1 minute read

Besimi në përmbajtjet mediatike dhe influenca e reklamave

Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 29

Përgjigjet e studentëve për një pyetje të drejtpërdrejtë mbi marrjen e njohurive rreth edukimit mediatik evidenton problematikat në sistemin arsimor të vendit tonë mbi këtë aspekt. 1 në 3 studentë pohoi se nuk ka marrë asnjë njohuri në të gjitha nivelet e shkollimit, ndërkohë që po kaq prej tyre treguan se njohuritë i kishin marrë gjatë kryerjes së shkollës së mesme.

Advertisement

KENI MARRË NJOHURI BRENDA PROGRAMIT MËSIMOR MBI EDUKIMIN MEDIATIK (MEDIA LITERACY)

Niveli i shkollimit Nr. i studentëve -gjatë ciklit 9-vjeçar? 42 -gjatë ciklit në shkollë të mesme? 98 -në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm? 64 -nuk keni marrë fare njohuri? 96 Përqindja 14% 32.67% 21.33% 32%

Pyetjes mbi nivelin e besimit në përmbajtjet mediatike studentët iu dhanë përgjigje sipas të dhënave më poshtë:

KENI BESIM NË PËRMBAJTJET MEDIATIKE QË NDIQNI

Niveli i besimit -shumë? -disi? -pak? -shumë pak? -aspak? Nr. i studentëve 16 150 76 38 20 Përqindja 5.33% 50% 25.33% 12.67% 6.67%

Duke e shtyrë më tej vlerësimin e studentëve mbi përmbajtjet mediatike, pyetja e radhës ishte se çfarë kanë ata më shumë problem. Më shumë përgjigjet ishin për altarnativat “informacioni krejtësisht i pabazë” dhe “informacioni me pasaktësi”.

30

ABC Tirana Club

NGA PËRMBAJTJET MEDIATIKE QË NDIQNI, PËRBËN MË SHUMË PROBLEM

Problematika Nr. i studentëve -informacioni krejtësisht i pabazë? 112 -informacioni me pasaktësi? 92 -informacioni i saktë, por i njëanshëm? 40 -shkelja etike? 36 -nuk përbën asnjëra problem 20 Përqindja

37.33% 30.67%

13.33% 12% 6.67%

Mediat, veç rolit të tyre për informim, zbavitje e edukim, janë dhe një orientim për ndjekësit për shërbime dhe produkte të ndryshme të tregut. Ndaj dhe një pyetje për studentët ishte mbi nivelin e ndikimit për të blerë produkte apo për të marrë shërbime, të cilat reklamohen në media. 1në 3 prej tyre u shprehën për alternativën “nuk ndikohem fare”, kurse 58% zgjodhën përgjigjen “rrallë” dhe “shumë rrallë” – tregues për influencën e paktë që ka promocioni përmes medias për produkte e shërbime të ndryshme.

NGA NDJEKJA E REKLAMAVE NË MEDIA NDIKOHENI PËR TË BLERË NJË PRODUKT OSE PËR TË MARRË NJË SHËRBIM

Niveli i ndikimit -sistematikisht? -rrallë? -shumë rrallë? -nuk ndikohem fare? Nr. i studentëve 26 94 80 100 Përqindja 8.67% 31.33% 26.67% 33.33%

This article is from: