
2 minute read
Mbi gjetjet e anketës me konsumatorët
46
ABC Tirana Club
Advertisement
Mbi gjetjet e anketës me konsumatorët
Anketa me konsumatorët, për të cilën folëm më gjerësisht më sipër, ishte produkti i parë konkret që tërhoqi vëmendjen e medias. Gjetjet e anketës fillimisht u prezantuan në faqen online të ABC Tirana Club (www.abctiranaclub.wordpress.com), si dhe në llogaritë e rrjeteve sociale të saj, në FB dhe INSTA.
Më pas dy media shkruan artikuj mbi realizimin e anketës, e përditshmja KOHA JONË dhe platforma online DRONI.AL. KOHA JONË shkruante mes të tjerave dhe se anketa “është pjesë e një projekti që po realizon Qendra studentore ABC Tirana Club, duke u përfshirë në një prej fenomeneve më negative të tranzicionit shqiptar: niveli i lartë i qarkullimit të parasë fizike në ekonominë shqiptare. Preferenca për para fizike, lidhet me shkallën e lartë të informalitetit në ekonominë shqiptare, por dhe me fluksin e lartë të parave që hyjnë në vend nga aktivitetet e jashtëligjshme, të cilat më pas kanalizohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Bazuar në statistikat zyrtare gjatë korrikut të këtij viti, sasia e parave cash në vendin tonë ishte 324.4 miliardë lekë, që është 41 miliardë lekë më shumë se sa korriku 2019. Projekti studentor synon dhe zhvillimin e një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi për reduktimin e parasë cash, si dhe organizimin e një forumi diskutimi, ku veç studentëve do të jenë pjesëmarrës dhe pedagogë e ekspertë të fushës, përfaqësues të medias etj. Për realizimin e këtij projekti studentor ABC Tirana Club po mbështetet nga Raiffeisen Invest, si dhe po bashkëpunon me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës”.
Informaliteti dhe qarkulllimi i parasë cash “ushqejnë” njëri-tjetrin 47

Nën titullin “Studentët angazhohen në fushatë për reduktimin e qarkullimit të parasë fizike”, platforma DRONI.AL shkruante se ende për një pjesë të mirë të konsumatorëve shqiptarë konsiderohet lehtësi kryerja e pagesave me para në dorë. “Rreth 40% e tyre pohojnë se preferojnë të përdorin vetëm paranë cash, kurse rreth 13% u shprehën se paguajnë vetëm me kartë. Pjesa tjetër pohoi se alternon të dyja mënyrat. Këto të dhëna dolën nga një anketë që është zhvilluar së fundmi me 350 persona të pyetur në qendrat tregtare dhe supermarketet në Tiranë. Bazuar në të dhënat e anketës rreth 69% e të pyeturve i vlerësojnë pagesat elektronike si kursim kohe, kurse të tjerët i shikojnë si eliminimin i rrezikut për të marrë para false, ose evitim të kontakteve me njerëzit. Gjysma e personave të pyetur e vlerësojnë si “të lartë” sigurinë e përdorimit të kartave bankare, ndërkohë që rreth 31% e vlerësojnë si “mesatare”. Rreth 10% pohuan se siguria e përdorimit të kartave ishte “e ulët” ose “shumë e ulët”. Në perceptimin e qytetarëve reduktimi i qarkullimit të parave fizike lidhet më shumë me “reduktimin e informalitetit në ekonomi” (rreth 54%), kurse rreth 30% e lidhin me “luftën ndaj korrupsionit” dhe pjesa tjetër, 16%, e lidh me “luftën ndaj pastrimit të parave”. Afërsisht 1 në 3 të pyetur pohoi se njohuritë mbi domosdoshmërinë e reduktimit të parave cash në ekonomi i ka përftuar gjatë shkollimit”.