
2 minute read
Synimi dhe fokusi i një qendre studentore
52
ABC Tirana Club
Advertisement
ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj.
Ajo SYNON një rol proaktiv të të rinjve, veçanërisht studentëve përmes: - pjesëmarrjes në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes; - për të mbështetur reformat që forcojnë institucionet demokratike dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve; - për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; - për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale.
ABC Tirana Club është themeluar më 18.10.2017 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, si një organizim me vullnet të lirë, joqeveritar dhe jofitimprurës, ku aktivistët shprehin gatishmërinë që të kontribuojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushje të objektivave e synimeve të projekteve dhe programeve.
Më 30.07.2018 ABC Tirana Club është regjistruar si organizatë joqeveritare, Qendër, nga Gjykata e Tiranës.
ABC Tirana Club është një hapësirë mendimi dhe veprimi për të konkretizuar ide dhe projekte, që bashkojnë studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, por dhe nga auditorët e institucioneve të tjera universitare publike dhe private të Shqipërisë. Nismat dhe angazhimet e ABC Tirana Club janë të hapura dhe për ata studentë që vijojnë të shkollohen jashtë vendit, por dhe nxënës të shkollave të mesme.
Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët
53
FOKUSI kryesor është: - Fushata informuese dhe ndërgjegjësuese në kontakte të drejtpërdrejta ose virtuale mes të rinjve të Shqipërisë dhe vendeve aspirante të rajonit të Ballkanit. - Sondazhe dhe testime të opinionit publik, me prioritet të rinjtë mbi perceptime, kuptime, vlerësime dhe qasje në aspektet kryesore jetësore me karakter social, kulturor, politik, ekonomik etj. - Publikime në print dhe online që lidhen me aktivitetin rinor brenda dhe jashtë procesit mësimor, kushtet, nevojat, niveli, perspektivat në tregun e punësimit, mundësitë e karrierës, angazhimi në hartimin dhe planifikimin e politikave dhe në vendimmarrje, histori suksesi etj. - Evente kulturore dhe artistike për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale.
54
ABC Tirana Club
Konferenca, seminare, workshop-e, tryeza të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e të rinjve, duke angazhuar ekspertë me reputacion të fushave, për informim dhe kualifikim, duke promovuar debatin dhe përfshirjen në temat më të ndjeshme të aktualitetit dhe të perspektivës. Mbështetje të drejtpërdrejta, si dhe përmes lobimit për komunitete dhe grupime të pambrojtura, në lehtësimin dhe zgjidhjen e problematikave që janë peng dhe kosto e zvarritjeve ose harresave burokratike, diskriminuese dhe përçmuese, duke ndikuar dhe në mediatizimin e tyre. Bashkëpunime me grupime, shoqata dhe subjekte studentore brenda dhe jashtë vendit për sinergji në iniciativa dhe programe që kanë ose zgjojnë interes të përbashkët. Shfrytëzimi i hapësirave mediatike, klasike ose të reja, dhe komunikimet në rrjetet sociale për të përcjellë profilin, nismat dhe impaktin e projekteve ku angazhohen aktivistët dhe partnerët e ABC Tirana Club.
Në ANGAZHIMIN për realizimin e projekteve ABC Tirana Club është: - e hapur dhe proaktive për bashkëpunim dhe kooperim me individë, subjekte dhe institucione në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave; - transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë; - e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/ outdoor).