42
ABC Tirana Club
Mullaj: Media ka rol të madh në reduktimin e qarkullimit të parasë cash Për të pranishmit një rol të madh ka dhe media në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut me konceptet ekonomike dhe financiare. Studenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit, Endi Mullaj, tha se edhe në reduktimin e qarkullimit të parasë cash media ka rol të madh. “Më shumë në media qarkullojnë lajme për klonime të kartave bankare, sa krijojnë përshtypjen që përdorimi i kartave ka vetëm rrezik, ka vetëm pasiguri. Kjo nuk është e drejtë. Më shumë programe informuese rreth pagesave elektronike, rreth favoreve të transfertave përmes bankave do të ndihmonte realisht qytetarët, do t’i bënte më aktivë në pagesat elektronike”.
Temë tjetër që u trajtua në Forum ishte dhe rritja e preferencave nga qytetarët të blerjeve online. “Ka më shumë interesim nga qytetarët, sidomos nga të rinjtë për blerje online. Nuk ke nevojë të shkosh jashtë shtetit për të blerë produkte. Sidomos tani në kushtet e pandemisë dhe janë mbyllur kufijtë me shumë shtete, blerjet online janë një zgjidhje shumë e mirë. Problem është pasiguria për mallrat që blihen. Ka qëlluar që produktet e blera kanë qenë zhgënjyese për cilësinë, apo për pasaktësinë e produktit. Porosit një mall, por në shtëpi të vjen diçka tjetër, që nuk është në masën që ke porositur apo nuk është cilësore siç ka qenë porosia. Pastaj e ke vështirë të bësh ndërrimin e mallit”.