmë çdo ditë. Shtimi i numrit të përdoruesve të internetit në një anë dhe lehtësitë që teknologjia ofron në komunikimin e përditshëm në anën tjetër, kanë detyruar median tradicionale që të ndryshojë shumëçka nga “të vërtetat e pandryshueshme” të deri para disa viteve. Në fakt, duhet pranuar se ndryshimi në masë të madhe në median tradicionale është një ndryshim i imponuar dhe jo një zgjedhje e tyre. Avantazhet si shpejtësia në transmetimin e informacionit, ulja e kostove por edhe humbja e vazhdueshme e audiencës ndaj medias së re, ka detyruar median tradicionale të pranojë realitetin e ri dhe Nga prezantimi në forumet studentore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës i Prof.Asoc.Dr. Eva TEQJA, e cila ishte në rolin e ekspertes mediatike në këtë projekt. Gjithashtu, ABC Tirana Club, në kuadër të projektit “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët”, bashkëpunoi dhe me gazetarin e njohur audioviziv Fatmir POPJA, në rolin e ekspertit mediatik në forumet studentore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

1


6

ABC Tirana Club

të mundohet të përshtatet me epokën e re, e cila në vendin tonë sapo ka nisur. Interneti në Shqipëri aq sa është i vjetër, është edhe i ri. Pavarësisht që përdorimi i tij në institucionet shtetërore ka filluar që në fillim të viteve 90, bumin e vërtetë do ta përjetonte vetëm pas 20 vitesh. Por edhe ky “bum” i sotëm i përdorimit të internetit në Shqipëri është shumë poshtë nivelit të përdorimit në vendet e tjera të rajonit. Megjithatë, edhe ky nivel penetrimi i internetit ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë. Ky fillim i ndryshimit, solli në skenë edhe aktorë të rinj në botën mediatike shqiptare. Pa patur nevojën e investimeve të mëdha të nevojshme për themelimin e mediave vizive apo të shkruara, interneti hapi rrugën e një forme të re të gazetarisë, e cila ndërthur karakteristika të këtyre mediave. Ky sektor i ri brenda botës mediatike, me aftësinë e lartë konkurruese sidomos brenda audiencës 18 deri 35 vjeç, ka tronditur mediat tradicionale duke i detyruar edhe ato të fillojnë të bëhen pjesë e ndryshimit që tashmë ka filluar. Teknologjia dhe mediat e reja, po ndryshojnë në mënyrë fondamentale ndërveprimin njerëzor dhe ky është vetëm fillimi. Pothuajse çdo njeri sot, ka një llogari në Facebook, Instagram, Twitter etj. Madje edhe vetë mediat tradicionale e kanë zgjeruar komunikimin e tyre duke u përfshirë edhe vetë në këtë agor të pakufizuar. Ndërkohë që komunikimi dhe informacioni shpërndahen shumë më shpejt, bota na duket edhe më e vogël. Si rezultat, kjo ndryshon mënyrën se si bota komunikon, veçanërisht me obsesionin e sotëm të mediave sociale. Kohë më parë se mediat sociale të bëheshin pjesë e komunikimit tonë të përditshëm, ne ishim jashtëzakonisht të kufizuar në mjetet tona për të bashkëvepruar me të tjerët, kryesisht te njerëzit që njihnim personalisht. Kishte shumë aspekte në komunikim, ku ne duhet të prisnim me javë, për një letër në postë apo për një fotografi të njerëzve tanë që nuk jetonin në të njëjtin qytet, për më tepër nga njëri shtet në tjetrin. Në këtë mënyrë, interneti dhe për më tepër mediat sociale kanë ndryshuar në mënyrë drastike formën se si njerëzit në të gjithë botën bashkëveprojnë dhe komunikojnë. Së pari, një nga ndryshimet më të mëdha për mënyrën se si ne ndërveprojmë sot për shkak të mediave sociale, është numri i madh i njerëzve me të cilët mund të ndërveprojmë. Tashmë ne jemi në gjendje të bashkëveprojmë me mijëra njerëz në të gjithë botën – prandaj shohim njerëz që kanë mijëra miq në Facebook ose


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

7

dhjetëra mijëra ndjekës në Twitter apo Instagram. Në këtë mënyrë pa aksesin në media sociale, kjo do të ishte e pamundur, pasi këto të fundit na lejojnë mundësinë të ndajmë mendimet, opinionet tona për çështje të caktuara me një audiencë shumë më të gjerë. Së dyti, një ndryshim tjetër i madh që ka ndodhur në komunikimin tonë, është fakti se tashmë nuk ka asnjë filtër në mënyrën se si flasim. Në të kaluarën, nëse nuk bisedonim në mënyrë direkte me njerëzit, nuk ka patur asnjë mënyrë tjetë për të përcjellë mesazhin, pa marrë parasysh lirinë e fjalës. Ndërkohë, tani ne mund të përdorim mediat sociale për t’i shpalosur mendimet tona në mijëra apo edhe miliona njerëz duke qenë të pacensuruara. Së treti, mënyra se si mediat sociale kanë ndryshuar ndërveprimin e njerëzve me njeri-tjetrin është, se ne kemi humbur tashmë disa nga aftësitë tona shoqërore. Disa njerëz janë krejtësisht të paaftë për të kryer një bisedë normale ose për të bashkëvepruar me njerëzit në mënyrë direkte për shkak të varësisë që kanë nga mediat sociale, pasi janë bërë një nga mënyrat dominante të cilat ne komunikojmë. Njerëzit janë më të obsesionuar me kontrollin e celularit çdo dy minuta, se sa të angazhohen në biseda kuptimplota me fëmijën ose bashkëshortin/en e tyre. Ajo, çka vlen për t’u theksuar është se, mediat sociale dhe teknologjia janë një thikë me dy presa. Pasi këto si kanale komunikimi janë të mahnitshme dhe mund të na ndihmojnë vërtet në komunikimin tonë të përditshëm, qoftë personal, por edhe institucional, por gjithashtu na bëjnë që të jemi të verbër dhe të shurdhër ndaj çdo gjëje tjetër që po ndodh rreth nesh. Zakonisht njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për efektet qe shkaktojnë mediat tek ta dhe u duket se këto efekte vlejnë në raste të veçuara kur për shembull ndonjë vajzë e re bën operacion plastik për t’u dukur si një yll mode, apo kur ndodhin skandale të tipit të gjuajtjeve masive nëpër vende publike kur dikush imiton dhunën në media. Zakonisht këto shihen si gjëra që u ndodhin të tjerëve dhe që manifestohen me spektakle të kësaj natyre. Por ndikimi më i fuqishëm i medias është ai i ditëpërditshmi, që na rrethon pa qenë të vetëdijshëm për ne dhe që nuk pushon asnjëherë. Mesazhet mediatike në jetën e sotme janë të pashmangshme dhe ndikojnë te të gjithë, por ka njerëz të cilët janë në gjendje të distancohen nga mesazhi dhe ta analizojnë duke e patur vetë në dorë ndikimin dhe rolin e përmbajtjeve mediatike në jetën e tyre. Qëllimi i edukimit për media nuk është që të të largojë nga media masive, përkundrazi, ti duhet të jesh në gjendje t’i shfrytëzosh mediat për qëllimet e tua dhe të kënaqesh me to.


8

ABC Tirana Club

Edhe pse shumica prej nesh bëjmë vazhdimisht vërejtje për përmbajtjet e dëmshme mediatike, shumë rrallë flasim për rolin tonë në procesin e komunikimit masiv dhe e harrojmë përgjegjësinë tonë, ndoshta për shkak të faktit se komunikimi ynë me mediat masive është spontan dhe i natyrshëm dhe thjesht nuk mendojmë për të, ashtu si nuk mendojmë për frymëmarrjen. Për shembull, një nga efektet më të diskutuara të medias masive është ekspozimi ndaj dhunës dhe efektet që i bart kjo në shoqëri. Shumë prindër ankohen se në televizion shfaqen programe me dhunë madje edhe gjatë ditës, kur fëmijët i përcjellin programet televizive. Por a e ushtrojnë prindërit ndonjëherë rolin e tyre dhe të shkollës në përgatitjen e fëmijëve për të dekoduar mesazhet e medias masive? Studiuesit e rekomandojnë si metodë më efikase bashkëbisedimin me fëmijët dhe diskutimin e përmbajtjes me ta. Edukimi për media varet jo nga mosha, por nga disa aftësi të lindura tek njerëzit, që u ndihmojnë nga efektet e dëmshme të medias. Ato janë: mprehtësia, inteligjencia e kristalizuar, inteligjencia fluide, klasifikimi konceptual, inteligjencia emocionale, toleranca dhe joimpulsiviteti. Publiku i sotëm ka mundësi të jetë interaktiv dhe të marrë rolin e dërguesit që del nga anonimiteti i marrësit masiv, e gjithashtu një individ mund t’u përkasë disa audiencave. Duke qenë se prodhuesit e medias e dinë se nuk ka audiencë masive në kuptim absolut, ata e kanë ndërmend një publik të caktuar të cilin e synojnë për prodhimet e tyre. Strukturimi dhe segmentimi i audiencës së synuar mund të shfaqet disa llojesh, sipas tipareve gjeografike, demografike, shoqërore, gjeodemografike, dhe psikografike. Media masive në fakt konstrukton audienca në përputhje me nevojat e veta, duke i pasur parasysh klasifikimet e ndryshme të popullatës. Klasifikimi më i vjetër është ai gjeografik, i cili gjithnjë e më shumë po tejkalohet me procesin e globalizimit. Po ashtu po tejkalohet edhe segmentimi demografik - në bazë të gjinisë, etnitetit, moshës, arsimit, të ardhurave financiare. Sot mediat i kanë parasysh shumë faktorë, duke e kombinuar demografinë me stilin e jetës dhe me mënyrën e konsumit, meqenëse vlerat jetësore e ndikojnë në sjelljen ndaj medias. Prof. Asoc. Dr. Eva TEQJA Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

9

PËRMBAJTJA Kapitulli 1 PSE U ANGAZHUA ABC TIRANA CLUB NË NJË PROJEKT MBI EDUKIMIN MEDIATIK?

11

Përgjigje ndaj thirrjes për aplikime nga ISHM

12

Objektiva dhe aspekte metodologjike

13

Konceptimi dhe hartimi i pyetësorit

15

Kapitulli 2 GJETJE TË SONDAZHIT ME STUDENTËT NË ELBASAN DHE DURRËS

21

Qasja dhe preferencat në media

22

Aksesi në internet dhe përdorimi i llogarive në rrjetet sociale 25 Besimi në përmbajtjet mediatike dhe influenca e reklamave 29 Orientimi në fushatat elektorale

31


10

ABC Tirana Club

Kapitulli 3 FORUMET STUDENTORE NË ELBASAN DHE DURRËS 33 Monopolin e lajmit tani nuk e kanë vetëm redaksitë e medias 34 Më shumë informacion qarkullon, por problem mbetet vërtetësia 36 Mbulimi mediatik i projektit dhe galeria fotografike

39

Kapitulli 4 PROFILI DHE ANGAZHIMI I ABC TIRANA CLUB Synimi dhe fokusi i një qendre studentore

51 52

Projektet e realizuara 55 Si mund të na kontaktosh

61


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

Kapitulli

11

1

PSE U ANGAZHUA ABC TIRANA CLUB NË NJË PROJEKT MBI EDUKIMIN MEDIATIK? ¦ Përgjigje ndaj thirrjes për aplikime nga ISHM ¦ Objektiva dhe aspekte metodologjike ¦ Konceptimi dhe hartimi i pyetësorit


12

ABC Tirana Club

Përgjigje ndaj thirrjes për aplikime nga ISHM ABC Tirana Club ishte në fazën përmbyllëse të projektit studentor “Media dhe integrimi Evropian” (me mbështetjen e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, si dhe në bashkëpunim me “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri), kur u njoh me një thirrje për aplikime projektesh, lëshuar nga Instituti Shqiptar i Medias në Tiranë. Thirrja adresohej për projekte në lidhje me rritjen e aftësive dhe kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri “për të promovuar praktikat dhe politikat në lidhje me Edukimin për Median dhe Informacionin në nivel lokal”. Ftesa për aplikime ishte pjesë e një projekti rajonal me titull “Media për Qytetarët - Qytetarët për Median”, që mbështetej nga Bashkimi Evropian dhe përfshinte Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, dhe Serbinë. Nisur nga rezultatet e larta në projektin “Media dhe integrimi evropian” ABC Tirana Club dhe duke qenë se fokusi i thirrjes përkonte me temat dhe aspektet ku orientohet qendra jonë studentore, u vendos përfshirja në fushatën e aplikimit të shpallur nga ISHM. ABC Tirana Club vlerësoi menjëherë se ndjehej brenda kërkesave që parashtronte thirrja. Sepse dihet që ABC është një grupim studentor dhe studentët nuk mund të lihen jashtë procesit të edukimit mediatik, për të cilin flitet dhe debatohet shumë, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Aq më tepër që vendi ynë është deficitar në këtë aspekt. Studentët, megjithëse janë të rinj në një stad të lartë të edukimit të tyre, kjo nuk do të thotë se ata janë të përgatitur për qasjen e duhur ndaj përmbajtjeve mediatike dhe informacionit që qarkullon. Nga moskuptimet e tyre të njohurive që marrin prej mediave klasike dhe ato të reja, nga aftësitë e pakta të tyre për të “lexuar” mirë dhe për ta kuptuar mirë atë që iu serviret si informacion i saktë dhe i dobishëm – lindin defektet në orientim dhe vendimmarrje për mjaft aspekte që lidhen me jetën e përditshme, me komunitetin, me të ardhmen.


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

13

Sugjestionimi nga përmbajtjet fake news, nga informatat e deformuara – në tërësi marrja shabllon e gjithçkaje që pasqyron media – ndikon negativisht në sjelljet dhe reagimet e studentëve. Në fushën e edukimit për median dhe informacionin ata kanë mangësi dhe sepse në stadet e mëparshme të shkollimit nuk kanë folur e nuk kanë diskutuar aq sa duhet, si dhe nuk kanë pasur hapësira në kurrikula – një mangësi kjo evidente për arsimin shqiptar, ku janë bërë hapa fillestare, me ndikim minimal. ABC Tirana Club vendosi të përfshihej në thirrjen e aplikimeve të ISHM-së, duke konceptuar një projekt që do të investohej në mënyrë konkrete, për të rritur aftësitë e të rinjve studentë në kuptimin sa më mirë të mesazheve të përmbajtjeve mediatike dhe informacionit që ata konsumojnë në mënyrë periodike nga njësitë mediatike klasike apo të reja. Propozimi i projektit u shikua si nxitje e të menduarit kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë e dëgjojnë studentët, për të arritur të kuptojnë dhe dallojnë ato përmbajtje, të cilat janë të pabazuara në fakte, apo që nuk janë të verifikuara. Nga ana tjetër, gjatë konceptimit të projektit u theksua nxitja e studentëve, që ata të jenë efektivë dhe atraktivë kur janë vetë në rolin e prodhuesit, autorit të përmbajtjeve mediatike dhe informacioneve të ndryshme. Projekti në këtë mënyrë ishte në të njëjtin kah, apo në të njëjtën frekuencë me synimet thelbësore të projektit rajonal “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median” – që ofronte mbështetje për OJF-të në këto angazhime.

Objektiva dhe aspekte metodologjike Projekti i ABC Tirana Club u emërtua “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët”, duke reflektuar që në fazën e propozimit për organizatorët e thirrjes për aplikime, idetë, objektivat dhe aspektet metodologjike. Projekti u ndërtua i tillë, që në radhë të parë të fokusohej tek njohja dhe nxitja e mendimit kritik të studentëve ndaj medias, me përqendrimin kryesisht mbi mënyrën se si media ndikon në paragjykimet dhe stereotipet tona në lidhje me “të tjerët”. Synimi ishte për promovimin e mendimit kritik të grupeve të ndryshme të shoqërisë (në rastin tonë studentët), mbi tiparet e


14

ABC Tirana Club

funksionimit të industrisë mediatike dhe “mënyrën e ndërtimit të mesazheve mediatike; duke analizuar motivacionet e krijuesve të përmbajtjes në media që të arrihet në zgjedhje të mirëinformuara rreth përzgjedhjes të programeve; po kështu për të bërë dallimin midis llojeve të ndryshme të përmbajtjeve mediatike dhe vlerësimit të tyre në lidhje me vërtetësinë e përmbajtjes, besueshmërisë dhe raportit mes vlerës dhe çmimit”. Objektiv specifik ABC Tirana Club kishte që përmes aktiviteteve të këtij projekti të përfshiheshin studentët në diskutime dhe debate të lira mbi median dhe informimin, si instrumente jetësore dhe të pazëvendësueshme në një shoqëri demokratike, qasja drejt të cilave ndikon në sjelljen, perceptimet, pjesëmarrjen në vendimmarrje të tyre. Për të nxitur të menduarin kritik mbi atë që lexojnë, shikojnë, dëgjojnë për të kuptuar dhe përzgjedhur ato përmbajtje të cilat janë të pabazuara, nuk janë të verifikuara që kanë dukje atraktive në publik, duke keqorientuar debatin publik dhe aksionin qytetar dhe duke derformuar vemdimmarrjen. Projekti kishte gjithashtu objektiv të ndizte shkëndija tek studentët në performancën e tyre jo vetëm si konsumatorë të medias dhe informacionit, por dhe si protagonistë seriozë dhe të besueshëm, si aktorë burimorë në media, veçanërisht në mediat e reja e rrjetet sociale. Qasja do të ishte kombinim mes informacionit që ABC Tirana Club do të grumbullonte në terren si dhe krijimit të hapësirave për debat. Organizimi i një sondazhi me studentët në Durrës dhe Elbasan do të ishte njohje me mendimet e pikëpamjet e tyre mbi qëndrimin ndaj medias. Gjetjet dhe treguesit do të ishin një lëndë e mirë në forumet studentore, në mënyrë që secili prej studentëve pjesëmarrës të shikonte prirjen e mendimeve të të tjerëve, por njëkohësisht të jepte dhe pikëpamjen personale mbi problematikat në fokus. Target grupi për projektin ishin të rinjtë universitarë në nivelin Bachelor dhe Master në Durrës dhe Elbasan. Kampioni i sondazhit do të përbëhej nga 300 studentë, gjysma e tyre nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe gjysma tjetër nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Edhe forumet studentore do të realizoheshin me pjesëmarrjen e të rinjve nga këto dy universitete publike të vendit. Duke qenë se universitetet janë hapësira ku mblidhen të rinj nga nivele të ndryshme shoqërore, me prejardhje familjare nga zona urbane e rurale, nga të gjitha besimet fetare, në stade të


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

15

diferencuara të gjendjes ekonomike, të arsimimit, kulturimit etj., kampioni i studentëve në projekt konsiderohej gjithëpërfshirës.

Konceptimi dhe hartimi i pyetësorit ABC Tirana Club u angazhua që të konceptohet dhe hartohet një pyetësor sa më i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, me pyetje të kuptueshme që lidheshin me edukimin mediatik. Pas të dhënave të përgjithshme, për secilin student që pyetej (gjinia, mosha, vendlindja dhe niveli i studimeve që po kryente), fillimisht ishte renditur një bllok pyetjesh mbi qasjen në media, p.sh., cila preferohej më shumë; cila ishte burim më kryesor për informim e për argëtim; niveli i konsumimit gjatë ditës etj. Një bllok tjetër ishte mbi raportet e studentit me internetin, niveli i aksesit, si dhe përdorimi i llogarive në rrjetet sociale. Pyetësori kërkonte informacion dhe mbi njohuritë e marra gjatë shkollimit rreth edukimit mediatik; besimi në përmbajtjet mediatike që kanë ndjekur; gjithashtu dhe për influencën e reklamave në hapësirat mediatike. Pyetjet e tjera lidheshin me burimin e informimit të studentëve gjatë fushatave elektorale; besueshmërinë e prezantimit të konkurrentëve gjatë fushatës, si dhe sa ndikon media në orientimin për votën e tyre. Sondazhi u realizua gjatë muajit shkurt 2020 dhe u evidentua se raporti gjinor i studentëve të pyetur ishte 59 % vajza dhe 41% djem. Mosha mesatare ishte 22.4 vjeç. Sa i takon nivelit të studimit, 68% e tyre ishin në Bachelor, 23% në Master Shkencor dhe pjesa e mbetur prej 9% ndiqnin studimet në Master Profesional. Në vijim po prezantojmë të plotë pyetësorin që u përdor në sondazhin me studentët në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës dhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.


16

ABC Tirana Club

PYETËSOR “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” Të dhëna të përgjithshme I. Gjinia c Vajzë c Djalë II. Mosha Vjeç…… III. Vendlindja………….. 1.Qarku……… 2.Bashkia……. IV. Universiteti…………. 1.Fakulteti……….... 2.Dega……….. V. Niveli i studimeve c Bachelor c Master Shkencor c Master profesional JU KENI MË SHUMË PREFERENCË TË NDIQNI -televizionin? c -radion? c -gazetën? c -website-in / platformë online? c -rrjetet sociale? c CILA MEDIA ËSHTË BURIM KRYESOR PËR T’U INFORMUAR -televizioni? c -radio? c -gazeta? c -website-i / platforma online? c -rrjetet sociale? c CILA MEDIA ËSHTË BURIM KRYESOR PËR T’U ARGËTUAR -televizioni c -radio c -gazeta c -website-i / platforma online? c -rrjetet sociale? c


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NDJEKUR PROGRAMET E TELEVIZIONIT -deri në 1 orë? c -deri në 2 orë? c -deri në 3 orë? c -më shumë se 3 orë? c -nuk e ndjek fare c SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NDJEKUR PËRMBAJTJET NË YOUTUBE? -deri në 1 orë c -deri në 2 orë c -deri në 3 orë c -më shumë se 3 orë c -nuk e ndjek fare c JU KENI POSTUAR VIDEO TUAJAT NË YOUTUBE -1 herë? c -2 herë? c -mbi 2 herë? c -asnjëherë? c SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NDJEKUR PROGRAMET E RADIOS? -deri në 1 orë c -deri në 2 orë c -deri në 3 orë c -më shumë se 3 orë c -nuk e ndjek fare c SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NAVIGUAR NË INTERNET? -deri në 1 orë c -deri në 2 orë c -deri në 3 orë c -më shumë se 3 orë c -nuk navigoj fare c

17


18

ABC Tirana Club

MË SHUMË NAVIGONI NË INTERNET

-nga kompjuteri/laptop-i në banesë? -nga mjedis internet kafeje? -nga mjedis auditori në fakultet? -nga celulari personal?

c c c c

MË SHUMË NAVIGONI NË INTERNET -për nevoja dhe kërkesa të programit të studimit? c -për të ndjekur lajme nga aktualiteti? c -për t’u zbavitur/argëtuar? c -për komunikim me miqtë? c KUR NDIQNI LAJME NGA AKTUALITETI NË INTERNET KENI INTERES PËR BURIMIN E TYRE -shumë? c -disi? c -pak? c -shumë pak? c -aspak c PREFERENCA PËR TË KOMUNIKUAR NË RRJETET SOCIALE ËSHTË MË SHUMË NË -facebook? c -instagram? c -twitter? c -snapchat? c -linkedin? c -tjetër? (specifiko) _______________ -nuk kam fare preferencë c KENI HAPUR LLOGARI NË RRJETET SOCIALE

-një? -dy? -më shumë se dy? -nuk kam fare llogari

c c c c


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

19

KENI HAPUR FILLIMISHT LLOGARI NË RRJETET SOCIALE

-para moshës 10 vjeç? -para moshës 14 vjeç? -para moshës 18 vjeç? -pas moshës 18 vjeç?

c c c c

KENI MARRË NJOHURI BRENDA PROGRAMIT MËSIMOR MBI EDUKIMIN MEDIATIK (MEDIA LITERACY) -gjatë ciklit 9-vjeçar? c -gjatë ciklit në shkollë të mesme? c -në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm? c -nuk keni marrë fare njohuri? c KENI BESIM NË PËRMBAJTJET MEDIATIKE QË NDIQNI -shumë? c -disi? c -pak? c -shumë pak? c -aspak? c NGA PËRMBAJTJET MEDIATIKE QË NDIQNI, PËRBËN MË SHUMË PROBLEM -informacioni krejtësisht i pabazë? c -informacioni me pasaktësi? c -informacioni i saktë, por i njëanshëm? c -shkelja etike? c -nuk përbën asnjëra problem c NGA NDJEKJA E REKLAMAVE NË MEDIA NDIKOHENI PËR TË BLERË NJË PRODUKT OSE PËR TË MARRË NJË SHËRBIM -sistematikisht? c -rrallë? c -shumë rrallë? c -nuk ndikohem fare? c


20

ABC Tirana Club

GJATË FUSHATAVE ZGJEDHORE NË VENDIN TONË, CILI ËSHTË BURIMI MË I MIRË I INFORMIMIT PËR JU -media klasike (televizion, radio, gazetë)? c -media online (website, platformë online)? c -rrjetet sociale? c -nga ndjekja drejtpërdrejt në terren? c -asnjë prej tyre c PREZANTIMI NË MEDIA I KANDIDATËVE A SUBJEKTEVE POLITIKE KONKURRUESE GJATË FUSHATËS ELEKTORALE ËSHTË I BESUESHËM -shumë? c -disi? c -pak? c -shumë pak? c -aspak? c MEDIA NDIKON NË ORIENTIMIN PËR VOTËN TUAJ -shumë? c -disi? c -pak? c -shumë pak? c -aspak? c


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

Kapitulli

21

2

GJETJE TË SONDAZHIT ME STUDENTËT NË ELBASAN DHE DURRËS

¦ Qasja dhe preferencat në media ¦ Aksesi në internet dhe përdorimi i llogarive në rrjetet sociale ¦ Besimi në përmbajtjet mediatike dhe influenca e reklamave ¦ Orientimi në fushatat elektorale


22

ABC Tirana Club

Qasja dhe preferencat në media Pyetja e parë për studentin ishte mbi preferencat mediatike. Pjesa më e madhe u shprehën se ndjekin më shumë rrjetet sociale, ndërkohë që numri i atyre që ndjekin përmbajtjet nga televizioni mbetet i konsiderueshëm. Po kështu dhe ata që preferojnë platformat online. Më pak studentë ndjekin radion dhe akoma më pak shfletojnë gazetat. JU KENI MË SHUMË PREFERENCË TË NDIQNI Preferenca

Nr. i studentëve

Përqindja

-televizionin? 94 31.33% -radion? 10 3.33% -gazetën? 4 1.33% -website-in / platformë online? 74 24.67% -rrjetet sociale? 118 39.33% Kur vjen puna tek burimi kryesor për informim, studentët më shumë ishin tek përmbajtjet televizive, 43.33%, pastaj renditeshin platformat online, 28.67% dhe në vend të tretë ishin llogaritë në rrjetet sociale. Radio dhe gazetat mbeteshin në fund të preferencës së tyre si burim informimi. CILA MEDIA ËSHTË BURIM KRYESOR PËR T’U INFORMUAR Burimi

Nr. i studentëve

Përqindja

-televizioni? 130 43.33% -radio? 6 2% -gazeta? 8 2.67% -website-i / platforma online? 86 28.67% -rrjetet sociale? 70 23.33%


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

23

Argëtimi i tyre është përqendruar më shumë në lëndën që qarkullon përmes rrjeteve sociale, gati gjysma e tyre, kurse 26 % u shprehën se burim argëtimi kanë televizionin dhe 22.33% kanë platformat online. CILA MEDIA ËSHTË BURIM KRYESOR PËR T’U ARGËTUAR Burimi

Nr. i studentëve

Përqindja

-televizioni 78 26.0% -radio 8 2.67% -gazeta 4 1.33% -website-i / platforma online? 64 21.33% -rrjetet sociale? 146 48.67% Ndjekja e programeve televizive nga studentët ka prirje të ulët. Më shumë janë ata që ndjekin deri në 60 minuta, 38.67%, kurse ata që qëndrojnë para ekranit deri në dy orë përbënin 30% të studentëve të pyetur gjatë sondazhit. Bie në sy se 12.67% e tyre ishin për alternativën e përgjigjes “nuk e ndjek fare”. SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NDJEKUR PROGRAMET E TELEVIZIONIT Kohëzgjatja

Nr. i studentëve

-deri në 1 orë? -deri në 2 orë? -deri në 3 orë? -më shumë se 3 orë? -nuk e ndjek fare

116 90 32 24 38

Përqindja 38.67% 30 % 10.67% 8% 12.67%

Ndjekja e përmbajtjeve audiovizive jolinerale është tendencë tek të rinjtë. Pjesë e pyetësorit ishte dhe informacioni mbi kohën që shpenzojnë studentët në YouTube, sipas treguesve që jepen në tabelën më poshtë:


24

ABC Tirana Club

SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NDJEKUR PËRMBAJTJET NË YOUTUBE? Kohëzgjatja

Nr. i studentëve

-deri në 1 orë -deri në 2 orë -deri në 3 orë -më shumë se 3 orë -nuk e ndjek fare

104 94 42 52 8

Përqindja 34.67% 31.33% 14 % 17.33% 2.67%

Studentët shfaqen dhe aktivë për të qenë protagonistë me postimet e tyre në kanalin YouTube. 41.33% pohuan se e kishin bërë këtë më shumë se dy herë, 5.33% kishin postuar dy herë dhe 9.33% vetëm një herë deri më tani. Ndërkohë 44% e tyre u shprehën për alternativën “asnjëherë”. JU KENI POSTUAR VIDEO TUAJAT NË YOUTUBE Postuar

Nr. i studentëve

Përqindja

-1 herë? 28 9.33% -2 herë? 16 5.33% -mbi 2 herë? 124 41.33% -asnjëherë? 132 44 % Siç pasqyrohet në treguesit e mësipërm të sondazhit me studentët në Elbasan e Durrës, ata kanë shumë pak preferencë për përmbajtjet e transmetuara përmes radios. Kjo reflektohet dhe në përgjigjet që ata kanë dhënë për pyetjen se sa kohë mesatarisht brenda një dite kalojnë duke ndjekur programet e radios. Më shumë se gjysma ka konfirmuar se “nuk ndjek fare”, 22% dëgjojnë deri në një orë, 10% deri në 2 orë, 3.33% deri në 3 orë dhe më shumë se 3 orë vetëm 6%.


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

25

SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NDJEKUR PROGRAMET E RADIOS? Kohëzgjatja

Nr. i studentëve

-deri në 1 orë -deri në 2 orë -deri në 3 orë -më shumë se 3 orë -nuk e ndjek fare

66 30 10 18 176

Përqindja 22 % 10 % 3.33% 6% 58.67%

Aksesi në internet dhe përdorimi i llogarive në rrjetet sociale Raporti i studentëve me internetin dhe rrjetet sociale ishte pjesë e pyetjeve të sondazhit që u realizua me 300 studentët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Për kohën që ata shpenzonin duke naviguar në internet, pjesa më e madhe, ose 43% pohuan në përgjigje “më shumë se 3 orë”, 22% pranuan se qëndronin deri në 3 orë, 20% deri në 2 orë, dhe 11.33% deri në 1 orë, 10 prej studentëve u përgjigjën “nuk navigoj fare”. SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NAVIGUAR NË INTERNET? Kohëzgjatja

Nr. i studentëve

-deri në 1 orë -deri në 2 orë -deri në 3 orë -më shumë se 3 orë -nuk navigoj fare

34 62 66 128 10

Përqindja 11.33% 20.67% 22 % 42.67% 3.33%

Telefoni celular mbetet mundësia më e mirë për studentët kur ata përdorin internetin, 64,67%, kurse rreth 1 në 4 studentë më shumë navigon në internet përmes kompjuterit ose laptop-i në


26

ABC Tirana Club

banesë. Në mjediset universitare ishte numri më i vogël, 2.67%, kjo sipas shpjegimeve të disa prej tyre, nuk lidhej me frekuentimin e mësimit, por me mungesën e mbulimit me wi-fi të auditorëve, ose sepse linja që ofrohej ishte e dobët dhe me funksion jo të rregullt. MË SHUMË NAVIGONI NË INTERNET Vendndodhja

Nr. i studentëve

-nga kompjuteri/laptop-i në banesë? 78 -nga mjedis internet kafeje? 20 -nga mjedis auditori në fakultet? 8 -nga celulari personal? 194

Përqindja 26% 6.67% 2.67% 64.67%

Përdorimi i internetit “për nevoja dhe kërkesa të programit të studimit” mbetet më i preferuar për studentët, ndërkohë që më pas ishin “për t’u zbavitur/argëtuar”, pastaj “për komunikim me miqtë” dhe në fund “për të ndjekur lajme nga aktualiteti”, sipas treguesve që jepen në tabelën më poshtë: MË SHUMË NAVIGONI NË INTERNET Qëllimi

Nr. i studentëve

Përqindja

-për nevoja dhe kërkesa të programit të studimit 98 32.67% -për të ndjekur lajme nga aktualiteti 38 12.67% -për t’u zbavitur/argëtuar 94 31.33% -për komunikim me miqtë 70 23.33% Një lloj shkujdesjeje për informacionin që studentët marrin nga media vihet re në përgjigjet e tyre në pyetjen rreth interesimit që ata kanë për burimin e lajmeve. Vetëm 30% e tyre treguan se janë shumë të interesuar, pjesa tjetër prej 70% ishte e ndarë në përgjigjet “disi”, “pak”, “shumë pak” dhe “aspak”.


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

27

KUR NDIQNI LAJME NGA AKTUALITETI NË INTERNET KENI INTERES PËR BURIMIN E TYRE Niveli i interesimit

Nr. i studentëve Përqindja

-shumë? 90 30% -disi? 136 45.33% -pak? 32 10.67% -shumë pak? 22 7.33% -aspak 20 6.67% Instagrami duket se mbetet rrjeti social më i preferuar në komunikim për studentët, më pas vjen Facebook, kurse të tjerat përdoren në kuota modeste, sipas të dhënave që tregohen më poshtë: PREFERENCA PËR TË KOMUNIKUAR NË RRJETET SOCIALE ËSHTË MË SHUMË NË Rrjeti social

Nr. i studentëve

Përqindja

-facebook? 98 32.67% -instagram? 176 58.67% -twitter? 4 1.33% -snapchat? 10 3.33% -linkedin? 0 0% -tjetër? (specifiko) 0 0% -nuk kam fare preferencë 12 4% Studentët preferojnë të kenë më shumë se një llogari në rrjetet sociale. Në biseda të drejtpërdrejta me ta, por dhe gjatë diskutimit në forumet studentore që u realizuan në Durrës dhe Elbasan, u përsërit fakti se preferenca ishte që krahas llogarive të identifikueshme të përdorin dhe të tjera që identifikojnë pjesërisht apo aspak. Po kështu ka dhe adresa në rrjetet sociale, të cilat ata i mbajnë në mënyrë pasive, pa u përfshirë në komunikim me të tjerë, ose pa qarkulluar informacion.


28

ABC Tirana Club

KENI HAPUR LLOGARI NË RRJETET SOCIALE Llogari

Nr. i studentëve

-një? -dy? -më shumë se dy? -nuk kam fare llogari

108 80 100 12

Përqindja 36 % 26.67% 33.33% 4%

Përfshirja me llogari personale në rrjetet sociale më së shumti ka ndodhur në periudhën e shkollës së mesme, por për rreth 40 përqind prej studentëve të pyetur kjo kishte ndodhur gjatë periudhës së ciklit 9-vjeçar të shkollimit. KENI HAPUR FILLIMISHT LLOGARI NË RRJETET SOCIALE Mosha

Nr. i studentëve

-para moshës 10 vjeç? -para moshës 14 vjeç? -para moshës 18 vjeç? -pas moshës 18 vjeç?

18 98 130 54

Përqindja 6% 32.67 % 43.33% 18%


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

29

Besimi në përmbajtjet mediatike dhe influenca e reklamave Përgjigjet e studentëve për një pyetje të drejtpërdrejtë mbi marrjen e njohurive rreth edukimit mediatik evidenton problematikat në sistemin arsimor të vendit tonë mbi këtë aspekt. 1 në 3 studentë pohoi se nuk ka marrë asnjë njohuri në të gjitha nivelet e shkollimit, ndërkohë që po kaq prej tyre treguan se njohuritë i kishin marrë gjatë kryerjes së shkollës së mesme. KENI MARRË NJOHURI BRENDA PROGRAMIT MËSIMOR MBI EDUKIMIN MEDIATIK (MEDIA LITERACY) Niveli i shkollimit

Nr. i studentëve

-gjatë ciklit 9-vjeçar? -gjatë ciklit në shkollë të mesme? -në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm? -nuk keni marrë fare njohuri?

42 98 64 96

Përqindja 14% 32.67% 21.33% 32%

Pyetjes mbi nivelin e besimit në përmbajtjet mediatike studentët iu dhanë përgjigje sipas të dhënave më poshtë: KENI BESIM NË PËRMBAJTJET MEDIATIKE QË NDIQNI Niveli i besimit

Nr. i studentëve

Përqindja

-shumë? 16 5.33% -disi? 150 50% -pak? 76 25.33% -shumë pak? 38 12.67% -aspak? 20 6.67% Duke e shtyrë më tej vlerësimin e studentëve mbi përmbajtjet mediatike, pyetja e radhës ishte se çfarë kanë ata më shumë problem. Më shumë përgjigjet ishin për altarnativat “informacioni krejtësisht i pabazë” dhe “informacioni me pasaktësi”.


30

ABC Tirana Club

NGA PËRMBAJTJET MEDIATIKE QË NDIQNI, PËRBËN MË SHUMË PROBLEM Problematika

Nr. i studentëve

Përqindja

-informacioni krejtësisht i pabazë? 112 37.33% -informacioni me pasaktësi? 92 30.67% -informacioni i saktë, por i njëanshëm? 40 13.33% -shkelja etike? 36 12% -nuk përbën asnjëra problem 20 6.67% Mediat, veç rolit të tyre për informim, zbavitje e edukim, janë dhe një orientim për ndjekësit për shërbime dhe produkte të ndryshme të tregut. Ndaj dhe një pyetje për studentët ishte mbi nivelin e ndikimit për të blerë produkte apo për të marrë shërbime, të cilat reklamohen në media. 1në 3 prej tyre u shprehën për alternativën “nuk ndikohem fare”, kurse 58% zgjodhën përgjigjen “rrallë” dhe “shumë rrallë” – tregues për influencën e paktë që ka promocioni përmes medias për produkte e shërbime të ndryshme. NGA NDJEKJA E REKLAMAVE NË MEDIA NDIKOHENI PËR TË BLERË NJË PRODUKT OSE PËR TË MARRË NJË SHËRBIM Niveli i ndikimit

Nr. i studentëve

Përqindja

-sistematikisht? 26 8.67% -rrallë? 94 31.33% -shumë rrallë? 80 26.67% -nuk ndikohem fare? 100 33.33%


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

31

Orientimi në fushatat elektorale Zhvillimet politike ende mbeten një mall “me shumicë” në mediat shqiptare. Duke konsideruar fushatat elektorale si periudha kur mbulimi nga media i aktivitetit të partive politike dhe subjekteve të ndryshme garuese arrin kulmin, pyetësori kishte dhe një pyetje mbi burimin më të mirë për studentët. Ende për pjesën më të madhe të tyre mbetet tërheqëse media klasike, 40%, kurse rreth 34% preferojnë më shumë mediat online dhe rrjetet sociale, ndërkohë që 18% janë indiferentë për këto zhvillime. GJATË FUSHATAVE ZGJEDHORE NË VENDIN TONË, CILI ËSHTË BURIMI MË I MIRË I INFORMIMIT PËR JU Burimi

Nr. i studentëve

Përqindja

- media klasike (televizion, radio, gazetë)? 120 40% - media online (website, platformë online)? 62 20.67.33% - rrjetet sociale? 40 13.33% -nga ndjekja drejtpërdrejt në terren? 24 8% -asnjë prej tyre 54 18% Në rrethanat e zhvillimeve gjatë fushatave elektorale pyetja e radhës ishte mbi nivelin e besueshmërisë së konkurrentëve nga prezantimi në media, ku bie në sy se 2 në 3 studentë kanë zgjedhur alternativat e përgjigjes “pak”, “shumë pak”, ose “aspak”. PREZANTIMI NË MEDIA I KANDIDATËVE A SUBJEKTEVE POLITIKE KONKURRUESE GJATË FUSHATËS ELEKTORALE ËSHTË I BESUESHËM Niveli i besueshmërisë

Nr. i studentëve

Përqindja

-shumë? 16 5.33% -disi? 82 27.33% -pak? 50 16.67% -shumë pak? 52 17.33% -aspak? 100 33.33%


32

ABC Tirana Club

Në proceset zgjedhore pjesa më e madhe e studentëve, 54.67%, pohuan se nuk ndikohen aspak nga media për orientimin e votës së tyre, kurse pjesa tjetër zgjodhi si përgjigje alternativat e pyetjes, sipas përqindjeve si më poshtë: MEDIA NDIKON NË ORIENTIMIN PËR VOTËN TUAJ Niveli i ndikimit

Nr. i studentëve

Përqindja

-shumë? 14 4.67% -disi? 48 16 % -pak? 36 12 % -shumë pak? 38 12.67 % -aspak? 164 54.67%


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

Kapitulli

3

FORUMET STUDENTORE NË ELBASAN DHE DURRËS

¦ Monopolin e lajmit tani nuk e kanë vetëm redaksitë e medias ¦ Më shumë informacion qarkullon, por problem mbetet vërtetësia ¦ Mbulimi mediatik i projektit dhe galeria fotografike

33


34

ABC Tirana Club

Monopolin e lajmit tani nuk e kanë vetëm redaksitë e medias Në dy forumet studentore që u realizuan në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan gjetjet e sondazhit ishin argumenti për të cilin pjesëmarrësit diskutuan më shumë. Informacioni i paverifikuar qarkullon më shumë në mediat online si dhe në rrjetet sociale. Megjithatë studentët evidentuan faktin se për lajmet lokale dhe kombëtare tashmë nuk pritet që të shkruajnë redaksitë mediatike, por shumë informacione publikohen për herë

të parë nga rrjetet sociale. Jepen të dhëna mbi ngjarjen, por dhe foto e video nga vendi. Lajmet që jepen fillimisht në rrjetet sociale ndiqen më pas nga mediat klasike, duke u thelluar më tej. Heqja e monopolit të informimit nga redaksitë mediatike i ka bërë ato të konkurrojnë me profesionalizmin e mbulimit të ngjarjeve, duke hyrë në thellësi të detajeve. Gazetari i njohur Fatmir Popja, në rolin e ekspertit mediatik në këtë projekt, gjatë ndërhyrjeve të tij u ndal tek lehtësia e qarkullimit dhe depërtimit të lajmeve të rreme ose të deformuara. Kohët e fundit, përmendi Popja, po shpërndahen qëllimisht nga website të veçanta dhe nga llogari në rrjetet sociale informacione me sfond politik që synojnë sajesa rrethanash për të shmangur vëmendjen e publikut. Ato ndërtohen në mënyrë të sofistikuar, me “pamje realiste” dhe


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

35

të “verifikuara” nga burime të besueshme për të çorientuar lexuesit, shikuesit a dëgjuesit. Për fat të keq “Fake News”-et janë bërë pjesë e rëndësishme e një industrie fitmprurëse, që mbështeten dhe nga ndryshimet e vrullshme teknologjike për t’u përhapur gjerësisht në kohë reale. Studentët, si përdorues dhe frekuentues të shumtë të rrjeteve sociale janë të ekspozuar ndaj rreziqeve që shkaktojnë lajmet e pavërteta ose të shtrembëruara. Edhe ata “peshkohen”, u tha në forume, nga media që sillen në treg si gjysmëtabloid, duke synuar zgjerimin e të interesuarve dhe duke i kushtuar vemendje të rinjve të cilët parapëlqejnë lajmin sensacional. Nga eksperti mediatik, si dhe nga studentët në forume u sollën dhe raste konkrete të lajmeve problematike, të cilat pas publikimit të tyre ishin identifikuar si të pavërteta, ose me shtrembërime të fakteve reale. Aspekte të tjera ku u fokusua diskutimi në forumet që u zhvilluan në mjediset e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ishin dhe përpjekjet e grupimeve politike apo të biznesit për të kuruar imazhin e tyre përmes medias, mangësitë e sistemit të shkollimit në Shqipëri sa i takon trajtimit të njohurive mbi edukimin mediatik, por dhe zbehtësia e rolit të organizatave të gazetarëve për të ndikuar në pavarësinë dhe profesionalizmin e medias.


36

ABC Tirana Club

Më shumë informacion qarkullon, por problem mbetet vërtetësia Në mediat e reja ka një përshpejtim dramatik të grumbullimit dhe përhapjes së lajmeve, u tha gjatë forumeve studentore në Durrës. Fakti se pikërisht përmes rrjeteve sociale, si Facebook apo Twitter, më së shumti shpërndahen informacionet, nuk është për t’u habitur se rrjetet sociale ofrojnë potencial të madh për nxjerrjen e informacioneve si dhe shpërndarjen e përmbajtjes mediatike. Trendi i marrjes së informacioneve nga rrjetet sociale nga figurat publike si politikanë, aktivistë e influencierë, është i pranishëm tash e disa vjet. Tashmë gjithnjë e më shumë lajme krijohen nga një tweet a status i vetëm në Facebook. Por, nga të pranishmit u tha se duhet pasur kujdes kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, meqë gjithnjë po rritet edhe trendi i lajmeve të gënjeshtërta, të cilat po përhapen me shpejtësi të madhe. Përgjegjësia e mediave për të verifikuar informacionet të cilat i marrin nga rrjetet sociale është tejet e rëndësishme, dhe atë gjithmonë duhet ta kemi parasysh. Më shumë informacion qarkullon, por problem mbetet vërtetësia. Interneti u jep njerëzve publikime me një përmbatje më njerëzore - meqë janë vetë njerëzit ata që bëhen pjesë e historisë që tregojnë.


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

37

Këto ngjarje që tregohen nuk i kushtojnë rëndësi vetëm temave politike apo argumenteve të mëdha - rreth të cilave sillen vetëm pakica, por jo shumica e njerëzve - por zgjedhjeve të përditshme që prekin qytetarët, duke filluar nga cilësia e ushqimeve të përditshme qe vënë në tavolinë. Njerëzit janë vetë protagonistë të informacionit, p.sh., lajmet me ngjarjet që publikohen në profilet e Facebook-ut dhe më pas merren nga mediat, e duan skenën e tij, iu përshtatet, madje e ndërtojnë dhe sipas preferencave. Përveç kësaj, kanë mundësi të zgjedhin informacionet që marrin. Janë të gjitha forma që zgjidhen, organizohen, vendosen për të qenë platforma informative. Gazetaria tradicionale, ashtu siç e njohim ne, po dobëson sferën ndikuese në opinionin publik. Bota online e informacionit ka këtë armë të fortë -lirinë e fjalës- por, nëse nuk e përdor si duhet, mund të të kthehet kundër. Ekspertja mediatike e projektit, Prof.As.Dr. Eva Teqja, u ndal tek nevoja e përfshirjes së edukimit mdiatik në kurrikulat shkollore, me synimin për t’i transmetuar nxënësve njohuri mbi: funksionet e masmediave; t’i bëjë ata të reflektojnë në mënyrë kritike për marrëdhënien që kanë me mediat; të analizojnë lloje të ndryshme mediumesh duke filluar nga fotografia te gazeta etj; të diskutojnë për ndikimin e internetit në komunikimin shoqëror, si dhe për rolin e masmediave në vendet demokratike, mundësitë, por edhe rreziqet që ato bartin. Ajo shtoi se edukimi mediatik për të rinjtë mbështetet mbi disa shtylla të rëndësishme, si: -njohuri për median (aspekti i tyre informativ); -përdorimi i mediave (në mënyrë interaktive); -kreativiteti personal në media (estetika, krijimi); -kritika e medias (analiza refleksive, analitike, etike, etj.) Ndikimi i mediave zakonisht lidhet me sjelljet e njerëzve, dhe prandaj ekziston bindja se nëse të rinjtë shohin dhunë në


38

ABC Tirana Club

televizion, bëhen të dhunshëm, dhe çdo ves të cilit i ekspozohen në media është potencialisht model për imitim. Por efektet e medias janë të ndryshme dhe ndikimi i tyre është kompleks. Media ndikon në pikëpamjet e publikut duke i kultivuar ato në afate të gjata. Për shembull, reklamat i përforcojnë shprehitë blerëse të publikut duke i bindur ata të vazhdojnë të blejnë produktet e një brendi dhe të mos konsumojnë prodhimet konkurruese. Apo, ndodh që duke e përcjellë vazhdimisht facebook-un e një politikani, me postimet e fotove familjare dhe me thëniet e postuara, na krijohet bindja se është person pozitiv, pa e përcjellë konkretisht aktivitetin e tij politik. Përveç ideve dhe pikëpamjeve, media ndikon edhe tek emocionet tona, duke nxitur kënaqësi, frikë, urrejtje, epsh, dëshpërim. Në afat të gjatë media mund t’i topisë ndjenjat tona dhe të nxisë indiferencë, kështu që nuk arrin më të na bëjë përshtypje skena e luftës gjatë edicionit të lajmeve, madje dhe mund të pimë ose të hamë duke shikuar skena të tilla.


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

39

Mbulimi mediatik i projektit dhe galeria fotografike ABC Tirana Club krahas realizimit të objektivave të projekteve punon dhe për promocionin e mbulimin mediatik të tyre, kështu dhe në rastin e projektit “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” me qëllimin e prezantimit sa më të mirë në publik të dinamikës në etapa të ndryshme të projektit. Veçori ishte se u bashkëpunua me mediat lokale në Elbasan dhe Durrës meqenëse dhe projekti i zbatua me studentët në universitetet publike në këto dy qytete të vendit. Pas përfundimit të sondazhit me studentët e përditshmja KOHA JONË publikoi më 23.03.2020, një artikull të zgjeruar mbi treguesit kryesorë që ishin përftuar nga përgjigjet e tyre, si dhe një prezantim të përgjithshëm mbi projektin. https://kohajone.com/kuptimi-dhe-vleresimi-ne-menyre-kritikei-permbajtjeve-mediatike-nga-studentet/?fbclid=IwAR24G1CSp_ Q02MLQ_NSaS9zyR1kJWds1XAnuII190CSGqwc74nTs9k-R1xc)

Mes të tjerave gazeta shkruante se “Që nga fillimi i këtij viti projekti studentor është fokusuar në dy universitetet publike, “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Një nga produktet e para të projektit të ABC Tirana Club ishte realizimi i një sondazhi me studentët, ku u pyetën 300 studentë nga këto dy institucione të arsimit të lartë dhe ku në fokus ishte kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike nga ata i përmbajtjeve mediatike. Projekti ka si synim nxitjen e të menduarit kritik mbi informacionet që lexojnë, shikojnë dhe dëgjojnë të rinjtë, për të arritur të kuptojnë dhe dallojnë ato përmbajtje, të cilat janë të pabazuara në fakte,


40

ABC Tirana Club

apo që nuk janë të verifikuara. Nga ana tjetër qëllimi është për t’i nxitur ata që të jenë efektivë dhe atraktivë kur janë vetë në rolin e prodhuesit, autorit të përmbajtjeve mediatike dhe informacioneve të ndryshme”. Platforma online ELBASANI NEWS publikoi më 09.06.2020 një artikull mbi forumet studentore në Universitetin “Alkesandër Xhuvani” në Elbasan. Në artikull nënvizohej se të pranishmit evidentuan faktin se në fushën e edukimit për median dhe informacionin ka mangësi dhe sepse në stadet e mëparshme të shkollimit nuk është folur, nuk është diskutuar, apo nuk ka pasur hapësira sa duhet në kurrikulat mesimore. Pjesëmarrësit në forum diskutuan dhe mbi treguesit e një sondazhi që është realizuar kohët e fundit dhe me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan mbi mendimet dhe perceptimet e tyre mbi rolin dhe ndikimin e medias, si dhe tiparet e sjelljes së saj në raport me publikun, me protagonistët e politikës, biznesit, grupet e ndryshme të interesit, shoqërinë civile etj. “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” është një projekt studentor që mbështet me fonde të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit rajonal “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median”. https://elbasaninews.tv/media-per-qytetaret-qytetaret-permedian-forum-me-studentet-ne-universitetin-aleksanderxhuvani/

Po atë ditë Televizioni lokal SKAMPA transmetoi disa herë në edicionet e lajmeve një kronikë informative mbi projektin studentor.


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

41

https://www.youtube.com/watch?v=36LxgPpXT8k

Më datë 11.06.2020 e përditshmja KOHA JONË publikoi artikullin “Mangesitë e studentëve në edukimin mediatik”. “Tematika dhe problematika që përfshin forumi studentor, thuhet në artikull, mbështetet në aspekte të interesit të të rinjve, p.sh., cila media është burim më kryesor për t’i informuar; cila media është burim më kryesor për t’i argëtuar; koha që kalojnë në rrjetet sociale, apo duke lundruar në internet; sa njohuri kanë marrë brenda programit mësimor mbi edukimin mediatik; gjatë fushatave zgjedhore në vendin tonë, cili është burimi më i mirë i informimit për ta; sa dhe si ndikon media në orientimin për votën e studentëve gjatë proceve zgjedhore; mbi lajmet e rreme dhe të deformuara etj. Pjesëmarrësit kanë evidentuar faktin se në fushën e edukimit për median dhe informacionin ka mangësi në sistemin arsimor shqiptar, ku ende hapat e bëra janë minimale, duke e renditur Shqipërinë në vendet e fundit për përfshirjen në kurrikulat e edukimit shkollor të media literacy”.


42

ABC Tirana Club

https://kohajone.com/mangesite-e-studenteve-ne-edukiminmediatik/

Televizioni lokal në Elbasan BEST CHANNEL transmetoi më 17.06.2020 kronikën me titull “Nxitja e debateve të lira në auditore Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike”. Mes të tjerave në kronikën audiovizive që u transmetua në të gjitha edicionet e lajmeve të asaj dite thuhej se edukimi mediatik është një aspekt me rëndësi në shoqëritë demokratike mbi të cilin diskutohet shumë aktualisht. “Studentët, edhe pse të rinj e në një stad të lartë të edukimit arsimor, ndiehen të papërgatitur për qasjen e duhur ndaj përmbajtjeve mediatike dhe informacionit që qarkullon në kanalet e komunikimit. Gjatë forumit u tha se nga moskuptimet e njohurive që marrin prej mediave klasike dhe ato të reja, nga aftësitë e pakta për ta kuptuar mirë atë që serviret si informacion i saktë dhe i dobishëm – lindin defektet në orientimin dhe vendimmarrjen e studentëve për mjaft aspekte që lidhen me jetën e përditshme, me komunitetin, me të ardhmen”. https://www.youtube.com/watch?v=l8gviieycV4&feature=youtu. be&fbclid=IwAR2sZcgN60iBriAbGDQoqXSWRuOjYD5UNNFjlc_ brlKgHqhMjpQZSpqlGDs


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

43

Mbi projektin e ABC Tirana Club publikoi një artikull dhe një kronikë audiovizive dhe grupi mediatik lokal BULEVARD ONLINE në Durrës më 20.06.2020. Në to tregohej se studentë nga niveli Bachelor dhe Master në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar “u fokusuan tek edukimi mediatik, ose media literacy, si një nga konceptet mbi të cilin flitet gjithnjë e më shumë në shoqëritë demokratike. Institucionet publike si dhe shoqëria civile në Shqipëri, vitet e fundit janë duke realizuar projekte mbi edukimin mediatik, si një investim për nxitjen dhe promovimin e aftësisë për ta përvetësuar realisht mesazhin e përmbajtjeve mediatike, për të dalluar informacionin me burime të besueshme nga lajmet e pavërteta ose të deformuara. Kjo, u tha gjatë forumit, mbetet një sfidë thelbësore për individin, institucionet në të gjitha nivelet, përcakton qëndrime dhe politika të ndryshme zhvilluese në çdo sektor të jetës, lidhet drejtpërdrejt me vendimmarrjen për të tashmen dhe të ardhmen.” https://www.youtube.com/watch?v=6Su4Km7KYYk&feature=shar e&fbclid=IwAR2sxQNzquX3EU5mQBswP6nJE4-06j9GM2appzoxh fhX9bnSP2XnzSCutck

dhe

https://bulevardionline.com/2020/06/19/me-shume-investimmbi-edukimin-mediatik-te-studenteve/?fbclid=IwAR1wpxRv_ CeFhTl9LMsXvBBXZT0hxuQDk0vuPbkokkOMBfwHhhb5Vo8n2lo


44

ABC Tirana Club

Galeri fotografike


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

45


46

ABC Tirana Club


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

47


48

ABC Tirana Club


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

49


50

ABC Tirana Club


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

Kapitulli

4

PROFILI DHE ANGAZHIMI I ABC TIRANA CLUB

¦ Synimi dhe fokusi i një qendre studentore ¦ Projektet e realizuara ¦ Si mund të na kontaktosh?

51


52

ABC Tirana Club

Synimi dhe fokusi i një qendre studentore ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj. Ajo SYNON një rol proaktiv të të rinjve, veçanërisht studentëve përmes: - pjesëmarrjes në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes; - për të mbështetur reformat që forcojnë institucionet demokratike dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve; - për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; - për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale. ABC Tirana Club është themeluar më 18.10.2017 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, si një organizim me vullnet të lirë, joqeveritar dhe jofitimprurës, ku aktivistët shprehin gatishmërinë që të kontribuojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushje të objektivave e synimeve të projekteve dhe programeve. Më 30.07.2018 ABC Tirana Club është regjistruar si organizatë joqeveritare, Qendër, nga Gjykata e Tiranës. ABC Tirana Club është një hapësirë mendimi dhe veprimi për të konkretizuar ide dhe projekte, që bashkojnë studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, por dhe nga auditorët e institucioneve të tjera universitare publike dhe private të Shqipërisë. Nismat dhe angazhimet e ABC Tirana Club janë të hapura dhe për ata studentë që vijojnë të shkollohen jashtë vendit, por dhe nxënës të shkollave të mesme.


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

53

FOKUSI kryesor është: - Fushata informuese dhe ndërgjegjësuese në kontakte të drejtpërdrejta ose virtuale mes të rinjve të Shqipërisë dhe vendeve aspirante të rajonit të Ballkanit. - Sondazhe dhe testime të opinionit publik, me prioritet të rinjtë mbi perceptime, kuptime, vlerësime dhe qasje në aspektet kryesore jetësore me karakter social, kulturor, politik, ekonomik etj. -

Publikime në print dhe online që lidhen me aktivitetin rinor brenda dhe jashtë procesit mësimor, kushtet, nevojat, niveli, perspektivat në tregun e punësimit, mundësitë e karrierës, angazhimi në hartimin dhe planifikimin e politikave dhe në vendimmarrje, histori suksesi etj.

-

Evente kulturore dhe artistike për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale.


54

ABC Tirana Club

-

Konferenca, seminare, workshop-e, tryeza të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e të rinjve, duke angazhuar ekspertë me reputacion të fushave, për informim dhe kualifikim, duke promovuar debatin dhe përfshirjen në temat më të ndjeshme të aktualitetit dhe të perspektivës.

- Mbështetje të drejtpërdrejta, si dhe përmes lobimit për komunitete dhe grupime të pambrojtura, në lehtësimin dhe zgjidhjen e problematikave që janë peng dhe kosto e zvarritjeve ose harresave burokratike, diskriminuese dhe përçmuese, duke ndikuar dhe në mediatizimin e tyre. -

Bashkëpunime me grupime, shoqata dhe subjekte studentore brenda dhe jashtë vendit për sinergji në iniciativa dhe programe që kanë ose zgjojnë interes të përbashkët.

- Shfrytëzimi i hapësirave mediatike, klasike ose të reja, dhe komunikimet në rrjetet sociale për të përcjellë profilin, nismat dhe impaktin e projekteve ku angazhohen aktivistët dhe partnerët e ABC Tirana Club. Në ANGAZHIMIN për realizimin e projekteve ABC Tirana Club është: - e hapur dhe proaktive për bashkëpunim dhe kooperim me individë, subjekte dhe institucione në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave; -

transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë;

- e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/ outdoor).


55

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

Projektet e realizuara “Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” (2018)

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE

Projekti kishte si objektiv kryesor organizimin e një sondazhi për vlerësimin e perceptimeve dhe gjykimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës mbi procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Përmes një broshure, gjetjet dhe përfundimet e studimit u bënë publike në Ditën e Evropës, 9 maj 2018, duke u shpërndarë tek studentët, shoqëria civile, institucionet kryesore publike etj. Projekti u pasqyrua gjerësisht në mediat kryesore, si dhe rrjetet sociale. “Univers mbi tastierë” (2018)

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

9 789928 256201

Botimet M&B

Koncerti pianistik recital “Univers mbi tastierë” u shfaq në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës dhe në Muzeun Historik


Profili i ABC TirAnA CluB:

e hapur dhe proaktive për bashkëpunim dhe kooperim me indivi institucione nëTirana përmbushjeve të qëllimeve dhe objektivave; ABC Club

56

transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të r

në Tiranë, në muajin maj me 2018, si pjesë e procesit të edukimit përdorimin përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacione kulturor të të rinjve, gjithashtu dhe me mesazhe pro integrimit nga mbështetësit financiarë; evropian të Shqipërisë. Interpretues ishin Johan Muka dhe Ami Muka, vëlla e motër. dhe profesionale kryerjen Koncerti patie përkushtuar mbulim mediatik të gjerënëpër këtëcilësore event,dhe brenda a ndërkohë që i plotë u emetua nga Transmetuesi Publik, RTSH, si planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe inform dhe kompania DigitAlb. sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print / online, prod Mbështetës: Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club. Partner: Shkolla “Besëlidhja” në Lezhë. audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor / ou “Monitorimi i angazhimit të institucioneve publike për Projekte të vënien në përdorim të Kartës së Studentit” (nga maji i vitit 2018 - 2019) ABC TirAnA CluB Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN SHQIPËRISË Projekti ka në fokusTËmonitorimin NË OPTIKËN E STUDENTËVE sistematik të institucioneve publike

në nivel lokal dhe qendror (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), për vënien në përdorim të Kartës së Studentit. Për çdo fazë të monitorimit dhe evidentimit të fakteve ka pasur fushatë informimi në media, me informacione dhe artikuj, që kanë pasqyruar realisht çfarë kanë bërë dhe çfarë duhet të bëjnë ende institucionet publike për jetësimin e një Karte Studenti sa më të dobishme për ta. “FQINJËT”- Edicioni i Parë (2019) Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

9 789928 256201

Botimet M&B

Eventi artistik rajonal “Fqinjët”- Edicioni i Parë, angazhoi 4 studentë pianistë nga 4 shtetet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria) me synimin kryesor për të promovuar vlerat kulturore evropiane dhe kombëtare. Si krijim i një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga këto vende. “Fqinjët” është një brand eventi që do të përsëritet periodikisht, duke mos qenë thjesht një agjendë kulturore, ku artistët nga vendet fqinje interpretojnë pjesë të autorëve më të njohur, por është i konceptuar dhe si një shkëmbim i kulturave mes të rinjve studentë,


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

57

si një hapësirë edhe për mesazhe pro procesit të integrimit evropian, objektiv strategjik ky për shtetet fqinje aspirante. “Fqinjët” – Edicioni i Parë, u realizua në prill 2019 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kishte mbulim te gjerë mediatik, ndërkohë që vijon të transmetohet i plotë dhe nga Transmetuesi Publik në Shqipëri, RTSH dhe Transmetuesi Publik në Kosovë, RTK. Mbështetës: Banka Credins, Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club. “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” (2019) Projekti “Fqinjët” i ABC Tirana Club është një investim për krjimin e një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi kulturor mes studentëve artistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Fqinjët” është dizajnuar që të jetë një event i përsëritshëm, në Tiranë apo zona të tjera të vendit, në Shqipëri apo në shtetet e tjera fqinje. Veç fokusit të shkëmbimit kulturor e artistik, “Fqinjët” do të fokusohet dhe në axhenda të tjera rinore, ku grupet e interesit dëshirojnë të bashkëveprojnë mes tyre.

Mbështetës:

Ne flasim gjuhën tuaj!

Projekti “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” kishte si qëllim parësor organizimin e një procesi monitorues dhe një fushatë informimi e ndërgjegjësimi të publikut për të parandaluar dhe evituar fenomenin e shitblerjes që aplikon çmime në monedha të huaja, i cili jep dhe impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori. Projekti synoi të nxisë gjithashtu autoritetet përgjegjëse që të jenë aktive në luftën ndaj abuzimeve me këtë fenomen, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në mbrojtje të konsumatorit. Motoja ishte: KONSUMATORI DUHET TË TRAJTOHET MË MIRË! Forumi i Diskutimit me pjesmarrjen e grupeve të interesit që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë të UT, pati një mbulim të zgjeruar mediatik. Mbështetës: Raiffeisen Bank dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës


58

ABC Tirana Club

“Miq të klimës” (2019)

Eventi artistik “MIQ TË KLIMËS” – informim, ndërgjegjësim, performancë, u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2019, në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”,

në Tiranë, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë eventit u transmetuan dhe mesazhe nga Kombet e Bashkuara për rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe nevojës së përfshirjes së temave të tilla në kurrikulat mësimore të shkollave shqiptare. Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” “Media dhe integrimi evropian” (2019) Ky projekt kishte si synim tri produkte kryesore: realizimin e një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë; ndërtimin e një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; si dhe organizimin në përmbyllje të projektit të një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

59

angazhimin e tyre në dinamikat integruese. Forumi u zhvillua më 9 dhjetor 2019, në sallën “Europa House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të mediave etj. Mbështetës: Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe ABC Tirana Club Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri “FQINJËT”- Edicioni i Dytë (2019) Artistë studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria performuan në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin HARAPI, Bobana DABOVIĆ, Blond KRASNIQI, Tomislav ZOGRAFSKI, Dejan KRDZIĆ, Feim IBRAHIMI, Blagoj CANEV etj. Protagonistë të Edicionit të Dytë të FQINJËT, organizuar nga ABC Tirana Club, ishin studentët Denita DEDUSHAJ nga Kosova, Ljubica GAVRILOVIĆ nga Mali i Zi, Petar TRBOJEVIKJ nga Maqedonia e Veriut dhe Johan MUKA nga Shqipëria. Për


60

ABC Tirana Club

organizatorët, FQINJËT, si format artistësh të rinj, ka si objektiv të lëvizë kudo në skenat brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Mbështetës: Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, ABC Tirana Club dhe Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.


Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

61

Si mund të na kontaktosh? ABC Tirana Club duke qenë një grupim studentor dinamik, me shtrirje në pjesën më të madhe të universiteteve publike dhe private të vendit tonë është e arritshme thjesht. Përmes platformës virtuale www.abctiranaclub.wordpress.com, por dhe përmes llogarive në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram ju mund të njiheni me aktivitetin dhe profilin e ABC-së. Mund të vizitoni llogarinë mediacenterabc në YouTube, ku do të gjeni disa përmbajtje audiovizive të publikuara si trajlera promocionale apo kronika të zgjeruara informative mbi projektet tona të finalizuara ose në proces. Ju mund të na shkruani në adresën postare: P/Box: 1402, Tirana/Albania, mund të shkruani në emailin: abctiranaclub@gmail.com, ose të dërgoni sms, ose mesazh në whatsapp ose viber në 00355693332767 për të marrë përgjigje mbi interesimin tuaj.


62

ABC Tirana Club

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët / drejtoi projektin Johan Muka ; ABC Tirana Club. – Tiranë : M&B, 2020 64 f. : me foto ; 16x24 cm. ISBN 978-9928-307-46-0 1.Masmedia 2.Teknologjia e informacionit 3.Studentë 4.Vlerësimi 659.4 (049.32)


Publikime nga ABC Tirana Club

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

Përfundime kryesore të projektit Shitja e mallrave në dyqane dhe rrjete tregtare me çmime në monedhë të huaj është prezente.

PROCESI I INTEGRIMIT ¦ EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE ¦

Autoritetet nuk e kanë në fokus monitorimin dhe vlerësimin e rasteve, edhe kur prezantohen në mënyrë të dukshme reklama me oferta çmimesh në monedhë të huaj.

¦

Përdorimi i monedhave të huaja është i lidhur me abuzimet në kursin e këmbimit për klientët, si dhe me evazionin fiskal (hartimi i kuponit nga shitësi).

¦

Autoritetet duhet të përmirësojnë legjislacionin për të evituar abuzimet që bëhen përmes vendosjes së çmimeve në monedhë të huaj, për të nxitur sanksione ndaj aplikuesve. Këto masa duhet të merren për atë grup mallrash që janë parësore për konsumatorin shqiptar, duke përjashtuar ato mallra dhe shërbime që dëmtojnë procesin e nxitjes së industrisë turistike, si dhe fluksin e lëvizjes së qytetarëve të huaj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek! ¦ Monitorim

tregu

¦ Perceptime ¦ Vlerësime

MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN

të konsumatorëve

të ekspertëve

Mbështetës:

¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum

www.abctiranaclub.wordpress.com

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës Mbështetës:

9 789928 256898

Botimet M&B

Në bashkëpunim me:

Tiranë, 2019 9 789928 307187

9 789928 307460

Tiranë, 2019


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Johan MUKA “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” by ABC Tirana Club - Issuu