6 minute read

Mbulimi mediatik i projektit dhe galeria fotografike

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 39

ABC Tirana Club krahas realizimit të objektivave të projekteve punon dhe për promocionin e mbulimin mediatik të tyre, kështu dhe në rastin e projektit “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” me qëllimin e prezantimit sa më të mirë në publik të dinamikës në etapa të ndryshme të projektit. Veçori ishte se u bashkëpunua me mediat lokale në Elbasan dhe Durrës meqenëse dhe projekti i zbatua me studentët në universitetet publike në këto dy qytete të vendit.

Advertisement

Pas përfundimit të sondazhit me studentët e përditshmja KOHA JONË publikoi më 23.03.2020, një artikull të zgjeruar mbi treguesit kryesorë që ishin përftuar nga përgjigjet e tyre, si dhe një prezantim të përgjithshëm mbi projektin.

https://kohajone.com/kuptimi-dhe-vleresimi-ne-menyre-kritikei-permbajtjeve-mediatike-nga-studentet/?fbclid=IwAR24G1CSp_ Q02MLQ_NSaS9zyR1kJWds1XAnuII190CSGqwc74nTs9k-R1xc)

Mes të tjerave gazeta shkruante se “Që nga fillimi i këtij viti projekti studentor është fokusuar në dy universitetet publike, “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Një nga produktet e para të projektit të ABC Tirana Club ishte realizimi i një sondazhi me studentët, ku u pyetën 300 studentë nga këto dy institucione të arsimit të lartë dhe ku në fokus ishte kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike nga ata i përmbajtjeve mediatike. Projekti ka si synim nxitjen e të menduarit kritik mbi informacionet që lexojnë, shikojnë dhe dëgjojnë të rinjtë, për të arritur të kuptojnë dhe dallojnë ato përmbajtje, të cilat janë të pabazuara në fakte,

40

ABC Tirana Club

apo që nuk janë të verifikuara. Nga ana tjetër qëllimi është për t’i nxitur ata që të jenë efektivë dhe atraktivë kur janë vetë në rolin e prodhuesit, autorit të përmbajtjeve mediatike dhe informacioneve të ndryshme”.

Platforma online ELBASANI NEWS publikoi më 09.06.2020 një artikull mbi forumet studentore në Universitetin “Alkesandër Xhuvani” në Elbasan. Në artikull nënvizohej se të pranishmit evidentuan faktin se në fushën e edukimit për median dhe informacionin ka mangësi dhe sepse në stadet e mëparshme të shkollimit nuk është folur, nuk është diskutuar, apo nuk ka pasur hapësira sa duhet në kurrikulat mesimore. Pjesëmarrësit në forum diskutuan dhe mbi treguesit e një sondazhi që është realizuar kohët e fundit dhe me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan mbi mendimet dhe perceptimet e tyre mbi rolin dhe ndikimin e medias, si dhe tiparet e sjelljes së saj në raport me publikun, me protagonistët e politikës, biznesit, grupet e ndryshme të interesit, shoqërinë civile etj. “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët” është një projekt studentor që mbështet me fonde të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit rajonal “Media për Qytetarët – Qytetarët për Median”.

https://elbasaninews.tv/media-per-qytetaret-qytetaret-permedian-forum-me-studentet-ne-universitetin-aleksanderxhuvani/

Po atë ditë Televizioni lokal SKAMPA transmetoi disa herë në edicionet e lajmeve një kronikë informative mbi projektin studentor.

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

https://www.youtube.com/watch?v=36LxgPpXT8k

41

Më datë 11.06.2020 e përditshmja KOHA JONË publikoi artikullin “Mangesitë e studentëve në edukimin mediatik”. “Tematika dhe problematika që përfshin forumi studentor, thuhet në artikull, mbështetet në aspekte të interesit të të rinjve, p.sh., cila media është burim më kryesor për t’i informuar; cila media është burim më kryesor për t’i argëtuar; koha që kalojnë në rrjetet sociale, apo duke lundruar në internet; sa njohuri kanë marrë brenda programit mësimor mbi edukimin mediatik; gjatë fushatave zgjedhore në vendin tonë, cili është burimi më i mirë i informimit për ta; sa dhe si ndikon media në orientimin për votën e studentëve gjatë proceve zgjedhore; mbi lajmet e rreme dhe të deformuara etj. Pjesëmarrësit kanë evidentuar faktin se në fushën e edukimit për median dhe informacionin ka mangësi në sistemin arsimor shqiptar, ku ende hapat e bëra janë minimale, duke e renditur Shqipërinë në vendet e fundit për përfshirjen në kurrikulat e edukimit shkollor të media literacy”.

42

ABC Tirana Club

https://kohajone.com/mangesite-e-studenteve-ne-edukiminmediatik/

Televizioni lokal në Elbasan BEST CHANNEL transmetoi më 17.06.2020 kronikën me titull “Nxitja e debateve të lira në auditore - Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike”. Mes të tjerave në kronikën audiovizive që u transmetua në të gjitha edicionet e lajmeve të asaj dite thuhej se edukimi mediatik është një aspekt me rëndësi në shoqëritë demokratike mbi të cilin diskutohet shumë aktualisht. “Studentët, edhe pse të rinj e në një stad të lartë të edukimit arsimor, ndiehen të papërgatitur për qasjen e duhur ndaj përmbajtjeve mediatike dhe informacionit që qarkullon në kanalet e komunikimit. Gjatë forumit u tha se nga moskuptimet e njohurive që marrin prej mediave klasike dhe ato të reja, nga aftësitë e pakta për ta kuptuar mirë atë që serviret si informacion i saktë dhe i dobishëm – lindin defektet në orientimin dhe vendimmarrjen e studentëve për mjaft aspekte që lidhen me jetën e përditshme, me komunitetin, me të ardhmen”.

https://www.youtube.com/watch?v=l8gviieycV4&feature=youtu. be&fbclid=IwAR2sZcgN60iBriAbGDQoqXSWRuOjYD5UNNFjlc_ brlKgHqhMjpQZSpqlGDs

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 43

Mbi projektin e ABC Tirana Club publikoi një artikull dhe një kronikë audiovizive dhe grupi mediatik lokal BULEVARD ONLINE në Durrës më 20.06.2020. Në to tregohej se studentë nga niveli Bachelor dhe Master në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar “u fokusuan tek edukimi mediatik, ose media literacy, si një nga konceptet mbi të cilin flitet gjithnjë e më shumë në shoqëritë demokratike. Institucionet publike si dhe shoqëria civile në Shqipëri, vitet e fundit janë duke realizuar projekte mbi edukimin mediatik, si një investim për nxitjen dhe promovimin e aftësisë për ta përvetësuar realisht mesazhin e përmbajtjeve mediatike, për të dalluar informacionin me burime të besueshme nga lajmet e pavërteta ose të deformuara. Kjo, u tha gjatë forumit, mbetet një sfidë thelbësore për individin, institucionet në të gjitha nivelet, përcakton qëndrime dhe politika të ndryshme zhvilluese në çdo sektor të jetës, lidhet drejtpërdrejt me vendimmarrjen për të tashmen dhe të ardhmen.”

https://www.youtube.com/watch?v=6Su4Km7KYYk&feature=shar e&fbclid=IwAR2sxQNzquX3EU5mQBswP6nJE4-06j9GM2appzoxh fhX9bnSP2XnzSCutck dhe https://bulevardionline.com/2020/06/19/me-shume-investimmbi-edukimin-mediatik-te-studenteve/?fbclid=IwAR1wpxRv_ CeFhTl9LMsXvBBXZT0hxuQDk0vuPbkokkOMBfwHhhb5Vo8n2lo

44

ABC Tirana Club

Galeri fotografike

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

45

46

ABC Tirana Club

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

47

48

ABC Tirana Club

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët

49

50

ABC Tirana Club

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 51

Kapitulli 4

PROFILI DHE ANGAZHIMI I ABC TIRANA CLUB

Synimi dhe fokusi i një qendre studentore Projektet e realizuara Si mund të na kontaktosh?

This article is from: