2 minute read

Shteti dhe bankat duhet të favorizojnë të rinjtë

Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin 39

në të cilën ndodhemi ne. Shpeshherë përfshihet dhe fakti i drejtuesve të cilët mund të jenë me frymë lindore dhe kjo shkakton një konfuzion tek studentët të cilët tjetër drejtim kanë marrë në libra dhe tjetër gjejnë në terren”. Për dekanin e Fakultetit të Ekonomisë prof.dr. Dhori Kule, në sektorin bankar, përqasja dhe funksionimi sipas vendeve të tjera evropiane është më i përshtatur. Kjo ndodh, sipas tij se, të gjitha bankat që operojnë në Shqipëri (Banka Qendrore dhe ato të nivelit të dytë) janë një kombinim i elementeve të bankave të vendeve të zhvilluara. “Gjithashtu kjo përqasje duket se po implementohet edhe në institucione të tjera. Sektori që drejton ekonominë e tregut është sipërmarrja, ku punon pjesa më e madhe e popullsisë (1.1 milion nga 1.2 milion në total). Dhe si një ekonomi në tranzicion, por dhe si pasojë e një mënyre të menduari të huazuar nga e kaluara, ne e shohim zgjidhjen tek sektori publik, ndërkohë shifrat flasin për sektorin privat”. Sa i takon nivelit të lartë të informalitetit në ekonomi, prof. dr Kule thotë se, tashmë ai është një realitet në vendin tonë. “E mira është që ekonomia të jetë sa më e formalizuar, por ajo do të duhet të realizojë ciklin e vet drejt formalizimit. Për këtë nevojitet roli i ekspertëve në ekonomi dhe informimi e ndërgjegjësimi i popullatës. Për këtë arsye e shoh si shumë me vlerë takimin e sotëm dhe të gjithë produktet e tij”.

Advertisement

Studentët: Shteti dhe bankat duhet të favorizojnë të rinjtë

Nga diskutimet e studentëve u identifikua si shkak i prirjes për qarkullimin e lartë të parasë cash në Shqipëri niveli i dobët ekonomik, fenomenet e kontrabandës dhe korrupsionit. Politizimi i administratës nuk lejon kryerje të reformave në sistemin financiar, u tha gjatë diskutimit. “Plus kësaj ka dhe varfëri në Shqipëri dhe shumë njerëz nuk kanë mundësi të hapin llogari bankare, nuk kanë të ardhura stabël.

40

ABC Tirana Club

Ka njerëz që nuk kanë hyrë kurrë në ambientet e ndonjë banke, dhe jo më të kenë kryer ndonjë veprim bankar. Sidomos banorët në provinca apo zona të thella rurale as që mendohet se do të të operojnë ndonjëherë me bankë. Banka ju duket kosto atyre. Ju duket një gjë e pamundur”. Një tjetër aspekt që u trajtua në Forum ishte favorizimi që duhet t’u bëjnë të rinjve institucionet publike dhe rrjeti i bankave “Shteti dhe bankat duhet të favorizojnë të rinjtë. Për shembull të hapin llogari falas. Edhe tarifat dhe komisionet per veprimet në bankë të jenë minimale për të rinjtë. Me këtë masë favorizuese ata afrohen me sistemin bankar. Kryejnë veprime bankare dhe evitojnë pagesat me para në dorë”. Të pranishmit kanë mbështetur iniciativën e ABC Tirana Club që të realizojë aktivitete në kuadër të programit për edukimin ekonomik dhe financiar të publikut. “Por kjo nuk duhet të lihet vetëm në përgjegjësi të ojf-ve, institucionet publike, vetë bankat duhet të intensifikojnë përhapjen e njohurive dhe shprehive për pagesat, përdorimin e lekut, këmbimin valuator etj. Në shkolla duhet të ketë pjesë të programit që në klasat e 9-vjeçares që të informojnë dhe ndërgjegjësojnë nxënësit për koncepte të thjeshta mbi financat, përdorimin e lekut, kursimin, operacionet bankare etj.

This article is from: