
2 minute read
Qasja dhe preferencat në media
22
ABC Tirana Club
Advertisement
Pyetja e parë për studentin ishte mbi preferencat mediatike. Pjesa më e madhe u shprehën se ndjekin më shumë rrjetet sociale, ndërkohë që numri i atyre që ndjekin përmbajtjet nga televizioni mbetet i konsiderueshëm. Po kështu dhe ata që preferojnë platformat online. Më pak studentë ndjekin radion dhe akoma më pak shfletojnë gazetat.
JU KENI MË SHUMË PREFERENCË TË NDIQNI
Preferenca Nr. i studentëve -televizionin? 94 -radion? 10 -gazetën? 4 -website-in / platformë online? 74 -rrjetet sociale? 118 Përqindja 31.33% 3.33% 1.33% 24.67% 39.33%
Kur vjen puna tek burimi kryesor për informim, studentët më shumë ishin tek përmbajtjet televizive, 43.33%, pastaj renditeshin platformat online, 28.67% dhe në vend të tretë ishin llogaritë në rrjetet sociale. Radio dhe gazetat mbeteshin në fund të preferencës së tyre si burim informimi.
CILA MEDIA ËSHTË BURIM KRYESOR PËR T’U INFORMUAR
Burimi Nr. i studentëve -televizioni? 130 -radio? 6 -gazeta? 8 -website-i / platforma online? 86 -rrjetet sociale? 70 Përqindja 43.33% 2% 2.67% 28.67% 23.33%
Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët 23
Argëtimi i tyre është përqendruar më shumë në lëndën që qarkullon përmes rrjeteve sociale, gati gjysma e tyre, kurse 26 % u shprehën se burim argëtimi kanë televizionin dhe 22.33% kanë platformat online.
CILA MEDIA ËSHTË BURIM KRYESOR PËR T’U ARGËTUAR
Burimi Nr. i studentëve -televizioni 78 -radio 8 -gazeta 4 -website-i / platforma online? 64 -rrjetet sociale? 146 Përqindja 26.0% 2.67% 1.33% 21.33% 48.67%
Ndjekja e programeve televizive nga studentët ka prirje të ulët. Më shumë janë ata që ndjekin deri në 60 minuta, 38.67%, kurse ata që qëndrojnë para ekranit deri në dy orë përbënin 30% të studentëve të pyetur gjatë sondazhit. Bie në sy se 12.67% e tyre ishin për alternativën e përgjigjes “nuk e ndjek fare”.
SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NDJEKUR PROGRAMET E TELEVIZIONIT
Kohëzgjatja -deri në 1 orë? -deri në 2 orë? -deri në 3 orë? -më shumë se 3 orë? -nuk e ndjek fare Nr. i studentëve 116 90 32 24 38 Përqindja 38.67% 30 % 10.67% 8 % 12.67%
Ndjekja e përmbajtjeve audiovizive jolinerale është tendencë tek të rinjtë. Pjesë e pyetësorit ishte dhe informacioni mbi kohën që shpenzojnë studentët në YouTube, sipas treguesve që jepen në tabelën më poshtë:
24
ABC Tirana Club
SA KOHË MESATARISHT BRENDA NJË DITE KALONI DUKE NDJEKUR PËRMBAJTJET NË YOUTUBE?
Kohëzgjatja -deri në 1 orë -deri në 2 orë -deri në 3 orë -më shumë se 3 orë -nuk e ndjek fare Nr. i studentëve 104 94 42 52 8 Përqindja 34.67% 31.33% 14 % 17.33% 2.67%
Studentët shfaqen dhe aktivë për të qenë protagonistë me postimet e tyre në kanalin YouTube. 41.33% pohuan se e kishin bërë këtë më shumë se dy herë, 5.33% kishin postuar dy herë dhe 9.33% vetëm një herë deri më tani. Ndërkohë 44% e tyre u shprehën për alternativën “asnjëherë”.
JU KENI POSTUAR VIDEO TUAJAT NË YOUTUBE
Postuar -1 herë? -2 herë? -mbi 2 herë? -asnjëherë? Nr. i studentëve 28 16 124 132 Përqindja 9.33% 5.33% 41.33% 44 %
Siç pasqyrohet në treguesit e mësipërm të sondazhit me studentët në Elbasan e Durrës, ata kanë shumë pak preferencë për përmbajtjet e transmetuara përmes radios. Kjo reflektohet dhe në përgjigjet që ata kanë dhënë për pyetjen se sa kohë mesatarisht brenda një dite kalojnë duke ndjekur programet e radios. Më shumë se gjysma ka konfirmuar se “nuk ndjek fare”, 22% dëgjojnë deri në një orë, 10% deri në 2 orë, 3.33% deri në 3 orë dhe më shumë se 3 orë vetëm 6%.