
3 minute read
Aksesi në internet dhe përdorimi i llogarive në rrjetet sociale
Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 25
SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NDJEKUR PROGRAMET E RADIOS?
Advertisement
Kohëzgjatja -deri në 1 orë -deri në 2 orë -deri në 3 orë -më shumë se 3 orë -nuk e ndjek fare Nr. i studentëve 66 30 10 18 176 Përqindja 22 % 10 % 3.33% 6% 58.67%
Raporti i studentëve me internetin dhe rrjetet sociale ishte pjesë e pyetjeve të sondazhit që u realizua me 300 studentët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Për kohën që ata shpenzonin duke naviguar në internet, pjesa më e madhe, ose 43% pohuan në përgjigje “më shumë se 3 orë”, 22% pranuan se qëndronin deri në 3 orë, 20% deri në 2 orë, dhe 11.33% deri në 1 orë, 10 prej studentëve u përgjigjën “nuk navigoj fare”.
SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NAVIGUAR NË INTERNET?
Kohëzgjatja -deri në 1 orë -deri në 2 orë -deri në 3 orë -më shumë se 3 orë -nuk navigoj fare Nr. i studentëve 34 62 66 128 10 Përqindja 11.33% 20.67% 22 % 42.67% 3.33%
Telefoni celular mbetet mundësia më e mirë për studentët kur ata përdorin internetin, 64,67%, kurse rreth 1 në 4 studentë më shumë navigon në internet përmes kompjuterit ose laptop-i në
26
ABC Tirana Club
banesë. Në mjediset universitare ishte numri më i vogël, 2.67%, kjo sipas shpjegimeve të disa prej tyre, nuk lidhej me frekuentimin e mësimit, por me mungesën e mbulimit me wi-fi të auditorëve, ose sepse linja që ofrohej ishte e dobët dhe me funksion jo të rregullt.
MË SHUMË NAVIGONI NË INTERNET
Vendndodhja Nr. i studentëve -nga kompjuteri/laptop-i në banesë? 78 -nga mjedis internet kafeje? 20 -nga mjedis auditori në fakultet? 8 -nga celulari personal? 194 Përqindja 26% 6.67% 2.67% 64.67%
Përdorimi i internetit “për nevoja dhe kërkesa të programit të studimit” mbetet më i preferuar për studentët, ndërkohë që më pas ishin “për t’u zbavitur/argëtuar”, pastaj “për komunikim me miqtë” dhe në fund “për të ndjekur lajme nga aktualiteti”, sipas treguesve që jepen në tabelën më poshtë:
MË SHUMË NAVIGONI NË INTERNET
Qëllimi -për nevoja dhe kërkesa të programit të studimit -për të ndjekur lajme nga aktualiteti -për t’u zbavitur/argëtuar -për komunikim me miqtë Nr. i studentëve
98
38 94 70 Përqindja
32.67%
12.67% 31.33% 23.33%
Një lloj shkujdesjeje për informacionin që studentët marrin nga media vihet re në përgjigjet e tyre në pyetjen rreth interesimit që ata kanë për burimin e lajmeve. Vetëm 30% e tyre treguan se janë shumë të interesuar, pjesa tjetër prej 70% ishte e ndarë në përgjigjet “disi”, “pak”, “shumë pak” dhe “aspak”.
Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 27
KUR NDIQNI LAJME NGA AKTUALITETI NË INTERNET KENI INTERES PËR BURIMIN E TYRE
Niveli i interesimit -shumë? -disi? -pak? -shumë pak? -aspak Nr. i studentëve 90 136 32 22 20 Përqindja 30% 45.33% 10.67% 7.33% 6.67%
Instagrami duket se mbetet rrjeti social më i preferuar në komunikim për studentët, më pas vjen Facebook, kurse të tjerat përdoren në kuota modeste, sipas të dhënave që tregohen më poshtë:
PREFERENCA PËR TË KOMUNIKUAR NË RRJETET SOCIALE ËSHTË MË SHUMË NË
Rrjeti social -facebook? -instagram? -twitter? -snapchat? -linkedin? -tjetër? (specifiko) -nuk kam fare preferencë Nr. i studentëve 98 176 4 10 0 0 12 Përqindja 32.67% 58.67% 1.33% 3.33% 0% 0% 4%
Studentët preferojnë të kenë më shumë se një llogari në rrjetet sociale. Në biseda të drejtpërdrejta me ta, por dhe gjatë diskutimit në forumet studentore që u realizuan në Durrës dhe Elbasan, u përsërit fakti se preferenca ishte që krahas llogarive të identifikueshme të përdorin dhe të tjera që identifikojnë pjesërisht apo aspak. Po kështu ka dhe adresa në rrjetet sociale, të cilat ata i mbajnë në mënyrë pasive, pa u përfshirë në komunikim me të tjerë, ose pa qarkulluar informacion.
28
ABC Tirana Club
KENI HAPUR LLOGARI NË RRJETET SOCIALE
Llogari -një? -dy? -më shumë se dy? -nuk kam fare llogari Nr. i studentëve 108 80 100 12 Përqindja 36 % 26.67% 33.33% 4%
Përfshirja me llogari personale në rrjetet sociale më së shumti ka ndodhur në periudhën e shkollës së mesme, por për rreth 40 përqind prej studentëve të pyetur kjo kishte ndodhur gjatë periudhës së ciklit 9-vjeçar të shkollimit.
KENI HAPUR FILLIMISHT LLOGARI NË RRJETET SOCIALE
Mosha -para moshës 10 vjeç? -para moshës 14 vjeç? -para moshës 18 vjeç? -pas moshës 18 vjeç? Nr. i studentëve 18 98 130 54 Përqindja 6 % 32.67 % 43.33% 18%