Johan MUKA “Kuptimi dhe vlerësimi në mënyrë kritike i përmbajtjeve mediatike nga studentët”

Page 13

12

ABC Tirana Club

Përgjigje ndaj thirrjes për aplikime nga ISHM ABC Tirana Club ishte në fazën përmbyllëse të projektit studentor “Media dhe integrimi Evropian” (me mbështetjen e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, si dhe në bashkëpunim me “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri), kur u njoh me një thirrje për aplikime projektesh, lëshuar nga Instituti Shqiptar i Medias në Tiranë. Thirrja adresohej për projekte në lidhje me rritjen e aftësive dhe kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri “për të promovuar praktikat dhe politikat në lidhje me Edukimin për Median dhe Informacionin në nivel lokal”. Ftesa për aplikime ishte pjesë e një projekti rajonal me titull “Media për Qytetarët - Qytetarët për Median”, që mbështetej nga Bashkimi Evropian dhe përfshinte Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, dhe Serbinë. Nisur nga rezultatet e larta në projektin “Media dhe integrimi evropian” ABC Tirana Club dhe duke qenë se fokusi i thirrjes përkonte me temat dhe aspektet ku orientohet qendra jonë studentore, u vendos përfshirja në fushatën e aplikimit të shpallur nga ISHM. ABC Tirana Club vlerësoi menjëherë se ndjehej brenda kërkesave që parashtronte thirrja. Sepse dihet që ABC është një grupim studentor dhe studentët nuk mund të lihen jashtë procesit të edukimit mediatik, për të cilin flitet dhe debatohet shumë, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Aq më tepër që vendi ynë është deficitar në këtë aspekt. Studentët, megjithëse janë të rinj në një stad të lartë të edukimit të tyre, kjo nuk do të thotë se ata janë të përgatitur për qasjen e duhur ndaj përmbajtjeve mediatike dhe informacionit që qarkullon. Nga moskuptimet e tyre të njohurive që marrin prej mediave klasike dhe ato të reja, nga aftësitë e pakta të tyre për të “lexuar” mirë dhe për ta kuptuar mirë atë që iu serviret si informacion i saktë dhe i dobishëm – lindin defektet në orientim dhe vendimmarrje për mjaft aspekte që lidhen me jetën e përditshme, me komunitetin, me të ardhmen.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.